
Një komplot kundër zhvillimit të Shqipërisë

Gorbaçovi përballë kryeshtetarëve të tjerë në Rusi

Prof Dr Eshref Ymeri
Në dallim të theksuar nga udhëheqësit e lartpërmendur, të cilët nuk janë shquar për rezultate të shkëlqyera në arsimin parauniversitar dhe universitar, Mihail Gorbaçovi (1931-2022), në vitin 1950, pati përfunduar shkollën e mesme me medalje argjendi dhe, pa konkurs, qe pranuar në Fakultetin juridik të Universitetit Shtetëror të Moskës “M.V. Lomonosov”. Në vitin 1955, Gorbaçovi e përfundoi fakultetin me diplomën “shkëlqyeshëm”. Në vitin 1951, ai qe njohur me studenten e shkëlqyer të Fakultetit të filozofisë të atij Universiteti, Raisa Titarenko (1932-1999), me të cilën u martua në vitin 1953. Raisa ka qenë profesore e filozofisë në Universitetin e Moskës dhe anëtare nderi e shumë akademive europiane, amerikane dhe aziatike.
Gorbaçovi ka meritën e tërheqjes së ushtrisë pushtuese nga Afganistani, e shembjes së Murit të Berlinit dhe ribashkimit të Gjermanisë, e vendosjes së marrëdhënieve paqësore me Perëndimin, për çka qe nderuar me Çmimin “Nobel” për paqen më 10 dhjetor të vitit 1990.
Komunistët-veteranë e patën akuzuar Gorbaçovin si fajtorin kryesor për shpërbërjen e perandorisë sovjetike, me arsyetimin se “nuk qe në gjendje ta modernizonte sistemin komunist”.
Në të vërtetë, kur Gorbaçovi erdhi në krye të Bashkimit Sovjetik në prill të vitit 1985, vendi ishte në gjendje agonie. Ekonomia sovjetike kishte filluar të merrte tatëpjetën që gjatë sundimit të Leonid Brezhnjevit prej vitit 1964 deri sa ndërroi jetë. Në vitin 1979, Brezhnjevi vendosi ta eksportonte në Afganistan “modelin e socializmit” sovjetik, ndërmori një agresion ushtarak kundër atij vendi, duke futur atje një kontigjent ushtarak prej 546 mijë ushtarë dhe oficerë, çka, gjatë 10-vjetëve (1979-1989), i pati kushtuar vendit miliarda të tëra mjetesh financiare, 30 mijë ushtarë dhe oficerë të vrarë dhe 60 mijë të sakatuar.
Pra, kriza ekonomike gjatë viteve 1980 ishte në kulm, prandaj ripërtëritja e saj (pjerestrojka) nuk mund të kishte sukses. Ajo krizë solli si pasojë acarimin e problemeve nacionale, të shoqëruar me acarimin e krizës politike, rënien e autoritetit të partisë komuniste për shkak të degjenerimit moral të oligarkëve të lartë partiakë dhe thellimin e ndryshimeve sociale.
Pikërisht oligarkët e lartë partiakë ishin ata, të cilët, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat kriminale të KGB-së, gjuanin artistet më të bukura të teatrit dhe të kinematografisë, i provokonin me rrjetin shpifës kundër tyre, mandej i arrestonin dhe i internonin në kampet e përqendrimit të punëve të detyruara në Siberi, ku, kohë pas kohe, agallarët e partisë shkonin për të shfryrë me to epshet seksuale.
Kjo sërë oligarkësh imoralë, të kujton shkrimtarin, poetin dhe përkthyesin, Ivan Bunin (1870-1953), laureat i Çmimit Nobel në letërsi për vitin 1933. Në vitin 1920, në kulmin e Luftës Civile, ai e braktisi Rusinë dhe u vendos me banim në Paris. Urrejtja ndaj pushtetit të bolshevikëve pati shpërthyer në rreshtat që ia kishte kushtuar atdheut:
“Lidhur me anën shpirtërore, moralin dhe intelektin, mund të thuhet se shoqëria e arsimuar moskovite është një grumbull shkatërruesish, njerëzish mëkatarë, endacakësh besimtarë, mashtruesish mendjemëdhenj, njerëzish të shthurur moralisht, gënjeshtarësh të pacipë, mburracakësh dhe egërsirash të rëndomta. Por ama të gjithë ata janë dënglamëdhenj qesharakë. Në këtë, më falni, “shoqëri” përfshihen edhe sakatët sifilitikë moralizues dhe hundëpërpjetë, idiotët, shëmtarakët, gjysmë të çmendurit, njerëzit histerikë, prostitutat cinike moralizuese dhe fizike të të dy sekseve. Dhe pikërisht këtë kënetë të pështirë obskurantizmi, ne, moskovitët, e konsiderojmë si elitën tonë shpirtërore, kulturore dhe të mençur. Vajmedet!”.

Pra, me fjalë të tjera, thelbi i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik qëndronte jo vetëm në plasaritjen gjeopolitike të shtetit. Ajo ishte një shëmbje, një tatëpjetë ideologjike, ekonomike dhe sociale e sistemit. Një shtet, i ndërtuar mbi bazën luftës së klasave, e një pushteti të centralizuar dhe ekonomie të planifikuar, nuk i bëri dot ballë presionit të krizave dhe të kontradiktave të brendshme. Njerëzit nuk kishin më besim tek e ardhmja, republikat kërkonin sovranitet, elitat kërkonin pavarësi. Të gjitha këto patën shërbyer si një mekanizëm që vuri në veprim një proces të pakthyeshëm.
Më 08 dhjetor 1991, në Bjellovjezhgs të Bjellorusisë, prapa krahëve të Gorbaçovit, qenë mbledhur për një takim tre personalitete politike sllave – Presidenti i Federatës Ruse – Boris Jelcin, Presidenti i Ukrainës – Leonid Kravçuk (1934-2022), Presidenti i Bjellorusisë – Sergej Shushkjeviç (1934-2022). Në atë takim ata patën marrë vendimin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe krijimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura.
Më 21 dhjetor 1991, në Alma-Ata të Kazakistanit u zhillua takimi i udhëheqësve të republikave të tjera të Bashkimit Sovjetik, të cilët shpallën pavarësinë dhe iu bashkuan Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Më 25 dhjetor, Mihail Gorbaçovi doli në televizion me deklaratën për dorëheqje nga posti i Presidentit të Bashkimit Sovjetik. Në vijim teksti i plotë i deklaratës:
“Të dashur bashkatdhetarë! Bashkëqytetarë!
Lidhur me gjendjen e krijuar pas formimit të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, unë e ndërpres veprimtarinë time në postin e Presidentit të Bashkimit Sovjetik. E marr këtë vendim për arsye parimore. Unë kam qenë i vendosur për mbrojtjen e mëvetësisë dhe të pavarësisë së popujve, për sovranitetin e republikave. Por, njëkohësisht, kam qenë edhe për ruajtjen e shtetit të bashkuar, e tërësisë së vendit. Ngjarjet morën një tjetër drejtim. Mori sipërinë vija e copëzimit të vendit dhe e ndarjes së shtetit, për çka unë nuk mund të jem dakord. Edhe pas takimit në Alma-Ata dhe vendimeve që u morën atje, qëndrimi im në këtë pikë nuk ka ndryshuar. Përveç kësaj, jam i bindur se vendime të përmasave të tilla duhej të ishin marrë në përputhje me vullnetin e mbarë popullit. Megjithatë, unë do të bëj gjithçka që është brenda mundësive të mia, në mënyrë që marrëveshjet që janë nënshkruar atje të çojnë drejt një pranimi konkret në radhët e shoqërisë, të lehtësojnë daljen nga kriza dhe procesin e reformave. Duke dalë para jush për herë të fundit në cilësinë e Presidentit të Bashkimit Sovjetik, e quaj me vend të shpreh vlerësimin tim për rrugën e kaluar që prej vitit 1985. Aq më tepër që, lidhur me këtë çështje, ekzistojnë jo pak gjykime kontradiktore, sipërfaqësore dhe joobjektive. Kështu qe taksur nga fati, që, kur unë u gjenda në krye të shtetit, tashmë ishte bërë e qartë se vendi nuk i kishte punët mirë. Gjithçka e kemi me shumicë: tokën, naftën dhe gazin, pasuri të tjera natyrore, por edhe mendjen dhe talentin Zoti nuk i ka kursyer, kurse jetesën e kemi shumë më të keqe se në vendet e zhvilluara. Gjithmonë e më shumë vazhdojmë të mbetemi prapa tyre. Arsyeja tashmë ishte e qartë: shoqërisë po i merrej fryma në darën e një sistemi burokratik të komanduar. E destinuar për t’i shërbyer ideologjisë dhe të mbante mbi kurriz garat e armatimeve, ajo është katandisur në cakun e mundësive. Të githa përpjekjet për ndërmarrjen e reformave të pjesëshme, se të tilla kanë qenë të shumta, kanë dështuar njëra pas tjetrës. Vendi po humbiste perspektivën. Kështu nuk mund të vazhdohej më gjatë. Duhej ndryshuar gjithçka në mënyrë rrënjësore. Kjo është arsyeja që asnjëherë nuk më pati ardhur keq që nuk e pata shfrytëzuar postin e Sekretarit të Përgjithshëm vetëm “për të mbretëruar si car” disa vjet. Do ta konsideroja një gjë të tillë si një mungesë përgjegjësie dhe si amoralitet. E kisha të qartë se të filloje kryerjen e reformave të përmasave të tilla dhe në një shoqëri të tillë, si jona, ishte një punë shumë e vështirë dhe madje me rrezik. Por edhe sot jam i bindur në drejtësinë historike të reformave demokratike në pranverën e itit 1985. Procesi i përtëritjes së vendit dhe i ndryshimeve rrënjësore në bashkësinë botërore rezultoi edhe ca më i vshtirë sesa mund të paramendohej. Sidoqoftë, ato gjëra që u kryen duhen vlerësuar në një mënyrë dinjitoze: shoqëria përfitoi lirinë, u çlirua politikisht dhe shpirtërisht. Dhe kjo është fitorja më kryesore, për të cilën nuk jemi bërë të vetëdijshëm deri në fund dhe prandaj ende nuk jemi mësuar ta shfrytëzojmë lirinë. Megjithatë, është kryer një punë me rëndësi historike: është likuiduar sistemi totalitar, i cili ia kishte mohuar vendit mundësinë të bëhej i begatë dhe i lulëzuar. Janë shënuar arritje në rrugën e transformimeve demokratike. Janë siguruar zgjedhje të lira, liria e shtypit, liritë fetare, organet përfaqësuese të pushtetit, sistemi shumëpartiak. Të drejtat e njeriut janë pranuar si parimi më i lartë. Filloi lëvizja për një ekonomi shumëformëshe, po vendosen të drejta të barabarta të të gjitha formave të pronës. Në kuadrin e reformës agrare, filloi të lindë fshatarësia, sistemi i fermave bujqësore, miliona ha tokë po u jepen fshatarëve, qytetarëve. Është vënë mbi baza ligjore liria e prodhuesit dhe ka filluar të forcohet sipërmarrja, krijimi i shoqërive aksionere, privatizimi. Duke e kthyer ekonominë drejt tregut, ka rëndësi të kemi parasysh: kjo bëhet për të mirën e njeriut. Në këtë kohë të vështirë, gjithçka duhet të bëhet për mbrojtjen e tij sociale, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët. Ne jetojmë në një botë të re: i është dhënë fund luftës së ftohtë, është ndërprerë gara e armatimeve dhe militarizimi i çmendur i vendit, i cili e ka shëmtuar ekonominë tonë, ndërgjegjen dhe moralin shoqëror, është shmangur rreziku i një lufte botërore.
Dëshiroj të theksoj edhe një herë, se, në periudhën kalimtare, unë pata bërë gjithçka për ruajtjen e kontrollit të sigurt të armëve bërthamore. Ne iu hapëm botës, hoqëm dorë nga ndërhyrja në punët e të tjerëve, nga përdorimi i trupave jashtë kufijve të vendit. Dhe të tjerët na u përgjigjën me mirëbesim, me solidaritet dhe me respekt. Ne u bëmë njëra nga kështjellat për riorganizimin e qytetërimit bashkëkohor mbi baza paqësore, demokratike. Popujt, kombësitë fituan lirinë konkrete për zgjedhjen e rrugës së vetëvendosjes së tyre. Synimet drejt reformimit demokratik të shtetit shumëkombësh, na nxorën në rrugën e nënshkrimit të një Traktati mes republikave. Të githa këto ndryshime patën kërkuar një punë shumë të madhe plot tension, duke përballuar një luftë të ashpër në kushtet e një rezistence në rritje nga ana e mendësive të vjetra, në perëndim e sipër, reaksionare dhe strukturave të mëparshme shtetopartiake, të aparatit ekonomik, të psikologjisë për përfitime personale. Ata u pëplasën me rezistencën tonë nga frika e ndryshimeve. Kjo është arsyeja se pse humbëm shumë kohë. Sistemi i vjetër qe shembur para se të fillonte funksionimin sistemi i ri. Dhe kriza e shoqërisë erdhi duke u acaruar gjithnjë e më shumë. Jam në dijeni për pakënaqësinë e rëndë të ditëve tona, për kritikën e ashpër të autoriteteve në të gjitha nivelet dhe personalisht të veprimtarisë sime. Por do të dëshiroja ende të theksoja përsëri: ndryshimet rrënjësore në një të tillë vend të madh, nuk mund të kryhen pa dhembje, pa vështirësi dhe pa tronditje. Puçi i gushtit e çoi në maksimum krizën e përgjithshme. Më shkatërrimtare në këtë krizë është shpërbërja e organizimit shtetëror. Dhe sot mua më shqetson humbja e shtetësisë së njerëzve të një vendi të madh: pasojat mund të jenë shumë të rënda për të gjithë. Për mua janë me rëndësi jetike arritjet demokratike të viteve të fundit. Ato janë siguruar gjatë gjithë historisë sonë, gjatë përvojës sonë tragjike. Prej tyre nuk duhet hequr dorë në asnjë mënyrë dhe për asnjë arsye. Në të kundërt, të gjitha shpresat për më mirë do të na shuhen. Për të gjitha këto po flas ndershmërisht dhe troç. Kjo është detyra ime morale. Sot dëshiroj t’u shpreh mirënjohjen time të gjithë qytetarëve që patën përkrahur politikën e ringritjes së vendit, që qenë përfshirë në realizimin e reformave demokratike. I falënderoj personalitetet shtetërore, politike dhe shoqërore, miliona njerëz të vendeve të huaja, të cilët i patën kuptuar idetë tona, i patën përkrahur, na patën ardhur në ndihmë për të bashkëpunuar me ne sinqerisht. Po e lë postin tim me një shqetësim. Por edhe me një shpresë, me besimin te ju, te urtësia juaj dhe forca e shpirtit tuaj. Ne jemi trashëgimtarë të një qytetërimi të madh dhe tani prej të gjithëve dhe prej gjithsecilit varet që ai të rilindë për një jetë të re dhe dinjitoze. Dëshiroj t’i falënderoj përzemërsisht të gjithë ata, të cilët, gjatë këtyre viteve, patën qëndruar pranë meje, në mbrojtje të një çështjeje të drejtë dhe të bukur.
Me siguri që disa gabime mund të ishin shmangur, shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë. Por jam i bindur se herët a vonë, përpjekjet tona të përbashkëta do t’i japin frytet e veta, popujt tanë do të jetojnë në një shoqëri të lulëzuar dhe demokratike.
Ju uroj të gjithëve çdo të mirë e mbarësi”.
Gorbaçovi, gjatë qeverisjes së të cilit nuk u vunë re absolutisht përndjekje të kundërshtarëve politikë, ndërroi jetë më 31 gusht 2022 dhe u përcoll për në banesën e fundit si një njeri i thjeshtë, pa kurrfarë nderimesh nga organet shtetërore. Putini nuk pati denjuar të ishte i pranishëm. Duhej të vinte në pushtet Putini më 31 dhjetor 1999, gjatë sundimit të të cilit janë vrarë 13 kundështarë të tij politikë, midis të cilëve politikanë dhe punonjës të shtypit dhe të radiotelevizionit. Vrasjet më të rënda janë kryer kundër krerëve të opozitës, si Boris Njemcov (1959-2015), i pushkatuar në mes të Moskës, dhe Aleksej Navalnëj (1976-2024), i internuar në skajin më verior të Siberisë, në kampin e përqendrimit “Ujku polar”, ku temperatura në dimër zbret në – 50ᶱ. Këtë opozitar atje e helmuan. Duhej të vinte në pushtet Putini, i cili, që në vitin 2014, filloi provokimet kundër Ukrainës me pushtimin e Krimesë dhe më 24 shkurt 2024 nisi agresionin fashist në shkallë të gjerë për pushtimin e saj. Është viti i pestë që Putini vazhdon luftën për pushtimin tërësor të Ukrainës, por i ka ngecur sharra në gozhdë. Deri sot, 05 qershor 2026, në Ukrainë janë vrarë 1 373 650 ushtarë dhe oficerë. Por deri tani, që nga Vladivostoku deri në brigjet e Detit Balltik, nuk kemi parë dhe nuk kemi dëgjuar asgjë për ndonjë shpërthim protestash të fuqishme nga ana e popullit rus për këto vrasje kolosale të bijve të vet vetëm për tekat e një kryefashisti të Kremlinit. S’mund të ndodhë ndryshe, sepse populli rus e ka në gjak shovinizmin në qëndrimin ndaj popujve të tjerë.

Foto: NOVOSTI
Shkrimtari i njohur rus, Ivan Shmelov (1873-1950), ka pasw theksuar me shumw tw drejtw:
“Rusët janë një popull që… gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i njerëzimit”.
Si i tillë, populli rus prandaj edhe bën be e rrufe për Putinin, se ushtarët dhe oficerët e vrarë në Ukrainë, ashtu si edhe klika e Kremlinit, i vlerëson si materiale inerte.
Kur propaganda kërkon të fshijë historinë: terrori osman, gruaja shqiptare dhe besa që nuk u thye

Luan Dibrani, Durrës
- Përkujtim i dhimbjes shqiptare nën pushtimin osman
Kjo pikturë nuk është thjesht art.
Është një akuzë kundër harresës.
Është një dëshmi kundër propagandës.
Është një thirrje për të mos harruar plagët e thella që la pushtimi osman mbi popullin shqiptar, mbi familjen shqiptare, mbi gruan shqiptare dhe mbi vlerat tona të lashta kombëtare.
Për shekuj me radhë, trojet shqiptare jetuan nën hijen e rëndë të Perandorisë Osmane. Ajo nuk erdhi si dritë, por si pushtim. Nuk erdhi me liri, por me nënshtrim. Nuk erdhi me respekt për kombin, gjuhën, besën dhe zakonet tona, por me ushtri, me taksa, me privilegje për të bindurit, me ndëshkime për të pabindurit dhe me përpjekje të vazhdueshme për ta thyer shtyllën shpirtërore të shqiptarëve.
Sot, kur disa zëra të islamizmit politik përpiqen me cinizëm të thonë se shqiptarët e pranuan këtë ndryshim “me qejf”, ne kemi detyrë të përgjigjemi: jo, historia nuk fshihet kaq lehtë. Popujt nuk e ndërrojnë fatin e tyre nën pushtim pa dhimbje. Familjet nuk thyhen pa plagë. Kombet nuk gjymtohen pa terror. Kujtesa shqiptare nuk mund të mbulohet me parulla të ëmbla, kur pas tyre qëndron një histori e gjatë dhune, frike, zjarri dhe shpatash.
Kjo pikturë është përkujtim për ato nëna, motra e bija shqiptare që u goditën në nder; për burrat që u lidhën para syve të familjes; për fëmijët që panë tmerrin; për fshatrat që u dogjën; për kishat që u rrënuan; për familjet që u poshtëruan; për një popull që u përball me një perandori të madhe, por që nuk e humbi kurrë thelbin e vet shqiptar.
Osmanlinjtë dhe terrori mbi familjen shqiptare
Pushtimi osman në trojet shqiptare nuk ishte vetëm pushtim ushtarak. Ishte edhe goditje shpirtërore, kulturore, familjare dhe morale. Osmanlinjtë nuk synonin vetëm tokën. Synonin njeriun. Synonin ndërgjegjen. Synonin besën. Synonin gjuhën. Synonin kujtesën. Synonin ta bënin shqiptarin të harronte se kush ishte.
Në shumë periudha të errëta, dhuna osmane nuk ra vetëm mbi luftëtarët. Ajo ra mbi fshatin, mbi shtëpinë, mbi familjen, mbi gruan, mbi fëmijën, mbi të moshuarin, mbi kishën, mbi varrin, mbi kujtesën dhe mbi çdo shenjë që mbante gjallë shpirtin shqiptar.
Shtëpitë shqiptare u dogjën.
Fshatrat u plaçkitën.
Kishat u rrënuan.
Burrat u ndëshkuan.
Fëmijët u morën.
Gratë u poshtëruan.
Familjet u thyen.
Dhe mbi të gjitha, u sulmua nderi shqiptar.
Terrori osman nuk ishte vetëm dhunë fizike. Ishte edhe terror moral. Ishte përpjekje për ta bërë shqiptarin të ndjehej i vogël para pushtetit, i pafuqishëm para shpatës, i përulur para taksave dhe i detyruar para privilegjeve që i ofronte pushtuesi vetëm atij që pranonte të përulej.
Pikërisht këtë të vërtetë duan ta fshijnë sot propagandistët. Ata duan ta paraqesin pushtimin si “civilizim”, nënshtrimin si “zgjedhje”, dhunën si “besim”, taksat si “rend”, dhe robërinë si “harmoni”. Por kujtesa shqiptare nuk është aq e varfër sa të mashtrohet nga fjalë të bukura.
Gruaja shqiptare nuk ishte plaçkë e osmanlinjve
Gruaja shqiptare nuk ishte plaçkë lufte.
Nuk ishte mall i pushtuesit osman.
Nuk ishte pronë e sulltanit.
Nuk ishte trup pa shpirt në duart e dhunës.
Ajo ishte nderi i shtëpisë, shtylla e familjes dhe shpirti i kombit.
Në historinë shqiptare, gruaja ka qenë më shumë se nënë, motër apo bijë. Ajo ka qenë mbajtëse e gjuhës, e këngës, e besës, e kujtesës dhe e moralit kombëtar. Ajo ka ruajtur zjarrin e shtëpisë kur burrat ishin në luftë, në burg, në arrati apo në varre. Ajo ka mbajtur gjallë fëmijën shqiptar, këngën shqiptare, fjalën shqipe dhe kujtimin e atdheut.
Prandaj, kur pushtuesi osman donte ta thyente shqiptarin, shpesh synonte pikërisht aty ku dhimbja ishte më e madhe: te gruaja, te familja, te nderi. Dhuna ndaj grave nuk ishte vetëm krim ndaj një trupi. Ishte krim ndaj shtëpisë. Ishte krim ndaj familjes. Ishte krim ndaj kombit. Ishte përpjekje për ta gjunjëzuar burrin shqiptar para syve të vet, për ta thyer moralin e familjes dhe për ta plagosur kujtesën e brezave.
Por gruaja shqiptare nuk u shua.
Ajo vuajti, por nuk u zhduk.
Ajo u godit, por nuk u bë hije.
Ajo ra, por nuk e shiti nderin.
Ajo u bë kujtesë.
U bë plagë.
U bë këngë.
U bë qëndresë.
Historia e grave suliote mbetet një nga simbolet më të fuqishme të dinjitetit dhe qëndresës shqiptare. Ato zgjodhën nderin mbi nënshtrimin, lirinë shpirtërore mbi poshtërimin, vdekjen mbi turpin. Ky nuk është vetëm episod tragjik; është monument moral i kombit shqiptar.
Besa shqiptare përballë shpatës osmane
Besa shqiptare nuk ishte fjalë e zbrazët.
Ishte ligj i shpirtit.
Ishte kod i nderit.
Ishte shtylla e shtëpisë.
Ishte kufiri ku shqiptari thoshte: deri këtu, më tej nuk kalon.
Perandoria Osmane mund të kishte ushtri, taksa, pashallarë, vezirë, sulltanë, burgje dhe shpata. Por shqiptari kishte diçka që pushtuesi nuk mund ta blinte lehtë: besën. Kishte moralin e shtëpisë. Kishte kujtesën e gjakut. Kishte ndjenjën se njeriu pa nder nuk është më njeri.
Pushtimi osman e goditi këtë kod. U përpoq ta zëvendësonte me frikë. U përpoq ta blinte me privilegje. U përpoq ta thyente me dhunë. U përpoq ta mbulonte me një rend të huaj politik, administrativ dhe shpirtëror.
Por besa shqiptare mbeti gjallë.
Në male, në fshatra, në këngë, në vaj, në rite, në kujtime, në oda, në gjuhë dhe në zemrën e popullit.
Pikërisht për këtë arsye, sot na dhemb kur disa përpiqen ta paraqesin këtë histori si një kalim të qetë, si një pranim të gëzuar, si një zgjedhje pa dhimbje. Kjo është tallje me historinë. Është përbuzje ndaj plagëve të popullit tonë.
Taksat, privilegjet dhe mekanizmi i nënshtrimit osman
Perandoritë nuk sundojnë vetëm me shpatë. Ato sundojnë edhe me sistem. Dhe pushtimi osman në trojet shqiptare ndërtoi një sistem ku njeriu shpesh vihej para zgjedhjeve të rënda: të mbante identitetin e tij dhe të paguante çmimin, ose të përulej dhe të merrte privilegje.
Taksat diskriminuese, presioni administrativ, favorizimi i të bindurve, ndëshkimi i të pabindurve, rrëmbimet, shërbimet e detyruara dhe nënshtrimi i strukturave vendore ishin pjesë e një mekanizmi të gjatë pushteti.
Dikush u thye nga frika.
Dikush u thye nga varfëria.
Dikush u thye nga dhuna.
Dikush u thye nga dëshira për privilegj.
Dikush u bë shërbëtor i pushtuesit për një post, një titull, një favor apo një copë pushtet.
Edhe atëherë, si sot, kishte njerëz që përfitonin nga pushteti dhe pastaj e quanin nënshtrimin “mençuri”. Kishte njerëz që e shisnin dinjitetin dhe pastaj i mësonin të tjerët për moralin. Kishte njerëz që, për t’u afruar me oborrin e sulltanit, ishin të gatshëm ta mohonin dhimbjen e popullit të vet.
Kjo është arsyeja pse historia duhet thënë qartë: pushtimi osman nuk ishte periudhë e pafajshme. Ishte periudhë e rëndë, me plagë të thella, me nënshtrim, me dhunë, me përçarje, me shkatërrime dhe me përpjekje për ta kthyer shqiptarin në njeri pa kujtesë.
Islamizmi politik dhe zbukurimi i pushtimit osman
Duhet bërë dallim i qartë: ne nuk jemi kundër besimtarëve të thjeshtë. Nuk jemi kundër fesë si besim personal. Nuk jemi kundër njeriut që lutet, beson dhe jeton në paqe me kombin e vet.
Por jemi kundër islamizmit politik.
Islamizmi politik nuk është besim i thjeshtë. Është ideologji pushteti. Është përpjekje për ta përdorur fenë si mjet ndikimi, si armë politike, si mburojë për të falsifikuar historinë dhe si projekt për ta larguar shqiptarin nga boshti i tij kombëtar.
Kur islamizmi politik përpiqet ta zbukurojë pushtimin osman, ai nuk po mbron fenë. Po mbron perandorinë. Po mbron sulltanatin. Po mbron pushtetin. Po mbron një narrativë të huaj që kërkon t’i thotë shqiptarit: harroje dhimbjen tënde, harroje nderin tënd, harroje gruan shqiptare, harroje besën, harroje dhunën, harroje zjarrin, harroje shpatën.
Jo.
Ne nuk harrojmë.
Nuk harrojmë terrorin osman mbi familjen shqiptare.
Nuk harrojmë dhunën mbi gratë.
Nuk harrojmë taksat poshtëruese.
Nuk harrojmë fëmijët e marrë.
Nuk harrojmë kishat e rrënuara.
Nuk harrojmë fshatrat e djegura.
Nuk harrojmë përpjekjen për ta thyer moralin shqiptar.
Dhe nuk pranojmë që sot kjo histori të përqeshet nga ideologë që duan ta shndërrojnë pushtimin në nostalgji.
Historia nuk fshihet me cinizëm
Sot, disa përpiqen të bëjnë shaka me historinë. Të ironizojnë dhimbjen. Të relativizojnë dhunën. Të përqeshin kujtesën. Të thonë se gjithçka ishte zgjedhje, gjithçka ishte harmoni, gjithçka ishte paqe.
Por një popull nuk rri shekuj nën perandori pa plagë.
Një kulturë nuk goditet pa dhimbje.
Një familje nuk thyhet pa terror.
Një grua nuk poshtërohet pa u plagosur një komb i tërë.
Një gjuhë nuk mbijeton pa luftë shpirtërore.
Një besë nuk ruhet pa sakrificë.
Dhuna osmane ndaj popullit shqiptar nuk mund të mbulohet me fjali të buta. Pushtimi osman nuk mund të paraqitet si përrallë orientale, kur në kujtesën tonë ai ka lënë zjarr, hi, lot dhe plagë.

Kjo është arsyeja pse arti ka rëndësi. Sepse piktura flet aty ku propaganda hesht. Ajo nuk i lejon gënjeshtrës të bëhet histori. Ajo e nxjerr dhimbjen para syve. Ajo e bën kujtesën akuzë. Ajo i tregon botës se populli shqiptar nuk ishte pa zë, pa nder dhe pa shpirt.
Gratë shqiptare ranë, por nuk e shitën moralin
Në çdo kohë të errët, nderi i gruas shqiptare ka qenë një nga shtyllat e qëndresës sonë kombëtare. Kjo nuk është thjesht figurë poetike. Është thelb i moralit tonë historik.
Nëna shqiptare ruajti gjuhën.
Motra shqiptare ruajti besën.
Bija shqiptare ruajti dinjitetin.
Gruaja shqiptare mbajti gjallë familjen edhe kur pushtimi kërkonte ta kthente shtëpinë në hi.
Prandaj çdo përpjekje për ta relativizuar dhunën osmane ndaj grave shqiptare është e rëndë dhe e papranueshme. Nuk është debat i pafajshëm. Është fyerje ndaj kujtesës. Është fyerje ndaj nënave që vuajtën. Është fyerje ndaj motrave që u poshtëruan. Është fyerje ndaj burrave që panë familjen e tyre të goditej. Është fyerje ndaj fëmijëve që trashëguan plagën.
Gruaja shqiptare nuk duhet të përdoret nga askush: as nga pushtuesit e djeshëm, as nga propagandistët e sotëm. Ajo duhet nderuar si simbol i qëndresës, i sakrificës dhe i dinjitetit kombëtar.
Kombi shqiptar nuk është krijesë e sulltanëve
Kombi shqiptar nuk është krijesë e Perandorisë Osmane.
Nuk është dhuratë e sulltanëve.
Nuk është prodhim i pashallarëve.
Nuk është pronë e ideologjive të huaja.
Kombi shqiptar është më i lashtë se pushtimet që kaluan mbi të. Ka gjuhë, ka flamur, ka besë, ka kujtesë, ka atdhe, ka plagë, ka heronj, ka gra që qëndruan, ka burra që nuk u përkulën dhe ka familje që u dogjën, por nuk u shuan.
Prandaj askush nuk ka të drejtë të na thotë se dhuna ishte zgjedhje. Askush nuk ka të drejtë të na kërkojë të harrojmë. Askush nuk ka të drejtë të na imponojë një histori të zbukuruar të pushtimit osman, ku mungojnë lotët e grave shqiptare, gjaku i familjeve shqiptare dhe dhimbja e popullit shqiptar.
Ne nuk kërkojmë hakmarrje.
Kërkojmë kujtesë.
Kërkojmë të vërtetë.
Kërkojmë nderim për viktimat.
Kërkojmë që historia shqiptare të mos shkelet nga propaganda.
Përfundim: kundër harresës, kundër falsifikimit, për dinjitetin shqiptar
Kjo pikturë është një përkujtim i historisë.
Është një dëshmi artistike kundër harresës.
Është një revoltë shpirtërore kundër falsifikimit.
Është një thirrje që shqiptarët të mos e humbin kujtesën e tyre kombëtare.
Ata që sot përpiqen ta zbukurojnë pushtimin osman, ta relativizojnë dhunën osmane dhe ta paraqesin nënshtrimin si zgjedhje, duhet ta dinë: historia nuk fshihet. Dhimbja nuk shlyhet. Kujtesa nuk dorëzohet.
Ne nuk jemi kundër besimit.
Jemi kundër robërimit të mendjes.
Nuk jemi kundër fesë personale.
Jemi kundër ideologjisë që mohon kombin.
Nuk jemi kundër njeriut që beson.
Jemi kundër propagandës që falsifikon historinë.
Gruaja shqiptare nuk poshtërohet.
Besa shqiptare nuk shitet.
Kujtesa kombëtare nuk shuhet.
Historia nuk fshihet me cinizëm.

Dhe sa herë që propaganda kërkon të fshijë të vërtetën, detyra jonë është ta shkruajmë më fort, ta pikturojmë më qartë dhe ta themi pa frikë:
Pushtimi osman la plagë.
Terrori osman la dhimbje.
Dhuna osmane goditi familjen shqiptare.
Por shpirti shqiptar nuk u shua.
Shqiptarët kanë histori.
Kanë plagë.
Kanë gjuhë.
Kanë flamur.
Kanë besë.
Kanë atdhe.
Asnjë sulltan i djeshëm, asnjë ideolog i sotëm dhe asnjë propagandë e huaj nuk mund ta fshijë këtë të vërtetë.
Skënder Muharrem Hoxha , mësuesi atdhetar dhe model i brezave

Arif Ejupi, Gjenevë
(Në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së mësuesit dhe instrumentistit llapjan Skënder M. Hoxha)
Disa njerëz të paepur, pa zhurmë, bëjnë punë me vlerë të jashtëzakonshme për shoqërinë.
Ata nuk kërkojnë mirënjohje publike, por jetojnë me ndershmëri dhe përkushtim, duke dhënë gjithçka për të tjerët.
Kësaj kategorie i përket edhe Skënder Muharrem Hoxha, mësues i devotshëm, atdhetar i heshtur dhe model për brezat që u rritën në kohë të vështira.
Në klasat e tij nuk mësohej vetëm shkrimi dhe leximi, por edhe dashuria për dijen, për vendin dhe për njeriun. Skënderi ishte ndër ata mësues që nuk e ndante profesionin nga misioni, sepse për të, arsimi ishte rruga më e sigurt drejt dinjitetit dhe lirisë.
Ai lindi më 6 qershor 1946 në Pakashticë të Poshtme të Podujevës. Që herët u përfshi në lëvizjen kombëtare dhe u bë një ndër mësuesit e parë të shkollës 8-vjeçare “Meto Bajraktari” në Gllamnik të Llapit.
Kisha nderin ta kem arsimtar të Muzikës gjatë viteve 1971–1972. Shquhej për butësi, maturi dhe mirësjellje ndaj nxënësve. Pozita e volitshme gjeografike e fshatit bënte që kjo shkollë të mblidhte ajkën e mësuesve dhe arsimtarëve të komunës së Podujevës.
Në kujtesën time kanë mbetur shumë figura të ndritura të asaj kohe si: Raif Ramë Shala, Muhamet Behrami, Hilmi Kastrati, Nefi Rexhepi, Shemsi Raçi, Hashim Aliu, Rasim Ibrahimi, Selim dhe Rexhep Syla, Kadri Kadriu (gjeograf i diplomuar), Shemsi Ramë Lushaku, Ymer Duriqi, Avdi Jusufi, Bislim Qamil Ejupi, Arif Rrustem Abdullahu, Hamdi Mustafa – Lala, Ismet Ali Veliu, Fehmi Rasim Ejupi, Nuhi Tahir Osmani, Hazir Haziri – Zogu, Osman Rexhepi, e të tjerë.
Mbresa të pashlyeshme la tek unë, veçanërisht, mësuesi i klasës III dhe IV, Sabri Raçi, të cilit i detyrohemi deri në frymën e fundit. Ai kurrë nuk çoi dorë ndaj nxënësve. Me këshilla prindërore na motivonte për mësime dhe na kultivonte respektin dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit.
Ishte pedagog i mirëfilltë, që krijonte dashuri për jetën dhe dijen. Kjo armatë mësuesish la gjurmë të thella suksesi edhe në shkollat e qytetit të Podujevës.
Skënder Muharrem Hoxha, asokohe 22-vjeçar, ishte ndër organizatorët e demonstratave të 27 Nëntorit 1968 në Podujevë. Si pretekst u mor kjo veprimtari kombëtare dhe ai u dënua me një muaj burgim, bashkë me disa shokë, nga regjimi komunist i Jugosllavisë.
Skënderi kishte provuar prangat edhe më herët. Më 4 gusht 1967, përmes një telegrami, kishte dashur ta ftonte një mik nga Caraviku i Klinës në një aheng familjar. Telegrami ishte shkruar në gjuhën shqipe.
Në sportelin e Postës së Podujevës, me pllaka panel që gjendej afër Stacionit të sotëm të Policisë, nëpunësi serb Pavle Millanoviq, refuzoi ta pranonte ftesën vetëm pse ishte në gjuhën amtare. Jo vetëm kaq – ai e denoncoi Skënderin në polici.
Ky rast u përdor si pretekst për ta ndëshkuar. Skënder Hoxha, atëherë student i Shkollës së Lartë në Prizren, u dënua për kundërvajtje me arsyetimin absurd se kishte cenuar rendin kushtetues të Jugosllavisë, duke mos njohur gjuhën serbe si të vetmen gjuhë zyrtare.
Ajo që regjimi e quante “provokim”, për ne ishte dinjitet. Skënderi atdhedashurinë e mbolli edhe te ne, nxënësit, në kohën kur filluam të formojmë bindjet tona për Atdheun, traditat, kulturën dhe gjuhën.

Ai nuk ligjëronte vetëm lëndën e muzikës, por na mësonte të dëgjonim edhe zërin e ndërgjegjes.
Krahas arsimit, Skënderi kontribuoi edhe në jetën kulturore të qytetit. Ai ishte një ndër instrumentistët e parë të shoqërisë kulturore-argëtuese “Josip Rela” në Llap. Fryt i punës së tij të pareshtur ishte edhe këngëtari ynë i mirënjohur Ismet Bogujevci.
Mësuesit si ai nuk maten me tituj, por me ndikimin që lënë. Ata, për punën e tyre të mirë, do të kujtohen ndër breza.
Skënder Muharrem Hoxhës dhe gjithë atyre që na orientuan në udhën e shkronjave shqipe, që paskan qenë “ferrë në sy” për Pavle Millanoviqin dhe sojin e tij – u jemi përjetësisht mirënjohës!
Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë
E vërteta e kombit tonë dihet, por janë faktorë të fortë subjektivë që dominojnë në gjetjen e mekanizmës për unifikimin identitar.”. Gjatë mbretëɾimit të perandorit romak, Maurice (582-602), pëɾ shkɑk të sulmít të pëɾhɑpur avarosllavëve që përmbytën Bɑllkɑnín, síç dëshmohet ngɑ hístorianí sirian i shekullit të VII pɑs Krishtít, Evagri Scholɑstís: “Godítjɑ pëɾfʋndímtɑɾe që vrau popʋllsínë greke erdhí në vítín 746 pɑs Kɾishtít, me epídemínë gjíthëpërfshirëse që asgjësoj grekët e mbetur. Kjo ngjarje është konfirmuar ngɑ peɾɑndoɾí bízɑntín Konstɑndín Porfyrogeniti (905-969 pɑs Kɾíshtít), í cílí e rrëfen në líbɾín “Themɑtíkɑ”. Po ashtu për tu kuptuar edhe më qartë po shkruaj konkluzkonin e historianit britanik.“Greqia u krijua nga arvanitët, sepse ata jetonin në atë territor në 1831 dhe kudo flitej shqip”.

Këto përfundime dhe shumë të tjera si këto, vërtetojnë se arvanitët ikën dhe u ngulën diku. Atje ngritën bujtinat. Flisnin gjuhën e tyre arvanite (e ruajtën ashtu siç flisnin në vendlindjen e tyre).U bashkuan në mbrojte të territorit të ri. Ai territor nuk kishte emër si shtet, ndaj formuan shtetin e tyre “Ne Albania”/“Shqiperia e Re”. Ngulimi i atyre emigrantëve në një territor pa emër duhej pagëzuar. Ndaj e pagëzuan me “Ne Albania”. Në ato kohë kishte hapësira të pabanuara, siç ishte Thesalia, e cila në kohë u krijua nga migrimi i një pjese të popullsisë nga Thesprotia.Pak vite më pas hamorigat- dosëzat (Megalloidea) ja ndryshuan emërin në: “Shteti Grek”.
Me këtë emër irredentistët e megalloidesë dhe naçertanasit në veri të Shqipërisë mbollën fatkeqësitë në gadishullit tonë. Fatkeqësi që u ndjenë thellë në trupin e pellazgjisë e të Ilirisë dhe që e trashëgojnë sot arvanitasit, çamët dhe shqiptarët.

Përvojat, hulumtimet, niveli kulturor, pranojnë realitetin dhe përfundimin që kaq e thjeshtë duhet të jetë historia jonë dhe ajo e krijimit të shtetit të arvanitasve e vitit 1830.
[Pjesë nga libri në botim:“Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë”].
Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti
U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit tëTrampit fillin e ka që para tri vitesh.
E ku ishin protestuesit deri sot që të kundërshtojnë investimet miliardëshe në këtë vend, që, sipas asaj që u tha, do të bëhej një vend ndër më të mirët në botë!
Duhet të ketë kujdes nga kundërshtuesit shqiptarë, se ata janë të shfrytëzuar nga dashakëqinjtë dhe armiqt e shqiptarëve, që kryesisht janë serbët dhe grekët.
Serbia nuk kam dëgjuar të ketë reaguar për këtë investim, ani që është e interesuar ta pengojë çdo investim, çdo ndërtim dhe çdo zhvillim të tokës shqiptare.
E, sa i përket Zvërnecit, ajo është edhe më shumë e interesuar ta pengojë, pikërisht pse këtu investon dhëndrri i Tarmpit, Kushner, i cili , po prej protestave u detyrtua ta lë Shtëpinë e Armatës Popullore të Jugosllavisë në Beograd para disa vitesh, gjegjësisht, më parë se sa të vinte këtu, në Shqipëri. Kjo nga Serbia bëhet më shumë në shenj xhelozie e smire pse u detyrua të ndiqet nga Beogradi.
Përkundër Serbisë, që punon nëpër dhe, siç thotë populli, nga Greqia kishte një reagim për njeriun e tërhequr zvarrë, që vërtet ishte një rast i tepërt, dhe as ne nuk pajtojmë me këtë, por Greqia, me sa di, u shpreh edhe kundër investimeve në Zvërnec, me gjasë, nuk po i pëlqente ky, sepse njësoj si Serbia që ende nuk e njohu pavarësinë e Kosovës me pretendimet e saj territoriale në Kosovë, ashtu edhe Greqia, ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Dhe, këto pretendime ajo i bën me qëllimin që të mos kërkohet Çamëria e vise tjera nën Greqi – nga Shqipëria. Madje, Greqia, në bazë të një minoritteti të vogël grek, apo pse vetë disa shqiptarë i ka mashtruar ta quajnë veten grek, pa qenë fare, Greqia i quan toka të saja, joja në bazë të grekëve “etnikë”. Është mjaft interesant, si nuk u nginë nga tokat shqiptare as Serbia në veri e as greqia në jug të Shqipërisë.
Dhe, këto pretendime të tyre ndaj tokave shqiptare janë gjithherë deri sa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Greqia, deri sa nuk e heq gjendjen e luftës me Shqipërinë.
Pra, edhe Kosova edhe Shqipëria, nuk kanë si t’u besojnë fqinjve të tyre deri sa nuk ndryshon gjendja e tyre për të mirë.
Me një fjalë, këto protesta, i shoh si në stillin e protestave në vitin 2004 në Kosovë, që ishin të nxitura dhe mirë të organizuara nga Serbia për të ulur imazhin e shqiptarëve në Kosovë, me çka u dëmtua Kosova në shumë drejtime, si në ekonomi, në shkatërrimin e vendit dhe mosbesimi ndërkombëtar ndaj shqiptarëve, që u shfaq.
Këta protestues, duhet të ndalen edhe aq më shumë, kur për investimin në Zvërnec, ka përkrahjen edhe nga partia demokratike. Mos lejoni dhe mos u bëni vegël dhe pre e agjenturave serbo-greke. Nuk ka ndërtim të asnjë vendi pa e prekur edhe natyrën e vendit ku bëhen investime dhe ku zhvillohet vendi. Duhet dhënë të voglën për të madhen. Natyra mund të mos preketatje ku është zonë e mbrojtur, kudp qpftë ajo.
Shqipëria është shtet, ajo duhet të mbrojë gjithçka e mirë në të, por edhe jo të pengohet ai investim aq i madh në të, ku bota po ia ka lakminë.
Prona private është e shenjtë, por me të duhet të merren vesh investirorët dhe pronarët e tokave. Ajo a do mund të mbetet e tyre, apo duhet t’u shitet, unë nuk marrë vesh në kët drejtim.
Po të protestonin kështu banorët në Europë, nuk do të kishte një zhvillim aq të madh.
Në Luksemburgun e vogël, prej vetëm 2200 kilometra katrorë, sikur është ngritur një qytet i tërë nga objektet e BE-së. Atje nuk pati protesta. Kështu ndodhi në Strasburg të Francës ku është Parlamenti Europian dhe në Brukasel të Beligjikës, ku është vendosur qendra apo kryeqyteti i BE-së. Në të tri këto shtete nuk pati protesta me ngroitjen e gjithë atyre objekteve të Bashkimit Europian.
Unë vetëm them, duhet të kihet parasysh e mos të bien pre e agjenturave të shteteve tona armike. Ato janë në gjendje edhe të paguakjnë për ta prishur Sdhqipërinë dhe Kosovën. Nuk duan të na shohin mirë në asnjë kohë dhe në asnjë mpënyrë. Ne, karshi tyre, duhet të kemi edhe një lloj inati e të ecim sa më shpejt e sa më prpara.
Më poshtë po jap vetëm disa tituj të shkruar kohëve të fundit, ku dyshohet ndërhyrja e agjenturës greke
“Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, REAGON kompania investuese: Zotohemi që…
Greqia, autobusët, Beleri dhe Tsipras. – ja ky artikull mjafton për të dyshuar e kuptuar ndërhyrjen greke në pengimin e investimeve të investitorëve.
Sazani, Kushneri, Katari dhe investimi amerikan. – janë investitorët, për çka duhet të japë përgjgije shteti.
Berisha dhe PD: pro investimeve, kundër dhunës, por jo kundër projektit. – aprovimi edhe nga opozita në Shqipëri.
Lubonja, Abilekaj, Krasniqi: problemi është transparenca dhe kapja e shtetit. – shteti është i kapur moti, për transparencë duhet bërë çmos.
Kumbaro: Zvërneci, thesar i bukurive natyrore dhe trashëgimisë. – pikërisht pse është një thesar i tillë e i bukur, kërkohet të bëhen investime.
Një ditë para zgjedhjeve!
Florim Zeqa
Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj radhe, pra më 7 qeshor, qytetarët janë të detyruar që të përcaktohen për njërin nga subjektet e vjetra politike, anipse asnjëra prej tyre nuk i ka përmbushur në plotni kërkesat e tyre!
E vështirë të votosh pa alternativë
Andaj është e vështirë për qytetarët e zhgënjyer dhe mërgimtarët e dëshpruar që t’i votojnë të njëjtat parti dhe të njëjtët politikan që i vodhën ardhmërinë Kosovës.
Në mungesë të një përspektive zhvillimore, në mungesë të sigurimeve shëndetësore dhe në mungesë të kontratave të rregullta të punës në sektorin privat, viteve të fundit shumë të rinj e kanë braktisur vendin e tyre të lindjes duke ikur drejt shteteve evro-perëndimore në kërkim të një jete më të mirë!
Por, jo çdo herë ju buzqesh fati në realizimin e ëndrrave jetësore!
Të dashur qytetarë dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, e keni rastin që më 7 qershor të bëni zgjedhjen e preferuar që ju e mendoni që është më e mira.
Është e vështirë kur njeriu ndodhet mes dy të këqijave, për të zgjedhur cila është më pak e dëmshme!
Pra, në mungesë të alternative të re politike, jeni të detyruar të zgjedhni të keqën më të vogël!
Populli e thotë, në mes të keqës del e mira dhe e kundërta e saj!
Prandaj, mendohuni mirë dhe meditoni gjatë deri në momentin e hedhjes së votës tuaj në kutinë e votimit.
Rezuktati i zgjedhjeve të 7 qershorit do të jetë i atillë, që do të determinoj bashkëpunimin mes forcave politike për të evituar ngërçin paszgjedhor dhe evitimin e bllokadës institucionale.
Në të kundërtën, vendi brenda një periudhe të shkurtër mund të shkojë përseri në zgjedhje të reja, si do t’i quajmë ato, të parakohshme apo të jashtëzakonshme!
Të njohurat parazgjedhore
Këto zgjedhje nuk do të prodhojnë ndryshim çfarë po e kërkojnë partitë opozitare, por do të ndodhë ajo që e dëshirojnë qytetarët!
Pra, nuk do të kemi ndryshim por vazhdimësi!
Urojmë dhe shpresojmë të mos na përseriten bllokada dhe ngërçi politik i viteve të fundit në Kuvendin e Kosovës!
Një ditë para votimit, janë të qarta dy gjëra: Albini fitues i zgjedhjeve dhe kthimi i ish presidentes në ulësen e deputetit!
I vetmi “margaritarë” i këtyre zgjedhjeve do të jetë ish presidentja e ulur në kolltukun e deputetit!
Rast ky i parë dhe unikat në historinë parlamentare të Kosovës dhe jo vetëm, kur një president kthehet në ulësen e deputetit duke e ëndërruar rikthmin në postin më të lartë të shtetit!
Ky për më tepër se paradoks, paraqet rënjën në nivelin më të ulët të një ish presidentje, e cila, edhe përkundër privilegjeve të garantuara për tërë jetën me Kushtetutë, tenton sërish që të uzurpojë postin e presidentit të shtetit për kënaqjen e egos personale!
Një ish presidente me pagën e garantuar jetësore dhe të gjitha privilegjet nga shteti e ulur në karrigen e deputetit do të jetë objekt diskutimi në Gjykatën Kushtetuese nesër…!
“Egoja e varfër ka një kohë të vështirë, duhet t’i shërbejë tre zotërinjve të ashpër dhe duhet të bëjë çmos që të pajtojë kërkesat e të treve. Të tre tiranët janë bota e jashtme që e ushqen një superego të personalitetit” (Sigmund Freud).
Ku janë sot burrat e Kuvendit, nga Lidhja e Prizrenit te zëri i rinisë sot: një thirrje për bashkim e bashkëpunim në hapësirën shqiptare
Abdyl Frashëri i Madh. Njëri prej zërave të parë politik të Kombit. Ku janë sot burrat e Kuvendit?!

Nga Frank Shkreli
Më 10 qershor shqiptarët përkujtojnë themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarjen që shënoi zgjimin politik të Kombit dhe përpjekjen e organizuar për mbrojtjen e të drejtave kombëtare nga fundi i shekullit XIX. Frank Shkreli: Lidhja e Prizrenit një kthesë vendimtare për Kombin | Gazeta Telegraf. Sot, 148 vjet më vonë, mesazhi i saj nuk lexohet vetëm në faqet e historisë, por sot dëgjohet edhe në rrugët e Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, ku të rinjtë shqiptarë po kërkojnë më shumë mundësi, më shumë drejtësi dhe më shumë perspektivë për të ardhmen e vet dhe të Kombit në gtrojet e veta shekullore.
Si delegatët e Lidhjes së Prizrenit, 148 vite më parë, të prirë nga Abdyl Frashëri — themelues i Lidhjes së Prizrenit dhe mund të thuhet edhe zëri i parë politik i Kombit — që u bashkuan mbi dallimet krahinore e fetare të kohës për të mbrojtur interesin kombëtar, ashtu sot rinia shqiptare po artikulon kërkesa që tejkalojnë kufijtë politikë shqiptaro-shqiptar. Në të tre qendrat kryesore të hapësirës shqiptare dëgjohet i njëjti shqetësim: largimi masiv i të rinjve, mungesa e meritokracisë, korrupsioni, papunësia, cilësia e arsimit dhe ndjenja se politika shpesh është më e përqendruar te interesat e saj personale, politike e partiake, sesa te e ardhmja e brezit të ri.
Kanë kaluar 148 vjet që nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit, ngjarja më e rëndësishme politike e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Në qershorin e vitit 1878, burrat më të shquar të kombit, të udhëhequr nga Abdyl Frashëri dhe patriotë të tjerë, u mblodhën për të mbrojtur trojet shqiptare nga copëtimi dhe për të kërkuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Sot, pas gati një shekulli e gjysmë, rinia shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup po del në rrugë me kërkesa të tjera, por me të njëjtin shqetësim për fatin e kombit dhe të ardhmen e tij. Nëse Lidhja e Prizrenit luftonte për mbijetesën politike dhe territoriale të Shqipërisë, të rinjtë e sotëm kërkojnë mbijetesën morale, demokratike dhe shoqërore të shteteve ku jetojnë shqiptarët. Atëherë kërkohej mbrojtja e tokës shqiptare, ndërsa sot kërkohet mbrojtja e së ardhmes shqiptare. Atëherë kundërshtohej copëtimi i trojeve nga të huajt, ndërsa sot kundërshtohen korrupsioni, padrejtësitë, kapja e institucioneve dhe mungesa e perspektivës që po detyron shumë të rinj e të reja shqiptare – më të mirët dhe më të edukuarit e Kombit në histori – të largohen nga vendi i tyre.
Megjithëse rrethanat historike kanë ndryshuar, fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet pothuaj e njëjtë me dëshirat e rinisë sot për dinjitet, përfaqësim, pjesëmarrje dhe të drejtën për të vendosur vetë për të ardhmen. Në këtë kuptim, protestat e rinisë shqiptare nuk janë thjesht reagime të çastit, por vazhdimësi e një tradite të gjatë angazhimi qytetar dhe kombëtar. Nëse Lidhja e Prizrenit ishte zëri i shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar në shekullin XIX, rinia shqiptare e shekullit XXI po përpiqet të bëhet zëri i një shoqërie që kërkon demokraci më të fortë, drejtësi dhe shpresë. Kjo është ura që lidh idealet e vitit 1878 me aspiratat e brezit të sotëm. Historia mëson se kombet ecin përpara kur dëgjojnë zërin e rinisë së tyre. Ashtu siç dëgjohet ende jehona e Lidhjes së Prizrenit e një shekulli e gjysëm më parë, edhe kërkesat e rinisë shqiptare sot, meritojnë vëmendje dhe respekt, sepse në to pasqyrohet Shqipëria dhe shqiptaria e nesërme.
Prandaj, siç e kam thënë edhe më heret, protestat dhe lëvizjet qytetare nuk duhet të shihen sot si shprehje pakënaqësie kalimtare, por si një sinjal që kërkon vëmendje kombëtare. Sepse problemi i emigrimit të të rinjve nuk është vetëm problem i Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë së Veriut, por është një problem i gjithë kombit shqiptar. Çdo i ri që largohet nga Tirana, Prishtina apo Shkupi është një humbje për të gjithë hapësirën shqiptare. Në këtë kuptim, fryma e Lidhjes së Prizrenit në këtë përvjetor merr një domethënie të re. Në vitin 1878 sfida ishte mbrojtja e tokës dhe identitetit kombëtar. Në vitin 2026 sfida është mbajtja e rinisë në trojet e veta, krijimi i mundësive për zhvillim dhe ndërtimi i institucioneve shtetërore të drejta dhe të barabarta që u japin besim dhe shpresë të gjithë qytetarëve, pa dallim. Një komb nuk rrezikon vetëm kur humbet territore. Ai rrezikon edhe kur humbet brezin e tij më të ri, më energjik dhe më të përgatitur. Sot, ajo që duhet mbrojtur nuk është vetëm trashëgimia historike e Lidhjes së Prizrenit, por edhe e drejta e të rinjve për të ndërtuar jetën e vet në vendin e vet. Kjo kërkon më shumë bashkëpunim ndërshqiptar në arsim, ekonomi, kulturë dhe zhvillim teknologjik. Kërkon politika që e shohin rininë jo si elektorat, për përfitime partiake të pushtetit, por si partner në ndërtimin e së ardhmes.
Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit është një kujtesë se shqiptarët kanë ditur të bashkohen kur rrezikohej e ardhmja e tyre. Sot nuk ka nevojë për kuvende lufte, por për shkëmbim idesh, projektesh dhe bashkëpunimi. Kërkesat e rinisë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup nuk janë të ndara. Ato janë pjesë e së njëjtës aspiratë për dinjitet, mundësi dhe drejtësi, nga shqiptarët për shqiptarët. Mesazhi, pra që vjen nga Prizreni i vitit 1878 dhe nga rrugët e qyteteve shqiptare të sotme është i njëjtë: e ardhmja ndërtohet përmes bashkimit, jo përçarjes. Përmes bashkëpunimit, jo rivalitetit dhe përmes dëgjimit të zërit të rinisë, jo shpërfilljes së tij. Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit duhet të shërbejë si një kujtesë se sfidat e kohës sonë nuk mund të përballohen me përçarje në radhët e shqiptarëve. Ashtu si në vitin 1878, edhe sot kërkohet nga të gjithë — përfshir rininë, por sidomos klasën politke shqiptare — vizion, përgjegjësi dhe besim në forcën e bashkimit. Kombet që ecin përpara janë ato që dinë të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe jo mure ndarjeje. Në këtë përvjetor të madh historik, mesazhi për shqiptarët kudo në trojet e tyre është i qartë. Është OK, të ruajnë dallimet politike si pjesë të demokracisë, por të forcojmë, njëkohsisht, unitetin kombëtar për çështjet që prekin të ardhmen e përbashkët. Ky ishte mësimi i Lidhjes së Prizrenit dhe kjo mbetet detyra e shqiptarëve sot. Sepse bashkimi në mendje, besë e zemër, nuk është vetëm një ideal historik. Ai ai është kushti themelor për zhvillimin, dinjitetin dhe fuqinë e shqiptarëve në shekullin XXI.
Edhe njëherë pra, nëse Lidhja e Prizrenit ishte projekti i mbijetesës kombëtare të shqiptarëve në shekullin XIX, atëherë investimi te rinia dhe bashkëpunimi mbarëshqiptar, duhet të jetë sot projekti kombëtar i të gjithë shqiptarëve pa dallim në shekullin XXI. Vetëm kështu do të nderohet vërtetë trashëgimia e atyre që, më 10 qershor 1878, hodhën themelet e vetëdijes politike dhe kombëtare shqiptare. Abdyl Frashëri dhe bashkëluftëtarët e tij u kanë lënë pasardhësve të tyre një mësim dhe porosi që nuk e ka humbur vlerën deri në ditët e sotëme. Se është normale në një demokraci të mirëfilltë, se shqiptarët mund dhe duhet të kenë bindje të ndryshme politike, por kur bëhet fjalë për interesat madhore kombëtare, ndër të tjera, luftën kundër korrupsionit, për arsimin, kulturën, gjuhën dhe të ardhmen e Kombit, ata duhet të flasin me një zë. Ky ishte mesazhi i Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878. Ky është mesazhi i saj edhe në vitin 2026, nepërmjet zërit të rinisë shqiptare dhe protestave të tyre ditët e fundit në hapësirën shqiptare.
Provokimet e porositura ndaj LDK-së, janë huligane dhe banditeske!




