ARKIVI:
27 Prill 2026

Mesazhi i Marco Rubio-s dhe Islami politik si ideologji politike tek ne, që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me orientimin tonë euro-perëndimor

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Fjalimi i Sekretarit amerikan Marco Rubio në Mynih nuk ishte diplomaci rutinë. Ishte autokritikë e hapur e Perëndimit për gabimet strategjike të dekadave të fundit — delegimi i sovranitetit, çindustrializimi, varësia energjetike dhe politika që dobësuan vetë shoqëritë perëndimore.
Për Kosovën ky është paralajmërim, jo koment.
Rubio e tha qartë:
“Në ndjekje të një bote pa kufij, ne hapëm dyert tona për një valë të paprecedentë migrimi masiv që kërcënon kohezionin e shoqërive tona, vazhdimësinë e kulturës sonë dhe të ardhmen e popujve tanë”.
Kjo ka lidhje direkte me ne. Kosova nuk mund të sillet si laborator social, as si hapësirë e zbrazët identitare ku çdo projekt ideologjik importohet pa filtër. Shteti ndërtohet mbi identitet, kulturë dhe rend kushtetues.
Imami i pensionuar i BIK-ut, antishqiptari Mazllam Mazllami…
Sovraniteti nuk është vetëm territor. Është mënyra e jetesës, kultura dhe karakteri politik i republikës. Prandaj shteti laik duhet mbrojtur pa kompromis. Liria fetare është e garantuar, por feja nuk mund të shndërrohet në platformë politike dhe as në instrument ndikimi mbi institucionet. Islami politik si ideologji politike bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe me orientimin tonë euro-perëndimor. Çdo tentim për imponim normash teokratike, presion shoqëror apo importim modelesh kulturore të huaja që relativizojnë rendin kushtetues është rrezik real për stabilitetin e shtetit.
Këta të dy, Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, nga Rinia Myslimane e Kosovës që e kundërshtonin ndërtimin e Kadetdrales por jo edhe Kishen Serbe ilegale në oborrin e Universitetit të Prishtinës, i dhanë jetët e kota për të ashtuquajturen “Toka e Shamit”, që BIK-u në një qarkore të korrikut të vitit 2012, pati thnë se “Ajo tokë është aq e rëndësishme për Allahun”. Deklarimi i tillë ishte thirrje e hapur xhihadiste për të luftuar për synimet e Islamit Global, që nuk pse t’i interesoj asnjë shqiptari.
____
Edhe në ekonomi mesazhi është i qartë. Kur vetë SHBA dhe Europa po rishikojnë politikat industriale dhe energjetike, Kosova nuk mund të mbetet peng i dogmave. Siguria energjetike dhe shfrytëzimi racional i burimeve janë interes shtetëror dhe parakusht i pavarësisë reale.
Mesazhi i Rubios është i drejtpërdrejtë: gabimet po korrigjohen. Edhe ne duhet të lexojmë drejt realitetin — mbrojtje e shtetit laik, ruajtje e identitetit kulturor, forcim i sovranitetit dhe zhvillim ekonomik.
Kosova i përket hapësirës euro-perëndimore. Kjo nuk është vetëm gjeografi. Është zgjedhje politike dhe civilizuese që duhet mbrojtur me vendime konkrete, jo me retorikë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu