
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
MARRËZIA HISTERIKE…
Fatkeqësisht, duke kërkuar në internet diçka të re, më doli përpara emisioni i TV Klan Kosova, “Kosova Today”, të cilin e moderojnë një gazetare dhe një gazetar në dukje simpatikë, por kësaj radhe edhe ata ishin histerikë. Kur e kyçën edhe Nasim Haradinajn përmes video-skajpit, e parandjeva se do të ma mundnin durimin ndaj marrëzisë histerike, e cila duket e inskenuar nga BIA e Serbisë dhe po plasohet nga mercenarët e saj klandestinë në televizione e rrjete sociale, bashkë me profiterët e luftës dhe shumë viktima të luftës diversioniste të agjenturave armiqësore. Pra, kanë imponuar alarmime histerike, sikur Kosovën e pret nesër “përmbytja e madhe” (ajo e shpifura, biblike), nëse verdikti gjyqësor do të jetë dënim për katër të akuzuarit.
Përherë jam shprehur: nga trupi i gjyqtarëve pres verdikt ligjor! Nuk kam simuluar juristin më kompetent se gjithë ai staf profesionistësh që janë të inkuadruar në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar (ZPS), në Dhomat e Specializuara (“gjykatën speciale”) dhe në stafin e hetuesve, të cilët vijnë vetëm nga shtetet që e kanë bërë Kosovën SHTET – për herë të parë në historinë e njerëzimit!
Përherë më ka neveritur diskreditimi që ua bënin dhe po ua bëjnë gjithë atyre juristëve matrapazët e karagjozët e Kosovës, duke u përjargur se gjoja janë më të kualifikuar se pjesëtarët e atyre institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve të SHBA-së, BE-së, Anglisë, Zvicrës dhe Norvegjisë – vetëm për ta demantuar e diskredituar raportin e zviceranit famëkeq Dick Marty, i miratuar në dhjetor 2010 nga Asambleja famoze e Këshillit të Evropës.
Uroj e apeloj që nesër qytetarët e Kosovës ta presin me qetësi verdiktin e trupit gjykues, sepse është – së pari – në interes të shtetit tonë!
Ja emisioni televiziv që ma mundi durimin.
Shih videon:
LIVE nga shtëpia e Hashim Thaçit! Shqiptarët nisen në HAGË në prag të vendimit të MADH!



Lexova me kujdes dhe vëmendje këtë çfarë SHKRUAN z. Ibrahim Kelmendi.
Fjalia: “Përherë më ka neveritur diskreditimi që ua bënin dhe po ua bëjnë gjithë atyre juristëve matrapazët e karagjozët e Kosovës, duke u përjargur se gjoja janë më të kualifikuar se pjesëtarët e atyre institucioneve të drejtësisë të Republikës së Kosovës, ” m’u duk e PAKUPTIMT?!
*
PS- Pas shkrimit:
z. Ibrahim Kelmendi NUK MUND TË FLASË NORMALISHT, por di të SHKRUAJ në kompjuter.
IMH