Mendime që bëjnë dritë tërë jetën

Shkrime relevante

Mustafa Bajrami, ky idioti i dobishëm i politikës globale

Shqiptar Shaljani, Shale e Bajgorës, Mitrovicë * IDIOTI I DOBISHËM I POLITIKËS...

Oj Hyjnesha e kombit, Shqiponjë që nuk përulet !

Luan - Asllan Dibrani, Durrës OJ HYJNESHË E KOMBIT TIM, SHQIPONJË...

Milazim Maraj për Ligjin e Speciales: Presioni ndaj Kuvendit dëmton Kosovën dhe raportet me aleatët

Milazim Maraj, Istog Maraj godet protestat për Ligjin e Speciales: Presioni ndaj...

Shteti vret, apo jo?!…

Jusuf Buxhovi, Prishtinë ____ SHTETI VRET, APO JO?!... ____ Këtë më së miri e shpjegon...

Vuçiçi humbi, por a do ta braktisë Serbia politikën e vjetër ndaj shqiptarëve?!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ÇETNIKËT E RINJ NË PUSHTETIN SERB! Vuçiçi mund...

Shpërndaj

Ismet M. Hasani, Suedi
Mendime që bëjnë dritë tërë jetën (7)
URTI POETIKE (7)
 
EDHE DISA URTI
Në shtëpi të huaj
mos gjuaj me gur,
se edhe e jotja ka  xhama,
nuk është krejt mur!
Kurr mos fol
të   pavërtetën
e merr n’qafë
tjetrin dhe veten!
E pavërteta,
ndoshta t’sjell fitim?
Por nuk vonon e
të del hidhërim!
Ruaju o njeri
prej “taksirati”
prej një puçrre
niset “ithati”
*
Zogu e do malin
peshku e do detin,
duaje mori vashë djalin
sesa e don vetvetin!
Edhe këtë:
Nëse ke ecur
ne hap para dy mbrapa,*
ktheu djalo, ec  mbrapsht
sa nuk të zuri  vapa!?
* Dy nxënës  janë nisë për në shkollë, por vendosën
   të ecin “një hap para e dy hapa mbrapa”, po mbërritën
   me vonesë në shkollë!? Mësuesi i pyeti:
– Pse jeni vonuar?
– Kemi ecë “një hap para  dy hapa mbrapa!”
Mësuesi i zgjuar, po i pyetë prapë:
– Po sikur ju të kishit ecur ashtu, kurrë nuk do te mbërrishit
   në shkollë!? i pyeti mësuesi.
– Kur e vërejtëm se po i largohëmi shkollës, jemi kthyer  mbrapsht
  (me shpinë  kah  shkolla) dhe kemi ecur- poshtu: një hap para    
  dy hapa mbrapa, për atë jemi vonuar- iu përgjigjën nxënësit!
 ***
 
 
M O R A L I
 
“Morali është synim e jo veprim,
  vetëm kështu njeriu është
  i virtytshëm!”
Çdo njeri s’mund të bëj mirë*
Çdo njeri mund  të synoj të mirën.
Shumë njerëz nuk kanë mundësi,
të ndihmojnë korrigjimin në padrejtësi!
Secili njeri në shpirtin e vet,
mund të gjykojë dhe t’urrej!
Mos urreni askë, sepse ndjenja
e urretjës nuk i bën askujt më
shumë dëm sesa vetes tuaj!
Morali  nuk është në vet aktin,
por në synimin për  të jetuar drejt!
Në përpjekjën e vullnetit,
Në luftën për të shpëtuar!
Të jeh i pa mëkate?
Nuk është njerëzore!
Të gabosh e të korrigjohesh,
Kjo është njerëzore!
* e pyetën profetin: -Na mëso
    si të bëjmë mirë!?
– MOS BËNI KEQ! ju tha Profeti!
***
MOS U MASHTRO
 
“Mos beso krejt atë që dëgjon!
  Mos thuaj krejt atë që di!
  Mos bëj krejt atë
  që mundësh!”
Në disa fjalë
mos ke cytje!
Mos jep përgjigje
në disa pyetje!
*
Njerëzit të mashtrojnë
pas gjërave të dëmshme,
Përqeshin, ofendojnë…
kurrë nuk bëjnë punë të ndershme!
Jeta do mbetej dështim
nëse nuk posedon të vërtetën,
nëse nuk posedon besim,
nëse nuk posedon durim!
Njeriu që nga lindja
pranon një ideologji,
se pranon nga bindja,
por pse nuk ka burrëri!
Njeriu duhet të është:
Besnik dhe i sjellshëm,
i drejtë dhe bëmirës,
të thotë të vërtetën!
*
Në qoftë se më mashtron për herë të parë,
kurrë nuk ta fali!
Në qoftë se më  mashtron për herë të dytë,
të qofshin fal’ e para dhe e dyta!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu