Gani I. Mehmeti
Meqë jemi para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, kur ende nuk jemi të njoftuar me vemndimin e kësaj gjykate, e themi se “dëshmitë” serbe duhet të anulohen nga kjo gjykatë dhe nuk është dashur as të lexohen nga trupi gjykues. Jo, sepse,
Kjo gjykatë fillimisht është themeluar nga trillimet serbe rreth trafikimit të organeve të serbëve. I vetmi “dëshmitar” ishte deputeti i Parlamentit Europian, Dik Marti. I cili asnjëherë nuk arriti të vërtetonte një diçka të tillë me trupat e ushtarëve serbë të vrarë nga UÇK. Kjo doli vetzëm një tentativë e njollosjes së UÇK, e asgjë më shumë, që arriti aq lart në PE gënjeshtra serbe, të konsiderohet si e vërtetë. Dhe, po sikur kjo, Serbia sa herë ka përfituar nga gënjeshtrat e saja, duke përvetësuar tokat shqiptare, që me aq lehtësi ia jepnin fuqitë e mëdha europiane.
Dhe, deri sa ra akuza për trafikim organesh nga UÇK, Gjykata Speciale kaloi në gjykimin politik të komandantëve shqiptarë në luiftën e vitit 1999.
Është shumë habitëse se si një gjykatë e tillë bie në kthetrat serbe! Është kjo një ligësi e dobësi e madhe e gjykatës në Hagë.
Logjkisht nëse e marrim, të gjithë ata gjykatës që kanë pranuar dosje me akuza kundër UÇK-së dhe që janë bazuar në to për krime lufte, del se ata janë proserb e kundër shqiptarëve, del sikur kjo gjykatë dhe këta gjykatës janë kundër luftës së drejtë të Kosovës, del sikur krime ka bërë UÇK-ja, e cila në disa raste edhe ka liruar ushtarë serbë mbasi i ka zënë robër, ndërsa nuk është marrë asnjëherë me qytetarë serbë të pauinofrmuar.
Është shumë interesante ofrimi i dëshmisë së Ivica Daçiqit në vitin 2019 pranë kësaj gjykate, sa ishte ministër i punëve të jashtme i Serbisë.
Grumbullimi i mijëra faqeve për “krimet” e UÇK, janë falsifikime, smadhime e gënjeshtra. Në anën tjetër, vetë gjykata e Hagës është dashur të kërkojë ddokumente për dëshmi të policisë e ushtrisë serbe për krimet e bëra mbi popullsinë e pafajshme shqiptare në Kosovë, e në veçanti për masakrat e kryera deri në gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë e në Kroaci. Nëse ata paskan grumbulluar me mijëra faqe dokumente për “krimet” e UÇK, do të dilnin me qindra mijëra faqe për krimet serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Këto dëshmi do duhej kërkuar Gjykata e Hagës nga Daçiqi dhe politikaj e ofrues ”dëshmisë” për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.
Megjithatë, kjo ka ardhur si rrjedhojë e mosakuzës së Serbisë nga Kosova, që as ishin menduar se duhet akuzuar Serbia për të gjitha krimet e shkaktuara si dhe dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara edhe në njerëz edhe në dëme ekonomike e materiale që do të shkonin shumë lart.
Me këtë po del se, duhet t’ia marrësh të parën, e jo, tjetri të ta marrë të parën.


