
Halil Matoshi, shkrimtar, Prishtinë
____
Shkurtimi i orarit mësimor për qëllime fetare âsht jokushtetues!
1.
Kosova âsht demokraci kushtetuese dhe secili ligj apo akt nënligjor, vendim ose udhëzim administrativ i nënshtrohet Kushtetutës.
Në Kosovë, besimet fetare gzojnë liri të plotë, simas Kushtetutës, Neni 38, porse këto liri janë personale e private, tue gzu autonomi jashtë institucioneve shtetnore (Neni 39);
2.
Kushtetuta nuk mund të shkilet në emën të asnji interesi tjetër, pra as atij fetar.
Bazue në Nenin 8 të Kushtetutës (neutraliteti i shtetit) asnjë institucion arsimor ose administrativ (pos entiteteve autonome, siç janë shkollat fetare) nuk ka të drejtë të vendosë për shkurtimin e orarit të mësimit, për shkak të Ramazanit.
Âsht thjesht shkelje kushtetuese!
3.
Simas rezultateve të testit PISA, rreth 80% e nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë nuk e kuptojnë dhe nuk dijnë me e interpretu atë që e lexojnë!?
Kjo nuk e alarmoi drejtorinë e arsimit të Prishtinës. Porse shkurtimi i orarit mësimor për Ramazan!?
Përparim Rama duhet të përshihet: Nuk preket shkolla në shtetin laik për interesin fetar!

4.
Dy ndjenjat ma të zakonshme të përjetueme në shkollë janë stresi (79.8 për qind) dhe mërzia (69.5 për qind).
Agjerimi i arsimtarëve dhe sidomos i nxansave, i rritë ndjeshëm këto përqindje.
Fëmijë nuk i tërheq shkolla kazermë dhe rreshti, me mësues të stresuem e zemruem nga agjërimi dhe nxansa të pa pasion për çkadoqoftë!?
Për këtë, ekspertët tashmâ kanë bërë shumë studime.
Ekspertët kanë nji koncensus të gjânë që uria gjatë agjërimit shpesh rrit stresin afatshkurtë, i cili zakonisht quhet stres i të qenmit “i untë + i zemruem”. Ky fenomen nxitet nga nivelet e rrituna të kortizolit (hormoni i stresit) dhe, për shumë njerëz, çon në nervozizëm, tension dhe lodhje të shtueme.
5.
Sipas një hulumtimi të organizatës ETEA – siç raporton Koha.net (2923), 70 % e gjimnazistëve nuk munden me i numërue tre tituj të librave që i kanë lexu gjatë tanë jetës së tyne.
Ndërsa Drejtoria e Arsimit i jep hapësirë fesë, aty ku duhet msue me dyshue!
6.
Zotni Përparim Rama duhet me i thânë jo përfshimjës së fesë në shkollat e kryeqytetit që janë nën juridiksionin shtetnor.




Turp për Përparim Ramën, kinse ka jetuar në Angli, ku qytetrimi është shekullor, e në Kosovë ka ardhur të respektojë kulturën arabe e turke qe aspak nuk janë shqiptare.
Shekulli 21 ky vrapon në të kundërtën, donë me na gerditë atdheun!
Për të reaguar ndaj një Vendimi të Organeve zyrtare, duhet nisur nga QËLLIMI dhe ARSYESHMËRIA e sjelljes se atij Vendimi.
Për të folur aspo shkruar mirë a keq për féné (islame apo të krishtërë – katolike) nevojitet të kuptuarit e drejtë të Islamit dhe të kuptuarit e drejtë Krishterizmit – katolicizmit.
Ju kisha preferuar (juve z-Matoshi për REAGIM dhe znj Arta për KOMENT) që të lexoni librin: ETIKA E ISLAMIT DHE KRISHTERIZMIT- KATOLICIZMIT – faqe 171-172.
JANË TË MIRËNJOHURA fjelët e JEZU KRISHTIT, gjatë aktit të KRYQËZIMIT të tij, nga ana e shtypësve romakë: “FALI O ZOT, SEPSE ATA NUK DIJNË SE ÇKA BËJNË!”
Prandaj, KUJDES NGA MOSNJOHJA!
PS!
z. Matoshi!
Kujdes në drejtëshkrim!