Edhe vet Gjykata Speciale, sipas politologut Ragip Rugova, thekson se “gjykimi nuk ka të bëjë me UÇK-ën, as me luftën e saj për liri dhe pavarësi”

Shkrime relevante

Kur drejtësia ngjan me skenë cirku – UÇK-ja nuk mund të nxirret nga historia e çlirimit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 17 shtator 2026 ___ E ndoqa nga fillimi deri...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë? (5) Në jetën...

Shpërndaj

Edhe vet gjykata speciale në aktvendim të denimit e thotë, madje në dy tre vende të aktvendimit, se gjykimi nuk ka të bëjë me UÇK, as me luftën e saj për liri dhe pavarësi. Dhe se e tëra ka të bëjë me krime individuale ku të akuzuarit i kan eliminuar rivalët politik deri edhe me vrasje.
Pse po reagon një pjesë e publikut vendorë që po “i dinë senet më mirë” se një gjykatë e përbërë nga profesionistë të stërregjur, përndryshe qe të gjithë nga vendet mike të cilat qensisht e kan ndihmuar çlirimin dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës, dhe të cilët ka së paku dhjetë vite që aktivisht punojnë për t’i zbardhur qindra raste të viktimave?
Ja pse…?
Është një kastë sociale e cila e ka lidhur fatin e vet, interesin ekzistencial material të vetin, me kauzë të UÇK-s dhe të kujtdo që ndërlidhet me te. Këta janë të gatshëm që këtij interesi t’ia nënshtrojnë edhe mbarë shtetin! Ndër ta ka sish që jan bërë multimilioner mu mbi kauzë të “vlerave të luftës”, si dhe disa qindra mijëra parazit social që mbijetojnë nga po ky narativ. Nukleusi i këtyre janë mbi 40.000 veteran të rrejshëm të cilët edhe janë “certifikuar” për ta qitë argatin në këso raste. Këta, gjatë ditëve që lam pas, kan marrë ftesë direkte publike nga padronët e tyre që “ta kallin Kosovën” nëse alibitë e tyre në Hagë dënohen…
Ja kjo është skena dhe çoroditja përcjellëse që pamë gjatë ditës deri në orë të pasmesnatës.
Vënia nën kontroll të kësaj mase piromanësh është test serioz i pjekurisë së shtetit dhe të institucioneve, pa rënë në grackë të akuzës për antiuçëkizëm dhe broçkulla të ngjashme. Sot shteti funksionoi shkëlqyeshëm, gjegjësisht mekanizmi i parë teknik i tij – policia dhe shërbimet përcjellëse të sigurisë.
U lumtë!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu