ARKIVI:
19 Maj 2024

Denoncimi ‘bombë’/ Adriana Kalaja: Rama i ka dhënë Serbisë dhe Rusisë Portin e Porto Romanos

Shkrime relevante

A është fundi i kohërave në duart e zbatuesve të Protokolleve të të Urtëve të  Zionit?

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Këto protokolle kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë një...

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

Fahri Dahri, studjues i çështje çame 80 vjet më parë, në trojet...

Për Marrëveshja e Konçulit të 20 majit 2001

Nga: Prof. Refik Hasani Marrëveshja e Konçulit (20 maj 2001-20 maj 2024) Më...

Shpërndaj

Avokatja e njohur, Adriana Kalaja akuzon kryeministrin Edi Rama se ka firmosur marrëveshje me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për t’i dhënë Serbisë dhe më tej Rusisë, akses të plotë në Portin e Porto Romanos. 

Në Çim Peka Live, Kalaja u shpreh se Porti i Porto Romanos është parashikuar të lidhet me një linjë hekurudhore me kosto 2.8 miliardë euro, e cila arrin do transportojë mallra në Beograd dhe nga aty në Moskë.

Porti i Durrësit, tha Kalaja, është shitur nga Edi Rama, ndërsa shtoi se dëmi nuk do të jetë vetëm për buxhetin e shtetit, por për historinë dhe identitetin e Durrësit.

Adriana Kalaja: Nuk do kemi më Portin e Durrësit, ky është problemi. Kemi të bëjmë me një veprim anti-shqiptar. Dhe nuk lidhet direkt me Portin e Durrësit, por me POrto Romanon. Dhe jo pa qëllim, me një strategji të mirëmenduar investimi ka filluar te Porto Romano, ka qenë landfill, ka bërë disa veprime ish-deputeti Alqi Bllako, ka një marrëveshje mes qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë, për t’i dhënë akses të plotë Serbisë në Porto Romano. Ajo që ka ndodhur në janar 2020, ka shitur Porto Romanon, ka shitur edhe Portin e Durrësit. Aksesi i Beogradit në Porto Romano do të bëjë që të gjithë mallrat sipas përpunimit që do të bëhen në Porto Romano, të shkojnë direkt nëpërmjet hekurudhës, që është me një vlerë edhe më të madhe se sa është shitur Porti i Durrësit, hekurudha është 2.8 miliardë euro dhe nga Beogradi hekurudha do të shkojë në Moskë. Marrëveshjet mes Ramës dhe Vuçiç kanë filluar që në 2019, pa nisur ende Ballkani i Hapur. Dhe e gjithë kjo aferë korruptive, përveçse është me një dëm shumë të madh për buxhetin e shtetit, por një veprim me një ndikim të jashtëzakonshëm në historinë dhe identitetin e Portit të Durrësit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu