Natyra flet, njeriu hesht & Poezi e Arif Ejupit

Shkrime relevante

Një fotografi nga Vuthaj, e shkrepur rreth vitit 1900

Albumit të fotografive të vjetra nga Plavë Gucia , ia shtojmë...

“Kosova Republikë!”, 11–26 Mars 1981: nga mensa e Studentëve te dhoma 402

Sak Muji – ish Sylë Mujaj ____ * Dëshmia ime personale, dokumentet e...

Shpërndaj

Natyra flet, njeriu hesht

Natyra flet,
njeriu hesht.

Kur qielli pikëllohet,
shpërthen në rrufe, breshër e stuhi,
për t’u çliruar
nga ankthi i tij.

Dielli, i ndjekur nga retë e zeza,
e humb shkëlqimin;
toka, në mungesë të tij,
shfaq zemërimin.

Disa njerëz, si qenia më e përsosur,
as nuk zemërohen,
as nuk pikëllohen,
as nuk pendohen,
edhe pse shohin
se vendi po shkatërrohet.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 26 dhjetor 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu