Kreu Blog Faqe 131

Gani Krasniqi – numri 49 në listën 116 të Vetëvendosjes, zëri i qëndresës shqiptare

0

Luan Dibrani , Durrës

Ka njerëz që nuk maten me fjalë, por me jetë, me vuajtje, me burg, me sakrificë dhe me qëndresë. Një nga këta njerëz është Gani Krasniqi, atdhetar i dëshmuar, luftëtar i çështjes kombëtare dhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, në listën 116, me numër rendor 49.

Gani Krasniqi nuk është emër i rastësishëm në jetën tonë kombëtare. Ai vjen nga një familje me rrënjë të thella patriotike, nga një derë që në të kaluarën ka dhënë dije, qëndresë dhe sakrificë për Kosovën dhe për shqiptarinë. Nga rrënjët e Selman Krasniqit dhe Vesel Pagarushës, ai trashëgoi dashurinë për gjuhën shqipe, për lirinë dhe për dinjitetin kombëtar.

Unë e njoh Gani Krasniqin jo vetëm si emër publik, por si shok burgu, si bashkëvuajtës dhe si njeri të idealeve të pathyeshme. Ne ishim bashkë në burgjet famëkeqe të ish-Jugosllavisë, aty ku shqiptari dënohej pse kërkonte liri, barazi dhe të drejta kombëtare. Në veçanti, kujtimi i burgut famëkeq të Nishit mbetet plagë e rëndë në kujtesën tonë. Ai burg ishte varri shpirtëror e fizik i shumë ish të burgosurve politikë shqiptarë; vend i torturave, i vuajtjeve, i poshtërimit dhe i përpjekjes për ta thyer njeriun shqiptar.

Por Gani Krasniqi nuk u thye. Ai qëndroi burrërisht, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në çështjen kombëtare. Në familjen e tij qëndrojnë edhe dy emra të shenjtë për lirinë e Kosovës: Ymer Krasniqi dhe Labinot Krasniqi, dy djemtë e dashur të Gani Krasniqit, dy yjet që dikur ishin gëzimi, krenaria dhe drita e kësaj shtëpie. Ata nuk ishin vetëm bij të një familjeje, por bij të atdheut.

Me rininë, me ëndrrat dhe me gjakun e tyre, ata u bënë pjesë e altarit të lirisë së Kosovës. Rënia e tyre është plagë e madhe për familjen Krasniqi, por njëkohësisht është nder i përjetshëm për kombin shqiptar. Kjo dëshmon se Gani Krasniqi dhe familja e tij nuk i kanë shërbyer kombit vetëm me fjalë, por me gjënë më të shtrenjtë që ka njeriu: me bijtë e vet, me gjak, me vuajtje, me sakrificë dhe me besnikëri të pathyeshme ndaj atdheut.

Sot, kur Kosova ka nevojë për njerëz me histori, me moral, me karakter dhe me të kaluar të pastër kombëtare, Gani Krasniqi është një nga ata që meriton përkrahjen tonë. Ai nuk vjen para qytetarit me premtime të zbrazëta, por me një jetë të tërë të vendosur në shërbim të atdheut.

Prandaj, me respekt dhe me ndjenjë të thellë përgjegjësie, i bëj thirrje çdo qytetari që e çmon sakrificën, qëndresën dhe historinë tonë kombëtare: votën tuaj t’ia besoni Gani Krasniqit – numër 49, në listën 116 të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vota për Gani Krasniqin nuk është vetëm votë për një kandidat. Është votë për burgun e paharruar politik, për dëshmorët, për familjet që i dhanë Kosovës gjakun e bijve të tyre, për dinjitetin kombëtar dhe për një përfaqësim më të denjë në Kuvendin e Kosovës. Ta mbështesim Gani Krasniqin – numër 49! Ta mbështesim listën 116 të Vetëvendosjes! Sepse njerëzit që kanë vuajtur për lirinë, që kanë dhënë familjarë për atdheun dhe që kanë qëndruar të pathyeshëm në kohët më të rënda, meritojnë të jenë zëri ynë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Lavdi dëshmorëve Ymer dhe Labinot Krasniqi!

Nderim për të gjithë ish të burgosurit politikë shqiptarë! Respekt për Gani Krasniqin, shokun tonë të burgut dhe atdhetarin e madh të çështjes kombëtare!

Radikalizmi fetar që e largon Kosovën nga orientimi euro-atlantik, u shërben interesave të armiqëve të Kosovës

1

Intervista me Lirim Gashin , kryeredaktorin e portalit Drini “është e hershme” pasi me të kemi biseduar ka vite e vite rreth çështjes së islamizimit të kombit shqiptar. Lirimi andaj ka një mori analizash rreth murtajës islamike që nuk ndalet nga mësyemjet për t’ia ndryshuar natyrën kombit shqiptar. Për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”, Lirimi e thotë në një mënyrë tjetër, më të thelluar dhe analitike atë që e ka thënë me analizat e tij për vite të tëra.

Prandaj, ky libër pasurohet në përmbajtje dhe porosi me intervistën që e zhvillova me Lirim Gashin.

Prej shumë vitesh jeni kryeredaktor i portalit Drini, që ka si synim kryesor ndërgjegjësimin mbi islamizimin e kombit. Ky proces vazhdon edhe pas luftës, madje edhe pas vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Ju jetoni në Prizren, një qytet me rëndësi të veçantë historike për kombin shqiptar, ku islamizimi dhe turqizimi duken veçanërisht të theksuara. Pse ndodh kjo, zoti Lirim Gashi?

Lirim Gashi: Nëse do të më duhej ta përmbledhja shqetësimin tim në një fjali të vetme, do të thosha: nuk kam frikë nga Islami tradicional shqiptar, por nga shndërrimi i fesë në një instrument politik, gjeopolitik dhe ideologjik kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.
Prizreni është një paradoks historik. Qyteti ku lindi ideja moderne e bashkimit kombëtar shqiptar është njëkohësisht vendi ku, herë pas here, dëgjon më shumë entuziazëm për sulltanët sesa për rilindësit shqiptarë.
Kjo nuk është tragjike.
Është groteske.
Dhe grotesku është forma më e lartë e tragjedisë.
Si e vlerësoni këtë sulm ndaj kulturës së kombit, historisë, traditave, zakoneve dhe dokeve të tij? A nuk është e gjithë kjo absurde dhe, nga pikëpamja kombëtare, thellësisht e paarsyeshme?
Lirim Gashi: Sulmi ndaj kulturës kombëtare nuk kryhet gjithmonë me tanke dhe topa. Ndonjëherë ai vjen me buzëqeshje, me fonde, me propagandë kulturore dhe me narrativa që e zhvendosin gradualisht qendrën e identitetit nga kombi drejt përkatësive të tjera.
Një komb nuk pushtohet vetëm kur i merret territori.
Ai pushtohet edhe kur i ndryshohet kujtesa.
Ka imamë, fytyrat e të cilëve ndriçojnë nga gëzimi sa herë që flitet për Turqinë dhe investimet e saj fetare në Kosovë. Si e shpjegoni këtë fenomen?
Lirim Gashi: Nuk kam asgjë kundër Turqisë si shtet. Turqia i ndjek interesat e veta, ashtu si çdo shtet tjetër.
Problemi fillon aty ku disa shqiptarë i konsiderojnë interesat e Turqisë më të rëndësishme se interesat e Kosovës ose të kombit shqiptar.
Në atë moment nuk kemi më të bëjmë me miqësi, por me varësi psikologjike.
Kur dëgjoj një imam që flet për “Vëllain e Madh Turk” me më shumë entuziazëm sesa për kombin e vet, ma kujton një idiot që e quan fqinjin baba, ndërsa babanë e vet e trajton si një të afërm të largët.
Kosova është ndër vendet me një numër të konsiderueshëm personash që kanë udhëtuar për të luftuar në Siri dhe Irak. Si e vlerësoni këtë fenomen?
Lirim Gashi: Fenomeni i atyre që shkuan të luftonin në Siri dhe Irak duhet të na shqetësojë para së gjithash nga këndvështrimi kombëtar dhe strategjik.
Pyetja thelbësore është:
Kush përfitoi nga kjo?
Kosova jo.
Shqiptarët jo.
Aleatët tanë perëndimorë jo.
Përfituan propaganda serbe dhe ajo ruse.
Përfituan të gjithë ata që duan ta paraqesin Kosovën si vatër të ekstremizmit islamik.
Nuk pretendoj se çdo grup radikal është krijuar nga shërbimet sekrete serbe ose ruse.
Por jam i bindur se çdo ekstremizëm që dëmton imazhin euro-atlantik të Kosovës është një dhuratë strategjike për Beogradin dhe Moskën.
Si e shihni të ardhmen kombëtare? A ka shpresë për një kthesë pozitive?
Lirim Gashi: Po. Sepse historia shqiptare ka dëshmuar vazhdimisht se identiteti kombëtar është më i fortë se çdo ideologji e importuar.
Por kjo kërkon një kryengritje kulturore paqësore.
Jo kundër fesë.
Por kundër instrumentalizimit të saj.
Jo kundër besimtarëve.
Por kundër atyre që e përdorin fenë si mjet politik.
Investimet fetare nga jashtë, veçanërisht ato nga Turqia, duket se nuk kanë të ndalur. A po ndryshon kjo karakterin e kombit?
Lirim Gashi: Problemi nuk është paraja. Problemi është mungesa e një strategjie kombëtare kulturore.
Nëse nuk investon në identitetin tënd, dikush tjetër do të investojë në identitetin që dëshiron të të japë.
Natyra nuk e duron vakumin.
As politika.
As kultura.
A mund t’i kundërvihet kësaj prirjeje një lloj kryengritjeje kulturore?
Lirim Gashi: Dikur shqiptarët e ruajtën vetëdijen e tyre kombëtare edhe nën sundimin e huaj. Sot paradoksi qëndron në faktin se ne rrezikojmë ta dobësojmë atë në liri.
Kundërshtari i sotëm nuk vjen me uniformë.
Ai vjen si narrativë.
Nuk ta ndalon të jesh shqiptar.
Të bind se është e parëndësishme të jesh shqiptar.
Serbia, Greqia dhe Turqia e përdorin fenë për interesat e tyre. Si e vlerësoni këtë?
Lirim Gashi : Çdo fuqi rajonale përpiqet ta zgjerojë ndikimin e vet. Prandaj çdo radikalizëm fetar që e largon Kosovën nga orientimi i saj euro-atlantik u shërben objektivisht interesave të atyre forcave që janë armiqësore ndaj shtetit të Kosovës.
A kemi të bëjmë me një lloj pushtimi të brendshëm që vështirë se vërehet?
Lirim Gashi: Pushtimet moderne nuk kryhen vetëm me ushtri.
Ato kryhen përmes ndikimit kulturor, propagandës, shtrembërimit të kujtesës kolektive dhe krijimit të varësive psikologjike.
Prandaj vigjilenca kulturore sot është po aq e rëndësishme sa siguria fizike.
A keni reflektuar mbi dëmet kulturore të sundimit osman dhe mbi shpërnguljen e elitave shqiptare?
Lirim Gashi: Po. Arbëreshët nuk e ruajtën vetëm gjakun e tyre.
Ata e ruajtën edhe kujtesën, gjuhën dhe vetëdijen e tyre.
Na lanë një mësim të madh:
Një komb nuk vdes kur humbet një luftë.
Ai vdes kur harron se kush është.
A po krijohen dy shoqëri paralele?
Lirim Gashi: Rreziku lind atëherë kur identiteti fetar bëhet më i rëndësishëm se identiteti kombëtar dhe ai shtetëror.
Atëherë krijohen dy botë që jetojnë në të njëjtën hapësirë, por që nuk ndajnë të njëjtën kujtesë historike.
Si i komentoni lavdërimet ndaj atyre “ushtarëve osmanë që sollën Islamin”? Ali Eshbar, i pari i Diyanetit të Turqisë, në prani të Rexhep Taip Erdoganit dhe Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, kur Turqia e meremetoi dhe zgjeroi Xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, pati thënë: “Ara ranë martirë për ta sjellë islamin në Shqipëri”…? 
Lirim Gashi : Kur dëgjoj lavdërime për pushtuesit osmanë, ndiej më pak zemërim sesa habi. Sepse askush nuk do të pranonte që në Francë të lavdëroheshin pushtuesit e Francës ose që në Poloni të festoheshin pushtuesit e Polonisë.
Por shqiptarëve, herë pas here, u kërkohet ta shohin sundimin e huaj si një bamirësi historike.
Kjo nuk është analizë historike.
Kjo është propagandë.
Një pyetje e fundit, si “fjalë përmbyllëse”…Çka duhet të bëjmë…? 
Kosova nuk u çlirua nga NATO-ja dhe aleatët perëndimorë që të shndërrohej në një terren eksperimentimi për ideologji të importuara klerofashiste, radikale, ekstremiste dhe terroriste.
Ajo u çlirua që shqiptarët të jetojnë në liri, demokraci dhe me një vetëdije të qëndrueshme kombëtare.
Përballja vendimtare e së ardhmes nuk do të zhvillohet për territore.
Ajo do të zhvillohet për kujtesën, kulturën, orientimin strategjik dhe vetëdijen kombëtare.
Dhe në këtë përballje, arma më e fuqishme nuk do të jetë as propaganda, as ideologjia.
Do të jetë e vërteta.
Për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”. Intervista u bë nga Gjergj – Bajram Kabashi

Mehmet Lajçi dhe fitorja e dashurisë mbi kohën, harresën dhe vdekjen

0

Lirim Gashi, Prizren

SHTATËMBËDHJETË VJET PA TEUTEN (TUTIN) TONË TË DASHUR, POR ME TË GJITHMONË

 

Bijë,

Kanë kaluar shtatëmbëdhjetë vjet që kur ike, por për mua ti je ende po ajo vajzë e vogël që më zgjaste duart dhe më thërriste baba.

Unë jam plakur.

Flokët më janë zbardhur, hapat më janë ngadalësuar, fytyrën ma kanë rrudhur vitet.

Por ti jo.

Ti ke mbetur përgjithmonë e vogël, si një fotografi që koha nuk mund ta prekë.

Shpesh e pyes veten si do të kishe qenë sot.

A do të kishe buzëqeshjen e nënës sate? A do të kishe fëmijë që do të më thërrisnin gjysh? A do të më qortoje që nuk kujdesem sa duhet për veten?

Këto janë pyetje që nuk marrin përgjigje.

Jeta m’i ka dhënë shumë gjëra, por përgjigjen për ty ma ka mohuar gjithmonë.

Kam mësuar të jetoj me mungesën tënde, por nuk kam mësuar kurrë ta pranoj atë.

Ka plagë që nuk shërohen; ato vetëm mësojnë të heshtin.

Dhe e jotja është më e madhja.

Njerëzit mendojnë se pas kaq shumë vitesh dhimbja bëhet më e vogël.

Nuk është e vërtetë.

Ajo vetëm bëhet pjesë e frymëmarrjes sate, si zemra që rreh pa e dëgjuar.

Ti je me ne në çdo ditëlindje që nuk e festove, në çdo pranverë që nuk e pe, në çdo ëndërr ku vjen për pak çaste dhe ikën përsëri para se të zgjohem.

Po të shkruaj sot, bijë, jo sepse pres ta lexosh këtë letër, por sepse një baba nuk pushon kurrë së foluri me fëmijën e tij.

Edhe kur qielli i ndan.

Nëse ekziston një vend ku shpirtrat takohen, dije se po vij ngadalë drejt teje.

Jo sot, ndoshta as nesër, por një ditë.

Dhe kur të të shoh përsëri, nuk do të të pyes pse ike kaq herët.

Do të të përqafoj fort, si atëherë kur ishe e vogël, dhe do të ta them fjalinë që ma la përgjysmë jeta:

“Eja te babai, bija ime.”

Por sot, bija ime,

është shtatëmbëdhjetëvjetori i asaj dite kur një çast pakujdesie na e ndau jetën në dy pjesë:

në kohën kur ti ishe me ne dhe në kohën kur mbetëm pa ty.

Për atë vozitës ndoshta ishte vetëm një gabim, një sekondë hutimi, një çast që kaloi dhe u tret në kujtime.

Për ne jo.

Për ne ai çast vazhdon ende.

Ai vazhdon në karrigen bosh, në fotografitë që nuk plaken, në lotët që i fshehim nga njëri-tjetri, në heshtjen që bie papritur sa herë përmendet emri yt.

Njerëzit thonë se koha shëron.

Ndoshta.

Por ka plagë që koha vetëm i mbulon me një lëkurë të hollë, e poshtë saj dhimbja mbetet po aq e gjallë sa ditën e parë.

Sot, pas shtatëmbëdhjetë vitesh, unë ende e pyes veten çfarë do të ishte bërë me jetën tënde sikur ai njeri të kishte qenë pak më i kujdesshëm, pak më i përgjegjshëm, pak më i vetëdijshëm se në duart e tij mbante jo vetëm timonin, por edhe fatet e njerëzve të tjerë.

Asnjë dënim nuk e kthen një fëmijë. Asnjë pendesë nuk e rikthen një buzëqeshje. Asnjë kërkimfalje nuk i mbush vitet që mungojnë.

Dhe megjithatë, unë nuk jetoj me urrejtje.

Jetoj me mall.

Sepse urrejtja do të më mbante pranë atij që ta mori jetën, ndërsa malli më mban pranë teje.

Prandaj sot nuk dua ta kujtoj ditën kur të humba.

Dua ta kujtoj ditën kur të pata.

Dua të kujtoj zërin tënd, hapat e tu të vegjël, duart që kërkonin nënën dhe mua sikur të ishim i gjithë universi yt.

Dhe ndoshta kjo është fitorja jonë e vetme mbi vdekjen:

që ti nuk jeton më në këtë botë, por vazhdon të jetosh në zemrat tona, më e fortë se koha, më e fortë se harresa, më e fortë edhe se vetë vdekja.

Ne, më të dashurit e tu, të duam sot po aq sa të deshëm atë ditë.

Dhe do të të duam derisa zemrat tona të pushojnë së rrahuri dhe rrugët tona të kryqëzohen përsëri.

Të kujtojnë me mall prindërit, Mehmeti dhe Sabrija, si dhe motrat Eglantina, Egeta dhe Flatra, bashkë me vëllain Jonin, i cili në atë kohë ishte vetëm dy vjeç dhe sapo kishte filluar ta njihte botën përmes buzëqeshjeve të para.


ANATOMIA E NJË DHIMBJEJE QË KOHA NUK E MPOSHTI

Kjo nuk është thjesht një poezi për një fëmijë të humbur.

Është një elegji familjare, një letër e shkruar me zemër dhe një monument shpirtëror i ngritur me fjalë kundër harresës.

Forca e saj nuk qëndron te stolitë letrare apo te figurat e ndërlikuara poetike, por te sinqeriteti i saj i rrallë dhe te dinjiteti me të cilin përshkruhet një dhimbje që nuk kërkon mëshirë, por kujtesë.

Dialogu që vdekja nuk arriti ta ndërpresë

Që në fjalën e parë – “Bijë” – hapet një bisedë që vazhdon prej shtatëmbëdhjetë vitesh.

Kjo nuk është një poezi për Teutën.

Është një poezi drejtuar Teutës.

Prandaj lexuesi nuk ndjen se po lexon letërsi; ai ndjen sikur po dëgjon një baba që ende flet me vajzën e vet.

Dhe pikërisht këtu qëndron madhështia e saj.

Tragjedia e kohës në katër fjalë

Ndoshta asnjë varg nuk e përmbledh më fuqishëm tragjedinë e humbjes sesa ky:

“Unë jam plakur. Por ti jo.”

Në këto katër fjalë përmblidhet i gjithë paradoksi i vdekjes së një fëmije.

Prindi ecën përpara në kohë.

Fëmija mbetet përgjithmonë aty ku e ndali fati.

Një sekondë për njërin, një jetë për tjetrin

Kur në poezi shfaqet figura e vozitësit, autori nuk bie në grackën e urrejtjes.

Ai shpreh një të vërtetë të tmerrshme njerëzore:

“Për atë ndoshta ishte vetëm një gabim. Për ne jo.”

Një sekondë hutimi për njërin.

Një jetë e tërë mungese për tjetrin.

Kjo është forca morale e poezisë: ajo nuk kërkon hakmarrje, por kuptim.

Psikologjia e një babai

Një nga vargjet më të sakta psikologjikisht është:

“Kam mësuar të jetoj me mungesën tënde, por nuk kam mësuar kurrë ta pranoj atë.”

Kjo është thelbi i dhimbjes prindërore.

Njeriu mund të mësojë të jetojë me tragjedinë.

Por nuk arrin kurrë ta konsiderojë atë të natyrshme.

Malli kundër urrejtjes

Kulmi filozofik i poezisë gjendet te këto fjalë:

“Urrejtja do të më mbante pranë atij që ta mori jetën, ndërsa malli më mban pranë teje.”

Kjo nuk është vetëm fjalia më e bukur e poezisë.

Është edhe manifesti moral i saj.

Sepse aty autori zgjedh dashurinë mbi zemërimin dhe kujtimin mbi hakmarrjen.

Mehmet Lajçi – autori dhe personazhi i heshtur

Edhe pse emri i tij shfaqet vetëm në fund, Mehmet Lajçi është i pranishëm në çdo rresht të kësaj poezie.

Ai nuk shkruan si poet që kërkon admirim.

Ai shkruan si baba që nuk ka pushuar kurrë së dashuruari vajzën e vet.

Në këtë kuptim, ai nuk është vetëm autori i veprës.

Ai është edhe protagonisti i saj i padukshëm.

Është njeriu që plaket ndërsa e bija mbetet përgjithmonë fëmijë.

Është njeriu që vazhdon ta thërrasë Teutën me të njëjtën dashuri edhe pas shtatëmbëdhjetë vitesh.

Është njeriu që e ka kuptuar se dashuria nuk mbaron aty ku mbaron jeta.

Fitorja mbi vdekjen

Në fund, kjo poezi nuk është histori e humbjes.

Është histori e mbijetesës së dashurisë.

Sepse Teuta nuk jeton më në këtë botë, por vazhdon të jetojë në kujtesën e prindërve të saj, të motrave të saj, të vëllait të saj dhe të kujtdo që lexon këta vargje.

Dhe ndoshta kjo është fitorja më e madhe që një baba mund të arrijë ndaj vdekjes:

jo ta mposhtë atë, sepse askush nuk mundet, por ta detyrojë të pranojë se dashuria e një babai është më jetëgjatë se koha, më e fortë se harresa dhe, në fund, më e fuqishme edhe se vetë vdekja.

Larg duartë nga Vlora islamistë, grekomëdhenj dhe serbomëdhenj

0

Luan Dibrani, Durrës

Dalëngadalë po del në pah një skenar i rrezikshëm pas zhurmës kundër Vlorës, Sazanit dhe investimeve amerikane.

Këtu nuk është vetëm halli për natyrën, pronën apo transparencën. Këto janë çështje serioze dhe duhen mbrojtur me ligj. Por pas kësaj zhurme po shfaqet edhe një bosht propagandistik anti-amerikan, anti-izraelit dhe anti-perëndimor.

Në këtë bosht po duken qartë përputhje interesash mes islamizmit politik, hoxhallarëve politikë, qarqeve nacionaliste greke dhe propagandës serbe.

Nuk është nevoja që të jenë të ulur në një tavolinë për të punuar në të njëjtin drejtim. Mjafton që të kenë të njëjtin objektiv: ta dobësojnë orientimin euro-amerikan të shqiptarëve dhe ta paraqesin zhvillimin perëndimor si rrezik për kombin.

Pse u zgjuan pikërisht tani këta zëra?

Pse sa herë përmendet Amerika, Izraeli, investimi perëndimor dhe zhvillimi i Vlorës, menjëherë hidhen parulla fetare, anti-izraelite dhe anti-amerikane? Kush përfiton nëse Shqipëria tremb investitorët amerikanë?

Kush përfiton nëse Vlora kthehet nga simbol zhvillimi në arenë përçarjeje? Kush përfiton nëse shqiptarët largohen nga boshti euro-atlantik?

Protestuesi i ndershëm që mbron pronën, natyrën dhe transparencën meriton respekt. Por kush e kthen këtë çështje në luftë kundër Amerikës, kundër Izraelit dhe kundër zhvillimit perëndimor, nuk po mbron Vlorën — po e përdor Vlorën.

Vlora nuk është pronë e islamizmit politik. Vlora nuk është lodër e agjendave greke apo serbe. Vlora nuk është tribunë e propagandës anti-perëndimore.

Vlora është tokë shqiptare. Zhvillim po. Transparencë po. Amerikë po. Korrupsion jo. Propagandë jo. Izolim jo. Agjenda të huaja kundër interesit shqiptar — kurrë.

Vota e 7 Qershorit për Kosovën shtet, jo provincë, Sot për Republikën – nesër për Bashkimin Kombëtar

0

Luan Dibrani, Durrës

Voto 1 – për sovranitetin, dinjitetin dhe të ardhmen shqiptare të Kosovës

Më 7 qershor, qytetari i Kosovës nuk del vetëm për të zgjedhur një parti. Ai del për të dëshmuar se a do Kosovë shtet apo Kosovë të dobët; a do Republikë sovrane apo provincë të Serbisë; a do dinjitet kombëtar apo kthim prapa në kohën e pazareve, nënshtrimit dhe kompromisit të dëmshëm.

Këto zgjedhje nuk janë vetëm garë elektorale. Janë matje e ndërgjegjes politike të një populli. Janë provë historike për Kosovën. Janë thirrje për ta mbrojtur shtetin, për ta forcuar Republikën dhe për ta hapur rrugën drejt një horizonti më të madh kombëtar.

Prandaj vota për numrin 1, vota për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, nuk është vetëm votë partiake. Është votë për sovranitet. Është votë për dinjitet. Është votë për shtetin që nuk përkulet. Është votë kundër Serbisë politike në Kosovë, kundër strukturave paralele, kundër bandave kriminale, kundër korrupsionit, kundër oligarkisë dhe kundër atyre që e duan Kosovën të dobët, të varur dhe të kontrollueshme.

Albin Kurti nuk është i pagabueshëm. Askush nuk është. Por në politikën e Kosovës ai mbetet figura që më qartë se të gjithë të tjerët e ktheu fjalën “sovranitet” nga parullë në veprim konkret.

Albin Kurti e ktheu shtetin në veri

Arritja më e madhe e qeverisjes Kurti është vendosja e autoritetit të Republikës së Kosovës në pjesë të territorit ku për vite me radhë shteti ishte i pranishëm vetëm në letër.

U hoqën targat ilegale serbe. U goditën strukturat paralele. U mbyllën institucione të Serbisë që vepronin brenda Kosovës sikur Kosova të mos ishte shtet. U ndaluan zgjedhjet e Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. U ndalua përdorimi i dinarit serb si mjet pagese në Kosovë. U mbyllën banka, posta, zyra dhe mekanizma financiarë që e mbanin gjallë ndikimin e Beogradit në veri, sidomos në Mitrovicë.

Kjo nuk ishte punë e lehtë. Për këtë duhej guxim politik, duhej polici e fortë, duhej qeveri e vendosur dhe duhej kryeministër që nuk dridhej para kërcënimeve të Serbisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre propagandistikë.

Për herë të parë pas shumë vitesh, Beogradi e kuptoi se Kosova nuk është më tokë ku mund të hyjë e të dalë si të dojë. Kosova ka qeveri, ka polici, ka kufi, ka ligj dhe ka Republikë.

Banjska – dita kur u pa kush e mbron shtetin

Sulmi terrorist në Banjskë ishte një pikë kthese. Aty u pa qartë se çfarë rreziku i kanosej Kosovës nga bandat kriminale, nga strukturat e armatosura dhe nga politika e Beogradit që nuk është pajtuar kurrë me pavarësinë e Kosovës.

Në atë moment, Albin Kurti dhe shteti i Kosovës nuk u tërhoqën. Policia e Kosovës qëndroi. Institucionet qëndruan. Republika qëndroi.

Vrasja e rreshterit hero Afrim Bunjaku nuk ishte vetëm humbje e një polici. Ishte dëshmi se liria dhe shteti nuk mbrohen me fjalë, por me sakrificë. Pas Banjskës, më askush nuk mund të thotë se strukturat serbe në veri ishin vetëm “çështje administrative”. Ato ishin rrezik real për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Prandaj vota e 7 qershorit është edhe votë për sigurinë e vendit. Është votë për policinë që qëndroi. Është votë për shtetin që nuk u dorëzua.

Policia e Kosovës – mburoja e Republikës

Policia e Kosovës u bë mburoja më e dukshme e shtetit. Ajo u ballafaqua me barrikada, banda, provokime, sulme, presione politike dhe propagandë të egër.

Por ajo nuk u thye.

Në veri të Kosovës, policia nuk veproi si forcë pushtuese, por si forcë kushtetuese e Republikës së Kosovës. Aty ku deri dje sundonte frika, sot ekziston prania e shtetit. Aty ku dikur komandën e jepnin strukturat e Beogradit, sot duhet të vlejë ligji i Republikës së Kosovës.

Kjo është meritë e një politike që nuk e sheh policinë si dekor protokollar, por si shtyllë të rendit, sigurisë dhe sovranitetit.

Ushtria e Kosovës – nga simbol drejt force reale

Një tjetër arritje madhore është ngritja e kapaciteteve të mbrojtjes. Kosova nuk mund të mbetet përgjithmonë shtet që pret vetëm nga të tjerët ta mbrojnë. Aleancat janë të domosdoshme, NATO është jetike, SHBA është mike historike, por një shtet serioz duhet të ndërtojë edhe forcën e vet.

Nën qeverisjen Kurti u rrit vëmendja ndaj mbrojtjes. U shtuan kapacitetet ushtarake. U hap rruga për zhvillimin e industrisë ushtarake vendore, për prodhim të mjeteve të nevojshme të mbrojtjes, për fabrikë municioni dhe laborator dronësh.

Kjo është kthesë strategjike. Kosova nuk mendon më vetëm si vend i mbrojtur, por si shtet që përgatitet të mbrojë veten.

Kjo i jep dinjitet ushtrisë, siguri qytetarit dhe mesazh të qartë Serbisë: Kosova nuk është më e pambrojtur.

Dogana shtetërore – goditje ndaj oligarkisë

Një nga arritjet që duhet përmendur fuqishëm është kthimi i terminaleve doganore nga duart private në menaxhim shtetëror.

Doganat janë porta ekonomike e shtetit. Kush kontrollon doganat, kontrollon një pjesë të rëndësishme të sovranitetit ekonomik. Për vite me radhë, terminalet private ishin simbol i një shteti të kapur nga interesa të ngushta, nga lidhje politike dhe nga grupe që përfitonin nga pasuria publike.

Qeveria Kurti e ktheu këtë proces në duart e shtetit. Kjo nuk është vetëm reformë administrative. Është goditje ndaj modelit të vjetër oligarkik.

Kur dogana kthehet në shërbim publik, fiton shteti. Kur fiton shteti, fiton qytetari.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit

Albin Kurti erdhi në pushtet me premtimin për ta luftuar korrupsionin. Kjo mbetet një nga arsyet kryesore pse qytetarët e mbështetën dhe pse ende e shohin si alternativën më të besueshme ndaj politikës së vjetër.

Kosova ka pasur për vite të tëra një sistem të kapur nga klientelizmi, tenderomania, lidhjet familjare, ndikimet partiake dhe oligarkët që pasuroheshin në kurriz të shtetit. Kurti nuk e ka zhdukur tërësisht këtë plagë, por e ka goditur modelin politik që e ushqente atë.

Ai e ndali privatizimin e dyshimtë të pasurisë publike. E forcoi kontrollin shtetëror në fusha të ndjeshme. E shtyu përpara agjendën kundër korrupsionit, kundër drogës, kundër krimit të organizuar dhe kundër abuzimit me institucionet publike.

Por beteja më e vështirë mbetet drejtësia.

Drejtësia dhe prokuroria – kalaja e fundit e sistemit të vjetër

Një nga pikat më të dobëta të shtetit të Kosovës është gjyqësia dhe prokuroria. Aty ende ndihet hija e sistemit të vjetër. Aty ende ka njerëz të formuar në mentalitetin e ish-komunizmit, të lidhjeve të vjetra politike, të oligarkëve, të grupeve të interesit dhe të rrjeteve që e kanë përdorur ligjin jo për drejtësi, por për mbrojtje të të fuqishmëve.

Nuk mund të akuzohet çdo gjykatës dhe çdo prokuror. Ka profesionistë të ndershëm, të guximshëm dhe të përkushtuar. Por sistemi në tërësi ende nuk është pastruar. Ende ka vonesa, selektivitet, ndikime dhe mungesë të besimit qytetar.

Kjo është beteja që Kurti ende nuk e ka fituar plotësisht. Dhe kjo duhet thënë hapur.

Nëse mandati i ardhshëm do të jetë historik, reforma në drejtësi duhet të jetë prioritet absolut. Pa drejtësi të pastruar, nuk ka shtet të plotë. Pa prokurori të guximshme, nuk ka luftë të vërtetë kundër korrupsionit. Pa gjykata të pavarura, qytetari mbetet viktimë e të fortit.

Prandaj mandati i ardhshëm duhet të jetë mandati i çlirimit të drejtësisë nga hijet e së kaluarës.

Liberalizimi i vizave – dalje nga izolimi

Një tjetër arritje që nuk duhet harruar është liberalizimi i vizave. Qytetarët e Kosovës, pas shumë vite padrejtësie, më në fund fituan të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra.

Kjo nuk është vetëm lehtësi udhëtimi. Është dinjitet. Është ndjenjë barazie. Është dalje nga izolimi psikologjik dhe politik.

Për vite me radhë, kosovari ishte qytetari më i izoluar në Evropë. Sot ai lëviz më lirshëm, më me dinjitet dhe më me besim.

Kosova drejt Këshillit të Evropës dhe arenës ndërkombëtare

Procesi për anëtarësim në Këshillin e Evropës është një tjetër fitore diplomatike e Kosovës. Edhe pse rruga nuk është përfunduar ende, fakti se Kosova arriti të shtyjë përpara këtë proces dëshmon se shteti i Kosovës nuk është i vdekur diplomatikisht, siç dëshironin ta paraqisnin kundërshtarët.

Kosova pati përplasje, pati presione, pati masa dhe kritika. Por Kosova nuk u zhduk nga harta diplomatike. Përkundrazi, ajo po kërkon vendin që i takon si shtet i pavarur, demokratik dhe sovran.

Shumë faktorë ndërkombëtarë që në fillim e panë Kurtin me dyshim, sot detyrohen ta pranojnë se Kosova nuk mund të trajtohet më si territor i përkohshëm diplomatik. Kosova është Republikë.

Fitorja kundër propagandës

Kundër Albin Kurtit është bërë një propagandë e egër. E quajtën bashkëpunëtor të Serbisë. Pastaj e quajtën armik të ndërkombëtarëve. Herë e shpallën njeri të Rusisë, herë e akuzuan se po e izolon Kosovën. Një pjesë e analistëve dhe mediave anti-Kurti nuk lanë fjalë pa përdorur kundër tij.

Por faktet i rrëzuan këto akuza.

A është bashkëpunëtor i Serbisë ai që hoqi targat ilegale serbe?

A është bashkëpunëtor i Serbisë ai që ndaloi dinarin serb si mjet pagese në Kosovë?

A është bashkëpunëtor i Serbisë ai që mbylli strukturat paralele?

A është bashkëpunëtor i Serbisë ai që qëndroi pas Banjskës dhe nuk u përkul para bandave kriminale?

A është bashkëpunëtor i Serbisë ai që forcoi policinë, ushtrinë dhe kontrollin shtetëror në veri?

Jo. Këto akuza ranë përtokë. Ato mbetën në gojën e analistëve të lodhur, të cilët sot nuk kanë tjetër armë përveç mllefit.

Opozita pa vizion dhe politika e vjetër

Opozita e Kosovës ka pasur kohë të mjaftueshme të dëshmojë veten. Por në vend të programit ofroi ankesa. Në vend të vizionit ofroi nostalgji për pushtetin. Në vend të projektit shtetëror ofroi sulme personale.

Kjo opozitë nuk e bind qytetarin sepse nuk ka treguar se çfarë do të bëjë më mirë. Ajo më shumë dëshiron ta largojë Kurtin sesa ta ndërtojë Kosovën.

Kosova nuk ka nevojë për rikthim të politikës së vjetër. Nuk ka nevojë për ata që e lanë veriun peng, drejtësinë të kapur, doganat të privatizuara dhe shtetin të dobët.

Kosova ka nevojë për vazhdimësi, por edhe për korrigjim të gabimeve.

Raporti me Vjosa Osmanin – betejë që duhet fituar me fakte

Një çështje që duhet trajtuar me kujdes është raporti politik me Vjosa Osmanin. Ky raport është kthyer në një pikë të nxehtë të skenës politike.

Nëse ka dallime politike, ato duhet të zgjidhen me argumente, me maturi dhe me interes shtetëror. Nuk i bën mirë Kosovës që dy figura që dikur përfaqësuan shpresën për ndryshim të përfundojnë në përplasje që e dobëson shtetin.

Kurti duhet ta fitojë edhe këtë betejë me fakte, jo me nervozizëm. Me qartësi, jo me hakmarrje. Me program shtetëror, jo me përçarje personale.

Sepse armiku i Kosovës nuk është rivaliteti personal. Armiku i Kosovës është Serbia, krimi, korrupsioni, oligarkia dhe çdo strukturë që punon kundër sovranitetit të Republikës.

Qarqet fetare-politike – kujdes nga ndikimet antikombëtare

Një pikë tjetër e dobët, që duhet thënë hapur, është afrimi i disa qarqeve islamike politike me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këtu duhet të jemi shumë të qartë: besimtari shqiptar nuk është problem. Feja personale nuk është problem. Besimi individual është e drejtë e secilit qytetar.

Problem janë qarqet politike-fetare që punojnë kundër identitetit kombëtar shqiptar, kundër karakterit laik të shtetit, kundër frymës evropiane dhe kundër trashëgimisë sonë historike. Këto qarqe nuk i sjellin vota Albin Kurtit. Përkundrazi, ia largojnë votuesit kombëtarë, laikë, europianë dhe patriotë.

Kosova duhet të jetë shtet demokratik, laik, shqiptar dhe evropian. Jo shtet i ndikimeve të huaja fetare, ideologjike apo politike.

Nëse Kurti dëshiron ta ruajë besimin e madh kombëtar, duhet ta mbajë Vetëvendosjen larg çdo qendre antikombëtare, nga cilado anë që vjen.

Pse vota duhet të shkojë përsëri për Albin Kurtin

Sepse ai është politikani që e bëri Serbinë të kuptojë se Kosova nuk nënshtrohet më.

Sepse ai e ktheu sovranitetin në veprim.

Sepse ai forcoi policinë.

Sepse ai ngriti ushtrinë.

Sepse ai goditi strukturat paralele.

Sepse ai ndaloi dinarin serb si mjet pagese në Kosovë.

Sepse ai mbylli mekanizmat e Beogradit në veri.

Sepse ai e mbrojti Kosovën pas Banjskës.

Sepse ai ktheu terminalet doganore në menaxhim publik.

Sepse ai e mbajti flamurin e luftës kundër korrupsionit.

Sepse ai nuk u dorëzua para presionit të Serbisë, Rusisë dhe qarqeve ndërkombëtare që shpesh kërkuan nga Kosova më shumë sesa ishte e drejtë.

Sepse ai e mundi propagandën.

Sepse ai e mundi një opozitë të lodhur, pa vizion dhe pa program.

Dhe mbi të gjitha: sepse Kosova ende nuk e ka përfunduar betejën e saj për shtet të plotë.

Vota e 7 qershorit si referendum politik

Më 7 qershor, vota për Albin Kurtin duhet të jetë votë masive. Jo vetëm për një mandat. Por për një drejtim historik.

Kjo votë duhet të jetë votë për Kosovën shtet. Për Kosovën e sigurt. Për Kosovën pa struktura paralele serbe. Për Kosovën me polici të fortë. Për Kosovën me ushtri të zhvilluar. Për Kosovën me drejtësi të reformuar. Për Kosovën pa oligarki. Për Kosovën me dogana shtetërore. Për Kosovën që nuk frikësohet.

Kësaj here votohet për Republikën.

Herën tjetër historia mund ta kërkojë edhe më shumë: një referendum kombëtar për bashkimin shqiptar.

Sepse çështja shqiptare nuk mbaron në Prishtinë. Ajo lidhet me Tiranën, me Preshevën, me Tetovën, me Ulqinin, me Çamërinë dhe me çdo trevë ku shqiptari jeton si pjesë e trupit të vet kombëtar.

Kosova duhet të jetë zemra e një projekti më të madh shqiptar: bashkim shpirtëror, kulturor, ekonomik dhe politik i kombit shqiptar.

Koha do të dëshmojë. Por më 7 qershor populli i Kosovës ka një mundësi të madhe: të mos kthehet prapa, të mos mashtrohet nga propaganda, të mos i dorëzohet politikës së vjetër.

Vota për numrin 1 është votë për shtetin.

Vota për Albin Kurtin është votë për sovranitetin.

Vota për këtë drejtim është votë për Kosovën që nuk përkulet.

Kosova shtet, jo provincë.
Sot për Republikën – nesër për Bashkimin Kombëtar.

Isa Mulaj për “Ish-Drejtorin e dhunshëm dhe mësimdhënësit e tanishëm të dhunshëm në gjimnazin “Haxhi Zeka”

0
Mos u ngtuni të gjykoni nga fotografia e parë, për shkak se ky është Adem Gecaj, autori i librit “Shkolla shqipe në komunën e Istogut gjatë viteve 1990-1995 dhe roli i LASH-it në organizim 1990-1995.” Nga dëshmitë e shumë veteranëve të arsimit, më e rëndësishmja ndër të gjitha është ajo e Ramiz Zeqirajt, pedagog dhe administrator në gjimnazin “Haxhi Zeka.” Gjeneratave më të vjetra i kujtohet disiplina që e kishte krijuar në gjimnaz, deri në momenti kur u futën masat e dhunshme. Ka qenë komision disiplinor, kështu që, çdo shkelje, mosmarrëveshje, incident, dhe konflikt brenda gjimnazit, zgjidhej përmes tij. Mjaftonte vetëm kërcënimi i mësimdhënësve dhe i nxënsëve “t’qoj te pedagogu”, dhe mosmarrëveshjet fillonin të zbuteshin. “Kush o bre ai pedagogu”, pyesnin nxënësit? Ramiz Zeqiraj, përgjigjeshin mësmdhënësit (ky në fotografinë e dytë, në faqe 414 të librit).
Pedagogu tregon gjendjen e arsimit dhe përvojën e tij në gjimnazin e Istogut, atëherë të njohur si “Vëllëzërit Ribar” kur i refuzuan planprogramet e Sërbisë, dhe filluan të futen masat e dhunshme.
“[N]ë Gjimnaz erdhi drejtori i dhunshëm për 6 muaj. Në drejtorinë e dhunshme bënin pjesë:
Zoran Gjorgjeviq
Riza Blakaj
Halit Mavraj
Pas disa muajsh, ashtu në përjashtim nga partia, na ftuan në një takim ku na sugjeruan që të ankoheshim. U takuan të gjithë, përveç meje dhe profesorit Adem Geca…U nisa drejt sekretarit të partisë dhe i pari dorëzova librezën, e duke u kthyer, pas meje gjeta Salih Visoqin dhe Adem Gecën. Pastaj i pari të mbramin nuk e priti. Nja dy-tri libreza mbetën pa u dorëzuar.”
Vazhduan masat e dhunshme në gjimnaz, me planprograme të Sërbisë, të cilave iu kishte bashkangjitur Halit Mavraj. Sa herë e shihte Avnia i Qerim Danit në korridor, u bërtiste nxënësve: “Ikni hini mrena se po vjen Halit Tërrnavci!” Por masat e dhunshme të filluara nga Halit Mavraj në të njëjtin gjimnaz, vazhdojnë edhe sot nga vajza e tij Venera (Halit) Mavraj dhe dhëndrri i Halitit, Liridon Lipaj (burri i Venerës), që të dy mësimdhënës në gjimnazin “Haxhi Zeka.”
Përpjekja e tyre e vazhdueshme për ta kapur drejtorinë e gjimnazit përmes dhunës dhe për ta bërë edhe më të dhunshme se që ishte në kohën e Halit Mavrajt, ka përfshirë ushtrimin e dhunës në vendin e punës, komplotin përmes Prokurorisë Themelore në Pejë me ndihmën e një fraksioni të policisë së Istogut, procese gjyqësore, dhe aktgjykime të formës së prerë të gjykatës.
Dhe misioni i “ligjshmërisë” së Halit Mavrajt vazhdon, pra ende nuk ka masa ligjore konkrete kundër mësimdhënësve të dhunshëm Venera Mavraj dhe Liridon Lipaj. Në kohën e “Pedagogut” (Ramiz Zeqiraj) këto probleme jo vetëm që do të zgjidheshin shpejt brenda gjimnazit dhe nuk do të kishte nevojë për milici, prokurori dhe gjykata, por nuk do të lejoheshin të eskalonin.
Atëherë, ka mjaftuar vetëm të dërgohen Venera dhe Liridoni në Komisionin Disiplinor të Pedagogut, kurse sot nuk çojnë peshë as aktgjykimet e formës së prerë të gjykatave kundër Venerës dhe Liridonit. Krahasoni ato masa të dhunshme të Halit Mavrës me këto të sotmet nga vajza dhe dhëndrri i tij në të njëjtin gjimnaz.
____
Redaksia e Drinit nuk e njef përmbajtjen e kësaj analize, andaj kushdo që ndihet i cënuar mund të reagoj . 

Vëllimi i tretë i studimit “Ribashkimi i Shqipërisë Etnike Qetëson Ballkanin” përbën një vazhdimësi logjike dhe shkencore

0

Doli nga botimi libri i ri studimor voluminoz i Prof. Dr. Mehdi Hysenit „RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE QETËSON BALLKANIN (Vëllimi  III).

Nga: Fatmir Terziu

Vëllimi i tretë i studimit “Ribashkimi i Shqipërisë Etnike Qetëson Ballkanin” përbën një vazhdimësi logjike dhe shkencore të trajtimit të një prej çështjeve më të debatueshme në historinë politike të Ballkanit: të drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje, integrim kombëtar dhe realizim të aspiratave të tyre historike në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Në këtë vepër, autori, Prof. Dr. Mehdi Hyseni, e trajton çështjen shqiptare jo si problem të krijuar nga shqiptarët, por si pasojë e proceseve të gjata historike të copëtimit territorial dhe të imponimit të rendit politik nga fuqitë e mëdha evropiane.

Nëpërmjet një analize të gjerë historike, juridike, diplomatike dhe gjeopolitike, autori argumenton se paqja e qëndrueshme në Ballkan nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi të trashëguara. Përkundrazi, stabiliteti afatgjatë kërkon adresimin e çështjeve të pazgjidhura që burojnë nga vendimet e kongreseve dhe konferencave ndërkombëtare të shekujve XIX dhe XX, të cilat lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar një pjesë të konsiderueshme të territorit dhe të popullsisë shqiptare.

Ky vëllim nuk është thjesht një polemikë politike, por një përpjekje për të analizuar në mënyrë kritike narrativat dominuese që kanë karakterizuar diskursin ballkanik për më shumë se një shekull. Në këtë kuadër, autori sfidon perceptimet sipas të cilave aspiratat kombëtare shqiptare paraqiten si kërcënim për rajonin, ndërsa shpesh anashkalohen ose minimizohen pasojat e projekteve ekspansioniste që kanë prodhuar konflikte, spastrim etnik dhe gjenocide në historinë moderne të Ballkanit.

Një vend të veçantë në këtë studim zë analiza e konceptit të ashtuquajtur “Shqipëri e Madhe”, të cilin autori e konsideron një konstrukt propagandistik të krijuar për të delegjitimuar kërkesat e shqiptarëve për të drejta kombëtare. Sipas tij, debati nuk duhet të fokusohet mbi etiketime ideologjike, por mbi realitetet historike, demografike dhe juridike që kanë formësuar fatin e shqiptarëve në rajon.

Në trajtimin e tij, Prof. Dr. Mehdi Hyseni mbështetet në një korpus të gjerë dokumentesh historike, referencash diplomatike, deklaratash politike dhe analizash shkencore, duke ndërtuar një argumentim që synon të vendosë çështjen shqiptare në kontekstin e zhvillimeve më të gjera evropiane. Kjo qasje e bën veprën një kontribut të rëndësishëm jo vetëm për historiografinë shqiptare, por edhe për studimet bashkëkohore mbi marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë rajonale.

Autori argumenton se integrimi kombëtar i shqiptarëve nuk duhet parë si proces konfliktual, por si një mundësi për kapërcimin e trashëgimisë së konflikteve dhe për krijimin e një rendi më të drejtë politik në Ballkan. Në këtë aspekt, ai e vendos theksin te parimet universale të vetëvendosjes, lirisë, demokracisë dhe respektimit të të drejtave kolektive të popujve.

Një nga karakteristikat më të rëndësishme të këtij vëllimi është insistimi i autorit në nevojën për një debat të hapur, të argumentuar dhe të çliruar nga stereotipat ideologjikë. Ai kërkon që çështjet historike të trajtohen mbi bazën e fakteve dhe jo të paragjykimeve, duke i konsideruar studimet shkencore si instrumente të domosdoshme për ndërtimin e mirëkuptimit ndërmjet popujve.

Në këtë libër, Ballkani paraqitet jo vetëm si hapësirë e konflikteve të së kaluarës, por edhe si rajon me potencial të madh për bashkëpunim dhe zhvillim. Sipas autorit, pajtimi dhe stabiliteti nuk mund të ndërtohen mbi mohimin e së vërtetës historike, por mbi pranimin e saj dhe mbi respektimin e të drejtave legjitime të të gjithë popujve të rajonit.

Ribashkimi i Shqipërisë Etnike, në optikën e autorit, nuk paraqitet si projekt dominimi apo ekspansioni territorial, por si proces historik dhe demokratik që synon korrigjimin e padrejtësive të trashëguara. Pikërisht për këtë arsye, ai e konsideron këtë proces si faktor qetësues dhe stabilizues për Ballkanin, e jo si burim të krizave të reja.

Ky vëllim i tretë dëshmon edhe një herë përkushtimin intelektual dhe shkencor të Prof. Dr. Mehdi Hysenit në trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare. Me argumente, dokumente dhe analiza të shumanshme, autori fton lexuesin të reflektojë mbi të kaluarën, të kuptojë të tashmen dhe të mendojë për të ardhmen e shqiptarëve dhe të Ballkanit në frymën e paqes, drejtësisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ky studim ndërtohet mbi një diskurs të fortë polemik dhe kombëtarist, ku autori vendos në qendër të argumentimit tezën se çështja themelore e shqiptarëve nuk është i ashtuquajturi “neo-osmanizëm”, por problematika historike dhe politike që lidhet me copëtimin territorial, marrëdhëniet me fqinjët ballkanikë dhe aspirata për bashkim kombëtar. Në planin retorik, teksti mbështetet në një gjuhë të ngarkuar emocionalisht, me përdorim të shpeshtë të antitezave, pyetjeve retorike dhe përsëritjeve, të cilat synojnë të krijojnë një ndjenjë urgjence dhe mobilizimi kombëtar. Autori e paraqet konceptin e “neo-osmanizmit” si një konstrukt propagandistik të prodhuar nga qarqe sllavo-greke, duke argumentuar se ai shërben për të zhvendosur vëmendjen e shqiptarëve nga sfidat që ai i konsideron reale dhe historikisht të pazgjidhura. Në këtë kuptim, teksti nuk është thjesht analizë politike, por edhe një manifest ideologjik që kërkon të orientojë debatin publik drejt prioriteteve kombëtare.

Nga pikëpamja analitike, shkrimi paraqet një interpretim të historisë dhe gjeopolitikës së Ballkanit të ndërtuar mbi një këndvështrim të qartë subjektiv, ku marrëdhëniet ndërkombëtare lexohen kryesisht përmes konfliktit historik ndërmjet shqiptarëve dhe fqinjëve sllavë. Forca e tekstit qëndron në koherencën e tezës së tij qendrore dhe në përpjekjen për të lidhur ngjarjet historike me zhvillimet bashkëkohore, por njëkohësisht ai mbështetet më shumë në argumentim polemik sesa në verifikim empirik të pretendimeve. Për pasojë, analiza fiton fuqi mobilizuese dhe identitare, por humbet pjesërisht neutralitetin akademik që do të kërkonte shqyrtimin e burimeve alternative dhe trajtimin më të balancuar të koncepteve si “neo-osmanizmi”, kolonializmi apo raportet shqiptaro-turke. Si tekst publicistik, ai përfaqëson një shembull karakteristik të ndërthurjes së kujtesës historike, narrativës kombëtare dhe argumentit politik në debatin shqiptar për identitetin dhe orientimin strategjik të kombit.

Tutje stdumi shkon dhe përfaqëson një ndërthurje të publicistikës politike, kujtesës historike dhe retorikës kombëtare, ku figura e akademikut Mark Krasniqi ngrihet në nivelin e një simboli moral dhe ideologjik të bashkimit kombëtar shqiptar. Autori e ndërton argumentin mbi tri shtylla kryesore: veprën shkencore dhe patriotike të Krasniqit, amanetin e tij civil dhe interpretimin e këtij amaneti si vazhdimësi e filozofisë rilindëse të Vaso Pasha. Në këtë kuadër, varri, lapidari dhe zgjedhja për një ceremoni jashtë simbolikës fetare trajtohen jo thjesht si akte personale, por si shenja me domethënie kombëtare, të cilat autori i lexon si afirmim të identitetit shqiptar mbi dallimet fetare. Përmes këtij interpretimi, figura e Mark Krasniqit shndërrohet në një model të unitetit kombëtar, ku biografia personale dhe mesazhi politik bashkohen në një narrativë të vetme simbolike.

Në pjesën vazhduese, teksti zhvillon një argument të zgjeruar politik mbi konceptin e bashkimit kombëtar, duke e paraqitur atë si vazhdim logjik të projektit historik të rilindësve shqiptarë, veçanërisht të Sami Frashëri. Autori kundërshton qasjet që e konsiderojnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës si të parealizueshëm ose paradoksal në kushtet e rendit bashkëkohor ndërkombëtar, duke përdorur shembuj historikë, krahasime me bashkimin gjerman dhe referenca ndaj personaliteteve politike e akademike shqiptare. Diskursi mbështetet mbi nocionin e vetëvendosjes, të drejtës historike dhe dekolonizimit, duke e paraqitur bashkimin si një proces që synon kapërcimin e ndarjeve të trashëguara nga zhvillimet gjeopolitike të shekujve XIX dhe XX. Në këtë aspekt, teksti nuk kufizohet në analizë historike, por funksionon edhe si platformë ideore dhe programatike për një vizion të caktuar të së ardhmes kombëtare.

Nga pikëpamja e analizës kritike, vlera kryesore e shkrimit qëndron në fuqinë mobilizuese të narrativës së tij dhe në përpjekjen për të lidhur figurat historike, kujtesën kolektive dhe aspiratat politike në një bosht të përbashkët identitar. Megjithatë, argumentimi karakterizohet nga një ton i fortë polemik dhe normativ, ku dallimi mes interpretimit historik dhe pozicionimit ideologjik shpesh bëhet i paqartë. Teksti privilegjon një perspektivë të vetme të leximit të historisë dhe të marrëdhënieve rajonale, duke i dhënë përparësi dimensionit emocional e simbolik mbi analizën pluraliste të realiteteve politike. Si rezultat, ai fiton intensitet retorik dhe ndikim publik, por njëkohësisht largohet nga neutraliteti akademik klasik, duke u vendosur më afër traditës së eseistikës kombëtare dhe publicistikës angazhuese që synon të formësojë vetëdijen kolektive përmes figurave emblematike dhe idealeve të bashkimit kombëtar.

Studimi ngre si prioritet absolut çështjen e bashkimit kombëtar shqiptar, duke argumentuar se energjitë politike, diplomatike dhe intelektuale të shqiptarëve duhet të përqendrohen tek mbrojtja e interesave kombëtare dhe jo tek debatet mbi të ashtuquajturin “neo-osmanizëm”. Sipas autorit, ky koncept është përdorur shpesh si instrument propagandistik për të larguar vëmendjen nga problemet që ai i konsideron më themelore për shqiptarët, veçanërisht trashëgiminë e konflikteve historike, çështjet e pazgjidhura kombëtare dhe sfidat që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në rajon. Në këtë këndvështrim, bashkimi kombëtar paraqitet si objektivi më i lartë politik dhe moral.

Një pjesë e rëndësishme e argumentimit mbështetet në idenë se marrëdhëniet e shqiptarëve me Turqinë duhet të ndërtohen mbi bashkëpunimin, miqësinë dhe interesin reciprok, duke shmangur përplasjet e panevojshme ideologjike. Autori thekson se zhvillimet historike të dekadave të fundit në Ballkan kanë treguar se rreziqet kryesore për stabilitetin rajonal nuk kanë ardhur nga ndonjë projekt “neo-osman”, por nga konfliktet nacionaliste dhe luftërat që kanë tronditur ish-Jugosllavinë. Për këtë arsye, ai kërkon një qasje pragmatike, e cila i shërben paqes, stabilitetit dhe avancimit të interesave shqiptare.

Sudimi shkon tek figura e Akademik Mark Krasniqit ku paraqitet si simbol i idealit të bashkimit kombëtar dhe i përparësisë së identitetit shqiptar mbi ndarjet fetare apo ideologjike. Përmes amanetit të tij dhe përmes veprës së tij jetësore, autori sheh një model të përkushtimit ndaj kombit, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Mesazhi përmbyllës është se ruajtja e identitetit kombëtar, forcimi i unitetit dhe përkushtimi ndaj interesit të përgjithshëm shqiptar përbëjnë themelet mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e shqiptarëve.

Shkrimi ngre një pyetje polemike dhe njëherazi sfiduese për narrativat politike të Ballkanit: pse Serbia, e akuzuar historikisht për politika ekspansioniste dhe për krime të rënda gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk paraqitet si rreziku kryesor për stabilitetin rajonal, ndërsa aspiratat shqiptare për bashkim kombëtar shpesh etiketohen si kërcënim. Autori argumenton se nocioni i “Shqipërisë së Madhe” është përdorur për dekada si instrument propagandistik për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e trashëguara të rajonit dhe nga pasojat e politikave serbomëdha.

Sipas këtij këndvështrimi, realiteti historik dëshmon se zgjerimi territorial në Ballkan nuk është realizuar nga shqiptarët, por nga Serbia gjatë shekujve XIX dhe XX. Autori thekson se territore të banuara nga shqiptarë mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar pas vendimeve ndërkombëtare të fund-shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke krijuar një çështje kombëtare që vazhdon të jetë pjesë e debatit politik dhe historik në rajon.

Një pjesë e rëndësishme e analizës fokusohet te roli i Rusisë në mbështetjen tradicionale të Serbisë. Sipas autorit, diplomacia ruse ka kundërshtuar vazhdimisht çdo ide që lidhet me afrimin ose integrimin politik të shqiptarëve, duke e paraqitur atë si faktor destabilizues. Në të njëjtën kohë, autori argumenton se janë anashkaluar ose relativizuar pasojat e konflikteve të viteve 1990, të cilat sollën tragjedi të mëdha njerëzore në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Studimi mbron tezën se kërkesa për bashkim kombëtar shqiptar nuk duhet parë si projekt ekspansionist, por si aspiratë politike e lidhur me identitetin, historinë dhe të drejtën e vetëvendosjes. Në këtë kuadër, autori sjell argumente nga personalitete dhe studiues të ndryshëm që kanë vlerësuar se integrimi i shqiptarëve nuk përbën domosdoshmërisht kërcënim për paqen rajonale, por mund të trajtohet si pjesë e proceseve demokratike dhe të zhvillimeve afatgjata në Ballkan.
Një tjetër element i rëndësishëm është kritika ndaj elitave politike shqiptare, të cilat sipas autorit nuk kanë artikuluar me forcën e duhur çështjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë. Ai kërkon një strategji më të koordinuar ndërmjet Tiranës, Prishtinës dhe qendrave të tjera shqiptare në rajon, me synimin për të mbrojtur interesat kombëtare përmes mjeteve politike, diplomatike dhe demokratike.
Në vazhdim, autori arrin në përfundimin se rreziku për stabilitetin e Ballkanit nuk qëndron te kërkesa shqiptare për ribashkim, por te moszgjidhja e padrejtësive historike, mospranimi i realiteteve të reja politike dhe mbijetesa e ideologjive nacionaliste që kanë prodhuar konflikte në të kaluarën. Sipas tij, paqja e qëndrueshme në rajon mund të ndërtohet vetëm mbi njohjen e të drejtave të popujve, respektimin e vetëvendosjes dhe bashkëpunimin ndërmjet shteteve të Ballkanit.
Në përmbyllje të këtij vëllimi studimor, Prof. Dr. Mehdi Hyseni e trajton çështjen e ribashkimit kombëtar shqiptar jo si projekt ekspansionist, por si një proces historik, politik dhe juridik, të lidhur me të drejtën e vetëvendosjes dhe me aspiratat e një populli të ndarë në rrethana të caktuara historike. Në këtë optikë, autori argumenton se stabiliteti afatgjatë në Ballkan nuk mund të ndërtohet mbi mohimin e çështjeve të pazgjidhura kombëtare, por mbi trajtimin e tyre përmes mjeteve demokratike, paqësore dhe në përputhje me standardet evropiane.

Një nga tezat qendrore të studimit është se paqja e qëndrueshme nuk sigurohet përmes ruajtjes së padrejtësive historike, por përmes njohjes së realiteteve politike, etnike dhe shoqërore që kanë mbijetuar ndër dekada. Sipas autorit, çdo përpjekje për ta paraqitur kërkesën shqiptare për integrim kombëtar si kërcënim rajonal bie ndesh me vetë parimet e demokracisë moderne, të cilat mbështeten në lirinë e shprehjes politike, në vullnetin e qytetarëve dhe në të drejtën e popujve për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

Në këtë kuadër, analiza e Prof. Hysenit ndalet edhe te roli i forcave politike që kanë artikuluar vazhdimisht parimet e vetëvendosjes, të sovranitetit dhe të mbrojtjes së interesit kombëtar. Në veçanti, ai e konsideron Lëvizjen Vetëvendosje si një subjekt politik që vepron brenda kornizave demokratike, parlamentare dhe pluraliste, duke kundërshtuar etiketimet ideologjike që, sipas tij, janë përdorur për ta delegjitimuar diskursin e saj politik. Për autorin, debatet politike duhet të zhvillohen mbi argumente dhe programe, jo mbi stigmatizime propagandistike.

Po ashtu, studimi nxjerr në pah se identifikimi i patriotizmit me ekstremizmin përbën një keqinterpretim të qëllimshëm të realitetit politik shqiptar. Patriotizmi demokratik, sipas autorit, nuk është kundër askujt, por në favor të ruajtjes së identitetit kombëtar, të dinjitetit qytetar dhe të zhvillimit institucional. Në këtë kuptim, kërkesa për barazi, përfaqësim dhe bashkëpunim kombëtar nuk mund të përkufizohet si kërcënim për fqinjët apo për rendin evropian.

Një dimension i rëndësishëm i përfundimeve të këtij studimi është edhe orientimi i qartë evropian i shqiptarëve. Prof. Hyseni argumenton se integrimi kombëtar dhe integrimi evropian nuk janë procese kundërshtuese, por procese që mund të ecin paralelisht. Përvoja e Evropës moderne dëshmon se bashkëpunimi ndërkufitar, integrimi ekonomik dhe respektimi i identiteteve kombëtare mund të bashkëjetojnë brenda të njëjtës arkitekturë politike dhe institucionale.

Autori nënvizon se e ardhmja e Ballkanit nuk duhet të ndërtohet mbi logjikën e rivaliteteve historike, por mbi kulturën e dialogut, të respektit reciprok dhe të zgjidhjeve paqësore. Pikërisht për këtë arsye, ai e konsideron të papranueshme përdorimin e gjuhës së frikës apo të stereotipeve politike për të penguar debatet legjitime mbi çështjet kombëtare shqiptare. Demokracia, sipas tij, nuk ka frikë nga debatet e hapura, por forcohet përmes tyre.

Nga analiza e gjatë historike dhe politike del se çështja shqiptare mbetet një nga temat më të rëndësishme të Ballkanit bashkëkohor. Për Prof. Hysenin, zgjidhja e saj nuk mund të kërkohet përmes imponimeve të jashtme apo përmes heshtjes politike, por përmes dialogut të brendshëm kombëtar dhe respektimit të normave ndërkombëtare. Vetëm një qasje e tillë mund të prodhojë stabilitet të qëndrueshëm dhe marrëdhënie të shëndosha ndërmjet popujve të rajonit.

Në këtë kontekst, autori e sheh shoqërinë shqiptare si pjesë organike të familjes euroatlantike, me një traditë të gjatë orientimi perëndimor dhe me një vullnet të qartë për të kontribuar në paqen, sigurinë dhe zhvillimin e rajonit. Prandaj, çdo interpretim që e paraqet faktorin shqiptar si burim destabiliteti konsiderohet prej tij si i papajtueshëm me realitetin historik dhe politik të dekadave të fundit.

Në planin akademik, ky studim paraqet një përpjekje për të rihapur debatin mbi raportin ndërmjet historisë, identitetit dhe së drejtës së vetëvendosjes në Ballkan. Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme që mund të ekzistojnë rreth kësaj teme, vlera e tij qëndron në faktin se sjell argumente, dokumente dhe interpretime që synojnë të nxisin reflektim kritik mbi një nga çështjet më të ndërlikuara të rajonit.

Prandaj, përfundimi themelor i këtij vëllimi është se paqja e vërtetë nuk ndërtohet mbi mohimin e aspiratave legjitime të popujve, por mbi njohjen dhe menaxhimin demokratik të tyre. Në vizionin e Prof. Dr. Mehdi Hysenit, ribashkimi i Shqipërisë etnike nuk paraqitet si projekt konflikti, por si një ide politike që, nëse trajtohet përmes mjeteve demokratike, paqësore dhe evropiane, synon të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë, në bashkëpunimin rajonal dhe në forcimin e paqes në Ballkan.

PAN-i armiqësor ndaj fëmijëve të Presidentit Rugova!

0
Ukë Ibrahim Rugova, kandidat për deputet të Kosovës
 
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
     Subjektet politike të koalicionuara në PAN,  kanë qenë dhe mbetën gjithëherë armiqësorë ndaj Presidentit Rugova dhe LDK-së së Tij. Ato nuk u mjaftuan me fyerje e sharje, për ta denigruar politikisht, por kanë provuar edhe eliminimin fizik të Rugovës. Kurdisja e atentatit me tritol, përgjatë shkuarjes në takimin me zyrtarin e lartë evropian, Havier Solana, ka dy arsye që nuk harrohet:
1) Atentatorët janë zbuluar dhe askush nuk është marrë në përgjegjësi;
2) Organizatorët janë fytyra publike, madje edhe deputetë!
     Rastet tjera të sulmeve, me synime vrastare, janë të njohura dhe po kursehem të mos i përsërisë.
     Mëria, urrejtja e PAN-i, edhe pas shuarjes të Rugovës, vazhdon të jetë aktive. Armiqtë e Rugovës i pengon lavdia, dashuria dhe respekti i shqiptarëve botërorë, për Presidentin historik.
     Andaj, duan zvetënimin dhe degradimin e figurës markante të Rugovës, tani përmes fëmijëve të Tij. Pan-i, me SHIK-un e tij kriminal, kurdisën akuzën “e shitjes të vizave” nga djali, Ukë Rugova. Ndërkohë që ishin agjentët e SHIK-ut, ata që ia kishin ofruar personat, për t`i ndihmuar për marrjen e vizave në Ambasadën italiane.
     Ashtu siç rrëfen edhe vetë Ukë Rugova, “personat shfrytëzuan njohjen time, me zyrtarë të Ambasadës, si djalë i Rugovës, për t`i  ndihmuar për viza. Nëse dikush tjetër ka bërë pazare, pa dijeninë time, këtë nuk e di”. Drejtësia e kapur nga PAN-i, vazhdoi zvarritjen, ndër vite të hetimit, pastaj të gjyqit, duke e mbajtur peng pinjollin Rugovë!
     Radha e goditjes i erdhi Teutë Rugovës. Edhe ajo u bë kurban i babait të saj, Ibrahim Rugovës. Shantazhi ishte i rëndë sa bjeshka: “Të votosh qeverinë e arnuar të Ramush Haradinaj, përndryshe vëllai, Ukë Rugova, do ta pësojë keq!”
     Dilemë e tmerrshme! Vendimi i partisë, LDK-së, ishte kundër. Megjithatë, Teuta u dorëzua! Mendoni gjendjen e saj mendore dhe shpirtërore!! Thonë se “motra për vëllain, bënë më shumë, se sa vëllai për vëllanë”.
     Për çudë, në mesin e 120 deputetëve, u shenjëstrua Teutë Rugova, vajza e vetme sugare e Ibrahim Rugovës!?
     Qoftë kurdisja e akuzës kundër Ukë Rugovës, qoftë shantazhi i egër ndaj Teutë Rugovës, është vepër burracakësh të liderëve të PAN-it. Synimin është i qartë, për ta goditur, degraduar, edhe pas amshimit, të figurën madhore të burrështetasit më të madh në historinë e Shqiptarisë, Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, i cili, për nga rëndësia historike, nuk ka ndërmjetës, që nga Gjergji ynë i Mesjetës.
     Mendoni vetëm për një çast: A do të vepronte në këtë më mënyrë Dr, Rugova, me fëmijët e këtyre “liderëve xhuxha” të PAN-it?! Përgjigja e prerë: “Asnjë herë dhe kurrën e kurrës!” Sepse Rugova ishte burrë sa i traditës aq edhe bashkëkohor.
     Ibrahim Rugovën e njoha në Shkollën 8-vjeçare, ndërsa në Shkollën e mesme e kisha shok klase. Edhe atëherë rrezatonte mirësjellje, dashuri dhe respekt për njerëzit, fisnikëri të lindur, që e shquante nga të tjerët. Kushdo që i njeh nga afër fëmijët e Presidentit Rugova, ashtu siç i njoh unë, ata kanë trashëguar, jo vetëm shumëçka, por gjithëçka nga babai biologjik i tyre: Të urtë, të sjellshëm, të dashur dhe gjithë respekt e dashuri për njerëzit.
     Përgjimin, përndjekjen e babait Rugovë, nga armiqtë e Tij, lakmitarë të pushtetit, që nuk e arrinin me votën demokratike, u harbuan deri në tërbim, duke i maltretuar deri në vrasje: ushtarakët luftëbërës, kuadrot dhe veprimtarët e  LDK-së të Ibrahim Rugovës, e përjetuan rëndë edhe fëmijët e tij, pothuaj se, në burgun shtëpiak.
     Fëmijët e Rugovës, u rritën në kushte terrori të dyfishtë:)
     a) Të pushtuesit fashistë serbo-sllav;
     b) Të bandave ultra komuniste envero-staliniste, të cilët, veç tjerash, e gjuajtën me armën luftarake “zolla” rezidencën e Presidentit Rugova, brenda se cilës jetonte edhe Familja Rugova!
     Një krim ekstrem banditesk, gjithnjë i dirigjuar nga kupola pushtetare e shtetërore të asaj kohe, nga më të zezat, errëtake dhe sakajshëm të turpshme, në historinë më të re të Kosovës. Krejt e njëjtë me regjimin kriminal dhe rrugaçëror, të diktatorit më të urrejtur dhe më gjakatarë të popullit shqiptar, për afro gjysmë shekulli radhazi, veglës serbo-ruse!
     Bërrylaxhinjtë e dikurshëm, bisht e patericë, të PAN-it, uzurpatorë të partisë të Presidentit Rugova, nuk treguan përkujdesje për fëmijët e Rugovës, madje i mbajtën larg afrimit në strukturat partiake, ashtu siç dëshironin armiqtë më të egër të Rugovës.
     Për më tepër, klani i Isa Mustafës, bëri koalicione të përsëritura me PAN-istët, duke shpërfillur vullnetin e popullit, elektoratit, anëtarësisë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e Deputetëve, madje as të Kryesisë të LDK-së.
      Ukë Rugova kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës. Ai u prit me dashuri dhe admirim, në takimin përmbyllës zgjedhor në qytetin e Istogut. Emri i tij ngriti në këmbë të pranishmit, të mallëngjyer për travajat që përjetoi Familja Rugova edhe pas amshimit të kryezotit familjar, Ibrahim Rugova.
     Thirrja e Vjosë Osmanit, bartëse e listës të LDK-së: “Na jipni një shansë, për të kontribuar në drejtimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës”, ishte një nga slloganet më të gjetura të kësaj fushate zgjedhore.
     Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë premtimin dhe zotimin solemn, se “do t`i kthehemi frymës dhe metodës rugoviane të zgjedhjeve partiake:
      1) Debat të shpenguar demokratik nga anëtarësia;
      2) Zgjedhje të fshehta dhe demokratike, madje në të gjitha nivelet e strukturave të partisë, që nga baza e deri tek organet drejtuese të LDK-së”.
      Pikërisht për këtë, kandidatja për presidente, Vjosë Osmani, përsëritë në vijimësi emrin e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës, si frymëzim i shqiptarëve të përbotshëm.
     Dhe, kjo qasje demokratike zgjedhore brenda partiake, do të jetë e vetmja shpresë, për ngritjen, madje në perspektivë, edhe fitoren e LDK-së, dikur krenare dhe kryezonjë e Kosovës.
     Profilizimi i të djathtës të Kosovës, do të jetë krye-kauza e LDK-së. Kjo qasje për bashkimin e të djathtës, do të jetë një shtysë dhe vlerë, për ngritjen dhe rritjen e bashkimit djathtistë, respektivisht, të LDK-së.

Me rastin e 148 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT ËSHTË AKTUALE NË ÇDO ETAPË HISTORIKE

“Shqiptarët janë kombi më i persekutuar n` Evropë. Vetëm në fund të shekullit XX arrijtën t` i korigjojnë disa padrejtësi. Mbetet edhe shumë punë që të arrihet ndertimi i shtetit etnik shqiptar.Po, ndoshta atëherë kur të relativizohën kufijtë, edhe lufta për Shqipëri etnike do të jetë çështje që i takon ëndrrës së Rlindasëve famëlartë”!

Adem Demaçi më 28 XI 2001

1.Faktorët e jashtëm

Para se të hyhët leximi i këtij shkrimi, lexuesit ia propozoi që statistikat mos t` i konsideroi si apsolute, gjithnjë kur janë në pyetje shqiptarët. Është e vërtetë se shqiptarët pa dallim feje kanë përjetuar tragjedinë më të rëndë nga të gjithë popujtë e Ilirisë, gjatë okupimit Romak, Bizantin, Sllavë dhe Grek, e sidomos gjatë okupimit osman. Pra, vdekjet në vend, vdekjet gjatë rrugës dhe vdekjet ku vendoseshin saktësisht nuk do të dihën kurr. Pikërisht Lidhjën Shqiptare të Prizrenit 1878, duhët kuptuar se kemi të bëjmë me një përpiekje që çështja e muhaxherëve shqiptar të zbitët sado pak. Lidhur me këtë, nga literatura që është konsultuar për këtë tragjedi biblike, mi i afërmi në prezantimin objektiv të tragjedisë shqiptare është: JUSTIN McCarthy, Vdekje dhe dëbim 1821-1922, në 414 faqe, botuar shqip në Tiranë.

Pikërishtë në kohën kur Austro Hungaria e okupoi Biosnje-Hercegovinën më 1875, në mes shteteve të fuqishme të Evropës pati filluar një etapë e re për të gllabëruar koloni të reja, që i nevoitej kapitalit agresiv evropian, për lëndën e parë. Lidhur me këtë, një vit pas okupimit të Bosnjës, Mithat Pasha do të ngritët në postin më të lartë në Pernadori, në postin e Kryevezirit, ku nuk do të qëndroi gjatë sepse më 1869 kishte shfaqur ide që të krijohet një vilajet shqiptar, propozim ky që synonte për t` i bashkuar realitetet e shkatrruara të Pashallëkut Janinës (Ali Pash Tepelenës 1820) dhe Pashallëkut Shkodrës ( nën drejtimin e falijës Bushatlinjëve deri më1830). Por, Mithat Pasha e kishte të njohur edhe përpiekjën e kryengritjës së Dervish Carës (1841-1845), kryengritje ajo që ishte me siperfaqe më gjithëpërfshirëse për kombin shqiptar, gjithënjë në lidhje dhe formësim më të organizuar politiko-shtetëror të kombit në formim politik, ushtrak dhe arsimor.

Në bazë të dokumenteve që janë sajuar nga diplomatët e kohës, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në kuadër të Çështjës Lindore ishte nxituar nga poshtë-lartë. Kjo do të thot se në esencë si organizatë politiko-ushtraka dhe arsimore ishte nxitur kryesisht nga populli, një pjesë e të cilit kishte përjetuar tragjedi e quajtur “krematoriumi i muhaxhirëve shqiptarë”, nga Sanxhaku i Nishit 1-28 dhjetor 1877. Lidhur me këtë, nuk mund të anashkalohet Marrëveshja Sekrete që ishte bërthama e tragjedisë shqiptare si pasojë e Marrëveshjës sekrete në mes Vjenës dhe Peterburgut në Budapesht më 15 janar 1877. Me këtë Marrëveshe Austro-Hungaria dhe Rusia i kishin ndarë rrolet për ta goditur ushtrakisht Portën, me moton po largojmë Islamin” nga Evropa. Këtë synim e pelqenin në çdo aspekt edhe: Anglia, Franca, Gjermania dhe Italia. Marrëveshja sekrete në esencë ishte në interes të ekspanzionit serbian, malazez dhe grek, ndaj tokave shqiptare.

Lidhur me këtë që u tha më lartë, Lidhje Shqiptare e Prizrenit (10 qershor 1878) lindi me moton: “Që tokat shqiptare në asnjë variantë nuk mund t` i dhuroheshin Serbisë, Malit Zi dhe Greqisë, ose cilitdo shtet ose popull tjetër”. Por ky qëndrim duhej për t` u ngritur në institucion politik që do të mbrohet me forcë të tërë kombit shqiptar, gjatë procesit historik. Prandaj, Fuqitë evropiane dhe politika e popujve fqinjë të shqiptarëve, e kishin hetuar një plagë gati të pasherueshme në Shqiptari, sepse populli shqiptar ishte i ndarë në tri taborre fetare: në musliman që ishin të dirigjuar nga Stambolli; në katolik që ishin të influencuar nga Roma; në ortodoks që ishin si të papranuar nga Patrikana e Vaselenës me seli në Stamboll, së cilës i ndihmonin Patrikana serbe, Patrikana Greke dhe Patrikana Bullgare. Protestantizmi ende nuk kishte vëndsur bimë “frytore” ndër shqiptar. Prandaj kjo ndasi e ngjizur tmerrësisht për poret e kombit shqiptar, nuk i lejonte as që të duken në sqenën historike partitë politike, siq ngjau te popujt tjerë të Ballkanit, të cilët e kishin një rreligjion,prandaj ishin më homogjen. E vërteta, Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lajmëruar si organizatë politike kombëtare, por në asnjë etapë të jetës saj, nuk pati fuqi që të shkëputet nga vetëvetja në tërësi, dhe t`i përfshijë pjestarët e të gjitha rreligjioneve dhe krahinave deri në atë nivel, të paktën ashtu si e kishin fuqinë numerike. Në lidhje me këtë, në Kongresin e Parë të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, vrehet sipas të gjitha dokumenteve, një pjesëmarrje shumë e zbehtë e katolikëve e pjesërisht edhe e ortodoksve shqiptarë në aktivitetin politiko ushtrak të saj. Ky realitet, shfaqej për faktin se kleri katolik shqiptar nuk e “pranonte në as një variantë asnjë prijës politik shqiptar e që i takonte rreligjionit islam”, shkruante Ymer Prizreni në një dokument parapërgatitor nga prilli i vitit 1878.  Kjo ndasi rreligjioze me plotë tinzi politike, vinte për faktin se ndikimi nga Austria ishte po aq rreligjioz, madje me premisa fanatike dhe mos më tepër ishte një lloj bariere se sa ai që vinte nga Patrikana e Stambollit dhe Fanari grek. Ndërsa nga rreligjioni islam sa dy taboret tjera rreligjioze, pengesat për shkëputje nga Padishahu ishin të një niveli më të lartë së bashku. Pra pengesa ishte vetëvetja për themelimin e një shteti etnik, sepse po mos të kishte pengesa të brendëshme, Shqipëria do të bëhej shumë më heret, pra para 28 XI 1912.

Gjithënjë në bazë të ideve për çlirim kombëtar, nëse shiqohën organizatat që i ndihmonin muhaxherët e shkretë më 1978/79, çështja e tragjedisë shqiptare kuptpohet në lakuriqsinë më eklatante, se shqiptarët ishin të mbështetur për muri; sepse ishin të përqarë në taborre rreligjioze; sepse ishin të shkapërderdhur edhe nepër krahina. Po jo vetëm për këtë që e shënuan si një ngecje kulturo arsimore dhe ekonomiko politike me përmasa targjike që imponohëshin dyfish nga okupatori osman. Pra okupatori osmanli, e luftonte çdo shkëndi kombëtare shqiptare, me të gjitha mjetet. Në lidhje me këtë, çdo organizim politik që hapte horizonte të reja kombëtare për shqiptarët, e që idetë zakonisht vinin nga jashtë, nga pushteti qendror dhe lokal i okupatorit osman, shqiptarët në çdo kërkesë priteshin me zjarrë dhe hekur. Në këtë aspekt, duhet shënuar se Jeronim De Rada, e shkroi një program kombëtar qysh më 1844; se Naum Viçelhagji shkroi një ABETARE po më 1844, vepra këto që mbetën gati anonime sepse nuk kishte kush t` i lexojë dhe mësojë.Pranda kur u bë i njohur ky realitet tragjik tërë ngecjën Naim Frashëri provoi për ta nxierr nga gremina duke imituar Homerin (Iliada dhe Odiseja), e shkroi Historinë e Skenderbeut dhe Çerbelanë, vepra këto që aspironin ta bëjnë realititetin vepër të piekur në strategjin politike: I kemi shqiptarët, ta bëjmë Shqypninë. Kurse, Sami Frashëri në nxitur nga i vllai filloi ta shkruaj studimin e vizionit kombëtar: “Shqipëria ç`ka qenë ç` është e çdo të bëhet” më 1899. Pra në fund të shekullit XIX,fryti i punës atdhetare u poq dhe atëherë kur pjekuria politike e kombeve fqinjë kishte arritur kulme, kuptohet të mbështetura nga: Vjena, Parisi, Londra, Roma, Berlini dhe sidomos nga Peterburgu, shqiptarët me armë dhe pendë u përpoqën, por asesi të çlirohën me fuqinë e tyre.

2.Kush ishte në Lidhjën Shqiptare të Prizrenit më 10 qershor 1878

Kongresit të parë shqiptar i ka paraprirë një aktivitet i gjërë politik, për faktin se po nuk u veprua politikisht dhe nëse e do nevoja edhe ushtarakisht, Shqiptaria do të shndërrohej në copëza shumë lehtë e vetshkatrruar edhe më tepër se sa që ndodhi deri më 1886. Pra ambicjeve fqinjëve në këtë kohë për okupim të trojeve shqiptare, u kishte ardhur çasti më i volitëshëm që të shfaqin agresivitet edhe më të theksuar.Por edhe shqiptarët, sidomos ata të religjionit islam ishin vënë në lëvizje me moton për liri ja vdekje, sidomos më 1881.Kështu i tërë populli që fliste shqip, duke qenë i mbështetur për muri, edhe i përçar do t` i drejtohet Sulltanit:

        Baba mbret ma falë Kosovën,

        Ma shite Nishin e Kushumlinë,

       Shite Ulqin, Plavë e Gucinë,

       E qite n` pazar tan` Shiptarinë!

Organizatorët e Kongresin gjithëshqiptar ishin në dieni se do të mbahet Kongresi i Berlinit i gjashtë fuqive evropiane më 13 qershor 1878. E dinin se aty do të vendoset se kah duhet rreshtuar “anijet kombëtare”, seicili komb së pakut i trevës së Ballkanit. Nga ky kongres do të saktësohet në shkallë filizofike politika: 1+1+1, që do të thot se duhet rreshtim: anti osman + anti islam + pro ortodoks. Ky rreshtim ka qenë në “modë” politikishtë në Evropë deri në Paqën e Versajit më 1919, kur vazhdoi filozofia politike numerika: 1+1+1, por që rreshtim duhej të ishte: anti Kominternë, anti Gjerman dhe pro Vatikanit. Mbi këto germadha lindi Mbretëria SKS si armike më e përbetuar e shqiptarisë gjatë gjithë shekullit XX-të, me që rast sllavët ortodoks e prenin shqiptarinë në fyt, ndërsa sllavët katolik i venin thikën pas shpine, pikërisht në kurriz me premtime e metafora. E filozofia e e dy etapave (1878-1919 dhe 1919-1941) ishte se shqiptarët e rreligjionit islam gjithnjë identifikoheshin me osmanlinë edhe pse i kishin drejtuar 53 kryengritje antiturke. Por, në anën tjetër deri më 1939 qarqet politike dhe shkollore serbe i shkruan 11 programe, të cilat i pranoi shteti, kisha dhe të gjithë fqinjët për shfarosjen e shqiptarëve.

Për ta kuptuar më saktësisht realitetin po i shënojmë emrat e pjesëmarrësve të Kongresit Parë të Lidhjës Shqiptare, që sipas një dokumenti osman ruhet në Arkivin e Stamnbollit, e që ka ndryshime me dokumentet tjera të njohura e të botuara deri me tash. Dokumenti me emra të paktën dëshmon se cilat krahina i përfaqsonin shqiptarët, prandaj për mbiemër shënojnë emrin e krahinës që e përfaqsonin. Ja faktet: 1.Myderriz Ymer Prizreni, 2. Ali Pash Gucia, 3. Sulejman Vokshi Gjakova, 4. Abdyl Pash Peja,5. Shaqir Ag Peja, 6. Zejnel Efendi Peja, 7. Mulla Zekë Peja, 8.Ahmet Koronica Gjakova, 9.Hasan Pash Deralla Tetova, 10. Ejup Beg Pazari (Sanxhaklia), 11. Ali Dragë Mitrovica,12. Osman Myfti Prishtina, 13. Ali Kurtesh Mitrovica, 14. Mustafë Beg Shkupi, 15. Mustafë Koxhobash Shkupi. 16. Jashar Beg Kumanova, 17. Haxhi Ymer Efendi Kumanova, 18. Maksut Shehu Presheva, 19. Kamer Ag Presheva, 20. Haxhi Abas Presheva, 21. Ali Bej Tirana, 22. Arsllan Beg Elbasani, 23. Abdullah Efendi Shkupi, 24. Haxhi Sadik Tetova, 25. Hysen Beg Gjilani 26. Binak Alia Malsori, 27. Ali Ibra Malsori, 28. N`atali Prelestja, 29. Ymer Bej Gjirokastra, 30. Qazim Beg Gjirokastra,31. Nahim Beg Frashëri, 32. Abdyl Beg Frashëri, 33. N` tali Beg Preveza, 34. Abedin Pash Ministërliu,35. Mustafë Pash Vlora, 36. Pjetër Beg Janina, 37. Jani Vreto Kaniza. Mungojnë emrat e 17 pjesëmarrësve zyrtar nga Shqipëria e Mesme dhe ajo Jugore. Nuk shënohet asnjë përfaqsues nga Vilajeti i Shkodrës, edhe pse Vaso Pash Shkodrani i kishte shkruar disa varianta të programit themeltar.

 Kongresi kombëtar shqiptar, thot dokumenti osman, filloi me 5 qershor 1878, dhe në te muarën pjesë 5000 përfaqsues të kombit. Unanimisht aty kongresistët u pajtuan që:

  1. Tokat shqiptare në asnjë variantë nuk mund t` i dhurohën Serbisë, Malit Zi dhe Greqisë ose cilit do qoftë shtet ose popull; 2. Që të gjitha tokat të cilat Serbia dhe Mali i Zi në këtë luftë (1877-1878) i kanë okupuar nga duartë e Turqisë, e në të cilat toka kanë jetuar shqiptarët nga kohërat më të vjetra antike, duhet t` i kthehen trungut e që do të thot Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit, që kanë popullsi shqiptare autoktone; 3. Që Kongresi lidhur me këtë të veprojë edhe në Evropë në Kongresin e Berlinit dhe te Porta; 4. Që Kongresi me tërë fuqinë të mirret që shqiptarëve t` u pranohet pavarësia të cilën para 50 vjetëve e më tepër u është marrë, që do të thot se në viset shqiptare mos të dërgohën nepunës nga Stambolli dhe mos t` i emrojë më Sulltani dhe Porta, por ata të zgjidhen nga meset shqiptare; 5. Që Sulltani mos të kërkojë më regrutë dhe taksa nga shqiptarët. Me këto kerkesa, Kongresi shfaqi platformën e PAVARËSISË nga Stambolli. Në këtë kërksë janë shumë të vëndosur shqiptarët e sidomos Shqipëria Veriore, posaqerisht paria e muhaxherëve të shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit. Ky dokument është përpiluar në dy kopje. Në të dy kopjet janë venë nga 4000 nënshkrime, ku pasojnë edhe myhyrët e nënshkruasëve. Një kopje, thuhet në materialin përcjellës i është dërguar Sulltanit menjëherë. Kurse Kopja e dytë i është dërguar Kongresit Berlinit.

 Pas këtij dërgimi caktohën dy përfaqsues nga shqiptarët për t` ia dorëzuar Kongresit Berlinit kërkesat rreth tërësisë toksore etnike shqiptare.  Delegatët ishin Abdyl Frashëri dhe Jani Vreto. (Nuk figurojnë emra tjerë-HB).

Kërkesat drejtuar Sulltanit dhe Kongresit Berlinit i nënshkruan me myhyrë edhe 30 serbianë të njohur nga Sanxhaku i Prizrenit. Madje dy prej tyre si tregtarë që ishin Kongresi i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit i kishte autorizuar që ta bartin postën me Stambollin. Këta tregtarë, thuhet në dokumentet sekrete ishin në lidhje me Mitropolitin (Mihajlo) Rashkë-Prizren si dhe me popin Jovan Popoviq. Kjo do të thot se qarqet e pushtetit Jovan Ristiqit ishin në dieni detale për çdo veprim të Myderriz Ymer Prizrenit dhe kongresistëve tjerë. Kongresi, thuhet në dokument, ishte publik, që do të thot se aty mund të merrnin informata edhe armiqët e Lidhjës. Deri sa një pjesë e organizmit ishte bërë ilegalisht prej Stambollit dhe pushtetit osman, çdo vendim më parë bëhej i njohur për Stambollin dhe Beogradin e Vjenën se sa për degët e Lidhjës. Në dokumentin dërguar Sulltanit ishte plasuar edhe ky anks pyetës: “A janë të shitur Aranutët, kur nuk po kërkojnë pushtet tjetër (rezervë), dhe si do të qeverisin ata që po kryejnë pazare pa pronarin e njohur të trojeve arnaute, e që janë shqiptarët”. Jo vetëm kaq tërë konceptualiteti i vendimeve të Kongresit shqiptar ishte në gjuhën e pushtuesit si: “Kararname”-Libri i Vendimeve”, dhe të gjithë emrat e Komisoneve që mirreshin me çështjën e muhaxhirëve. Sulltani sipas këtij dokuemti paska lëshuar përgjegje: “Ju jeni të mijtë dhe të askujt tjetër. Prandaj tubohuni dhe armatosuni për ta ruajtur vatanin”. Për këtë qëndrim, pas një analize të thellë të dokuemnteve shtesë erdhëm në përfundim se kërkesat nuk janë realiste, nuk janë burimore, nuk janë të shprehura nga Sulltani, por janë nga dora e ndonjë oborrtari, që provonte për t` i dezorientuar përfaqsuesit shqiptar me premtime dhe dinakëri të nëntokës orientale, “derisa të kalojë stuhia”.

3.Çka flasin dokumente anglo- franceze për çështjen shqiptare

Me që Serbia, Greqia dhe Mali i Zi kurrë nuk i kanë prezantuar shifrat e të shpërngulurve, atë megjithë atë janë të njohura nga informatat e konzujve.Sidomos dokumente angleze dhe frenge flasin për diçka që duhet besuar, sidomos rreth angazhimit të Portës për muhaxhirët, si pasojë e tragjedisë në dhjetor 1877. Ja faktet: 1.Ata që mbetën për t` u arratisur, sepse mbi 65% të popullit u masakrua, në Sanxhakun e Nishit e që ishin nga 60 000 deri në 70 000 frymë, duhet të adresohen. Sipas John Rossit, muhaxhirët shqiptarë që u larguan nga krahinat e Kushumlisë, Prekupës, Leskofcit, Vranjës dhe Nishit, u vëndosën gati në tërësi në Vilajetin e Kosovës. Lidhur me këtë Mustafa Efendia, (shkruan Dr Skender Rizaj, historian specialsit i dokumenetve osmane dhe angleze-botues i tyre), se ushtria serbiane ka bërë plojë mbi shqiptarët autokton në pjesët më veriore të Vilajetit Kosovës siç janë Sanxhaku i Nishit, Sanxhaku i Prishtinës dhe po aspiron për të depërtuar në lumin Dri sepse Shkupin e ka cakun e parë, për të zbritur në Selanik dhe Durrës. Lidhur me këtë Valiu i Kosovës Rifat Pasha, kishte apeluar për ndihmë për muhaxhirët në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Sipas Layardit mbi 100 000 muhaxhirë pa asgjë janë përqëndruar në afrësi të Shkupit. Për këtë tragjedi Kongresin e Berlinit paria e Lidhjës Shqiptare e kishte njohutuar me 145 raporte. Reagimet për mizorinë ndaj shqiptarëve po bëheshin edhe nga Ambasadorët e Anglisë dhe Francës në Stamboll. Në reagimet e tyre mësohet se popullsia që po i nënshtrohej gjenocidit ishte edhe nga: Janina, Manstiri, Tivari, Podgorica, Shpuza, Gruda, Hoti, Jeni Pazari, Bosnja, Prishtina e deri te Dibra.

  1. Komisioni i Portës për ndihma muhaxhirëve

Në rend të parë për strehimin e muhaxhirëve u përkujdes Lidhja Shqptare e Prizrenit me tërë strukturën e saj organizative. Por edhe Porta pati themeluar Komision i cili e paraqiti në janar 1878, çështjën e muhaxhirëve në Parlamentin Osman. Aty diskutuan:  Myderriz Ymer Prizreni, Zia Prishtina dhe Abdyl Frashëri, duke propozuar mendime për zgjidhjën e kësaj çështje tragjike kombëtare shqiptare, e shkaktuar nga fallanga ortodokse sllave, e ku përkah mizoritë dalloheshin serbët dhe grekët, por nuk mbetën prapa as malazezët, të cilët përkah gjaku shumica kanë prejardhe ilire-arbanase.

 Në lidhje me këtë edhe Prishtina si qendër e Sanxhakut kishte themeluar Komision për ndihma muhaxherëve. Në krye të Komisionit ishte sekretari i Vilajetit (Mektubi Vilajet). Kryetari i dytë ishte zavendsi i valiut dhe quhej Ahmet Efendia. Ndihmësit e tij ishin edhe Ahmet Efendiu, Fetah Efendiu, Rexhep Efendiu, Mehmet Aga dhe Salih Efendiu.Për strehimin e muhaxhirëve kujdesëshin: Bejtullah Aga, Hamid Aga (ishte komandant i kompanisë), Mehmet Aga, Jusuf Aga, Ali Efendiia, Halil Efendiu. Këto personalitete tërë pasurinë e tyre e kishin vënë në “prehër” të Valiut, me qëllim që t` u ndihmohet muhaxhirëve.

5.Me çështjen e muhaxhirëve mirret edhe Stambolli

 Më 21 janar 1878 do të themelohet Komiteti Ndërkombëtar për Ndihmë Muhaxhirëve. Në bazë të dokumenteve, vetëm në janar 1878 në Stamboll arrijnë 80 000 muhaxhirë, shumica e tyre me smundje të ndryshme, me që rast dokumentet zbulojnë se vdesin për çdo ditë nga 4-5 persona. Për këtë realitet tragjik të një populli pushteti kërkon ndihmë edhe nga Evropa dhe Amerika, sepse numri i të pastrehëve është bërë enorm. Në lidhje me këtë tragjedi, dokumentet e kohës njohtojnë se në prill 1878 numri i të vdekurve nga smundjet infektive arrin në 400 deri në 500 persona për çdo ditë. Për ta penguar tragjedinë e mëtejme pushteti do t` i hapë 9 spitale speciale. Për ndihmë muhaxhirëve pushteti kishte siguruar 30 204 lira ari, shumë kjo që majftonte për ndihma jo vetëm për t` siguruar mjekë dhe ilaqe, por edhe për t` i paguar mjekët si dhe për të blerë ushqim për muhaxhirë. Në një dokument francez theksohet se kriza e refuxhatëve shqiptar, ishte kthyer në tragjedi të një populli, i cili nga koha e Skenderbeut ka dhënë prova se është i posaçëm në Ballkan, prandaj meriton një përkujdesje diplomatike, sepse “infeksioni” mundet të metastazojë në tërë Evropën.

Në lidhje me realitetin në popull lajmërohën disa çështje që në aspektin teorik nuk janë eksplikuar kurr. Prandaj i shtrojmë këto çështje: Pse Porta themeloi Komisione dhe Komitet për ndihma muhaxhirëve; 2.A ishte themeluar Lidhja Shqiptare vetëm për t` i mbrojtur muhaxhirët dhe njëherit trojet shqiptare; 3. Pse Lidhja shqiptare kur ishte “pro osmane” e luftoi pushtetin e Osmanlisë pas një kohe; 4.Pse organizatorët kryesor të Lidhjës ishin gati të gjithë të rreligjonit islam dhe jo vetëm në këtë rast por edhe në çdo kryengritje antiosmane; 5.Pse pushteti osman e shuan me vargoj gjaku Lidhjën Shqiptare; 6. Ku është paria politike krishtere dhe qendrat e fuqisë të cilave u “sherbenin” në tërë luftën për çlirim dhe emancipim kombëtar. Lidhur me këtë, dokumentet italiane, greke dhe serbe zbulojnë çarje të tmerrshme në mes parisë shqiptare, dokumente ato që kanë ngarkesë shoviniste. E vërteta në gjirin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (1878-1886) vepronin dy parti politike: Partia radikale që ishte për shkëputje definitive nga Porta. Këtë parti e drejtonin: Ymer Pruzreni, Abdyl Frashëri, Vaso Pasha, Mehmet Ali Vrioni-Berati, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka e shumë të tjerë. Ndërsa partia opozitare ishte për moslargim nga pushteti i Portës. Prandaj ata që i lexojnë dokumentet e këtij taborri nxierrin përfundime se “Lidhja ishte pro Sulltnait”, konkludim ky i nxierrur nga paragjykimet ose rreligjioze ose politke, por në asnjë variantë shkencore. Së këndejmi, duke i lexuar dokumentet kryesore të Lidhjës gati fitohet një përshtypje se nuk merrnin pjesë qarqet katolike. Dhe për ta treguar të vërtetën në fund të këtij studimi do të plasojmë dokumentin e parisë së Shkodrës, i dërguar Kongresit Berlinit dhe i nënshkruar nga 500 personalitete. Aty tekstualisht, ndër të tjera thuhet: “ Nuk do të pranojmë në të ardhmën kurrfar Flamuri tjetër, përëps atij të Skëndrebeut. Nuk kanë për t` iu bindur asnjë urdhëri që nuk tingllonnë gjuhën shqipe”. Në memorandum theksohet hapur se “shqiptarët janë të rreshtuar kah Anglia dhe Amerika”. Në fund e shtrojmë këtë pyetje nëse Lidhja Shqiptare e Prizrenit paska qenë proturke, atëherë pse Posta i organizoi 16 000 procese gjyqësore, prej të cilave nga 4200 procese mbaruan me ekzekutim-varje. Të tjerat mbaruan më 1886 me denime të përjetëshme dhe burgje ku mbi gjysma e gjetën vdekjën nga tortuarat me zall.

6.Strehimi i muhaxhirëve nepër Vilajetin e Kosovës

Serbia dëshmojnë argumentet arkivore duhet të paditët në GJND për gjenocidin ndaj shqiptarëve autokton në Sanxhakun e Nishit, trevat e të cilit u kthyen në germadhe në dhjetor 1877. Ndërsa popullsia e tëra me pasurinë që e kishin u kthye në shkrum e hi. Kufomat, skruan Faik Efendia (i vjetri) u shndërruan në një krematorium, sepse gjatë marsit dhe prillit 1878 filloi të shkrihet bora dhe ato iu ekspozuan egersirave, sidomos ato kufoma që ishin nepër katunde.

 Lidhur me këtë tragjedi biblike, dokumentet e kohës dëshmojnë për numër rnorm muhaxhërsh që u strehuan në Sanxhakun e Prishtinës. Shifrat sipas dokeumenteve sillën nga 140 000 deri në 200 000 frymë (?). Por autorët serbian janë përpiekur që numrat e të shpërngulurve t` i zvoglojnë duke u friksuar se një ditë do të pasojë denimi dhe vendimi për pagesë të reparacioneve, që do të ishte një peshë e papërballuar për shtetin. Lidhur me këtë tragjedi Myftiu i Vilajetit Kosovës Hajdar Beu ankohet se fjala është për 100 000 muhaxherë të strehuar nepër koliba maleve dhe prrojeve e që janë në gjendje shumë të rëndë ekoniomike dhe shëndetsore. Në lidhje me këtë tragjedi konzulli anglez në Selanik  J. E. Blunt theskon se Osman Pasha e kishte informuar se 65000 muhaxherë janë buzë vdekjës nga uria dhe smundjet e ndryshme më 1878. Prej tyre, në trevat e Vushtrris ishin strehuar 11000 muhaxhirë, në trevat e Prishtinës ishin strehuar 17000 muhaxhirë, në trevat e Gjilanit ishin strehuar 13000 muhaxhirë, në trevat e Shkupit ishin strehuar 16000 muhaxhirë dhe në trevat e Jeni Pazarit ishin strehuar 8000 muhaxhirë.(Arkivi i Stambollit, Muhaxherët, dokumente të hulumtuara nga Prof Dr Skender Rizaj më 1977).

  1. Strehimi i muhaxhirëve në trevat e Vilajetit Shkodrës

 Kur malazezët e pushtojnë Tivarin, Podgoricën dhe trevën e Ulqinit me qytezë, afro 30 000 persona i kishin kthyer në rrefuxhatë. Në këtë kohë dokumentet flasin edhe për 200 000 rrefugjatë që ishin larguar nga Bosnja. Refugjatët sipas Kirbi Grecnit ishin nga krahina e Tivarit dhe Krajës. Për pozitën e muhaxhirëve të Shkodërs ka lërë shënime Valiu i Shkodrës. Por për pozitën e muhaxherëve interesim kishte shfaqur edhe Veziri i Madh Safet Pasha. Nga dokumentet kuptojmë se muhaxhirët kërkonin që Fuqitë Evropiane t` ua mundsojnë kthimin nepër vartrat tyre. Por kjo shpërngulje ishte bërë një lloj mode e të cilën e kishin krijuar rusët në krahinat e Kaukazit, prandaj e zbatonin me ndihmën e serbianëve dhe malazezëve edhe në viset shqiptare.

  1. Strehimi i muhaxherëve në Vilajetin e Janinës

Nga dokumentet angelze dhe frenge kuptojmë se në Vialjetin e Janinës kërkonin që t` u mundësohet kthimi nepër vatrat e tyre 65000 rrefuxhatëve. Në Vilajetin e Janinës grekët si pushtues të ri do të sulmojnë çdo shenjë që ishte shqiptare dhe për një kohë të shkurtër do ta greqizojnë gati në tërësi. Kjo popullsi edhe gjatë shekullit XX ka qenë në lëvizje kah Anadolli. Kështu si pasojë e pazareve greko-turke më 1923 (Konventa e Llozanës) ishte lidhë marrëveshje për këmbim të popullsisë në baza fetare. Ajo popullsi në Çamëri e gjetiu gati në tërësi do të greqizohet, sidomos krahina e Janinës.

9.Strehimi i muhaxhirëve në Vilajetin e Selanikut

Në trevat e Vilajetit Selanikut ishin strehuar 82000 muhaxhirë. Ata ishin në gjendje të mjerueshme nga smundjet dhe si të pastrehë ishin në çdo çast buzë vdekjës, sidomos nga smundjet ngjitëse. Në këtë vilajeti, thuhet në dokumentet angelze janë së pakut 20 000 refuxhatë nga Kosova e të cilët qarqet serbiane i kanë larguar nga shtpiat e tyre të sanxhaqeve të Nishit, Pirotit dhe Prishtinës.

10.Strehimi i muhaxhirëve në hapësirat e Anadollisë

Sipas dokumenteve osmane nepër Anadolli muhaxhirët ishin strehuar në këto krahina si: në Çukurovë, Luginë të Xhejlanës, në krahinën e Jumurtalit, Misirit, Eskishehrit, Hisarit, Sivrës, Ankaras, Çankartisë, Jazgitit, Çerumit, Sivastrit etj. Në këto treva pushteti në mënyrë të organizuar do të krijojë koloni të mëdha, të cilave ua dedikon pronat e caktuara për të jetuar aty pa asnjë ngacmim. Numri i tyre sipas dokumenteve diplomatike sillet nga 150 000 deri në 250 000 persona. Pra kemi të bëjmë me një realitet tragjik që nuk do të shërohet si plagë së pakut për një shekull në vijim. ( Shifrat duhët verifikuar ende nepër arkiva sepse me çështjën e muhaxherëve janë marrë shumë hulumtues edhe jashtë Evropës-hb).

  1. Memorndumi i 500 patriotëve shqiptarë dërguar Kongresit Berlinit nga Shkodra

Ky dokuemnt deshmon se djalëria e Shkodrës ishte shumë e përparuar dhe kërkonte mbështetje nga Anglia, sidomos në lidhje me strehimin e muhagjerëve. Ja faktet: “Shkelqesi, Një kohë që përfaqsuesit e fuqive të mëdhaja janë mbledhë në kongres (Berlinit-HB) për me dhanë një vendim themeluer e të drejtë mbi të gjitha pikat qi i përshtatën Çështjës së Orientit nuk kishte me qenë jashta temës edhe zani i shqiptarëve midis t` aq e aqë zanavetë qi lypin drejtësi, tue hjekë vërejtjen e fuqiplotëve.

Aq ma tepër na vjen të bespjmë se çështja shqiptare do të vehet në bisedim, se shofim se të gjitha komet tjera qi janë nën sundimin e perandorisë otomane, kanë nga një qeveri të nji diplomati që interpreton deshirat e tyne me nji që Shqypnija e mjerë është e vetmja që nuk e përfaqson kurkush.

Tue mos pas nji qeveri ajo nuk mundet të përfaqsohet prej vedi as nuk mundet të veprojë këso dore, prej së është nën pushtetin osman.

Evropa e dinë historinë tonë.Prindët t` onë sado të mundun kurr nuk ju shtruan armëve turke, por e ruajtën indipedencën e tyne, karakterin kombëtar, zakonet dhe gjuhën. Sado që jeton në fe të ndryshme, shqyptari katolikë qoftë, ose ortodokës a musliman e ka kryer me nji urrejtje si dhespotizmin otoman, ashtu edhe çdo dhespotizëm tjetër të huaj. Shi prej bregut të Bunës e deri në dyert e Janinës dëshira është nji, një është natyra e popujve, të cilët tfaqen të bashkuem e grumbull në nji lidhni omogene si kanë a`në e trupit si kah anë e racës. Qyash prej këti qyteti e deri te gjini i Ambrakisë (Nartës), elementi grek me propogandat e veta fetare e civile kontendon vendit faqe racës shqiptare e cila është banuesja më e vjetër aty, jo aqë tepër prej numrit, sa prej fuqisë e prej veprimeve të rrepta.

Rraca shqiptare ndryshon fortë shumë prej sllavëve, me të cilët përpiqet, si dhe prej grekëve me të cilët kurr njëherë nuk është përziemun tue mos kqyrë influencën e feve. Ky karakter kombëtar e ka ruejtë (racën shqiptare), për ma tepër se katër shekuj kundra shtërngimit të elementit turk, i cili ska muajt kursesi me i njisue. Porta e nalt ka dashtë me shti anarkinë Shqypnisë, tue mos i la të drejtë për krijim të nji qeverie në vedi e të posaqme, sa do që as ajo s` ka muajt me strosë qeverinë e saj, po ka muejt me shtue nër ta influencën e saj për një qeveri tjetër të dobët e të pa jetë, tue shterrë  (Shqypninë) prej lulës së djelmënisë së sajë të cilët i ka përdorë ndër gjithë luftrat që ka pasë në Anadolli.

Shqypnia përmbanaq qeveri sa janë edhe bajraqet e saja, qi është paras sikur mos me pasë asnjë, e prandej edhe çdo vullnet i njerëzve privatë (i shqyptarëvetë) mundet të mbrrijë deri në Kongres.

Por zani i shqyptarëve privat kishte me qenë tepër i pafuqishëm e ndoshta skishte me u ndie aspak po mos të  i delte zot e t` a siguronte ndonjë përfaqsues i ndonji fuqisë së madhe. E kjo fuqi s` kishte me qenë tjetër përveq se Anglija, e cila ndërmjet të gjitha fuqive tjera të mëdha ka ma të madhe interes në orient, që në Perandorinë Otomane të mos futet zgjedhje ma e mnerëshme se kjo që është.

Austria është tepër e interesatën edhe nuk mundet me mshefë tendencën e saj për me bamun Adriatikun nji liqe austriak, shtimun spiranin e saj qysh prej Trieshtit e deri në gjithë bregun e Shqipnisë e tue u restabilizue në limanet e këndshëm të Tivarit, Shën-gjinit, të Durrësit e të Vlorës.

Italia për mos me e fye gjelozinë e Austrisë e përpos me i lanë me u shpartallue e më u rropasë intencjonet e saja kufizohet për me dalë përkrahëse e mbrojtëse ndermejt neshë simbas principit të kombësisë me Perkore ( temperansa) të rregullshme. Ajo për me largue rrezikun qi munt t` i takojnë Shqypnisë por në qoftë se vehet për fija nji zotënim (domination), tjetër ma i randë se ky prandaj zbaton këtu (në Shqypni), influencën e saj qytetnore e kombëtare me këshillën e me miratimin.

Fuqitë tjera janë shumë të largëshme e nuk interesohen drejtëpërdrejtë për veq një Rusisë. Në anën tjetër këto fuqi i dalin zot proteksionit të kombit shqiptar. Pra vetëm Anglia mund të t` i marrë nën vrejtje të plotë kërkimet t` ona, për me ia paraqitë Kongresit, ku kemi shpresë se do të përkrahen prej fuqive të tjera, të cilat njofin politikën e tyne qi kanë në Shqypni si dhe interesat e tyne në nji rasë, në të cilën principi i kombësive ka përbamun bazën kryesore të së drejtës botënore evropiane.

Anglia ka ingteres të gjallë për me vu në veprim nji roje e fortë kunra invadimit sllavë (invadimit të pansllavizmit rus) i cili është kah përparon tue shty kah Adriatiku; edhe kjo roje e cila duhej të ishë tashë në zbatim, lypse të përkrahet edhe prej atyre kombeve, mbi të cilat randon se afermi rreziku pikë së pari u shti tinsishtë dhe gati i përgaditun, tash tue i thye pritat e tue i përhapë propogandën e vetë me nji veprim të durueshëm punon gjatas e me fuqi të plotë aq sa nganjë anë i kërcnohet egërsisht Bullgarisë si me qenë një shtet i fortë. Nga ana tjetër kërcnohet Ruisa e cila përpara u mundonte me e shtri influencën e vet në Ballkan për arsye të besimit të krishten, sot qi ka diftue kjarsisht e me ngadhnjimin  e armëve të saja qëllimin e maparshëm që vedit ka bjerrë ç`do randësi në Shqypni e në Greqi ku kqyret me sy të keq të shkatrrimit të saj. Prandaj ky kombë lyp me padurim ndihmën e një kombi të madh qi të ndalojë rrënimit  e plotë t` Atdheut e të zhdukurit e emrit “Shqypetar”, prej kartës së Evropës.

Kjo frigë është qi nuk i la fiset shqipatre me lidhë nji aleancë me Malin e Zi, ushtrinë e të cilit  e kqyrin si nji paraprise të ushtrive ruse. Kjo frigë, qe prapë qi na ndaloi për mos me pranue paravnemet e bamuna prej anes s` Austrisë e të Rusisë, të cilat tue pasë qëllime të përkundërta, kishin për qëllim me na përpi e me asgjasue mëvehtësinë t` onë kombëtare. (Fjala është te Marrëveshja sekrete Ruso-Austriake e 15 janarit 1877, ku u ndan sferat e luftimit të Portës, në Bullgari Ruisa, në Vilajetin e Kosovës Serbia, me që rast u shndërrua Sanxhaku i Nishit në krematorium. Këtë Marrëveshje të 15 janarit 1877, Paria e Shkodrës nuk e njihte, sepse ishte sekret i kohës-HB).

Sukurse nuk jemi as nuk duem me kenë turq, kështu kemi me i kundërshtue me të gjitha fuqitë t` ona atijë që të dojë me na ba sllavë, austrakë, a grekë. Na nuk dume me kenë tjetër gja veqse shqypatar. Për këtë ndiesi e tue drashtë mos të bjerrim komsinë t` onë, nuk kemi kqyrë me sy të mirë shkatrrimin e Perandorisë osmane, kundra se cilës me nji kohë të tjetër kishim bashkue armet t` oan e me ato të popujve kryengritës. Për këtë arsye t` adijë Evropa pse kemi lanë këtë rajë të bukur për me shkëputë atdheun tonë prej duerve të anmike e pse shpatat shqyptare, e nderueme tash e sa shekuj, nuk vërglloi sikurse pat zakon ndër të gjithë rreziqet luftarake të Lindjes. Shqypania ka nji faqe të lumnueshme me historinë e komevetë: prej Skender Begut e deri te Mark Boqari, e prej Lek Dukagjinit deri te Ali Pash Tepelena e Mahmut Pash Bushati, Shqypnia ka ruejtë karakterin e vet komtar e dëshiren  e vet të shejtë për një vetqeverim të plotë. Shqypatari në dashtë të ketë luftue ndër malet e veta për me ruejt votrat katragjyshe, në dashtë të ketë luftue për bri ushtrive të hueja, ashtë da gjithmonë në shej e me nderë. Ky karakter kombëtar kurrë i koritun e qi ka luftue mundësisht kundra mizorisë otomane për ma tepër se katër shekuj nuk mundet as nuk do të zhduket sot, në këtë shekull qytetnimi npër cepër të Aeropagut Evropian. Ky A`Eropagë është mbledhë sot për me njoftë të drejtat Ligjore të komeve, për interesa të cilat u ba kjo luftë, qi pandehej të ishte mbarue munë me traktatin e Shen Stefanit, por Evropa mori veshtë se ai traktat, në vend që me sigurue paqin kishte me kanë shkendi luftash të reja e më të rrepta, pse nuk patë nderue të drejtat e secilit kombë, mu u mundue me i ngatrrue e me i ligështue (këto kome të vogla), me krijimin e disa shteteve pak omogjene.

Popullësiave të numrueshme greke deshtë (a Eropagu) me i ngarkue zgjedhën sllave, (Mendohet nën robërinë ruse, bullgare), të cilën donte me e përhapë shi prej Detit Zi e te deri ndër brigjet e Adriatikut e të Egjeut. Deshirat greke janë të përbuzuna jo vetëm prej diplomacisë së padrejtë por edhe prej fuqive ruse që janë tue u shtri në Maqedoni. (Nuk e theksojnë në Sanxhakun e Nishit çuditërisht). Përkundrazi kërkohet që Mali i Zi i vogël (nga rusia cariste), të smadhohet e të zgjonohet deri te zemrat të Shqypnisë për me iu ba Rusisë urë për fitime të mëdhaja.

Rumunia nuk asht sllave edhe pse u ka ndhmue armeve ruse, jo vetëm është e lanun mbas dore, por me nji pamrojtje (pa qeveri) të pashoqe që kishte me muejt me u thierr trathti currohet (rrjpepet), prej krahinave ma të begatëshme.

Serbia edhe pse është sllave, nuk e shefë deshirën e saj të kryem si duhet, vetëm e vetëm, pse ka kenë frigë të mos bahet krejtë e veçme e autonome (kjo do të thot se Memorandumi është shkruar para Kongresit Berlinit diku gjatë majit 1878-HB). Qëllimii Rusisë pra, është i kjratë qi don me zotënue nepërmjet të Bullgarisë në Thrakë e në Bosforë e nepërmjet Malit të Zi në Shqypni e në Adriatik në mënyrë qi tue kanë e zoja e dy detnave kishte me mujt me u mbyll komeve perendimore të gjitha udhët e Orientit.

Për këtë qëllim e për me rrejtë Evropën, leht fantazma e pushtetit otoman në Stamboll, tue u ba sulltanin nji xevensentës të qeverisë së Peterburgut e për këtë arsye nuk i epet ni zgjidhje themelore çështjes së Orientit.

Në qoftëse Rusia ka nxierr shpatën për me i dalë zot popujve të krishterë prej shtërngimit turk, pse lenë mbas dore nji pjesë shumë të madhe pa ndihma e pa mbrojtje (?) përse i lenë këta popuj gjithnjë nën zgjedhën e pa durueshme të cilët nuk mundet me i realizue reformat e premtueme sa herë. Ni qoftë se qëllimi i tijë është i kulluem pse nuk i rregullon popujt e libruem, simbas komsisë që i përket gjithë se të cilit. Athue se vetem bullgarët e malazezët kanë të drejtë për vetqeverim e popujve tjerë qi kërkojnë liri si grekët, shqyptarët, rumunët, meritojnë me kenë të denuem e me u marrë nepër këmb. A thue ndoshta kta popujt tjerë qi kërkojnë liri si grekët, shqypatarët, rumunët meritojnë me kenë të denuem e me u marrë nepër këmbë. A thues ndoshta këta popujt e mbram nuk ndien tjetër përveq me zgjedhë nji prej dy robnive turken ose sllaven, shtetet evropiane nuk munden me ba këtë padrejtësi e as nuk do të bajnë, në qoftëse nuk duen ma të qëndrojnë në këmbë rreziku i një lufte shemtuese.Pra as paqja nuk mund të jetë e qendrueshme as rregullimi, as qytetnimi ska me pasë vend n` Orient, nëqoftëse se prej shkatërrimit të Pernadorisë otomane nuk kanë me u mekambë kombësitë si e përbajnë.

Qi popijt sllav të formojnë shtete autonome është e drejtë e politikishtë e mirë, por është edhe e drejtë qi gjithë grekët të përmblidhën në nji trup kombëtar e qi edhe shqyptarët të kenë vetqeverimin e vet të formuem e të njoftun.

Shqypnia nuk mundet me u bashkue me Greqinë, se ka ndryshime të mëdhaja race e gjuhe, dokesh e zakonesh e qytetnimi; Shqypnia s` ka me durue kurr pushtetin slllav; Shqypnia ska me kenë kurr turke e këtë gjosendë e provojnë luftimet e perporshme katershekullore për me ruejtë të paprekun karakterin, tradicionet e fysinominë komtare. Besimi i shqiptarëvet ka muejt me ndrrue prej orthodoksisë në islamizëm e prej islamizmit në katolicizëm por, shqiptarët në dashtë ortodoks, në dashtë muhamendan, në dashtë katolikë nuk e kanë mohue kurrë etdhenë e tyne, por të qëndrueshëm kanë mbetë gjithëmonë e kudo shqiptarët.

Në pikpamje politike duhet me pasë parasysh se Shipnia është nji pritë kunra invazionit sllav, sikurse qe njiherë kundra invazionit otoman. Njiherë Evropa e robnueme ela Shqypnin në fatin e vet, e cila mbas nji vargu të gjatë luftimesh të lumnueshme u rrezikuen, por Evropa e shekullit XIX nuk ka me ba prap ni të këtill gabim e ka me marrë parasysh sherbimet qi ky kombë i ka siellë çështjës së qytetrimit.

Shqypnia, qi ka nji popullsi njimilioni e gjysmë banorësh, munet me que në kambë nji ushtri 40 mijë luftarësh tue qenë se këtu jemi të gjithë ushtarë që mësuem nder rreziqe që vaditun ndër luftime. Prandaj Diplomatia nuk ka tjetër detyrë, veç me përforcue e me njoftë ashtu statu qëo-in tue ndryshue formën e organizmit politik e adminstruer tue përmbledhë në dorë të njejtit fuqinë e shpërndame ndër krenë të parë fisesh. Edhe ishte mendimi mos me perkitë tansinë e preandorisë otomane, ky parim nuk kishte me u dhurue tue njoftë autonominë shqiptare. Të bajshin Fuqitë e mëdhaja këtë hap, me i njoftë autoniminë Shqipnis, ata nuk do të bajshin tjetër veç me bashkue me nji sa qeveri të vogla autonome të cilat edhe në paqën përba ndonjëherë fuqinë e Shqypnisë, kanë kenë edhe prore shkaku i ligështisë së vet, tue i dhanë këso dore provë të kqija; por me gjithë këtë na kemi kenë gjithëherë të gjikuem me padrejtësi. Kur kanë të shtimet e qeverisë turke qi tue drashtë gjithëmonë bashkimin e shqiptarëve, është mendue me mjellë dasina në popull.

Me e lanë Shqypinë në gjendje në të cilën gjindet sot, kishte me u ba ni faj q` ë nuk mund të përkohet kurrsesi as me interesa politike, as me interesa qytetnimi. E për nji mendë qytetnia nuk mundet me u përhapë në nji vendë ku anarhia përmban themelin e rregullimit shoqnuer, e ku nuk ka rregullim aty është ligështia e nuk mundet me u pritë nji zhvillim i plotë i fuqive të njijë komi. Pas kësaj është në interesë të gjithë komeve e sidomos të Austrisë e të Malit Zi, të Greqisë e të Bullgarisë që të vehet në Shqypni ni qeveri e rregullueme e qytetare, përmos me pasë ndër kufijtë e vet nji rrezik e nji shkak nga, të rrezash e turbullimesh.

Nuk dojmë me Turqinë

Nuk është nevoja, qi ta themi se mashtrimi i Shqypnisë nuk mundet kurrsesi me u lanë në dorë të qeverisë turke, pse kishin me u ba rrethana edhe më të kqija; por kjo barrë kishte me qenë mirë t` iu vete nji komisioni ndër kombëtar, i cili ka me veprue në atë mënyrë qi donë me veprue për Bullgarinë e qi ka me veprue ndoshta në Kretë e ndër vende qi kanë me u bashkue me Greqinë. Por kje se ka me u ba ndryshej e se fati i jonë me iu pshtatë qeverisë turke, atëherë dishirojmë ma parë me ndejtë në anarhi në të cilën gjindemi.

Në kje se Fuqitë e mdhaja duhen me na regullue, shpresojmë se  nuk kanë me ba gabim qi me na vu nji qeveri, që mos të jetë kombëtare, pse dhe në kjoftë se këto farë masash janë marrë për Rumuni e Greqi, popuj të përparuem nuk mundet me u marrë për Shqypni, ku zakonet ene janë të trasha, të papërkulshme çdo njeriu të huej. Nji princ jo i vendit kishte me shkaktue kundërshtime, tue qenë se në Shqypni nuk mungojnë aso familjesh qi janë të mirëpame e kishin me qenë të zojat me qeverisun. Të gjithë shqiptarët tokë kanë me ju bashkue me enthuziazëm rreth ni princi qi ka  me muejt me naltue përseri ndërmalet e Shqypnisë, shqypen e zezë të Skenderbeut, por kanë me mbetë të përbuzun në kje se u diftohet ni flamur tjetër e në kje zani i urdhnit nuk tingllon në gjuhën shqype, sikurse dorzonia evropiane kje e nevojshme per me projtë princin danubjan, helvetijan e bellgun, mjashtu ashtë e nevojshme qi kjo pshtetje e kjo ndihmë t` u epet edhe shteteve të reja qi kanë me le nepër drejtësi të Kongresit Berlinit. Në kje se A`Eropagu ka mendime tjertëra e jeter sistem atëherë këto shtete kanë me u ba preja e elemntit sllavë ku Rusia do të shkelë tutje si osmanlia detum deti.

Çka lyp Shqypnia

  “ Prej rastit që patem nderin me i paraqitë shkelqesisë sate n` emen e në interes të gjithë bashkadhetarëve t` onë sjellim këto pika:

1.Pas interesës subjektive të shqyptarëve, janë edhe shkaqet tjera më të randësishme e në interes evropiane qi kshillojnë me e ndertue Shqypnin në nji kombë të lirë e vetçeveritarë, për me i përmba këso dore nji pritë pushtimit sllavë të cilat ishin imperativiste dhe dëmtonin në rendë të parë kombin maqedon e për me i dalë zot perendimit.

  1. Në kje se nuk veprohet këso dore Evropa heret a vonë ka me u gjetë në gjendje të shekullit XVI, atëherë kur vetëm nji mrekulli qindrese muejtë me pshtue Vjenën prej armve otomane.

III. Në kjoftë se duhet me sigurue paqën e qetsinë ndër popujt e Lindjës ashtë e nevojshme me i rregullue mbas kombësisë se të cilit tue marrë parasysh arsyet ethnike, gjeografike e historike.

  1. Shqypnia tue qenë nji kom i vetëm me visë me zakone, me trashigime, me histori e me të gjitha vetitë e nji tansisë komtare, ka të drejtë me u ndërtue me nji formë të përbashkët në nji qeveri të vteme.
  2. Qi kjo qeveri të jetë kombëtare e nënvueme në nji dynasti të komit.
  3. Qi barra e ndertimit të saj mos t` i vehet qeverisë Otomane, por nji komisioni të zgjedhun prej përfaqsuesve të fuqive evropiane qi vepra e tijë të dalë e dobishme logjike e e qendrueshme.

Qi se mbramit ky shtet si edhe çdo shtet tjetër qi ka me dalë prej shkatrrimit të perandorisë Otomane të vehet nën roje të Fuqive të mëdhaja qi në fillesë të vetë të mundet me pasë prej soshë këshilla miqsore e bujare, nji udhë-hjekës të sigurtë n` udhë të përparimit, nji projë e nji pshtetje të fortë.

Anglija, Nana e msuesja e lumnisë para gjithë fuqivetë të mdhaja, ka mjaftë gjithkundë të drejtat e ndryshme të komeve për nji vetqeverim, si bje fjala Rumunisë, Serbisë, Malit Zi. Ashtë mertimi e lumnia e saj qi ka shpejtue fatin Greqisë, e cila sot nën proje të shkelqesisë s` Ate mundet me përhapë e me plotësue unisimin e vet kombëtar të filluem prej helenëve të ndershëm kreshnik. Edhe Shqypnia ka me ua ditë për nderë Anglisë për njoftimin e vetqeverimit të vet, e ky njoftim nuk ka me qenë nji dhanëti e pafrytshme pse ndikimi i ketij shteti të ri ka me përtëri nji bashkim popujsht luftarë, qi ka me qenë ni pararojë e ushtrivetë të Evropës Perendimore”. Shkodër të Shqypnisë 13 qerrshor 1878 Shqyptarët. Ky dokument i drejtohej përfaqsuesit të Anglisë në Kongresin e Berlinit më 13 VI 1878.

Populli kur u lexua ky dokument nepër kazatë e Vilajetit Kosovës nga Faik Efendia (i vjetri), u shpreh: “Nëse në tanë Shiptarinë janë 100 derhem men, atëherë në Shkodër janë 51 derhem”.

12.Cili ishte “Kanuni Qeveritar i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit”

 I.Prizreni do të jentë qendra e Pleqësisë Qeveritare. Qendra për të gjitha kazatë e Shqypnisë. Anëtarët e kësaj pleqësie do të zgjidhen nga delegatët e sangjakve. Kjo Pleqësi qendrore do të ketë degë në të gjitha qytetet e Shqyperië dhe antarët e tyre do të zgjidhen prej banorëve të qyteteve përkatëse dhe të katundeve të mëdha. Të gjitha këto pleqësitë do të punojnë simbas vendimeve të “Bashkimit”, dhe do të përdorin në letërkendimin që do të kanë midis tyre, vulat e delegatëve që i posedojnë.

  1. Përveq delegatëve që do të mbeten në Prizren si antarë të Pleqësisë Qeveritare Qendrore, të tjerët do të kthehen nëpër viset e tyne përkatëse dhe janë të deyruar të formojnë degët qeveritare të qyteteve, nji orë e ma parë dhe këto degë do të bëjnë gati ushtrinë mbrenda 10-15 ditëve, dhe të veprojnë simbas urdhërit që do të marrin pej kësaj.

III. Çdo qytet do të dërgojë ushtrinë e vet në dy kohë të caktueme.

  1. Çdo kaza do të përkujdeset që të mësojë nji orë e më parë se sa njerëz gjinden që mund të përdorin pushkën dhe do të i dergoi këta si ushtarë të rregullt, atëje ku të jetë nevoja, simbas urdhrit të Pleqësisë qendrore.

V.Në qoftëse ka marrë fundë Kongresi, armiku hynë në ndonjë anë të Shqipërisë atëherë nga viset e afërme burrat do të mblidhen simbas zakonit “pterë” edhe kazatë e tjera me të marrë urdhërin e Pleqsisë Qendrore pa humbur kohë do të nisin ushtritë e tyre të organizuara.

  1. Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së çdo kazaje do të zgjidhet ashtu si të gjithë oficerët e tjerë me votat e banorëve.

VII. Pleqësia Qeveritare e çdo zanxhaku dhe kazaje ka të drejtë t` i numrojë nji nga nji ushtarët dhe oficerët nuk mund të i kundershtohen kësaj mase.

VIII. Posa të kthehen delegatët nepër viset e tyre përkatëse duhet të bajnë nganji statistikë për armë që gjinden në viset e tyre duke shenuar sasinë e tyre dhe duke ja dergua pastaj Pleqsisë Qeveritare qendrore.

  1. Çdo njeri që është zgjedhë ushtarë prej kazasë së vetë duhet të shkojë pa vonesë në fushë të luftës. Në qoftëse ni ushtarë nuk shkon ose duke shkuar bën ndonji damë udhës ndër banorët, ose largohet nga fusha e luftës, do të denohet simbas fajit të kryem, duke ju djegur shtëpia ose duke ju varrur, ose duke u derguar në mërgim për të sherbyer në ushtrinë e rregullshme të Turqisë në viset e largëta. Në qoftëse ska shtëpi dhe fshihet tek dnonjeri nga farefisi i vet ai që do ta fshehi do të denohet simbas fajit që ka kryre ushtari.
  2. Në qoftëse ndonjëri ushtarë ka hikë nga rruga ose nga fusha e luftës dhe vete në nji tjetër kaza vendasit e kësaj detyrohen ta zënë dhe ta dergojnë ke dega qeveritare e kazasë së tyre. Denohet rreptësisht ai që do ta fshehë.
  3. Miftarër, Imamët dhe Pleqësia Qeveratre s çdo kazaje dhe çdo katundi do të kallxojnë drejtë –pa fshefur as nji se sa burra gjinden në viset e tyre përkatëse, të cilët mund të mbajnë armë. Ata që do të shkojnë kundra këtij urdhëri do të denohen me ndeshkimin më të rreptë që ka kanuni për rushfetqinjëtë.

XII. Çdo oficerë i vogël a i madhë do ti tregoi rprorit të vet numrin e vertetë të ushtarëve qi të gjinden nën urdhrin e tij. Denohet si rushfetgjinjë ata oficera që guxojnë të apin nji numër më të madhë.

XIII. Në fushë të luftës do të formohet nji Pleqsi e përshtatëshme për të ndarë midis ushtarëve begatinë që do të merret.

XIV.  Po të luftojnë me armikun e tre katër regjimentave përniherësh dhe prej këtyreve vetëm njëri ose dy të mundë të marrin kafshë do të kenë pjesë në kafshët simbas numrit të tyre edhe rregjimenet tjera që muerren pjesë në luftë. Ushtarët qi nuk luftuan nuk do të kanë asnji pjesë në kafshë, por nëqoftëse ushtarët që muaren bagëtinë po thyhen prej anmikut dhe ata që ishin në qendrat e tyre turren dhe i mbrojnë popullit  dhe bagtinë atëherë mund të marrin pjesë edhe këta. Përveq bagëtive çdo gjë tjetër që mund të mirret prej armikut do të jetë e atij që e morri.

XV.Në qoftëse ndonji oficerë a ushtarë i dergon kafshët pa i sjellë përpara Pleqsësisë në shtpi të vet atëherë degët e Pleqësisë qeveritre të kazasë përkatëse e kanë për detyrë të i marrin e t`i dergojnë prap përpara Pleqsisë posaqme që është fofrmuem për këtë detyrë edhe njiherzit që guxuan të bëjnë këtë gjë jashtë vendimit jo vetëm që nuk do të marrin pjesë por edhe do të denohen si ushtarë që nuk kanë dëgjuar eprorin e tyre.

XVI. Degët e Pleqsësisë qeveritare  qendrore që gjinden në çdo kaza, kanë të drejtë të mbajnë ca njerëz që të lipset nga banorët e vendit për të forcuar “Bashkimin”.

XVII. Kuajtë dhe çdo sendë tjetër që do tu lipset ushtrisë, kur kjo të niset (për të vajyur atje ku i dergon Pleqsia qendrore) do të bahet gati nga degët qeveritare të kazasë së tyre.

XVIII. Kur ndonji oficerë do të rrëxohet nga grada që ka për ndonji fajë, atëherë vendin e tij do ta zejë vetëm ai që do të zgjidhet prej nji Pleqsise ku do të formohet nga oficerët e rregjimentit përkatës.

XIX. Me çdo vetë ushtria do të ndahet në bylyke; çdo bylyk do të ketë nji ysbashë (Ktryeqinës), nji mylazim e pesë qaushllarë dhe një shkronjës. Nga ushtria e çdo vnedi ktë bylykë do të jenë katibë dhe nji do të jetë kalorës.

Pesë bylykë bëjnë nji taborr (rregjiment), çdo taborrë do të ketë nji bimbash, nji kollasë, nji imam (priftë) dhe shkronjës.Ulqini do të quhet Taborr –Qatipi dhe do të ketë bajraktarë sa të dojë nevoja. Çdo taborr do të ketë 500 vetë; do ti ketë  edhe disa kuajë që të mbajë plaqkat (teshat e nevojëshme) të taborrit. Këta kuaj do të merren prej kalorsisë së bylykëve. Katër taborre bashkë bëjnë nji ajalë. Çdo alajë do të ketë në krye edhe një alaj qatipi. Tetë taborre të bashkuara bajnë 2 alajë ose nji livahë, dhe do të jenë nën komandë të nji pashajit që do quhej Livash.                       

 Ushqimi dhe pagesa do të jepet ushtarëve nga arka e mylqijet (të ardhurat e vendit). Nji bimbash do të ketë nën urdhërin e vet 500 shpirtë; mundet që edhe në krye të 300 vetëve të vihet nji bimbash. 2500 veta mjaftojnë për të përbamë nji Livahë*

*Dokumenti është botuar në gjuhën shqipe në revistën “AGIMI” më 1920. Dokumenti i është drejtuar Lord Beaconsfieldit, sepse shqiptarët kishin të vetmin besim në Anglinë. Lidhja Shqiptare e Prizrenit vrehet edhe nga mija dokumente tjera se nuk kishte fare besim në diplomacinë e shteteve tjera, aq më parë kur shqiptarët po identifikoheshin si “turqë” (islamistë).

Të përfundojmë se Vendimet e Paqës së Shën Stefanit (mars 1878) si dhe Vendimet e Kongresit Berlinit në një mënyrë e treguan se e tërë Evropa është në një luftë të tipit kryqzatë, ku në rend të parë do të psonin shqiptarët e rreligjionit islam si dhe Boshnjakët e islamizuar. Kështu fenomeni i të qenunit muhaxhir do ta përcjell popullin shqiptar edhe gjatë gjithë shekullit XX. Së këndejmi Lidhja Shqiptare e Prizrenit e themeluar më 10 VI 1878 i kishte dy anë pozitive: ndikoi në ngritjën e çështjës kombëtare, dhe së dyti dëshmoi se ndërtimi i shtetit shqiptar është shpëtim i faktorit parë.

Por nuk mund të injorohet se Porta nga viti 1881 e deri më 1886 i organizoi 16 000 procese gjyqsore kundër organizatorëve të Lidhjës si dhe kundër luftetarëve të lirisë. E vërteta, të gjithë okupatorët pas vitit 1912 do ta marrin si shembull selljen e Stambollit ndaj shqiptarëve. Kështu vetëm më 28 VI 1913 në Gazimestan do të pushkatohen 500 burra të zgjedhur shqiptar. Edhe pas vitit 1918 kur mbi gjysma e viseve shqiptare u riokupua nga Mbretëria SKS pushteti do organizojë mizori pas mizorie. Në bazë të një statistike që ruhet në ish AJ S.14 deri më 1938 janë oragnizuar28000 procese gjyqsore. E njejta politikë do të instalohet më 1945-1948 kohë kjo kur në pronat e shqiptarëve u instaluan 24000 familje sllave, kur u organizuan procese gjyqsore, kur pati pushkatime pa gjyq e pa lërë gjurmë se ku i kanë varret. Numrat e të deportuarëve nga Sanxhaqet shqiptare të: Nishit, Pirotit dhe nga një pjesë e Vilajetit Kosovës me vilajetët tjera, janë sipas dokumentet e kohës, por mbetët për t` u verifikuar në zbulime të reja. Në disa raste shifrat janë të rritura, kuptohët që i kanë shërbyer propogandës së kohës!

 Së këndejmi sot janë dy shtete shqiptare të cilat vijnë nga i njejti komb. Prandaj lufta për themelimin e shtetit etnik shqiptar duhet të vazhdohet, por pa cenuar asnjë të drejtë të kombeve tjera.

              SHQIPONJA E DREJTËSISË

Ç` ka Kosova që lëshon za,

Nexhip Beu punon pa pra.

Shkruan e mëson me urti,

Kudo nënat përkundin djepa

Ka pru sullin me i thanë Shipni.

 Nuk po shkruan ai veq me mend,

Prej Drenice e në Permalinë,

Kuvendojnë e më shumë lëvizin,

Si me ba nji vend Shipninë.

 

Do xhelat ja nalen hovin,

Keq e treten në terr të zi,

Gjaku i ti këtu e gjithë jetën,

Na ban dritë për nji Shipni.

 

Po i Flamur qi e fali Zoti,

Kjoftë mallkue kush se don,

Nexhip Beu drejtues si loti,

Zemra m` dridhet kur të kujton.

 

Natë xhelatësh që shkumojnë,

Nexhip Deva në krye të kolonës,

Mirë e mësoi kah e drejtojnë

Amanet ja la Kosovës.

 

Gjaku i shqipës vepra të rinisë,

Krenar popull n` rrugë të lirisë,

Për liri kem dy detyra

Me nderue shoqi shojnë.

Se Shipnia asht m` e mira,

Fusha e male kur blerojnë.

Por më i mirë kur asht vatani.

Kur të gjithë nën nji Flamur,

T` ri e të vjetër mend ta mbani,

Bashk lirinë e kem në duar.

Kjoftë mallkue ai qi urren,

Të gjithë e kem nji porosi,

Këtu e n` Vlorë e pertej detit

Filetet shqip e i thon` Shipni*.

*(Vjersha është  shënuar nga ILAZ XhAKJA, më 1947).

Shkrimi i kushtohet atyre që e mbyllën shekullin e shqiptarëve me fitore: Ali Ajetit, Azize Bajramit,Isak Xhakës (ia dhanë ndihmën e parë Ali Ajetit), Endrit Carës, Ilir Konushefcit, Tahir Sinanit dhe Qerim Kelmendit, të gjithë heronjë të UÇK-ës, të Ushtrisë Adem Demaçit, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit!

Më 6 Qershor 2026

Rinia e Kosovës përballë një momenti vendimtar

0

Nga Frank Shkreli

  • E ARDHMJA E KOMBIT ËSHTË NË DUAR TË RINISË SHQIPTARE – RINIA  PO KTHEHET NË SKENËN POLITIKE — Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

 Nga protestat e ditëve të fundit të rinisë shqiptare në Tiranë dhe në Shkup, kohët e fundit, po vihet re një zgjim i ri qytetar, anë e mbanë trojeve shqiptare, sidomos në radhët e rinisë shqiptare. Edhe rinia e Kosovës gjëndet këto ditë përballë një momenti vendimtar — Zgjedhjet e 7 qershorit zhvillohen në një kohë kur rinia shqiptare në rajon po dëshmon një aktivizim të ri qytetar. Protestat e fundit të të rinjve në Tiranë dhe Shkup kanë treguar se brezi i ri nuk është më i gatshëm të qëndrojë indiferent përballë çështjeve që prekin të ardhmen e tij. Në Tiranë, të rinjtë janë bërë pjesë e lëvizjeve qytetare dhe protestave për kauza publike e politike — Frank Shkreli: Kur zgjohet rinia, dridhen elitat. A po vjen më në fund ndryshimi në trojet shqiptare?! | Gazeta Telegraf, ndërsa në Shkup mijëra studentë shqiptarë dolën, më heret,  në mbrojtje të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer çështjen në një debat të gjerë shoqëror dhe kombëtar. Frank Shkreli: Një gjuhë, një identitet, studentët dalin në mbrojtje të shqipes | Gazeta Telegraf,

Këto zhvillime përçojnë një mesazh të qartë se rinia shqiptare nuk kërkon më vetëm të dëgjohet, por edhe të ndikojë. Ajo po refuzon rolin e spektatorit dhe po kërkon të jetë pjesë e vendim-marrjes, për çeshtjet që prekin të ardhmen e tyre. Pikërisht, për këtë arsye, zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë përbëjnë një provë të rëndësishme për vetëdijen politike të brezit të ri në atë vend. Prandaj, nëse protestat e rinisë në Tiranë dhe në Shkup janë shënja serioze e një zgjimi të ri qytetar e rinor ndër shqiptarët, atëherë 7 qershori mund të jetë dita kur ky zë do të dëgjohet fuqishëm edhe në kutitë e votimit të Kosovës këtë të dielë. Jo vetëm për të zgjedhur qeverinë e ardhshme, por edhe për të përcaktuar përparsitë e dekadës së ardhshme dhe përtej, për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.  Sepse, në fund të fundit, e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë trojeve shqiptare do varet gjithnjë e më shumë nga brezi që sot kërkon, jo thjesht, të përfaqësohet, por të marrë pjesë drejtpërdrejt edhe në formësimin e saj. Protestat dhe reagimet publike janë mjetet të fuqishme demokratike, por ndryshimi rrënjësor dhe afatgjat, që sot kërkojnë shqiptarët, nevojit pjesëmarrje të drejtpërdrejt në proceset politike dhe institucionale. Në ketë mes, vota – VOTA, vërtetë e LIRË — mbetet instrumenti më i fortë për ta shndërruar pakënaqësinë në ndryshim konkret, por pa përjashtuar as protestat, që janë pjesë e demokracisë së mirëfillt dhe e drejtë e qytetarëve.

Përballë sfidave si papunësia, emigrimi, cilësia e arsimit dhe mungesa e mundësive, të rinjtë kanë arsye të mjaftueshme për të kërkuar politika konkrete dhe jo vetëm premtime elektorale. Vota e tyre duhet të jetë një votë e informuar, e bazuar në programe dhe vizione për të ardhmen, e jo në retorikë politike e 22- partive politike që po marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.  Thuhet shpesh se Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Banorët e Kosovës nën moshën 25-vjeçare përbëjnë ende mbi 55-përqind të popullsisë totale, megjithë emigracionin masiv, mbetet një faktor elektoral ky me shumë rëndësi  që mund të vendosë rezultatin përfundimtar në zgjedhje.

Historia politike e shqiptarëve ka treguar se momentet e kthesës dhe ndryshimit të madh kanë ardhur shpesh nga energjia dhe vizioni i brezave të rinj. Pikërisht, për këtë arsye, zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë nuk duhet të shihen vetëm si një garë mes partive politike. Ato janë edhe një provë për aftësinë e sistemit politik që të kuptojë dhe të përfaqësojë kërkesat e një brezi të ri të shqiptarëve që duan një distancim nga politikat e vjetra përçarse dhe nga influencat e ideologjive të huaja — përfshir ato të mbeturinave ish-komuniste në të dy anët e kufirit – fatkeqsisht, ende të gjalla në politikën e hapësirës shqiptare, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit.  Ashtu siç ka ndodhur edhe në Shqipëri, nëse partitë politike në Kosovë vazhdojnë të mbështeten te narrativat tradicionale dhe te figurat e konsumuara politike, atëherë edhe ato rrezikojnë të humbasin lidhjet me segmentin më dinamik të shoqërisë shqiptare kudo, përfshir Kosovën.

Mund të themi se lajmi i ditës është se po shohim një gjeneratë shqiptare që nuk mjaftohet me slogane politike por kërkon rezultate konkrete për ndryshim dhe për një jetë më të mirë për të gjithë.  Kemi të bëjmë me një brez rinie që komunikon ndryshe, organizohet ndryshe dhe ushtron presion politik e publik, përmes instrumenteve modernë të komunikimit dhe mobilizimit qytetar.

Shqiptarët sot nuk janë më të izoluar si në komunizëm brenda kufijve artificial shtetëror. Trojet shqiqtare janë sot më të lidhura se kurrë më parë, ndërmjet vetes dhe me botën dhe shumë mirë e informuar. Çdo protestë në Tiranë, ndiqet në Prishtinë, ashtu si edhe çdo debat në Prishtinë ndiqet në Shkup e më gjërë.

Energjia që po shihet sot në rrugët e Tiranës dhe Shkupit më heret, duhet të shndërrohet në një pjesëmarrje demokratike edhe në votimet në Kosovë, pasnesër.

Protesta, si gjithmonë kudo në botë, është një formë e rëndësishme e angazhimit qytetar, por vota kur është e lirë, mbetet instrumenti më i fuqishëm për të sjellë ndryshim. Nëse rinia shqiptare arrin ta bashkojë zërin e protestës me forcën e votës, ajo mund të bëhet faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e drejtimit që do të marrë vendi dhe dhe Kombi shqiptar më vitet dhe dekadat e ardhme.

Më 7 qershor, të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë të dëshmojnë se janë jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe forca që mund të ndikojë vendimet e së tashmes. Në fund të fundit, një demokraci është aq e fortë sa edhe pjesëmarrja e brezit të ri që do ta trashëgojë atë demokraci. Prandaj, ashtu si edhe rinia që po proteston në Tiranë dhe në Shkup, edhe rinia e Kosovës gjëndet sot përballë një momenti vendimtar, në prak të zgjedhjeve të 7 qershorit. Sepse e ardhmja e Kosovës, si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik por edhe e Shqipërisë dhe gjithë hapësirës shqiptare në Ballkanin Perendimor, do varet gjithnjë e më shumë nga brezi që sot kërkon jo vetëm të përfaqsohet, por edhe të marrë pjesë dejtpërdrejt në formësimin e asaj së ardhme që ky brez kërkon sot për veten, për familjet e tyre dhe për mbarë Kombin.