ARKIVI:
18 Qershor 2026

Jeta me shumë gra e “profetit”, do ta kishte nxitur babain, gjyshin, stërgjyshin, që ta braktiste fenë islame

Shkrime relevante

Kur ndërgjegja vlen më shumë se disiplina partiake

Nga Frank Shkreli ________ “Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni...

Gazi Amerikan, Kosova dhe keqinterpretimet gjeopolitike

Nga Agim Vuniqi, Vashington ____ Në debatin publik është përsëritur shpesh pretendimi se...

Autoritetet e Shkupit godasin grupin e dyshuar ekstremist – islamist

Shkupi nën alarm: Autoritetet godasin grupin e dyshuar ekstremist Publikuar 20:10 17...

Sipas Fadil Malokut, profesorit të sociologjisë nga Prishtina, po i hapet rruga bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

“Hapet rruga për bashkimin Kosovë-Shqipëri me trojet”- Maloku: Trekëndëshi që po...

Shpërndaj

Nga Zekerija Idrizi, Berlin – Shkup
____
Po ta kishin ditur babai, gjyshi dhe stërgjyshi jetën bashkëshortore me shumë gra të profetit Muhamed, moti do kishin braktisur fenë islame, ata do të ishin paganë, agnostikë o të krishterë.

-Në Kur’an qartazi dokumentohet dashuria e profetit Muhamed me vajzën e hallës së tij Zejnepen, grua e djalit të tij të birësuar, Zejdit:

“Mbaje gruan dhe druaju Allahut. Ti fshihje në veten tënde atë që Allahu do shfaqte dhe u frikësoheshe njerëzve, ndërsa Allahu e meriton më shumë t’i frikësohesh.” (Surah el-Ahzab 33, 37).

Profetin e fascinoi/magjepsi bukuria e Zejnepes dhe u dashurua në të. Dashurinë e tij e dekonspiroi/zbuloi vetë Zoti. Rrjedhimisht, Zejdi u shkurorëzua me Zejnepen dhe atë e martoi profeti.

-Martesa e profetit me vajzën minorene Aishen në moshën e saj 11 vjeçare ndërkohë që ai ishte në moshë 54 vjeçare, thyen çdo tabu e kufi kanunore e zakonore. Mentalitet i shpifur tipik beduinesk, shkretiror.

Pikërisht këtë kohë profeti Muhamed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra të tjera skllave. Çuditërisht, islami e ndalon prostitucionin ndërkohë që e legalizon poligaminë-martesën me shumë gra dhe e legjitimon jetën e lirë seksuale me gra skllave/robëresha.

Shumica dërrmuese e shokëve të profetit ishin poligamikë dhe të martuar me kusherirat e afërme: me vajzat e axhës, të tezes e të dajës. Vetë profeti ia dha për grua vajzën e tij Fatimenë djalit të xhaxhait Aliut, sepse këtë ia lejonte Allahu me Kur’an!

Ne shqiptarët, ndonëse myslimanë, falë Zotit dhe kulturës sonë të pastër kombëtare nuk martohemi me kusherirat, vajzat e farefisit dhe të fisit sipas zakoneve tona kanunore kombëtare. Kjo për arsye se tek ne konsiderohet turp i madh, krim dhe incest familjar.

Shih absurdin, imamët turqë e arabë krenohen që janë të martuar me kusherirat e tyre, po kështu dhe arabët, turqit dhe popujt tjerë lindorë.

Kohët e fundit, disa hoxhallarë maskarenjë e tradhtarë anti-shqiptarë propagojnë në predikimet e tyre martesat me kusherirat. Në këtë drejtim prijnë hoxhallarët anti-shqiptarë: Sadulla Bajrami nga Kumanova dhe Omer Bajrami nga Shkupi.

Po t’i kishin ditur këto mësime islamike stërgjyshërit tanë shqiptarë, ata, pa dilemë, qysh në fillim do të kishin braktisur islamin dhe do të kishin mbajtur me fanatizëm krishtërimin: katolicizmin dhe ortodoksizmin.

Im Zot, na ruaj nga mendësia dhe (pseudo)kultura mesjetare turko-arabe! Zot na ruaj nga pisllëqet beduineske të shkretirës, që të ruajmë integritetin dhe pastërtinë tonë familjare sipas zakoneve tona kombëtare!

Ashtu qoftë!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu