ARKIVI:
11 Qershor 2026

Kërkesa për t’i “dhënë diçka Serbisë” është kërkesë për të kënaqur ata që kryen gjenocid në Kosovë

Shkrime relevante

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Tre burra iu bashkuan Shtetit Islamik, planifikuan vrasjen masive të forcave speciale amerikane

Shteti Islamik, foto ilustrues. Burimi: Wikimedia. Njëri nga të dyshuarit, Bereen...

Prizreni nderon Lidhjen Shqiptare: Pas 148 vitesh, fryma e bashkimit kombëtar mbetet e gjallë!

Në ceremoninë qendrore morën pjesë edhe përfaqësues nga Sanxhaku dhe Ulqini,...

Shpërndaj

                                                                                                                          Aleksandar Vuçiqit, Ivica Daçiqit, Aleksandar Vulinit dhe të gjithë atyre që mendojnë si ata, u themi se që nga okupimi i Kosovës nga Serbia, populli shqiptar i Kosovës KA DHËNË:

– Qindra mijëra viktima shqiptare gjatë realizimit të spastrimit etnik të territoreve të Sanxhakut të Nishit dhe të Kosovës Verilindore.

– Dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë dhe qindra mijëra të tjerë të dëbuar për në Turqi në periudhën pas luftërave botërore;

Vetëm gjatë luftës 1998-1999, kur u zbatua politika e gjenocidit të shtetit serb mbi popullin shqiptar, KOSOVA KA DHËNË:

– 1392 fëmijë të vrarë;

– 1739 gra të vrara;

– Mbi 10 mijë civilë tjerë të vrarë të të gjitha moshave dhe të dy gjinive;

– Mbi 20 mijë gra të përdhunuara seksualisht;

– Mbi 1 milion njerëz të dëbuar me qëllim të spastrimit etnik të Kosovës;

– Shkatërrimin e 100589 shtëpive të shqiptarëve;

– Shkatërrimin e 358 objekteve shkollore shqipe;

– Shkatërrimin e 30 shtëpive kulturore shqiptare;

– Shkatërrimin e 93 bibliotekave në vendbanimet shqiptare;

– Shkatërrimin e 123 institucioneve shëndetësore;

– Shkatërrimin e 220 objekteve të kultit fetar (215 xhami, teqe, tyrbe dhe 5 kisha katolike).

Për pavarësinë e vet, Kosova ka dhënë shumë gjak dhe sakrifica dhe nuk ka çka jep asgjë më shumë. Përkundrazi, në kontekst të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore:

– Serbia DUHET TË JEP LLOGARI PËR GJENOCIDIN QË KREU NË KOSOVË!

– Serbia duhet t’i jep drejtësisë ndërkombëtare tërësinë e njerëzve të zinxhirit që kreu këtë gjenocid;

– Serbia duhet të ndriçojë fatin e mbi 1600 njerëzve që janë zhdukur gjatë procesit të fshehjes së gjurmëve të gjenocidit;

Prandaj, kërkesa për t’i “dhënë diçka Serbisë” që të na njohë pavarësinë e shtetit tonë, që shpesh ambalazhohet “si kompromis që Kosova duhet të bëjë”,  është kërkesë për të kënaqur ata që kryen gjenocid në Kosovë.

Aleksandar Vuçiqit, Ivica Daçiqit, Aleksandar Vulinit dhe të gjithë atyre që mendojnë si ta, qofshin në Kosovë apo gjetiu, u themi se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është çështje politike, që varet edhe nga vullneti i saj. Ndërsa pranimi i krimit të gjenocidit në Kosovë është çështje e drejtësisë dhe duhet t’i imponohet Serbisë!

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”

Kryetar

Bardhyl Mahmuti

Gjenevë, më 24 qershor 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu