ARKIVI:
12 Qershor 2026

Idealizmi ekonomik i Ibrahim Kelmendit

Shkrime relevante

Ne Shqiperi nuk po protestohet per flamingo, por për keqeverisje denigruese!

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Protestat në Shqipëri, në gjykimin tim,...

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Shpërndaj

Prof. Bajram Binaku, Pejë
____
* Reagim ndaj reagimit të tij në murin e Ali Ramaj
Do të dëshiroja qe atdhetari, veprimtari e shoku im Ibrahim Kelmendi, të mos ndodhej në pozita ku e pavërteta paraqitet si e vertetë nga ai, mos të ndodhet si propagandues e tupanxhi i njerëzve, qe e zhvatën, vodhën, dëmtuan e shkatërruan jo vetem Kosovën po edhe ardhmërinë, jo vetem të nipave po edhe të shumë brezave qe vijnë.
Braha thotë se deri me 2008 Agjencionin e mirëbesimit e ka udhëheqë UNMIKU. A në shkrimin e tij vet e pohon se paska intervenue për shokun e tij nga Tetova tek Ahmet Shala dhe disa të tjerë, qe shoku i tij ta fitojë një tokë e cila perfshinte qindra hektarë e infrastrukturë!
Do ta pyesja shokun Brahë:
Përse shkove tek shoket qe të intervenosh? Ku e gjete bash Ahmet Shalën qe ishte, drejtor i AKM-së e nuk shkove të ndërkombëtarët?
Po të mos ishte drejtor a do të intervenoje të Ahmeti?
Ibrahim Kelmendi e quan Gjigantin “Ramis Sadiku”,BVI? Thotë se u privatizia për 4.5 milion, thot se u prodhuan kacia e kazma. E ke rritë shumën 100%, Brahë, pas privatizimit ka prodhue vetem mekanizëm për heqjen e borës! Kjo ishte një truk i pronarit, për të cilin kohëve të fundit Ti, po i bie tupanit. Qellimi ishte, mashtrimi i punëtorëve, për të mos bërë rezistencë!E verteta është se u privatizua me ndihmën e Besim Beqajt, madje me korrupcion, duke i ndihmuar edhe “harambashat”tuaj!
Pa pikë njohurishë flet për privatizimin e fabrikës se birrës. Ajo vetem paga mujpre ndante 300000 euro në muaj, mbante 520 punëtorë, u privatizua në emër të punëtorëve e aksionet i morën 4 “harambashë”!
Privatizimi ishte i kurdisur me ndihmën e “harambashëve”tuaj!
Sot ata janë milionerë. Para privatizimit kishin blerë një fabrikë si hekurinë nga republika srbska dhe e kishin fryrë çmimin për dhjetra herë. Kishin shitur për xhepat e tyre, gjithë prodhimin e elbit qe kishin pranuar nga kooperantet, madje pa u regjistruar exporti, në kufi me Shqipërinë.
A e din ti apo e din e nuk po don me u prishë me “harambasha”, se nuk ka pasë privatizim në Kosovë po plaçkitje e ti thua as koqet nuk mundë kush t’ua luaj këtyre! Mo Brahe, se je gabim pak më shumë seq je i rëndë! Tek e fundit është gjynah të luash në llogari të kurrizit të atyre, qe pësuan nga ky privatizim ogurzi!
Me respekt Bajram Binaku!
Ibrahim Kelmendi

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. A bon qe ju te gjithe postpatriota te mos e permendni Ibrahim Kelmendin e tu je nxjer nga konteksti te tere Veprimtarise te tij, qe ju Postpatriota as nuk e dini e as nuk e kuptoni cka eshte ai, cka ka ba ai dhe si jeton sot ai, si ndihet ai, Ibrahim Kelmendi. Ngo ti kete zotriun qe nuk thellohet ne personalitetin e Ibrahim Kelmendit e cili, Ibrahim Kelmendi, nuk ka mujt te imagjinon se eksistojne asi njerez e qe rreth tij ne vitet e para te veprimtarise te tij, si dhe ne Gjeneve 1990, e ku te gjithe ishin si krijesa nga shpela e Platonit, derisa ai i mledhi me qinda mija shqipetaret ne protesta qe e zgjuan Europen per ceshtje shqipetare e para selise ke Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve. I njejti ai Ibrahim Kelmendi i pruni ata nxenes te helmuar nga Kosove, i pruni ne Zvicer dhe Gjermani te mjekohen. I njejti ai Ibrahim Kelmendi qe nuk mujti i as ne anderr te parashikonte se keta hijena rreth tij, e hija e hijes te tij, nuk e kane zemren cfare ai e ka. I ka besu shokve, nuk ka shku me paramendim te mosbesimit ndaj tyre. Sepse e ka shpirtin e pastert. I ka ndihmu tonve. E qe ata u benen kapitalista qe e shkatruan Kosoven, nuk mujten me duru pastertin dhe madhshti cfare e ka Ibrahim Kelmendi i cili nuk kerkoj asgje per vehte. Asgje. I cili i qoj nga gjumi shqipetaret kur ishin servila te CK SKJ. I cili ishte nder tre kryesor te UCK-se dhe ne cilin dhe gjermanet e cmojne. I cili, Ibrahim Kelmendi, mori ne shpind te tij baren e shume shqipetarve dhe i ndihmonte. I cili ne manire te Krishtit e mer edhe masandaj baren e shqipetarve ne shpin te vet. I cili ndeshkohet per Vepra Patritoke qe i beri per kombin. NDESHKOHET PER VEPRA NJERZORE DHE PATRIOTE NDAJ KOMBIT SHQIPETAR! I cili ndeshkohet dhe me vrasje te vllaut per vepra patriotike dhe per refuzim te te koruptuarit. Nuk munden hijenat me duru pastertine dhe GUXIM te Ibrahim Kelmendit. Dhe fillojne te e gjujne nga gjitha armet. MJERANA!!! A i ka ra nder mend dikujt me u pyt si jeton Ibrahim Kelmendi? Si ndihet? Por JO, qyqana po gjujne ne te kur serbet e leshuan Kosoven e qe ishte dhe Vepra dhe Veprimi i Ibrahim Kelmendit. Vetem hero i vdekun eshte hero, apo? Se kur eshte i gjalle i pengon tjerve sepse shifen ne ate si ne Pasqyre te Dyfisht, shofin mjerimin e tyne dhe qyqanllekin e vet. Mjerana STERMJERANA!!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu