ARKIVI:
27 Prill 2024

Kujtojmë Prekë Calin e Malësisë së Madhe, pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, 25 Mars, 1945

Shkrime relevante

Më 24 prill të vitit 1924, 100 vjet më parë, vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në Llugaxhi

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  ___ Sot më rrëmbyen emocionet, më tradhtuan lotët dhe...

Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit

Nga Frank Shkreli Javën që kaloi, Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet...

Mbi romanin “Paraardhësit”, të autorit Muharrem Blakaj

Recensë Nëse e konceptojmë si një triptik të temës shumë të rëndësishme...

“Po regjistrohen si musliman pa i pyetur fare”- Organizatat ankohen për regjistrimet nga ASK-ja

https://www.youtube.com/watch?si=QdoaVNZz80yZCbE2&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0Bl3ZTe0s2WfhXwdNkKlBfyRbGy1qVbhzdAvaBdOIdDVckjS-nticOM4I_aem_AdNBqZfh7wsXYLNCShRif-Kgff6PZLPtUJsQQUiNCg39NmvYujnjhpXYXreerFHnHHBwqpd4tRt-HG4AwnTqCOCw&v=9gqCKJaSH1U&feature=youtu.be

Shpërndaj

Nga FrankShkreli

Prekë Calin, bashkëpunëtor i qeverisë së Fan Nolit, Prekë Calin e internuar në Gjirokastër nga Ahmet Zogu dhe Prekë Calin e pushkatuar nga regjimi barbar komunist Hoxha-Shehu. Përkujtojmë Prekë Calin, të cilit as varri nuk i dihet. Preka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 mars, 1945, krah për krah, me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje.

Vasel Shkreli, shqiptaro-amerikani me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe me këngën kushtuar Trimit të Kelmendit, Prekë CaliVasel Shkreli -- PREK CALI (youtube.com)
Vasel Shkreli, shqiptaro-amerikani me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe me këngën kushtuar Trimit të Kelmendit, Prekë Cali Vasel Shkreli — PREK CALI (youtube.com)

“O ti kangtari i kangve kreshnike,

merre lahutën tashti njiherë.

Na i thuej trimnitë e doket fisnike,

na i kujto të parët se e kishin për nder:

Deken m’e ba sikurë me le

Të huajve nën thunder mos me iu nënshtrue” –

Ndoc Vulaj, Lufta e Kelmendit, botuar në 1999 nga Shtëpia Botuese, “Gjergj Fishta”

Në këtë ditë kujtohet Kreshniku trim i Malësisë së Madhe, nderohet dhe përkujtohet Heroi trupmadh, me një forcë të jashtzakonshme atdhetare dhe morale, kreshniku i maleve tona, burrin e shquar për trimëri, për vepra heroike dhe fisnikëri – Prekë Calin – ‘Nderi i Kombit’. Prekë Calin, të parin e Kelmendit, i cili bashkë me malsorët gjatë gjithë jetës së vet luftoi në mbrojtje të Atdheut. Fillimisht, kundër perandorisë osmane, pastaj kundërshtoi zgjerimin djallëzor territorial të Malit të Zi, në kurriz të trojeve shqiptare, ndërsa ka mbrojtur në përgjithësi integritetin territorial të Shqipërisë në takimet me komisione evropiane. Dhe, në fund të jetës së tij, ka kundërshtuar me vendosmëri instalimin e komunizmit sllavo-aziatik të Enver Hoxhës në Shqipëri – përpjekjet për të cilën edhe është pushkatuar në këtë ditë, 79-vite më parë. Kujtojmë Prekë Calin, bashkëpunëtor i qeverisë së Fan Nolit, Prekë Calin e internuar në Gjirokastër nga Ahmet Zogu dhe Prekë Calin e pushkatuar nga regjimi barbar komunist Hoxha-Shehu. Përkujtojmë Prekë Calin, të cilit as varri nuk i dihet.  “Vërtetë, jam malësor pa shkollë, por jam SHQIPTAR”, citohet të ketë deklaruar Preka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 Mars, 1945, krah për krah, me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje.

Ky është Prekë Cali “Prijsi i Popullit”, “Piramida e kufirit shqiptar”, “Kreshniku i Vermoshit” dhe i krejt Malcisë së Madhe dhe mbarë Shqipërisë.

“Vërtetë, jam malësor pa shkollë, por jam SHQIPTAR”, citohet të ketë deklaruar Preka në gjyqin komunist në Shkodër, që e dënoi atë me vdekje me 25 Mars, 1945, krah për krah, me Dom Ndre Zadejën dhe 14 anti-komunistë të tjerë malësorë, pasi i torturuan dhe i munduan deri në vdekje.


Sot, përkujtojmë Prekë Calin, Malësorin dhe Shqiptarin e madh, i cili për vite me rradhë luftoi dhe kundërshtoi synimet e armiqve të Kombit shqiptar si edhe vendimet e padrejta të kancelarive të Evropës, në dëm të Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare.

Përkujtojmë Prekë Calin, mbrojtësin e kufijve të vendit dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë dhe trojeve shqiptare nga kthetrat e synimeve grabitqare të shovinistëve sllavë.

Përkujtojmë Prekë Calin e Selcës së Kelmendit, bartësin e traditave dhe virtyteve më të shenjta të malësorit e të shqiptarit: të atdhedashurisë, nderit e burrënisë, të mik-pritjes e bujarisë, gjithmonë sy-patrembur ndaj armikut.
Përkujtojmë Prekë Calin, i cili gjithë jetën ia kushtoi, jo vetëm, mbrojtjes së integritetit tokësor të Shqipërisë, por edhe lirisë e demokracisë, dhe i cili sakrifikoi edhe jetën duke kundërshtuar vendosjen e komunizmit ndërkombëtar në Shqipëri.

Harresa e vrasjeve të patriotëve shqiptarë si Prekë Cali nga regjimi komunist enverist dhe anashkalimi i tyre zyrtar nga historiografia shqiptare duhet të shqetësojë ndërgjegjen e çdo shqiptari. Në vend të harresës do duhej të përkujtojmë Prekë Calin, atdhetarin dhe anti-komunistin, i cili para se të pushkatohej nga regjimi i Enver Hoxhës, pyetjes së Mehmet Shehut se pse nuk bëhej me komunistët shqiptarë, se ashtu do ta mbyllte historinë e tij me shkronja ari – Prekë Cali është përgjigjur: “Zotëni, faji bie mbi ju, se ju u bëtë aleatë me anmikun tonë shekullor, Serbinë”.

Prandaj, sot le të përkujtojmë Prekë Calin e Malësisë së madhe, për bindjen e tij se komunizmi ishte gjëja më e keqe që po i kërcënohej Shqipërisë dhe i cili me burrat me të njohur të Kelmendit dhe të Malësisë së Madhe i bëri një qëndresë të fortë këtij sistemi sllavo-aziatik – i huaj për shqiptarët për nga historia dhe identiteti — sllavo-aziatik me prejardhje, kriminal në shpirt për nga natyra e morali, një regjim që iu imponua shqiptarëve nga armiqtë më të përbetuar të Kombit.

Prandaj, sot le të përkujtojmë Prekë Calin e Malësisë së madhe, për bindjen e tij se komunizmi ishte gjëja më e keqe që po i kërcënohej Shqipërisë dhe i cili me burrat më të njohur të Kelmendit dhe të Malësisë së Madhe i bëri një qëndresë të fortë këtij sistemi sllavo-aziatik – i huaj për shqiptarët për nga historia dhe identiteti — sllavo-aziatik me prejardhje, kriminale në shpirt për nga natyra e morali, një regjim që iu imponua shqiptarëve nga armiqtë më të përbetuar të Kombit.

Përkujtojmë Prekë Calin, i cili para se t’i rrëxohej trupi i tij vigan nga plumbat e mitralozit të komunistëve të Enver Hoxhës, bërtiti me zërin e fuqishëm të malësorit: “Rrnoft Shqipënia, Rrnoft populli shqiptar. Herët ose vonë, Shqipënia do të fitojë”.

Përkujtojmë pra, Prekë Calin – edhe si simbol i gjakut të derdhur në shenjë nderimi e respekti edhe për bashkëluftëtarët e tij, disa prej të cilëve u pushkatuan gjithashtu në të njëjtën ditë me të, si edhe për mijëra martirë nacionalistë anti-komunistë, anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, të burgosur e të internuar për pothuaj një gjysëm shekulli komunizëm.

Prandaj edhe njëherë le të shënojmë kujtimin e këtij burri të madh duke shpresuar që, më në fund, të peshohet mirë dhe me të drejtë e Vërteta Historike, e cila është aty për t’u zbuluar dhe, vetëm asaj t’i jepet arsyeja. Ashtuqë, heronjve si Prekë Cali, përfundimisht, t’u kthehet lavdia, nderi dhe vendi që u takon në historinë e Kombit shqiptar patriotëve të vërtetë siç është Prek Cali.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Prekë Calit. Nder e lavdi, veprës dhe qëndresës së tij anti-sllave dhe anti-komuniste, në shekuj!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu