
Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Polotika serbiane pas humbjes së katër luftërave në dekadën e fundit që shekullit XX, e të cilat vet i nisi dhe në të gjitha i humbi, tani e ka gjetë zanatin e vjetër dhe po mirret me intriga dhe shpifje klerikele të çdo lloji. Ky poazicion politiko rreligjioz serbian është bërë edhe më agresiv pas humbjës së “kontestit” në GJND (2010) lidhur me shpalljën e pavarësisë Kosovës më 17 shkurt 2008.
Politika dinake serbiane në këto rrethana e shpiku çështjën kinse: “UÇK ka bërë traspalntim të organeve njerëzore në një shtëpi në trevën malore të Mbishkodërs”. Pasi që u kompromitua në çdo aspekt, me ndihmën e disa agjentëve të UNMIK-ut, në Beograd dhe Moskë në vijim u shpik se: “Kosova duhët themeluar një Gjykatë Speciale për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës”.Të gjithë e kuptuan se ky ortek i intrigave nuk do të ndalet. Dhe, pas një presioni shumë perfid dhe me kërcnime publike të cilave iu bashkuan edhe diplomatët Perendimor, Kuvendi i Kosovës u gjunjëzua dhe e themeloi Gjykatën Speciale me seli në Hagë. Shtrohet pyetja: si është e mundur që Gjykatën e themelon Kuvendi i Kosovës, ndërsa themeluesit ajo Gjykatë nuk i jep asnjë llogari apo informatë. Dhe, të themi shkurt se e tërë kjo intrigë bërët vetëm për ta joshur politikën serbiane që të largohët nga prehëri i Rusisë.Por ishte kotë, Beogradi dhe Moska janë “vlla e motër”.
- Intriga e ndrrimit të rriedhës së Lumit Ibër
Koha po kalon dhe Beogradi po thurë intriga njerën pas tjetrës. Tni Beogradi e ka vu në lojë liqenin e Ujmanit. E Ujmani si bazen me vlerë strategjike është ndërtuar në kohën e RSFJ-ës, dhe pastaj këtij projekti i është bashkuar sistemi i ujitjës së tokave, furnizimi me ujë e centrale në mënyrë që një sasi e ujit sherben edhe për pije nga popullsia.Tërë këtë projekt zingjiror e ka FINANSUAR Banka Ndërkombëtare për zhvillim ekonomik, me seli në SHBA.
Ndërtimi i liqenit artificial në rriedhën e Ibrit janë angazhuar sipermarrjet jugosllave si:”Energoprojekt”, Hidroteknika, Unioninvest, Ramiz Sadiku etj. Këto sipermarrje një kohë të gjatë janë marrur me studimin e FIZIBILITETIT. Ndërsa promovimi i punëve filloi më 30 VI 1970.ky objekt strategjik për Kosovën si treva më e pazhvilluar në Evropë u finansua në bazë të dokumentit që e posedojmë nga Banka Ndërkombëtare për 45 milion dollarë.Ratifikimi i kontratës me Bankën Ndërkombëtare e ka bërë Kuvendi i Kosovës më 25 prill 1972. Pas këtij akti juridiko-procedural pason operacioni i shpronësimit të pasurive në 13 lokalitete, thuhet në dokumentin me shenjë Tejet Sekret. Punimet fillojnë më 12 korrik 1972.Ndërsa liqeni mbushet me ujë më 1977.Pranimi teknik ndodhë, gjithnjë sipas dokumenteve që ruhën me kujdes, më 31 X 1983 nën drejtimin e Profesor Tomë Berishës dhe 18 kespertëve tjerë të lëmive të ndryshme. Të gjitha këto ndryshime do të ndodhin nga viti 1970 kur u themelua Univerziteti i Prishtinës. Por ky inverzitet u themelua pasi që kohë më parë ishin themeluar disa fakultete, të cilat pas procedurave të gjata fillojnë punën më 1960.
Është me interes të theksohet se Vlladimir Bakariqi do t` i drejtohet Fadil Hoxhës se në procesin e zgjërimit të rrietit shkollor univerzitar në Kosovë nuk duhet lejuar që të themelohën fakultetet që prdhojnë NACIONALIZËM. Eprori i angazhuar për këtë çështja V. Bakariq do ta merr një pergjegje ngative se pikrisht Kosovës i “duhën fakultete që kërkojnë edukim nacionalist e ato janë Fakulteti Filiozofik, Katedra e Albanologjisë dhe Katedra e Historisë, të cilat u themeluan më 1960.
Pas këtij qëndrimi të Fadil Hoxhës me JO të vendosur, drejtuar Vladimir Bakariqit, qarqet jugosllave do të ndrrojnë temë dhe do ta akuzojnë Adem Demaçin në Qendrën e Paktit Varshavës përmes Pera Damjanoviqit. Aty Pera i “urt’ do ta dorëzojë akuzën se: “Demaçi është njeriu më ekstrem i djathtë, që kërkon përkrahje për shqiptarë nga Perendimi. Të njejtën detyrë me akuzë ndaj Adem Demaçit do ta përcjell Vlladimir Bakariqi në Bruksel në Qendrën e NATO-s. Aty ideologu Jugosllav (V. Bakariq) do të shprehet:”Ja kjo është dosja e njerut më të rrezikshëm në Jugosllavi e që lidhet me Stalinin dhe Enver Hoxhën”. Gjithnjë në bazë të dokumenteve institucionet e shtabeve përkatëse nga të dy blloqet ushtarke do ta studiojnë Programin e LRBSH dhe do të vijnë në konkludim se Adem Demaçi kërkon ndihmë prej të gjithëve që Kosova mos të mbetët treva më e prapambetur në Evropë. E vërteta, nxierrjën e Kosovës nga kjo pozitë Ademi e kërkon në dy mundësi: Të avansohën Kosova në Republikë në kuadër të Federatës Jugosllave, ose të Bashkohët me Shqipërinë.
2.Intrigat serbiane vazhdojnë dhe egërsohën sidomos pas vitit 1981
Më 1981 pas Demonstratave rrevolucionare qarqet ushtarake serbe do ta shpikin se: “Ndaj serbëve dhe malazezëve në Kosovë po ushtrohet presion që të shpërngulën”.E vërtreta në bazë të dokuemntit sekret ga SPB të Kosovës theksohet se nga Kosova nga viti 1971 e deri më 1981 janë shpërngulë 28000 serbëian dhe malazezë, të cilët i kanë pasë tokat dhe pozitat më të mira shoqërore dhe politike. Ata me ato para kanë blerë prona në Serbi, sepse në Kosovë dendsia e popullsisë është 205 banorë në një km katror, ndërsa në Serbi dendësia është 95 banorë në një km katror.
Qarqet serbiane pasi që tentuan të bëjnë grusht shtet me Librin e Kaltët më 1976; pasi që me Platformën politike për kosovën më 1981; pasi që përpiluan Memorandumin nga Akademia më 1986; pas aprovimit të Programit Jugosllav për Kosovën më 1988, më 23 mars 1989 do të organizojnë grusht në Kosovës. Dhe pas këti akti më në radhët e shumë intelektualëve shqiptarë nuk kishte dymendësi se: prapambeturinë e Kosovës e ndryshon vetëm pushka. Kësaj lufte të drejtë i ndihmua terthorazi sllovenët, kroatët dhe Boshnjakët, me luftërat e tyre të përgjakëshme, gati për pesë vjetë pa ndërprerë.
- Intrigat serbe ndaj Kosovës vazhdojnë 1990-1999
Autori i këtij shkrimi më 1978 kishte detyrë hulumtuese: A MUNDET KOSOVA TË AVANSOHET NË REPUBLIKË. Lidhur me këtë temë jo rastësisht do të arrihet deri te një studim i Bankës Ndërkombëtare me shenjë zyrtare tejet sekret nga 22 dhjetori 1978.Dokumenti mban shenjën e “çarkulimit të kufizuar dhe u sherben vetëm personave që u është dërguar nga Banka Ndërkombëtare dhe përmbajtja e tij nuk mund të përdorët për publikime pa lejën e Bankës Ndërkombëtare”. Dokumenti i ka 150 faqe me titull “Jugosllavia, Krahina socialiste Autonome e Kosovës”, studim për sektorin rural, për të i sherbyer zhvillimit ekonomik.
Studimin e ka përpiluar ekspertja e Bankës Ndërkombëtare Nawal El Tatawy (me origjinë arabe), ekonomiste.Në projekt kanë punuar edhe ekspertët: H. Hedristajn (drejtuese e misionit),Asselberga (agroindustrialiste pranë FAO. P. Hilderth, ekspert i blegtorisë, N. Jamieson, konsultante për agroindustri, P. Laizides, konsultant për agronomi, J. Spears, ekspert për pylltari. Këta ekspert do të qëndrojnë në Kosovë gjatë majit 1978. Dokumenti i tyre vërteton në bazë të Kushtetutës 1974 se Kosova është e barabart me statusin e REPUBLIKËS socialiste me siperfaqe 10.877 kilometra katror.Produkti shoqëror i kësaj krahine është sa 31% i mesatares së RSF Jugosllavisë. Argumentët për këtë krahinë vërtetojnë se është treva më e prapambetur në Jugosllavi në espektin ekonomik.
Autorët përpos të dhënave që i marrin në Kosovë, i shfrytëzojnë edhe dokuemntet e Federatës, sidomos në fushën e invetstimeve. Ky dokument nuk mbështetët në argumente tjera sepse ishte i përpiluar me kërkesë të Komitetit Qendror të LKJ-ës. Aty thuhet se Kosova duhet ta arrijë nivelin e zhvillimit sikurse Sllovenia deri më 1967.Dhe posa arrihet kjo kohë J. B. Tito më 20 mars 1967 në Beograd në mbledhje të mbylluar do ta shtrojë pyetjën: “DERI NË CILIN NIVEL KA ARRITUR IDEA QË KOSOVA TË AVANSOHET NË REPUBLIKË”. Në mbledhje nuk ishte i pranishëm asnjë shqiptar. Dhe pasi që e mori mendimin pozitiv edhe nga udhëheqsia serbiane që ishte, të nesermën (më 21 mars 1967) do ta dërgoi E. Kardelin që ta njeh qëndrimin e Udhëheqësisë Kosovës. Kardeli si rendom do të debatoi në Bfrezovicë. Aty do ta merr qëndrimn se: “Kosova nuk ka nevojë për status të Republikës”. Në dokuemnt janë të njohur të gjithë diskutuesit, nja 92% te të cilëve ishin shqiptarë!
Në dokumentin e Bankës Ndërkombëtare thuhet decidivisht se në Kosovë mbretëron bindja se shkaktari kryesor i moszhvillimit është pikërisht statusi i Kosovës si një lloj kolonie moderne, prej së cilës mirret çdo gjë ndërsa nuk investohet asgjë, sepse mban shenjët e trevës së pasigurt”.
Së këndejmi investimet ndërkombëtare konsiderohen në qarqet e larta në Kosovë si dalje nga prapambeturia. Prandaj nga viti 1967 kishte zënë fillë interesimi që Sektori agroindustrial ka gjetur një fie të mundësisë që Banka Ndërkombëtare ta finasoi Sistemin “IBER-LEPENC”. Këtij mendimi i shkoi për shtati Plani shoqëror 1976-1980, i cili parasheh që bujësia të mbetët në Kosovë në plan të dytë, ndërsa industrisë duhet dhurua në vijimr planin e parë. Ndryshimi i këtyre pozicioneve, do të shprehet Fadil Hoxha ka një prpavi që sistemi agrar të ndalet në intenzitetin më të lartë të zhvillimit sepse UJMANI është mbushuar me ujë, kanalet për ujitje janë në fazën përfundimtare, prandaj ne duhet të përqëndrohemi në ato pozicone të ekonomisë që janë funksionale. Me këtë mendim do të pajtohet edhe ekonomisti i njohur Ismet Gusia.
4.Struktura e popullsisë faktor vendimtar për zhvillim
Pjesëmarrja e popullsisë në punë nga hulumtuesit e Bankës Ndërkombëtare kishin ardhur në përfundim se “popullsia nën 15 vjeqe në Kosovë është 43%, ndërsa në tërë RSFJ-ën ishte 27%. Në zhvillimin e Kosovës në të ardhmën kishin konstatuar ekspertët Ndërkombëtar është e mundur sepse sistemi i arsimimit në Kosovë e mundëson një zhvillim optimal, duke llogaritur edhe migrimin e popullsisë nga fshati në qytet. E ky trend do të ketë një pozicion pozitiv me rastin e lëshuarjës në funksion të sistemit ujitjës në tërë Rrafshin e Kosovës. Aq më parë kur në punët bujqësore mund të inkorporohet edhe gjinia femrore. Në lidhje me këtë pagesa më e mirë në nivel të RSFJ për Kosovën do të jetë një çështje politike e kapërcyer me shumë veshtersi, sepse ata që kërkojnë punë kërkojnë edhe pagesë të lartë e ato kushte në Kosovë mungojnë
- Punësimi jashtë Kosovës e sidomos në Perendim
Në Beograd flasin hapur për natalitetin enorm në Kosovë të shqiptarëve. Lidhur me këtë theksohet çështja se çka flasin ekspertët serbian e çka ata shqiptar.Por nataliteti në Jugosllavi iu përlqen atyre në Perendim. Ndërsa shqiptarëve gjatë viteve 1970-1980 është bërë modë që preferohet rritja e popullsisë.Ndërsa funksionarët serbianë nuk kanë mundësi të pengojnë një realitet të tillë. E vërteta, një “lajm” i tillë bëhej vetëm për ta ngjallë kundërthënje në stilin: Sa më keq, aq më mirë” Çuditërisht në Beograd kërkohet që në Kosovë të zhvillohet rrieti i organizatave shëndetsore, sepse Fakulteti i Mjeksisë që vepron në Univerzitetin e Prishtinës, nuk po ia arrin ta mbulojë nevojat e popullsisë. Por shtypi, televizioni dhe zhvillimi i shkencës ka ndikuar që Kosova të krijojë një zë origjinal, sepse kundrthënjet po shprehen nepër tubime po krijojnë një moment të ri sa që trendin e krkesave shqiptare më Beogradi nuk mundet t` i ndalë.
6.Ujmani dhe Iber Lepemci e ndryshuan trajtimin ndërkombëtar në Kosovë?
Shumë çka në këtë studim duhet lexuar kush ka mundësi profesionale në “mes rreshtave”, sepse autori nuk e njeh regjimin e shfrtytëzimit të dokuementeve nderkombëtare me shenjë rezervat. Prandaj skadenca e tyre në ruajtje do të krijonte një çlirim të dytë se deri ku shkonte kolonailaizmi modern e rezervuar për Kosovën në Beograd, sidomos nga udhëheqsia serbiane, së cilës në “hie” i printe Drazha Markoviqi, i cili ishte ideator i “Librit Kaltërt” (1976), me të cilin u provua që në Kosovë sidomos më 23 mars 1989 të ndodhë grusht shteti nga ana e pushtetit çetniko-komunist. Po në ato rrethna Kosova konsideohej se është trevë rrelativisht e varfur, prandaj nga viti 1876 kur të ardhurat kombëtare për kokë banori ishin 350 dollarë, një vit më vonë ato të ardhura do të ngritën në 430 dollarë. Kurse më 1989 memzi arrinin në 650 dollarë. E në viset tjera të ardhurat për kokë banori ishin katër fish më të larta.
Në Kosovë në ndryshimin e jetës në përgnjithësi do të ndikojë sistemi Ibri spse finasimin që e bënte Banka Ndërkombëtare pushteti serbian nuk mund ta ndryshonte sepse në akumulimin e 350 milonë kub ujë duhej punë për të nderhyrë në të gjitha nivelet siç ishte mësuar Beogradi.Lidhur me këtë edhe sistemi Lepenc ishte i projektuar që të akumulojë 130 milionë kub ujë që kishte kapacitet për të ujitur 30 000 hektarë tokë pune. Kështu nga studimi analitik i dokuemntit të Bankës Ndërkombëtare mund të nxirren konkluza se Serbia nga viti 1977 nuk kishte mundsi për të penguar zhvillimin e ekonomisë Kosovës sepse ishin krijuar edhe kapacitete tjera industriale sidomos në Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë, Prizren, Gjakovë e disa komuna tjera që qëndronin në një nivel më të ngritur me kuadro profesional.
- Pse e lëvizë Serbia sot (2026) çështjën e ndryshimit të rriedhës së Ibrit
Lumi Ibër nuk buron në Serbi,por në Mal të Zi dhe natyrshëm inkjektohën në një skaj në territorin e Serbisë por si pjesë e Kosovës përfshin gjatësinë apsolute më të madhe. E vërteta, e tërë pesha e akumulimit stacionohet në trevën e Kosovës dhe sipas dokuemneteve zyrtare të Bankës Ndërkombëtare për zhvillim vlera e saj është paguar centum-cent. Mu për shkakun se Lufta e UÇK-ës dhe bombardimet e NATO-s ia kanë ndërprerë Serbisë të gjitha mundësitë për ta mbajtur Kosovën në pozitë koloniale, me marrë prej saj çdo gjë dhe me ofruar fjalë dhe premtime pompoze në mënyrë që ingtrigat të metastazojnë….
8.Edhe kuadrot e nivelit të lartë në Kosovë partizan të Republikës
Ngadal por sigurt në Kosovë pas vlerësimeve të demonstratave (1981) nga ana e oficerëve serbian si “kongtra rrevolucionare”, kuadrot e larta do të distancohën në heshtje nga një vlersim i tllë. Në ato rrethana të drejtuar nga Fadil Hoxha i cili publikisht ishte diçka tjetër do të regrutohën në nacionalist: Ismail Bajra, Asllan Fazliu, Ramë Alihajdari, Mustafë Hoxha e disa të tjerë. Por do të pasojë edhe udhëzimi që aktivistët e Republikës të ruhën prej A. Shukriut, Orhan Nevzatit, Qenan Shaipit, Rr. Morinës, Rasim Qerkezit, Mehmet maliqit e shumë të tjerëve nepër komuna të Kosovës.
Përfundim
I kam lexuar 27 programet serbe për shfarosjën e shqiptarëve. Gati të gjitha i kam botuar. Naçertaninë e kam botuar si libër, në tri gjuhë.I kam botuar edhe pjesën dërmuese të programeve. Të 27 programet posedohën në origjinal. Dhe moti jetoj me idenë se cili është emruesi i ekuacionit serbian me “27 të panjohura”?.Më duket se serbi i ngarkuar kudo nepër ato programe ndien kënaqësi kur e detyron tjetrin të VUAJ përjetë.
Dhe shtrohet pyaetja: ata që i vranë fëmijët, ata që i grumbulluan viktimat, ata që planifikun bartjën e kufomave dhe i hudhën nepër gremina, madje edhe në Danub; ata që therrën fëmijë në djepa; ata që dogjën pleq dhe plaka nepër shtëpia si të palëvizshëm që ishin, të gjithë janë fajtor sepse janë shqiptarë.Dhe e pyes ndërgjegjën time pse nuk e urrej popullin serbian.Nuk di të përgjigjëm sepse nuk e mendoi një histori gjenocidi si disa serbian, madje të shkolluar, me grada dhe nishana.Po e di se disa njerëz shkojnë në luftë vetëm për çlirimin e vet; disa shkojnë në luftë për çlirimin e atdheut; disa shkojnë në luftë për çlirimin e njerëzimit. Dhe, a nuk i patëm në luftën tonë çlirimtare të fundit këto tri kategori, po mendoi si shqiptar. PO.
E sot (2026) pushteti serbian qe dy shekuj nuk ka lërë gja të zezë pa përdorë kundër shqiptarisë. Dhe, nuk është ngi me krime, sepse Rusia e nxitë në këtë “zanat” të shemtuar. Prandaj shtrohet pyetja a ka marr fund përpilimi i programeve shfarosëse për shqiptarë?. Jo, por krimet individuyale dhe grupore Serbia sot po i zavendson me parashikime të përgjithëshme. Don ta ndryshoi rriedhën e një lumi (Ibrit) për të vdekur shqiptarët që “do të mbesin pa ujë”. Më dukët se zgjedhja e kësaj metode është sa naïve aq edhe e dhimbëshme sepse pa ujë vdekja i përfundon me shumë mundime, na mëson historia. Ah hhithë kjo llakërdi programesh, me gjak nuk janë ngi, thua se vet nuk janë njerëz dhe Zoti rriedhën e lumejëve dhe ujin e ka krijuar vetëm për interesa të parashikimeve për shqiptarë!: “Nga viti 1836 e deri në vitim 2026 gjithkund vaj, çfo kund flakë, më së shumti vuajtje njerëzore”, të cilat nuk i investon Banka Ndërkombëtare, por i projekton shkolla e Danillevskit, Vlladanit, Pashiqit,Rankoviqit, Drazhës, S. Millosheviqit, Sheshelit, Mlladiqit e A. Vuçiqit.Krimet kanë ndodhë, por rriedha e lumit Ibër nuk do të ndryshoi. Propoganda serbe për intriga mbetët në funksion.
Oj NËNA jonë e Madhe TEREZE, më thuej si ndërgjegje e njerzimit për humanizëm, a e ka vrarë UÇK vetëm një fëmi, vetëm një fëmi serbian, JO. E po NËNË E SHENJËT, ku jemi!? Po i drejtohëm edhe Shqiponjës: Oj trimnesh me fije, merri zogjët e ushqej me die, mos me urrejtë, por shkollo ndërgjegje shqiptarie.
Më 19 gusht 2026


