“Një veteran” thoshte se nuk duhet ta sulmojmë ndërtesën e EULEX-it, se ata nesër shkojnë, por duhet t’ia mësyjmë Qeverisë, se ajo i ka fajet?!

Shkrime relevante

16 shtatori 2026 nuk është dita e hakmarrjes, por e vërteta këtë ditë doli mbi propagandën, mbi etiketimet dhe mbi urrejtjen

Halil Geci, Skenderaj ____ SHTATORI E RRËZOI ETIKETIMIN: GJYKATA E KOSOVËS I VURI...

Vlora Çitaku, …dhe lotët pas verdiktit!

Në foto është Vlora Çitaku me Ivica Daciqin Sak Muji, Rugovë _____ VLORA ÇITAKU,...

Pse maskat…?

Sak Muji, Rugovë ____ Pse duhej të mbuloheshin fytyrat në një protestë që...

Shpërndaj

Dje, në një nga televizionet tona një veteran thoshte se nuk duhet ta sulmojmë ndërtesën e EULEX-it, se ata nesër shkojnë, e ndërtesa na mbetet neve, por duhet t’ia mësyjmë Qeverisë, se ajo i ka fajet. E kqyra dhe thashë: me i thanë veteran, a viran?
Natyrisht, s’kemi pse ua mësyjmë ndërtesave, as njërës, as tjetrës, por sidomos jo asaj të Qeverisë. Duket se disa shokëve të Hashimit më shumë iu dhemb humbja e pushtetit, sesa poshtërimi i shtetit. Më shumë iu dhemb që Albini është në pushtet, sesa që Hashimi është në burg i dënuar me 25 vjet. Shyqyr që ai atje s’e di çfarë shokësh ka lënë këtu!
Mund të mos e duash Albinin, por në raport me EULEX-in dhe Gjykatën Speciale s’ke si të mos i japësh të drejtë. Prej fillimit ka protestuar me gurë kundër këtij misioni hipokrit e përfitues ndërkombëtar; e ka kritikuar ashpër për paaftësinë për ta vendosur ligjin në veri të Kosovës; për marifetet pro legjitimimit të strukturave paralele në Kosovë; për bashkëpunimin policor me Serbinë, si dhe për gjuetinë që ua bënte komandantëve të UÇK-së. Po ashtu, ishte kategorikisht kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Albin et al. (kjo mund të përkthehet si Albin et alii, ose Albini dhe të tjerët, ose Albini dhe albinistët) kanë kundërshtuar gjjthçka që kishte të bënte me EULEX-in, kurse sot ta sulmosh atë dhe ta mbrosh EULEX-in, puna përkushtuese e të cilit solli Gjykatën Speciale për të të dënuar për krime lufte, do të thotë të mos jesh mirë nga trutë. Albini e kundërshtoi EULEX-in (dhe UNMIK-un) dhe, me qeverisjen e tij, i tregoi se ligji mund të shtrihet edhe në veri. Deshëm apo s’deshëm, duhet ta pranojmë që ky njeri që e kundërshtoi EULEX-in në rrugë dhe Gjykatën Speciale në parlament, pati të drejtë. Protestat që po mbahen pas vendimit, kur tashmë edhe PDK-ja u bind se kjo gjykatë s’qenka dashur të themelohej, është pak, le ta themi në formë të zbutur, ‘mbas pazarit’.
Objekti i EULEX-it në Fushë – Kosovë 
Ban me protestu, por jo në lokacionin e gabuar. Kryeministri në detyrë e ka luftuar këtë “gjykatë”, madje duke u kundërshtuar nga disa që u dënuan dhe nga disa që protestojnë sot nga frika se mund të dënohen nesër.
Prandaj, ai nuk mund të kritikohet për këtë gjykatë. Për çka mund dhe duhet kritikuar Albini? Përveç për diplomacinë që s’është drejtuar kurrqysh, dhe për tolerancën ndaj radikalizmit fetar në rritje, ai, mbi të gjitha, duhet kritikuar për arsimin e lartë. Derisa erdhi në pushtet, me të drejtë, kritikoi budallakitë e Bolonjës (që edhe vetë Eco, profesori më i njohur i Bolonjës, i kishte ironizuar gjatë), por sapo erdhi në pushtet, i pranoi ‘en bloc’, madje rrasi në ministri dhe rektorat edhe njerëz që, për sigurinë e arsimit, do të ishte mirë të mbaheshin jo vetëm jashtë ministrisë, por edhe jashtë Kosovës.
Shkurt, më i mirë është Albini që ua kthen fjalën ndërkombëtarëve, kur ata kanë plane të errëta për Kosovën, si në rastin e administrimit të drejtësisë, apo që do t’i refuzonte dhuratat e ‘danajve’, kur dihet qëllimi i tyre, sesa Albini që u beson atyre verbërisht, si në çështje të arsimit. Pra, janë dy Albin Kurta. Ai kryeforti është më i mirë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu