ARKIVI:
12 Qershor 2026

“Kur njeriu e zë në gojë djallin, ai vjen me vrap”, thotë populli

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë

Populli ynë ka nje fjalë të urtë: “KUR NJERIU E ZË NË GOJË DJALLIN, AI VJEN ME VRAP.” Kështu ndodhi edhe me Partinë Demokratike dhe me zotërinjtë Sali Berisha e Lulzim Basha.

Në Korrikun e vitit 2013, kur Berisha Kryeministër uzurpoi godinën e SHQUP-it, duke vendosur atje selinë e PD-së, (sigurisht, me justifikimin edhe të ish-Presidentit Nishan), u justifikua duke thënë: “Kjo godinë është kthyer vetëm në shtëpi përcjelljeje për të vdekurit, për asgjë tjetër.”

Dhe pas gati 9 vjetësh, çuditërisht, ndodhi ajo sikundër shprehet populli: “Kur njeriu e zë në gojë djallin, ai vjen me vrap.” Z.Berisha përmendi vdekjen (Djallin), dhe Djalli erdhi. Dhe ja, Djalli përcolli nga ajo godinë të “vdekurit” politikë Berisha, Basha dhe vetë PD-në(!) Kjo tregon se fjalët e urta popullore kanë dalë nga ndodhitë reale; gjë që duhet besuar se Djalli ekziston. Por do të na kundërshtoi dikush e do të na thotë, se po të ishte e vërtetë se Djalli ekziston, ai nuk do të ishte vonuar 9 vjetë. Mirëpo, edhe ky kundërshtim nuk qëndron, për faktin, se Djalli e ka parë veten të tepërt këtu në Shqipëria, ngaqë ne jemi bërë të gjithë si ai.

Ja një fakt tjetër që e vërteton këtë që shpreha. Para disa ditësh Kryministri Rama dhe Ministri i drejtësisë Manja njoftuan Reformën e re në Gjyqësor. Sipas kësaj Reforme, nga 12 Gjykata Apeli që ka Shqipëria, do të kemi vetëm në 1 (një) Gjykatë Apeli.

Dhe përparësinë e kësaj reforme gjyqësore e shprehu në mënyrën më lakonike vetë Ministri, duke thënë: “Me këtë reform gjykimet do të jenë më të shpejta dhe më cilësorë”. Të tillë tautologji edhe vetë Djalli druhet ta përdorë. Këto fakte vërtetojnë edhe më mire se, si PS-ja edhe PD-ja për program kanë PRINCIN e Makiavelit.

Dhe këto programe, a jemi ne, djajtë e tjerë që i votojmë?

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Sikur te ishte ashtu sic e pershkruan z.Goxhaj problemi i godines se djeshme ,te SHQUP – pit me ate te sotmen ,godine e PD punet do te ishin krejt ndryshe.Ajo ndertese e marre me 2013 ishte godine e ushtrise ,e oficereve pra shteterore.Toka eshte e zaptuar nga qeveria e diktatures pas 1944 dhe pse nuk i eshte bere demshperblimi pronareve pas viteve 1992 eshte problemi e faji kryesor. Tash pse ka heshtje per gati 30 vjet prap tjeter teme.Problemi i te ‘vdekurve ‘ dhe i ‘ djallit ‘ nuk eshte sic e shtroni ju dhe pergjigja ime eshte e tepert por te shikoni me vemendje ngjarjet e 8 janarit ne vidio te transmetuara live.Ju merreni me ‘tapine’ e godines dhe jo me aktoret qe luajten filmin qe nxiu nje parti nga vete antaret e saj. Se nuk kishim pushtim nga fqinjet qe antare te partise apo deputete te blindonin ate godine.Ky eshte problemi dhe jo tapija.Se po qe se ju apo te tjere shtrojne problemin e tapise momenti eshte jashte kohe dhe nuk cek problemin aktual.Do te ishte mire qe pasardhesit e pronareve te sqarojne kerkesat tyre e cfare kane bo gjate ketyreve viteve per te marre pronen e vjedhur nga diktatoret komuniste e qeverite post komuniste.Dihet se keto pronare para 5, 6 viteve kane rene dakort qe aty te ngrihet pallat shumekatesh ose kulla sic quhen.Pra ‘djallin ‘ dhe te ‘vdekurit ‘ t’i ringjallnit atehere para 5 ,6 vjetesh apo kur e zurpoi Berisha do te kuptohej c’ka shkruani por jo sot ,ne kete moment.Dhe pse Berishen apo Bashen i shihni si kufoma ( i dyti me vetvrasjen u kthye ne kufome ) prap mos u merrni me nje tapi te vdekur me 1944, me 1992, me 2013 ,e sot.Ajo me kullat do te mbyllet plotsisht Dhe tragjedi – komedija e 8 janarit si do te mbyllet.?

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu