ARKIVI:
6 Mars 2026

Vjedhje me kallashnikov dhe disa mendime rreth një shkrimi të Nue Oroshit për neootomanizmin dhe varfërimin e qëllimshëm

Shkrime relevante

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Transport i fshehtë me pothuajse 1 miliard në ar dhe para për Zelenskyj u ndalua në Hungari

Kiev, Ukrainë 20260225. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj pret kryeministrin Jonas...

Rugovishtja mes ruajtjes dhe asimilimit gjuhësor

MSc. Adem Lushaj, Deçan (Vështrim rreth librit, Ndryshimi i varietetit gjuhësor (Rasti...

Donna Dafi vjen me superhitin provokues për fuqizimin e grave “Touch Me Like That”

Shtutgart, 7 mars 2026 Skena ndërkombëtare e muzikës pop-dance po tronditet nga...

Shpërndaj

Vjedhjet e lopëve me kallashnikov dhe mohimi dhe luftimi i identitetit shqiptar “pa kallashnikov” , por “në mënyre të hapur e legale”, është bërë përditshmëri e vendit. Pamja e IndeksOnline është nga Gurrakoci i Istogut, ku pretendohej për vjedhjen e lopëve…!
Gjergj Kabashi
____
Shkrimi i historianit Nue Oroshi, me titullin “Mjaft është mjaft, shqiptarët që e praktikojnë krishterizmin, po ndiqen e varfërohen në vendin e vet nga neootomanët”, që ma kishte nisë dhe ia botova dje në Drini, është jo vetëm një këmbanë alarmi për shtetin e Kosovës por edhe për botën demokratike përgjithësisht.
Ai, pos tjerash, në shkrim thekson, se: “Kundër shqiptarëve katolik në Kosovë është zhvilluar një shtypje e fsheftë. Vetëm në fshatrat e Prizrenit për vite të tëra ju është bërë një grabitje sistematike e bagëtive. Ato grabitje nuk janë bërë rastësisht , por në mënyrë të organizuar. Në këto grabitje kanë marrë pjesë në mes të natës persona të armatosur herë – herë deri në 10 persona të armatosur me kallashnikova dhe lloje të ndryshme të armatimit të gjatë.”
Këto që i thkeson historiani Nue Oroshi duan vërtetim urgjent prej Policisë së Kosovë, pjesës më profesioniste të saj.
Sidomos duhet vërtetimi se kush janë ata që me “kallashnikov” ua vjedhin atyre banorëve bagëtinë gjatë natës.
Nëse vërtetohet se këto bëhen për arsye të përkatësisë fetare të banorëve, kjo është ajo që nuk mund të pranohet prej askujt në Kosovë, se, ashtu do të vërtetohej se Islami Global që vepron ilegalisht ndër ne, dashka që ta varfëroj qëllimisht një komunitet i cili e praktikon krishterizmin në mënyrë që t’ia bëjë jetën e parehatshme e ta nxisë shpërnguljen e tij.
Ky është antishqiptarizëm dhe nëse vërtetohet si i këtillë në këtë rast, ndaj këtij antishqiptarizmi i kryen punët mirë dhe qysh duhet një ditë prej tëtëve mbarë kombi shqiptar.
Para një kohe më tregonte historiani ynë i njohur Jusuf Buxhovi, se si pas lufte “me kallashnikov” në dorë kishin shkuar në një librari të Gjakovës dhe kishin kërkuar që prej saj të largohej libri i autorit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“.
Kjo është e tmerrshme veç për me menduar…Këtë farë “Lirie Myslimane” – neoosmane të dikujt, populli shqiptar i vuajtur dhe nën pushtimin shumëshekullor të Perendorisë Osmane dhe të Serbisë , për pothuaj një shekull, mezi e priti më në fund Lirinë Shqiptare…!
Por, dikush nuk e pranon atë liri, pasi mendon se Perandoria Osmane – kalifatiste, nuk është dashur të tërhiqej nga viset e Gadishullit Ilirik si e mundur dhe mposhtur në vitin 1912.
Kallashnikovi dihet që është armë luftarake, andaj ata që shkojnë të vjedhin me armë të tilla, duhen urgjentisht të vihen para drejtësisë (qoftë edhe me vonesë), që të kuptohen të gjitha motivet e vjedhjeve të tilla dhe t’ua shoh kombi shqiptar fytyrën, në mënyrë që të dihet se si duken këta “neootoman”, sipas mëdyshjeve të Nue Oroshit.
Mendimtari Anton Gj. Kolaj pati lënë fjalë të paharrueshme, që duhet ta kemi parasysh të gjithë, kur e patën etiketue se “si katolik” ka qenë pjesë e Kryesisë së LDK-së dikur, duke thënë hapur e publikisht, se nëse paskësh qenë “si katolik” pjesë e asaj kryesie, atëhere ai nuk e pranon atë nderim!
Me shumë të drejtë…!
Se kjo i bije se qenka përzgjedhur si pjesëtar “i pakicës katolike”, në mesin e “shumicës myslimane!”
Mendimi i tillë që shpesh shprehet me demagogji nga “mëshira për pakicën katolike”, është jo vetëm joqytetërues e jokulturor, por është një tragjedi e paralajmëruar kombëtare, për t’i lëshuar rrugë Islamit Politik Global, Murtajës antishqiptare të ditëve tona, që e kanë përkrahur hapur apo fshehur të gjithë politikanët e mjerë të Kosovës dhe ata shqiptarë në përgjithësi.
Por, përpos vërejtjes gjeniale dhe kombëtarisht shumë të qëlluar e të shëndetshme të Anton Kolajt, ka edhe shumë gabime e inferioritet në mesin e atyre që “politikanët tonë”, deri edhe tek Isa Mustafa i LKJ-së dë dikurshme , që “katolikët” i vendosin në këndin e “pakicës” – brenda “shumicës Muslimane!”.
Kjo është që t’i lëshohet rrugë zhbërjes kombëtare, që nisë ashtu siç kanë dashur gjithnjë Rusia Cariste e Federata Ruse sot, Serbia apo Turqia deri në vitin 1912.
Une “si katolik i ri” e kam vërejtur se edhe “disa katolik të vjetër” janë fajtorë të mëdhenj për qëllimin e pafshehur antishqiptar për ta krijuar të ashtuqujturin “populli Musliman shqiptar”!
Për lexuesit do t’i jep vetëm dy shembuj që e përshkruajnë mjaft mirë këtë që e them.
Pasi isha rikthyer në krishterizmin e familjes në fund të korrikut 2008, pa menduar fare rreth atij rikthimi që e konsideroja dhe konsideroj krejt të natyrshëm, shkova në një restorant ku kishte qenë duke ndejtur vëllai im i vogël, daja im dhe “një katolik”.
Kur më panë ata u ngritën në këmbë, duke më lëshuar vend që të ulesha dhe qeshnin me gjithë zemër.
“Katoliku i vjetër” në vend se të gëzohej që i erdhi “katoliku i ri” e të bëheshim “dy me dy”, une e ai “këndej” , e vëllai e daja im “andej”, desh e theu kryet e hyri nën tavolinë duke dashur të largohej kur më pa…?!
Po kështu e pata përjetuar edhe ftesën për t’u bërë pjesë e ndejës në një restorant tjetër, në bahqen e tij, ku kishte qenë edhe një gazetar ndërkombëtar “katolik”…, i cili bëri grimasa të rënda kur më pa, duke menduar se do të ulesha aty ku ishte edhe ai dhe ashtu do t’ia prishja imazhin e një të “përkëdheluri katolik në mesin e shumicës Muslimane”?!
Une, atë shumicë Muslimane jo vetëm që se njoh, por edhe e luftoj…!
Personalisht nuk më intereson praktika a jo praktika fetare e askujt, por nuk mund t’i duroj ata Shqiptarë që i lëshjojnë rrugë Islamit Politik Global, qoftë edhe pa qenë të vetëdijshëm se kujt po i shërbejnë.
Prandaj e rithem se Anton Gj. Kolaj ka shumë të drejtë kur e mohon pranimin prej tjetrit me etiketën religjioze “si katolik” , pasi ai e din mirë se të jesh a mos të jesh “katolik” apo “mysliman” , është punë e intimës dhe ndërgjegjës tënde, e jo e shteteve që kanë synime armiqësore ndaj teje.
Nuk mund të mos e them se më bëri përshtypje të keqe urimi publik për “ramazan” i një “të krishtere” mjaft të kulturuar, sipas meje, jo që nuk duhet uruar tjetrin për festën e caktuar, por jo një komunitet në krye të të cilit qëndrojnë ata që janë jolojal ndaj kombit, që nuk janë përgjigjur për xhamizimin e Kosovës , por që vazhdojnë ta xhamizojnë edhe më tej me parat e huaja dhe për agjendat e huaja kombzhbërëse.
Që nuk janë përgjigjur kurrë për mbi 400 të rinj që i quan në Siri, apo për mohimin e historisë dhe kulturës shqiptare, duke i lartësuar edhe sulltanët gjakatar, që kanë ushtruar shumë gjenocide ndaj nesh, duke shkatërruar qytete e fshatra të tëra dhe duke e ndjekur vazhdimisht krishterizmin ndër shqiptarët, se , në atë kohë kryeqëllimi i pushtimit të Perandorisë Osmane – xhihadiste, ka qenë përhapja e Islamit.
Prandaj, që t’i lëshoje rrugë “islamit paqësor” që atë natë ndoshta përmes ushtarit osman që e përhapte islamin dhe që mund të ketë fjetë me nënen e motrën tënde, apo që i ka marrë fëmijët Arbnorë e dërguar në Stambil dhe që mund t’i ketë vra të tjerët, duhej “vullnetarisht të kaloje në Islam”, dhe të mos kishe të bëje asgjë me krishterizmin.
Prandaj, e rithem se ajo që e ka thënë publikisht historiani Nue Oroshi, duhet të vërtetohet deri në imtësi nga Policia e Kosovës, duke i rishikue vërejtjet e tij pikëpërpikë.
Dhe t’i bëhet me dije gjithkujt se në Prizren, qytetin historik të kombit, nuk vendosë askush tjetër përpos Arbërorëve, se ku duan ta vendosin përmendoren e Gjergj Gjon Kastriotit.
Për vendosjen e asaj përmendoreje vendosin Arbërorët, e jo ata që kanë ambicje neootomane, baletat apo ferajt, apo mercenarizmi partiak, që para këtij kombi nuk janë e nuk paraqesin asgjë.
Përderisa Anton Kolaj flet aq qartë dhe zëshëm që se pranon të qenit “pakicë” brenda kombit e familjes së tij, ne të tjerët vetëm mund të flasim dhe ta qesim prej goje ndonjë mendim të pakuptimt.
Në fund duhet ta themi qartë se problemin më të madh e kemi me “politikanët tonë” që, sikurse Isa Mustafa, investimet e huaja religjioze për ndryshimin e natyrës së një kombi, i marrin si “të vetat” dhe flasin mendime të kota për “tolerancën fetare ndër ne”, sipas vokabularit mysliman – turkomadh në stilin “të vazhdosh të paraqitesh ai që nuk je…”, pra u dashka të paraqitemi vetëm ashtu sikurse që duan Turqia neoosmane, Serbia dhe federata Ruse.
Kësi politikanësh Arbnorët jo që nuk duan më, por besoj shumë se duan ta harrojnë edhe kujtimin për ta.
Se atë “tolerancë” të imagjinatës së prishur të tyre, po e shkatërron ai që po të ndërton xhami pas xhamie në “lëndinat” e vendit tënd, gjithnjë për interesat e veta neootomane, sikurse edhe “ti” apo tjetri që po e përmbanë e nuk po reagon ndaj antishqiptarizmit të tillë.
Një vërejtje e patejkalueshme ndaj historianit Nue Oroshi, tek njoftimi në fund të tekstit të tij që duhet të vërtetphet prej orhganeve të sigurisë, është pjesa e fjalisë se “…asesi nuk mundëm pa i përmendur vëllëzërit e mi të gjuhës, gjakut dhe flamurit, shqiptaret atdhetar të besimit islam.”
Nue Oroshi, ti je historian i vlerësuar dhe respektuar për punën tënde profesionale , andaj mos përmend përkatësi fetare të askujt , se shqiptarizmin, edhe të atyre që i cilëson si të kanosur, janë duke e mbrojtur vetëm Shqiptarët, që tashmë janë në kryengritje kulturore dhe historike të pandalshme për ta mbrojtur kombin nga xhamizimi – islamizimi i qarqeve neoosmane.
Pra, pjesë e kësaj kryengritjeje të madhe ndaj antishqiptarizmit neoosman që po na lufton nga brendia, janë vetëm ata që janë të lidhur me kombin dhe interesat e tij jetike.
Prandaj, kot i përmend vëllezërit e “gjuhës, gjakut dhe flamurit, shqiptarët atdhetarë të besimit islam.” 
____
Nuke Oroshi: “Përkundër gjithë këtyre padrejtësive që i përmenda dhe mijëra të tjera që i kemi të evidencuara dhe do të jenë pjesë e një Prememorje që do  t´iu dërgohen Brukselit, Berlinit e Washingtonit asesi nuk mundëm pa i përmendur vëllëzërit e mi të gjuhës, gjakut dhe flamurit, shqiptaret atdhetar të besimit islam.”
Isa Mustafa…

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderueshmi Kryeredaktor i RD z. Bajram-Gjergj Kabashi!

    lexova me kujdes dhe vëmendje të përqëndruar këte shkrim-reagim tuajin që e lpmsoder so sjlro, RELEVANT, dhe u brengosa shumë, ndaj po jap ketë koment:
    Çka është keq, keq është. Çka është mjaft, mjaft është. Durimi ka kufi, por:

    Ioleranca, gjakftohtësia, sjellja racionale dhe justifikuese ndaj iracionalës, meskimës, injorancës dhe mizantropisë, paraqet piedestalin e dritësisë se MENDJES, madhështinë njerëzore, dinjitetin lapidar – emblematik, peshën e personalitetit por edhe eliksirin për ndërshmëri, integritet, drejtëshmëri dhe jetëgjatësi.
    Pa marrë parasysh çfarë mund të ndodhë, as sot, as nesër, as kurrë, mos ia jep askujt mundësinë dhe kënaqësinë, që pa shkas, pa shkak, pa arsye, të të lëndojë dhe as të dëmtojë.
    Njeriu i padije, i bën këto punë e këto veprime, për shkak se i mungon dituria, i mungon vetëdija dhe urtia (mençuria), pra i mungon karakteri e morali.
    Etika e krishterë, bazuar në këndvështrimin teologjik, apo qëllimor, konsideron së sjellja etike e orijentuar drejt vizionit të mbretërisë së Zotit…një shoqëri e mirëfillët dhe e drejtë, në të cilën të gjithë jetojnë në paqe dhe harmoni me të, pra, me Zotin dhe Natyrën.
    Janë të mirënjohura fjalët e Jezu Krishtit, gjatë aktit të kryqëzimit të tij nga ana e shtypësëve romakë: “Fali o Zot, sepse nuk dinë se çka bëjnë!”
    *
    Etika e fésé islame mbështetet në këto parime
    – çka është e rekomandueshme,
    – çka kërkohet nga né,
    – çka është e lejueshme,
    – çka nuk preferohet
    – çka është e ndalueshme

    Ndërshmëri dhe respekt,
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu