Ideja për “korrigjim të kufinjve”, ka qenë ide serbomadhe

Shkrime relevante

Kur feja zëvendëson kombin, mendime të Maki Maqedonci Canollit

Bekim Jashari me Halil Kastratin...Athua pse me ketë veshje...? KUR FEJA ZËVENDËSON...

Lufta hybride e Federatës Ruse ndaj vendeve perëndimore dhe NATO-s

ESTONI: Prodhuesi estone i armëve Milrem Robotics po tregon një nga...

Tirana “zien”, por Shqipëria pa solidaritet rrezikon të mbetet peng i Edi Ramës!

Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; Protestat s’e rrëzojnë Ramën, nëse...

Rasti i Arlinda Zekajt – Ku fillon dhe ku përfundon përgjegjësia institucionale?

Saranda Ademi, Zvicër ____ Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt ka ngritur me të...

Shpërndaj

Shkrimtari nacionalist serb, Dobrica Qosiq

Msc Belisar Jezerci, historian

IDEJA PËR REVIDIM TË KUFIJVE ISHTE IDE SERBE!
Dëshmitë e para për revidim të kufijve jep Borisav Joviq, ish president i Jugosllavisë.
Sipas Joviqit, më 11 shtator 1990 u takua zyrtarisht me akademikun Dobrica Çosiç. Takimi zgjati dy orë. U diskutua rreth programeve të zgjidhjes strategjike të çështjeve të rëndësishme nacionale serbe.
Që të dy ishin dakorduar se Kosova nuk mund të ruhet më… Do të jetë shumë reale që serbët të kufizohen me shqiptarët, me kusht që ta ruajmë qymyrin dhe disa monumente tona të shenjta (Graçanicën dhe Gazimestanin), për realizimin e këtyre qëllimeve duhet bërë një plan të fshehtë të cilin do ta kishim aktivizuar në një moment të duhur (të përshtatshëm politik).
Borisav Joviq
V Ë M E N D J E !
Propozimi i Thaçit për KORRIGJIM të kufijve, nuk është asgjë tjetër, veçse kopjim i programit serb të ish dy presidentëve serb,
Borisav Joviq dhe Dobrica Çosiç!.
Ky PLAN-PROGRAM për KORRIGJIM , REVIDIM apo SHKËMBIM TERRITORESH kishte për qëllim zhdukjen e shtetit të Kosovës nga harta historike-gjeografike dhe destabilizimin e Ballkanit…
Akademiku Rexhep Qosja ishte për “përkufizimin etnik” në mes të Kosovës dhe Serbisë, por nuk kishte as ushtri e as polici pas vetës! Ish-Presidenti Ibrahim Rugova e kundërshtonte secilën formë të “korrigjimit” të tillë të kufinjve, i vetëdijshëm se secila formë e tillë shpije në zhbërjen territoriale të Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu