Kreu Blog Faqe 156

Një vit nga hapja e zyrës së Lëvizjes së Deçanit – Dega në Mitrovicë, përballje me ata që duan ta zëvendësojnë identitetin tonë kombëtar

Një vit përballje – një vit qëndresë kombëtare !
Sot shënojmë një vit nga hapja e zyrës së Lëvizjes së Deçanit – Dega në Mitrovicë. Një vit që nuk ishte thjesht organizim, por përballje e drejtpërdrejtë me ata që përpiqen ta zbehin, deformojnë dhe zëvendësojnë identitetin tonë kombëtar.
E nisëm këtë rrugë me vetëm 4-5 aktivistë. Sot jemi rreth 100 – dhe ky numër nuk është statistikë, por dëshmi se ndërgjegjja shqiptare nuk është shuar dhe nuk do të shuhet.
Gjatë këtij viti, kemi parë diçka që i ka shqetësuar tej mase kundërshtarët tanë: shqiptarë që rikthehen te vetvetja. Njerëz që erdhën me zemër shqiptare, por me emra të huaj për traditën tonë, dhe që dolën me emër e dinjitet shqiptar. Emra si:Amerikani, Shqiptari, Gjergji, Aleksandri, Kastrioti (1, 2, 3), Skënderi, Jozefi, Shkodrani, Marini, Flamuri,Fitim Doni, Edmondi , Dardani, Teuta, Afërdita , Manjola , e shumë të tjerë – sot janë simbol i një kthimi të vetëdijshëm, jo i imponuar.
Veçanërisht krenarë jemi për Shalën e Vendit – Bajgorën, ku mbi 50 bashkëkombës kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë rrugë. Kjo nuk është rastësi. Është dëshmi se rrënjët e forta nuk shkulen lehtë.
Ky realitet ka tronditur ideologët e islamit politik dhe militantët e tyre. Ata kanë reaguar siç dinë: me shpifje, kërcënime, etiketime dhe përpjekje për shantazh përmes portaleve dhe propagandës së tyre. Na kanë quajtur me çdo emër – por një gjë nuk mund ta ndryshojnë: faktin që ne jemi në të drejtën tonë.
Le ta themi qartë:
Ne nuk kemi përfitime materiale.
Ne nuk kemi agjenda të fshehta.
Ne kemi vetëm një mision – mbrojtjen e identitetit tonë iliro-arbëror.
Dhe për këtë nuk kërkojmë leje nga askush.
Ne nuk frikësohemi nga ideologjitë e importuara, as nga lindja e as nga veriu. Historia na ka mësuar se çdo ideologji që tenton të zëvendësojë identitetin shqiptar është e përkohshme. Ndërsa ne – si komb – jemi të përhershëm.
Ne jemi mbi çdo fe shqiptarë.
Kombi për ne është amanet – dhe amaneti nuk negociohet.
Rruga që kemi nisur nuk ka kthim prapa. Përkundrazi – do të zgjerohet, do të forcohet dhe do të thellohet, në Mitrovicë, në gjithë Kosovën dhe në diasporë.
Një vit ishte vetëm fillimi.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar! 🇦🇱

Një shtet që luan me fenë, në fund humb edhe shtetin, edhe fenë, si dhe vet kombin

4

Naim Tërnava dhe Ali Eshbar duke i përcjell punimet e xhamisë së re në Prishtinë, për të cilën Turqia neoosmane po i investon mbi 52 milionë euro para të taksapaguesve të shtetasve të vet. Për kend po i bënë këte investime të pandalshme religjioze? Sigurisht jo për ty, mua e tjetrin, por për vete. I bënë këto investime për ta shtuar numrin e tukoshakëve-turkomëdhenjve neoosmanli, parasëgjithash. Për të na ngatërruar me vetën Arbnore dhe botën.

Luljeta Pula, politikane dhe shkrimtare, Prishtinë

KUR IDENTITETI KOMBËTAR SHITET PËR VOTA

Politika u zbulua lakuriq, pa maskë, pa parime e pa vizion. Akti i fundit i Qeverisë për restaurimin e xhamisë së Ibrit, dhe nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit me Bashkësinë Islame për ‘’forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame ‘’, më së buti thënë, nuk është as kulturë, as traditë, as civilizim, as identitet, as kujtesë e as kujdes për trashëgiminë. Por është thjesht një kalkulim i ulët dhe manipulim e relativizim i të drejtës sonë historike. Dhe tregti politike me identitetin.

Një Lider, një xhami dhe një identitet në shitje

Dhe tani, kur është detyrë e shtetit të ruajë këtë të vërtetë historike, del pushteti dhe luan pikërisht në terrenin që gjithmonë e ka dashur Sërbia. Pra zhvendosjen dhe zëvendësimin e identitetit shqiptar me përkatësinë fetare.

Sepse për shqiptarët, feja gjithmonë ka qenë çështje e ndërgjegjes personale . Ndërsa identiteti ynë i vërtetë, përherë ka qenë identitet kombëtar. Dhe ne kemi mbijetuar si komb, pikërisht sepse nuk e kemi ndërtuar shtetin mbi fenë. E kemi qenë të fortë, sepse përherë kemi pasur vetëdijen të ngritemi mbi ndarjet fetare.

Kryeministri Albin Kurti duke e shfletuar “trashëgiminë osmane” të vendit me neoosmanliun e madh, Naim Tërnavën

E sot kur një qeveri, zgjedhë të privilegjojë një trashëgimi të caktuar fetare për interesa politike, ajo nuk po investon për mirë, por po hap një çarje.

Pse vetëm njera anë ? Pse nuk ka një angazhim të njejtë për kishat ? A nuk janë ato trashëgimia jonë burimore, identitare e civilizuese e rrënjëve të kombit shqiptar ? Përse nuk ka një politikë të balancuar kulturore ?

Sepse nuk bëhet fjalë as për kulturë, as për trashëgimi, as për traditë, e aq më pak për identitet. Bëhet fjalë për një grusht vota.

“Pasuria” me xhami…, në një fshat në hyrje të Shkupi

Shteti në këmbim të minares

Të gjithë e dijmë se Sërbia i rrënoi qëllimisht xhamitë gjatë luftës , për t’i ‘’dëshmuar ‘’ botës se kjo e jona, është luftë fetare dhe jo çlirimtare. Propaganda e tyre , tërë kohën trumbetonte për përfshirjen e muxhahedinëve, në mbështetje të UÇK-së. Ishte në vepër një strategji e qartë. Të delegjitimohet kauza jonë kombëtare dhe çlirimtare. Jo rastësisht duke gënjyer, për të devijuar karakterin e luftës nga luftë çlirimtare në luftë fetare. Nuk ia doli, sepse Ushtria e lavdishme Çlirimtare e Kosovës, me fakte rrënoi këtë narrativë e këtë propagandë false, dhe nuk ra në këtë grackë rrënuese. Sot kur shteti ynë duhej të ishte shumë vigjilent për të ruajtur këtë vlerë dhe këtë të vërtetë, pushteti bën pikërisht të kundërtën. I jep frymë një narrative që historikisht është përdorur kundër nesh.

Dhe ky nuk është gabim. As injorancë. Është papërgjegjësi me pasoja strategjike.

Prandej ky veprim i qeverisë, është një vendim i shpifur për një grusht vota dhe flirtim e koketim me islamin, vetëm e vetëm për pushtet. Në këtë bllokadë e kolaps politik e ekonomik të shtetit ? Kur Kosova përditë po zbrazet, për bukën e gojës ! Për një grusht vota e për pushtet, pa fije turpi e ndërgjegjeje, thikë pas shpine kombit e shtetit !

Në vend se të ndërtojë shkolla e të hapë fabrika, në vend se të krijojë vende pune dhe t’a ndalojë zbrazjen dramatike të Kosovës, pushteti zgjedh rrugën më të lehtë, me një blof përfitues. Të manipulojë ndjenjat fetare. Një manipulim i thjeshtë emocional. E një shoqëri që ikën për bukën e gojës nuk mbahet me restaurime simbolike. Sepse ajo don dinjitet ekonomik, ajo don siguri sociale , ajo don krenari dhe don shpresë.

Kështu mendojnë ta ndërtojnë “Xhaminë e Ibrit”

Trashëgimia që na imponohet : politika në shërbim të fesë

A duhet këtu të përmendim famëkeqin Davutoglun se ‘’çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam, çdo element tradicional, janë një gur themeli i shkulur nga ndikueshmëria e Turqisë në këtë zonë, është e pashmangshme mbrojtja e gjallë e kulturës otomane-islame ‘’ ( Thellësia strategjike ) . Çfarë do të thotë ky vendim i Qeverisë ? Ti çojmë në vend këto fjalë të këtij propaganduesi të shpifur të turqizimit e otomanizimit të vendit tonë. Që me Kushtetutë është laik. E të bëjmë sipas porosive të tij, thellësisht antishqiptare, thellësisht antikombëtare dhe thellësisht antiidentitare, për ne si komb. Domethënë Qeveria në të njejtat frekvenca, me të njejtat ide, e me të njejtat motive si ky njeri, që do të imponojë në vendin tonë kulturën dhe traditën e huaj.

Identiteti në udhëkryq, mes historisë dhe manipulimit

Si nuk u kujtua kjo qeveri të përmendë islamin politik që po e gërryen këtë vend, e është bërë mortajë e këtij kombi. Kur feja, nuk është më fe, por është ideologji që synon ta kaplojë e t’a drejtojë shtetin. E kur ai, pra islami politik, ka depërtuar kudo , në shkolla, në instutucione, në parlament, e në qeveri, në polici e ushtri, në parti politike, të cilat, edhe ato koketojnë me te, për një grusht vota. Heshtja ndaj islamit politik, në vend të një debati të hapur që kërkon qasje shtetërore, dhe organizim e vëmendje serioze e të përgjegjshme, nuk është pakujdesi. Kjo heshtje nuk është e rastit dhe nuk është e pamenduar. Në vend të fjalës së hapur, të sinqertë e të vendosur, kemi relativizim, kemi tolerim të qëllimshëm, po , pse jo edhe sinjale miratuese që e normalizojnë ate.

Kur nga majat e shtetit jehon thirrja se vajzat mund të mbulohen që në moshë të mitur, ‘’liri ‘’ po ju duket kjo ? Ky është dorëzim i shtetit përballë presioneve ideologjike. Dhe kur këto qëndrime bashkohen me veprime politike ,që favorizojnë një narrativë fetare, vija është e qartë. Ky shtet që me Kushtetutë është laik, po rrëshqet nga neutraliteti. Ky nuk është gabim, dhe kjo nuk është rastësi. Kjo është zgjedhje.

Dhe kjo zgjedhje është antikombëtare.

Sepse çdo përpjekje për t’a zhvendosur identitetin shqiptar nga baza e tij kombëtare, drejt një identiteti fetar, është shërbim atyre që historikisht kanë dashur të na ndajnë. Nuk ka fare rëndësi nëse bëhet me qëllim ,apo nga injoranca. Pasoja është e njejta- përçarje. E shteti serioz nuk luan me fenë. Nuk e përdorë ate për politikë e pushtet. Nuk i jep prioritet një identiteti fetar mbi tjetrin. Ai ndërton barazi, mbron neutralitetin, respekton laicitetin dhe forcon unitetin. Çdo devijim nga kjo, është rrëshqitje. E kjo rrëshqitje ka emër, ky është thjesht populizëm.

Ali Eshbar nga Diyaneti i Turqisë me Naim Tërnavën tek Xhamia e njeriut të madh të gjenocideve antishqiptare në Prishtinë, Sulltan Mehmeti II Fatihu

Politika e minares-devijimi i një shteti laik

Ky pushtet edhe mund të fitojë disa vota sot. Por ai rrezikon të humbë vlerën nesër. Të humbë kohezionin shoqëror, orientimin perëndimor dhe vetë boshtin e identitetit kombëtar.

Një Lider që vendosë interesin personal dhe politik, mbi interesin kombëtar, një Lider që përdorë fenë si mjet politik e për qëllime politike, e një Lider që shmang problemet reale të qytetarëve duke i mbështjellur me petkun e fesë, ai nuk është thjesht i papërgjegjshëm . Ai është më shumë se kaq !

Nga trashëgimia te instrumentalizimi

A është e mundur që Lideri i cili kujdeset kaq shumë sot për rujatjen e ‘’trashëgimisë islame ‘’ nuk i din fjalët, idetë dhe vizionin e ideologëve kryesorë sërbë, Qubriloviqit, Qosiqit dhe vetë Millosheviqit. Që hapur thonin se arma më e fuqishme e sërbëve kundër shqiptarëve është islami i tyre. Dhe se Sërbisë nuk i duhet lufta në Kosovë. I duhet vetëm forcimi i islamizimit të shqiptarëve, dhe antiamerikanizmi i tyre. Atëherë, thonin ata ne do t’a rikthejmë Kosovën ! Është apo nuk është kështu ? Kjo është e vërteta lakuriqe ! Në mulli të kujt shkon uji , me ruajtjen e të ashtuqujaturës trashëgimi islamike në Kosovë ? A është e mundur që ne vet po realizojmë vizionin e forcave më antishqiptare dhe më armiqësore ndaj popullit tonë. Me vetëdije ! Dhe që ne vet po bëjmë punën e tyre. Që ata deshtën e nuk mundën t’a bëjnë , për të na zhbërë si popull ?

Naim Tërnava me “Vëllaun” e tij, Eli Eshbar-in…Ky ishte udhëheqësi i Diyanetit të Turqisë, i afërt me Qeverinë Turke, organizatë për përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset (tokat) e Perandorisë Osmane – xhihadiste. Islami kur e pushton një vend, tokën e atij vendi e konsideron të tij, derisa të mos i del dikush përpara sikurse Gjergj Kastrioti e gjergjakastriotët e tjerë deri sot.

E kombet nuk rrëzohen vetëm nga armiqtë e jashtëm. Ato dobësohen nga brënda , nga ata që për interesa meskine politike, janë të gatshëm të sakrifikojnë vetë themelin e kombit.

Dhe tani është koha të flitet hapur. Dhe qartë.

Jo kundër fesë si ndërgegje personale. Por kundër përdorimit dhe instrumentalizimit të saj. Jo kundër trashëgimisë, por kundër manipulimit të saj. Jo kundër besimit, por kundër politizimit të tij.

Sepse një shtet që luan me fenë, në fund humb edhe shtetin, edhe fenë, dhe në fund edhe vet kombin.

Prof. Dr. Luljeta Pula

Më 4 maj 2026

Nesër në Prishtinë festohet 621 vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit, Kryeheroit të kombit

0

FEDERATA ARBËRIA

NJOFTIM I MADH KOMBËTAR DHE FALËNDERIM I VEÇANTË PËR ORGANIZATORËT

Prishtina nesër bëhet qendra e historisë, kulturës dhe ndërgjegjes sonë kombëtare

Me ndjenjë të lartë nderimi, me krenari të thellë kombëtare dhe me përgjegjësi para historisë sonë, Federata Arbëria njofton mbarë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri, arbëreshët dhe mërgatën shqiptare në gjithë botën, se më 6 maj 2026, në Prishtinë, do të zhvillohet një ndër ngjarjet më madhështore të kohës sonë kombëtare:

Festimi zyrtar i 621-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Kjo ditë nuk është thjesht një përvjetor.
Kjo është një ditë e madhe kujtese, identiteti, bashkimi dhe ringritjeje shpirtërore kombëtare.
Kjo është dita kur historia jonë nuk lexohet vetëm në libra, por jetohet në sheshet e kryeqytetit shqiptar të Kosovës.
Kjo është dita kur Prishtina shndërrohet në tribunë të vlerave më të larta kombëtare, ku takohen historia, kultura, arti, shkenca dhe ndërgjegjja shqiptare.

Në këtë ngjarje të madhe, ne përulemi me respekt të pamatshëm para figurës së pavdekshme të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, burrit që u bë themel i lavdisë shqiptare, simbol i qëndresës sonë dhe dritë e pashuar e identitetit arbëror në shekuj. Duke e nderuar atë, ne nderojmë vetveten. Duke e kujtuar lavdinë e tij, ne i japim forcë të ardhmes sonë si komb.

Një takim madhështor i vlerave, kulturës dhe gjurmëve të historisë sonë kombëtare

Nesër, Prishtina nuk do të jetë vetëm vendtakim njerëzish, por vendtakim epokash.
Aty do të bashkohen nderimi për të kaluarën, krenaria për trashëgiminë tonë dhe besimi për të ardhmen shqiptare.
Nga homazhet e mëngjesit, te simpoziumet shkencore, ekspozitat, defilimi kulturor, koncerti festiv dhe mbrëmja simbolike, kjo ditë do të jetë një dëshmi e gjallë se kombi shqiptar di të nderojë rrënjët e tij dhe të lartësojë figurat që e kanë bërë të pavdekshëm.

Sepse një komb që nderon historinë e vet, e ndërton të ardhmen mbi themel të fortë.
Një komb që respekton figurat e tij madhore, nuk humbet kurrë rrugën.
Një komb që promovon kulturën, unitetin dhe trashëgiminë e vet, mbetet i gjallë në çdo kohë.

PROGRAMI ZYRTAR – 6 MAJ 2026, PRISHTINË

  1. NDERIME DHE AKTIVITETE PROTOKOLLARE

09:00 – Sheshi “Skënderbeu”
Nderime, vendosje kurorash dhe homazhe

09:00 – 12:00
Takime zyrtare institucionale

10:00 – Prishtinë
Simpozium shkencor

10:00 – Lezhë
Homazhe në vendprehjen e Skënderbeut

  1. EKSPOZITA E ARTIT PAMOR

13:00 – Sheshi “Nënë Tereza”
Ekspozita: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në artin kombëtar”

III. DEFILIMI KULTUROR

14:00 – 16:00
Itinerari: Zahir Pajaziti → Nënë Tereza → Skënderbeu

  1. KONCERTI FESTIV

16:00 – Sheshi “Skënderbeu”
Fjalime, valle, performanca artistike dhe muzikore
me artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe arbëreshe

20:00
Përmbyllja simbolike

  1. “SKËNDERBEG PARTY”

20:00 – 00:00
Skenë alternative me muzikë moderne dhe performanca live

FALËNDERIM I VEÇANTË PËR ORGANIZATORËT

Federata Arbëria shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të lartë për Organizatën “Shqiptaria”, e cila me përkushtim, përgjegjësi, ndjenjë kombëtare dhe vizion të qartë ka marrë përsipër organizimin e kësaj dite të madhe historike.

Organizatorët meritojnë vlerësim të veçantë, sepse në një kohë kur kombi ka nevojë për bashkim rreth vlerave të tij më të mëdha, ata po e sjellin para popullit një veprimtari që nuk është vetëm festive, por edhe edukuese, kulturore, shkencore dhe thellësisht kombëtare.

Me këtë organizim madhor, ata po dëshmojnë se kujtesa historike nuk duhet lënë në harresë, por duhet ngritur lart, nderuar dhe përcjellë brez pas brezi. Kjo është një punë me vlerë të rrallë, që kërkon shpirt atdheu, dashuri për historinë dhe besim në qenien shqiptare.

Ne i falënderojmë nga zemra të gjithë ata që qëndrojnë pas kësaj vepre të bukur kombëtare:
organizatorët, drejtuesit, bashkëpunëtorët, artistët, studiuesit, pjesëmarrësit, delegacionet arbëreshe dhe të gjithë ata që me mund, ide, angazhim dhe përkushtim po e bëjnë të mundur këtë ditë të shenjtë të kombit.

Nderi që u bëhet figurave të mëdha të kombit është nder që i bëhet vetë Shqipërisë etnike dhe shpirtit arbëror.
Prandaj, vendi i organizatorëve të kësaj ngjarjeje është i lartë në vlerësimin tonë, sepse ata po shërbejnë me dinjitet në altar të kujtesës kombëtare.

Thirrje kombëtare për pjesëmarrje

Federata Arbëria u bën thirrje të gjithë shqiptarëve, pa dallim krahine, feje apo bindjeje politike, që të marrin pjesë në këtë ditë të madhe, sepse kjo është ditë që na bashkon të gjithëve nën emrin e përbashkët: Komb Shqiptar.

Ejani në Prishtinë për të nderuar Heroin tonë Kombëtar.
Ejani për të dëshmuar se historia jonë jeton.
Ejani për të treguar se kultura, gjuha, gjaku dhe kujtesa jonë nuk shuhen.
Ejani për të qenë pjesë e një dite që i jep zemër kombit dhe madhështi kujtesës sonë historike.

Mesazhi ynë

Duke nderuar dhe promovuar të kaluarën tonë të lavdishme, ne nderojmë dhe ndërtojmë të ardhmen tonë si komb.

Nga Arbëria në Kosovë — një komb, një gjak, një histori.

Me nderimin më të lartë,
me respekt për organizatorët,
me përulje para historisë sonë,
dhe me besim në të ardhmen shqiptare,

 

Federata Arbëria

“Armiqësi” apo vetëm kritika e polemika në mes të Rugovës, Qosjes dhe Kadares

1
Ismet M. Hasani, Suedi
Në shenjë përkujtese
Për të vdekurin që ka qenë i mirë, duhet flasësh vetëm fjalë të mira!
Rugova, Qosja dhe Kadare, a patën armiqësi, apo vetëm kritika e polemika pa kompromis ndermjetveti?! (pjesa e dytë))
Në këtë  pjesë do të lexoni:
Mendimet e atyre që i kanë njohur mirë Rugovën, Qosjen dhe Kadarenë:
  1. Pal Shtufi, studijues,  opinionist
  2. Rrahman Paqarizi, historian
  3. Adnan Merovci, bashkëpunëtor i Rugovës
  4. Dukagjin Gorani, historian dhe
  5. Asdren Shala, historian
*Shënim: Fjalët e tyre  do i shkruaj krejt (në origjinal) ashtu siç i kanë folur të sipërpërmendurit  –  pa kurrfarë ndërhyrje drejtëshkrimore! Kështu e kemi mësuar nga i Madhi At´ Gjergj Fishta./IM
*
Ibrahim Rugova&Adnan Merovci
Adnan Merovci, bashkëpunëtor i Rugovës: Pa marrë parasysh që çështja e varrimi të prof. Qosjes ishte specifik, është etike që familjës së të ndjerit, edhe njëherë t’i shprehi ngushëllime. Sa iu përket atyre ”ferkimeve” që i kanë pas’ Qosja me Rugovën, apo me Kadarenë, ka me pas’ kohë dhe për shumë kohë do të përflitet me komentet të ndryshme. Unë distancohem ndaj atyre shkrimeve që kanë pasur akuza ndaj Rexhep Qosjes, i cili është një akademik, një intelektual i kalibrit të naltë. Do më thanë ai e ka vendin  në altarin e një studijuesi të letërsisë.
Edhe vet Qosja, me letrën që mos t’i organizohet ceremorni në fakt, të mos i organizohet ceremonime rastin e lamtumires së fundit, dëshmon se ka qenë dhe mbetet intelektual i kalibrit të naltë.
Po sa i përket letrës që Qosja e la dhe atë shkruar qysh me 30 prill të vitit 2016-të. Dmth 10-të vjet para së të vdiste dhe e la ”amanet” që të varroset vetëm me familjarëtt e vet?
Unë kët letër e shoh në sinkrom me krejt  personalitetin e tij dhe përformancën që e bâ edhe në publik, në jetën  shoqërore, shkencore dhe politike. Shkurt – shqip letra asht e Rexhep Qosjes dhe vetëm e tij. Qosja ka qenë i veqantë, edhe egocentrik, një intelektual i kalibirit dhe letrën unë e  shoh siksur ”e shoh” figurën e tij – personalitetin e tij.
Po rapoti me Ibrahim Rugovën? Pse ky antagonizëm kaq i madh i njerëzve të LDK-ës, ndaj Qosjes, që njihen si ”rrethi i Rugovës?
Të bajmë dallimin midis vet Rugovës dhe njerëve të tij!? Dihet që raportet midis Qosjes dhe Rugovës nuk kanë qenë të mira, kjo dihet edhe në publik. Por duhet ditur se ”shigjetimet” gjithëherë kanë ardhë nga Qosjes në drejtim të Rugovës dhe jo anasjelltas. Këto kanë fillue qysh heret. Në vitin 1989 asht formue LDK-ja dhe Qosjes iu asht ofruar pozita e Kryetarit, por e ka refuzuar. Qosja formoi një forum të intelektualve, por nuk ka pasë ndjonjë ballafim me Rugovën.Qosjas ka mungue për pesë vite rresht, edhe në Shoqatën e Shkrimtarëve, ku Rugova ka qenë Kryetar.
Qosja ka ardhë në takimin, kur ka qenë Voren Cimerman me delgacion dhe ai ka kërkuasr ardhjen e tij. Aty ka qenë një balafaqim ”pasiv” – Qosja e ka rujt nji farë ”egoizmi” të vet, mirëpo, Qosja ka qenë një figurë shumë e ashpër karshi rrjedhave dhe veprimeve.
Para nisjes për Rambujé – këtë publiku, pak kushs e din, ka qenë nji takim midis Qosjes dhe Rugovës, aty diku më  2 aapo 3 shkurt 1999, ndërkaq delegacioni asht nis për Rambuje me 6 shkurt 1999. Janë takue në Rezidencën e Rugovës. Vlen të theksohet se Qosja asnjëherë nuk e ka pranuar Rugovën si President, apo Kryetar të Kosovës, por vetëm si Kryetar të Lidhjes se Shkrmitarëve. Takimi i Qosjen me Rugovën në media ka dalë si takim i Qosjes me Presidentin e Kosovës. Qosja, edhe në Rambuje nuk e ka ”konsiderue” Rugovën si Kryetar të Kosovës, por si Kryetar të Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës. Por, edhe njerëzit e Rugovës, pasi Rugova u zgjedh Kryetar i Kosovës, e thrrshin si me përbuzje vetëm ”kryetar”, e kjo ishte si nënçmi.
Konferenca e Rambujesë është Konferenca e parë, ku shqiptarët kanë qenë të ”nji goje” Para ksaj , 5 delegacione kanë qenë në Londër e s’kan folë në mes veti!
Disa veprime të Rugovës, Qosja nuk i ka pranue po i ka vlerësue si ”improvizime”. Në Rambuje kanë qenë të afërt me njëni – tjetrin. Përndryshe, asnjëherë nuk janë takue Qosja me Rugovën!? Këtë e them me përgjegjësi të plotë.
Prej vitit 1967, kur Qosja ka ardhë në Institut Albanologjik, pas 10-të vjetësh ka  ardhë Rugova, edhe këtu takimet e tyre janë konsiderue antagonizma. Qosja ka doktorue në figurën e Asdrenit, ndërsa Rugova, disa provime i ka bâ të profesori Leonard Bards, në laminë e seimologjisë: edhe këtu ka kundërthanie midis tyre. Këto dihen publikisht dhe ka shumë të flitet për veprimet e tyne, kundërshtimet e tyre, por, me qenëse të dytë janë të vdekur nuk është e hijshme të hyjmë në detale.
Në qoftë se – sipas Qosjes, Rugova ka qenë ”tradhtar” dhe ”njeri i Milosheviqit”, atëherë edhe Qosja është dekoruar me medalaje, më 7 korrik, kur kjo ditë  është festë për Jugosllavinë – Dita e Luftëtarit; por nuk duhet zgjatur me këto kundërshtime midis tyre, sa ka shumë… Si do që të jetë, këta të dy provimin historik e kanë dhënë në Rambuje – ngjashëm sikur Konica me Nolin e me Fishtën.
*
Rrahman Paqarizi: Lidhur me ”Letrën”, kjo asht letër familjare, personale, qe Qosja ia ka lanë nipit t’vet. Letra është shkruarr nga profesori qysh ne vitin 2016, dmth. 10-të vjet ma heret, kur profesori ka qenë i qetë, i kjart, i kthjellët, pa pasë frigë nga vdekja dhe njerëzit mund të lanë gjithëfarë ”amanetësh”. Qosja, sa do që është i njohur për natyrën e tij konfliktuoze, ka qenë koherent dhe kjo letër asht rezultat i koherencës së tij. Kjo letër ka qenë dëshira e tij, ”amaaneti”  i tij, por nuk e di a ka qenë dashur të botohet (publikohet) sepse asht qashtje personale, familjare dhe nuk ka qenë dashtë të publikohet pa prezencën e autorit, sepse dalin diskutime të ndryshme…Në letër, sa u përket borxheve, thotë se ”ua ka la borgjet Shqipërisë shtetërore dhe Kosovës” – nuk e thotë ”shtetërore”, që nënkuptohet se ”Kosova më ka mbetë borxh”, e këtë ”do të thonë historianët dhe intelektualet kulturor dhe historianët” dhe vazhdon: ”Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat”.
Me randësi asht të theksohet se ai ka qenë i  kthjellt edhe deri pak para vdekjes, kur ka dhanë intervista, dmth ka qenë i vetëdijshëm për të gjitha. Profesori ka qenë edhe si historian i letërsisë, referenca e tij do të mbetët edhe gjatë si referencë, ose përjetësisht do të mbetet referencë, sepse verpa e tij është kapitale, asht vepër e madhe. Me veprën e tij asht dasht të merren institucionet, por ai asht marre vet, ka edhe shumë autorë që janë merrë vet me veprat e tyre, Në raport me dy bashkëkohësit e tij: Rugovën dhe Ismail Kadarenë dhe që të tri këto figura janë shumë të rëndësishme dhe të gjithë bashkëkohanikët, ose mundd të janë miq të vërtetë, ose mund të jenë rival, sepse nuk kanë qenë armiq; këta të tre kanë qenë si ato fushat antimagnetike, po që tri këto figura janë shumë të rëndësishme, janë të patejkalueshme…!
*
Pal Shtufi, opinionist: Unë mendoj pak ma ndryshe për rreth letrës. Letra ka qenë e domosdoshme për këtë rreth, për këta njerëz. Asht mirë që asht publikue, sepse ka domëthënien e saj. Mua personalisht me ka gëzue shumë, sepse ka shumë që shkojnë prej kësaj bote dhe lanë sherre. Mendoj se tre rreshtat e parë thuaja se s’kan randësi. Né shqiptarët jemi pak si ”shovenistë” përballë ateizmit. Kjo asht ”gjenerata e artë” që asht krijue në Jugosllavinë e asaj kohe, prej vitit 1960-të e këndej dhe ashtë gjenerata e parë që kombi ynë ka përjetue një ”vëlim” të tillë, një krijim të tillë, nëqoftë se asht ndonjeni prej atyne, e që kanë qenë të gjithë të njësoj. Këta s’kanë pas ndonjë  ”model” pos ”RILINDASIT”. Po ju flasë juve, përveç Asdrenit që asht pak ma i ri, na jemi rritë në të njajtat kushte dhe këto janë gjana që i vëreni në formim. Ata as s´janë marrë me fé, as s’e kan ndalu’ as që e kanë përbuzë; kurrë s’kanë bâ diçka të keqe ”gjenerata e artë”, por shqiptarixmin e kanë shpjegua bash në frymë t’Namit, Samiut,  De Radës etj. Do me thanë, q’ata na kanë dhanë né. Të theksoj se nuk janë varrosë me rite fetare as Rugova, as Teki Dervishi, as Skënder Gashi (në Vjenë- Austri) e as Kadare. Ndoshta nuk ka mâ  tjerë?! Kjo asht ”gjeneratë e artë”, ai tregon se ”kështu kam jetu’ – kështu po due me vdekë! S´ka gja ma korrekte. Mendoj se shumica e njerëzve, po kanë problem me u ballafaque me shumicën e njerëzve! Na e kemi frikë shumicën;  nuk e kemi frigë as të vërtetën, as gënjeshtrën, e kemi frikë shumicën! Tash, na nuk e dijmë se shumica e ka gabim dhe po gënjen; dmth. qe ky jam dhe qe ky po shkoj, e Qosja e bani nji shembul shumë të mirë, shumë pozitiv. Taman asht ky Qosja! Rugova, Qosja dhe Kadare – deshtem apo nuk deshtem, janë tri shtyllat shqiptare qe  kanë bâ aq shumë për popullin e vet, sa që janë të pazavendsueshëm. Po theksoj se Kadare âsht marrë me identitetin shqiptar, thuaja se në secilin libër të tij, âsht marrë ekskluzivisht me ta, ai ka dashtë që trupin shqiptar  ta ban sa mâ evropian, sepse tendenca e tij ka qenë e tillë; Qosja, po ashtu ka qenë atdhetarë. Në Kongresin e Letërsisë, në Novi Sad, në vitin 1985-së, unë atëherë kam qenë në burg por na inte gazeta ”RILINDJA” e e lexojshim, ka qenë e jashtzakonshme fjala e Qosjes. Unë e mbaj mend Qosjen  pozitivisht dhe shumë pozitivisht kur ka reague për Kadarenë  në mënyrën ma te shkëlqyeshme, të mundshme n’kohën kur ”ka ikë” Qosja, kur ka thanë: ”Ai e din se ai asht Kadaré!”
*
Asdren Shala, historianUnë pajtohëm në parim, me atë që tha  tha Pali, por si replikë me të, lidhur me këta të tre  Rugovën, Qosjen dhe Kadarenë) që janë boshti kryesor i letërsisë shqiptare. Qosja, mbahet mend si historian – Rugova ma shumë ka dijtë nga letërsia sesa nga politika.Pajtohëm, gjithëashtu me Palin që të tre janë shtylla të rëndëshime të popullit shqiptar, por që për të tre këto figura duhet shiquar për nga glorifikimi, rënia dhe vlerësimi. Mendoj se edhe Rugova, edhe Qosja edhe Kadare janë në fazën e glorifikimit. Duhet shiquar anën tjetër se Kadareja ka qenë shkritmar i regjimit. Pali tha se ”kanë qenë ateistë”, po, por kanë qenë edhe ”antifetar”; Kadarea i ka  pagua haraç regjimit, për të arritur aty ku ka arritur. Pa marrë parasyh që Kadarea ka marrë të gjitha ”Çmimet Ndërkombëtare” përveç Nobelit,ai i ka sherbyer regjimit komunist të Enver Hoxhës. Sa i përket ”Çmimit Nobël” një filozof italian thotë:”Çmimin Nobël” nuk e kanë marrë shumë shkrimtarë të mëdhenj të botës!?” Po e përsëris që Kadarea i ka paguar haraç regjimit, se s’ka pas çare pa e pague: t’i marrim veprat e tij, kjo duket ashiçare! Por, pa  marrë parasyh këtë që thash, Kadare mbetet shkrimtar i kalbrit botëror. Kadareja është edhe historian i kalibritt të lartë. Ai asht historiani me replikues. Ta zëmë kritika që i është bâ Oliver Shmit-it nga Kadarea nuk iu ka bâ nga asnjë historian tjetër. Kadarea ka qenë në gjendje me pa aty ku s’ka pa asnjë shqiptar, asnjë historian – në aspektin historik!
*
Dukagjin Gorani, historianKëta të tre kanë dalë nga ai ”funduesi iluminist”. E para parti që ju lejua formimi në kohëen e Jugosllavisë, ishte Lidhja Demokratike e pas shumohet formimi i tye, por ”erdhi” lutfa” Në ato periudha realizohen dy botkuptime: njëni që e përfaqësonte LDK-ja, që udhëhiqte zoti Ibrahim Rugova dhe botkuptimi tjetër që konsiderohej të jetë ma konvencional dhe në përpjekje – ma provokativ. Prof. Qosja ishte artikulues dhe kritkues kundër asaj që  ”prodhonte” Rugova. Në vitet e 90-ta ka qenë një polemikë e vazhdueshme në mes kursit politik: cili do jeté kursi me optimal, dhe kushdo që ka jetua në atë periudhë ka qenë i njohur me polemikat dhe dilemat e tilla. Unë mendoj që këto dy botkuptime: ai i artikuluem nga z. Qosja, qoftë ai i artikuluem nga z. Rugova, kanë qenë refoleksioni brenda zhvillimeve shoqërore. Këta kanë që qenë kronistat, ndoshta edhe ideologjik, të gjendjes nepër të cilën neve kemi kalu´. Profesor Qosja ka qenë si nji lloj kompasi i mendimit politik. Pë mu´ Qosja e permbyll nji perudhë të rilindasve dhe vazdhues i idesë se iluminizmit. Por nuk ia ka dalur. Ato idé sot nuk konsderohen të rndësisshme, sepse shumë prej këtyne ideve sot janë zbehë ose janë periferizu’. Edhe qëshja e Kombit dhe identitetit kombëtar kanë pësu’ ndryshime të mëdha. Pra ka kalue koha e iluminizmit, tash ka ndryshime të mëdha.
Një pjesë e popullatave shqiptare ka qenë me orijentime evropiane, ndersa një pjësë e ndikueme  nga Perandoria Osmane. Në evoluimin e një shoqnije 100 vjetshi është shumë i shkurt. Identitetet janë punë shprehishë edhe qëllimet e tyre janë punë shprehishë. Identiteti i shqiptarëve ka qenë një periudhë 600 vjeqare, nepër të cilën populli ka kalue me njëe rezistencë kundër Perandorisë Osmane- Identiteti, rrënjet i ka të ideja e iluminizmit. Në letrën e tij, Qosja e shpalos vete si fëmijë i sistemit iluminist.
Ndërhyn Paliunë mendoj se nji iluminist asht edhe idealist?! Kadare, edhe ai iluminist, e vazhdon me animin evropin, ndersa Qosja i shtin do pyka, dhe thuaja se e nderprenë. Kjo letër e Qosjes kërkon studim dhe atë çdo fjalë e letrës. Kjo letër ashtt shkru´ aq me kujdes, aq e matur sa don studim.
*
Asdren Shala: Për mu’ shka shkruan Kadare, asht projekti se kah duhet shkuar shqiptarët: kah Perëndimi. Ndersa qysh ka thanë Qosja, na jemi edhe Lindje edhe Perëndim, mirëpo as nuk ka qenë kundër orijentiimit pro evropian ,e Kadare – po! Qe të tre kanë qenë nacionalistë.
(v a z h d o n)
Në pjesën e tretë do të  lexoni:
Opinioni i autorit dhe përfundim

Fjalë të rralla, të urta për katundet

Sinan Kastrati, Suedi
____
Fjalë të rralla, të urta për katundet
Pasi kisha botua librin “Thesari popullor i Turjakës”, më 2024 dhe herë pas here kisha publikua në Drini fjalë të urta e shprehje popullore, së fundit “Fjalë të rralla e urti popullore nga thesari i Turjakës” dt 10 Prill 2026 në faqen e Kulturës në Drini, daja Fejzë  Binak Morina nga Astrazubi 1*)  mï dërgoi disa shprehje për katundet e fshatrat e krahinës së Llapushës dhe të Podrimes.
Plaku Asman Rama… Ka lindur me 1890 dhe ka vdekur me 1994 ne Astrazub, në moshën 104 vjeçare. 
Po i dërgoj në Drini pa ndërhyrje
Daja Fejzë më shkruante:
Sinan, a mendon dhe a janë të qëlluara këto vlersime dhe a hyjn dikund
Ne Kosove kemi vlersime per fshatrat e ndryshme, ja disa prej tyre, te treguara nga një i moshuar`(F. M.):
1. Burra t’mire- Talinovci
2. Burra te kqij – Muhovci
3. Mullingji- Carraleva
4. ⁠Lugagji – Javori
5. ⁠Kerragji – Lladroviqi
6. ⁠Spicagji – Ngucati
7. ⁠Staraklinca (dallaveregji) – Seniku
8. ⁠Kaurra – Lladrovci
9. ⁠Dardhagji – Terpeza
10. ⁠Ahmaka – Arllati
11. ⁠Tupangji –  Carralluka
12. Mendjemedhaj – Drenovci (e zeza e krejes vet
13. ⁠Mullingji – Baja
14. ⁠Qingela (magjup) Malisheva
15. ⁠Pushkatar – Dragobili
16. Ryshfetgji – Astrazubi
17. ⁠Keraguja – Pagarusha 
18. Soferbardhe – Maralija
19. Te fikt – Janqisti 
20. Shpuze – Gariqi
21. ⁠Kaurra – Kervasarija
22. ⁠Agallar (kafegji) – Bellenica
23. Cuba – Temeqina
24. ⁠Qurana – Bllaca
25. Shushlaka – Nishori
26. Magjup – Semetishti
27. ⁠Hullana – Doberdalani
28. Kapuqmdhaj – Peqani
29. Rakigji – Sopija
30. Ehlerza – Millanoviqi (Shkoza)
31. ⁠Shitikaja – Suhareka
32. ⁠Patura – Carravrans
33. Qymyrgji – Dellovci
34. Teshen e madhe (kalemmdhaj) Zatrqi.
 
I i tregoi: Idria Lam Zogaj nga Bellenica, tash .
I mblodhi dhe i shkroi Fejzë Binak Morina
 
*1) Astrazupi është një katund në komunën e Malishevës, Kosovë. Pas vitit 1999, fshati është i njohur edhe me emrin Arbënesh. Është vendbanim kodrinoro-fushor dhe gjendet rreth 6 kilometra në jugperëndim të Malishevës e në veri të Rahovecit. Rruga automobilistike Malishevë – Rahovec e ndan fshatin në dy pjesë.
P. S. disa fjalë nuk munda ti kuptoj për shkak nuk e kam fjalorin e dialektit gegë-
Sinan Kastrati, 4 maj 2026
sinankastrati09@hotmail.com

I pavdekshmi

0

Arif Ejupi, Gjenevë

Poezi

Rrënjë e trung nga Shala e Bajgorës,
nga gjak i Ukshin Kovaçicës,
lindur në Vendenis,
gëzim për familje
dhe farefis.

I pashëm e syçelë,
si kopshtet mbjellë me lule
në pranverë.

Edhe pse në vuajtje e varfëri,
në shkollë shkoje
me gëzim e dashuri.

Ishe i qetë e bujar;
çdo punë e nisje
dhe e përfundoje mbarë.

Kuptoje lojën e shakanë,
urreje smirën
dhe xhelozinë;
e kishe halë në sy
tradhtinë.

Me elan rinor
fillove gjimnazin;
ishe ndër nxënësit më të mirë.

Sukseset e tua
gëzonin shokë e miq,
por papritmas të shënjestroi
serbi me bindje çetnike,
Mile Paunoviq.

Duke parë se haptas urreje
pushtuesit serbo-sllavë,
të humbi vitin
në lëndën e muzikës.

Mendoi
se për jetë e mot
do të mbeteshe bari
e pa ardhmëri.

Por ti kishe në deje
gjak dardan,
me vullnet të çeliktë
për dije e dritë.

Nuk u dekurajove — prapë u ngjite
mbi Olimp.

Sukseset e tua
këtij shpirtprishuri
iu kthyen në thikë.

Ligjëroje gjuhën e ëmbël
të Naimit e Fishtës
në Vendenis e në Besianë.

Me dashuri e zemër
shpjegoje historinë e gjuhës;
analizoje me përkushtim e pasion
morfologjinë e sintaksën,
me literaturën që siguroje
në Tiranë, të cilën e quaje nënë.

Ishe besnik, i hareshëm
e orator;
orët e mësimit
i shndërroje
në ushqim shpirtëror
dhe goditje ndaj armikut.

Poezinë kishe prirje;
me afsh e zjarr
i thurje vargje me fije floriri
Atdheut,
mësuesit,
punëtorit,
bujkut
dhe minatorit.

Dy engjëllushet e tua
i pagëzove me emra të bukur
pellazgo-ilirë:
Albadete
dhe
Shqiprojë,
nga dashuria për gjuhën
e ëmbël shqipe
dhe për tokën e shenjtë.

Më 5 maj 1999,
duke mbrojtur pragun e shtëpisë,
të masakruan
bandat kriminale të Serbisë.

Nga gjaku yt,
përsëri në këmbët e veta
u ngrit Kosova.

Ejup Shala — thesar i Arkës së Kombit,
i pavdekshmi i kësaj toke.

Më 6 mars 2026

Një zë i ri shqiptaro – amerikan në Uashington, në shërbim të kujtesës historike të viktimave të komunizmit

Frank Shkreli           

Shqiptaro-amerikania, Dr. Elida Dakoli i bashkohet Bordit të Fondacionit për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Uashington.  Këtë lajm e njoftoi Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit –Victims of Communism Memorial Foundation (VOC) — duke thënë se “Është krenar të njoftojë zgjedhjen e Dr. Elida Dakolit në Bordin e këtij Fondacioni. VOC Welcomes Dr. Elida Dakoli to Board of Trustees.  “Dr. Dakoli është një zë udhëheqës në përpjekjet në mbrotje të lirisë, një edukatore, dhe një mbijetuese e përndjekjes totalitare në Shqipërinë komuniste për shkak të besimit të zjarrtë të familjes së saj në liri dhe demokraci”, thuhet mëtej në njoftimin e javës së kaluar, duke shënuar kështu një shtesë të rëndësishme në drejtimin e organizatës.

Shqiptaro-Amerikania Elida Dakoli, D.M.A.Dr,  rrjedhë nga një familje, me origjinë nga Durrësi, politikikisht, e përsekutuar nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës.  Ajo është stërmbesa e Avokatit Hysen Myshketa, një nga themeluesit e Parlamentit të parë Shqiptar në vitin 1921 dhe një mbështetës i flaktë i demokracisë shqiptare në kohën kur ai jetoi e veproi. Pas vrasjes së tij nga regjimi komunist, familja e Elida Dakolit u persekutua për bindjet e tyre politike anti-komuniste, pro-demokracisë. Sadik Dakoli, gjyshi i saj nga babai, është vrarë edhe ai në kampet komuniste. Elida ka deklaruar se persekutimet ndaj anëtarëve të familjes së saj kanë vazhduar me dekada dhe ndonëse kanë kaluar 35-vite të ashtuquajturit tranzicion nga regjimi komunist në “demokraci”, ende nuk dihet se ku i kanë varret familjarët e saj, të vrarë dhe të zhdukur nga komunizmi. Ashtuqë angazhimi i saj pritet të kontribuoj në forcimin e bashkëpunimit me komunitete të ndryshme dhe në thellimin e dialogut mbi të kaluarën komuniste dhe mësimet që ajo sjell në këtë fushë, përfshir Shqipërinë.  Ekspertiza dhe kontributi i saj pritet të forcojnë më tej misionin e Fondacionit për të edukuar publikun mbi historinë, ideologjinë dhe pasojat e komunizmit.

Në këtë kontekst, përfshirja e figurave të reja me integritet dhe përvojë të gjerë në drejtimin e Fondacionit, si Dr. Elida Dakoli me prejardhje nga Shqipëria, është thelbësore për të vazhduar këtë mision me seriozitet dhe përkushtim. Duke mirëpritur Dr. Dakolin në bordin e saj, (VOC) theksoi gjithashtu rëndësinë e vigjilencës së vazhdueshme ndaj ideologjive totalitare dhe nevojën për të angazhuar brezat e rinj në njohjen e të vërtetave historike të shekullit XX.  Dr. Elida Dakoli sjell në këtë detyrë një profil të pasur akademik dhe një angazhim të spikatur në çështje që lidhen me historinë, identitetin dhe të drejtat bazë të njeriut. Frank Shkreli: Dhoma e Përfaqësuesve e Shtetit Teksas, dënon komunizmin dhe kërkon miratimin e ligjit që në shkollat e shtetit të mësohet mbi krimet e komunizmit | Gazeta Telegraf. Me një karrierë të ndërtuar mbi kërkimin shkencor dhe pjesëmarrjen aktive në diskursin public mbi krimet e komunizmit, ajo përfaqëson një zë të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kujtesës kolektive, veçanërisht në kontekstin e vendeve që kanë përjetuar regjime diktatoriale komuniste, si Shqipëria.

Emërimi i saj vjen gjithashtu edhe në një moment kur nevoja për të reflektuar mbi të kaluarën është thelbësore për ndërtimin e së ardhmes, sidomos në Shqipëri por edhe në Kosovë e trojet tjera shqiptare, kudo ku ka shkelur këmba kriminale e komunizmit ndërkombëtar anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kujtesa historike nuk është thjesht një akt përkujtimi, por një mjet i fuqishëm për të kuptuar rreziqet e ideologjive shtypëse dhe për të forcuar vlerat demokratike, tani dhe në të ardhmen. Në këtë drejtim, Fondacioni vazhdon të luaj një rol kyç përmes programeve edukative, ekspozitave, kërkimeve dhe aktiviteteve publike që synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj krimeve monstruoze të regjimeve komuniste. Duke mirëpritur Dr. Dakolin, drejtuesit e Fondacionit kanë theksuar se përvoja dhe vizioni i saj do të ndihmojnë në zgjërimin e ndikimit të organizatës, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Ndërkaq, nga ana e saj, Dr. Dakolli ka shprehur mirënjohjen për këtë besim dhe përgjegjësi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike si një detyrim moral ndaj viktimave të komunizmit dhe një investim për të ardhmen. Ajo ka nënvizuar se përpjekjet për edukim dhe ndërgjegjësim duhet të jenë të vazhdueshme, në mënyrë që brezat e rinj, të kuptojnë më mirë historinë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të lirë.  Ky emërim shënon jo vetëm një arritje personale për Dr. Dakoli, por edhe një moment të rëndësishëm për komunitetin më të gjerë që beson në rëndësinë e së vërtetës historike dhe në domosdoshmërinë e kujtesës si themel i lirisë, demokracisë dhe drejëtsisë për të gjithë, pa dallim. Në një botë ku sfidat ndaj lirisë, demokracisë dhe drejtave të njeriut vazhdojnë të shfaqen në forma të ndryshme të regjimeve autokratike, roli i institucioneve si “Victims of Communism Memorial Foundation”, mbetet i pazëvendësueshëm. Shprehi besimin se prania e shqiptaro-amerikanes Dr Elida në Bordin e VOC do të kontribuoj në ndriçimin dhe dokumentimin e historisë së rëndësishme, por shpesh të lënë në harresë, të shtypjes komuniste në Shqipëri, për pothuaj një gjysëm shekulli.

Duke komentuar rolin e saj të ri, Dr. Elida Dakoli tha: “Me mirënjohje të thellë, hyj në një rol të ri si Anëtare e Bordit të Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Kjo është më shumë se një pozicion; është një përgjegjësi për të nderuar të vërtetën, për të mbrojtur lirinë dhe për tu dhënë zë tregimeve të viktimave që nuk duhet të fshihen kurrë nga kujtesa.”

Dr. Eric Patterson, President dhe CEO i VOC, theksoi: “Antarësimi i Dr. Elida Dakolit në Bordin e VOC-së shënon një epokë të re për Fondacionin Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit. Mezi pres të punoj me Dr. Dakolin për të forcuar misionin e VOC-së dhe për të treguar historinë e rëndësishme, por shpesh të injoruar të shtypjes komuniste në Shqipëri.”

Bottom of FormDr Elida Dakoli është një udhëheqëse në fushën e të drejtave civile, diplomate kulturore, akademike dhe pianiste koncertesh.  Puna e saj përqendrohet në ruajtjen e kujtesës historike dhe promovimin e vlerave demokratike. E lindur në Durrës, gjatë viteve të fundit të regjimit komunist, ajo vjen nga një familje e ngulitur thellë në lëvizjen e hershme demokratike të Shqipërisë, një familje shqiptare që është prekur thellësisht nga përndjekja politike e komunizmit të regjimit të Enver Hoxhës.  Gjyshi i saj, Hysen Myshketa, avokat dhe pjesëmarrës në përpjekjet e hershme të ndërtimit të shtetit shqiptar, u vra nën regjimin komunist. Gjyshi i saj, Sadik Dakoli, vdiq në sistemin burgjar komunist, dhe eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë. Anëtarët e familjes së saj janë burgosur dhe përndjekur nga regjimi komunist për veprimtarinë e tyre pro-demokratike.

Nexhmije Mehmetaj për “faren e keqe”…!

4

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Fara e keqe, kur ta merr era, nuk dihet se ku përhapet dhe kur ndalet. Ajo hyn në tokë të pambrojtur, mbin në heshtje dhe, pa u vënë re, fillon të zëvendësojë vlerat e një shoqërie. Ky është një nga mjerimet më të mëdha që po përjeton sot kombi shqiptar.

Pamjet që dikur do të dukeshin të paimagjinueshme, sot po bëhen të zakonshme: vajza të vogla, ende në moshë loje e ëndrrash, me shami në kokë. Në vend që të gëzojnë fëmijërinë, të rriten të lira dhe të ndërtojnë identitetin e tyre me vetëdije, ato mbulohen me të zeza, sikur u merret drita e jetës që në fillim. Fëmijëria nuk duhet të jetë e rënduar me barrë ideologjike apo fetare të imponuar – ajo është kohë e pafajësisë, e zhvillimit dhe e lirisë.

Gruaja shqiptare, historikisht shtylla e familjes dhe ruajtësja e identitetit kombëtar, sot në shumë raste po përballet me një realitet tjetër: injorim, shtypje dhe kufizim nën ndikimin e asaj që shpesh quhet islam politik. Në vend që të respektohet dhe të fuqizohet, ajo reduktohet në një rol të imponuar, ku liria e saj personale dhe shoqërore kufizohet. Ndarja sipas gjinisë, imponimi i mënyrës së veshjes dhe kufizimi i pjesëmarrjes në jetën publike janë shenja të një regresi të rrezikshëm për një shoqëri që synon përparimin.

Ndoshta kemi reaguar vonë. Ndoshta kemi heshtur përballë një rryme që është forcuar gradualisht. Për një kohë të gjatë, shumë shqiptarë zgjodhën të mos flasin, të mos kundërshtojnë, të mos përballen me këtë realitet. Por heshtja nuk është neutralitet – ajo shpesh është dorëzim.

Siç ka thënë Jean-Paul Sartre: “Elitat janë zemra e kombit. Kur ato heshtin, shoqëria mbetet pa drejtim.” Kjo thënie tingëllon sot më aktuale se kurrë. Kur intelektualët, mësuesit, prindërit dhe udhëheqësit shpirtërorë heshtin, boshllëku mbushet nga ideologji që nuk përputhen me traditën, historinë dhe aspiratat e një kombi.

Çështja nuk është kundër besimit, por kundër instrumentalizimit të tij për qëllime politike dhe kontrolli shoqëror. Kombi shqiptar është ndërtuar mbi bashkëjetesën, tolerancën dhe respektin për lirinë individuale. Çdo devijim nga këto vlera përbën rrezik për identitetin tonë kolektiv.

Sot është koha për reflektim dhe reagim. Të mbrojmë fëmijërinë, të ruajmë dinjitetin e gruas dhe të forcojmë identitetin kombëtar nuk është vetëm një detyrë morale, por një domosdoshmëri për të ardhmen tonë si shoqëri.
Pyetja që mbetet është e thjeshtë, por thelbësore: a do të vazhdojmë të heshtim, apo do të gjejmë guximin për të folur?

Shteti i Kosovës abuzon me buxhetin, paguan një dyzinë avokatësh matrapazë në Hagë!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
     Përkujdesja për të akuzuarit për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, nga Gjykata e Kosovës, me seli në Hagë, qeveria dhe shteti i Kosovës ka qenë korrekt. Ish- kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca, ish-ministrja e Drejtësisë, Albulenë Haxhiu i kanë vizituar në burgun e Hagës, për të parë kushtet dhe trajtimin. Gjithçka ka qenë në rrugull dhe konformë normave të përcaktuara ligjërisht. Por, opinioni shqiptar, akuzon qeveritë paraprake dhe Kuvendin, për vendimin e pagesës të 3 dhe 4 avokatëve ndërkombëtarë të kushtueshëm, për secilin nga të izoluarit e Hagës. Deri në qershor të vitit 2025, në 7 vitet e fundit, janë paguar nga buxheti i shtetit të Kosovës e 276 milionë euro për Hagën!
     Ndërkohë që akuza bazë e tyre është kidnapimi, burgimi, torturimi, deri në vrasje të kundërshtarëve cilësorë politikë, kryesisht, luftëtarët luftëbërës të FARK-ut, veprimtarët e LDK-së, gazetarët e “Bota sot”, veprimtarët e hershëm të LPK-së, këta për arsye të konkurrencës të ardhshme pushtetare.
     OVL vazhdon të abuzojë me demokracinë. Me porosi të PAN-it, organizon protesta kundër Gjykatës Speciale, si krijesë ekskluzive e Amerikës, çliruese faktike të Kosovës. Në protestat e organizuara, flitet, kinse, për trajtim mizerabël, mjeran të izoluarve në Hagë, privim të vizitave dhe gënjeshtra të tjera. Organizatorët e protestave, avokatërit partiakë, këshilltarë e lakej PAN-istë, të strehuar në OVL, gazetarë dhe analistë mediatikë mercenarë, shpifin -non stop- për 24 orë, se “gjoja” të izoluarit në Hagë, përballën me akuza të sajuara, dëshmitarë të rrejshëm, të paguar dhe broçkulla të tjera.
     Si burgaxhi politik shumëvjeçarë, me fjetje herë në çimento, beton, herë në dërrasa, pa ngrohje, me uri të përhershme, me provokime e ndëshkim në qeli, birucë, vetmi, jam i informuar nga dorë e parë, nga ata që kanë kaluar kohë në izolimin e Scheweningenit të Hagës, atje asgjë nuk ju mungon, përveç lirisë.
     E vetmja padrejtësi është stërzgjatja e hetimit, për katërshen e akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Dhe për këtë zgjatim kanë kontribuar gjyqtarët dhe vetë avokatërit e tyre, të cilët, me pagesat e majme, thonë “zgjat zot kësi moti!”
     Ankesat për ndalimin e vizitave të familjarëve të katërshes, të akuzuar të Gjykatës Speciale, është shpifje e poshtër e eksponentëve të OVL dhe horrakëve të tjerë. Familja e ngushtë nuk është penguar kurrë. Disa nga familja e gjerë janë refuzuar, përkohësisht, pas aferës faktike të përgjimeve, për pengimin e drejtësisë, tashmë, e verifikuar, si kur i thuhet viktimës “ose mohoni dëshminë kundër Hashimit, ose ta vrasim djalin e hasretit!”
     Përndryshe, në burgun e Scheweningenit ka vazhduar, ndër vite, pelegrinazhi i turpshëm nga lukunia e zuzarëve dhe maskarenjve, hipokritë e servilë, jo vetëm të PAN-it, por edhe të subjekteve të tjera, të goditura nga SHIK-u kriminal, përkatësisht, Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale!
     Përgjatë gjithë burgut të gjatë, unë me shokët bashkë-vuajtës, të burgosur politikë, kurrë nuk kemi gëzuar asnjë vizitë familjare dhe të mos flasim për vizita të tjera. Kemi humbur prindër dhe familjarë të tjerë, pa pasur asnjë mundësi vizite apo pjesëmarrje në ceremoninë mortore.
     Argatët e PAN-it, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, lënduan mijëra familje të viktimave të Ndërmarrjes të Përbashkët Kriminale. Ata akuzuan për dëshmi të rreme, edhe pse ata rrëfyen të vërtetën, për kidnapimet dhe maltretimet në burgjet-ahure të improvizuara, në fshatrat rurale të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe të familjarëve të tyre të ekzekutuar nga bandat e disa “komandantëve” mujsharë dhe kriminelë.
     Tasholli dhe Hoxha deklaruan se në protestën e parë, të organizuar në Prishtinë, kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, “morën pjesë dhjetëra-mijëra qytetarë”, duke e konsideruar si protestën më të madhe, të mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Realisht, sipas matjeve të numrit të pjesëmarrësve në protestë, metoda që praktikohet, në bazë të hapësirës që zënë, të bërë nga Rron Gjinovci, rezulton të kenë qenë jo më shumë se 12 mijë protestues.
     Ndërsa protesta më e madhe e organizuar në Kosovë, me pjesëmarrjen e qindra-mijëra qytetarëve, nga e gjithë Kosova dhe përtej, ka qenë ajo e datës 19 shtator 2018, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
     Për ironi, atë ditë presidenti Hashim Thaçi shëtiste në Liqenin e Ujmanit, me varkën dhe rojet e Radoiçiqit, në shoqërim të Bedri Hamzës, Rashid Qalës, Abelard Tahirit dhe ndoca të tjerëve! Ajo protestë fundosi karrierën e përlloçur dhe nam keqe të Hashim Thaçit!

Zgjedhjet e 7 qershorit 2026, me pasoja politike për shtetin

1

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Zgjedhjet po afrohën sytë hapi këtë herë, hik prej kraleviqëve mos shko me beglerë!

Zgjedhjet janë një ndërmarrje serioze për mirëmbajtjën e kushtetutshmërisë në shoqëri dhe shtet. Ndërsa në Jugosllavi (1918-1992 zgjedhjet kurrë nuk janë mbajtur pa një prapavi politike që nxitej nga jashtë,që minoheshin nga brenda, që nxitin intriga nga qarqet e larta, prandaj shqiptaria gjithëmonë ua ka parë sherrin. Ne sot, pas një lufte çlirimtare të shekullit nuk e kemi atë komoditet që të organizojmë zgjedhje, për çdo gjashtë muaj.Dhe, menjëherë shtrohet patyetja.Kujtë po i konvenon ky proces i pasugurisë.

Gjatë gjithë kohës së okupimit të rëndë pushtuesi i ndrronte akuzat ndaj çdo lëvizje liridashëse shqiptare. Në fundë, pas vitit 1999 të gjitha lëvizjeve shqiptare: të paqës dhe të luftës me inicimin e atyre që erdhën si guvernatorë, iu pranuan meritat ndërsa ne mendonim se shtetin do ta ndërtojmë pa gabime. Po, kishim një intelegjencë solide së cilës të huajtë e ardhur nuk i besonin fare, për asgjë.Për çdo gjë vëndoste guvernatori, duke u konsultuar tinzishtë me pushtetarët e Beogradit.Këtë fakt Shtabi politik i regjistruar i Adem Demaçit me emrin “Dardania”, e dinte në detale. Dhe, ngadal serbianët e mbetur filluan të krekosën se na duhët edhe ushtria e “kraleviqëve” në Kosovë, sepse UNMIK-u nuk po mjafton të na mbrojë (serbianët), pa i sulmuar askush. E ata as nuk e kishin as ma të voglin hall racional për ta shtruar atë akuzë, kuptohet ndaj shqiptarëve publikishte, sepse nuk e kishin asnjë fakt.

Tash, kur është shpall pavarësia e Kosovës (17 shkurt 2008), Jugosllavisë nuk i ka mbetur ama asnjë grimë forcë për të kundërshtuar kushtetutshmërinë, kuptohet si më parë. Por, shumë mediokritetet shqiptare e lavdojnë kohën e “artë” të titizmit, që në esencë ishte kohë e haifijeve dhe e burgjeve politike.Në këto rrethana shumë taborre të organizuara politke të shqiptarëve po e kultivojnë politikën e vjetër.Ky fenomen tani është i ditur.Në rend të parë një pjesë jo e vegël e elektoratit në zgjedhje janë pozicionuar, të mos dalin fare.Për zgjedhje, zakonisht prezantohet përqindja 62-3%.Me këtë rentgen të bronsheve politike, në Kosovë murrë nuk do të ketë qetësi, sepse tarafet politike kanë krijuar antarësi, e kanë të njohur se kush i voton e kush i rrefuzon. Prandaj, partitë opozitare po kërkojnë që zgjedhjet të mbahën sa më shpesh sepse shohin ëndrra se: “rrezet e diellit do t` u lëshojnë shi”!

Historikisht në dekadën e fundit të shekullit XX lajmërohet si vetima para breshërit një parti politike paqesore,e cila u nominua me emrin LDK, në vend të LKJ-ës. Që ta luftojnë këtë parti gati totalitare, hafijet e djeshëm dhe okupatori shumë shpejtë symbyllazi e gjetën një term që pazari evrpian nuk e duron, dhe tërë organizimin politik shqiptar jashtë LDK-ës e nominuan “ grup fundamentalist”. Se “fundamentalistët janë rrezik sidomos për LDK-ën, “imami” i tyre në anën tjetër shkoi aq larg në politikë sa që e ndrroi emrin dhe fen, për t` iu përshtatë rrethanave “antikomuniste”.Askush, nga masa nuk e dinte se çka po ndodhë në Kosovën e robëruar. Kur okupatori shfaqte agresivitet ndaj shqiptarëve, këta të LDK-ës deklaronin: se ne jemi paqesor, dhe ngadal fituan simpati në Prenedim. Por çarqet e okupatorit kishin plane ogurzeza të tjera –shfarosjen e shqiptarëve nga Kosovë. Po, okupatori kishte përvojë historike dhe i dinte pozicionet e Evropës,fakt ky që kishte ndodhë me shqiptarë në Sanxhakun e Nishit, më 1877. Prandaj shtabi i programit “Toka e djegur” siguroi shumë shpejt kreditë në Perendim, duke i quajtuar të gjitha ata që sado pak kundërshtonin “terrorisë”.Lidhur me këtë po përdori termin Perendim, sepse Lindja në total kërkonte shkatrrimin edhe të Shqipërisë Bregdetare.

Por, kur edhe termi “terrorist” mbati lakuriq, sepse CIA e vërtetoi se nuk ekziston,Beogradi zuri për të lansuar akuza të reja të cilat po i vuajmë edhe sot, nga Haga e deri te formumet e organizatave ndërkombëtare. Pra duhët të mbrohemi sepse xhelatët janë rreshtuar në ofenzoivë vrastare, dhe vetëm po i ndrrojnë meloditë, por jo gazdallarët e Kremlinit dhe mjekrroshat e Teheranit.

Në zgjedhjet e cakturara për 7 qershor 2026, të gjithë kundërshtarët e shtetit Kosovës menjëherë janë vënë në lëvizje, që mos të dalin në zgjedhje mbi 40% të zgjedhësve. Kjo do të thot, se gjendja e tanishme e kaosit politik do të përseritët, sipas tyre. E pra, mbane në mend shqiptarë, sidomos Ju që në zgjedhje nuk dilni kurrë! E kundërta është shpëtimtare,prandaj dilni në zgjedhje dhe bëhuni zot të ardhmërisë suej. Ndryshe, me jetë në kotësi dhe arratisje nga vendi, nuk do të kemi shtet në kuptimin e plotë të fjalës.

Zgjedhjet parlamentare i imponoi nëntoka me një mjeshtri fenomeni

Zgjedhjet po afrohën, sytë hapi këtë herë, hik prej “kraleviqëve” mos shko me “beglerë”.Nëse sovrani do të votojë sikurse pesë vjetët e kaluara, rrezultati përfundimtar do të jetë i njejtë, barikadat e opozitës do të egersohën sepse drejtuesit e tyre nuk kanë ose nuk duan sens për politikë të perspektivisë shtetërore. Bile, mendoi se pas shpalljës së rrezultateteve hasmëritë në mes partive: Opozitë-Pozitë do të bërën edhe më të egra. Atëherë, skenaristët historik të krizave në Kosovë, do të bien për një kohë të shkurtër në hall: me cilat letra të pokerit politik duhet luajtur tutje.Ky realitet, për profesionalistët e filiozofisë politike do ta shtrohet si pyetje: si të nxirret kjo shoqëri nga humnera, sepse “bajraktarët politik” nuk po duan të kuptojnë, se lojën Opozita e ka të humbur pa i shpallë rezultatet fare.Dhe kur ta kuptojnë se humnera është para syve të tyre të shterrur, Opozita e tanishme do të shtrojnë pyetje skolastike-“a të ndrrohët populli, apo bajraktarët”.Meqë populli nuk ndrohet, jo se jo, por bajraktarët e sotshëm do të egërsohën nja një muaj, sa që kërcnimet e tyre do të shkojnë deri aty, duke propogaduar “luftë qytetare”!

Dhe “kraleviqët” do të krekosën në vijim, ndërsa “beglerët” do hedhin valle se “arritëm ta menjanojmë “Ligjin mbi konfiskimin e pasurisë paligjëshme”. Për këtë fitore do të gëzohën edhe  ish“gospodarët” e pronave.Këta “gospodarë” kuptohët se i kemi “miqë”(!), sidomos amerikanët, anglezët, gjermanët, turqit,austriakët, hungarezët, kroatët, ose vetëm administratorët tanë pa pushtet, se pushteti i VV-ës “nuk do të jetë seroz”.Por, mendoi se çështja është më serioze se sa zgjedhjet, për opozitën.

Prej këtyre, dikush nëse telenovela e “sorrosëve” vazhdon, do të dali me lutje që konfiskimi i pasurisë paligjishme të “shtyhet për ditë më të mira”.Dikush nga Perendimi do të zbulohet dhe do të klithë: “Mjaftë ma ne eksperimete me shtetin e Kosovës”. Ndërsa “gazdallarët e Beogradit do ta lansojnë akuzën e vjetër se:”Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet” (thënje e vitit 1913 në shtypin Evropian-hb).Nuk e keni ma besimin tonë, do t` i thuhet opozitës, nga “sorrosistët”. E ne mjaftë do të mësojmë se: Grenell, Bollton, dy agjentë të ish NKVD-s, Sorrosi i ri, ma në fund janë pensionuar.

Dikush është optimist dhe po e këndon këngën e rilindasëve!

Në zgjedhjet që janë caktuar për fillim të qershorit,nëse Vetëvëndosja i fiton 64 deri-67% të votave, shtrohet pyetja: me çka do të mirret opozita politike pastaj.Po nuk është këtu poenta. Tërë hallakama që e frikson opozitën ka të bëjë me konfiskimin e pasurisë paligjëshme. Dhe mu për këtë si duket e kanë zbuluar çelsin se si çështja e Ligjit historik të mjegullohet dhe më në fund të pezullohet.Po në këtë “lojë” mshifet edhe një variant e vazhdimit të krizës. Po e marrim si shembull se Pozita e tanishme i fiton 51 deri në 54% të votave. Prap do të kemi pozicion të volitshëm për opozitën për ta luajtur “lojën” e ruajtjës së pasurisë dhe moszgjidhjën e Presidentit.Lidhur me këtë, ekspertëtëe çështjeve juridike duhet të deklarohën se sekuestrimi, eksproprijimi ose konfiskimi janë çështje të gjyqeve dhe shtetit, ku nuk ka riprovim, sipas Kushtetutës.

Le të sillet analiza kah të duash, pas mbarimit të zgjedhjeve konsideroi se Amerikanët duhët të “përzihën” në gjetjën e kompromisit, për faktin se edhe këta të evropianët kanë interes të arsyetohën se ende: “Republika e Kosovës ka nevojë për neve”. Por, mbi të gjitha duhet ta themi hapur se “finansat” e Sorrosit e kanë siellë Kosovën buzë varrit, dhe asnjëri drejtues nga opozita nuk po e vren.Me këtë atmosferë të luftës për vota dhe për pushtet, Serbia gjenocidale po mbetët ta këndon këngën e Shumadisë, sepse po fiton në kohë, sepse po e blen paqën në në shtetin e vet, të cilin e duan edhe disa “mini” Sorrosa te ne, sepse ka gjasa që hafijellëkun nuk do të ketë mundësi ta hetojë dhe gjykojë askush.Kështu në Kosovë gjatë shekullit XX-t dihet se sunduan “kraleviqët”. Ndërsa, gjatë shekullit XXI, tërë srbianizmi është në ofenzivë, po përkatitët tereni për të sunduar “agallarët”, e pas tyre e kanë shumë lehtë të manipulojnë me politikanë analfabetë.E këtyre të gjithëve tani për tani ka kush u thot stop-Sovrani me votë masive.

Dy fjalë drejtuar Kryeministrit Albin Kurti

Mos u merr me prognoza. Deri me tash je deshmuar si burr shteti.Askush nuk mundet me të akuzuar për hajni, për korrupsion, për tradhti, për intriga. Po, kundërshtarët do të flasin, por formo ekipe të ditura dhe kompetente që të ndihojnë. E ato akepie për fat të mirë të shtetit Kosovës, mund të themelohën me një punë jo atrofike por me një diapazon më serioz se deri me tani. Së fundi investo në: ekonomi, arsim, shëndetësi, ushtri, polici, në drejtësi, dhe sukseset vijnë pa kthim prapa.Në këtë detyrë ekipore nuk duhet harruar kurrë vlerën e veteranëve të UÇK-ës.Nuk duhet harruar punëtorët privat dhe ata që punojnë në administratë. Por, administrata qeveritare duhët të përgjysmohët. Qeveria duhet imediativisht të interesohet se si po hargjohet bugjeti nepër komuna.Së këndejmi ne në shtetin më të ri në Evropë nuk guxojmë të ndihemi komod sepse shtetin e kemi bërë me vargoj xhaku, shtetin e kemi “jastëk” për zemër.

Drejtuar të gjithëve

Politikanë të Kosovës, JU duhët ta dini se bombardimi i Jugosllavisë ka kushtuar 81 miliardë dollarë.Ndërsa ngritja e UÇK ka kushtuar disa miliarda.Pra, ky shtet nuk e meriton nepërkëmbjen e disa individëve që gjatë luftës kanë shiquar nga kafenet punët e botës, e të vetat nuk i shihnin se ishim buzë varrit. Sot, ku është siellë Kosova, nuk jeni të vetëdishëm, pra do të ju akuzojnë gjeneratat. E, zgjedhjet do të mbahën dhe shumë shpejtë do të harrohën, por keqbërjet që po ndodhin në politikë janë të pafalëshme. E kend do ta denojë sovrani, do të dihet saktësisht më 8 qershor 2026.

Lavdi dëshmorëve!

Më 4 maj 2026