ARKIVI:
15 Qershor 2026

Familja Jashari nuk guxon të bëhet mburojë e marrëveshjeve të dëmshme

Shkrime relevante

Bojkoti i qytetarëve dhe vota e shqiptarëve për partitë serbe!

Florim Zeqa Zgjedhjet e 7 qershorit e nxorën në pah një paradoks...

Indoktrinim i çuditshëm, poezi nga Brahim Avdyli

Brahim (Ibish) AVDYLI Poezi INDOKTRIM I ÇUDITSHËM 1.   Kaherë më përcjellë hija e zbehtë e thënies...

Katastrofa Evropiane dhe Paqja e Vestfalisë !

Temsi Semi, Zvicër Përbëhet nga dy traktate paqeje të përfunduara më 24...

Dënimi i butë i Hysri Selimit zbulon misionin e rrezikshëm të BIA-s: islamizim dhe radikalizim i Kosovës

Basri Beka, Prishtinë Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me vetëm 6 vjet...

Në Kishën Katolike në Klinë u mbajt takim përkujtimor kushtuar meshtarit dhe atdhetarit Dom Kelmend Spaqi

Lekë Mrijaj, Klinë Sot, në Kishën Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë”...

Shpërndaj

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan 

  • Familja Jashari duhet të ketë kujdes të jashtëzakonshëm në këtë moment delikat për shtetin.

Të pranosh pozitën e Presidentit në kohën kur pritet të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit për Asociacionin, do të thotë të marrësh mbi supe një barrë historike, ndoshta më të rëndën pas shpalljes së pavarësisë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, me kompetenca substanciale, për shumëkënd nënkupton një formë autonomie brenda shtetit të Kosovës.

Dhe nëse ky proces finalizohet gjatë mandatit të një përfaqësuesi nga familja emblematike Jashari, atëherë rreziku i komprometimit historik është real.

Shtrohet një pyetje e thjeshtë: nëse personi që ishte zëvendëskryeministër dhe kryenegociator nuk pranoi të vazhdojë në të njëjtin pozicion, pse u tërhoq?

Pse nuk mori përgjegjësinë për marrëveshjet që vetë i negocioi?

A është kjo shenjë se barra është tepër e rëndë për t’u mbajtur politikisht?

Dyshimi është legjitim: a po përgatitet një skenar ku përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve të dëmshme do t’i bartet Presidentit dhe kryenegociatorit të ri?

A po mundohet Albin Kurti të “vrasë dy zogj me një gur”, të shpërndajë përgjegjësinë dhe të ruajë veten nga pasojat politike? Nëse dialogu i besohet Glauk Konjufcës, atëherë lind edhe një dimension tjetër: a është kjo një mënyrë për ta konsumuar politikisht një figurë që shihet si alternativë brenda spektrit të njëjtë politik?

Historia politike njeh shumë raste kur përgjegjësitë e vështira u janë deleguar të tjerëve për t’i “djegur” në momentin e zbatimit.

Familja Jashari është simbol i sakrificës dhe i qëndresës. Ajo nuk duhet të bëhet ombrellë politike e askujt, as të përdoret si mburojë morale për procese që ndajnë thellë opinionin publik. Emri i Jasharëve është mbi kalkulimet ditore politike.

Prandaj, shmangia nga këto kalkulime të rrezikshme do të ishte akt mençurie dhe ruajtje e pastërtisë historike.

Sepse disa beteja politike janë të përkohshme, por dëmi ndaj simbolit është i përhershëm.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu