ARKIVI:
31 Maj 2026

Kalvari i djalit të familjes fisnike strugane Emirzade – Ohri, Edip Ohrit, i birësuari i Qazim bej Qemal Vlorës, djalit të Ismail Qemalit

Shkrime relevante

AAK-ja përballë sfidave të reja

Ramiz Tafilaj, Houston-Texas Në politikën kosovare ka pak parti që kanë kaluar...

Një vështrim kritik mbi katër poezi të poetit Kujtim Mateli

Nga: Delo Isufi Duke lexuar vargjet e poetit Kujtim Mateli, nuk ka...

Kalvari i djalit të familjes fisnike strugane Emirzade – Ohri, Edip Ohrit, i birësuari i Qazim bej Qemal Vlorës, djalit të Ismail Qemalit

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh  NE 100 VJETORIN E LINDJES   Kalvari i djalit të familjes...

Deri kur do të abstenoj nga votimi në zgjedhjet nacionale në Republikën e Kosovës

Lekë Mrijaj, Klinë Derisa të mos ndryshohet ligji në drejtim të zonave...

Sonderfall Albanien…

Ibrahim Kelmendi, Gjermani  SONDERFALL ALBANIEN... ____ Në vitin 1980 e kam lexuar librin...

Shpërndaj

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh 

NE 100 VJETORIN E LINDJES  

Kalvari i djalit të familjes fisnike strugane Emirzade –Ohri, i birësuari i Qazim bej Qemal Vlorës, djalit të Ismail Qemalit. 

EDIP OHRI – AVIATORI I DIPLOMUAR NË RUSI E KINË QË U ARRESTUA DITËN E LINDJES SË DIKTATORIT HOXHA  

  • Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit të padrejtë, në burgun e Burrelit është i njohur nga bashkëvuajtësit për burrërinë dhe për pathyeshmërinë e treguar. Ai kishte cilësi të larta njerëzore, ndershmëri, sinqeritet, mirënjohje ndaj të tjerëve, përkushtim të patundur ndaj Atdheut  

Ndonëse njihej si legjenda e aviacionit ushtarak shqiptar, në kulmin e karrierës, Edip Ohri u dënua si pjesë e grupit të “puçistëve” të Ushtrisë që do të përmbysnin pushtetin popullor. Ndërkaq, prej vitit 1974 – Edip Ohri ishte zgjedhur edhe deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, ndërsa në moshën 49-vjeçare, në kulmin e sukseseve e të arritjeve në punë, u lirua nga detyra për t’u arrestuar vetëm pak kohë më vonë, në ditën e lindjes së Enver Hoxhës me akuzën se donte të rrëzonte pushtetin popullor me anën e terrorit. 

U arrestua më 16 tetor 1980 me akuzën absurde për përgatitjen e një grushti shteti ushtarak dhe dhe propagandë antishtetërore. Pas disa muaj hetimi, Edip Ohri, së bashku me gjashtë oficerë të tjerë del në gjyq. Në janar të vitit 1981, dënohet me 14 vjet burg, dënim i kryer fillimisht në Ballsh në Zejmen. Në vitin 1985, dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit ku qëndron deri sa lirohet si rezultat i amnistisë së 29 nëntorit 1989. 

Në Burgun e Burrelit, Edip Ohri ishte me kategorinë e  “armiqve të partisë dhe të pushtetit”: gjenerallejtënant, Heroi i Popullit, Rahman Parllaku; gjenerallejtënant dhe Hero i Popullit, Muhamet Prodani; gjenerallejtënant dhe Heroi i Popullit, Sadik Bekteshi; gjenerallejtënant Arif Hasko; gjenerallejtënant Vaskë Gjino; gjeneralmajor Gjin Marku; gjeneralmajor Abaz Fejzo; gjeneralmajor Halim Ramohito; gjenerallejtënant Mihallq Ziçishti, ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Kiço Ngjela; ministër i Bujqësisë Maqo Como ministër i Jashtëm Nesti Nase; Fadil Paçrami sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën; Todi Lubonja kryeredaktor i “Zërit të Popullit” dhe drejtor i Televizionit Shqiptar; Gjergj Titani, ish-shef i Shtabit të Korpusit; Spartak Ngjela e Fatos Lubonja; Lipe Nashi, drejtor i Përgjithshëm i Naftës; Xhavid Qesja, ish-komisar i Br XXII S; Bardhyl Belishova; Skënder dhe Bashkim Shehu; kolonel Elhami Hado, nënkolonel Shaban Reçi etj. 

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit të padrejtë, në burgun e Burrelit është i njohur dhe për pathyeshmërinë e treguar. Ai kishte cilësi të larta njerëzore, ndershmëri, sinqeritet, mirënjohje ndaj të tjerëve, përkushtim të patundur ndaj Atdheut.  

EDIP OHRI, PINJOLL I FAMILJES SË ISMAIL QEMAL BEJ VLORËS  

Ish-komandanti i Aviacionit të Shqipërisë, kolonel Edip Ohri, ka lindur në Strugë në dekadën e parë të muajit janar të vitit 1926, por që zyrtarisht si ditëlindje e tij njihet data 8 maj 1926, ndërsa gati tërë jetën deri në vdekje e kaloi në Tiranë. 

Është pjesëtar-fëmijë i familjes fisnike strugane Emirzade – Ohri, e pastaj fëmijë i birësuar i Qazim bej Qemal Vlorës, djalit të Ismail Qemal bej Vlorës. 

Ushtaraku i karrierës, Edip Ohri, shumë herët mbetet pa babanë, Inajet Murat Emirzade – që më pas do të ndryshojë mbiemrin në Ohri- bashkë me dy motrat e tija, Edibenë dhe Hyrmeten dhe vëllain, Dashamirin, në vitet kur babai i tij, Inajet bej Ohri, ishte emëruar kryetar i komunës Shën Vlash të Durrësit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Edip Ohri pa hezitim iu bashkëngjit formacioneve luftarake të LANÇ-së, duke dëshmuar shpirtin e tij liridashës dhe antiokupatorial ndaj tokave shqiptare. Këtë veti, këtë karakteristikë nuk e posedonte vetëm Edipi, por edhe fëmijët tjerë të Inajet Ohrit, Edibeja, Hyrmetja dhe Dashamiri, që vërteton brumosjen e tyre për ta dashur atdheun dhe popullin e tyre të lirë. 

Shkollimin fillor e ka fillua në Strugë, ndërsa më pastaj atë e ka vazhduar në Shqipëri, duke qenë edhe normalist i Normales së famshme të Elbasanit, për të vazhduar studimet në shumë Akademi ushtarake të aviacionit. 

Nga ajo që ishte fëmijë i familjes fisnike Emirzade – Ohri, e pastaj fëmijë i birësuar i Qazim bej Qemalit, djalit të Ismail Qemal bej Vlorës, nuk ka përfituar asgjë, posikur që nuk kanë përfituar as familjarët e tjerë të Ismail Qemal bej Vlorës. Shumëkush në Tiranë, as nga më të afërmit, nuk kanë ditur deri para sa kohe, se është fëmijë të birësuar i Qazim bej Qemal Vlorës mbase nga modestia. Mirëpo, rëndësi ka ajo që vetë Edipi vazhdimisht e ka thënë: se Qazim beu, i ka brumosur dhe i ka edukuar që ta duan popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Këtë amanet Edip Ohri ia ka çuar në vend plotësisht. Vajzat e tij shembullore,  Mirjana dhe Arjana, si dhe mbesa Kleida Hadëri ndjehen krenare për veprën e lavdishme të babait e gjyshit të tyre.  

92 VJET JETË, 92 VJET HISTORI PËR EDIP OHRIN  

Nëntëdhjetedy vjet jetë, 92 vjet histori për Edip Ohrin sepse nga Normalja e Elbasanit, ai është pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacional Çlirimtare bashkë me të vëllain Dashamirin dhe motrat, Edibenë dhe Hyrmeten. Pas luftës, pas çlirimit të Shqipërisë, Edip Ohri i kushtohet profesionit të ushtarakut, aviacionit, duke u bërë edhe komandant i Forcave Ajrore të Ushtrisë Shqiptare, për t’u shndërruar në “Legjendën e aviacionit shqiptar”, kolos prej ushtaraku, intelektual, patrioti dhe figure madhore shqiptare. 

Pa dyshim se një nga kolosët që ka dhënë Struga, ose fushëgropa e Strugës e Ohrit, krahas emrave të shquar si Hamdi bej Ohri, Zyhdi Ohri, Dr. Myrteza Ali Struga, Dervish Hima, Mustafa Baroti,  Nuri Sojliu, Dr.Ibrahim Temo, kësaj liste i duhet shtuar edhe emri i Edip Ohrit, për meritat e tij që ka për Shqipërinë, për shqiptarinë në përgjithësi e bashkë me këtë natyrisht edhe për Strugën. 

Ai, me personalitetin e tij, me karakterin, punën, sjelljen, përkushtimin, qëndrimin, vlerësimin e drejtë, vuajtjet, përjetimet gjatë jetës dhe karrierës së tij, kurrë nuk ka bërë asnjë veprim që do ta relativizonte Shqipërinë, shqiptarinë dhe Strugën, por gjithmonë ka qenë ballëlartë dhe krenar për Strugën. 

Edip Ohri,me jetën, punën, veprimtarinë, përkushtimin, profesionalizmin, patriotizmin, nacionalizmin, vuajtjet, përjetimet e shumëllojshme, nuk e nderoi vetëm emrin dhe veten e tij, por nderoi dhe madhëroi e nderoi emrin e familjes Ohri, madhëroi e nderoi emrin e familjes së Ismail Qemal bej Vlora, madhëroi e nderoi Strugën dhe popullin strugan, madhëroi dhe nderoi Shqipërinë, madhëroi dhe nderoi shqiptarinë. 

Edip Ohri mbetet një ndër emrat e përveçëm të figurave madhore shqiptare, mbetet kolos në kujtesën e pashlyeshme të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. 

Kur është fjala për vendlindjen e tij, për Strugën, Edip Ohri, ky kolos, sa herë që ka folur për jetën, veprën, arritjet dhe natyrisht edhe për vuajtjet e tija vazhdimisht përsëriste se ndjehej krenar për Strugën dhe popullin e Strugës. Vazhdimisht ai shprehej se: “Kurrë gjatë jetës punës dhe karrierës sime e tonën, nuk kamë bërë dhe nuk kemi bërë asnjë veprim që do ta relativizonte dhe do ta turpëronte Strugën, por gjithmonë kam qenë dhe kemi qenë ballëlartë dhe krenar për Strugën. Më kanë akuzuar pse kam lindur dhe pse kemi lindur në Strugë, por vazhdimisht kam qenë dhe kemi qenë krenar për Strugën. Jam dhe jemi të lindur në Strugë, dhe Struga është vendlindja jonë, me të cilën gjithmonë pra jemi krenuar. Gjithmonë e kemi nderuar e lartësuar Strugën. Kemi qenë dhe jemi krenar. Kurrë, as në momentet më të vështira kur më kanë akuzuar pse kam lindur në Strugë, nuk e kam turpëruar Strugën por e kam madhëruar e lartësuar”.  

4000 ORË FLUTURIME, PA E NDËRPRERË ASNJËHERË PUNËN DREJTUESE SI KOMANDANT  

Edip Ohri ishte një pilot i madh. Nuk kishte mjet ajror në Shqipëri, me të cilin nuk kishte fluturuar; me avionët luftarakë me helikë të tipit JAK dhe PO, me avionin bombardues, me avionët gjuajtës me helikë, me avionët reaktivë MIG-15, MIG-17, me supersonikun MIG-19; me helikopterët MI-1 e MI-, si dhe me avionët e transportit. Ai realizoi rreth 4000 orë fluturime, pa e ndërprerë asnjëherë punën drejtuese si komandant. 

Në vitet që ai drejtoi Aviacionin Luftarak Shqiptar datohen të gjithë rikonstruksionet dhe ndërtimet e mëdha të infrastrukturës së kësaj arme si, në Aerodromin e Kuçovës në Heliodromin e Farkës, në Aerodromin e Rinasit, në Fushën e Pishë-oros, më Aerodromin e Gjadrit etj. 

Në funksionin e komandantit, Edipi e ka përfaqësuar Aviacionin Luftarak Shqiptar si ekspert ushtarak në organizmat e Traktatit të Varshavës dhe më pas në Republikën Popullore të Kinës. Ai ka qenë pjesëtar i delegacioneve shtetërore e ushtarake që janë takuar me Hrushovin në ish-BS, me Komandantin e Traktatit të Varshavës, me Çu En Lain e Mao Ce Dunin në Kinë, etj. 

Edip Ohri ishte dhe një prind shembullor. Gjatë gjithë jetës së tij, me gjithë kalvarin e vuajtjeve u dhuroi bashkëshortes e dy vajzave që ishin dhe janë krenaria e gëzimi i tij, duke dëshmuar kujdesin e dashurinë e babait të tyre, ndaj fëmijëve. Ai ishte prind, mësues dhe edukator, që i rriti dhe edukoi ato me ndershmërinë dhe besnikërinë e patundur ndaj popullit e Atdheut tonë të dashur. Ai u dha atyre forcë, pathyeshmëri e krenari. 

Ndonëse ndonjë kalemxhi i paguar s’ngurron të përbaltë personalitetin e ish-ushtarakut me kontribut të çmuar gjatë LANÇ dhe në krijimin e modernizimin e Ushtrisë Shqiptare, duke sajuar “urdhra” të tij për të sulmuar Jugun e Shqipërisë në vitin e mbrapshtë ‘97, ndërkohë që ishte në vitet e pensionit të pleqërisë, Edip Ohri njihet si figura më e shquar e Aviacionit Luftarak shqiptar, por edhe si një nga ushtarakët më në zë të Ushtrisë. Përgjigjja më e saktë për këta shpifarakë është monografia “Edip Ohri, legjenda e aviacionit”, e autorit të mirënjohur Agustin Z. Gjinaj. Nuk mund të mohohet fakti që koloneli në pension e përjetoi me dhimbje revolucionin bolshevik të ‘97-tës, por pas kalvarit në burgjet e diktaturës ai i qe përkushtuar totalisht familjes dhe Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL), si sekretar i përgjithshëm i saj për afro dy dekada, derisa ndërroi jetë para gjashtë vitesh (më 21 shkurt 2017) në moshën92-vjeçare. Siç shkruan autori Ginjaj:  “Ai ishte një pilot i madh që fluturoi me të gjiothë tipat e avionëve, ndërkohë që mbi 20 vite ka qenë komandant i Armës së Aviacionit”.  

“DEKORATA E ARTË E SHQIPONJËS” PËR EDIP OHRIN  

Me merita të veçanta drejtuese, profesionalizëm të lartë, vizion e perspektivë, Edip Ohri luajti rolin vendimtar si strateg i aviacionit në krijimin e zhvillimin e kësaj arme, që nga krijimi i Repartit të Parë të Aviacionit në Laprakë e më pas regjimentet luftarake të Rinasit, Kuçovës, Farkës, Shkollës së Aviacionit, Uzinës së Aviacionit e deri Regjimenti i Gjadrit, duke pajisur Shqipërinë me 200 aeroplan. Gjatë karierës së tij ushtarake, si pilot i Aviacionit të Shqipërisë, ka fluturua me avionët e parë P-2, P-9, Jak-16, helikopterët Mi-1, Mi-4, Ill-14, Ill28 në Mig-ët 15,17,19,21. Aviacioni shqiptar, deri në vitet 1980 mund të konsiderohej i barabartë me fqinjët në teknike e eksploatim, sepse ai kishte një uzinë moderne, punonte me karburantin e prodhuar në vend, kishte një shkollë aviacioni bashkëkohore, infrastrukturë e aerodrome të standardeve të larta, vendkomandë qendrore moderne e mbështetur me mjete navigimi e drejtimi modern, (deri radarë PLL-35 për drejtimin e Aviacionit Luftarak), helikopterë, aeroplanë të transportit AN-2, Ill14, si për fluturimet në kondita të thjeshta meteorologjike, të vështira, natën, por edhe të raketave moderne tokë-ajër SAM-2 dhe artilerisë së shumtë kundërajrore.  

Gjeneral Rrahman Parllaku – “Hero i Popullit dhe Nderi i kombit”, në vlerësim të figurës së Edip Ohrit është shprehur se: “Shteti shqiptar duhet t’i jetë mirënjohës pafundësisht Edip Ohrit për largpamësinë dhe organizimin që tregoi si Komandant i Aviacionit Luftarak, duke planifikuar, organizuar, realizuar dhe tërhequr në kohë ndihmat kineze për motorë e pjesë këmbimi për avionë, në atë masë, saqë ky aviacion nuk pati nevojë të harxhonte asnjë dollar, rubla apo valutë edhe për 30 vite të tjera, pas largimit të tij nga detyra. Si sekretar i përgjithshëm i OBVL-së, Edip Ohri, për 15 vite ka dhënë një kontribut të shquar për organizimin dhe konsolidimin e strukturave të kësaj organizate”. 

Pikërisht për këtë emër e kontribut të vyer, ish-Presidenti i RSH, Bujar Nishani, i ka korduar Edip Ohrit “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu