ARKIVI:
6 Mars 2026

Shkolla duhet të mbetet vend i dijes, jo vend i harmonizimit të kalendarëve fetarë

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Nexhmija Mehmetaj, Gjenevë

Reagim

Shkolla duhet të mbetet vend i dijes, jo vend i harmonizimit të kalendarëve fetarë

Vendimi i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës për të ndryshuar orarin mësimor gjatë muajit të Ramazanit, i raportuar nga Portali Telegrafi, përbën një akt problematik në një shtet që me Kushtetutë është i shpallur laik.

Shkolla publike nuk është institucion fetar. Ajo është hapësirë neutrale, e përbashkët për të gjithë qytetarët – pa dallim feje apo bindjeje. Kur një institucion publik ndryshon organizimin e vet mbi bazën e një praktike fetare, qoftë edhe të shumicës, ai dërgon një mesazh të rrezikshëm: se shteti nuk po qëndron më i baraslarguar nga besimet.

Ramazani është zgjedhje dhe praktikë personale fetare. Respekti ndaj besimtarëve nuk nënkupton domosdoshmërish adaptimin e strukturave shtetërore sipas kalendarit fetar. Në të kundërtën, kjo krijon precedent: A do të rishikohet orari edhe për periudha të tjera fetare? Ku mbaron kufiri i akomodimit dhe ku fillon cenimi i neutralitetit?

Laiciteti nuk është formalitet kushtetues. Është themel i barazisë qytetare. Nëse sot preket për një arsye, nesër mund të relativizohet për një tjetër.

Ndjeshmëria sociale është e mirëpritur. Por ajo nuk duhet të shndërrohet në institucionalizim të praktikave fetare brenda sistemit arsimor publik. Shkolla duhet të mbetet vend i dijes, jo vend i harmonizimit të kalendarëve fetarë.

Më 19.02. 2026 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Respekte per ju zonjë.
    Unë çuditem me disa komentues te drini.us te cilet kurre nuk deklarohen per gjera jetike per Kosoven. As kete here, as atehere kur perdhoset flamuri dhe plisi, as kur fyhet Skenderbeu, as kur hoxha deklaron se “pija me e mire e cdo myslimani eshte gjaku i qafireve”, as atehere kur neootomanistet deklarojne se ne me turqit e kemi gjakun e perzier dhe se i kemi vellezer…kurre nuk deklaruan se a jane pro apo kunder ketyre antishqiptareve.
    Heshtja e tyre, edhe atehere kur cenohet mbijetesa e kombit, me duket pak si e dyshimtë.
    Edhe nje here, ju pergezoj per qendrimin tuaj te panderprerë ne dobi te kombit dhe shtetit.

  2. Për të reaguar ndaj një Vendimi të Organeve zyrtare, duhet nisur nga QËLLIMI dhe ARSYESHMËRIA e sjelljes se atij Vendimi.
    Për të folur aspo shkruar mirë a keq për féné (islame apo të krishtërë – katolike) nevojitet të kuptuarit e drejtë të Islamit dhe të kuptuarit e drejtë Krishterizmit – katolicizmit.
    Ju kisha preferuar (juve znj Nexhmije për REAGIM dhe Albertit për KOMENT) që të lexoni librin: ETIKA E ISLAMIT DHE KRISHTERIZMIT- KATOLICIZMIT – faqe 171-172.
    JANË TË MIRËNJOHURA fjelët e JEZU KRISHTIT, gjatë aktit të KRYQËZIMIT të tij, nga ana e shtypësve romakë: “FALI O ZOT, SEPSE ATA NUK DIJNË SE ÇKA BËJNË!”

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu