Ejup Maqedonci pranoi zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

Shkrime relevante

Dashuria e pathënë që jeton midis ëndrrës, dëshirës dhe mungesës, së poetës Lola Shehi

Kujtim Mateli, Tiranë Poezia “S’ta kam thënë” e poetes Lola Shehit, e...

Kur fëmijëve të dëshmorëve dhe familjeve të luftës u mohohet mundësia e barabartë për shkollim, ku mbetët drejtësia?

Majlinda Shala, Gjermani ____ SKANDAL QË NUK DUHET TË KALOJË NË HESHTJE!  ____ Sërish hapen...

Shteti i Dardanisë e vrau Arlinda Zekajn nga Vitomirica

Flori Bruqi, nga vendi i ngjarjës (Vitomiricë,26.10.2026) Me një letër drejtuar prokurores...

Ndryshimi politik në Serbi: Shpresë për një Ballkan të qetë apo vetëm ndërrim pushteti?

Arif Ejupi, Gjenevë Pa njohjen e së kaluarës, pa drejtësi për viktimat...

Shpërndaj

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Ministrit të Mbrojtjes, ku Ministri i deritashëm i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj i dorëzoi detyrën e tij Ministrit të ri të Mbrojtjes, z.Ejup Maqedonci. 

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, ish-Ministri Mehaj, i uroi shëndet dhe sukses në punë pasuesit të tij, Ministrit Maqedonci, duke u shprehur  i bindur se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do t’i avancojë më tutje, drejtë përmbushjes së plotë të aspiratave dhe misionit kushtetues dhe ligjor që kanë.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë ceremoni, Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci vlerësoi lart punën e deritashme, kontributin e të arriturat e Ministrisë gjatë kohës sa z.Mehaj ishte Ministër.

Forhåndsvisning av bilde

Ministri Maqedonci pohoi se do të angazhohet me përkushtim të plotë në vazhdimin e projekteve, thellimin e marrëdhënieve të mira me aleatët dhe partnerët tanë strategjikë, në përmbushje të objektivave dhe synimeve të Ministrisë, duke zhvilluar kështu një ushtri profesionale, bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu