Krimi a Ka Emër?

Shkrime relevante

Islami Politik, ka synime infiltrimi në jetën institucionale të vendit, jo vetëm “të rri” nëpër xhami”

AfrimMusliu, Suedi ____ Islami politik Presideti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, thoshte: “Është...

Fjala e Dr. Aleksander Albert për Gjergj Kastriotin dhe për Shqiptarët

Ismet M Hasani, Suedi ____ Përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa...

Këshilli Kombëtar Shqiptar: rol dhe përgjegjësi për shqiptarët në tërë Serbinë

Lumi Rashka në Pazarin e Ri (Novi Pazar) Ismet Azizi, Gjilan Veprimtaria e...

Bashkëpunimi i heshtur që mban në këmbë Berishën dhe Ramën

Nga: Xhemil Zeqiri ____ Thank you for reading this post, don't forget to...

Shpërndaj

Krimi a Ka Emër?
A do të ketë drejtësi për këta? Pse deri më tani asnjëherë nuk protestuat duke kërkuar drejtësi për këta që u vranë nga një dorë kriminale? Këta që protestuan sot dhe disa herë më parë, duke kërkuar „drejtësi“ në rrugë kundër drejtësisë, ku po vendoset drejtësia në vendin e duhur! Si nuk ju shkoi njëherë mendja të protestoni duke kërkuar drejtësi për më shumë se 200 të vrarë, nga një dorë kriminale dhe të udhëhequr nga një qendër edhe më kriminale?
Cila është drejtësia e vërtetë për juve? Ajo që vlen për të gjithë njëjtë, apo kjo e juaja selektive? Vërtet jeni të njëanshëm skajshmërisht, patetikë, të padrejtë, kur kërkoni drejtësi në rrugë kundër drejtësisë.
Lëreni të qetë të vendoset drejtësia në vendin ku duhet dhe i takon ta ndajë, në Gjykatën Speciale në Hagë, si institucion i specializuar për ndarjen e drejtësisë. Mos kërkoni drejtësi në rrugë kundër drejtësisë institucionale.
Sllogani i juaj „Liria Ka Emër“ e ka kuptimin e vërtetë vetëm atëherë kur drejtësia vendoset e barabartë për të gjithë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu