Edhe një herë për shantazhimin dhe faktin se shantazhuesit me apo pa vetëdije kryejnë punë për interesa serbomëdha

Shkrime relevante

Edhe një herë për shantazhimin dhe faktin se shantazhuesit me apo pa vetëdije kryejnë punë për interesa serbomëdha

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Edhe një herë për Shantazhimin dhe për përmbajtjen...

Kush janë pretendentët për President dhe Kryeministër të Serbisë

Flori Bruqi,Prishtinë Serbia është duke pritur ende përcaktimin zyrtar të qeverisë së...

Institucionet e shtetit laik nuk duhet të heshtin para ritualeve fetare!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Është e tmerrshme të shohësh se si, gjatë...

Misteri i trangujve, bananeve dhe patëllxhanëve të zinj!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ Gjithmonë më ka munduar një...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi
___
Edhe një herë për Shantazhimin dhe për përmbajtjen dhe porosinë e një rrëfimi të shkurtër të shkrimtarit SH.D., që ma tha kësaj vere në Prishtinë.
Sh.D. është një krijues i shquar nga mërgata e Zvicrës, që tashmë një kohë jeton në Prishtinë.
Pas njëzet vitesh që kishin kaluar, e pata kuptuar rastësisht se edhe ai ka qenë objekt i fushatës provokative të një grupi “kriminelësh të bashkuar” – “të naltë”, duke e gjetur një letër provokative në internet, që edhe atij ia kishte dërguar shtabi i krimit në emrin e Bujar Bukoshit.
Bujar Bukoshi “vetëm qeshte”, kur bisedoja në verën 2009 për keqpërdorimin e emrit të tij, afër Radio Kosovës!
Letërkëmbimin provokativ këta superintelektual të shpifur, ma kishin nisë nga 17 nëntori 2000 , duke menduar se “do t’u bija në gropë” qysh kishin menduar – që pa pritë e kujtue, mu ata ranë në kurthen që e kishin përgatitë për mue, ndërsa Sh.D. nga 18 nëntori i atij viti, pra një ditë pas, ku e kishin “njoftuar për një marrëveshje me mua për një libër me Bujar Bukoshin”, që do të duhej shkruar “në stilin “Baleta më ka thënë”.
Duke dashur, ashtu, të ma bënin të kotë (qesharak) angazhimin tim hulumtues në fushën e gazetarisë kritike të asaj kohe ata që tashmë kishin marrë role policësh e as intelektual të fushës së vet, nuk kishin si të ishin!
“Bisedat me mua” kanë zgjatur prej 17 deri më 23 nëntor 2000…, kur vonë në mbrëmje iu pata thënë që mos ta harronin kurrë se krimi bëhet për shkak të ngatërresës së sllavëve (serbëve) të jetës sonë, rankoviqistëve dhe enveristëve.
Njëri prej provokatorëve, që “e kisha mik shtepie” – për arsyen që më imponohej, tashmë është ambasador në një vend në Gadishullin Arabik.
12 vite pas provokimit vazhdoja të rrija me të, tuj kujtue se do të më kallxonte diçka rreth atij provokimi, por nuk më tregoj asgjë, pavarësisht se une isha (dhe jam) i vetëdijshëm se të gabosh është njerëzore, por të mos i tregosh atij me të cilin ke ndejtur dikur aq shumë, është jonjerëzore!
Kështu , qysh kam menduar atëhere, mendoj edhe sot e kësaj dite.
Populli shqiptar, që e kishte fituar Lirinë pas aq shekujsh luftërash e përpjekjesh, ka pasur arsye të jetë i gëzuar, i lumtur dhe i mbarë, për dallim nga rankoviqistët dhe enveristët “tonë”, që u ka shkuar koha (jeta) tuj e mashtrue njëri-tjetrin dhe tuj u futur thellë në institucionet e parashtetit dhe ato të shtetit nga viti 2008, që s’kanë pasur mundësi të ishin të tyre.
As dje, e as sot…!
Sh.D. më tregonte se si një shkrimtar i kishte treguar se kush i bënte ato provokime, rrëfim që më la pa mend. Madje, me tregoi se si i kishte shkruar “dikush i zhgënjyer se e kishte parë me një femër” në qendër të Prishtinës. Ajo ka qenë një person i afërt familjar, por ai provokatori i mjerë nga një restorant i atyshëm më kishte parë dhe “ishte prekur!”, si person që e kishte luajtur rolin e një femre ndaj meje, me thoshte Sh.D.
Kjo natyrisht se duhet vërtetuar, por mos të harroj kush kurrë se janë disa njerëz si Sh. dhe Une, që nuk shesin trimni e as mençuri dhe që nuk ta lëshojnë kurrë rrugën.
Nëse vërtetohet se provokimi u bëka prej një “niveli aq të naltë”, provokatorët duhet ta kuptojnë përgjithmonë se ata nuk janë njerëz, e as profesionist dhe se herdokur do ta paguajnë sjelljen e tyre mercenare, vëzhguese, infiltruese, antishqiptare…!
UDB-BIA e Serbisë edhe kur nuk punon drejtpërdrejt për te, siç punonte Fatmir Sheholli i «UÇK-së», nuk është ndryshe!
Një shtet serioz andaj Nesër mund t’i akuzoi dhe dënon rëndë se me detyra kriminelësh të kyçur drejtpëdrejt ne planifikim krimesh, kanë dashur ta shantazhojnë shënjestrën e caktuar , për ta heshtur për krimin eventual…!
Personalisht mua nuk më intereson asnjë metodë shantazhuese , pasi nëpër “mjegullat” e poshtërimeve dhe shantazhimeve antishqiptare une eci vetëm përpara!
Prandaj, mjerë ai që ka pasur punë me mua, pa i bërë asgjë prej 17 deri më 23 nëntor 2000.
Mos qofsha në lëkurën e tij/tyre se çka i ka gjetë me atë zënkë të paprovokuar prej meje.
Nuk mund të jem une armik i askujt, as i bandës së një partie, ashtu qysh kanë menduar kriminelët e bashkuar.
Dhe nuk mund të më bëje askush “me zor”, armik të askujt…!
Prandaj, KOT provokoni dhe nënvlerësoni, kur une tash nuk u lëshoj rrugë dhe kam me u gjetë edhe nëse keni hy në shtatë palë dhe. Mbajeni në mend e mos e harroni këtë…!
Duhet të kuptohet një herë e përgjithmonë se me mua askush nuk mund të fshihet pas “intelektualizmit të madh” apo pas “luftës çlirimtare”, pasi njerëzit që bëjnë provokime të tilla të kota janë shkatërruesit e kombit dhe të vendit, e jo si une ndërtues i tij.
Prandaj, ua përsërisë: përkundër përpjekjeve “institucionale” për të më shantazhuar, une eci vetëm përpara, gjithnjë derisa t’i rikthej të drejtat e mija që mia ka marrë (mohuar) “populli serbomadh shqiptar”!
Përfaqësuesit e të cilit futen “thellë në institucione”, për dallim prej meje e tjetrit, që kanë menduar se na kanë hedhur përjetë.
Në emër të njifar “sigurimi shtetëror” që nuk mund të jetë i shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të tij, por i njifrar “tallava – populli!”.
____
Ja si nisi provokimi i kriminelëve të shërbimeve «tona» sekrete ndaj meje sot 24 vite më parë, që përfundoi më 23 nëntor 2000
***
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Përshëndetje,
I nderuari Bajram, me përpjekje të shumta arrita ta siguroj mezi këtë adresë tuajën. Unë i kam shkruar Saliut, ai më ka dhënë një përgjigje, por jo tjetër, në interesimin tim për t’u ulur dhe për të biseduar për disa çështje me interes. Sidoqoftë, duket se nuk ka qasje në internet apo ngec diku puna dhe s’po marr kontakt dot me të. A mund të ma japësh adresën e saktë të tij, apo numrin e telefonit. Sidoqoftë, domethënë ideja është të bisedojmë diçka në atë stilin e librit Tuaj, “Baleta më ka thënë…” dhe helbete t’i kujtoja kur pinim diku nëpër këtë botë një kafe me të. Sidoqoftë domethënë, nëse mundesh, dil në Grand një mbrëmje dhe ti vetë dhe marrim nga një kafe bashkë.
Shnet!
P.S.
A po punon ende në Rilindje, apo ke kaluar te Bota sot?
___
Krimi i madh nuk ka të kaluar, prandaj pas 26 vitesh nga ngacmimet serbomëdha që mi bënë nga 17 deri me 23 nëntor të vitit 2000, i thërras që të bëhen bashk si në atë kohë dhe të merren vesh për të mi kthyer të drejtat!
Edhe nëse ikni e fsheheni, une jam duke gërmuar për krimet tuaja, prandaj mos u përpiqni fare për asnjë shantazhim, se shantazhimet nuk shiten tek une.
Për këtë do të bindeni….!
Nuk shitet e as që kryen punë për të me frikësuar dhe heshtur asnjë përpjekje për shantazhim…i ju kriminelëve të bashkuar, apo stër- Stanishiqërve të jetës sonë!
Gazetaria kritike dhe policia profesionale, ekzistojnë vetëm “për t’ia hapur gojën” atij apo asaj që ka për të thënë diçka , por që duan të mos e lënë të flas, e jo për t’ia mbyllë gojën qysh mendojnë stër – Stanishiqërit “tonë”, që rastësisht mund të jenë të fshehur (strehuar) aty ku nuk është vendi i tyre, vend që nuk u takon në asnjë mënyrë e rrethanë.
Prandaj, ju serbomëdhenjt e jetës sonë, duhet të mendoni vetëm të mi ktheni të drejtat që mi keni marrë, se sa për shantazhimet që mendoni të mi bëni, sikurse deri tash, ato janë krejt të pakuptimta dhe për mua e kanë kuptimin e letrës së toaletit që është e dobishme vetëm për funksionin që e ka e jo për tjetërgjë, pra nuk e kan asnjë domethënje dhe përmes tentimit të vazhdueshëm për të më shantazhuar, jo që dikush mundet të ma msheli gojën, por gjithsesi më nxitë të flas edhe më shumë dhe më hapur!
Ua them hapur që ta kuptoni dhe mos ta harroni për asnjë çast, se shantazhimet që mi keni bërë e bëni, janë pa asnjë kuptim dhe nuk mund të më ndalin në asnjë mënyrë, qysh mendoni ju serbomëdhenjt e jetës sonë që mund të më ndalni.
Nëse do të ndalesha, atëherë nuk kisha me qenë Njeri, por Serbomadh – Serbomëdhenj, sikurse që jeni ju me veprën tuaj të kobshme…!
Ndërsa ajo gruaja juaj që kishte folur për mua në një shtypshkronj ku i botoj librat, duke folë si një shpirt tragjik “le të vjen Bajrami këtu dhe i tregoi”, ajo krijesë e çuditshme që se kam takuar qe 30 vite, mos t’iu “thotë asgjë” pronarëve të asaj shtypshkronje për mua, por le t’i thotë mbarë kombit shqiptarë, e mos ta bën vetën me e thirrë në telefon , siç e thirra kësaj vere, kur megjithëse u solla mirë si me një person që se ke takuar qe 30 vite “e që ende mendoka për ty”, pavarësisht se une s’kam menduar për te fare.
Ajo nuk ka se çka t’i tregoj asgjë pronarit të shtypshkronjës dhe gruas së tij (metoda këto të njohura UDB-ashe!), por le t’i tregoj “një audience më të gjerë” – opinionit publik shqiptar, por mos të harroj për asnjë çast se une si jep pesë pare për gjininë e saj, por e ndaloj profesionalisht në jetë dhe i tregoi opinionit publik se cila është natyra e një personit që qëndron në krye të instucionit të librit.
Mos ta bëjë vetën me u shashtrisë e tmerruar pastaj sikurse ishte tmerruar ajo, e me thirë njerëz që kam pasur gjithmonë raporte të mira njerëzore e profesionale me ta (ku e kishte ditur dhe prej nga i kishte siguruar informatat, se kisha qenë aq i afërt me të…?!), që të më ndalojnë që “mos ta sulmoja”.
Une, naturisht që as e kam pasë qëllim që ta sulmoja e as ta qortoja, por vetëm që t’i tregoja se nuk duhet të flas për një person që se ka takuar qe tridhjetë vite, se, mandej une ndalem e mendoj se pse qenka “aq e preokupuar” ajo apo tjetri me mua?
Ishte 23 nëntori 2000 , që e kishte mbushë (pa e ditë), me urrejtje të nxitur ndaj meje, apo çka kishte…?
Në fund, për të satën herë, u them, lerini shantazhimet “institucionale” anash, se nuk dua as që të dëgjoj për to, por mendoni urgjentisht të mi ktheni të drejta që mi keni mohuar si serbomëdhenj të bashkuar…! E kam kuptuar me kohë se e keni keqpërdorur dhe shantazhuar elitën e vërtetë të LDK.së prej 17 nëntorit deri më 23 nëntor 200 (që ia ka thënë vetës elitë pa qenë fare!) me UDB-ën tuaj duke më përdour si karrem për gjoja rrezikun që atyre u paska ardhur prej meje.
Ata janë aq të shantazhuar prej pjesës tjetër të “UDB-ës sonë”, saqë nuk guxojnë që nga ajo kohë të ndihen të gjallë. Rrinë të heshtur, sikur nuk ka ndodhur asgjë sherri i bishtpërpjetës së tyre…!
Por, une jam ende gjallë. Jam helm i vërtetë kundër shërbimeve tona “sekrete” të frymës UDB-ashe, dhe u them hapur e pandërprerë çka i kanë bërë vetës e vendit këta serbomëdhenjt të vetëdijshëm e të pavetëdisjhëm.
Tash e kanë kuptuar se une nuk kam qenë i rrezikshëm për ta – por vetëm për kriminlët e mëdhenj, por tashmë është tepër vonë meqenëse krimi dhe shkretimi i vendit prej këtyre të çuarve peshë kur NATO praktikisht na ktheu në Atdhe, ka ndohur si rrjedhim i asaj që unë e quaj Baraspesha e të Fëlliqurve, që bazohet në atë se “n’kallxofsh ti për mue, kallxoj edhe une për ty!”.
E tash si person që më kanë kcye në shpinë pafajësisht këta të shkretë për mend që i janë bërë barrë vendit për interesat dhe ambicjet pushtuese të Serbisë, më kanë mua në shpinë dhe nuk i lëshoj derisa të jem gjallë e të m’i kthejnë të drejtat.
Mua s’ka çka të më interesoj se kush kend e ka mashtruar, por për të drejtat e mija do të kaloj furishëm nëpër mjegullat shantazhuesve.
Se shantazhuesi (shantazhuesit) me apo pa vetëdije janë njerëz që punojnë e angazhohen për interesat e Serbisë, që vendi e kombi ynë të mos rehatohet por të jetë gjithnjë në ngatërresë.
Dhe nuk më intereson se sa “i madh” është ai që don dhe synon të më shantazhoj, pasi une eci vetëm përpara.
Mua nuk më intereson tashmë e kaluara, pasi kriminelët duhet të largohen krejtësisht nga skena e të mos u lejohet të kenë jetë të rehatshme e të ngjiten “naltë” në institucionet shtetërore pa pasur të drejtë, pasi nuk është ngatërruar populli shqiptar, por ata si kriminel të bashkuar.
Une do të tregoj dhe rrëfej pandërpre se çka më gjeti me “kriminelët e bashkuar”, jo për t’ua pa sytë e tyre, por për të treguar se pasi më rrënuan jetën ekonomike dhe ma patën përgjakur atë, tash janë jo vetëm të rrethuar prej meje, por të zënë krejtësisht.
Ma e mira e së mirës do të ishte sikur të mi kthenin të drejtat që mi kanë mohuar se pasi “nuk po don populli”, pse të dua une…?!
Por, po ju tregoj që të dihet se në atë kohë ma kanë lëshuar “krejt elitën e LDK-së në shpinë e shpirt” për interesat e veta dhe se une e dij mirë se kush janë ata. Sa herë mendoj për metodat armiqësore dhe efektin e shantazhimit, mendoj për ta. Për gojën e kyçur të tyre pa asnjë nevojë…! Mendoj për naivitetin e tyre dhe të atyre që ata i kanë konsideruar naivë. Dhe për vetën time që më doli punë kaq e madhe me ta. Me ata që më kishin konisderuar NAIVË në atë kohë, por që naiviteti im që e kishin lypë e gjetë, tashmë u doli kapuç me mang!
Prandaj, me “kriminelët e bashkuar” nuk kam se çka të flas më shumë, pasi ju konsideroj jashtëqitje 26 apo 27 vjeçare të pasluftës…, por i dua, qysh kam thënë, vetëm të drejtat e mohuara prej ju kriminelëve të bashkuar!
Andaj, po lutem natën e ditën që TË MI KTHENI TË DREJTAT, në mënyrë që mos të kem nevojë me ua pa fytyrat e prishta dhe t’ua ndëgjoj mendimet e cekta dhe të kalbta!
Se jam betue se nuk lejoi të jem i dënuar dhe mposhtur prej UDB-ës – BIA-s “sonë», që me apo pa vetëdije e trashëgoni ju…!
Ndonjë i shkretë për mend mund të më thotë se ata “nuk ishin UDB-ash”…Punë e madhe! Ata janë sjellë si UDB-ash dhe kanë bërë veprime të natyrës UDB-ashe ndaj njerëzve të vet dhe ndaj meje. Kjo më mjafton mua. Analizat e tjera, ia lë tjetërkujt.
_____
“UDB-a jonë” të sulmon e asht përpjekë dhe përpiqet me të poshtnue edhe me femna ndaj të cilave jeta asht tregue e pa drejtë dhe që pasigurinë e tyne e shprehin me urrejtje ndaj atyne që s’ua kanë ba ndonjë të keqe në jetë.
Sidomos, kur udhëhiqen dhe drejtohen kah ti prej kriminelëve të shërbimeve sekrete…?!
Të sulmon me njerëz naiv apo shpirtkqij, me njerëz që se kanë përjetuar Dashuninë në jetë, që i shfrytëzon, i mbanë nën kontroll, rehaton, vret apo i hudhë në humnerat jetësore “UDB-a jonë!”.
Ajo kyçet, thellohet dhe “e analizon jetën tënde” për me ta ba ndonjë sherr, qoftë edhe me ndonjë person të “familjes UDB-ashe!”.
Të sulmon edhe me gazetarë të rrejshëm dhe pjesëtar “familjesh UDB-ashe” dhe këta atdhetarë – pjellë mendore e të UDB-ës së vërtetë, të dënojnë edhe “si me qenë Allah” – me varfëri!
Sado që goditja për të më varfëruar mund të konsiderohet e kaluar, vrragët kanë mbetur…, por kundërgodtja ime profesionale vazhdon derisa t’i mposhti me kombin shqiptar…!
Por, “UDB-a jonë” deri tash ende nuk asht takue me njerëz “hunlesht”, qysh asht Sh.D. dhe Une…!
Dy – tri fjalë në fund:
Jo për mua, se personalisht nuk i jep pesë pare për ata që duan vazhdimisht të më shantazhojnë, por Policia e Republikës së Kosovës me ndihmën e policisë ndërkombëtare duhet ta ketë një ekip policësh mobil se kush kë dhe pse synon ta zhantazhoj. 
Pse, për shembull, u dashka që une të jem i shantazhuar…?
Askush nuk duhet ta ketë bindjen se është i aftë që “ta gjuaj gurin, e fsheh dorën”, pasi tekinakt e sotshme janë aq të përparuara, saqë gjendet ai që bënë krime të tilla sa ora, sado “inteligjent” që të jetë…!
Nëse dikujt i kanë mbetë “syni në mu” për të më shantazhuar, duhet të dihet se kush është ai / ajo dhe të detyrohet të tregoj publikisht se pse është aq i/e preokupuar që pikërisht une të jem i shantazhuar dhe të mos kem gojë të flas. Të gjithë po e vërejnë se une po flas e kallxoj gjithë kohën, andaj nuk mërzitem fare për shantazhuesit, por për t’i hetuar e gjurmuar ata duhet të jetë tejet i interesuar shteti i Kosovës, sepse ata pavarësisht se ku gjënden në pozita të pamerituara , janë mercenarë/mercenare që nuk ia duan të mirën vendit të vet, por shikojnë që për disa kriminelë të mëdhenj t’i shantazhojnë njerëzit.
Mua nuk mund të më ndalin dhe për këta serbomëdhenj të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm, lufta ime profesionale nuk ka përfunduar kurrë.
Une nuk ndalem kurrë, se ata janë shumë të ligj që të ndalem dhe të tregoj ligësi para tyre.
Mua më kanë ngacmuar pa u bërë asgjë, andaj luftën me mua e kanë nisë ata, jo une…!
Une atyre nuk u dorëzohem kurrë, por ata duhet domosdo të më dorëzohen mua se janë kriminelë që bashkërisht heshtin dhe nuk janë të interesuar të zbulohet krimi që e kanë bërë. 
Ata janë armiqët më të mëdhenj të shtetit të ri të Kosovës, se kanë vazhduar me metoda e intriga UDB-ashe pasi NATO e bëri Kosovën të lirë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu