Protestat në Sheshin Gjergj Kastrioti të Prishtinës, e konfirmojnë fajësinë e 4 çlirimtarëve

Shkrime relevante

Rexhep dhe Rexhep Nikçi, 27 vjet padrejtësi !

Sak Muji, Rugovë ____ Nga një shkrim i vitit 1999 te kërkesa e...

Su bë që “Gjorgj Washingtoni i Kosovës”, të përfundonte i arrestuar dhe i dënuar në Hagë

Halil Geci, Skenderaj ____ KUSH LUAN ME AMERIKËN, LUAN ME KOKËN E VET:...

Pas 16 shtatorit: kur dhimbja kërkon drejtësi, jo kaos

Zeqir Bekolli, Drenas ____ (Nga dhimbja te maturia – një ditë e rëndë...

Protestat në Sheshin Gjergj Kastrioti të Prishtinës, e konfirmojnë fajësinë e 4 çlirimtarëve

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ MANIFESTIMET NË SHESHIN SKENDERBE E KONFIRMOJNË FAJSINË E 4...

As në Gjyqin e Hagës, e as në Gjyqin e Prishtinës, ky është veprim antikombëtar dhe antishtetëror

Gjergj - Bajram Kabashi E përcolla një video ku fliste vajza e...

Shpërndaj

MANIFESTIMET NË SHESHIN SKENDERBE E KONFIRMOJNË FAJSINË E 4 ÇLIRIMTARËVE / MOTOJA E PROTESTAVE E GABUAR !
____
Pas shqiptimit të denimit drakonian të 4 çlirimtarëve, në mënyrë impulsive i nxitën manifesimet në përkrahje të Hashmit, Jakupit, Kadriut dhe Rexhep Selimit, në shenjë reagimi e mospajtimi më verdiktin e Gjykatës së Hagës. Në vend se të prodhojnë efekt pozitiv në favor të 4 çlirimtarëve, prodhojnë kundërefekt, ngase e konfirmojnë denimin e Gjykatës së Hagës.
1. Përsonalitetet më të shquara nga Amerika dhe Evropa (madje edhe Wesli Klarku) , i shkuan në ndihmë 4 çlirimtarëve duke dëshmuar se këta nuk kanë lidhje me burgosjet, torturat dhe vrasjet për të cilat akuzoheshin. Sipas këtyre dëshmive, katërshja e akuzuar nuk kishte marrë vendime e as pjesë në ato burgosje e tortura çnjerzore kundër të burgosurëve në “burgjet” UÇK-së. Si Wesli Klarku edhe tjeret deshmuan se : Vrasjet, torturat dhe burgosjet munden te kënë ndodhur pa urdhëra e pa njohurinë e 4 çlirimtarëve, nga komandantet e Zonave të ndryshme.
2. Motoja e protestave e gabuar. Me moton “Albini spiun”, “Donika të terhiqet” etj janë destruktive. Motoja duhët të jetë bashkimi i forcave poltike pozitë-opozitë. Shumë vite më vonë mundemi t’i kerkojmë ata/ato që dëshmuan rrejshem në Hagë (nëse ka të tillë). Në Hagë rrejshëm kanë dëshmuar edhe ndonjë pjestar e komandant i UÇK-së, siç ka dëshmuar edhe fshatari me lopë nga Kaçaniku. Gjykata e Hagës do t’i bëjë publike çdo deshmi kush, kur dhe çka ka deshmue.
3. Metodat e gabuara dhe të dëmshme per ardhmerinë e Kosovës, kur sot dalin disa te mbuluar me MASKA. Shqiptaret kurrë nuk kanë dalur në protesta më maska as më 1968, as ne vitet e ’80-ta e as kurrë më vonë. Nuk kemi dalur me maska as kur jeta jonë rrezikohej me vrasje si Murat Mehmeti i vrarë e Ali Ajeti më vonë 1989 ne Podujevë. Nuk kemi dalur me maska as kur jeta rrezikohej me burgje te rënda e mijëra protestuesve. Dalja me maska në fillim të UÇK-së  ishte domosdoshmeri e kohës per shumë arsyeje që dihen, por sot dalja me maska është vetëm për te krijuar imazhin e keq te UÇK-së dhe te Kosovës.
Shkrimtari Reshat Sahitaj, aktivisti i njohur çështjes kombëtare dhe shoku i ngusht i Enver Hadrit, me Wesli Clark-un në vitin 1999
Konkluzion: organizatorët duhët të logjikojnë se duke e ngritur Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, ju ia zgjatni burgun. Për t’i shpëtuar denimit të gjatë, ata vetë kanë deklauar se nuk dinin asgjë. Gjatë protestave ju po i thoni se ata kanë ditur çdo gjë.
Urgjentisht duhët të krijohen disa ekipe nga intelektualët shqiptarë kudo që jetojnë në botë , dhe që punojnë në institucione te rëndësishme si në Tv te ndryshme, ne gazeta te huaja, në parlamente te vendeve te huaja të cilet do e ndryshojnë imazhin e Kosovës. Në Kosovë kemi shumë pak intelektual që janë ne gjendje tê ndikojnë pozitivisht, sepse këta veprojnë ende me mentalitetin anadollak se SHBA dhe Evropa janë kundër nesh. Nëse shkohet më ketë strategji se Evropa na ka faj, e rrezikoni edhe shtetin e brishtë te Kosovës.
FJATORI ËSHTË BRENDA NESH E JO NE EVROPË !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu