ARKIVI:
12 Qershor 2026

Leslie’s (1916) / 200.000 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë vdekur nga uria — Nisma e amerikanit për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë

Shkrime relevante

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen e Deçanit – dega në Mitrovicë dhe veprimtarinë qytetare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Një lajm i gëzueshëm për Lëvizjen...

Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit 2008, kur shkelet Akti i Helsinkit, historia ndryshon drejtimin

Agim Vuniqi, Vashington Nga autonomia e vitit 1974 te Pavarësia e vitit...

Mendime për lirinë dhe demokracinë 1999 – 2026

Fotoja është e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë Nga: Besim...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Korrik 2025

Leslie’s (1916) / 200.000 gra dhe fëmijë shqiptarë kanë vdekur nga uria — Nisma e amerikanit për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë

Burimi : Leslie’s, 2 nëntor 1916, faqe n°18

Gazeta javore amerikane “Leslie’s” ka botuar, me 2 nëntor 1916, në faqen n°18, një shkrim asokohe rreth gjendjes së mjerueshme të bashkëkombasve tanë dhe apelit për t’u ardhur në ndihmë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mijëra shqiptarë po vdesin nga uria

Burimi : Leslie’s, 2 nëntor 1916, faqe n°18

Burimi : Leslie’s, 2 nëntor 1916, faqe n°18

Mbi rrënojat e djegura të Luftës së fundit Ballkanike, diplomatët e Evropës krijuan një shtet të ri — Shqipërinë. Revolucioni shpërtheu shpejt, froni i paqëndrueshëm u lëkund dhe ra dhe pastaj, me luftën e tyre të tmerrshme në duar, ndërtuesit e Shqipërisë lanë që vepra e tyre e brishtë në Adriatik të zhdukej. Populli i Shqipërisë po vdes me mijëra për shkak të mungesës së nevojave më të thjeshta të jetës, — 200.000 gra dhe fëmijë kanë vdekur nga uria.

William Willard Howard ka marrë përsipër detyrën e shpëtimit të këtij shteti jetim dhe që po vdes duke iu drejtuar “fair-play-it” amerikan. 

Tragjedia e Shqipërisë — thotë zoti Howard — është se një komb po vdes nga uria, ndërsa populli i Shteteve të Bashkuara, i ngarkuar me dhurata për pjesën tjetër të Evropës dhe për Turqinë, kalon anash saj. 

A është e drejtë — a është njerëzore — që gratë dhe fëmijët e pafajshëm të Shqipërisë, të cilët nuk i kanë bërë kurrë keq askujt, të shkelen me këmbë dhe të lihen të vdesin, në një kohë kur të gjithë të tjerët janë të ushqyer ? 

A është ky fair-play amerikan ? 

Pasi u kam bërë thirrje veshëve të shurdhër të shtresave të larta, tani po u drejtohem njerëzve të zakonshëm, burrave dhe grave me mirëbesim të cilët nuk do ta linin një qen të ngordhte nga uria, pavarësisht nga raca e tij. Dua të kthehem në Shqipëri me një varkë të mbushur me furnizime. Kam rezervuar një anije  një anije të re amerikane, të sapo lëshuar në det dhe të pajisur për në det. Anija është gati dhe po pret. 

Disa njujorkezë të shquar, kryesisht klerikë dhe redaktorë gazetash, do të marrin pjesë në një apel për një dërgesë ndihme për anijen. Arkëtari i caktuar për të marrë donacionet është kleriku Frederick Lynch, Doktor i Teologjisë, redaktor i Christian Work dhe sekretar i Unionit të Paqes së Kishës Carnegie. Donacionet e çdo shume  nga çmimi i një buke e lart  mund të dërgohen në Fondin e Ndihmës për Ballkanin, 70 Fifth Avenue, New York. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu