ARKIVI:
27 Prill 2026

Opinion i Organizatës jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

26 dhjetor 2024, Prizren
OPINION NGA EC MA NDRYSHE
Kosovës i duhet përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë për përballje më efikase me sfidat
klimatike
Republika e Kosovës përballet me sfida të konsiderueshme në raport me ndryshimet klimatike, të
cilat ndikojnë në mjedisin, ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Për adresimin e tyre ka burime
të kufizuara financiare dhe njerëzore, ndërkohë që nuk shquhet as për planifikimin e qëndrueshëm
të bazuar në të dhëna.
Raportet e organizatave ndërkombëtare të publikuara në muajt e fundit shpërfaqin pozitën e
palakmueshme të Kosovës në këtë aspekt.
Raporti i Grupit të Bankës Botërore mbi klimën dhe zhvillimin për Kosovën
(linku: https://bit.ly/4iTIrhW) i publikuar rishtazi ka bërë të ditur se investimi në qëndrueshmërinë
ndaj ndryshimeve klimatike dhe tranzicioni i ekonomisë nga burimet fosile tek ato të ripërtëritshme
do ta ndihmojë Kosovën të forcojë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe të mbrojë qytetarët e saj
nga rreziqet natyrore.
Raporti ka konstatuar se Kosova duhet të investojë rreth 2.8 miliardë dollarë amerikanë gjatë
dekadës së ardhshme për të mbrojtur banorët dhe pronat nga pasojat gjithnjë e më të rënda të
ndryshimeve klimatike.
Duke zbatuar iniciativa për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, sipas Raporti, Kosova mund të
përmirësojë zhvillimin e kapitalit njerëzor, të ndihmojë fuqinë punëtore të fitojë aftësi të reja dhe të
zgjerojë mundësitë për tregti. Investimi në përshtatje do të sjellë edhe përfitime të tjera ekonomike,
përfshirë sektorë kyç si bujqësia, duke mbrojtur jetesën rurale, apo sektorët e hekurudhës dhe
mbetjeve, ku identifikohen përfitime për mjedisin dhe shëndetin publik.
Raporti nënvizon se përshpejtimi i tranzicionit energjetik për të arritur emetime neto zero në të
gjithë ekonominë e Kosovës deri në vitin 2050 është i mundur, por do të kërkojë transformim
rrënjësor dhe veprime vendimtare në nivel kombëtar dhe rajonal. Për shembull, termocentralet me
djegie të linjitit do të duhet të dalin gradualisht jashtë përdorimit dhe të dekomisionohen plotësisht
deri në vitin 2045, duke u zëvendësuar me zgjerim të theksuar të kapaciteteve të erës dhe diellit, të
mbështetura nga teknologji për depozitimin e energjisë dhe lidhje të forta rajonale.
Sektori privat, sipas Bankës Botërore, do të luajë rol kritik në shtytjen e këtij transformimi duke
investuar në energji të ripërtëritshme, duke zhvilluar teknologji novatore dhe duke ndërtuar
partneritete për të krijuar një të ardhme energjetike më të qëndrueshme.
OJQ EC Ma Ndryshe ~ Rr. Fehmi Lladrovci 94,Prizren ~ Xhemajl Mustafa 9/1 LL-4 No.7, Prishtinë
www.ecmandryshe.org ~ info@ecmandryshe.org ~ 038 224 967 & 029 222 771

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu