ARKIVI:
7 Mars 2026

Rugova e Demaçi, njerëz të momenteve vendimtare për Kosovën (1)

Shkrime relevante

Kriza e zgjedhjes së presidentit: kalkulimet politike dhe frika nga përgjegjësia

Ramiz Tafilaj, Texas, SHBA _____ Dështimi i zgjedhjes së presidentit të ri në Parlamentin...

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

Shpërndaj

Ibrahim Rugova (1944 – 2006) / 
Ismet Hasani, Suedi
 
Si dështuan Rugova&Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (1)
      Sa të këqija i bërën popullit të vet Rugova&Demaçi?!
*
A e xjerri historia ”jashtë loje” Rugovën?!
A ishte Rugova vërtetë President apo “President” në thonjëza?!
Dalja me portretin e Rugovës në mitingje, a ishte “lojë e Milosheviqit?!”
Pjesa më madhe e shqiptarëve që Rugovën e quanin President, a ishin “aleate e Serbisë?!” ( Ismai Kadare)
*
Para se të jap shkrimin e mëposhtëm, do të jap këtë mendim, i cili do të jetë prelud e këtij shkrimi:
1.Puna më e vështirë për njeriun është të ndajë të mirën nga e keqëja!
2.E rëndë për njeriun është: të dëgjojë; të sheh, dhe të hesht!
3. Mirëpo, qëndrojnë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën, ato janë: E VËRTETA, LIRIA dhe VYRTYTI.
Lidhur me të vërtetën dhe gënjeshtrën: fol të vërtetën, edhe në qoftë se ajo është në dëmin tend!
Mos gënje, edhe në qoftë se nga ajo gërnjeshtër ké ndonjë dobi!
 (a u t o r i)                                                                                                       
Për Rugovën, qyshkur ka pasë mendime të ndryshme. Për fat të keq, historia e nxjerrë ”jashtë loje!?”
A ishin deklaratat e Rugovës në interes – shërbim të Serbisë e kundër popullit të vet?!
A ishin të vërteta fjalët e gazetarës gjermane në gazeten gjermane ”Spiegel!?!
A ishte një ”Ditar” për tragjeditë që ndodhen në shtëpinë e Rugovës ?!
Po të analizohej ai ”Ditar” a del krejtësisht i pafavorshëm për Rugovën?!
A ishte ”ëndërr” e Rugovës të kishte një dëshmitar për atë tragjedi që e gjeti në shtëpinë e tij, e ta dërgonte permes tij një mesazh…?!
A e pat Rugova në shtëpinë e tij një gazetare gjermane, të maskuar me shami në kokë si grua shqiptare, si ”kushërira” e tij, e cila ishte në shtëpinë e tij për një javë dhe për çdo ditë shkruante ”diçka” në bllokun e saj?!
Kur ajo doli nga shtëpia – iku për në Gjermani, a i dha Rugova ndonjë mesazh?!
Çfarë reportazhi dha ajo në gazeten gjermane “Spiegel”, krejtësisht ishte në disfavor të Rugovës?!
A e ”dogji”, sakrifikoj dhe diskreditoi Mililosheviqi këtë njeri dhe a ia doli që ta ndaj popullin e tij në dysh: pjesa më e madhe, që Rugovën e quanin President, ishte ”aleate” e Serbisë, sepse ishin kundër intervenimit të  NATO-s…?!
 
Po Demaçi?!
 
Cilat ishin mëkatet e Demaçit, që s’duhet për t’ia falur populli i vet?!
A kishte Demaçi ndjeshmëri ndaj popullit (të vet) shqiptar?!
Apo populli e konsideronte Demaçin si të «matufosur” pas shumë viteve të kaluara nëpër burgjet e Serbisë?!
Çka shkroi Demaçi në ”Librin e Vet Mohimit?!*1)
Pjesën e fundit, 1/3 -tën e Librit, a e shkroi Demaçi në gjuhën serbishte dhe pse?!
A konsderohej ky libër si ”hymni i nënshtrimit” dhe pse?
A ”ëndërronte” Demaçi” se me këtë libër do të merrte Çmimin ”NOBÊL” për paqe, dhe a u vu Demaçi në rivalitet me Rugovën së cili do të ishte më pacifist, më i nënshtruar?!
Pse Demaçi u shndërrua në ”Skyfter” që kapasdisej kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Europës?!
A mos iu zgjua ajo urrejtja primitive “Marksiste-Leniniste” kundër Perëndimit?!
A i bëri Demaçi shërbim të madh Serbisë, sepse e vonoi goditjen e NATO-s dhe me këtë i dha shkas e rast Serbisë që të konsolidohej në Kosovë, kundër popullit shqiptar?!
Si buzëqeshnin dhe si zgërdhiheshin para kamerave, pa qenë të vetëdijshëm për të këqijat që ia kanë sjellë popullit të vet?!
A ishte kjo karakteristikë e zgërdhirjës para kamerave e të dy liderve?!
A i quajti Kadare të dy liderët “zgjerdhaçë”?!
*
Po Konferenca në Rambujé për nënshkrimin e Marrëveshjës me Serbinë?!
Cili ishte delegacioni shqiptarë për Konferencën në Rambujé dhe kush i priu?!
A morën pjesë Rugova e Demaçi në Rambuje?!
A e lëshoi Konferencën Hashim Thaçi dhe a shkoi në Slloveni për të biseduar me Demaçin?!
A bisedoi Demaçi me zonjën Olbrajt?!
*
A shkëmbyen letra Veton Surroi me Adem Demaçin?!
A disponon autori i këtij shkrimi me përmbajtën e atyre letrave?!
Çka i shkruan Surroit në letër Rexhep Elezaj?!
 
*1) Lidhur me “Librin Vet Mohimi” të Demaçit jap këtë Mendim: Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë faqe ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin. (a u t o r i – IMH)      
 
Adem Demaçi me gruan
Për Rugovën, qyshkur ka pasë mendime të ndryshme. Për fat të keq, historia e nxjerrë ”jashtë loje!?”
Kjo që ndodhi tashti në fund, kam thënë se duhet folur me një mendje të  kthjellët si kanë ndodhur disa gjëra, nuk mund ta gjykosh një njeri i cili ka deklaruar nën trysni policore, të flasi kundër popullit të vet; një ”President” në thonjëza, ose President, siç e ka quajtur ”klani” i vet, disa e quajnë, disa nuk e quajnë,  pra, të flasi kundër interesave të popullit të vet e të vazhdoi të jetë President e pastaj ”klani” i tij të dali e të thotë se ”ka qenë i shtërnguar!?” dhe të vazhdoi të jetë lider ose President?! (Ismail Kadare)
Ta zëmë se nuk ka faj, ose vërtetë nuk ka faj, sepse askush, askënd nuk mund ta dëtyroi të bëhet hero. Por, edhe në qoftë se s’ka faj, ai s’mund të jetë më President, pasi ka bë një deklaratë kundër popullit të vet?!
Është një fatkeqësi e tij e ardhur nga ”fati”, i ka ra kjo fatkeqësi n’kokë, ai më s’mund të jetë President. Prandaj, për mua, të dalësh nëpër mitingje me portretin e tij, është një punë tërsisht e papërgjegjshme.
Më e mira gjë është ta lëmë të sqarohet kjo punë.
Si do që të jetë, thashë, edhe në rastin kur ai (Rugova) ka qenë i dëtyruar, të flasë ashtu, t’i bëj ato takime që i bënte, të bëj ato deklarata që duhej t’i bënte, t’ia bënte atë shërbim Serbisë që s’duhet t’ia bënte, gjithësesi ai ka pushuar se qenuni lider!
Dhe, punët do të shqarohen mjaft shpejt, natyrisht!
Reportazhi i botuar në një gazetë gjermanë ”Spiegel” (nuk e di a është i njohtuar publiku shqiptar) e një gazetareje gjermane që ka qenë një javë në shtëpinë e Rugovës, ku ndodhen këtë tragjedira, të vërteta ose në thonjëza.
 Ajo jep një ditar çfarë ka ndodhur në shtëpinë e tij, dhe po të analizohet me kujdes ai ditar që jep ajo, është krejt i pafavorshëm për Rugovën! Bile, atje del një njeri jo fortë i përgjegjëshëm për fatin e popullin e tij.
Kur një njeri mbahet peng, kur një njeri ka revolen të koka, siç besojmë, ose duhet ta besojmë, je ëndërra e tij më e madhe që të ketë një dëshmitar e të çoi në botën e jashtme një mesazh.
Rugova ka pasur një javë në shtëpinë e tij një gazetare gjermane të maskuar me shami në kokë si grua shqiptare, si ”kusherirë” e tij, e cila për çdo ditë e ka mbajtur ”Ditarin” në një bllok. Dhe Rugova, nuk i ka thënë asaj ndonjë mesazh të qartë për Perëndimin, as në çastet kur ajo po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në Gjermani, ky nuk i ka thënë asnjë mesazh, kurse çdo njeri normal, do të ishte i lumtur të kesh një dëshmitar, të çoi mesazh në Perëndim që: ”…unë jam këtu, në shtëpinë time, i zënë peng, i burgosur, me revole të koka dhe po me torturojnë, po më dëtyrojnë të flasë kundër popullit tim!”
Në qoftë se nuk do të kishte kujdes, e të jepte publikisht, të jepte së paku në rrugë të tjera, t’u jepte së paku qeverive Perëndimore. Ai nuk e ka bërë një gjë të tillë!
Kur ajo ka shkuar në Gjermani, e ka përgatitur një reportazh, të cilin e ka publikuar në gazeten gjermane ”Spiegel”, ku shkruan ”zi e terr” për Rugovën, i cili, sipas saj, del i papërgjegjshëm ndaj popullit të vet!
Po bisedimet me Milosheviqin?!
Milosheviqi me siguri e bëri atë ”lojë të veten”; duke ”përçarë” NATO-n, për të përçarë shqiptarët, dhe prandaj thashë se dalja me portretin e tij (Rugovës) nëpër mitingje, ose vazhdimi me këmbëngulje për të biseduar për Rugovën, është ”loja” e Milosheviqit. Ai me qëllim e ”dogji” atë njeri, e sakrifikoi, e diskreditoi para popullit të tij, për t’i ndarë shqiptarët në dysh, për t’i bërë me dije Perëndimit: në pjesën më të madhe të atyre shqiptarve, që ishin- ajo pjesa më e madhe  në krye me ”Presidentin” e tyre, që ishin kundër intervenimit të NATO-s, me fjalë tjera ajo ishte pjesa më e madhe e shqiptarve, që Rugovën e quanin President, ishte ”aleate e Serbisë”. (Ismail Kadare)
 
Po Demaçi?!
                                (V i j o n)

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Falënderim

    Ju falënderoj për publikim e pjesës (1) të titullit të mësipërm!

    Në shenjë respekti ua dërgojë këtë mendim personal:

    Respektimi reciprok (dyanshëm), harmonia, mirëkuptimi dhe jeta sa më e mirë, më cilësore, racionale, etike e morale, midis dy vetëve me veti të njejta ose të përafërta jetësore, është shumë më e rëndësishme, sesa ambicjet ireale e iluzore, paragjykimet, tendencat, ndërskamcat, prirjet negative…!
    Respekto ti i pari, pastaj prit sa dhe si kanë me të respektuar të tjerët! (IMH)

  2. Ismet, asnjehere nuk do te deshiroja te flas per D. Agollin e I. Kadarene dhe Ibr. Rugoven e A. Demaçin per shume arsye.
    Me duket se po i ngatrron mgjarjet ose nuk i njeh sa duhet asnjerin nga keta.
    Ismet kur flet per i. Rugoven, thua edhe ”…. Dalja me portretin e Rugovës në mitingje, a ishte “lojë e Milosheviqit?!”
    Pjesa më madhe e shqiptarëve që Rugovën e quanin President, a ishin “aleate e Serbisë?!” ( Ismai Kadare)
    *
    O Ismeto, me fole per Kadarene po edhe per Rugoven, duhet te kesh njohuri te mjaftueshme ne Letersi po edhe te kesh lexua edhe literature tjeter.
    Kadare i ka kerkua falje Rugoves.
    Lexoje edhe ti!

    https://telegrafi.com/amp/kadare-kerkon-falje-rugova-kishte-te-drejte-2672607565

    Diten!

  3. Eshte e vertete qe Rugova ishte njeriu i momenteve vendimtare per Kosoven. Ishim me shume fat qe e patem.
    Sa per Demacin, ne kohe te fundit nuk i prente sakica ne nje vend.Si sot me kujtohet rasti kur pat deklaruar se me Millosheviqin do te bisedonte por kurre me Rugoven. Mos te flasim pastaj per Ballkaninë e tij…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu