Kreu Blog Faqe 227

Pritjet gjysmëshekullore të Shqipërisë që qe 35 vjet të rivendosen marrëdhëniet shqiptaro-amerikane

Nga Frank Shkreli*

50-VJET SHQIPËRIA PRITI!

Në 35-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Roli i Ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Z. William Ryerson

“Në SHBA zyrtarë të mençur në DASH dhe ente të tjera të administratës sonë, vendosën të lënë menjëanë dekada të tëra fyerjesh të drejtuara ndaj nesh dhe gjithashtu të shfrytëzonin hapësirën e krijuar.  Shërbimi shqip i Zërit të Amerikës luajti një rol kritik qoftë në përcjelljen e informacionit të saktë në Shqipëri, ashtu edhe në monitorimin e zhvillimeve atje dhe me ndarjen e atij informacioni me Uashingtonin zyrtar. Ekipi i parë i përfaqësuesve të SHBA mbërriti në Tiranë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, në mars 1991.”  Nga mesazhi i Ambasadorit William (Bill) Ryerson në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, 5-vjetë më parë.

Pas pothuaj 50-vite komunizëm, Shqiqpëria priti 15 marsin 1991, rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një date që shënoi një kthesë historike për vendin. Pas pothuaj 50-vjet izolimi ideologjik dhe politik, Shqipëria po rikthehej, më në fud, në botën demokratike perëndimore. Me urdhër të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), një javë pas nënshkrimit të Memorandumit të 15 marsit 1991 në Uashington për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara — pa vonesë, Washingtoni ka dërguar delegacionin e parë diplomatik amerikan në Tiranë, “për përgatitjet dhe hapjen e misjonit diplomatik” amerikan në 50-vjet pas dëbimit të diplomatëve amerikanë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, menjëherë pas Luftës së II Botërore.

Ambasadori William (Bill) Ryerson (21 Dhjetor, 1991 – 13 Tetor, 1994)

Për një shoqëri që kishte jetuar nën një nga regjimet më të mbyllura barbare komuniste të Evropës për pothuaj një gjysëm shekulli, ky moment u perceptua në atë kohë, si fillimi i një epoke të re për Shqipërinë. I një epoke të lirisë, e demokracisë dhe shpresohej, përfundimisht, edhe i një orientimi perëndimor të Kombit shqiptar.  “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” ishte parulla e kohës.  Kur marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas më shumë se pesë dekadash ndërprerjeje nga regjimi komunist të Enver Hoxha, një kapitull i ri historik u hap, më në fund, për vendin më të izoluar të Europës, që sundohej nga një prej regjimeve më të egra të diktaturës komuniste botërore dhe më anti-amerikane në botë.

Me vendim të Administratës së Xhorxh Bush të vjetër dhe me urdhër të Departmentit Amerikan të Shtetit, antarët e delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara, arrijtën në Tiranë pa vonesë, një javë pas nënshkrimit në Washington të Memorandumit për rivendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy vendeve tona me qëllim të hedhjes së hapave të parë për hapjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Shqipërisë, por jo vetëm.  Frank Shkreli: Një ngjarje në historinë e mardhënieve Amerikano-Shqiptare që shpesh anashkalohet | Gazeta Telegraf.

Më vonë, në atë vit vendimtar për marrëdhëniet dy-palëshe Washington-Tiranë, figura kryesore që përfaqësoi, zyrtarisht dhe me dinjitet Amerikën në Tiranë, ka qenë diplomati amerikan i karrierës, Ambasadori William (Edwin) Ryerson, i cili u bë ambasadori i parë amerikan në Shqipërinë e “tranzicionit demokratik”, post-komunist.  Ambasadori Ryerson paraqiti letrat kredenciale në dhjetor të vitit 1991, në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një transformim të thellë — ndonëse tepër i vonuar — politik, ekonomik dhe shoqëror. Pas rënies së diktaturës dhe zgjedhjeve “pluraliste” të vitit 1991, vendi ishte në kërkim të një orientimi të ri strategjik drejt Perëndimit demokratik. Prania e ambasadorit amerikan në Tiranë nuk ishte thjesht një akt diplomatik. Në një mënyrë, ajo simbolizonte, më në fund, rikthimin e Shqipërisë në komunitetin euro-atlantik.  Me praninë e tij në Tiranë, Ambasadori Ryerson nuk përfaqësonte vetëm qeverinë e Shteteve të Basshkuara. Ai përfaqësonte, njëkohësisht, edhe kthimin e një aleati historik të Amerikës, në një vend që për gati gjysmë shekulli kishte jetuar nën izolimin e një prej diktaturave komuniste më të ashpra të Evropës. Në vitet e para të tranzicionit, ambasada amerikane në Tiranë u kthye në një simbol shprese e lirisë e demokracisë për shumë shqiptarë. Për një popull që për dekada kishte dëgjuar vetëm propagandën anti-amerikane të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Fakti që flamuri amerikan valëvitej sërish në kryeqytetin e shqiptarëve, kishte një domethënie të thellë politike dhe morale, për shumë shqiptarë.

Në ceremoninë historike të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri me 15 mars, 1991, i cili rivendosi marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve,  Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze, Raymond G.H. Seitz, ka thënë:

“Marrëdhënia midis vendeve tona daton që nga vitet e para të këtij shekulli, kur Presidenti (Woodrow) Wilson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanë me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontakt me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve”.

Në fillim të misionit diplomatik të Z. Ryerson, ambasada amerikane në Tiranë ishte ende në fazën e organizimit të diplomacisë së re amerikane në Shqipëri, pas një shekulli mungesë. Përpara mbërritjes së Ambasadorit Ryerson, përfaqësia amerikane drejtohej nga diplomati Christopher R. Hill, si i ngarkuar me punë. Por ishte ardhja e ambasadorit të parë amerikan, Z. Ryerson, ajo që shënoi institucionalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.  Gjatë mandatit të tij (1991–1994), Z. Ryerson u përball me një periudhë të trazuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët: krizë ekonomike, emigrim masiv, tensione politike dhe sfida të mëdha në ndërtimin e atyre që preceptohshin si institucionet e ardhëshme demokratike në atë vend. Mirëpo, megjithë vështirsitë, ishte diplomacia amerikane në këtë periudhë që u bë një nga mbështetjet kryesore për stabilitetin dhe reformën demokratike, sado të brishtë, në Shqipëri.  Për shumë shqiptarë, prania e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në fillim të viteve ’90 kishte edhe një domethënie simbolike më të thellë. Sepse, prania zrytare amerikane në Tiranë, përfaqësonte jo vetëm një aleancë politike, por edhe shpresën për një të ardhme të lirë, demokratike dhe të integruar të Shqipërisë në botën perëndimore. Një ëndërrë shekullore, kjo e të gjithë shqiptarëve pa dallim, me përjashtim të diktatorit komunist Enver Hoxhës dhe apologjetëve të tij ndër vite e dekada e deri në ditët e sotëme, fatkeqsisht.

Një grup shqiptaro-amerikanësh në Departmentin e Amerikan të Shtetit me rastin e betimit të Ambasadorit William (Bill) Ryerson para se të nisej për në Shqipëri

Në këtë kuptim, ambasadori William Ryerson mbetet një figurë historike në kapitullin e ri të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane të fund shekullit të kaluar.  Një kapitull që filloi pas shembjes së Murit të Berlinit dhe rënies së komunizmit zyrtar në Evropën Qendrore e Lindore, përfshirë Shqipërinë, por një vend që pas një tranzicioni të pafund e që duket se vazhdon të formësojë politikën dhe orientimin strategjik të Shqipërisë edhe sot. Emërimi i ambasadorit të parë amerikan në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, William Edwin Ryerson, mishëroi këtë shpresë.  Por historia e tranzicionit të stërgjatur shqiptar po tregon se mbështetja ndërkombëtare, përfshirë mbështetjen e pa kursyer amerikane për liri e demokraci të shqiptarëve, nuk mjafton nëse vendi nuk ndërton vetë institucione të forta të lira, demokratike e të pavarura me një kulturë të përgjegjshme politike.

Sot, në përvjetorin e 35-vjet të rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Shqipëria ende përballet me sfida të mëdha serioze, politike dhe ekonomike. Me një korrupsion gjithëpërfshirës që kërcënon në themel demokracinë shqiptare, sado të brishtë, si dhe antarësimin e Shqipërisë në të gjitha organizmat euro-atlantike, por mbi të gjitha kërcënon antarësimin e plotë të saj në Bashkimin Evropian.

Përvjetorët, si ky, normalisht, janë data që duhen kujtuar, por duhet të shërbejnë gjithashtu edhe si raste reflektimi se ku ishte në vitin 1991 dhe ku është Shqipëria sot. Situata e sotëme në Shqipëri, 35-vite më vonë, për shumë shqiptarë mbetet një zhgënjim historik i shpresave të tyre për një agim sado të brishtë demokratik – megjithë premtimet dhe shpresat e atij monenti historik të vitit 1991. Megjithkëtë, ardhja e ambasadorit Ryerson 35-vjet më parë në Shqipëri nuk duhet të shikohet vetëm si një akt diplomatik i zakonshëm, por edhe si një shenjë se, më në fund, historia ose fati po i jepte Shqipërisë një mundësi të re, për një fillim të ri.

Në dekadat që pasuan, partneriteti midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara u shëndrrua nga një marrëdhënie diplomatike në një aleancë strategjike. Uashingtoni, ndërkohë, mbështeti transformimin demokratik të Shqipërisë, reformat ekonomike dhe ndërtimin e institucioneve. Gjatë viteve, ndihma amerikane kontriboi në zhvillimin e shoqërisë civile, forcimin e institucioneve demokratike dhe orientimin e vendit drejt integrimit euro-atlantik.  Një nga momentet më të rëndësishme të këtij partneriteti strategjik ishte anëtarësimi i Shqipërisë në NATO në vitin 2009, një hap historik që konfirmoi vendin e saj në komunitetin euro-atlantik.  Në këtë 35-vjetor të rivendosjes së marrëdhënieve — megjithë uljet e ngritjet gjatë viteve — Shqipëria mbetet një nga vendet më pro-amerikane në botë. Populli shqiptar ka treguar vazhdimisht një respekt dhe mirënjohje të thellë për Shtetet e Bashkuara dhe për vlerat që ato përfaqësojnë.

Antarët e delegacionit të parë diplomatik të Shteteve të Bashkuara, arrijtën në Tiranë pa vonesë, një javë pas nënshkrimit të Memorandumit për rivendosjen e lidhjeve diplomatike midis dy vendeve tona, 15 mars, 1991. (Mungon në foto anëtari i delegacionit Richard T. Muller)

Por le të jemi të sinqertë me veten dhe me miqët historikë të Kombit shqiptar, se e njëjta gjë nuk mund të thuhet në këtë përvjetor për klasën politike shqiptare që ka sunduar shqiptarët këto tre dekada.  Falë kësaj klase politike shqiptare, pavarësisht dekadave të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria vazhdon të përballet me korrupsion të rrënjosur, institucione të brishta dhe polarizim të thellë politik. Premtimi i demokracisë dhe shpresat që frymëzuan momentin historik të marsit 1991 janë zbehur keqas nga një kulturë politike që vendos pushtetin mbi përgjegjësinë dhe interesat partiake mbi interesin kombëtar.

Forca e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA nuk duhet të matet vetëm me vizita diplomatike, shkrepje fotografishë, e madje as me bashkëpunim ushtarak, apo me deklarata zyrtare. Ajo duhet të reflektohet edhe në cilësinë e qeverisjes, në sundimin e ligjit dhe në besueshmërinë e institucioneve demokratike në Shqipëri.  Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur vazhdimisht reformat që synojnë forcimin e drejtësisë, jo gjithmonë të suksesshme dhe luftën kundër korrupsionit. Por në fund të fundit, përgjegjësia për ndërtimin e një demokracie funksionale i takon vetë shqiptarëve.  Asnjë partneritet ndërkombëtar, sado i fortë të jetë, nuk mund të zëvendësojë integritetin politik dhe përgjegjësinë institucionale brenda vendit.

Nëse Shqipëria shënon këtë 35-vjetor të rivendosjes së marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, një pikë reflektimi duhet të jetë mesazhi i qartë se aleanca me Amerikën nuk është vetëm një aset diplomatik por është edhe një angazhim moral dhe politik ndaj vlerave demokratike, në përgjithsi.  Sepse fryma e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA‑Shqipëri (1991) ishte, mbi të gjitha, një frymë shprese — shpresa se Shqipëria do të ndahej, njëherë e mirë, nga e kaluara e diktaturës komuniste dhe prirjeve autoritare të qeverisjes me shpresën të vitit 1991, se do të ndërtonte një shtet të lirë, të drejtë dhe demokratik. 35-vjet më vonë, kjo shpresë mbetet ende gjallë. Por ajo kërkon më shumë përgjegjsi politike, morale dhe kombëtare nga klasa aktuale politike shqiptare, sidomos sa i përket lirisë së shtypit dhe pavarësinë e institucioneve shtetërore, sidomos enteve të drejtësisë.

Pyetja që mbetet aktuale edhe sot e kësaj dite është e thjeshtë, por thelbësore për të ardhmen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri e që është:  A e ka shfrytëzuar, plotësisht, Shqipëria dhe klasa politike e saj e tre dekadave të kaluara atë mundësi historike që iu dha shqiptarëve në fillim të viteve ’90?  Për mendimin tim, pas 35 vitesh partneriteti strategjik dhe politik me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria mbetet pa përgjigjen thelbësore për të ardhmen demokratike të saj e që është: nëse është e aftë të dëshmojë se mund të ndërtojë një demokraci të qëndrueshme, të denjë për besimin e shqiptarëve dhe për mbështetjen që Shqipëria dhe shqiptarët kanë marrë nga aleati i tyre më i rëndësishëm strategjik gjatë 35-viteve – përfshirë mbështetjen e Kosovës — por dhe më heret në historinë e Kombit shqiptar — Shtetet e Bashkuara të Amerikës!  Fatkeqsisht, kjo pyetje sot nuk ka një përgjigje të prerë, por ama mbetet thelbësore për vazhdimin e miqësisë dhe të bashkpunimit strategjik midis Kombit amerikan me Kombit shqiptar sot dhe për 35 vite të tjera e më gjatë.

*Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe anëtar i delegacionit të parë diplomatik të SHBA në Tiranë, mars/prill, 1991   

Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara anë Tiranë, William Ryerson, (21 Dhjetor, 1991 – 13 Tetor, 1994) me një grup shqiptaro-amerikanësh në një pritje në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

***

Mesazhi i plotë iAmbasadorit të parë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Z. William Ryerson – 5-vjet më parë — në (30 vjetorin, 2021) e rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA botuar, me atë rast, në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Tiranë: 

“Teksa festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike është mirë të kujtojmë veprimet e ndërmarra nga zyrtarë në të dyja vendet tona, të cilët e bënë të mundur atë.  Ndërsa Shqipëria nisi të dilte nga makthi i saj kriminal i vetëimponuar Stalinist, njerëz të guximshëm atje lëvizën për të bërë atë rilidhje të mundur.

Po ashtu në SHBA zyrtarë të mençur në DASH dhe enteve të tjera të administratës sonë, vendosën të lënë menjëanë dekada të tëra fyerjesh të drejtuara ndaj nesh dhe gjithashtu të shfrytëzonin hapësirën e krijuar. Shërbimi shqiptar i Zërit të Amerikës luajti një rol kritik qoftë në përcjelljen e informacionit të saktë në Shqipëri, ashtu edhe në monitorimin e zhvillimeve atje dhe ndarjen e atij informacioni me Uashingtonin zyrtar. Ekipi i parë i përfaqësuesve të SHBA mbërriti në Tiranë përpara zgjedhjeve të para pluraliste, në mars 1991.

Unë mbërrita në fund të prillit, me qëllimin për të ndenjur një apo dy muaj, derisa stafi i përhershëm i ambasadës të zgjidhej dhe të caktohej. Ditën e nesërme shkova për një takim kortezie në Ministrinë e Jashtme. Kur atje më thanë se nuk do të lejohesha të ndiqja seancat e Parlamentit. Mëngjesin e nesërm mora një telefonatë e cila më njoftonte se mund të merrja pjesë edhe se mund merrja edhe përkthyesin. Arrita në përfundimin se aty ku mund të kishte ndopak rezistencë, do ia vlente të shtyja për të kapërcyer.

Një nga momentet më domethënëse ndodhi gjatë vizitës Baker. Teksa sekretari fliste, unë po qëndroja siç duhej. Pranë makinave të autokolonës, pas një polici të vrazhdë, ndërsa Baker tha “Ne jemi ne ju dhe ju jeni me ne”, pashë një lot rrëshkiste në faqen e atij polici. Rreth 10% e popullatës ishte atë ditë në sheshin “Skëndërbej”. Ata treguan më në fund se mund të mblidheshin për diçka tek e cila besonin në vend që të dilnin të urdhëruar nga autoritetet vendase.

I kam ndjekur zhvillimet në Shqipëri prej daljes sime në pension dhe, nga sa shoh, vazhdoj të jem i bindur se Shqipëria është në rrugën e duhur. Pengesat, përfshirë edhe fatkeqësitë natyrore është e pashmangshme. Por me bashkëpunim ato mund të kalohen. “Uroj suksese në rrugën e vështirë drejt demokracisë. Mirë u dëgjofshim”, ka përfunduar mesazhin e tij Ambasadori Ryerson — 5-vjet më parë — me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së lidhjeve diplomatike Uashington-Tiranë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë është një ndërtesë e bukur në stil kolonial italian e ndërtuar në vitet 1920. Historikisht, është ndërtesa e parë diplomatike në botë, ndërtuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të qenë një Ambasadë. Misioni italian në Tiranë e përdori atë gjatë periudhës komuniste kur SHBA nuk kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë. Ndërtesa që nga viti 1991 është rinovuar dhe tani aty strehohen shumë agjenci të Qeverisë së SHBA-së të përfaqësuara sot në Shqipëri.

Demostratat e vitit 1981 në Kosovë ishin fillimi i fundit të Jugosllavisë titiste

Sinan Kastrati, Suedi
Në kujtim të 11 marsit të vitit 1981
Më 11 mars 1981, si sot, 11 mars 2026, ishte ditë e mërkurë.
Për demonstratat e vitit 1981është folur e shkruar, se ato ishin organizua nga Serbia, Shqipëria, emigracioni, i djathtë dhe i majtë etj.
Por mbi të gjitha, demonstratat e vitit 1981 përveç karakteri kombëtar kishin edhe ngjyrë ideologjike. Nëse shikohen parullat e këngët por edhe programi i disa grupeve, kryesisht marksiste, lenininiste e enveriste që u dënua deri në 15 vjet, pranojnë se kishin program majtist me Enver Hoxhën e PPSH-në ballë.
Unë sot do ti kujtoj shkurt disa burra që dhanë ate që patën nga vetja,humbën rininë, moshën e shëndetin:
Ibrahim (Sylë Mehmetin) Nikçin, është vrarë më 1999
Mentor Kaçin, ka vdekur (më 2026)
Sheqir Zenelin, jeton në Prishtinë
Behxhet Krasniqin jeton në Gjermani dhe
Gani Sylën e Kishnarekës, komuna e Drenasit (ka vdekur).
Ibrahim Nikçin, djalin e Sylë Mehmetit e njoha kur banoja në konviktin nr 3 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë (1975-1979).
Ibrahimi ishte burrë i burrave. Ishte i fjalës dhe i punës. Ai pushkatohet bashkë me vëllain, Rexhepin në Shqipëri, jo larg kufirit me Kosovën, pasi çlirohet Kosova (gusht 1999) te Kroni i ftoftë, në mes Kuksit e Kalimashit …
Ibrahimi ishte djali i patriotit Sylë Mehmetit.
Vdekja e Ibrahimit me vëllain Rexhepin Nikqi, apo ta quaj pushkatimi i tyre është i dyshimtë dhe nuk u zbulua kurrë. Është e dyshimtë se ai dhe vëllai vriten në kamionin me mobile e tesha që ishin nishur nga Zvicrra për në Kosovë për familjarët që iu kishin djegur tesht e kotesh, iu dërgonin disa rroba e asgjë nuk iu mungonte, dokumentacioni, pasaportat, paratë etj. Pra ishte vrasje e porositur.
Një ushtarak  me rastin e një  përvjetori për Ministrin e Luftës, Ahmet Krasniqit *1)  më tha:
Vrasjet që i organizon shteti, nuk zbulohen.
Ibrahim Nikçi e njohu dhe u takua me Ahmet Krasniqin, Ministrin e Luftës  në Tiranë ku ai i kërkoi ndihmë për një ushtar të plagosur. Ahmeti e ndihmoi dhe ia fali edhe një palë dylbi Ibrahimit. Ibrahimi kishte qenë në burg me Behxhet Hajriz Krasniqin, vëllain e vetëm të Ministrit të luftës dhe Ahmeti e dinte kush është Ibrahimi se i kishte tregua Beha.
Mentor Kaçin e Kadri Batushën i njoha vonë, më 1997. Behxhet Krasniqi, miku im kishte kontakte me Sheqir Zenelin ish i burgosur politik e ai njihej me Kadri Batushën i cili e kishte hapur një qebaptore ku shiste qebape e qofte.
Te ai në qebaptore vinte edhe Mentor Kaçi një intelektual i fortë nga Gjakova dhe Gani Syla i Kishnarekës, një stalinist-enverist i rryer.
Mentori me ndihmën e miqve dhe të njohurve gjakovarë kishte hapuqr një dyqan argjendarie, afër ndërtesës së komunës së Prishtinës, te Plepat aty ku edhe sot është një stacion i autobusëve urbanë, pasiqë ishte larguar nga puna ku kishte punua, në RTP-në.
Te Kadriu vinte edhe Ganiu. Ai  kishte një urrejte e mosdurim sidomos ndaj udhëheqjes gjakovare, Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, Xhevdet Hamzës, Mahmut Bakallit etj.
Një ish nxën. i Ganiut kur ai punonte si mësues i gjuhës frenge në shkollën fillore “Bajram Curri” në katundin  Nekoc në vitin shkolllor 1973/1974 tregonte se Ganiu i përshëndeste nxënësit dhe kërkonte qe edhe ata ta përsëndesin me grusht, sikur partizanët  e ushtarët shqiptarë.
Katundarët e Kishnarekës thonin:
Djemtë e Daut Sylës (Ganiu e Ismaili) i cili kishte një mulli, po mirren me patriotizëm në mulli
1*) Ahmet Krasniqi, Rexhep Shahu, ish gazetar i Radio Kuksit dhe ndër njohsit më të mirë të luftës në Kosovë (1998, 1999) kur ishte në Vushtrri te shtatatorja e Ahmet Krasniqit dhe e Hasan Prishtinës, ku shkruan  “Kolonel”, ai me zemërim thotë se do ta jap pensionin tim të vogël vetëm të ndryshohet fjala “kolonel” në Ministër i Luftës sepse Ahmeti u vra si Ministër e jo kolonel se Kosova ka shumë koloneleë.
“Sylë Mehmeti, atdhetar i shquar i Rugovës (1913 – 1990) “.
Shkruar nga Zymer Ujkan Neziri

”DY HEROJ E TRE DËSHMOR IBRAHIM, REXHEP E SYLË MEHMET NIKÇI”, Syle Mujaj
”Vdes aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi”, February 26, 2026
“Aktivizohet sërish Mulliri i Gani Sylës në Kishnarekë (Video)”
Sinan Kastrati, 11 mars 2026

Iftaret e Korrupsionit dhe Anarkia e Besimit: Kur Feja Instrumentalizohet Kundër Shoqërisë

0

Edhe këngëtarja Edona Llalloshi, pjesë e “ifareve” politike…!


Shkruan: Rrezart Kalaja

Hyrje: Kur sakralja shndërrohet në instrument politik

Feja, në thelbin e saj, është një rrugë drejt moralit, përulësisë dhe harmonisë shoqërore. Ajo duhet të jetë një udhërrëfyes shpirtëror që bashkon njerëzit dhe i nxit drejt virtytit. Mirëpo në realitetin e sotëm shqiptar, gjithnjë e më shpesh po vërehet një deformim i rrezikshëm i këtij parimi.

Në vend që të jetë burim paqeje dhe reflektimi, feja në disa raste po instrumentalizohet për interesa politike, financiare dhe ideologjike. Iftaret madhështore, ceremonitë publike dhe manifestimet e bujshme fetare shpesh paraqiten si simbol i devotshmërisë, por pas tyre mund të fshihen rrjete ndikimi, korrupsioni dhe ideologji të importuara që nuk kanë rrënjë në traditën shqiptare.

Ky fenomen nuk është thjesht çështje besimi; ai prek identitetin kulturor, stabilitetin shoqëror dhe karakterin e shtetit.


Iftaret si spektakël politik dhe financiar

Në shumë qytete shqiptare, iftaret publike janë shndërruar në ngjarje të mëdha mediatike. Politikanë, biznesmenë dhe figura publike rreshtohen në tryeza të gjata, ndërsa kamerat regjistrojnë pamje të një solidariteti të supozuar.

Por lind një pyetje e domosdoshme:
A është kjo devotshmëri apo spektakël?

Kur organizime të tilla financohen nga burime të paqarta dhe shoqërohen me ndikime të jashtme, ato rrezikojnë të kthehen në instrumente propagande. Në vend që të ushqejnë shpirtin e komunitetit, ato shpesh ushqejnë ambicie politike dhe rrjete ndikimi.

Një akt që duhet të jetë simbol i përulësisë dhe solidaritetit shndërrohet në një skenë ku shfaqet pushteti dhe ndikimi.


Dogma të huaja dhe transformimi i identitetit

Shqiptarët historikisht kanë qenë një popull me traditë tolerance fetare. Për shekuj me radhë, komunitete të ndryshme fetare kanë bashkëjetuar pa konflikte të mëdha, duke e vendosur identitetin kombëtar mbi ndarjet ideologjike.

Megjithatë, vitet e fundit janë shfaqur rryma të reja ideologjike që përpiqen të imponojnë dogma të huaja dhe interpretime radikale të fesë. Këto rryma shpesh mbështeten nga financime të mëdha dhe rrjete ndikimi që shtrihen përtej kufijve të Ballkanit.

Kur identiteti fetar përdoret për të zëvendësuar identitetin kombëtar, krijohet një tension i rrezikshëm që mund të fragmentojë shoqërinë.


Islamizmi politik dhe modeli i shtetit ideologjik

Një dimension edhe më shqetësues është shfaqja e një forme të organizuar të islamizmit politik, e cila përpiqet të ndërtojë struktura ideologjike dhe sociale mbi baza fetare radikale.

Në disa raste përmenden skenarë të lidhur me konceptin e muhaxhedinëve, me synimin për të përhapur modele të sistemit juridik fetar dhe programe që synojnë vendosjen e interpretimit strikt të sheriatit në shoqëri.

Historia bashkëkohore ofron shembuj se çfarë ndodh kur shteti ndërtohet mbi një ideologji fetare të imponuar. Shembulli i Iranit pas revolucionit të vitit 1979, i udhëhequr nga Ajatollah Ruhollah Khomeini, tregon se një sistem i tillë shpesh prodhon tensione të mëdha shoqërore, kufizime të lirive dhe konflikte të vazhdueshme.

Sot vetë populli iranian po përballet me pasojat e një sistemi të tillë, ku protesta të shumta tregojnë pakënaqësinë ndaj një modeli shtetëror që ndërthur fenë me pushtetin politik në mënyrë të ashpër.

Ky realitet duhet të shërbejë si një paralajmërim për çdo shoqëri që rrezikon të bjerë në të njëjtën kurth ideologjike.


Krimet në emër të fesë dhe deformimi i moralit

Historia ka treguar se çdo ideologji që pretendon monopol mbi të vërtetën rrezikon të shndërrohet në mjet kontrolli dhe manipulimi. Kur individë ose grupe përdorin fenë për të justifikuar dhunën, krimet apo ekstremizmin, ata nuk i shërbejnë fesë – ata e përdorin atë si mbulesë.

Krime, radikalizëm dhe retorika përçarëse që justifikohen në emër të besimit janë ndër fenomenet më shqetësuese të kohës sonë. Ato krijojnë frikë, polarizim dhe destabilizim shoqëror.

Në këtë mënyrë, feja – e cila duhet të jetë burim paqeje – rrezikon të përdoret si instrument konfliktual.


Heshtja e qeverive dhe përgjegjësia institucionale

Një nga problemet më të mëdha në këtë situatë është heshtja e institucioneve. Qeveritë në hapësirat shqiptare shpesh kanë zgjedhur të mos përballen me këto fenomene, ndoshta nga frika e reagimeve politike apo për shkak të kalkulimeve elektorale.

Por heshtja institucionale nuk është neutralitet – ajo shpesh interpretohet si tolerim.

Shteti ka detyrimin të mbrojë rendin kushtetues, stabilitetin shoqëror dhe identitetin kulturor të vendit. Kjo nuk nënkupton ndërhyrje në besimin personal të qytetarëve, por kërkon transparencë në financime, kontroll mbi ndikimet radikale dhe respekt për ligjin.


Sfidat për shoqërinë shqiptare

Në këtë moment historik, shoqëria shqiptare përballet me disa sfida themelore:

  • Ruajtjen e identitetit kombëtar përballë ndikimeve ideologjike të jashtme
  • Mbajtjen e fesë larg manipulimit politik
  • Forcimin e institucioneve dhe transparencës financiare
  • Mbrojtjen e harmonisë tradicionale ndërfetare

Nëse këto sfida nuk trajtohen me seriozitet, pasojat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke krijuar polarizim, pasiguri dhe tensione sociale.


Rruga përpara: kthimi tek vlerat autentike

Zgjidhja nuk është lufta kundër fesë – përkundrazi. Zgjidhja është rikthimi tek vlerat autentike të saj: ndershmëria, drejtësia, përulësia dhe respekti për tjetrin.

Feja duhet të mbetet një çështje e ndërgjegjes personale dhe e komunitetit shpirtëror, jo një instrument pushteti apo ndikimi gjeopolitik.

Shqiptarët kanë treguar në histori se mund të ndërtojnë një model unik bashkëjetese. Ky model duhet ruajtur dhe forcuar.


Përfundim: një reflektim për të ardhmen

Shoqëritë nuk shkatërrohen vetëm nga armiqtë e jashtëm; shpesh ato dobësohen nga manipulimet dhe heshtja brenda vetes.

Prandaj sot lind një pyetje që kërkon përgjigje nga të gjithë ne:

A do ta lejojmë fenë të përdoret për të përçarë kombin, apo do ta mbrojmë atë si një vlerë shpirtërore që bashkon njerëzit dhe forcon shoqërinë?

Sepse në fund të fundit, kur besimi bëhet instrument pushteti ai humb shpirtin e tij – dhe kur një komb humb shpirtin, rrezikon të humbasë edhe vetveten.

Fatwa e Ayatollah Ruhollah Khomeini e vitit 1989 ndaj shkrimtarit Salman Ruzhdie deri tek tentimvrasja ndaj tij prej iranianit Hadi Matar

Gjergj Kabashi
____

Sot me 11 mars 2026 , pak më shumë se 37 vitesh u lëshua Fatwa ndaj shkrimtarit të famshëm botëror Salman Rushdie nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Fatwa u lëshua më 14 shkurt 1989, pas publikimit të romanit të Salman Ruzhdie “Vargjet satanike”. Fatwa (në gjuhën arabe: فتوى) sipas definicionit është një vendim gjyqësor në islam, i lëshuar nga një ekspert i së drejtës islame, teologjisë ose etikës, një muftiu. Ai që ka bërë pyetjen, vendos vetë nëse do të ndjekë fatwan që merr nga muftiu, në këtë rast nga Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Pasiguritë rreth Vargjeve satanike të Salman Rushdie u bënë edhe më dramatike në shkurt 1989, kur udhëheqësi i Iranit, ayatollah Khomeini, shpalli librin në ndalim (fatwa) dhe dënoi autorin dhe botuesit e tij me vdekje. Rushdie duhej të ishte nën mbrojtje të përhershme policore. Dënimi me vdekje shkaktoi gjithashtu reagime të forta te shumë myslimanë, të cilët nuk pranonin një veprim të tillë edhe pse distancoheshin nga libri.

Në Leksikonin e madh norevegjz, thuhet se “Sulmet ndaj përkthyesit të librit në japonisht, Hitori Igarashi, dhe ndaj përkthyesit të librit në italisht, Ettore Capriolo, në vitin 1991 dhe ndaj botuesit norvegjez të Rushdie, William Nygaard, në vitin 1993 lidhen me fatwan. Igarashi vdiq ndërsa Capriolo dhe Nygaard mbijetuan.”

Kjo shkaktoi një sërë protestash dhe ngjarjesh të dhunshme në të gjithë botën. Ata që e kanë përcjellë ngjarjen në vazhdimësinë e saj, dijnë për protestat e mëdha që ndodhën dhe pasojat e kësaj Fatwe – thirrjeje për vrasje !

I dyshuari 24-vjeçar iranian me 12 gusht 2022 , po dërgohet në një makinë pas sulmit ndaj Salman Rushdie të premten. Foto: Charles Fox AP/NTB Foto: (NTB scanpix)

Hadi Matar, 24 vjeç, nga Fairview në New Jersey, është bër i njohur nga policia amerikane si njeriu që sulmoi shkrimtarin Salman Rushdie.

Djegia e librave dhe demonstratat gjithndej nga myslimanët në botë (1989): Pamjet nga viti 1989 tregojnë turma të zemëruara, sidomos në Pakistan dhe Britani (si në Bradford), që djegin libra dhe figura (kukulla) të Salman Rushdie.

Në vitin 2012, qysh dihet, u rrit shpërblimi i fodnacionit gjithëislamik për vrasjen e shkrimtarit në 3.3 milionë dollarë. Iraniani i ri që jetonte në SHBA, Hadi Matar, me 12 gusht 2022, përpak e vrau shkrimtarin e madh botëror Selman Ruzhdie, duke e lënë pa njërin sy. Ashtu ai e kreu obligimin nga Fatwa e lëshuar prej Ayatollah Ruhollah Khomeini e 14 shkurt 1989, pas publikimit nga ana e shkrimtarit të romanit “Vargjet satanike”, që myslimanët e kanë keqkuptuar dhe mohuar të drejtën e Blasfemisë për gjërat e tyre “të shenjta” që nuk duhen kritikuar si Mohammedi apo Kurani.

E drejta për blasfemi është thelbësore në pikëpamjen humaniste të jetës, dhe kritika ndaj secilit religjion është e nevojshme për një shoqëri që zhvillohet dhe ecën përpara vazhdimisht.

Së pari, e drejta për blasfemi është pjesë e lirisë së shprehjes – një të drejtë themelore e njeriut, që e kanë shfrytëzuar me shekuj filozofët dhe shkrimtarët e mëdhenj, duke folur e shkruar “keq për njerëzit” apo për gjërat e “shenjta”.

Autori i atentatit ndaj Salman Ruzhdia Hadi Matar, u dënua me 25 vjet burg.

DIGJET FLAMURI: Demonstruesit nga grupi islamist Jamat Ahl-E Sunnat protestojnë në Lahore në Pakistan kundër faktit që Mbretëresha Elizabeth II e ka nderuar Rushdien me titullin kalorës. Foto: Reuters
Pakistanske studentar protesterer mot adlinga av Salman Rushdie.

Det var demonstrasjonar mot adlinga av Salman Rushdie i fleire pakistanske byar i dag.

Foto: Khalid Tanveer / AP

Demonstrata për shkak që Salman Ruzhdie-s në shumë qytete të Pakistanit për shkak se shkrimtarit të madh iu dha titulli Sir. 
Allama Mushtaq Ahmad Chishti (shami e bardhë në mes) dhe disa imame të tjerë udhëhoqën demonstratën kundër librit të Salman Rushdie në Oslo në shkurt 1989. Foto: Bjørn-Owe Holmberg, NTB
Ekzistojnë gjithashtu foto nga viti 2007 që tregojnë djegien e figurave të Rushdie në Lahore, Pakistan, lidhur me marrjen e një titulli kalorësor nga ai.
Vetë fatwa ishte një deklaratë fetare dhe juridike që ftonte myslimanët të vrisnin Rushdie dhe botuesit e tij pa vonesë.
VG 
Sot janë 30 vjet nga fatwa, thuhet në përkujtimin e saj nga media e njohur VG e Oslos me 14 shkurt 2019: – Koha kaluar nga protestat e mbushura me zemëruara ndaj romaneve dhe karikaturave.
30 vjet presion ndaj lirisë së shprehjes nuk është shumë për të festuar, por sot jemi më mirë të përgatitur për krizave të reja blasfemie. Janë 30 vjet nga fatwa e ayatollah Kohomeini ndaj shkrimtarit britanik-indian Salman Rushdie.
E enjte, 14 shkurt 2019. Sot bëhen saktësisht 30 vjet nga fatwas ndaj Salman Rushdie. Dënimi me vdekje dhe protestat kundër shkrimtarit dhe romanit «Vargjet satanike» ishin fillimi i një politike të re identitare opozitare midis myslimanëve në vendet perëndimore. Polarizimi rreth lirisë së shprehjes vazhdon deri sot. Filloi me seriozitet në Bradford, Angli. Më 14 janar 1989, rreth 1000 myslimanë u mblodhën në qendër për të protestuar kundër një libri që mendonin se përmes tij ofendohet islami. Një kopje e «Vargjeve satanike» u vunë në një shtyllë, u lag me benzinë dhe më pas u dogj. Në Europë, djegia publike e librave krijon lidhje të forta me djegiet e librave në Gjermaninë naziste, por edhe me inkvizicionin spanjoll që filloi në 1478 dhe nuk u shfuqizua zyrtarisht deri në 1834. «Ku digjen libra, në fund do të digjen edhe njerëz», është një citat i njohur nga poeti gjerman Heinrich Heine (l. 1797).
Kallja e romanit të Salman Ruzhdie “Vargje satanike”

Ekziston një linjë që shkon nga djegia e librave në Bradford në vitin 1989 deri te masakra e Charlie Hebdo në vitin 2015.

Ishte vetëm kur udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Khomeini, shfrytëzoi mundësinë dhe nxori një fatwa kundër Rushdie më 14 shkurt 1989 që çështja arriti kulmet ndërkombëtare. Ishte diçka e re që udhëheqësit shtetërorë të jepnin dënime me vdekje kundër qytetarëve në vende të tjera. Por, kjo fatwa pati jehonë e ndikim ndër popullatat me prejardhje prej vendeve myslimane në botë.  Migrantët muslimanë në Europë, të cilët deri atëherë ishin identifikuar me prejardhjen e tyre kombëtare, papritmas u mobilizuan rreth një çështjeje të përbashkët. Dukej sikur muslimanët ishin njëzëri dhe flisnin me një zë.

Salman Ruzhdia pas atentatit, në foto shihet pa njërin sy që e humbi kur u bë atentat ndaj tij.

Në përvjetorin e pestë të dënimit me vdekje të Iranit ndaj Rushdie, u zhvillua një demonstratë në Oslo me mesazhin se lufta për lirinë e shprehjes dhe çështja e Rushdie nuk ishin dobësuar në asnjë mënyrë. Aftenposten. Foto: Jon Petter Evensen

Muslimanë në pjesë të mëdha të botës, përfshirë edhe në Norvegji, protestuan kundër librit në vitin 1988. Kjo foto është nga një demonstratë në Oslo. Foto: BJØRN-OWE HOLMBERG

Në klimën agresive që u krijua, ishte e vështirë për zërat e moderuar myslimanë të shprehen. Ndër të parët që humbën jetën ishin dy udhëheqës fetarë myslimanë të moderuar në Belgjikë, pasi kishin dalë në televizionin belg dhe kishin thënë se fatwa ishte në kundërshtim me jurisprudencën islame. Nuk mund të gjykosh njerëzit për vdekje pa asnjë proces – kjo duhet të ndodhë përmes një procedure gjyqësore dhe Rushdie ka të drejtë të ankimojë, thanë ata. Të dy u qëlluan dhe u vranë në Bruksel më 29 mars 1989. Sipas asaj fatwa, e cila përfshinte edhe botuesit dhe përkthyesit, u kryen sulme në Itali, Japoni dhe Turqi. Botuesi norvegjez William Nygaard mbijetoi me vështirësi një përpjekje sulmi jashtë shtëpisë së tij në Oslo.

Europa ishte e papërgatitur dhe nuk kuptoi plotësisht se çfarë po përballej. Hetimi i pamjaftueshëm i policisë norvegjeze mbi sulmin ndaj Nygaard në vitin 1993 është një shembull i mirë për këtë. Policia refuzoi të pranonte lidhjen e qartë me fatwan, dhe çështja mbetet ende e pazgjidhur. Librarët hoqën romanin e Salman Rushdie nga dyqanet dhe autori mori pak mbështetje nga politikanët dhe intelektualët perëndimorë. Sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit nuk u zbatuan.

Kjo u përsërit gjatë polemikës për karikaturat në 2005 dhe 2006. Politikanët dhe udhëheqësit perëndimorë hezituan përballë presionit nga regjimet autoritare në botën myslimane, dhe fanatikët fetarë përsëri patën mundësinë të vendosnin axhendën e vet. Linja e dialogut me imamët radikalë në Europë vetëm e forcoi pozicionin e tyre në ambientet myslimane. Kjo është përshkruar mirë në librin e shkrimtarit britanik Kenan Malik, «Afera Rushdie dhe rruga nga fatwa te xhihadi», i cili doli në 2009.

Revista satirike franceze Charlie Hebdo ishte bastioni i fundit europian për satirën kritike ndaj fesë. Revista sulmonte në të gjitha drejtimet dhe refuzonte të trajtonte islamin në mënyrë të veçantë. Kryeredaktori Stephane Charbonnier, i njohur si Charb, kishte thënë se është më mirë të vdesësh duke qëndruar në këmbë sesa të jetosh në gjunjë. Ai mbajti fjalët e tij, por kështu bënë edhe islamistët militantë. Parulla «Je suis Charlie» u përhap masivisht në mediat sociale në 2015 pas masakrës në Paris, por revista satirike u akuzua gjithashtu nga disa se ishte raciste, „islamofobe“ dhe provokatore .
Pyetja bëhet nëse dikush duhet të pranojë gjuhën e dhunës apo nëse duhet të mbrojë lirinë e shprehjes. Imagjinoni sikur diskutimet pas masakrës në Utøya të ishin nëse AUF duhet të qetësohet dhe të mos bëjë deklarata “provokuese”.

Atë masakër e bëri terroristi norvegjez Breivik, që në burg e ka ndryshuar edhe emrin e mbiemrin.

Nëse ka një zhvillim pozitiv që ka ndodhur që nga fatwa  para 30 vjetësh e Ayatollah Ruhollah Khomeinit ndaj autorit të “Vargjet satanike”, është se myslimanët në Europë nuk flasin më me një zë të vetëm. Zërat liberalë kundërshtues janë bërë shumë më të dukshëm dhe më të organizuar mirë. Kjo është bërë më e qartë tani, ndërsa presioni ndaj lirisë së shprehjes vjen gjithashtu nga partitë nacionaliste që po rriten në Europë. Në Holandë, Geert Wilders dëshiron të ndalojë Kur’anin dhe të mbyllë të gjitha xhamitë. Tani dimë shumë për atë që shkoi keq gjatë 30 viteve të fundit pas Fatwas së Khomeinit. Është e vështirë të parashikohet se si do të jenë 30 vitet e ardhshme, por ajo që mendohet është që myslimanët europianë të mos lejojnë kurrë më të ndikohen nga udhëheqës autoritarë të Lindjes së Mesme – që kanë agjendat e tyre politike dhe sektare, dhe që nuk kujdesen për interesat e myslimanëve në Europë.

Ndikimi duhet të shkojë më mirë në drejtim të kundërt. Myslimanët në Perëndim mund të bëhen një forcë pozitive vendimtare për të modernizuar dhe demokratizuar vendet e tyre të origjinës. Pikërisht, sepse liria e shprehjes këtu u lejon atyre të ushtrojnë si kritikë ndaj regjimeve shtypëse ashtu edhe kritikë ndaj dogmave të prapambetura fetare.

Çfarë do të ndodhte nëse “Vargjet satanike” të ishin botuar në vitin 2019? A do të ishte shkruar fare ky libër? Nëse do të ishte shkruar, sigurisht që do të kishim dëgjuar shumë më tepër nga myslimanët e moderuar dhe liberalë.

Sot, me 14 shkurt 2019, përfundimisht duhet ditur se jemi më të përgatitur për të përballuar ndonjë krizë të re blasfemie. Thjesht duhet të shpresojmë se kurrë nuk do të bëhet e nevojshme përsëri. Koha ka kaluar për protestat e mbushura me zemrim ndaj romanëve dhe karikaturave.
Hadi Matar, right, charged with severely injuring author Salman Rushdie in a 2022 knife attack, speaks to his defense team in Chautauqua County court in Mayville, N.Y., Monday, Feb. 10, 2025. (AP Photo/Adrian Kraus)
Fatwa e Ayatollah Ruhollah Khomeiniit ndaj shkrimtarit të madh indiano-britanik Salman Ryzhdie, u realizua pjesërisht me 12 gusht  2022 nga një i ri iranian, adhurues i Gardës Revolucionare të Iranit
 
Një burrë dënuar me 25 vite burg për të që goditi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie. Burri që në vitin 2022 goditi me thikë shkrimtarin Salman Rushdie në SHBA, është dënuar me 25 vite burg.

Dënimi ndaj Hadi Matar (27) ra të premten. Sulmi në vitin 2022 bëri që Rushdie të humbiste shikimin në një sy.

Rushdie u godit me thikë disa herë gjatë një festivali letrar në New York.

Ai mbijetoi sulmin me thikë, por humbi shikimin në një sy.

Matar u shpall fajtor për përpjekje për vrasje.

Rushdie kaloi 17 ditë në spital në Pensilvani pas sulmit, shkruan Sky News.

Para se të dënohej, Hadi u lejua të deklarohej në gjykatë, shkruan AP.

– Salman Rushdie nuk dëshiron të respektojë njerëzit e tjerë, tha Matar sipas agjencisë së lajmeve.

– Ai do të jetë bullizues, ai do të ngacmojë njerëz të tjerë. Unë nuk pajtohem me këtë, tha ai.

Rushdie është më i njohur për librin «Vargjet Satanike» që u botua në vitin 1988.

Libri ishte kontrovers. Dhe kjo çoi, ndër të tjera, që udhëheqësi i Iranit, Ruhollah Khomeini, të nxirrte një fatva kundër Rushdie, botuesve dhe përkthyesve të librit.

Author Salman Rushdie, behind screen left, is tended to after he was attacked during a lecture, Friday, Aug. 12, 2022, at the Chautauqua Institution in Chautauqua, N.Y. (AP Photo/Joshua Goodman)
Vazhdim i njoftimeve për atentatin ndaj Salman Ruzhdie
Shkrimtari Salman Rushdie u ther me thikë në skenë – u dërgua me helikopter në spital
Rushdie u sulmua nga një person që erdhi me vrap në scenë para një bisede për librin në shtetin e New York në SHBA.
Sulmi ndodhi rreth orës 11 të mëngjesit me orën lokale kur Rushdie u prezantua në skenë. Autori do të marrte pjesë në një bisedë në Institucionin Chautauqua. Është një qendër arti dhe letërsie e drejtuar nga një organizatë jofitimprurëse në qytetin e vogël Chautauqua.
Një burrë vrapoi dhe e goditi me thikë në qafë 75-vjeçarin. Ai u shërua, por shpejt mori ndihmë mjekësore dhe u dërgua me helikopter në një spital lokal.
Sulmuesi njoftohet se u mposht në vendin e ngjarjes dhe u kap shpejt nga një polic që ishte në ngjarje.
Guvernatori: Është gjallë
Të premten mbrëma, gjendja shëndetësore e Rushdie ishte ende e paqartë. Policia konfirmoi rreth orës 18:00 me orën norvegjeze se autori ishte goditur me thikë në qafë dhe është në spital.
Policia ka njoftuar se do të mbajë një konferencë shtypi në orën 23:00 me orën norvegjeze.
Salman Rushdie u dërgua në spital nga një helikopter pas sulmit. Të premten mbrëma, ai duhet të jetë gjallë. Foto: FOTOGRAFI E AFP – së / HORATIO GATES
Dhe më vonë, rreth dy orë pas sulmit, Kathy Hochul, guvernatori i Nju Jorkut, tha se autori është gjallë, sipas BBC.
“Ai merr trajtimin që i duhet,” tha ajo në një konferencë shtypi.
Rreth orës 20:00 të natës së të premtes, një nga zëdhënëset e Rushdie, Andrew Wylie, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “Salman po operohet.”
Ky është Salman Rushdie.
Salman Rushdie është një shkrimtar britanik me origjinë indiane që banon në Nju Jork.
Rushdie është i njohur për polemikat rreth romanit të tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”, të cilin shumë myslimanë e perceptuan si blasfemues dhe ofendues. Libri është i ndaluar në Indi dhe në disa vende muslimane.
Trazira që rrethonte librin u përshkallëzua kur udhëheqësi i atëhershëm i Iranit, Ajatollah Khomeini dënoi me vdekje Rushdien dhe të gjithë botuesit e librit.
Në vitin 1991, pati një atentat kundër përkthyesit japonez të librit, Hitori Igarashi, dhe përkthyesit italian, Ettore Capriolo. Në vitin 1993 pati edhe një atentat kundër botuesit norvegjez të Rushdie William Nygaard. Igarashi u vra, ndërsa Capriolo dhe Nygaard mbijetuan.
Rushdie ka jetuar me mbrojtjen e policisë për shumë vite dhe e kishte emrin nofkë Joseph Anton. Në vitin 1998, qeveria iraniane deklaroi se nuk po kërkonte më dënimin me vdekje.
Rushdie ka botuar një numër romanesh pas “Vargjeve Satanike”. Megjithatë, libri i tij i vitit 1995 “Psherëtima e fundit e moorit” u ndalua gjithashtu në Indi për shkak të ngacmimeve me një politikan të shquar hindu.
(Burimi: Enciklopedia e madhe norvegjeze)
Shumë dëshmitarë të sulmit
Incidenti ndodhi në qytetin e vogël Chautauqua. Institucioni ku Rushdi do të fliste është një institucion arsimor jofitimprurës.
Ndërtimi për të ardhmen
Disa qindra njerëz që kishin ardhur për të dëgjuar bisedën me autorin me famë botërore. Rushdie, i cili jeton në Nju Jork, ka folur atje disa herë më parë.
The New York Times foli me një mjek që ishte në auditor. Ai thuhet se shkoi në vendin e ngjarjes pas sulmit dhe i tha gazetës se Rushdie kishte plagë të shumta me thikë, duke përfshirë një deri në qafë.
Sipas mjekut, i cili duhej të dëgjonte vetë autorin, Rushdie thuhet të ketë qenë gjallë dhe nuk kishte marrë reaimacion kardiopulmonar.
Kryeministri Jonas Gahr Støre (Partia e Punës) e quan sulmin ndaj Rushdies “të shthurur” në Twitter.
Një jetë duke u ruajtur
Që nga botimi i librit Vargjet Satanike në vitin 1988, autori indian-anglez Salman Rushdie ka qenë i diskutueshëm.
Emri i librit të tij të katërt i referohet një legjende myslimane. Bëhet fjalë për profetin Muhamed të ketë hapur për hyjni të tjera përveç Allahut në një moment të dobët.
Salman Rushdie, 75 vjeç, është një shkrimtar me famë botërore, i cili prej kohësh jeton nën mbrojtje për shkak të fatwa-s nga udhëheqësi suprem i Iranit. Foto: Evan Agostini / AP
Megjithatë, thuhet se ai e kishte kuptuar se ishte mashtruar nga një zbulim i rremë i Djallit.
Libri u akuzua se ishte blasfemues dhe ndezi protesta të shumta nga lagjet muslimane.
Dhe gjërat shpejt u përkeqësuan për Rushdie dhe njerëzit përreth tij. Më 14 shkurt 1989, udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini u kërkoi muslimanëve të vrasin Rushdien dhe të tjerët që ishin përfshirë në botimin e librit.
Në vitin 1991, përkthyesi japonez i «Vargjeve Satanike», Hitoshi Igarishi, u godit me thikë dhe u vra.
I ftuar në Norvegji
Në gusht të vitit 1992, Uilliam Nygaard i Aschehougut e ftoi Salman Rushdin në Norvegji. Ajo ftesë tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
Autori i persekutuar jetoi nën një mbrojtje të rreptë për shkak të thirrjes për ta vrarë.
Dy ministra norvegjezë, Åse Kleveland dhe Gudmund Hernes, takuan Rushdie në festën e Aschehoug në atë kohë.
Autori Salman Rushdie dhe drejtori i botimeve William Nygaard gjatë festës tradicionale të shtëpisë botuese Aschehoug në vitin 1992 Foto: Morten Holm, NTB
Nygaard: Ka mbajtur kontakte
Të premten mbrëma, William Nygaard i tha Aftenpostenit se aktualisht ka vetëm spekulime për atë që fshihet pas sulmit.
“Shpresoj se nuk ka dëmtime serioze,” thotë ai.
“Pastaj shpresoj se çështja të zgjidhet dhe të kemi siguri rreth asaj që është pas saj.
Botuesi thotë se është e rëndësishme të sqarohet nëse sulmi ka të bëjë me “parahistorinë dramatike”. Ai shpreson gjithashtu se hetimi do të tregojë në se ka një keqbërës të vetëm apo nëse ka më shumë pas tij.
Nygaard thotë se ka mbajtur kontakte me autorin. Por kanë kaluar nja dy vjet që kur u takuan për herë të fundit në Nju Jork.
Botuesi Uilliam Nygaard. Fotoi: Heiko Junge, NTB
Mori mbështetje politike
Më 11 tetor 1993, botuesi norvegjez i “Vargjeve Satanike”, William Nygaard i Aschehoug, u qëllua dhe u plagos për vdekje jashtë rezidencës së tij në Dagaliveien në Oslo.
Disa vetë janë akuzuar nga Agjensia Kombëtare e Krimit, KRIPOS. Përveç akuzave për tentativë vrasjeje, ata janë akuzuar gjithashtu për shkelje të seksionit 99a të Kodit Penal ndaj sulmeve ndaj interesave kryesore publike. Aftenposten

Rasti Nygaard është atentati ndaj botuesit William Nygaard në Oslo më 11 tetor 1993, jashtë shtëpisë së tij në Dagaliveien në Oslo. Nygaard u godit nga tre plumba nga një revolver, por mbijetoi. Askush nuk është arrestuar për përpjekjen për vrasje, por kjo lidhet me faktin që shtëpia botuese e Nygaard, Aschehoug, botoi librin kontraversial Vargjet Satanike nga Salman Rushdie.

Rasti u pushua fillimisht në 2007, por hetimi u rifillua në 2018. Në 2024 rasti u pushua përsëri, por u rifillua nga Prokurori i Përgjithshëm pas ankesës të njëjtin vit.

Atentati
William Nygaard pa që makina e tij ishte shpuar kur mëngjesin e një dite po dilte nga shtëpia për të shkuar në vendin e punës të Botimeve Aschehoug. Ai hapi derën e pasagjerit për të gjetur numrin e telefonit të Falken. Atëherë u qëllua nga pas. Nygaard mendoi se kishte pasë një zbrazje të rrymës elektrike në trup dhe u largua nga makina. Ai u qëllua nga tre plumba nga një pistoletë e tipit Dan Wesson. Një plumb shkoi përmes trupit, dy të tjerët mbetën brenda dhe duhej të hiqeshin me operacion. Nygaard nuk pa autorin, por një burrë me lëkurë të errët me kapuç dhe shikim të ftohtë u vërejt nga një praktikant 17-vjeçar tek qiramarrësi i Nygaard. Burri u vërejt gjithashtu nga një fqinji tjetër dhe nga dy nxënës përpara shkollës. Vetëm kur Nygaard mbërriti në spitalin Ullevål u zbuluan plagët e shkaktuara nga plumbi, dhe atëherë u lajmërua policia.
Hetimi, pezullimet dhe revokimet e pezullimeve
Drejtoria e policisë së Oslo-s hetuan rastin, fillimisht intensivisht për një vit e gjysmë, dhe me një fazë intensive hetimi edhe në vitin 1998. Policia nuk arriti të gjente autorin ose autorët e veprës, dhe sipas gazetarit Odd Isungset, drejtoria e policisë së Oslo-s e lodhi prokurorin e shtetit që rasti të pezullohej.Rasti pastaj u pezullua në vitin 2007 me arsyetimin se autori ishte i panjohur. William Nygaard nuk u informua për pezullimin. Odd Isungset bëri një program dokumentar në vitin 2008, dhe Prokurori i Përgjithshëm deshi të shqyrtonte rastin përsëri.

Prokurori shtetëror Lasse Qvigstad vendosi që hetimi të rifillonte, dhe hetimi i ri u nis nga Kripos në vitin 2009, kur gjatë një rishikimi u gjetën mangësi në hetimin fillestar. Në lidhje me dokumentarin e NRK Brennpunkt për rastin në 2012, prokurori shtetëror Lasse Qvigstad kritikoi ashpër hetimin e policisë së Oslo-s mbi atentatin. Më 9 tetor 2018, dy ditë para afatit të parashkrimit prej 25 vjetësh, u bë e ditur se Kripos kishte akuzuar disa autorë për atentat. Leif A. Lier u bë drejtues i hetimit në rastin Nygaard. Komandanti i policisë Willy Haugli ishte i shqetësuar që ai vetë dhe shefi i krimeve Truls Fyhn të mos kishin përfshirje të drejtpërdrejtë në hetim, duke iu referuar faktit që drejtori i policisë Hans Holmér vetë kishte drejtuar hetimin pas vrasjes së Palme në Suedi në 1986 – me rezultat të dobët. Policia shpalli një shpërblim prej 50 000 kr, P.E.N. daneze shpalli 75 000 dhe Botuesi Aschehoug shpalli 125 000 kroner për ata që kishin informacione dhe që mund të ndihmonin në qartësimin e çështjes. Policia akuzoi dy persona për tentativë vrasjeje ose pjesëmarrje në tentativë vrasjeje në vitin 2018.

Drejtori i përgjithshëm Mads Nygaard, djali i William Nygaard, ka kritikuar hetimin, veçanërisht faktin që të dy të pandehurit, sekretari i parë i Iranit atëherë në ambasadën në Oslo, Mohammad Nikkhah, dhe libanezi Khaled Moussawi, nuk janë bërë të njohur me akuzën, as janë kërkuar apo intervistuar. Mads Nygaard mendon se kjo tregon se çështja është një skandal gjyqësor, pasi të dy të pandehurit mund të udhëtojnë lirshëm nëpër botë.

Në prill 2024, çështja u mbyll nga prokurori shtetëror në Oslo.Në korrik të së njëjtës vit, mbyllja u anulua.

Sfondi i supozuar për atentatin
Romani i Salman Rushdie “Versetet Satanike” i cili u botua në vitin 1988 u perceptua si blasfemi nga prijësit fetare në Iran, dhe më 14 shkurt 1989, Äyatollah Khomeini shpalli një fatwa (dënim me vdekje) kundër Rushdie dhe të gjithë të tjerëve që kontribuuan në botimin e librit.
Një jo-iranian që arrinte ta vriste Rushdie do të merrte një shpërblim prej një million dollarësh, ndërsa një iranian do të merrte tre milion dollarë.
Përkthyesi japonez Hitoshi Igarashi u qëllua me thikë më 12 korrik 1991. Një javë më vonë, përkthyesi italian Ettore Caprioli u sulmua me thikë, por mbijetoi. Në vitin 1993, hoteli në qytetin e Sivas ku ndodhej një shkrimtar turk që kishte publikuar pjesë të “Vargjeve Satanike” u vërsul nga fundamentalistët islamikë. Shkrimtari mbijetoi, por 37 persona të tjerë vdiqën në zjarr. Libraritë në Holtet në Oslo dhe në Rykkinn u sulmuan me zjarr pasi përkthimi norvegjez u botua në vitin 1989.
Salman Rushdie kishte vizituar Norvegjinë verën e vitit 1992 dhe kishte takuar ministren e kulturës Åse Kleveland në një takim në Norsk PEN. Në festën e Botuesit të Aschehoug, Rushdie takoi ministrin Gudmund Hernes. Ishte hera e parë që Rushdie takonte përfaqësues qeveritarë nga ndonjë vend pas shpalljes së fatwas.Një grup iranian kishte shpallur dy milion dollarë për atë që do të arrinte të merrte jetën e Rushdie, dhe si British Airways ashtu edhe Lufthansa refuzuan ta fluturonin Rushdien. Marrë nga WikipediA
Shembulli i rëndë i vrasjes sonë kombëtare, në emër të Islamit
Në fund të kësaj kronike të gjatë të ndjekjes së një njeriu të madh të kulturës botërore, Salman Ruzhdie, për shkak të romanit “Vargje satanike” dhe Fatwas së lëshuar ndaj tij nga Ayatollah Ruhollah Khomeini, që e realizoj pjesërisht i riu iranian në SHBA, Hadi Matar me 12 gusht 2024 në SHBA, tregon se Islami Botëror, qoftë ai edhe islami shia që vlerësohet si “më liberal”, nuk e falë atë që e shënjestron.
Shkrimtari dhe historiani ynë Jusuf Buxhovi më tregonte se si pas luftës në një librai të Gjakovës kishte shkuar me kallashnikov një person i prezentuar si “çlirimtar” dhe kishte kërkuar të largohej nga libraria libri i tij “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”. Sado që ky libër nuk është kallur publikisht dhe autori nuk është ndjekur si Salman Ruzhdie, megjithatë kjo flet për një Islam që nëse nuk e ndalojmë dhe ndikojmë që të jetë aty ku i takon në intimën dhe ndërgjegjen e njeriut, me forcimin dhe faktorizimin e tij që po ia bëjnë edhe “udhëheqësit tonë politik e shtetëror”, mund të shndërrohet në problem për kombin e mbarë vendin.
Ne jemi në një pozitë tjetër si komb shqiptar, andaj duhet t’ua themi për ditë atyre që synojnë të na asimilojnë dhe zhdukin në vendin tonë, se ne në asnjë mënyrë nuk jemi myslimanë si ata që u bashkuan në atentatin e përgjithshëm ndaj shkrimtari të madh indian-britanik Salman Ruzhdie.
Atij ia morën “një sy”, por ai megjithatë do të mbetët shkrimtar botëror, ndërsa ne si komb duhet të luftojmë dhe kallxojmë se e gjithë periudha e pushtimit të Perandorisë Osmane deri në vitin 1912, ishte periudhë pushtimi kalifatist, kur islami shpërndahej me dhunë e me qëllim të krijimit të miletit turk / umetit mysliman.
Edhe Serbia prej se i pushtoj viset shqiptare e deri në vitin 1999, Islamin “e ruajti për ne”, ndërsa të gjithë ne sot, e ruajmë dhe duhet ta ruajmë e forcojmë me fanatizëm shqiptarizmin tonë, historinë, kulturën dhe traditat tona.

Brigadat e kuqe,  shkolla e jurisprudencës, “rugovizmi” dhe “Pejgamberja” e jonë me emër lumi!

4

Shefqet Gjocaj, Prishtinë

Unë jam veteran i luftës së UÇK-së, por asnjëherë nuk jam ndjerë i përfaqësuar nga udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta. Sepse ata asnjëherë nuk më kanë pyetur mua për asgjë dhe kurrë nuk kanë ndaluar të merren me politikë provinciale, duke mos përfaqësuar interesat e ish-bashkëluftëtarëve të tyre, por interesat e veta. Njëjtë asnjëherë nuk jam ndjerë i përfaqësuar nga “presidentja ime”, për arsye se ajo asnjëherë nuk e ka ushtruar funksionin themelor që ia përshkruan kushtetuta, pra UNITETIN e popullit, por gjithmonë ka qenë skajshmërish polarizuese dhe makiaveliste. Në fakt kushdo që ndalët vetëm pak për të parë ngritjen politike të Vjosa Osmanit, nuk e ka të vështirë të konkludojë se e tërë karriera e sajë politike është ngritur mbi kontradikta, konflikte  dhe “lëvizje” politike të pandershme.

Në shoqërinë tonë ka shumë pikëpyetje për cilësinë e shkollës sonë, por siç duket më se keqi qëndron jurisprudenca. E fatkeqësisht në jetën tonë politike dhe publike përgjithësisht më së tepërmi dominojnë juristët. Mund të jem i padrejtë me dikë dhe mbase dikush (edhe nga miqtë e mi juristë) mund të hidhërohet, por faktet nuk falin.

Si ka mundësi që një mori juristësh, alamet profesorë me grada shkencore, të njëjtin problem e shpjegojnë në mënyra diametralisht të ndryshme.

Çka me kërku pastaj prej studentëve të tyre. Apo si nuk kanë turp të dalin para tyre në katedër, kur e “huqin” tërësisht një shpjegim apo interpretim që është më se i qartë. Për të bërë një digresion nga ideja e këtij shkrimi, po përshkruaj “zhgënjimin tim” të radhës. Kur Parlamenti i Kosovës, para disa ditësh mbajti një seancë koti, kinse për ndërrimet kushtetuese, për të cilën të gjithë, pra edhe ata edhe ne, ishim të bindur që ishte vetëm farsë, deputeti i PDK-së Përparim Gruda, u mundua deri diku që këtë farsë ta shndërronte në diskutim normal parlamentar. Meqenëse nuk e njoh personalisht dhe nga disa miq, të cilëve ju besoj, kisha dëgjuar fjalë të mira për z. Gruda, mbase edhe e dëgjova fjalën e tij me subjektivizëm. Gjithsesi edhe z. Gruda sikur ngutej të më përgënjeshtronte jo me larg se të nesërmen: Me konkretisht ai ishte pjesë e një paneli diskutimesh në emisionin Presing, dhe nuk qëndroi shumë përballë një trysnie të njërit nga panelistët, dhe e “qiti duqin” përjashta, thonë te ne: Duke dashur të kundërvihej sa më “fuqishëm”, ai tha: “Jam krenar që jam në PDK”, deri këtu gjithçka në rregull, sikur të mos vazhdonte apo sikur të argumentonte p.sh. arritjet dhe kontributin e PDK-së, për çka ai i është bashkëngjitur kësaj partie. Por jo, ai e përmendi vetëm një “të arritur” duke thënë “… sepse PDK-ja asnjë minutë, asnjë sekondë nuk ka bashkë qeverisur me VV-në”.

Ndoshta te militantet e Partisë së tij kjo do t’i shërbejë z. Gruda për vota, por mua në atë moment mu zvogëlua dhe mu ba “sa një gogël“.  Po të isha në studio do ja bëja një pyetje të thjeshtë: Çka nëse qysh të nesërmen kryetari Hamza vendosë me ba koalicion me LVV-në? Sepse politikë është dhe është e mundshme.  A do të kishte të njëjtin mendim z. Gruda apo do ta braktiste partinë? Unë jam i bindur që jo.

Pse e bëra këtë digresion? Me shtyri një “argument” aq i ulët i presidentes Osmani, në një intervistë për një TV të Shqipërisë.

Presidentja jonë e nderuar, juriste me profesion, madje me grada shkencore deklaron:

“Edhe nëse e kam shkelur kushtetutën, unë nuk jam pejgamber”!!!

Skandaloze!!!

Dhe pas kësaj, unë e ndërrova kanalin e TV-së.  Po si ka mundësi oj motër të bësh një pohim të tillë?

Po ne nuk të kemi zgjedhur për të qenë pejgamber dhe për tu falur pas teje.

Ti je presidente dhe “gardianja” e parë e kushtetutës. Ti duhet ta mbrosh atë, nëse e shkelin të tjerët, e jo ta shkelesh edhe vet e pastaj të arsyetohesh me shprehje foshnjarake. Po aq problematike ishte edhe deklarata tjetër e zonjës presidente.

Ajo pohonte, se:  “ata” e kanë shkelur disa herë kushtetutën!!?

Kush oj motër e ka shkelë dhe ku ishe ti?

A e ke ditur atëherë këtë apo sapo e mësove sonte?

Dhe çka ke ndërmarrë ti herën e parë që e ke konstatuar këtë?

Unë e di, s’ka nevojë të përgjigjesh, por publikut të gjerë e edhe partive opozoitare duhet tua arsyetosh këtë. Nejse, edhe ata po e ditkan! S’ka rendësi, hiq mos u përgjigj. Bile mundësisht të lutëm mos del ma në media, sepse ke me ja “trashë” aktakuzën” vetës aq shumë sa nuk ka avokat në botë që të shpëton.

Apo ndoshta ke besuar se të shpëton Tom Gashi!? Hahahaha.

Ai i mjeri është ra në bela me ty. Sigurisht e ke paguar apo i ke premtuar ndonjë post të rëndësishëm, sepse krejt dhëmballët i kanë ra duke të “mbrojtur”. Nuk e di i shkreti çka ka me thanë më, pasi që ishte aq i sigurte se ti do te jesh Presidente edhe për 5 vjet. Ishte i zëshëm sidomos në mediat e Shqipërisë. Nejse Toma, si Toma. Para ka ba boll e sa për cilësitë e tij të avokatit, le ta gjykojnë klientët e tij që ja kanë trashë qafën.

Pasi e ndërrova kanalin, thash me vete ndoshta gabova. Mbase kisha dëgjuar edhe ndonjë “margaritar” tjetër të kësaj natyre. Sidoqoftë, nuk besoj qe e ka përmendur  “faktin” që ajo është mohikanja e fundit e rugovizmit dhe sigurisht nuk i ka përmendur Brigadat e kuqe. A po ju kujtohen? Pak kohë para se ajo të nominohej për kryeministre nga ana e LDK-së, duke dashur të prek sa më në thelb sentimentin e militantëve të partisë që në atë kohë e përfaqësonte, përveç që  bejke “be e rr’fe” për kokë të Rugovës dhe se si ajo do t’i sendërtonte idenë e tij madhështore, e kishte harruar për një çast “armikun” e saj kryesor PDK-në, sepse tani i frikësohej më tepër rritjes së “frikshme” të LVV-së dhe këta i kishte quajtur “Brigadat e kuqe”.

Një krahasim skandaloz, kur një parti legale politike e krahason me një organizatë terroriste e cila kishte likuiduar fizikisht qindra e mijëra njerëz. Po të kishim ne gjykata normale, ajo atëbotë do duhej futur në burg për këtë deklaratë. Ju e dini sigurisht edhe si rrodhën punët pastaj. Dini për negociatat maratonike në mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Bile edhe vogëlsia ime, që isha i interesuar atëherë të realizohej ky bashkëpunim, në një organizim në Kult Plus ia kisha kërkuar kryeministrit Kurti që të bënte lëshime vetëm të realizohej kjo bashkëqeverisje.  Sigurisht kjo nuk i kujtohet tani z. Kurti, me gjithë memorien e tij për admirim. Por sigurisht Brigadat e Kuqe nuk i ka harruar. E dimë edhe si shkoi bashkëqeverisja edhe si u prish koalicioni edhe si u bë një qeveri tjetër me ne krye Avdullah Hotin, nejse… Nuk e kemi harruar po ashtu se Vjosa Osmani, bile-bile edhe Lumir Abdixhiku (njëri kryetar parlamenti dhe tjetri ministër) nuk e kishin pëlqyer këtë “divorc”. Dhe zonja Osmani ia pa hairin nuhatjes së saj. Ajo kinse për shkaqe parimore u nda nga LDK-ja dhe formoi listën “Guxo” të cilën e kishte para-projektuar për t’ia bashkëngjitur LVV-së dhe për të kapur pushtetin, pa të cilin ajo nuk ka asnjë vlerë. Dhe e bëri! I maksimalizoi ambiciet e saj dhe normalisht ajo e dinte qe pa “brigadat e kuqe” dhe pa Albin Kurin , nuk vlente asgjë. Dhe kësisoj u ankorua dhe në fund, me bekimin e Kurtit dhe me ndihmën e argatit të saj në LDK, u bë presidente. Dhe natyrisht, Kurti, sa për llogari të presidentes, ka mundur të shkel jo veç kushtetutën, por çdo gjë tjetër dhe ajo do të kishte heshtur. E vetëdijshme për interesat dhe forcën e saj.

Dhe çka ndodhi tash? Duke u afruar fundi i mandatit, ajo filloj të besonte se është bërë më e fortë. Mbase shumëkush që ia shtrëngon dorën Trampit ndjehet i tillë. Ku ta dish. Presidentja kishte harruar atë maksimën e vjetër romake: Kur komandantët romak që kalonin, me ushtrinë e tyre, nëpër “Portën e Triumfit”, të ndërtuar enkas për ta, në nderim të fitimit të një beteje dhe i drejtoheshin turmës së egzaltuar të publikut, një rob ishte i obliguar t’ia përsëriste komandantit fitimtar maksimën “Lavdia nuk është e përjetshme”! Kjo për faktin se pavarësisht fitores së madhe, mund të ndodhte që të humbiste ndonjë betejë tjetër të rëndësishme dhe i pritej koka. Zonja presidente, sikur e kishte çimentuar pozitën e saj të LVV-ja dhe tani po i vardisej PDK-së. Ishte shumë normale ta shihje presidenten duke protestuar kundër gjykatës speciale, por ishte aq transparent dhe i lexueshm qëllimi i saj. Jam shumë i sigurt se asaj aq i bën për ata që po gjykohen në Hagë. Madje besoj qe ajo avokon qe ata te dënohen. Por me paraqitjen e saj aty, bile duke u afruar sa më tepër djalit të Hashim Thaçit dhe Sami Lushtakut, ajo donte të prekte një sentiment tjetër. Atë të votuesve të PDK-së.

Po jo moj motër, jo!!!

Albin Kurti është politikan dhe e ka tejkaluar gjuhën tënde, në një moment të caktuar duke maksimalizuar votën dhe duke bërë qeverinë. Por, besoj thellësisht se te njeh mirë dhe nuk të respekton hiq! (le te me fal kryeministri që po flas në emër të tij). E aq më pak të respektojnë dhe të besojnë PDK-ja. Kështu që mos vajto! Edhe njohjet që i ke përmendë në intervistë, nuk ja ke sjellë Kurtit. Mbase e ke asistuar Donikën si ministre e jashtme, por është detyrë e jotja zonja presidente që të përfaqësosh interesat e shtetit tënd, e për të cilat, edhe nëse ke merita, nuk bën me i përmend, sepse ne fund te fundit për atë paguhesh dhe e ke ne përshkrim të detyrave të punës. Nëse të kujtohet z. Pacolli, edhe pasi e kishin shkarkuar nga pozita e presidentit, ende angazhohej për njohje…

Dhe për fund, Pas intervistës tënde të fundit me duhet ta falënderoj publikisht z. Albin Kurti dhe ta përkrahë pa rezervë që nuk të ka ri-kandiduar. Mos harro, në listën e presidentëve të Kosovës, sigurisht nuk ke qenë më e dobëta, por më e keqja gjithsesi.

LAVDI MARRËZISË!

P.S.

Politikanët po thonë se sa të jesh presidente nuk do të deklarohen. Unë meqenëse nuk jam politikan, po e marr këtë “rrezik”! Dhe simbolikisht po e bëj në përvjetorin e 45-të të demonstratave të studentëve  të vitit 1981.

  • Autori është dramaturg dhe skenarist. Nga vitet 2014-2022 ishte drejtor i Ansamblit “Shota” të Prishtinës. Shefqet Gjocaj ka qenë edhe gazetar i luftës së viteve 1998/1999, ish-profesor (1986-1997), autor i skenarit te filmit “Kthimi”, fitues i shumë festivaleve ndërkombëtare, përfshi edhe Sundance film festival dhe Sarajeva film Festival.

Më 11 Mars 2026

Pranvera e 1981-shit – zgjimi i një kombi dhe rruga drejt lirisë së Kosovës, 45 vjet nga demonstratat që ndryshuan historinë politike shqiptare

Luan Dibrani – Gjermani

Hyrje: Kujtesa që nuk shuhet

Historia e një populli nuk matet vetëm me fitoret e mëdha, por edhe me sakrificat e heshtura që mbeten të gdhendura në kujtesën kolektive. Ngjarjet dhe protestat e vitit 1981 në Kosovë përbëjnë një nga momentet më të rëndësishme të ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Ato nuk ishin vetëm një shpërthim pakënaqësie studentore apo sociale; ato përfaqësonin një kërkesë të qartë për dinjitet politik, për barazi dhe për të drejtën e vetëvendosjes.

Sot, në 45-vjetorin e demonstratave të marsit 1981, kujtesa e asaj pranvere mbetet një pikë referimi për të kuptuar jo vetëm të kaluarën, por edhe sfidat politike të së tashmes. Ajo pranverë nuk ishte thjesht një moment protestash – ishte një zgjim i ndërgjegjes kombëtare që shënoi fillimin e një procesi historik.

Heroizmi i një brezi të ndërgjegjshëm

Në pranverën e vitit 1981, në rrugët dhe universitetet e Kosovës u ngrit një brez i tërë:
studentë, profesorë, nxënës, punëtorë dhe intelektualë. Ata nuk dolën në protesta për privilegje personale, por për një ideal që lidhej me identitetin dhe të ardhmen e popullit shqiptar.

Kjo lëvizje ishte në thelb një revoltë intelektuale dhe qytetare kundër një sistemi politik që kërkonte ta mbante Kosovën në një pozitë të pabarabartë brenda federatës jugosllave. Parulla “Kosova Republikë” nuk ishte vetëm një slogan politik; ajo ishte një kërkesë për njohje dhe barazi në një federatë që në praktikë dominohej nga politika hegjemoniste serbe.

Por demonstratat e marsit nuk përfunduan në rrugë.
Ato vazhduan në një kapitull tjetër të historisë: në burgjet politike.

Nga rruga në burg: kapitulli i heshtur i vitit 1981

Pas demonstratave, represioni shtetëror u përgjigj me ashpërsi: arrestime masive, procese politike dhe burgosje të shumta. Shumë veprimtarë u dërguan në burgje të rënda të ish-Jugosllavisë, ndër to edhe në burgun famëkeq të Nish, ku kushtet çnjerëzore synonin të thyenin vullnetin e tyre.

Në ato vite nuk u dënuan vetëm individë.
U goditën edhe familjet e tyre.
U stigmatizuan publikisht si familje “irredentistësh” dhe “nacionalistësh”.

Prandaj historia e vitit 1981 nuk është vetëm historia e demonstratave.
Ajo është edhe historia e burgjeve politike.

Në qelitë e ftohta të burgjeve jugosllave u ruajt një frymë rezistence morale dhe intelektuale. Librat, shkrimet dhe kujtimet e atyre viteve dëshmojnë se ideja e lirisë nuk mund të mbyllej pas hekurave.

Pikërisht aty u kalit një pjesë e historisë që më vonë do të çonte drejt lirisë.

Nga 1981-shi te shpërbërja e Jugosllavisë

Ngjarjet e vitit 1981 shpesh konsiderohen nga historianët si një nga sinjalet e para të krizës së thellë që do ta përfshinte Jugosllavinë. Sistemi federativ, i ndërtuar mbi balanca të brishta politike dhe etnike, nuk arriti t’i menaxhonte kërkesat legjitime të popujve për më shumë autonomi dhe përfaqësim.

Politikat centralizuese të Beogradit, të mbështetura nga rryma nacionaliste brenda elitës politike serbe, e përshpejtuan këtë krizë. Në vend që të krijohej dialog dhe reformë, shpesh u përdor represioni si mjet politik.

Kjo qasje kontribuoi në thellimin e pakënaqësive dhe në shpërbërjen graduale të federatës jugosllave në vitet që pasuan.

Në këtë kuptim, rrënjët e shtetësisë së Kosovës gjenden edhe në atë pranverë të vitit 1981 dhe në sakrificën e atyre që nuk u përkulën.

Sfida politike në kohën e sotme

Megjithëse Kosova sot është një shtet i pavarur, sfidat politike nuk kanë përfunduar. Në planin e brendshëm, vendi përballet me probleme të njohura për shumë demokraci të reja: korrupsion, polarizim politik dhe nevojë për reforma institucionale.

Në planin ndërkombëtar, situata globale është gjithnjë e më komplekse. Konfliktet në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme tregojnë se rendi botëror po kalon në një fazë transformimi.

Në këtë kontekst, vendet e vogla duhet të tregojnë maturi strategjike dhe unitet politik për të mbrojtur interesat e tyre.

Kosova, për të ecur përpara, duhet të ndërtojë institucione më të forta, një ekonomi më të qëndrueshme dhe një diplomaci më aktive.

Nevoja për reflektim dhe ndershmëri historike

Historia e vitit 1981 na kujton se liria nuk është një gjendje e përhershme, por një proces që kërkon angazhim të vazhdueshëm.

Një shoqëri që harron sakrificat e së kaluarës rrezikon të humbasë drejtimin në të ardhmen. Prandaj përkujtimi i atyre ngjarjeve nuk është vetëm një akt historik, por edhe një thirrje për ndershmëri historike.

Sepse historia ka një zakon të vjetër:
ajo gjithmonë i njeh bijtë e vet.

Me kalimin e kohës ajo ndan qartë ata që e përjetuan historinë nga ata që vetëm flasin për të.

Përfundim: një manifest i kujtesës

Pas 45 vitesh, demonstratat e vitit 1981 mbeten një pikë referimi për identitetin politik dhe kombëtar të shqiptarëve në Kosovë.

Ato tregojnë se edhe në rrethana të vështira, kur represioni duket i pakapërcyeshëm, ideja e lirisë mund të mbijetojë dhe të triumfojë.

Pranvera e vitit 1981 nuk ishte vetëm një protestë.
Ajo ishte fillimi i një rruge të gjatë që kaloi nëpër demonstrata, burgje dhe sakrifica.

Ata që e përjetuan atë pranverë e paguan me vitet më të bukura të jetës së tyre.
Por pikërisht kjo sakrificë krijoi themelet e ndërgjegjes që më vonë çoi drejt lirisë.

Sepse historia nuk shkruhet me fjalë të vonuara.
Historia shkruhet me sakrificë, me burg dhe me qëndresë.

Dhe në fund mbetet një pyetje që çdo brez duhet t’ia bëjë vetes:

A dimë ta ruajmë dhe ta zhvillojmë lirinë për të cilën u sakrifikua aq shumë?

Me përkushtim shkruan:
Asllan Dibrani – Luani, ish i burgosur politik dhe dëshmitar i kohëve të rënda të represionit ndaj shqiptarëve. Ky shkrim është një kujtesë për pranverën e vitit 1981 dhe për sakrificën e një brezi që nuk u përkul në rrugën drejt lirisë së Kosovës.

Me poshtë i bashkëngjisë edhe tri poezi me motive nga  burgu i Nishit Serbi 1983-1987.

Qelia që nuk e theu shpirtin

Në qelinë e ftohtë ku betoni ishte mur e varr,
ku nata dhe dita nuk kishin më kufi,
ku dritaret e thyera linin borën të hynte brenda,
aty qëndronte një brez që nuk u përkul.

Hekurat rëndonin mbi duar,
fyerjet dhe torturat përpiqeshin të thyenin shpirtin,
por në zemrat tona digjej një dritë
që as errësira nuk mund ta mbulonte.

Në muret e lagura nga dhimbja e viteve
dëgjohej historia e një populli,
një histori që nuk shkruhej me laps e letër,
por me plagë, me qëndresë dhe me besim.

Dhe kur dimri hynte në qeli si një stuhi e ftohtë,
kur bora mbulonte heshtjen e betonit,
ne mbanim në zemër një pranverë
që ende nuk kishte lindur.

Sepse e dinim një të vërtetë të thjeshtë:
prangat mund të lidhin duart,
por nuk mund të lidhin shpirtin.

Dhe kështu në heshtjen e atyre mureve
u rrit një ëndërr më e madhe se frika,
një ëndërr që do të çonte një ditë
drejt dritës së lirisë.

Pranvera erdhi.
Erdhi pas burgjeve, pas sakrificave, pas viteve të gjata.

Sepse historia nuk shkruhet me heshtje.
Historia shkruhet me qëndresë.

Dhe në qelitë e Nishit u mësua një e vërtetë
që koha nuk mund ta fshijë:

Liria mund të vonohet,
por kurrë nuk mund të burgoset.

— Asllan Dibrani – Luani

Prangat nuk e thyen shpirtin

(Motiv nga burgu i Niš)

Prangat më lidhnin duart si kafshën e plagosur,
zinxhirët kërcisnin në errësirën e qelisë,
dhe betoni i ftohtë më mbante të shtrirë
si një trup që kërkon dritën e humbur.

Hekurat më shtrëngonin mishin,
kockat dridheshin nën peshën e tyre,
por në shpirt digjej një zjarr
që as tortura nuk mund ta shuanin.

Ata mendonin se njeriun e thyen frika,
se dhimbja e bën shpirtin të dorëzohet,
por nuk e njihnin forcën e idealit
që rritej si çelik në zemrat tona.

Në qelitë ku britmat përplaseshin në mure,
ku nata ishte më e gjatë se jeta,
ne ruanim një fjalë të vetme
si një flamur në errësirë:
Liri.

Zinxhirët më rëndonin në kyçe,
gjaku më ngrohte plagët e ftohta,
por mendja ime fluturonte përtej mureve
atje ku një popull priste agimin.

Dhe unë e ndjeva se edhe betoni dridhej,
se edhe hekuri kishte frikë nga shpirti,
sepse një ditë do të vinte ora
kur prangat do të bien si gjethe të thata.

Sepse mund të lidhësh duart e njeriut,
mund ta hedhësh në qelitë më të errëta,
por nuk mund ta burgosësh një ideal
që rritet në zemrën e një kombi.

Dhe kështu, në heshtjen e burgut,
midis prangave dhe zinxhirëve,
ne kalitëm një besim më të fortë se hekuri:

Se liria lind edhe nga dhimbja.
Se qëndresa është më e fortë se frika.
Se një popull që zgjohet nuk mund të mposhtet.

— Asllan Dibrani – Luani
(Motiv nga burgu i Nishit)

Kujtesë nga qelitë e Nishit

(poezi)

Aty ku betoni s’kishte mëshirë
dhe dritarja e thyer sillte acarin,
unë numëroja netët me plagë në trup
dhe me një dritë të fshehtë në zemër.

Prangat më lidhnin si kafshë të egër,
zinxhirët më kërcisnin në kyçe,
hekuri shtrëngonte mishin tim
deri sa kockat të dridheshin nga dhimbja.

Kujtoj acarin që hynte në qeli,
kujtoj batanijet e vjetra të kujave,
të rënda si dimri mbi supet tona,
por të pafuqishme për të mbuluar plagët.

Kujtoj barbarinë e milicëve,
zërat e tyre të ashpër në korridore,
kërcitjen e kërbaçit në ajër
dhe hijet që binin mbi trupin tim.

Gjaku më rridhte mbi plagë,
si një kujtesë e gjallë e dhimbjes,
por edhe si një dëshmi
se ende isha gjallë.

Kujtoj thyerjen e kockave të mia,
kujtoj trupin tim të dobësuar,
si një hije që endet në errësirë,
si një fantazmë që kërkon dritën.

Por edhe në atë errësirë të rëndë
një mendim nuk u shua kurrë:
se ideali është më i fortë se hekuri,
dhe qëndresa më e fortë se frika.

Sepse prangat mund të lidhin duart,
mund të plagosin mishin e njeriut,
por nuk mund të burgosin një shpirt
që beson në liri.

Dhe kështu, nga ato qeli të ftohta
ku betoni mbante kujtesën e dhimbjes,
lindi një besim që as koha nuk e shuan:

se edhe nga plagët më të rënda
mund të lindë një pranverë.

Luan – Asllan Dibrani 

_______
* Këto janë disa nga kujtimet e mija prej qelive të burgut të Nishit.

Gjashtë të vdekur pasi një burrë i vuri flakën vetes brenda një autobusi në Zvicër

0

Pjesët e djegura të autobusit. Foto: Alessandro della Valle/Keystone përmes AP/ NTB

John Martin Johansen / Document.no

Gjashtë persona janë konfirmuar të vrarë dhe të paktën pesë janë të lënduar pas një zjarri të tmerrshëm në një autobus linjë në qytetin Kerzers, në perëndim të Zvicrës, të martën vonë në mbrëmje.

Ngjarja po hetohet si një veprim i qëllimshëm nga njeriu, dhe dëshmitarët okularë përshkruajnë skena tronditëse ku një burrë thuhet se ka derdhur mbi vete benzinë para se ta ndezë, shkruan The Daily Mail.

Përfshirja nga zjarri pak para ndalesës së fundit
Autobusi po udhëtonte nga Düdingen në Kerzers kur flakët shpërthyen pak para orës 18.25. Sipas vëzhgimeve të dëshmitarëve, kjo ndodhi pak para se autobusi të arrinte stacionin e fundit. Video të ndara në rrjetet sociale tregojnë flakë që ngrihen disa metra mbi mjet, dhe më vonë pamjet tregojnë një autobus të plotësisht të djegur.

Dëshmitarët okularë në vendin e ngjarjes i thanë mediave lokale se një burrë qëllimisht ndezi zjarri duke derdhur benzinë mbi vete brenda autobusit. Një person që fliste shqip konfirmoi për gazetarët se ai derdhi benzinë dhe iu vu flaka vetes pak para se të shpërthente ferri.

Policia refuzon të komentojë motivin terrorist
Policia zvicerane konfirmon se po trajton ngjarjen si një zjarr të shkaktuar nga njeriu, por deri tani ka refuzuar të japë informacione mbi një motiv të mundshëm terrorist. Një zëdhënës i policisë deklaron se nuk mund të komentojë këtë në fazën aktuale të hetimeve.

Ende nuk është e qartë nëse personi i dyshuar është ndër të vrarët apo të lënduarit. Nga pesë personat që u lënduan, tre u transportuan në spital, ndërsa dy të tjerë morën trajtim në vendngjarje. Agjencitë zvicerane të lajmeve raportojnë se një person u mor me helikopter sanitar.

Ndërhyrje e gjerë në vendin e ngjarjes
Shërbimet e urgjencës intervenuan me forca të mëdha të përbëra nga zjarrfikës, policë dhe personel shëndetësor kur mbërriti njoftimi për zjarrin. Policia ka kërkuar nga publiku të qëndrojë larg zonës në kantonin Fribourg ndërsa vazhdojnë hetimet teknike.

Hetimi vazhdon me fuqinë e plotë për të sqaruar shkakun e veprimit brutal dhe për të arritur një identifikim përfundimtar të viktimave.

Seks drept etter at mann satte fyr på seg selv inne i en buss i Sveits

Pranvera që zgjoi një komb, kujtime për Epopenë e demonstratave studentore 1981 , dhe nismëtarin e demontratave Abdullah Tahirin

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

PRANVERA QË ZGJOI NJË KOMB

EPOPEJA E DEMONSTRATAVE STUDENTORE 1981

(Kushtuar nismëtarit të demonstratave të 11 Marsit 1981, heroit të Kosovës Abdullah Tahiri)

Epigraf

Ai e brohoriti Republikën në demonstratat e vitit 1981, dhe në vitin 1990 ia dha këtë emër edhe vajzës së tij.

Hyrje historike

Pranvera e vitit 1981 shënon një kthesë të madhe në historinë politike dhe kombëtare të Kosovës. Në mbrëmjen e 11 Marsit 1981, në menzën e studentëve të Universitetit të Prishtinës, shpërtheu një revoltë që fillimisht u paraqit si pakënaqësi ndaj kushteve të jetesës së studentëve, por që në thelb shprehte pakënaqësinë e thellë politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Ajo që nisi si një reagim në menzën studentore shumë shpejt u shndërrua në një lëvizje të gjerë studentore dhe popullore.

Demonstratat që pasuan u përhapën në gjithë Kosovën dhe artikuluan hapur kërkesën historike të shqiptarëve: Kosova Republikë. Në mesin e studentëve që guxuan të ndërmarrin hapin e parë ishte edhe Abdullah Tahiri, i cili me vendosmëri dhe guxim u bë  nismëtari i parë kësaj lëvizjeje studentore me përmbysjen e tabakut me ushqim e që rezultoi me përmbysjen e e të sēmurës së Ballkanit ish Jugosllavisë, që do të mbetej përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës.

Ideali i tij për Republikën e Kosovës nuk mbeti vetëm në thirrjet e demonstratave. Në vitin 1990, në kohën kur pushteti serb ushtronte presion dhe kërcënime të shumta ndaj shqiptarëve, ai e pagëzoi vajzën e tij me emrin “Republikë”.

Pushteti kundërshtoi regjistrimin e këtij emri dhe u përpoq ta ndalonte atë, duke ushtruar edhe presione e kërcënime.

Por, pavarësisht kësaj, ai qëndroi i palëkundur në vendimin e tij. Ky veprim simbolik dëshmon se ideali për Republikën e Kosovës nuk ishte vetëm një parullë e demonstratave, por një besim i thellë që e udhëhoqi jetën dhe qëndrimin e tij.

Kjo poezi i kushtohet kujtimit të tij dhe të gjithë studentëve të pranverës së vitit 1981, të cilët me guxim, ideal dhe sakrificë hapën një kapitull të ri në rrugën e gjatë të Kosovës drejt lirisë.

Dedikim

Në kujtim të Abdullah Tahirit dhe të gjithë studentëve të Pranverës së Madhe Studentore të vitit 1981, që me guxim ngritën zërin për dinjitet, liri dhe Republikën e Kosovës.

Foto e përbashkët e familjes së gjerë Tahiri nga Malisheva e Gjilanit

EPOPEJA E PRANVERËS STUDENTORE ‘1981

Në darkën e 11 Marsit ‘81,
Një grup studentësh në menzë janë hy,
Abdullah Tahiri u ka pri.
Dhe me t’marr tabakun me ushqim,
Para masës ai jep kushtrim:
Kush është burr e kush është trim,
Nuk e merr më këtë ushqim!
Dhe pa asfarë dileme
E përmbys tabakun për dysheme.
Kështu vepruan dhe shokët e tij,
Shpejt shkoi lajmi në polici,
Në polici e në komitet,
Në komunizëm siç ish adet.
Disa studentë kanë que kry,
S’don me ngrën e as me pi,
Na e bën menzën tollovi!
Policia vie me shpejtësi,
Ca shqiptarë e më shumë shkji,
Turr e vrap në menzë janë hy.
Të madhe bërtet kryepolici zi:
“Ç’është kjo guzhvë, kjo tollovi?
Kush krijon këtu pakënaqësi?
Kjo s’është gjë tjetër veç një farsë,
Se këtu e keni si n’parajsë!
Dhe s’është për ju problem ushqimi,
Veç është shteti e regjimi!
Dikush juve u ka mësu,
Këtë regjim doni me rrëxu,
Bashkim – vllaznimin me shkatrru!
Por ta dini të gjithë ju:
Këtë kurrë s’kemi me leju,
E kjo shtrejt ka me u kushtu!”
Në këtë hidhërim këta barbarë
Disa studentë i kanë marr,
I kanë marr dhe arrestuar,
Drejt në burg i kanë dërguar.
Ky akt bëri shumë jehonë
Në qendër t’studentëve në t’katër anë.
Të gjithë studentët në këmbë u çuan,
“Lironi shokët!” ata kërkuan.
Kështu u bënë tre katër mijë,
Dhe qendrës ia kanë mësy,
Abdullahu me shokë në ball u ka pri.
Kështu filluan këto demonstrata
Me kërkesa e synime të qarta.
Të gjithë brohorisnin pa asnjë frikë:
“E DUAM KOSOVËN REPUBLIKË!”

Mbyllje përkujtimore:

Pranvera e vitit 1981 nuk ishte vetëm një protestë studentore. Ajo ishte zgjimi i një brezi të tërë, që guxoi të kërkojë liri, barazi dhe dinjitet për popullin e vet. Studentët e asaj pranvere mbollën farën e rezistencës që në vitet që pasuan do të rritej në një lëvizje të madhe kombëtare dhe që më në fund do të çonte drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Prandaj, 11 Marsi 1981 mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e qëndresës dhe të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Lavdi studentëve të Pranverës së vitit 1981!

Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!

Trump: – Lufta është thuajse e përfunduar

0

President Donald Trump gestures after stepping off Air Force One, Saturday, March 7, 2026, at Miami International Airport in Miami. (AP Photo/Mark Schiefelbein)

Hans Rustad / Document.no

Donald Trump i thotë CBS-së se ai beson se lufta në Iran mund të përfundojë së shpejti. «Ata nuk kanë flotë, nuk kanë komunikim, nuk kanë mbrojtje ajrore», i thotë ai Weijia Jian nga kanali televiziv. Ai thotë se fushata është «shumë përpara» parashikimit të tij të mëparshëm për një luftë që do të zgjasë 4–5 javë.

Trump mund të përpiqet të fitojë kohë për të përfunduar luftën. Nafta ra menjëherë nën 90 dollarë, dhe Dow Jones u rrit. Trump dëshiron të shmangë përhapjen e skenarëve katastrofikë siç ndihmon të transmetojë një pjesë e mediave.

Trump pati të hënën një bisedë një-orëshe me Putinin e cila përshkruhet si e biznesit dhe e drejtpërdrejtë.

Trump thotë se anijet aktualisht kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit, por shton se ai «po e konsideron të marrë kontrollin mbi ngushticën».

Agim Vuniqi pyet se a është Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit…?

A eshte Tan Lepri, i dyshuari i vrasjes së Ahmet Krasniqit, nofkën e të cilit përmend portali shqiptari.eu, shoqëruesi i Thaçit në fushatën elektorale 2010 ?
Ashtu siç i kishte paralajmëruar lexuesit, Shqiptari.eu botoi rrëfimin për vrasjen e Ahmet Krasniqit, të dorasit dhe të atyre që e porositën! Aty thuhej se vrasjen e ka bërë Tan L. dhe për këtë është paguar 300.000 Dm. Këtë e kanë pasur të ditur shumica e eprorëve të FARK-ut. Për rrëzimin e Krasniqit ishte i gatshëm edhe Shtabi i “Rognerit”, pjesë e të cilit ishin edhe Xhavit Haliti e Hashim Thaçi, madje ishin në krye të tij, të cilët shihet se kishin edhe planin B.
Koloneli Ahmet Krasniqi do ta bënte takimin e fundit me ushtarakët para se të realizohej skenari makabër dhe kurthi i organizuar nga grupi i LPK-së në të cilin ishin të perfshirë Ibrahim Kelmendi në bashkëpunim me kryeministrin e Republikës Bujar Bukoshin, për të cilët portali kishte të dhëna se ata kishin udhëhequr fushatën…
Vrasësi i dyshuar Tan L., emrin e vërtetë e të cilit e dekonspiron po ky portal përmes disa shkrimeve në vazhdimësi të autorit Krasniqi, pra Tan Lepri, kishte thënë, kur ka rrëfyer për vrasjen, se nuk do ta kisha bërë kurrë, por “nuk e dija kush ishte ai njeri”! Për vrasjen e porositur Tan L. ishte paguar 300.000 Dm. Këtë e kanë ditë shumica e eprorëve të FARK-ut. Emërat e eprorëve të përmendur ishin: Xhafer Jashari shef i Logjistikës, Hilmi Nebihi shef i inteligjencës, Ismet Ibrahimi ndihmës i tij, dhe disa të tjerë që mbajnë homazhe çdo vit dhe janë ndihmës të kriminelëve që e vranë Kol. Ahmet Krasniqin. Aty përmendet se pagesa është realizuar nga Xhavit Haliti.
Para se të ndodhte vrasja makabre e ministrit të mbrojtjes u zhvilluan ngjarje të papritura prapa skenës, ishte hartuar plani i rrëzimit të ministrit i mbështetur kryesisht nga ushtarakët e Ministrisë, të cilët aktualizuan votimin e mosbesimit, respektivisht të votimit për shkarkimin e Ahmetit. Duket se prezenca e Tahirit ua kishte prishur planet, sepse kishin frikë nga ai. Ushtarakët pra dështuan në ‘shkarkimin’ demokratik të Ahmetit. Ky organizim ushtarakësh për shkarkimin e Ahmetit, ishte vënë nën patronazhin e Bukoshit dhe Ibrahim Kelmendit, pa ditur shkakun e vërtetë.
Vetëm pak ditë, 4-5, para vrasjes, ushtaraku Halil Bicaj, në një far mënyre ishte promovuar si Ministër i Mbrojtjes. Duket se mos arritja e koncenzusit me dorëheqje, apo shkarkimi si opsion i mundshëm kishte mbushur kupën e hidhur të përgatitjes së atentatit politik. Bukoshi, Ibrahimi e të gjitha institucionet ishin të gatshëm ta sakrifikonin, dhe ia bënë me sy vrasjes së tij.
Me vrasjen e kolonelit ndryshoi edhe rrjedha e luftës
Në fakt plani i Ahmetit ishte që të hynte në Drenicë, ndërsa për ta realizuar planin, ai disa ditë më parë, më pak se dy javë, i vizitoi brigadat në terren në Shqipëri, për të hyrë brenda dy javësh me to si ministër lufte në Rugovë.
Por, plani i tij u bë publik, pra u zbulua dhe dekonspirua. Ky zbulim i kushtoi me eliminim. Në fakt Ahmeti planifikonte të hynte në Drenicë, ndërsa eprori Halil Bicaj bënte plane të hynte në Rugovë, por se bëri realitet kurrë këtë gjë, duke mbetur edhe jashtë luftës së Koshares, dhe vendimit për thyerjen e kufirit.
Të gjithë e kanë ditur edhe ai vetë se do të vrahet… të gjithë i kishin thënë se do të vritej. Pra, edhe ushtarakët me vetëdije apo pa të, e vranë nga pak….
Darka e shtruar në Restoranin “Nëna Mbretèreshë” kishte tubuar të ftuarit, Halil Bicaj, ai që e zëvendësoi A. Krasniqin, shefin e logjistikës Xhafer Jashari, Hilmi Nebihu, Ismet Ibrahimi, oficeri i Inteligjencës në FARK, e shumë të tjerë, si të ftuar ishin edhe Rrustem Berisha, Fadil Hadërgjonin e shumë të tjerë. Darka e tyre kishte zgjatur deri vonë! Me përfundimin e darkës, filloi skenari që asociocon me vrasjen e Qezarit i cili fillimisht u rezistoi sulmuesve, por kur pa Brutin mes tyre, iu dorëzua fatit, duke thënë “Et tu, Brute?” – “Edhe ti, Brut?”; fjalë që vazhdojnë të jenë subjekt debatesh mes dijetarëve dhe historianëve.”Et tu, Brute?” është frazë latine që arriti në kohët tona ndoshta falë Uilliam Shekspirit i cili e përdori atë në tragjedinë Jul Qezari (1599). Shprehja pason traditën e historianit romak Suetoni, i cili thotë se “Et tu , Brute?” Kohët e fundit janë shtuar argumententet se “Et tu, Brute?”, mund të interpretohet si mallkim apo kërcënim; atëhere mallkimimet në greqisht mes romakëve ishin bërë proverbiale, dhe Qezari mund të ketë thënë: “Edhe ti, biri im, do ta provosh shijen e fuqisë” ose “Edhe ti Brut? Në ferr shkofsh!”. Ushtarakët veçsa ishin nisur për në vendbanimet e tyre, disa prej tyre u ndanë, policia shqiptare kishte liruar makinën e ministrit Krasniqi të vazhdojë, të tjerat u ndaluan. Pas vrasjes së deputetit të PD-së, Azem Hajdari policia kishte vendosur masa të reja sigurie, duke goditur edhe rojet e ministrit Ahmeti, atyre një javë para vrasjes iu ishin konfiskuar armët Më vonë, para derës së shtëpisë është gjetur i vrarë me plumb në kokë.
Me vrasjen e Kolonelit, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës e morën në dorë LPK-në, dega e Gjermanisë në krye me Ibrahim Kelmendin, Bujar Bukoshin dhe Halil Bicajn, Xhafer Jasharin, Ramë Marajn etj.
.
“Tan Lepri” në shtabin zgjedhor të Thaçit
Në Portalin Telegrafi e të Shtunës 25 Dhjetor 2010 shkruante: Krahas ndihmës së kompanisë amerikane, kreu i PDK-së në Kosovë, Hashim Thaçi është asistuar në zgjedhjet e fundit edhe nga një personazh i shumëpërfolur në Shqipëri, Tan L.
A është ky personazh i shumëpërfolur në Shqipëri, i dyshuari kryesor i vrasjes së kolonelit Krasniqi, Tan Lepri, nofkën e të cilit përmend portali shqiptari.eu ? A është ky shoqëruesi i Thaçit, i njohur si personi i maskuar, i cili së bashku me dy shoqëruesit, sipas dëshmitarëve, para se ta qëllonte kolonelin e pyeti në një folme me theks të Shqipërisë, cili është Ahmeti? Pastaj e qëlloi në kokë në anën e djathtë, dhe dy herë të tjera pasi u përplas në tokë, dhe nga afër e qëlloi në gjoks e në qafë.
Sipas dëshmitarëve, të gjitha reagimet e tij, të krijojnë diene se vrasësi ishte një profesionist, me gjithë aktin e vështirë, ai u largua gjakftohtë nga vendi i krimit, ndërsa personi i dytë që i tregoi me të folme nga Kosova: Ky asht?, mezi e mbajti veten dhe sa nuk u trishtua nga të shtënat dhe të rrëzohej apo të bënte ndonjë gjë të paparamenduar. Madje duke u larguar nga vendi i krimit, dorasi sikur me zor e largonte nga vendi i ngjarjes
Tash i dyshuari i cili kreu porosinë Biznesmeni i njohur me nofkën “Tan Lepri” ka shërbyer në Kosovë si një ndër protagonistët kryesorë të shtabit elektoral të kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, shkruante revista e Trianës Mapo. Prania e Tan L. në Kosovë pranë PDK-së është pranuar edhe nga anëtarë të kësaj partie, ndërsa këta të fundit nuk pranuan që të specifikonin rolin e tij në këtë fushatë elektorale. Përfshirja e një personazhi si “Tan Lepri” në procesin zgjedhor ishte një element më tepër, në imitimin e modelit shqiptar të zgjedhjeve nga politikanët kosovarë. E ndërsa në Tiranë, përfshirja e Avllajt si njeri kyç në shtabin elektoral të Thaçit shkaktonte habi, në Kosovë duket se njeriu i shumëdiskutuar këtej kufirit, është bërë thuajse familjar, në underground-in e politikës kosovare.
“Tan L.” u bë një ndër erat më të përfolur në Shqipëri, kur politika shqiptare u investua para ca vitesh në një fushatë akuzash dhe kundërakuzash, për një projekt ndërtimi në zonën e Liqenit në Tiranë. Ai u akuzua nga ana e Partisë Demokratike në Shqipëri, si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i athershëm i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Por lidhjet e “Tan L.” me Hashim Thaçin, sipas Mapo-s, kanë një histori shumë më të hershme se miqësia e përfolur e tij me Edi Ramën. Sipas njerëzve që e kanë njohur nga afër Tan L., kjo miqësi e ka origjinën në përfundim të viteve të 90-ta dhe të fillimit të viteve 2000.