Engjëll Gishti i jep përgjigje Dritan Goxhajt, analistit islamist, rreth parashikimeve të tij për dështimet e ardhshme ushtarake të SHBA-ve dhe Izraelit
E vërteta nuk mbrohet me hamendje dhe përvetësim
Arif Ejupi, Gjenevë
Fatkeqësisht, ne shpeshherë punët i nisim nga bishti e jo nga koka. Kjo nuk është vetëm metaforë, por një realitet i dhimbshëm në mënyrën se si trajtohen çështjet me rëndësi kombëtare në Kosovë dhe Shqipëri.
Kur mungon rendi logjik i veprimit, mungon edhe përgjegjësia dhe aty fillon deformimi i së vërtetës.
Rasti i financimit të botimeve pa një verifikim të mirëfilltë profesional është tregues i qartë i kësaj qasjeje. Institucionet përkatëse, në radhë të parë Kuvendi i Republikës së Kosovës si organi më i lartë ligjdhënës, përpara çdo mbështetjeje financiare është dashur të formojnë komisione profesionale të përbëra nga ekspertë të së Drejtës Penale, Kriminalistikës dhe fushave të përafërta, me qëllim që çdo material të shqyrtohej me përgjegjësi dhe standarde të mirëfillta shkencore.
Në mungesë të këtij filtri, përgjegjësia nuk mbetet vetëm individuale, ajo bëhet institucionale. Sot, libri është bërë produkt pa standard. Shumëkush shkruan, sepse askush nuk kërkon kriter.
Shtëpitë botuese, në vend që të jenë rojtarë të cilësisë dhe etikës, janë kthyer në mekanizma përfitimi, ku bluhet bashkë gruri dhe egjra, pa dallim dhe pa përgjegjësi.
Në këtë realitet, anashkalimi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë është jo vetëm i padrejtë, por edhe i rrezikshëm.
Ky institucion, që nga 14 dhjetori 1989, ka bërë një punë titanike në dokumentimin e burgosjeve, keqtrajtimeve, dhunimeve, vrasjeve dhe dëmeve materiale që Serbia i ka shkaktuar popullit shqiptar të Kosovës.
Krimet nuk kanë filluar me luftën e viteve 1998–1999. Ato janë paraprirë nga një dhunë sistematike dhe e organizuar shtetërore. Masakrimi i Ismet Gjocajt në Deçan, i Januz Zenelit në burgun e Beogradit dhe i Besnik Restelicës në burgun e Prishtinës, janë vetëm disa nga dëshmitë e kësaj dhune, që për nga natyra dhe qëllimi përbëjnë forma të rënda të krimit dhe gjenocidit.
KMDLNJ kishte shtrirje në të gjitha komunat përmes nënkëshillave të saj dhe ishte në kontakt të vazhdueshëm me delegacione ndërkombëtare. Veç kësaj, anëtarët e kësaj shoqate joqeveritare nuk mbetën vetëm dëshmitarë të krimit, ata u bënë edhe pjesë e sakrificës. Avokati i njohur Bajram Kelmendi u vra dhe u masakrua nga forcat serbe së bashku me dy djemtë e tij, ndërsa në frontet e luftës ranë edhe figura të tjera si Shaban Shala dhe shumë të tjerë.
Në vitin 1997, raporti i përgatitur nga Elizabeth Rehn evidentoi qartë karakterin e proceseve të montuara kundër shqiptarëve, duke theksuar se aktakuzat përgatiteshin në Beograd dhe lexoheshin në Prishtinë.
Në të njëjtën kohë, zëri i juristit Bajram Kelmendi, anëtar i KMDLNJ, në Dialogun Shqiptaro-Serb në Ulqin, kumboi si një e vërtetë historike: “Kosova duhet të jetë e pavarur.”
Edhe pse pa mbështetje institucionale dhe pa financim të qëndrueshëm, KMDLNJ arriti ta ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës. Përfaqësuesit e saj, përmes Federatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Paris, morën pjesë në nënkomisionet e OKB-së në Gjenevë, duke paraqitur dëshmi konkrete për krimet dhe gjenocidin.
Kjo u bë falë mbështetjes së mërgatës shqiptare, veçanërisht në Zvicër, dhe jo falë institucioneve shtetërore.
Puna e tyre ishte konkrete, e dokumentuar dhe e verifikueshme: buletine në disa gjuhë, mijëra fotografi, dëshmi të drejtpërdrejta, ekspozita ndërkombëtare dhe prezencë aktive në internet – në një kohë kur teknologjia nuk ishte e përhapur sa sot.
Pikërisht këtu qëndron paradoksi më i madh: sot, një pjesë e konsiderueshme e këtyre materialeve përdoren në libra dhe studime, por pa referencë, pa burim dhe pa etikë. Fotografitë merren, përdoren dhe publikohen pa u shënuar me emblemën e KMDLNJ-së.
Pra, përvetësohet puna e tjetrit dhe fshihet gjurma e së vërtetës. Kjo nuk është vetëm padrejtësi është rrezik. Kur deformohet burimi, deformohet edhe historia. Sikur të kontribuonim pa hile të gjithë, nuk do të kishim nevojë të çonim pluhur kot.
Rruga e drejtë nuk është ndërtimi i institucioneve të reja pa bazë, por konsolidimi i asaj që është ndërtuar me sakrificë. Fillimisht duhej të mblidhej, sistemohej dhe arkivohej i gjithë materiali ekzistues, e pastaj të ndërtohej një institut i mirëfilltë për studimin e krimeve dhe gjenocidit.
Sepse duke e minimizuar punën e pararendësve dhe duke promovuar vetëm veten, ne nuk ndërtojmë, ne shkatërrojmë. Shkatërrojmë kujtesën, shkatërrojmë të vërtetën dhe, në fund, shkatërrojmë vetveten.
Largimi i tabelave në atë mënyrë nuk ofendon vetëm z. Shkëlzen Gashi, por më tepër ata që “paguan iriqin për pulë”. Sepse kur mungon kriteri dhe përgjegjësia, gabimi nuk është më individual, ai bëhet turp kolektiv.
P.S. Autori është anëtar shumëvjeçar i KMDLNJ-së dhe njëri nga përfaqësuesit e saj në nënkomisionet e të drejtave të njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Nexhmije Mehmetaj për elegjinë si kujtesë kolektive, mendime për poezinë “Trishtohen lulet nga marsi i hidhur”

Nexhmija Mehmetaj, Gjenevë
Në kuadrin e reflektimit mbi ngjarjet tragjike të historisë së afërt shqiptare, veçanërisht të Tragjedia e Otrantos 1997, e cila shënoi një nga episodet më të rënda të eksodit shqiptar të viteve ’90, paraqitet elegjia “Trishtohen lulet nga marsi i hidhur” e poetit Albert Habazaj.
Kjo poezi përfaqëson një reflektim të thellë artistik dhe një akt të përgjegjshëm kujtese për viktimat e kësaj tragjedie, duke sjellë përmes gjuhës poetike dhimbjen, humbjen dhe ndërgjegjësimin kolektiv. Me një strukturë të përmbajtur dhe një shprehje të ndjerë, autori rikthen në vëmendje një ngjarje që mbetet e pashlyeshme në memorien kombëtare.
Që në vargjet e para, poeti përdor figurën e luleve të trishtuara dhe të vyshkura si një metaforë të fuqishme për jetët e ndërprera padrejtësisht. Marsi, zakonisht simbol i pranverës dhe ringjalljes, këtu shndërrohet në një muaj zie – një “mars i hidhur” dhe “mars i zi”, që mbart kujtimin e një plage kolektive.
Bregu që “i mban mëri” dhe dallgët që “ndihen fajtore” personifikojnë natyrën, duke e bërë atë bashkëvuajtëse me njerëzit. Kjo e thellon ndjenjën e tragjedisë dhe sugjeron se dhimbja ka përmasa universale.
Ëndrra e ndërprerë dhe tragjedia njerëzore
Në strofën e tretë, autori ndalet te viktimat – “të pafajshmit” që “i hipën ëndrrës”. Kjo është një referencë e drejtpërdrejtë ndaj emigrimit si shpresë për një jetë më të mirë. Por ëndrra kthehet në tragjedi: ata bëhen “qivure në fund të detit” – një figurë tronditëse që përçon jo vetëm humbjen fizike, por edhe varrosjen e shpresës.
Një element i fortë kritik në poezi është heshtja e shtetit, e cila përmendet si një plagë e dytë, po aq e rëndë sa vetë tragjedia. Kjo heshtje krijon një ndjenjë braktisjeje dhe padrejtësie.
Kujtesa si rezistencë
Në strofën e fundit, poeti zhvendos fokusin nga tragjedia tek kujtesa kolektive. Viktimat janë të pranishme “në monument të memories” dhe jetojnë përmes kujtimit të përditshëm. Figura e nënave shamizeza është simbol i dhimbjes së
përjetshme, ndërsa ideja se “nuk thahen lulet, se në kopsht kanë rrënjë” sugjeron se kujtesa nuk shuhet – ajo është e rrënjosur thellë në ndërgjegjen kombëtare.
Vlerësim përfundimtar
Kjo poezi është një thirrje për mosharresë dhe një homazh për viktimat e pafajshme. Me një gjuhë të thjeshtë, por të ngarkuar emocionalisht, Albert Habazaj arrin të ndërtojë një tekst që prek thellë lexuesin, duke e bërë dhimbjen personale një përvojë kolektive.
Ajo nuk është vetëm një poezi për një tragjedi të kaluar, por një kujtesë e gjallë që kërkon drejtësi, reflektim dhe humanizëm.
Më 29.03.2026
Trishtohen lulet nga marsi i hidhur
Nga: Albert Habazaj
Trishtohen lulet nga marsi i hidhur
Në kujtim të tragjedisë së 28 Marsit 1997 në kanalin e Otrantos me përmbytjen e Katërit të Radës
Trishtohen lulet nga marsi i hidhur
Dhe bregu bregut i mban mëri,
Për jetët pa faj që thellë kanë ikur
Vyshken lulet nga ai mars i zi.
Përvitshëm, kur vjen njëzet e tetë marsi
Rituali i pikëllimit nxin nga ritet mortore,
Sa thonë që Otrantos buza e shpirti i plasi
Sa thonë që dhe dallgët ndihen fajtore.
Të pafajshmit ata që i hipën ëndrrës
Dhe u bënë qivure në fund të detit,
Nga drithërima ime dhemb refren i këngës
Nga harrimi, nga heshtja rrëqethëse e shtetit.
Përditë në monument të memories ata
I kemi me frymën tonë fatkeqët në gjëmë,
As nënat shamizeza, as Shqipëria s’u dha
Nuk thahen lulet, se në kopsht kanë rrënjë.
Vlorë, 28 Mars 2026
www.zemrashqiptare.net
Vuçiq, e dijmë se i di shumë nga ato që i thoni, por jo gjithnjë…!

Gani Mehmeti
VUÇIQ, E DIMË SE JU I DINI SHUMË NGA ATO QË I THONI, POR JO GJITHHERË!
Para takimit të Kurtit me Macronin, ju i thatë disa tema për çka do të bisedohet në takimin mes tyre. Mirëpo, ato ishin tema të menduara nga ti, jo të zhvilluara mes Kurtit e Makronit.
Temat sipas Vuçiqit ishin: “Kurti do të ketë dy kërkesa “që Franca ta kushtëzojë Serbinë të mos përdorë armë kundër shqiptarëve dhe të “mbështesë propozimin” që NATO të largohet nga Zona Tokësore e Sigurisë në veri dhe që Forca e Sigurisë së Kosovës të shkojë në veri” – ka thënë. (Kosova Sot Online, më 27. 3. 2026)
E kam thënë edhe më përpara e po e përsërisë edhe tani: Njeriu flet edhe për tjetrin, ashtu si është vetë. Pra, ti je ai që kërkon largimin e trupave të KFOR-it e të NATO-s nga Kosova, jo Albin Kurti. Destabilizimi i Kosovës dhe i Ballkanit mund të vijë vetrëm nga Serbia.
Ti jep aluzione, mendimet e tua, dhe thua se do të guxosh ta thuash dhe se do ta thua.
Askush nuk të ndalë. Ti ke guxuar edhe më shumë, je treguar aq trim, sa ke vrarë edhe civilë në Sarajevë, ke organizuar edhe luftëra të tjera, ndaj popullsive të katër republikave ish jugosllave. Ke shkaktuar edhe masakrën e Srebrenicës në Bosnje, shumë masakra tjera në Kosovë. Edhe tani guxon ta thaush mendimin tënd. Por, mos mendo, se edhe ne i dimë mendimet tuaja dhe të politikës serbe ndaj shqipatrëve.
Ndërkaq, sa u përket temave të bisedimeve mes Kurtit e Makronit, ti ke thënë atë që do e mndoje ti, sikur të ishe në vend të Albin Kurtit: Do kërkoje largimin e trupave të KFOR-it dhe të Nato-s nga Kosova, me pretkest që të marshoje drejt pushtimit të Kosovës, prnadaj, këtë sikur ia gjuan Kurtit, si kërkesë.
Vuçiq, do të ishte mirë të na përgjigjesh drejtpërsëdrejti në këtë pyetje:”Përse NATO është në Kosovë, prej kujt ajo ruan Kosovën dhe destabilizimin e Ballkanit në përgjithësi?
Çka ta merr mendja, sikur të mos ishte kërcënimi yt ndaj Kosovës, a do të kishte nevojë të qëndronte këtu NATO? Sikur ti të mos kërcënoje edhe Bosnjen, nuk do të kishte nevojë as atje të ishin trupat e NATO-s. Sikur ti të mos aludoje në pushtimin dhe zgjërimin e Serbisë së madhe deri thellë në Shqipëri dhe Maqedoni, nuk do të kishte nevojë fare që NATO të ishte këtu, në Ballkan.
Unë nuk po shoh ndonjë rrezik tjetër mes popujve në Ballkan, përveç serbëve. Ju, serbët jeni armiku më i madh i popujve në Ballkan. Si do të shpjegohej kjo ndryshe për armatimin tuaj aq të madh. Jo se jeni të kërcënuar, por pse ju kërcënoni të tjerët. Ju pretendoni detin Adriatik, nuk po ju mjafton lumi më i madh në Europë – Danubi. Ishte një gabim prej që lejuan popujt të vendoseni këtu.
Dhëntë Zoti e ai armatim zbrazet mbi trupat e atyre që e mbajnë, aty ku është shpërtheftë dhe eksplodoftë, pa të keqen e askujt tjetër!
Vuçiq, si shumë herë, ke dështuar edhe tani.
Agim Vuniqi: Fondi 3% në pasqyrën e historisë – mes sakrificës, mitit dhe kërkesës për transparencë
“Njohja” e vitit 1991 dhe dilema e subjektivitetit ndërkombëtar: rasti i “Dominion of Melchizedek”
Skandali i ekspozitës dhe deformimi i së vërtetës – një dështim i autorit dhe i shtetit!

Luan Dibrani, Gjermani
- Një debat që tejkalon kufijtë kulturorë
Rasti i fundit i ekspozitës së organizuar nga Shkëlzen Gashi nuk përbën thjesht një debat kulturor apo akademik. Ai përfaqëson një skandal publik që prek drejtpërdrejt mënyrën se si paraqitet e vërteta për krimet e luftës në Kosovë. Në një temë kaq të ndjeshme, çdo pasaktësi nuk është vetëm gabim profesional, por cenim i rëndë i kujtesës kolektive dhe i dinjitetit të viktimave.
Qasje e gabuar dhe problem metodologjik
Problemi nuk qëndron vetëm në mospërputhje të mundshme të shifrave. Thelbi i çështjes lidhet me një qasje të gabuar metodologjike, me përzgjedhje të diskutueshme të burimeve dhe me mungesë të theksuar përgjegjësie profesionale. Këto elemente e kthejnë një iniciativë që duhej të ishte kontribut për të vërtetën, në një burim konfuzioni dhe kontestimi.
Burimet e jashtme dhe anashkalimi i terrenit
Një nga shqetësimet kryesore është mbështetja në burime të jashtme, përfshirë të dhëna të lidhura me Natasha Kandić, ndërkohë që janë anashkaluar burimet vendore. Kosova nuk vuan nga mungesa e dëshmive: ekzistojnë dëshmitarë të drejtpërdrejtë, familje të viktimave dhe individë që kanë dokumentuar ngjarjet në kohë reale. Në këto rrethana, një punë serioze kërkimore do të duhej të fillonte në terren, me verifikim të drejtpërdrejtë dhe me përfshirje të burimeve primare.
Ekspozita si deklaratë publike
Ekspozita nuk mund të trajtohet si një projekt në zhvillim apo si një draft pune. Ajo i drejtohet publikut të gjerë dhe opinionit ndërkombëtar si një e vërtetë e konsoliduar. Për këtë arsye, çdo e dhënë duhet të jetë e verifikuar dhe çdo formulim i saktë. Në të kundërtën, rrezikohet që një iniciativë e tillë të shndërrohet në mjet dezinformimi.
Përgjegjësia e autorit
Përgjegjësia kryesore bie mbi autorin. Mungesa e verifikimit në terren, moskontaktimi i dëshmitarëve të gjallë, mbështetja në burime të njëanshme dhe mungesa e një procesi të mirëfilltë redaktimi përbëjnë shkelje të standardeve bazë të kërkimit dhe etikës profesionale. Në një fushë kaq të ndjeshme, këto nuk mund të konsiderohen gabime të zakonshme.
Financimi publik dhe dështimi institucional
Megjithatë, përgjegjësia nuk përfundon te autori. Rasti bëhet edhe më shqetësues kur merret parasysh se projekte të tilla janë mbështetur financiarisht nga institucionet shtetërore. Kjo ngre pyetje të rëndësishme mbi mënyrën e përzgjedhjes së projekteve, mbi mungesën e filtrit profesional dhe mbi përgjegjësinë institucionale në menaxhimin e fondeve publike. Financimi duhet të bazohet në kompetencë dhe standarde të larta, jo në improvizim.
Dështimi afatgjatë në dokumentimin e krimeve
Ky rast është pasojë e një dështimi më të gjerë institucional. Për më shumë se dy dekada, Kosova nuk ka arritur të ndërtojë një arkiv të centralizuar dhe gjithëpërfshirës për krimet e luftës. Nuk janë mbledhur sistematikisht dëshmitë dhe nuk është ndërtuar një strategji e qëndrueshme shtetërore për dokumentimin e së vërtetës.
Narrativa e kundërt dhe mungesa e strategjisë
Ndërkohë, Serbia ka investuar vazhdimisht në ndërtimin e narrativës së saj përmes librave, filmave dhe dokumentarëve, duke relativizuar krimet dhe duke deformuar realitetin. Në mungesë të një kundërpërgjigjeje të organizuar, rreziku i shtrembërimit të së vërtetës rritet edhe më tej.
Pasojat për të vërtetën dhe kujtesën kolektive
Paraqitja e pasaktë e të dhënave cenon besueshmërinë e narrativës shqiptare, krijon hapësirë për manipulim dhe dëmton dinjitetin e viktimave. E vërteta historike kërkon saktësi, përkushtim dhe përgjegjësi maksimale.
Një test për shtetin dhe shoqërinë
Ky rast duhet të shërbejë si pikë kthese. Është e domosdoshme që të vendosen standarde të qarta, të përfshihen ekspertë dhe të ndërtohet një sistem i besueshëm dokumentimi. Në fund, kjo është një çështje që shkon përtej një ekspozite: është një test për shtetin dhe për shoqërinë. Një shtet që nuk mbron të vërtetën e vet, rrezikon të humbasë edhe të drejtën morale për të kërkuar drejtësi.
Dhunën e otomanëve ndaj Shqiptarëve të krishterë, e ndihmuan edhe bijt e popullit të islamizuar








