“E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale në kabinetin e një kryeministri maqedonas”

Shkrime relevante

Kush janë pretendentët për President dhe Kryeministër të Serbisë

Flori Bruqi,Prishtinë Serbia është duke pritur ende përcaktimin zyrtar të qeverisë së...

Institucionet e shtetit laik nuk duhet të heshtin para ritualeve fetare!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Është e tmerrshme të shohësh se si, gjatë...

Misteri i trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ Gjithmonë më ka munduar një...

A mos jemi ne Kandahar?!

Alberto Leka, Prishtinë ____ Ajo që po ndodh në Kuvendin e Republikës së...

Shpërndaj

Në Maqedoni ka dy linja të forta politike, me prejardhje etnike maqedoanse, njëra që përfaqësohet nga partia e ashtuqujatur konservatore, VMRO-DPMNE dhe tjetra, me proviniencë, gjoja, socialdemokrate, LSDM, mirëpo nuk ka një linjë të fortë politike shqiptare, sepse partitë shqiptare tradicionalisht vuajnë nga tharmi i ndërtimit të karrierave individuale dhe tejet të fragmentuara në ‘pentagramin’ e dëshirave muzikore maqedonase . Tek shqiptarët ka politikanë, por nuk ka individualitete.
Tek shqiptarët ka politikë, por nuk ka platformë dhe strategji për veprime afatgjata. Emrat e politikanëve, që radhiten pas liderit partiak, tek shqiptarët, nuk shkon gjatë kohë dhe avullohen në punëtorinë a klonimit të lidershipit. Ata i bluan ambicja iracionale e liderit për të menaxhuar partinë me anonimusë, pa kurriz etik e qytetar, pa “background” profesional dhe pa përvojë në ndonjë fushë të caktuar jashtë politikës.
Është për të ardhur keq, se si partitë politike shqiptare projektojnë plane e ide për të rrëmbyer pushtetin (aq sa u jep kryeministri maqedon), dhe harrojnë të mbrojnë pushtetin moral të të qenit bashkë për linjat kryesore të veprimit politik. Nuk mbajmë mend të jetë mbajtur deri më tani një tryezë e frytshme e partive politike shqiptare, e cila pastaj do të mund të përdorej edhe si platformë apo kornizë për çështje të hapura. Me fjalë të tjera, shqiptarëve u mungon “dekalogu” i veprimit të tyre politik, ndërkohë që tek blloku politik maqedonas funksionon një aparat i tërë shtetëror (gjyqet, financat, oligarkia, policia, shërbimet sekret, diplomacia), i cili jo vetëm që është në shërbim të politikave institucionale të partive politike maqedonase, por ato, madje edhe janë pjesë e premtimeve parazgjedhore nëpër fushata.
Prandaj, thënia lapidare : “E jap një kalë për mbretërinë”, në realitetin politik shqiptar në Maqedoni do të mund të përkthehej ndryshe, duke u risemantizuar në një milie aktual politik: “E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale në kabinetin e një kryeministri maqedonas”.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ba me ia HJEKE MINAREN ASAJ NDERTESE, ndoshta shqiptart, te cilet NUK e quejne vehten turk-ellhamdullilah, mund te kethehen nga e mbara tue kriju nji blloku politik SHQIPTAR funksional një aparat te tërë shtetëror (gjyqet, financat, oligarkia, policia, shërbimet sekret, diplomacia).

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu