ARKIVI:
18 Maj 2024

I huaji të dëmton po aq sa e lejon, ndërkaq i yti në besim të shkatërron

Shkrime relevante

Nuk po më dhimet “deka e sodit”, por pabesia e zotit…!

Gani I. Mehmeti Këto janë dy vargjet e fundit në këngën e...

Shënohet Dita Nd’erkombëtare e Muzeve

Nga: Rezart Ekmekçiu TIRANË, 18 maj /ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e...

Vjosa Osmani në Bullgari me ftesën speciale në ngjarjen e Clinton Global Initiative të ish-sekretares amerikane Hillary Clinton

Me ftesë të ish-Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, Presidentja Osmani,...

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

Shpërndaj

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
A ka mundësi Kosova të shpëtojë nga kompromisi i dhimbshëm ?
Ka pasur mundësi, jo vetëm të shpëtojë, por sikur Qeveritë e pasluftës të kishin qenë kombëtare, atdhetare, profesionale, të vëmendshme, serioze, të ndershme, transparente, të përkushtuara, të ndërgjegjshme, të përgjegjshme dhe llogaridhenëse për të mirën e përgjithshme, sa kanë qenë të përkushtuara për të mirën personale, familjarë, farefisnore, klienteliste dhe partiake, Kosova sot do të ishte një Izrael i dytë në botë për nga fuqia e mendjes, pronës, ekonomisë, financave, punësimit dhe armatimit.
Sepse ” dija është fuqi “, ndërkaq “padituria është dobësi”.
Në fakt përfaqësuesit e popullit tonë në pushtet në dy dekadat e fundit, nuk është që ishin të pa ditur, jo, jo, ishin shumë të ditur, por për mbrapsht.
Ngaqë iu vërsulen shtetit qysh në embrion si ujku deles për t’ia ngrënë mishin, thyer skeletin dhe pirë gjakun.
Në fakt jo vetëm shtetit por edhe njëri tjetrit për karrigë, duke vrarë e linçuar vazhdimisht kundërshtarë politikë, e duke e shndërruar gjyqësorin në ombrellë të krimit, në vend se në sqarues, zbardhues dhe veprues të drejtë, të paanshëm dhe të pakompromistë.
Prandaj e krijuan një shtet të varur nga tatimet, taksat, doganat, importi dhe oligarkët e pacipë.
Një shtet që nuk prodhon asgjë përpos avullit të gojës në dimër dhe fjalëve që i merr era në verë.
Një shtet që prodhon terroristë për eksport të cilët shpëtimin e Sirisë, Irakut dhe Palestinës e kanë sport.
Një shtet me një tenderim dhe privatizim tepër mafioz, ku vidhet edhe në tenderët e përmendoreve të dëshmorëve.
Një shtet të maskuar me asfalt dhe fasada të mira, prapa se cilave jetojnë shumë njerëz të varfër, të cilët mezi mbahen në jetë nga ndihmat e mergates dhe Halil Kastratit, prandaj mbretëron qetësia e rrejshme sociale dhe nuk shpërthen pakënaqësia sepse shqiptari kur ka dru, mish, vaj dhe miell për dimër, për atdheun dhe shtetin as që i plas trapi.
Përkundrazi, ndihet krenar dhe bëhet arrogant e kapadai, si Komesar Gjarpëri dhe Komandant Trapi.
Një shtet me një diplomaci të shndërruar në pushimore të pushtetarëve dhe të afërmve të tyre, e herë pas herë edhe në Shtëpi Publike e Cirk Politik, që mirëmbahet nga paratë e taksapaguesve.
Një shtet me një kleprokraci kriminale, kuislinge, mendjemadhe dhe të dhunshme që më popullin e saj sillej si një diktator, e më bashkëbiseduesit serbë në Bruksel si një nxënës që nënshkruan çkado që i bjen në dorë.
Një shtet ku nuk janë të sigurta prej plaçkës as depot e barërave, as thesari, as rezervat, e as minierat.
Një shtet ku shiten diplomat në kiosk si gazeta, prandaj e kanë vlerën më të vogël se të kondomit, sepse përveç që nuk e mbrojnë askënd nga sëmundjet ngjitëse, nuk e mbrojnë as nga injoranca.
Kanë thënë të moshuarit ktyneherit : Çka ta bën vetvetja s’ta bën askush”.
Kjo thënie e përshkruan gjendjen në të cilën jemi më mirë se asnjë tjetër.
Mirëpo kjo është e kaluara që nuk mund të kthehet prapa.
Çka na pret në të ardhmen?
Nuk varet ma aq shumë prej nesh sa pas vitit 2008, mirëpo kjo nuk do të thotë që jemi të pashpresë.
Për hir të së kaluarës së dhimbshme duhet t’i kalojmë hendeqet dhe ngjeshim radhët si kurrë më parë dhe të dëshmojmë që jemi megjithatë njerëz me dinjitet dhe jo vetëm shqiptarë loparë.
Prandaj jo vetëm që s’duhet të thehemi, dorëzohemi dhe ligshtohemi, por duhet ta potencojmë gjithmonë faktin që jemi viktima, të cilat nuk kërkojnë mëshirë, por drejtësi dhe barazi.
Sepse jetojmë në vendin tonë,, të cilin nuk e kemi ngarkuar mbi shpinë të gomarit për ta bartur nga Karpatet deri në Ballkan, por këtu kemi lindur dhe jetuar, qysh nga dita e parë e krijimit të botës, prandaj ardhcaket çak edhe nëpër stadiumet e futbollit na kanë quajtur indianë.
Sepse jemi një popull autokton dhe paqedashës ushtria e të cilit jo vetëm që nuk e ka sulmuar kurrë asnjë popull dhe shtet fqinjë, por nuk ka arritur madje ta shpëtojë as popullin e saj nga gjenocidi, aq që ka qenë e dobët.
E ju që na keni çliruar dhe ndihmuar për ta themeluar shtetin tonë këto gjëra duhet t’i keni parasysh, përndryshe do ta lëpini atë që e keni pështyrë dhe do të dëshmohen si tepër të pafytyrë.
Çuditërisht pushtetarët tanë të deridjeshëm dhe opozitarët e tanishëm në vend se të turpërohen për përformancen e tyre janë shndërruar në rriçëra helmues dhe vdekjeprurës si ata të Malishevës.
Sepse janë të vetëdijshëm që nëse i respektojnë rregullat normale të lojës vetëm kur të shpallet Malisheva Kryeqytet i Kosovës do të jenë sërish të denjë për pushtet.
Prandaj janë në panik se deri atëherë do u kalojë afati dhe do të bëhen rahmetullah si Jasir Arafati.
E meqenëse është kështu, më parë do ta rikthenin Autonominë e suprimuar të vitit 1974 nga Millosheviqi, sesa ta shihnin Albinin në pushtet, “Allahi boft Rahmet”.
Aq shumë që janë tradhtarë, zullumçarë, lakmitarë dhe të uritur për para e pushtet.
Si duket Isa Mustafa që është një Rahmetullah për së gjalli, ende ua mban të gjallë frymën e Rrahman Morines burrit të Bratisllava shkines.
Dhe nuk mjaftohet me kaq, por e shpërndan si dikur helmin e tradhtisë në Qeverinë Zenjullahu, kur u nda veç prej bashkpunëtorëve shqiptarë, me të kuptuar që vetëm shkijet e Millosheviqit mund ta shpëtojnë nga Kuluvallahu.
Sepse një frikacak si Isa, për të cilin shërimi i komplekseve nga shëmtia natyrore është gjithçka, aspak nuk e ka dert, nëse çmimin për shpëtimin e tij nga vdekja politike e paguajnë të tjerët “krejt dhe drejtë”.
Ndeja e Kleptokratëve dështakë me Edi Ramen si duket u ka krijuar atyre sërish iluzione se do të ndodh një mrekulli.
Një mrekulli që do ta zinte sërish Albinin përfundi, dhe do t’ua mundësonte atyre për t’i hipur me shkelma mbi.
Një mrekulli që do t’ua hapte rrugën dështakëve kronik për t’i hipur krejtë, shpejtë dhe drejtë si pas një revolucioni sipër, mirëpo kjo do të ndodh vetëm kur të shndërrohet Shkupi në Dibër.
Sikur ta shihte Opozita jonë videoklipin e Biljana Srbljanoviçit dhe intervistën time më Nikola Sandulovic a thu do t’i vinte turp nga vetvetja?
A thu do të dëshironte të mbahej akoma në jetë, më kaq shumë poshtërsi në gjene, botkuptime, synime dhe gepek.
Pasha ni Zot nuk jam i sigurt, sepse e di që shumica e opozitarëve i kanë kromozomet e ftohta si granit dhe të tharta si jogurt.
Opozita jonë po mundohet ta fusë Albin Kurtin tinëzisht në listën e zezë të SHBA-ve, sepse si duket ende nuk e ka kuptuar që ka mbetur pa Grenelin, tregtarin me toka të huaja dhe pederin.
Deshiron ta fusë Albinin në Listen e Zezë të SHBA-ve, me ndihmën e “Listës së Zezë Serbe”, me të cilën është vëllezëruar prej kohës kur Hashim Thaçi me direktivën kriminelit Vuçiq e ka krijuar.
E unë i them opozitës mos luaj me zjarr, se ky popull dakikin s’ta falë.
Së pari të zvogëlon sa një arrë e pastaj të fut për se gjalli në varr.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu