DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit

Shkrime relevante

Maskat de Flamingo

Blerim Nika, Zvicër I ashtuquajturi “Revolucioni de Flamingo” është orkestrim i forcave...

Përplasja diplomatike me atasheun ushtarak të Serbisë

Gjenerali Serb Bozhidar Jankoviq, që ka bërë shumë masakra në Kosovë...

Deçani në zemër të mërgatës – libër, diplomaci dhe krenari kombëtare në Cyrih e St. Gallen

Islam Sadiki - St. Gallen ____ Promovimi i librit “Krimet serbe në Kosovë...

Klithma e një biri të Arbërisë për atdheun e tij

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Shqipëri, varrin tënd nuk do ta hapin! Klithma...

Muharrem Salihi: “Sot votova në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë, në vendlindjen time, për zgjedhjet parlamentare në Serbi”

Muharrem Salihu, Tupallë, Medvegjë ____ Te dashur miq, Sot votova në shkollën fillore “Zenel...

Shpërndaj

Reagim  27.01.2025

DnV: Incidenti në Skenderaj cenon garën zgjedhore dhe lirinë e grumbullimit

Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me incidentin e ndodhur në Skënderaj gjatë aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj për kryeministër, Albin Kurti, ku disa individë kanë përdorur mjete të forta dhe piroteknike, si dhe është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Të tilla akte janë një sulm ndaj lirisë së grumbullimit dhe shprehjes së lirë, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe pasigurie që bie në kundërshtim të plotë me parimet themelore të demokracisë.

Ne dënojmë çdo formë dhune, provokimi apo ndërhyrje në proceset demokratike, veçanërisht gjatë një periudhe kaq të ndjeshme të fushatës zgjedhore. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të angazhohen për një fushatë të qetë dhe dinjitoze, ku mbizotëron respekti dhe debati i argumentuar. Për këtë qëllim, theksojmë nevojën që subjektet politike të moderohen në gjuhën dhe tonin që përdorin, duke shmangur diskursin e ashpër që rrezikon të përshkallëzojë tensionet dhe të ndikojë negativisht te qytetarët dhe mbështetësit.

Ftojmë qytetarët, përfaqësuesit politikë dhe sidomos mbështetësit e tyre që të tregojnë maturi, respekt dhe përgjegjësi gjatë kësaj periudhe të rëndësishme, duke kontribuar në krijimin e një klime që promovon pjesëmarrje të lirë dhe paqësore.

Zgjedhjet e lira dhe të drejta, një fushatë e qetë dhe një garë e barabartë, janë themeli i një demokracie funksionale. Çdo akt dhune apo presioni dëmton këto vlera të përbashkëta dhe nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë demokratike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu