ARKIVI:
26 Prill 2026

E pashpjegueshme se si erdhi koha që “stomaku shqiptar të fryhet nga buka e serbit…”

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Ndoc Bushgjoka, Tropojë
Kujtesa e ndaluar…
Shkak për të cituar radhët e mëposhtme nga shkrimtari ynë i mirënjohur, u bë një dialog i rastësishëm, me një zonjushë kosovare të nderuar, (theksoj vërtet të nderuar).
Si e qysh erdhi koha që ne të varemi për tu ushqyer nga serbia, që stomaku shqiptar të fryhet nga buka e serbit, kjo është e pashpjegueshme.
Si e qysh, ne të ushqejmë mendjen dhe shpirtin me propagandën turke, është po ashtu e padëshifrueshme.
Në fund të fundit si u katandisëm në trungje pa kujtesë ?
Kujtesa nuk është as shovinizëm as racizëm.
Kompozitori dhe personaliteti i muzikës shqiptare Agim Krajka – ndjesë pastë atje ku është në parajsë, në një bisedë, pat theksuar:
– Nuk kam asgjë kundër jevgjitëve. I admiroj për jetën me këngë e valle, por ME KENGET TONA Ç’KANE !
Dhe ja një fragmenti i Kadaresë që desha të theksoj:
“Kronika shqiptare nuk jep në asnjë rast fushata dhune kundër romve. Doket shqiptare e ndalonin një gjë të tillë. Për ti thënë gjërat siç janë e jo në një ndriçim të trendafiltë, duhet sqaruar se ky ndalim, më tepër se një shënjë ndërgjegjësimi antiracist, ishte ai vetë pjellë e mendjemadhësisë raciste. Ashtu sikurse ishin të tilla shprehjet “turpnimi i pushkës”, ose cilësimi “pushkë e romit”.
“Ndërkohë për t’i çuar gjërat deri në fund, do të duhej të përmendeshin, dy raste të ushtrimit të dhunës prej romëve kundër “gaxhojve”, siç quheshin prej tyre të bardhët. Rasti i parë ndodhi në vitin 1997, gjatë kaosit, kur në Shqipërinë e mesme u krijuan disa banda romësh, shefi i njërës prej të cilave mbante nofkën “Mandela”, arrestuar më pas në Paris.
Rasti i dytë, më i rëndë, ndodhi më 1999, gjatë masakrave në Kosovë, kur romët u rreshtuan përkrah serbëve.”
“Do të mjaftonte vetëm kronika e përdhunimit, për të shtyrë harrimin një shekull më tej. … ushtritë e botës, nga mongolja e Xhengis Khanit, te nazistët e Hitlerit , do të përcaktoheshin si amatore në punë të përdhunimit, në krahasim me lemerinë ballkanase, ( lexo serbe). Përdhunim kolektiv vajzash dhe nusesh të reja përpara prindërve, burrave, vëllezërve dhe motrave. Qëllim i përcaktuar qartë: thyerje e plotë morale, që përtërihet vetvetiu në disa breza. Psikozë e ndërsjelltë atë – bir – nip – vëlla – motër – grua – bashkëshort – fis. Për të fikur te ushtarët çdo ndjenjë zbutje bëhet përhapja e gjëegjëzve vulgare të tipit: – Ç’ është femra shqiptare ? Prezervativ që përdoret vetëm një herë. Për të përdhosur përfundimisht viktimat dhe për të fshirë nga kujtesa e ushtarëve përdhunues çdo kujtim turbullues të këtij erotizmi funebër, ritualin e përdhunimit, e mbyll një rom.”
(Kadare “Mosmarrëveshja” – Faqe 219, 220, 221.)
Respekti ndaj të tjerëve është korrektësia ligjore.
Deviza – përpara ligjit jemi të barabartë ! Por mos më kërko të shuaj kujtesën. Kujtesa ime historike është gjerdani im i përgjakur. Ai gjerdan është mjerimi im i shkaktuar nga ti. Ti turk, ti serb, ti rom, etj, mos më kërko të hedh stolitë e mia të qendisura me gjak, lot e tragjedi të parrëfyera. As ju e as ata që me “naivitet” predikojnë “humanizëm”, “globalizëm”, “modernitet”, etj etj.
Jo deri këtu. Jo !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu