Kristianofobia, sipas Elizabeta Mrijajt

Shkrime relevante

Krerët e UÇK-së para verdiktit, historia para tyre

Basri Beka, Prishtinë ___ Nesër shpallet verdikti për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Nuk është vetëm imami Irfan Salihu, “historinë” e interpretojnë si serbë dhe turqë edhe imamë të tjerë

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Irfan Salihu është vetëm një emër që...

Më 11 shtator 2001 nga terroristë të Al-Kaedës, në mesin e atyre që e humbën jetën ishin edhe tre djem të kombit shqiptar: Rrok...

Elizabeta Mrijaj ___ Gjenerata ime, gjenerata e mijëvjeçarëve, është ndër gjeneratat e fundit...

Kristianofobia, sipas Elizabeta Mrijajt

Elizabeta Mrijaj _____ KRISTIANOFOBIA ____ PARAGJYKIMI PËR TË CILIN NE SHQIPTARËT FLASIM PAK! ____ Me shekuj, të...

Mirë se u ktheve në mëmëdhe, Mbretëreshë Teuta!

Blerim Nika, Zvicër ___ Sot, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin, u inaugurua...

Shpërndaj

KRISTIANOFOBIA
____
PARAGJYKIMI PËR TË CILIN NE SHQIPTARËT FLASIM PAK!
____
Me shekuj, të krishterët shqiptarë e kanë paguar çmimin pse i kanë qëndruar besnikë Jezu Krishtit. Nën regjime të ndryshme kanë përjetuar diskriminim, trysni e përndjekje. Historia jonë e mban mend Pjetër Bogdanin, laramanët që e kanë ruejtë fenë e tyre fshehurazi, si edhe meshtarët e besimtarët katolikë që janë përndjekë e vrarë gjatë regjimit të egër të komunist.
Por, kristianofobia, nuk shfaqet gjithmonë me rrënimin e një kishe. Nganjëherë shfaqet duke e rishkruar historinë, ose duke e treguar vetëm atë pjesë që i konvenon dikujt.
Para pak kohe e hapa një libër të historisë shqiptare dhe hasa në një pjesë që, në thelb, thoshte se shqiptarët nuk janë detyrue apo vu nën trysni me e pranue Islamin, po e kanë pranuar thjesht pse kanë dashtë.
U ndala!
Nëse kjo qenka krejt historia, ku janë të krishterët shqiptarë që i rezistuan konvertimit? Ku janë laramanët? Ku janë pabarazitë ekonomike e juridike që i përjetuan të krishtenët nën Perandorinë Osmane, bashkë me periudhat e trysnisë politike e të detyrimit?
Na tregoni gjithë historinë!
E ku është Dedë Gjo Luli në historinë që ua mësojmë fëmijëve tanë? Më, 6 prill 1911, në Deçiq, Dedë Gjo Luli më malsorët e ti e ngritën flamurin shqiptar, më shumë se një vit para Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë. Deçiqi ndihmoi për t’ia hapur rrugën Vlorës. Katolikët shqiptarë nuk kanë nejtë anash historisë sonë kombëtare, ata kanë ndihmuar ta shkruajnë atë.
Edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, shpesh reduktohet veç në gjakmarrje e prapambeturi, ndërsa besa, nderi, mikpritja e rendi shoqëror harrohen. I ruejtur ndër breza në Malësinë katolike dhe i mbledhur prej meshtarit françeskan shqiptar At Shtjefën Gjeçovi, edhe ai i përket trashëgimisë sonë kulturore shqiptare.
E kjo më sjell tek ajo që po e shoh mjerisht në ditët e sotme.
Shën Nënë Tereza përqeshet. Flamuri ynë shqiptar quhet leckë. Kryqi që e mbaj në qafë përqeshet kur flas për Kosovën time sikurse pse jam katolike, dashuria ime për Kosovën e për kombin shqiptar qenka më pak e vlefshme. Madje edhe prania apo ndërtimi i një kishe katolike mundet me u pritë me armiqësi e protesta.
E kur një hoxhë del e thotë, se lufta mes Kosovës e Serbisë ishte luftë fetare, ju lutëm pyetni familjet e atyne që u masakruan në Mejë. Serbia nuk ju pyeti a ishe katolik apo mysliman të vrau, sepse ishe shqiptar.
Pastaj janë vllezërit e motrat tona shqiptare që janë kthyer në Krishtenizëm. Disa përballen me ngacmime, fjalë poshtruese, kërcënime e trysni vetëm pse e kanë zgjedhë Krishtin. Më dhemb zemra sa herë që një shqiptar i besimit islam, më thotë privatisht se e ka pranuar Jezu Krishtin, mirpo ka frikë ta bëj publike. Asnjë shqiptar nuk duhet të jetoi me frikë për shkak të fesë që e zgjedh me vullnetin e vet.
Armiqësia ka kaluar përtej fyerjeve. Adresa e shtëpisë së Luigj Perkajt është publikue. Të ia publikosh dikujt vendbanimin kalohet një vijë serioze. Çështja është sjellë në vëmendjen e FBI-së,këtu në Shtetet e Bashkuara. Kufijtë e oqeanet nuk i bëjnë kërcënimet pa pasoja.
E shikojeni Malësinë: nxënësit u ngritën në këmbë për profesor Mark Junçajn dhe nuk pranuan me heshtë.
Kur sulmohen bashkësitë tjera fetare, paragjykimin dimë me e dallue. Po kur katolikët shqiptarë përqeshen a kërcënohen, kishat e tyre kundërshtohen, historia e tyre zvogëlohet apo shqiptaria e tyne vihet në pikëpyetje për shkak të fesë pse e kemi kaq zor me ia thanë emnin?
Edhe pse flas haptas kundër Islamit politik dhe ekstremizmit islamist, kjo nuk më bën islamofobe. Flas pse besoj në ruejtjen dhe mbrojtjen e kombit shqiptar, historisë, identitetit e trashëgimisë së tij, kombit që më ka formuar në gruan që jam sot.
Si kemi arritë deri aty sa dikush me u ba me u ndi më pak shqiptar për shkak të Kryqit që mban apo fesë që zgjedh?
Kjo e ka një emër:
KRISTIANOFOBI.
Liria fetare nuk matet me numra. Një katolik nuk është më pak shqiptar pse katolikët janë pakicë. Kryqi nuk bëhët i huej vetëm pse përbërja fetare e trojeve tona ka ndryshuar gjatë shekujve.
Na nuk kemi me kërkue falje për fenë tonë. Nuk kemi me e fshi historinë tonë. As nuk kemi me ia lëshue kujt vendin tonë në kombin shqiptar.
Mundeni me na përqeshë, po nuk mundeni me na fshi. Mundeni me na kërcënue, po nuk mundeni me na heshtë. Mundeni me e rishkrue të kaluarën, po të ardhmen nuk keni me e kontrollue.
Kemi qenë këtu para urrejtjes suaj, jemi këtu sot dhe këtu kemi me mbetë shqiptarë, të krishterë dhe pa frikë.
Elizabeta Tomë Mrijaj
New York • Klinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu