BE-ja i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Presidentes Osmani për monitorimin e zgjedhjeve lokale

Shkrime relevante

Rrëfim se si Bismilahu, i biri i Rahmanit dhe Rahimit, ia ktheu shpinën Elhame Durulahut

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ___ KUR DINIT DHE IMANIT U...

Idealist e guximtar, poezi e Arif Ejupit

Idealist e guximtar Poezi Nata e ushqeu me gjak rinor, dita e rriti si...

Dorëheqja morale e Gazmend Hoxhës – shembull i dinjitetit dhe përgjegjësisë publike

Zeqir Bekolli, Drenas ___ Dorëheqja e drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Lëvizjapërrikthim.org – Akademia dhe Biblioteka Digjitale e Historisë dhe kujtesës kombëtare

Basri Beka, Prishtinë  LEVIZJAPERRIKTHIM.ORG – AKADEMIA DHE BIBLIOTEKA DIGJITALE E HISTORISË...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë përgjigje pozitive nga përfaqësuesit e BE-së lidhur me kërkesën për monitorimin e zgjedhjeve lokale.

Një kërkesë të tillë, Presidentja Osmani e ka bërë në letrën e dërguar më 18 qershor 2021, në adresë të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell. Që të dy zyrtarët e lartë të BE-së i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Presidentes Osmani.

Për dallim nga zgjedhjet e fundit parlamentare, në të cilat Misioni i BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve është përbërë nga një numër i vogël ekspertësh, në zgjedhjet lokale të vitit 2021, BE-ja do të jetë prezente me mision të plotë të vëzhgimit të zgjedhjeve në Republikën e Kosovës deri në certifikimin e rezultatit zgjedhor.

Presidenti i Parlamentit Evropian, z. Sassoli, në letrën dërguar Presidentes Osmani më 13 korrik e ka konfirmuar gatishmërinë e Parlamentit Evropian për të marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, si dhe fillimin e menjëhershëm të procedurave përgatitore për këtë proces.

Ndërkaq në letrën e z. Borrell, të datës 17 gusht, bëhet e ditur se pasi që Parlamenti Evropian t`i nominojë përfaqësuesit e vet, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së do ta emëroj Shefin e Misionit, i cili bashkë me ekipin e ekspertëve do të arrijnë në Republikën e Kosovës gjatë javëve në vijim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu