Vizitë nje pjese të trashëgimisë tonë historike-kulturore në regjionin e veriut te Mitrovices,
varrezat e vjetra në fshatin Batahir, Kisha e vjetër Katolike në fshatin Vinarc të Epërm, Kisha e vjeter Katolike në Stan Terg.


Në fshatin Vinarc, i cili gjendet 7-8 km larg Mitrovicës, gjendet Kisha Mortore, e ndërtuar (sipas disa hulumtimeve të papublikuara) në shek. XIII permendet në shek. XVIII, nga mjeshtrit vendore, me materiale vendore, për nevojat e komunitetit vendor katolik. Kisha Mortore në Vinarc shërbente për ritet e varrimit. Shfrytëzohej nga besimtarët e komunitetit katolik.

Është nën mbrojtjen e Ministrisë se Kulturës.
– Kisha Katolike – Shën Pjetri gjendet rreth 9 km në lindje të qytetit të Mitrovicës, në Stan-Tërg, komuna e Mitrovicës. Kisha katolike Shën Pjetrit është monument sakral. Është ndërtim i shek. XIII. Gërmadhat e kishës paraqesin një pamje mjaft pitoreske, në një peisazh malor shumë të bukur, me gjurmë mjaft të dukshme të aktiviteteve minerale. Éshtë e ndërtuar për nevojat e komunitetit katolik dhe për herë të parë përmendet më 1303, atéherë kur përmendet edhe Trepça për të parën herë. Nga kjo del që prezenca e komunitetit katolik vendor daton shumë më herët se në shek. XIII, kur komuniteti i minatorëve sas, si njohës të nxjerrjes dhe përpunimit të xeheve, u vendosen në këtë lokalitet.


Sot, ka mbetur vetëm pjesa e vjetër e mureve perimetrike (në një lartësi për rreth 0.45 cm mbi nivelin e dheut). Muri i vetëm i cili qëndron është pjesa kryesore e murit lindor, me tri apsida. Ndërtesa êshtë e tipit bazilikal – tri anijatshe; gjurmët e mbetjeve na japin me dije se anijatet mes veti ishin të ndara me shtylla dhe harqe. Mbetja e mureve tregon se kisha nuk ka pasur vetëm hyrjen kryesore nga perëndimi, por po ashtu edhe dy hyrje anash, në atë veriore dhe jugore. Baza e kishës është drejtëkëdëshe (14.0 x 19.0 m) e orientuar në drejtimin perëndim-lindje.


Një pjesë e të dhënave nga Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosoves.





