ARKIVI:
12 Qershor 2026

Mërgimtari Xhemë Hoti ka një dëshirë që një rrugë në fshat ta mbajë emrin e tij

Shkrime relevante

Protestat: Mbrojtje e mjedisit apo fushatë e huaj për destabilizim?

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë Nga një vështrim kritik mbi protestat e...

Jemi popull i fragmentuar nga kufijtë, nga partitë, nga fetë, nga klanet, nga rrëfimet kundërthënëse

Korab Rashiti Shqiptarët përballë krizës së tyre të brendshme Shqiptarët, qoftë në Shqipëri,...

Protesta të reja dhe ndjekje të të huajve në Belfast

Policia po përpiqet të largojë demonstruesit pranë Newtownabbey në Belfast më...

Në 27 vjetorin e çlirimit nga Serbia

Florim Zeqa Pse dita e çlirimit nuk është festë shtetërore?! Të paktë janë...

Zbulim arkeologjik i paleolitit të hershëm në Zvërnec të Vlorës

Në perëndim të qytetit të Vlorës, pak kilometra larg tij, ndodhet...

Shpërndaj

Nga: Zeqir Bekolli

***

Iu ka afruar viteve të tetëdhjeta të jetës, pjesën dërrmuese i ka kaluar lag vendlindjes, në Bazel të Zvicrës.Edhe pse ishte larg, ai, mendjen e kishte në vendin e tij. Bashkëjetonte me vuajtjet e sakrificën e popullit nën robëri. Kur vendi u gjend në rrezik kolektiv, mbi 83 veta që ishin në skamje iu ndihmoi të gjenin punë në kantonin ku jetote. Kushto që i ka trokitur në derë, qoftë në Zvicër apo në vendlindje, ua ka zgjatur dorën e bamirësisë. Pikërisht për këtë, Xhema, sot, është ndër fshatarët më të respektuar në Korroticë të Epërme të komunës së Drenasit, nga të gjitha gjeneratat. Është i dashur për fëmijët dhe arsimtarët e shkollës, të cilëve iu ndejti afër duke iu ndihmuar me mjete materiale e shkollore. Me mjetet e veta, ka sjellë ujin për shkollën në distancë 1.5 kilometra, për t’ua shuar përfundimisht etjen shumë gjeneratave të shkollës. Është tepër modest dhe me buzëqeshje i pret komplimentet e bashkëfshatarëve, kur shprehin mirënjohje për gjithë kontributin që ka dhënë për fshatin dhe bashkëkombasit e tij. Për njohuri të publikut, për ujësjellësin pat dhënë 10300 franga zvicërane dhe në këtë mënyrë njëherë e përgjithmon e ka zgjidhur çështjën e ujit të pijës për shkollën e fshatit. Në periudhën e rëndë, gjatë aksionit të kohës,”Ta ndihmojmë shkollën shqipe”, Xhema për nevojat e kolektivit i pat dhënë 2000 franga. Në atë periudhë, pas angazhimit të tij me bashkëatdhetarët, pat grumbulluar edhe 2250 franga për ta mbajtur “gjallë”, shkollën e fshatit dhe veprimtarinë e saj. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, saherë që vjen në vendlindje, gjenë kohë për ta vizituar shkollën dhe i bëhet zemra mal kur sheh përparimin e saj. Ai edhe sot interesohet për shkollën, se e don shumë arsimin. Një periudhë kohore ka qenë mësimëdhënës, para se të udhëtonte për Zvicër. Ndërkaq, kur lufta shpërtheu në vend, për nevojat e UÇK-së i ka dhënë 25000 franga dhe për këto ka dëshmi. Humaniteti i tij nuk ka përfunduar vetëm me ndihmat e sipërshënuara. Xhema ka ndihmuar shumë hallexhinj, jo vetëm nga ata që i kanë trokitur në derë. Varfnjakun Sinan Balaj, derisa ishte gjallë, e ka mbajtur me mjete vetanake. Atij ia pat hapur edhe një bunar. Ndërsa, dy varfnjakëve ua ka blerë nga një lopë. Nga 1000 franga ua ka dërguar tre bashkëatdhetarëve që ishin në gjendje të vështirë materiale. Fjala është për Azem Shalën, Shaban Lekun dhe Daut Berishën, kurse Haki Gashit i pat blerë pajisje e gjësende ushqimore në vlerë 4500 franga. Me shpenzimet e tija, tre vjet e ka mbajtur me mjete të veta, në shtëpinë e tij, Behlul Gashin nga Llapushniku, që aso kohe i qe djeguar shtëpia. Xhema tash e ka vetëm një dëshirë, që një rrugë në lagjen ku banon ta mbajë emrin e tij. Kjo thotë, do të ishte mirënjohja më e madhe që do t’ia bënte fshati dhe komuna e tij. Një disponim, për një mirënjohje të tij kaherë është në fshat.

Bashkëfshatarët e përkrahin një ide të tillë, e shpresohet se këtë dëshirë të tij, Kuvendi Komunal dhe bashkëfshatarët e Korroticës do t’ia përmbushin se një gjë të tillë mërgimtari, Xhemë, kaherë e ka merituar.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu