ARKIVI:
16 Maj 2024

Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s me Drejtor të ri

Shkrime relevante

Turizmi eksperimental në politikë, arsim, kulturë dhe media po e rrezikon shtetësinë e Kosovës

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Popuj që njohin demokracinë, qytetarinë, rolin e ndërtimit...

Rrreth një ndeje me veteranin e arsimit, historianin, gjeografin Husein Habiboviq dhe për rrëfimet e tij për Masbjeshkën

Xhafer Leci Novi Pazar, 2023. Me 82 vjeçarin, Husein Habibović,veteran i arsimit,...

Shes “parcela të xhenetit” në Lagjen Marigona Hill…!

Shkruan e këndon : Lirim Patriot Gashi Rron Gjinovci, ti flet dhe...

Maqedonia e lashtë nuk ka folur greqisht

Prof. Pirro Prifti, Tiranë Tjetër element është të shkruash në greqishte por...

Librat e historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi, mund t’i shkarkoni gratis

(2) Jusuf Buxhovi - Faqja ime elektronike - gratis jusufbuxhovi.al... |...

Shpërndaj

Gjeneral Brigade Christian Nawrat (Ushtria Gjermane) e merr përsipër detyrën nga Drejtori në largim i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein (Ushtria Gjermane). 

Prishtinë (12 prill 2024) – Gjeneral Brigade Christian Nawrat merr përsipër detyrën e Drejtorit të Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s. Ai e merr përsipër këtë detyrë nga Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein, i cili e ka udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që nga muaji mars 2023.

Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein theksoi: “Kam pasur nderin t’a udhëheq Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s këtu në Kosovë. Ne kemi vazhduar të punojmë ngushtë me organizatat e sigurisë në Kosovë, dhe i falënderoj homologët tanë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe konstruktiv me mua dhe me Ekipin. Falë këtij ambienti të besimit dhe respektit të ndërsjellë, ne kemi arritur shumë vitin e kaluar, posaçërisht në mbështetjen e kontrollit më të madh civil dhe mbikëqyrjes demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Organizatat e sigurisë në Kosovë kanë demonstruar profesionalizëm dhe përkushtim të madh, i cili ka kontribuar pozitivisht në planifikimin emergjent të Kosovës. Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s do të vazhdojë t’i mbështesë ato, në përputhje me udhëzimet e Këshillit Veri-Atlantik të NATO-s.”

Drejtori i ri i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade Christian Nawrat i lavdëroi të arriturat e pararendësit të tij duke shpresuar që të vazhdojë në këtë drejtim: “Jam i privilegjuar t’i mbështes objektivat e NATO-s në Kosovë duke e udhëhequr Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s. Organizatat e sigurisë në Kosovë më kanë ofruar mikpritje të ngrohtë dhe unë e mirëpres angazhimin e ngushtë me këto institucione”, theksoi ai. Gjenerali Nawrat ka pasur karrierë mjaft të shquar në Forcat e Armatosura Gjermane, duke shërbyer në pozita të larta në Ministrinë Federale të Mbrojtjes në Gjermani, në Ushtrinë Gjermane, dhe në Shtabin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SHAPE).

Që nga muaji gusht 2016, Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s ka ofruar mbështetje për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë. Këtu përfshihen ndërtimi i kapaciteteve, koordinimi i edukimit dhe trajnimeve – duke përfshirë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës – në përputhje me mandatin fillestar civil emergjent të saj.

***

The NATO Advisory and Liaison Team has a new Director

Brigadier General Christian Nawrat (German Army) takes over from the outgoing Director of the NATO Advisory and Liaison Team, Brigadier General Ralf Hammerstein (German Army). 

Pristina (12 April 2024) – Brigadier General Christian Nawrat has assumed his duties as Director of the NATO Advisory and Liaison Team. He has taken over from Brigadier General Ralf Hammerstein, who led the NATO Advisory and Liaison Team (NALT), since March 2023.

Brigadier General Ralf Hammerstein said: “I have been honoured to lead the NATO Advisory and Liaison Team here in Kosovo. We have continued working closely with the security organisations in Kosovo, and I am grateful to our counterparts for their continued, constructive engagement with me and my team. Thanks to this environment of mutual trust and respect, we have achieved much in the last year, particularly in support of greater civilian control and democratic oversight over the Kosovo Security Force. The security organisations in Kosovo have demonstrated great professionalism and dedication, which positively contributed to Kosovo’s emergency planning. The NATO Advisory and Liaison Team will continue to support them, in accordance with guidance by NATO’s North Atlantic Council.”

The new Director of the NATO Advisory and Liaison Team, Brigadier General Christian Nawrat commended the achievements of his predecessor and expressed his hope to build on these: “I am privileged to support NATO’s objectives in Kosovo by leading the NATO Advisory and Liaison Team. I have been given a warm welcome by the security organisations in Kosovo and I look forward to working closely with them”, he said. General Nawrat has had a highly distinguished career in the German armed forces, having served in senior positions in the German Federal Ministry of Defence, the German Army, and Supreme Headquarters Allied Powers Europe (SHAPE).

Since August 2016, the NATO Advisory and Liaison Team has provided support to the further development of the security organisations in Kosovo. This includes capacity-building, education and training coordination – including for the Kosovo Security Force – in accordance with its original civil emergency mandate.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu