ARKIVI:
5 Mars 2026

Në Gjakovë sot u varros Mentor Kaçi, njeriu që i kaloi 17 vjet burg për një ideal

Shkrime relevante

Presidenti si peng i kalkulimeve

Agim Vuniqi, Vashington ______ Në prag të zgjedhjes së presidentit të ri të...

Radikalizmi islamik si luftë hibride !

Majlinda Grajçevci, Mitrovicë Shumë njerëz nuk e kuptojnë që fenomeni i radikalizmit...

Zgjedhja e Presidentit nga populli, shmang pazaret e deputetëve

Ilustrim: Vjosa Osmani, me Mark Rutten, sekretarin gjenral të NATO -s.   Idriz...

Roli i SHBA‑së në ruajtjen e rendit global

Prend Ndoja, New York ______ Shtetet e Bashkuara mbeten një nga garantët kryesorë...

Pas Vjosa Osmanit qëndron një burrë që zhgënjeu, zhgënjeu kombin që e zgjodhi atë

Aurel Desarioti Gra si Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë një rol...

Shpërndaj

Shqipe Bytyçi, Prishtinë

Gjakovë, 28 shkurt 2026.

Sot, në qytetin e tij, me nderime te mëdha dhe me pjesëmarrje të gjerë qytetare, iu dha lamtumira e fundit Mentor Kaçit.

Gjakova përcolli një nga bijtë e saj më të devotshem, një njeri që i dha jetës së vet një drejtim të qartë: rezistencën dhe dinjitetin.

I lindur më 1952, ai u formua si artist i montazhit filmik, por rruga e tij nuk mbeti brenda studios. Historia e Kosovës e thirri në një tjetër front. Në vitin 1981 u dënua me rreth 10 vjet burg për aktivitet politik kundër regjimit jugosllav.

Pas lirimit, nuk heshti. U përfshi në organizimin e strukturave të rezistencës dhe në vitin 1990 ishte ndër themeluesit e Frontit te Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar, nje nismë me synim të qartë, përgatitjen e një organizimi politiko-ushtarak përballë shtypjes jugosllave.

Arrestimi i dytë në vitin 1991 ishte brutal. Dhunë, bastisje në shtëpi, pranga sërish. U dënua me 7 vjet të tjera burg. Në total, Mentor Kaçi kaloi 17 vjet në burgje, vite te gjata izolimi, presioni dhe sakrifice, vite të paguara për bindje.

Në vitet e organizimit të hershëm u bënë përpjekje konkrete logjistike: uniforma të qepura në fshehtësi, rrjete të ngritura ndër treva, përgatitje strukturore që më vonë do të shiheshin si pararendëse të UÇK-së.

Ai ishte pjesë e atij kapitulli të heshtur, kur gjithçka bëhej pa zhurmë, por me rrezik maksimal, atij kapitulli që edhe sot flitet pak.

Pas burgjeve, mbeti aktiv në jetën publike dhe ishte ndër themeluesit e Uniomit Demokratik në Gjakovë, duke kërkuar të kontribuojë në ndërtimin institucional të vendit.

Por përtej titujve dhe strukturave, Mentor Kaçi ishte një njeri qe nuk e ndërroi bindjen me rehati. 17 vjet burg nuk janë statistikë, janë jetë. Janë familje që presin, janë prindër që plaken, janë fëmijë që rriten pa praninë e babait.

Sot Gjakova e përcolli birin e saj me shumė respekt.

Dhe në atë respekt kishte më shumë se ceremonial kishte shumė mirënjohje.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Një lamtumirë që nuk është vetëm dhimbje, por edhe kujtesë.

    Sot, Gjakova nuk përcolli thjesht një qytetar të saj, por një kapitull të tërë të rezistencës së heshtur. Mentor Kaçi përfaqësonte atë brez burrash që jetën nuk e matën me komoditet, por me qëndrueshmëri; që nuk e ndërruan bindjen me lehtësira, as idealin me frikë.

    17 vjet burgim nuk janë vetëm vite të kaluara pas hekurave – janë vite të marra nga jeta, nga familja, nga krijimtaria dhe nga ëndrrat personale. Janë vite që dëshmojnë se liria e sotme ka pasur një çmim të rëndë.

    Ai i përkiste atij brezi që vepronte në heshtje, larg vëmendjes publike, por me përgjegjësi të madhe historike. Përpjekjet e hershme organizative, sakrifica personale dhe qëndrimi i palëkundur përballë represionit janë pjesë e atij themeli mbi të cilin u ngrit rezistenca e mëvonshme.

    Sot, respekti me të cilin u përcoll është dëshmi se qyteti i tij nuk harron. Nderimi për Mentor Kaçin është njëkohësisht nderim për të gjithë ata që e jetuan bindjen si mision.

    I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu