Ismet M. Hasani, Suedi
____
Të bëhemi bëmirës si na ka porositur Nëna Tereze, e kam fjalën për ndihmë z. Gjergj Kabashi për botimin e librit “Shqiptarët në luftë me Islamin Global” . Shembulli më eklatant i bëmirësisë në botë mbetët Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu .
Gjergj – Bajram Kabashi
___
Hyrja e Librit të Juaj “Shqiptarët në luftë me Islamin Global” që e lexova më preku në shpirt. Nuk më preku në shpirt se këtë e përjetoni Ju apo unë, por pse këtë që ju e shkruani po e përjetojnë shumica e shqiptarëve, për fat të keq. Prandaj, më keni thelluar shumë sot dhe më detyruat t’i shkruaj këto të gjitha.
Né nuk guxojmë të dorëzohemi para këtyre armiqve sepse, në qoftë se dorëzohemi, né jemi vrasës të rinisë sonë, jemi vrasës të së ardhmes sonë.

Hyrja e Librit tend është me vlerë dhe qellimirë veçanërisht për KOHËN në të cilën jemi.
Aftësitë tua për të krijue vepra të tilla nuk i ka çdo kush. E ke gjetë kohën dhe momentin, që për brezin e ri, e jo vetëm për ta – por për ata që lexojnë, libri yt është si dritë që zhdukë errësirën, ndaj po e thëm të plotë: NJË GRIME DRITË E ZHDUK ERRËSIRËN, E PO TË NDEZËN REFLEKTORËT E KREJT BOTËS, DITËS NUK IA SHOTJNË DRITËN.

Më lejoni të vazhdoj edhe pak!
Sot kemi nevojë për njerëz të tillë, që botës së sotme shqiptare të xhepit dhe të interesit, ku idealizmi zvarritet në honet e ethshme të fitimit, po i duken fare pak.
Lufta në mes ”pleqve” dhe ”të rinjve” nga mosha, ka për të vazhduar sipas ligjeve të amshueme (dasht Zoti) deri në mbarimin e botës. Por lufta më e rreptë për brezin e ri shqiptar është mbrapa portës dhe na pret të fillojmë. Kjo luftë dallohet nga të tjerat, nga drejtimi që ajo ka kundër një armiku të padukshëm dhe të rrezikshëm për shpirtin e Kombit. Lufta e ardhshme është lufta e djalërisë shqiptare kundër armikut të zemrës se vet, është lufta e një mendjeje krijuese kundër një mendje destruktive, është lufta e një botëkuptimi drite kundër një botëkuptimi errësire, është lufta për oksidentalizmin shqiptar kundër orientalizmit shqiptar.
Dy fronte armiqsore po e coptojnë sot zemrën e kombit tone. Është mirë që t’i tregojmë brezit të ri se ku gjenden shkaktarët e kësaj lufte, se ku gjenden llogoret e kësaj lufte?!
Sot kemi shumë, shumë njerëz të marrë e të diturit nuk po ia dalin që t’i përmirësojnë ata.
Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë parashutës, e cila, përderisa rri e mbyllur nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.
*
Në tërë veprimtarinë e Juaj, të shkruar e të botuar, në shtypin dhe revistat e kohës e në internet ndiejmë përpjekjet e fuqishme të një intelektuali të përcaktuar çartë. Por këtë orijentim ju e sugjeroni vetëm duke kaluar nëpërmjet rrugës tradicionale. Privilegji i të jetuarit Tuaj në ambientin perëndimor, ju kanë dhënë çartësi peshe dhe mendimi, për ta spikatur më mirë nga shumë të tjerë kalimin nëpër këtë rrugë.
Flamuri i veprimtarisë sonë kulturore duhet të jetë tracionalzimi. Mbas këtij flamuri duhet që të marshojmë.
E dimë se tek disa te ashtuquajtur përparimtarë të rinj, ndoshta në moshë, por të plakur në shpirt, këto pohime tuaja shkakëtojnë buzëqeshje përbuzëse.
Duam që breznitë e ardhshme ta endin jetën e tyre me elementat më bujarë të përvojës.
Kush lakmon përtëritjen e shkëputun nga tradita shqiptare, ai verbërisht përgatitet me marrë traditat e të huajit.
Tek gjendja jonë e varfër shpirtërore që kemi, sundon kapadaillëku, dembelizmi, trishtimi, melankolia, myku oriental, mosrespekti, tek të cilat vegjetojnë plagët tona shoqërore dhe socilae.
Në procesin e gjatë e të vështirë të analizës së problemeve të shumta shqiptare, gjenden hijet e pushtimeve të huaja dhe fryma e keqe, që ato krijuan dhe na e lanë si dhuratë. Këto pushtime, jo rrallë, vijnë pa krisma armësh dhe gjëmimi, por me frymën e ndotur të kulturës se prapambetur që sjellin.
Era e rëndë orientale ka bërë dëme të mëdha POPULLIT SHQIPTAR.
Shkrimet tuaja bëjnë bujë dhe krijojnë efekte të drejtpërdrejta tek opinioni më i zhvilluar – ju u prezentuat si një njeri që kishte vrojtur me kujdes me sytë e tij të mendjes disa dekada të rëndësishme të jetës kombëtare dhe ndryshimin në mes ”pleqve” dhe ”të rinjve” e trajtoni nga një këndvështrim që rrallëherë, rrallë kush e vlerësoi kështu.
Sigurisht që kishte dhe mendimtarë të tjerë, siç ka edhe sot, që problemin e ”të rinjve” dhe ”të vjetërve” e trajtojnë më pak, apo aspak. Ky problem nuk u vendos, apo nuk u trajtua si duhet, prandaj u bë një problem i rëndësishëm kyç për të ardhmen mbi baza të sigurta filozofike, sociologjike, historike dhe kombëtare.
Ndërsa sot po ndodh e kundërta.
Gati tek çdo shqiptar qoftë, ”i vjetër” apo ”i ri”, shihen inate e interesa efemer, shtrime e lajkatime, mbrojtje përpara një ”sulmi” të paqenë, mungesë e koncentrimit rreth ndonjë interesi të përbashkët-
Pas një vlerësimi këmbëngulës, me arsyetime filozofike dhe referenca socialo-historike, problemin në mes ”pleqve” dhe ”të rinjve” Ju e gjeni tek orientalizmi ynë, i cili e ka brejtur nga brenda nga shpirti shqiptarin, duke ia shpërbërë fuqitë e tij kolektivo-kombëtare.
*
Asgjë nuk është e pamundur! Pamundësinë e shkakton mosdija jonë relative. Duhet ta dime se pasuria më e madhe që e kemi është mendja jonë.
Koha hapsinore vërtetë ka ecur përpara, por, nga pikëpamja shoqërore, koha shqiptare ka mbetur në vend, apo ka ngecur! Problemet shqiptare po përsëriten, po koklaviten dhe po bëhen të pamundura për t’u zgjidhur si dikur.
Koha e mendimtarëve si Ju, i cili, me kulturën e tij të lartë dhe punën e madhe që bën, duke krijuar një edukatë të re qytetare publikut shqiptar, tolerancë dhe mirëkuptim truallit politik shqiptar, është zëvëndësuar nga koha e shigjetarëve dhe inatçorëve të mëdhenj që luftojnë për interesa personale me njëri-tjetrin.
Çuditësirat e politikës së sotme shqiptare, të cilat janë pozicionuar në luftë me njëri-tjetrin dhe njëherësh me faqen e përgjithshme të shqiptarëve, me sa duket kanë shijuar vetëm atmosferën e shijeve dhe veseve të ndotura të orientalizmit dhe nuk e kanë ndier kurrë kthjelltësinë e kulturës perëndimore të kësaj plejade mendimtarësh.
Të dashur ju që lexoni këtë shkrim!

Të dashur ju që lexoni këtë shkrim!I nderuari dhe shumë i respektuari z. Kabashi
Të gjitha këto që i shkrova, kanë për qëllim që të kuptojmë se ku gjendemi né sot në shumë sfera.

Né nuk guxojmë t’i mbyllim sytë para kësaj lufte pa krisma, por duhet t’i kundërvihemi asaj, e për t’iu kundërvyer, mjet më i mirë se penda e z. Kabashi nuk ekziston, mjet më të mirë se sa ai të cilin e ka zgjedhur nuk ka.
*
z. Kabashi është talent i rrallë, ngase ka lexuar shumë, ka publikuar shumë,ka publikuar shkrime relevante në shumë gazeta e portale, por ky libër i tij është disi i veçantë, ka vlerë më të lartë se disa libra të tjerë së bashku.
Mendoj se veprat vlerësohen në bazë të qëllimit, e me këtë libër z. Kabashi ia ka arritur qëllimit.
*
Në portalin ”DRINI.us” të cilin e udhëheqë z. Kabashi – jemi një numër i konsiderueshëm i shkrimtarëve, poetëve, artistëve, që publikojmë krijimet tona, e poashtu numër edhe më i madh i lexuesëve e komentuesëve…
Prandaj,
Njerëzit e mirë janë të krijuar për të bërë mirë. E mirësi më të madhe PËR TË GJITHË NÉ nuk ka sesa TË MBËSHTESIM E TË NDIHMOJMË FINANCIARISHT botimin e këtij libri të autorit të mirëfillët Gjergj-Bajram Kabashi, i cili, neve të gjithëve NA KA BËRË SHUMË TË MIRA.

E mira e ka të mirën dhe herdokurë kthehet me të mirë.
Kur Gonxhe Bojaxhiu, si 18 vjeçare e lëshoj shtëpinë ku u lind e ku u rrit, babai i saj – Nikollë- Kolë Bojaxhiu, e përcjelli deri të dera dhe në lamtumirën me te, ia tha këto fjalë: ”Bija ime, banu bamirëse! Bamirësia asht si nji guralec të cilin ti e hudhë në lumë të thellë, e ti nuk e sheh mâ, por ai aty qëndron dhe kurrë nuk humbë!” Të tjerat i dini vet…