ARKIVI:
29 Prill 2024

Pse “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”, polemikë me teokratin Naim Tërnava

Shkrime relevante

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

Nga edlira.ruzi ___ TIRANË, 29 prill/ATSH/ GoEast Film Festival këtë vit pati një...

Laila Mirzo : “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë”

Laila Mirzo * ___ Ka muslimanë laikë apo apolitikë, por nuk ka islam...

Me Dritan Dragushen për luftën e Kosovës dhe për islamizimin e shqiptarëve përmes osmanizimit si akulturim

Për studimet mbi luftën e Kosovës, për islamizimin e shqiptarëve përmes...

“Prishtina me Gjergj Kastriotin”, manifestim i madh për ditëlindjen e kryeheroit me 6 Maj 2024

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më...

Fija e hollë e anëtarësimit në KiE

Florim Zeqa    Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy...

Shpërndaj

___
Edit Durhami ka shkruar: “Ndër shqiptarë shprehja “Kështu thot Kanuni” ka më tepër forcë se sa dhjetë porositë e Biblës. Mësimet e Islamit e të Krishterimit, ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t’i nënshtrohen Kanunit të Lekës”!
Kjo është aktuale, që nga Rilindja kombëtare shqiptare dhe përshfaqet gjithëmonë kur kombi është në rrezik nga agresioni i jashtëm apo i brendshëm!
Po si kuptohet nocioni FE dhe FEJA ?
Në kuptimin e ngushtë, te pjesa e religjioneve Abrahamike, ku lidhet Feja me besimin në një Zot dhe në një Profet, Teuratin me Musain (Mojsiun) te Ebrejët, Bibla dhe Isai(Jezusi) te të krishterët, Kurani dhe Muhamedi te muslimanët… po ky është koncept i ngushtë për FENË ! Kemi edhe fetë: Konfuçizmi, Budizmin dhe Hindizmin në Azi, që nuk lidhen me Besimin në një Zot dhe një Profet, por janë me norma etike e morale, që njihen si Fe dhe janë para judeiste, para kristiane e para muhamedane!
E njeta është edhe me kodin, etikën dhe normat morale të shqiptarve, që janë të përcjella nga lashtësia parakristiane e paraislame ndër shqiptar! Dhe kjo është ajo esenca e të quajturit Fe. Feja shqiptare lidhet me normat morale dhe etike nga koha Homerike dhe antike e zhvilluar më vonë në Kanunin e Lekës së Madh, Kanuni i Skendebeut dhe Lekë Dukagjinit, si tërsi e kodeve morale dhe etike edhe më të zhviluara se Konfuçizmi, Budizmi apo Hinduizmi në Azi dhe fetë Abrahmike në krejtë botën !
Koncepti apo nocioni FE dhe FEJA, te ne ka kuptimin e besimit në vlerat, normat etike e morale tonat, gjatë gjithë historisë!
Do të shtjellojmë rrjedhën nga BESIMI i shqiptarve që nga koha Homerike dhe me zhvillimin e Kanuneve të Lekës së Madhë, Skenderbeut dhe Lekë Dukagjinit !
Paraqitja e krishterimit dhe Islamit, shqiptaret nuk i gjenë pa fe, po i gjenë me norma dhe kode të forta morale, më të zhvilluara se te Krishterimi dhe Islami, që i kanë përballuar kohës deri në ditët e sotme !
Edit Durhami ka shkruar: “Ndër shqiptarë shprehja “Kështu thot Kanuni” ka më tepër forcë se sa dhjetë porositë e Biblës. Mësimet e Islamit e të Krishterimit, ligji i Sheriatit dhe i Kishës, të gjitha duhet t’i nënshtrohen Kanunit të Lekës”!
Kanuni si normë etike e besimit të shqiptarve, historikisht nuk bënë dallime të njeriut prej njeriut nga pamja e jashteme:
“I miri dhe i keqi,(këtu është fjala për pamjen e jashtme, i zi i bardh, i vogel i madh) kanë të njëjtin çmim. Del i miri prej të keqit, ashtu sikur i keqi prej të mirit, në kandar të vet secili peshon 400 dirhem. Shpirt për shpirt sepse dukjen e njeriut e ka falë Zoti. Nderin secili e ka për veti dhe nuk ka të drejtë askush t’i përzihet në të. “Dy gisht nderë, në lule t’ballin, na i ka falë i Madhi Zot”. ( KLD Libri i Tretë, Ndera vetjake, f.65.)
BESIMI ANTIRACIST I SHQIPTARVE !
Ky është fenomeni shqiptar me besimin antiracist! Vetëm te shqiptaret ishin njerz të barabart, nuk kishin skllevër! Shqiptarët janë shoqeria e parë në botë që kurr nuk ka pranuar skllevërinë dhe skllevërit! Kanë pas fat ata skllever që gjatë transportit ishin vendosur në Ulqin, Durrës apo vend tjetër shqiptar! Nga ai moment ata janë cilsuar njerz të lirë!!
SHQIPTARËT NUK ISHIN PAGAN, KUR KISHIN KODIN E JETËS PA SKLAVËRI DHE PA RACIZËM !
Nuk mund të interpretohet historia se shqiptarët para krishterimit ishin Pagan !
Një popull që kishte kode morale dhe etike më të larta se Konfuçizmi, Budizmi, Hinduizmi, Krishterimi dhe Islami !
Madje mud të quhen pagane disa rite të feve Abrahamike si flijimi i njerzve për të mira kolektive, djegja në turrë të druve e “shtrigave” dhe atyre që nuk besojnë Biblën, egzorcizmi (mbytja e djallit, ndjekja e djallit nga shpirti i njeriut- trajtimi i smundjeve psiqike), mbytja me gurë e jobesimtarve islam, prerja e gjymtyrve për delikte e kundërvajtje (për vjedhje) martesa në gjak (martesa me familjar) që te Fetë Abrahmike (Ibrahimit) është madje deri në ditët e sotme! Shqiptarët me kodin e tyre moral të Kanunit i kishin eliminue këto qysh në parahistori!
Një popull që nuk kishte sistemin skllavopronar dhe nuk kishte ndarje dhe persekutim racore ndërnjerzore. Një popull që kishte ligje për njeriun, që bota i aprovoj në vitin 1948 me Deklaratën për të drejtat e njeriut ! Një popull që kishte moralin, etikën dhe besimin në norma dhe kode anti sklaveri dhe anti raciste! Kur sklaverinë dhe racizmin i kanë pas në sherbim edhe Judeizmi, Krishterimi edhe Islami deri në shekullin e 19 , e në disa raste edhe më vonë !!
Prandaj fraza se shqiptaret ishin pagan para krishterimit është fyerje për shqiptarët, është fyerje për Besimin e tyre në vlerat njerzore univerzale që tejkalojnë Konfuçizmin, Budizmin, Hinduizmin, Judeizmin, Krishterimin dhe Islamin!!
Prof. Kazuhiko Yamamoto nga Japonia në për Kanunin tha: “Struktura etike e Kanunit, është forma më origjinale e etikës në shoqërinë njerëzore. Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte një mekanizëm i nevojëshëm i kohës. Ai është një vështrim dhe çasje mes strukturës etike të shoqërisë Homerike të zhvilluar në kanunore shqiptare”. Për këtë ai pohoj se ka bërë edhe studimin që titullohen: “Struktura Etike e Shoqërisë Homerike”.
Tradita homerike përmend krijimin e perëndive. Ekzistojnë dy mënyra kryesore në të cilat traditat homerike dhe hesiodike ndryshojnë.
Në Iliadën, epika e Homerit për Luftën e Trojës, Afërdita është vajza e Zeusit dhe Dionës. Në Librin V, Afërdita përshkruhet duke vrapuar te nëna e saj, Dione, pasi u plagos në betejë. Kjo përfaqëson një origjinë shumë të ndryshme për Afërditën, të cilën Hesiodi e përshkruan si të lindur nga shkuma e detit pas kastrimit të Uranit.
Tradita Hesiodike është versioni i Afërditës që ishte më i njohur dhe më i pranuar.
Ndoshta më e ndryshme është tradita homerike në lidhje me origjinën e perëndive.
Gjatë “Mashtrimit të Zeusit” në Librin XIV, Hera i referohet dy herë Oqeanit dhe Tifit si çifti fillestar në vend të Gaisë dhe Uranit. Sipas Teogonisë, Oqeani dhe Tifi ishin titanët që lindën hyjnitë e lumit dhe detit.
Këto dy referenca tregojnë një ndarje të madhe midis traditave Hesiodike dhe Homerike në lidhje me mitet e krijimit të lashte shqiptar.
Tradita e Oqeanit dhe Tifos, dy hyjnive të ujit, të përmendura brenda Iliadës mund të jenë një referencë për një mit të hershëm të krijimit të lashtë shqiptar, mitin e Eurynome. Në këtë mit krijimi, Eurynome dhe Ophion dolën nga kaosi dhe krijuan një vezë kozmike nga e cila u krijua bota dhe perënditë, mund të shihet si një vazhdim i këtij miti të krijimit të perendive.
COPEZA BESIMESH HOMERIKE QË JETOJNË DERI SOT NDËR NE SHQIPTARËT !
BESTYTNIA E TESHMËS!
* Penelopa thërret: “Sikur Uliksi (Odiseu) i ngrat te vinte njëherë, të prekte dhenë e t’ parve, sa shpejt me të birin do za zhdukte poshtërsinë”!.
Sa tha keto teshtiti Telemaku me sa fuqi që pat, shungëlloi pallati. Nënqeshi Penelopi e iu kthye Eumeut : “Ma sill këtu, pra, sa më parë të huajin; a s’sheh si im bir m’i teshtiti fjalët?”(Kënga e XVII, faqe 318)!
Ky besim ekziston edhe sot e kësaj dite te ne shqiptaret edhe te ata që nuk e kanë lexuar Homerin! Ende është shprehja “Teshmja ispat&deshmi”!
Pastaj në disa raste, Odhiseu përshkruhet si shqiponjë gjithëmon si simbol i respektuar!
“QEFINI I PËRMORTSHËM”
Deri në ditët e sotme njihet si pajë e nuses, pëlhura e bardhë për burrin, si e bënë Penelopa për Odiseun duke bërë atë pëlhurë bardhë si bora për “qefinin e
përmortshëm”… kjo ekziston deri sot e kësaj dite te vajzat kur shkojnë nuse në Rugovë, shalli i bardhe, që Homeri e quan “qefini i përmortshëm”!
GJAKMARRJA
– pastaj ” …turpi do t’na mbesë gjithëmonë, për faqe të zezë gjithëmonë ne do të përmendemi. Në qofte se s’marrim hak për fëmijët tanë, e për vëllezërit ç’kuptim ka jeta?” – ky kod i hakmarrjes që vetëm te ne jeton deri në gjeneratat tona! …
KUR TË VRET BUKA
Askund si te na nuk jeton besimi se “buka të vret”: “Nuk pati frikë katili perenditë, as nuk u tremb se do ta vriste buka qe i kishte shtruar mikut.”
Kjo bestytni si kod jeton me ne shqiptarët deri sot, ashtu si jeton kodi moral kur i huaj pranohet në strehë që merr të gjithë mbrojtjen e shtepisë!
Homeri përshkruan gjithëkund në ndeja dhe festime lahutar që ju kendojn trimave, tradita që jetojnë me ne deri në ditët e sotme!
Askund nuk gjenden kështu të theksuara kodet shqiptare si besa, nderi, hakmarrja e dhimbëshme, mbrojtja e njeriut kur e ke në strehë e shtepi, deri në kohën tonë vashat e nuset kanë pritur të fejuarit dhe burrat nga burgjet jugosllave mbi 20 vjet, të kënduarit e respektimi i luftëtarve të rënë, që Homeri i ka theksuar këtu e 2800 vjet më parë!
Rëndësia e Kanunit ka vlera të veçanta që duhet të studiohen mirë nga të gjithë ne .
Në Kanun nuk thuhet se vriten fëmijët as gratë për gjak!
Nuk thuhet se izolohen gratë as fëmijët për gjak!
Nuk thuhet se njeriu duhet ta vrasë njeriun për fjalë goje.
Nuk thuhet që kur ndodh një vrasje duhet me ba vrasje tjetër…
Por thuhet askush nuk ka të drejtë të ja marr jetën tjetrit, përveç ai Zot që ja ka fal jetën njeriut!
“Ai që ja derdh gjakun dikujt duke ja marrun jetën i ka borxh jetën e vet, gjykimit të pleqve, të fisit, të shoqnisë, të njërzisë…”(këto besime e norma morale janë përpara Bibëlës e Kuranit).
Vrasja e njeriut të qet në gjak!
Gjaku falet prej fisnikëve, prej njerëzve me njerëzi!
Trimi din me fal!
Por falja ndodh vetëm atëhere kur vrasësi me një përvujtësi pendimi të thellë para botës, njerëzisë, shoqnisë dhe fisit të viktimës, para pleqve që e pleqnojnë atë vrasje, din me u përul me rrespekt pendimi dhe kërkon falje burrnisht!
Atëhere falet gjaku!
Te shqipetarët nuk kanë guxuar kurr, asnjëherë të rrahin një burr apo grua publikisht, apo ta mbysin publikisht në emër të denimit nga feja! Nuk kishte as djegje të “shtrigave” në periudhën e inkuizicionit të krishter, e as dënime Islame mbytje me gur, apo prerje gjymtyrësh apo koke për të pabindurit të cilsuar si jobesimtar!
Asnjë mbytje me gur, si dënime sheriatike që aplikohet deri në ditët e sotme nga shoqëritë e Islamit arkaik !
Kanuni shqiptat nuk ka lejuar martesat e vajzave të mitura me forcë e detyrim, e nuk kanë pasë taditë të martojnë me shumë se një grua!
Te shqiptarët ishte kodi moral i besimit para kristian e para islamik, se nuk martohet qika e migjës, tezës, dajës, martesa në gjak (si traditat turko-arabe), po martesa ishte obligative jashtë fisit, cilsi kjo mbretërore e aristokracisë me moral të lartë!
Ardhja e krishterimit e ma vone e islamit, shqiptarët i gjenë me etikë dhe humanizëm të lartë, e Bibla e Kurani dhe besimi në një Zot, ishte vetëm një mëlmesë e vogël plus, apo pak kryp në ushqimin shpirtëror shqiptar shumë të civilizuar, madje shumë më të civilizuar se aplikuesit e Biblës dhe Kuranit!
Do të ishte mirë që ky Kanun të ishte aktual në shkollat tona: si lëndë obligative shkollore.
Kanuni është pjesë e prejardhjes tonë.
Kanuni është quajtur Kushtetuta e parë shqiptare.
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve dhe i tillë do të mbetet për të gjithë jetën.
KËTU E KA BURIMIN “FEJA E SHQIPTARVE ËSHTË SHQIPTARIA”!
1. Pashko Vasa qe nëpunës i konsullatës britanike në Shkodër, oficer kalorësie në Bolonjë, revolucionar i Risorgimento-s, nëpunës i Perandorisë Osmane dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
2. “O moj Shqypni” është poezi me 72 vargje e shkruar nga Pashko Vasa rreth vitit 1878–1880. Poezia është shkruar me dialekt të Shkodrës, e cila u publikua nga gjuhëtari çek Jan Urban Jarník. Poezia është shkruar gjatë themelimit të Lidhjes së Prizrenit. Vargu “Feja e shqiptarit është shqiptaria” ka qenë moto e Lidhjes së Prizrenit. Në kohët e sotme është moto e shumë organizatave nacionaliste shqiptare. Gjatë asamblesë më 1910, orkestra muzikore në Vlorë ka luajtur muzikë këtë poezi.
3. Më 1847 vajti në Itali, ku ziente lufta kryengritëse për liri, ai mori pjesë gjallërisht në radhët e forcave kryengritëse italiane. Në Bolonjë u caktua si oficer i Rojës Qytetare.
4. Më 1850 u punësua pa pagesë në Zyrën e Përkthimit të Sarajit Perandorak. Një vit më pas u emërua me rrogë nëpunës përkthimi në zyrën e shëndetësisë.
5. Së bashku me figura të tjera kombëtare në Stamboll, si Hoxhë Hasan Tahsini, Jani Vreto dhe Sami Frashëri, Pashko Vasa luajti rol në krijimin e një alfabeti të shqipes dhe, lidhur me këtë, botoi një broshurë 16 faqesh me titull «L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise». Ishte anëtar i Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip.
6. Ka punuar bashkë me Ismail Qemailin.
Më 1876 u caktua nëpunës për borxhet tek zyra e zv/valiut të vilajetit të Manastirit dhe në gusht të 1877 këshilltar i Vilajetit të Kosovës. Më 1878 u emërua komisar i Rodopeve, brenda vitit emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit dhe drejtor i zyrës së shtypit dhe botimeve. Në shtator të 1879 u emërua këshilltar i Vilajetit të Edernes, ku punonte edhe Ismail Qemali.
7. Vaso Pasha Shkodrani në 1882 u bë Guvernator i Përgjithshëm (Mutessarıf) i Libanit.
EDHE KUSH E KOMPROMITON SHQIPTARINË?
Janë ata që nuk e kuptojnë mesazhin: “Mos shikoni KISHA e XHAMIA… feja e shqiptarit eshte shqiptaria…” !
Tash njenin sy me mshel, mos me pa Xhamia, e tjetrin me qel me pa Kisha: e kompromiton idenë e shqiptarisë !
Me ik nga Xhamia e me shkue në Kishë: ato janë të njejta, kjo e kompromiton krejtë idenë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu