Kreu Blog Faqe 244

Rënia e një regjimi të errët, fitorja e lirisë kundër diktaturës teokratike në Iran, vrasja e Ali Khameneit si shembull

0

Nga Luan Dibrani , Prishtinë

Ngjarjet e fundit që tronditën Iranin shënojnë një kthesë historike. Fundi i një regjimi shtypës nuk është tragjedi për një popull – është fillimi i lirisë së tij.

Vrasja e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ajo ishte pasojë e dekadave të sundimit me dorë të hekurt, të ngritur mbi frikë, mbi shtypje sistematike dhe mbi një aparat teokratik që e mbajti popullin e vet të izoluar nga bota. Sistemi i ndërtuar mbi doktrinën e Ruhollah Khomeini krijoi një shtet ku zëri i lirë u hesht, gratë u shtypën, rinia u persekutua dhe kundërshtarët politikë u trajtuan si armiq.

Për dekada, Republika Islamike eksportoi tension, kërcënoi rajonin dhe shpalli armiqësi të hapur ndaj popujve të tjerë. Një ndër shënjestrat kryesore ka qenë populli mik i Izraeli, ndaj të cilit janë artikuluar thirrje të hapura për zhdukje. Asnjë komb në këtë botë nuk duhet të jetojë nën kërcënimin e shkatërrimit. E drejta për ekzistencë është e shenjtë.

Unë qëndroj fuqishëm në mbështetje të popullit izraelit dhe të drejtës së tij për vetëmbrojtje. Po ashtu përshëndes popullin mik të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili historikisht ka qëndruar në anën e lirisë dhe përballjes me regjimet represive. Një vlerësim të veçantë e shpreh për Donald Trump, për qëndrimet dhe presionin politik që kontribuoi në dobësimin e një regjimi destabilizues dhe në hapjen e rrugës drejt një realiteti të ri për popullin iranian.

Nuk duhet harruar as popullin tonë  shqiptar. Edhe ne kemi qenë në shënjestër të rrjeteve dhe strukturave të lidhura me regjimin iranian në vitet e fundit. Përvoja jonë me diktaturën na mëson se liria nuk dhurohet – ajo fitohet. Prandaj sot shqiptarët rreshtohen qartë në anën e aleatëve që mbrojnë demokracinë, në anën e Amerikës, në anën e Izraelit dhe në anën e popullit liridashës iranian.

Unë nuk gjykoj popullin iranian – përkundrazi, e përshëndes për guximin dhe qëndresën. Rënia e një diktature është fitore e kombit. Humbja e një udhëheqësi autokrat është çlirim për brezat që duan të jetojnë pa frikë.

E ardhmja e Iranit duhet të ndërtohet mbi demokraci, mbi respekt për jetën, mbi paqe me fqinjët dhe mbi dinjitet për qytetarët e vet.

Koha e regjimeve që mbahen me terror dhe ideologji përçarëse po perëndon. Koha e popujve që kërkojnë liri po lind.

Formula e Pagëzimit, “Vendime, urdhëresa dhe statuse” nga Pal Engjëlli, një libër i ri i studjuesit Mark Palnikaj

Nuk ka rend urbanistik ku plani rregullues vlen për disa, ndërsa “dora e lirë” për të tjerët, se sovraniteti parasëgjithash fillon te kadastra

0
Agim Vuniqi, Vashington
____
Politikanët e Kosovës herë pas here flasin për Asociacionin sikur ai të jetë prova e fundit e shtetësisë. Por prova e vërtetë është më e thjeshtë dhe më e ashpër: a i mbron shteti pronat dhe a i zbaton vendimet e veta?
Sa më shumë zgjatet kaosi, aq më shumë rritet probabiliteti që çështjet pronësore të kthehen në problem reputacional e financiar ndërkombëtar, sapo Kosova të hyjë në KE ose sapo palët të gjejnë kanale të tjera jashtë sistemit vendor.
Privatizimi i dëmshëm, shpronësimet e mjegullta dhe uzurpimet e pasluftës nuk janë thjesht “gabime tranzicioni”. Janë plagë institucionale që, nëse nuk mbyllen me drejtësi, kthehen në standard të ri: ligji i letrës për të dobëtit, ligji i terrenit për të fortët.
Nuk ka shtet funksional ku vendimi gjyqësor të jetë dekor, ndërsa përmbarimi të jetë lotari. Nuk ka rend urbanistik ku plani rregullues vlen për disa, ndërsa “dora e lirë” për të tjerët. Nuk ka ekonomi të shëndoshë ku fabrika të tëra zhduken nga pronësia shoqërore në një mjegull procedurash, e punëtori të mbetet dëshmitar pa zë.
Këtu qëndron rreziku: sot këto janë “çështje të brendshme”; nesër – në momentin kur Kosova kërkon anëtarësim në Këshillin e Evropës – këto bëhen dosje që matin pjekurinë e shtetit. Evropa nuk pyet sa fort e mbron sovranitetin me fjalë; pyet sa drejt e zbaton ligjin në praktikë.
Dhe pikërisht këtu Asociacioni bëhet problem dytësor. Sepse çdo autonomi, çdo strukturë shtesë, çdo “kompetencë e deleguar” mbi një terren pronësor të paqëndrueshëm, prodhon konfuzion juridik. Kur përgjegjësia shpërndahet, drejtësia humb adresë.
Nëse Kosova dëshiron të mbijetojë si shtet, duhet ta kuptojë një rregull të thjeshtë: sovraniteti fillon te kadastër, jo te deklarata. Fillon te përmbarimi, jo te konferenca. Fillon te përgjegjësia personale e zyrtarit që firmos, jo te fjalimi i politikanit.
Ndryshe, “bomba e kurdisur” e privatizimit dhe pronës do të shpërthejë jo si debat i brendshëm, por si presion i jashtëm – financiar, reputacional dhe politik. Dhe atëherë, kostoja nuk do të jetë vetëm për një qytetar; do të jetë për vetë shtetin.

Kujtime të Safet Sadikut për Halil Alidemën, atë që erdhi me Lirinë dhe ishte Betim i saj !

Nga Safet Sadiku

(Kushtuar Mr. Halil Alidemës)

Halil Alidema është betimi i lirisë! Halil Alidema nuk pranonte ndonjë paqe të rreme, por ai erdhi për lirinë që fitohet me qëndresë, në ’81-shin e zjarrit u ngrit si kushtrim, ai ishte një mendje që s’u thye kurrë, zë që s’u shua as në pranga e as në çelitë e burgut.

Organizator i kryengritjes së vetëdijes, bashkë me Ukshin Hotin dhe bijtë e mendimit, ai mbolli idenë që u bë rrugë çlirimi, se Kosova nuk kërkonte mëshirë, por të drejtë.

UÇK-ja ishte emër i sakrificës, ishte vetë pushka e popullit shqiptar, që iu kundërvu Serbisë ballë për ballë, dhe luftoi si një trup, si një zemër, për liri.

Edhe në prag burgu, Halil Alidema nuk u përkul, por la amanet fjalën që u bë betim: “Kushtetutë, ja me hatër, ja me luftë!” thirrje që i parapriu pushkës së çlirimit.

Ai ishte frymëzues për liri, Sot, tridhjetë vjet pas rënies së tij! emri i Halil Alidemës rron në histori! si ideolog i UÇK-së, si nder i kombit! lavdi mendjes që i dha popullit trimëri i dha guxim dhe bindje për rreshtim në ushtri se lufta për liri ishte e vetmja rrugë për ardhmëri!

Halil Alidema-Lavdi!

Cilët janë ”drenicakët” që tradhëtuan Adem Jasharin?! (3)

Nga Ismet M. Hasani, Suedi
 
Pak histori!
  
Adem Shaban Jashari (28 nëntor 1955-7 mars 1998) ishte një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK); një ushtri shqip-tare e Kosovës që luftonte për ndarjen e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990. Ai ishte komandant i UÇK-së në zonën operative të Drenicës.
*
Më 28 nëntor 1955, në zemër të Drenicës, në fshatin Prekaz, lindi një djalosh që më vonë do të bëhej simboli i lirisë për popullin shqiptar të Kosovës.
 
Emri i tij ishte Adem Jashari, një fëmijë që u rrit me dashuri për atdheun dhe me frymën e rezistencës. Familja e tij, e njohur për tradita të thella patriotike, ndikoi fuqishëm në formimin e karakterit të tij të pathyeshëm. Babai i tij, Shaban Jashari, ishte mësues edukator i brezave dhe mbjellës i ndjenjave kombëtare.
Në vitet e errëta të regjimit serb, Adem Jashari nuk qëndroi i heshtur. Që nga fundi i viteve ’80, ai u bë pjesë e organizatave ilegale që vepronin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.
Në fillim të viteve ‘90, së bashku me vëllain e tij Hamëz Jashari dhe bashkëluftëtarë të tjerë, mori pjesë në trajnime ushtarake në Shqipëri. Ishin këto hapa të parë që çuan në formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) një strukturë që do të shndërrohej në boshtin e rezistencës shqiptare kundër pushtimit serb.
Në vitin 1991, forcat serbe tentuan për herë të parë arrestimin e Ademit, duke rrethuar shtëpinë e tij në Prekaz. Por, përballë vendosmërisë së familjes Jashari dhe mbështetjes së banorëve vendas, operacioni dështoi. Prekazi u kthye në simbol të rezistencës, në një vend ku shpirti i lirisë nuk mund të nënshtrohej.
Pas një varg sulmesh të suksesshme kundër strukturave serbe, Adem Jashari u shpall terrorist nga autoritetet jugosllave në vitin 1997. Ndërkohë për shqiptarët, ai ishte kthyer në një ikonë një udhëheqës i dashur dhe frymëzues. Përgjatë viteve, ai kishte refuzuar çdo mundësi për të braktisur luftën apo për t’u larguar nga vendlindja. Qëndronte në Prekaz, i vendosur të luftonte deri në fund.
Sulmi përfundimtar: 5–7 Mars 1998
Në agimin e 5 marsit 1998, forcat serbe ndërmorën një sulm të përmasave të paprecedenta mbi kompleksin e familjes Jashari në Prekaz. Me mbi 7,000 trupa, tanke dhe artileri, qëllimi ishte i qartë: eliminimi i të gjithë familjes.
Adem Jashari, vëllai i tij Hamëz, gruaja, djali Kushtrimi dhe dhjetëra anëtarë të familjes nuk pranuan të dorëzohen. Ata luftuan për tre ditë me armë në dorë, duke shkruar një nga faqet më të lavdishme të historisë së re shqiptare.
Në fund të asaj beteje të pabarabartë, Adem Jashari dhe 58 anëtarë të familjes së tij u vranë. E vetmja që mbijetoi ishte Besarta Jashari, vajza 11-vjeçare e vëllait të tij, që më vonë do të dëshmonte për botën tmerrin dhe trimërinë e asaj lufte.

Masakra e Prekazit shënoi kthesën më të madhe në historinë moderne të Kosovës. Ajo e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe ngriti në këmbë një popull të tërë. Pas kësaj ngjarjeje, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u rrit me mijëra luftëtarë, dhe rruga drejt çlirimit u bë më e qartë.
Adem Jashari u shpall pas vdekjes “Hero i Kosovës” dhe u bë simbol i përhershëm i lirisë.
Në nder të tij, sot mbajnë emrin:
Kompleksi Memorial në Prekaz
Në vendin ku u zhvillua epopoeja e lavdishme e Jasharëve, sot qëndron Kompleksi Memorial Adem Jashari – një vend përkujtimi dhe reflektimi.
Aty ruhen:
Ky kompleks është një vend pelegrinazhi kombëtar, ku shqiptarët nga të gjitha trojet vijnë për të nderuar heroin që dha gjithçka për lirinë tonë.

Përfundim: Një jetë, një popull, një flamur
Adem Jashari nuk ishte thjesht një njeri me armë. Ai ishte ideja e lirisë, mishërimi i sakrificës dhe frymëzimi i përjetshëm për një popull të shtypur.
Jeta dhe vdekja e tij janë dëshmi se nga zemra e një fshati mund të lindë një legjendë që trondit historinë.
Lavdi përjetë Familjes Jashari! Lavdi dëshmorëve të kombit!
10-vjeçare e vëllait të tij, që më vonë do të dëshmonte për botën e tmerrit dhe trimërinë e asaj lufte.

Masakra e Prekazit shënoi kthesën më të madhe në historinë moderne të Kosovës. Ajo e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare dhe ngriti në këmbë një popull të tërë. Pas kësaj ngjarjeje, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u rrit me mijëra luftëtarë, dhe rruga drejt çlirimit u bë më e qartë.
Adem Jashari u shpall pas vdekjes “Hero i Kosovës” dhe u bë simbol i përhershëm i lirisë.
Në nder të tij, sot mbajnë emrin:
Kompleksi Memorial në Prekaz
Në vendin ku u zhvillua epopoeja e lavdishme e Jasharëve, sot qëndron Kompleksi Memorial Adem Jashari – një vend përkujtimi dhe reflektimi.
Aty ruhen:
Ky kompleks është një vend pelegrinazhi kombëtar, ku shqiptarët nga të gjitha trojet vijnë për të nderuar heroin që dha gjithçka për lirinë tonë.

Përfundim: Një jetë, një popull, një flamur
Adem Jashari nuk ishte thjesht një njeri me armë. Ai ishte ideja e lirisë, mishërimi i sakrificës dhe frymëzimi i përjetshëm për një popull të shtypur.
Jeta dhe vdekja e tij janë dëshmi se nga zemra e një fshati mund të lindë një legjendë që trondit historinë.
Lavdi përjetë Familjes Jashari! Lavdi dëshmorëve të kombit!
F  U  N  D

Lis Bukuroca me komunikatë për Hallen Bedrije, Dada Lumen dhe Ramush Çakorrin

1

Nga: Lis Bukuroca

Komunikatë për publikun nr. 59 e gjysmë PDK, LDK, AAK

Populli i dashur,

Ne nuk do ta votojmë kurrë Vjosën për presidente.

As nuk do të rrimë në Kuvend për të dëmtua r atdheun tonë të përvuajtur dhe shumë të dashur.

Pse?

ose të mos flasë me askënd – as me qeverinë, as me opozitën. Idealja?

T’i shpërfillë të gjithë.

Neutrale, si Zvicra.

As të mos jetë politikane.

Ne nuk e duam Vjosën presidente, sepse është tepër proamerikane.

Kjo, siç dihet, është shumë e rrezikshme për shtetin tonë të vockël

Pavarësia, sipas filozofisë sonë operative, mbrohet duke u distancuar nga shtetet e fuqishme si Amerika, Kina e Rusia.

Vjosa i ka sjellë vetëm katër njohje Kosovës.

Më pak se një në vit. Ne do t’ia sillnim së paku 40.

Marre!

Ajo është takuar disa herë me Trumpin.

Jo që të përfitojë shteti i Kosovës, por për fushatë personale.

Për të fituar vetë. Për mandatin e dytë.

Madje, sipas filozofisë sonë të ngjeshur tripolare, PDK, LDK, AAK, ajo e ka “urdhëruar” Trumpin të krijojë Bordin e Paqes.

Për të marrë pjesë ajo. Për mandatin e dytë.

E ka urdhëruar të ftojë Kosovën në Bordin themelues.

E ka urdhëruar pastaj ta ftojë në Uashington.

Për mandatin e dytë.

Ajo i ka dërguar një mesazh në celular dhe i ka thënë:

“Donald, thuaj: më telefono kur të kesh probleme me Serbinë!”

Pra, e ka manipuluar edhe aleatin tonë të madh. Edhe sekretarin e NATO-së.

Për mandatin e dytë.

Prandaj ne nuk do ta votojmë kurrë: ne po sakrifikohemi për Kosovën, për shtetin, për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, për paqe – jo për vetveten si ajo. Afria tepër e madhe me Amerikën, mund ta nervozojë Serbinë dhe të na sulmojë.

Siç e shihni dhe siç e dini edhe ju, qytetarë të dashur, ajo punoi pesë vite vetëm për vete. Është edhe e korruptueshme dhe e korruptuar.

Prandaj ne nuk do ta votojmë kurrë.

As nuk do të qëndrojmë ulur në Kuvend, sepse do të luftojmë për ju.

Ju e meritoni.

Me refuzimin tonë kategorik, ne e shpëtojmë shtetin tonë nga armikja që, siç shihet, i dashur hajvanat, e kemi ende në krye dhe mbi krye.

Nënshkruar për PDK-në, LDK-në dhe AAK-në nga:

Halla Bedrije, Dada Lume dhe Ramush Çakorri

Në Gjakovë sot u varros Mentor Kaçi, njeriu që i kaloi 17 vjet burg për një ideal

1

Shqipe Bytyçi, Prishtinë

Gjakovë, 28 shkurt 2026.

Sot, në qytetin e tij, me nderime te mëdha dhe me pjesëmarrje të gjerë qytetare, iu dha lamtumira e fundit Mentor Kaçit.

Gjakova përcolli një nga bijtë e saj më të devotshem, një njeri që i dha jetës së vet një drejtim të qartë: rezistencën dhe dinjitetin.

I lindur më 1952, ai u formua si artist i montazhit filmik, por rruga e tij nuk mbeti brenda studios. Historia e Kosovës e thirri në një tjetër front. Në vitin 1981 u dënua me rreth 10 vjet burg për aktivitet politik kundër regjimit jugosllav.

Pas lirimit, nuk heshti. U përfshi në organizimin e strukturave të rezistencës dhe në vitin 1990 ishte ndër themeluesit e Frontit te Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar, nje nismë me synim të qartë, përgatitjen e një organizimi politiko-ushtarak përballë shtypjes jugosllave.

Arrestimi i dytë në vitin 1991 ishte brutal. Dhunë, bastisje në shtëpi, pranga sërish. U dënua me 7 vjet të tjera burg. Në total, Mentor Kaçi kaloi 17 vjet në burgje, vite te gjata izolimi, presioni dhe sakrifice, vite të paguara për bindje.

Në vitet e organizimit të hershëm u bënë përpjekje konkrete logjistike: uniforma të qepura në fshehtësi, rrjete të ngritura ndër treva, përgatitje strukturore që më vonë do të shiheshin si pararendëse të UÇK-së.

Ai ishte pjesë e atij kapitulli të heshtur, kur gjithçka bëhej pa zhurmë, por me rrezik maksimal, atij kapitulli që edhe sot flitet pak.

Pas burgjeve, mbeti aktiv në jetën publike dhe ishte ndër themeluesit e Uniomit Demokratik në Gjakovë, duke kërkuar të kontribuojë në ndërtimin institucional të vendit.

Por përtej titujve dhe strukturave, Mentor Kaçi ishte një njeri qe nuk e ndërroi bindjen me rehati. 17 vjet burg nuk janë statistikë, janë jetë. Janë familje që presin, janë prindër që plaken, janë fëmijë që rriten pa praninë e babait.

Sot Gjakova e përcolli birin e saj me shumė respekt.

Dhe në atë respekt kishte më shumë se ceremonial kishte shumė mirënjohje.

Therrtorja e historisë, therrtorja e unit shqiptar !

1

Shtjefën Gjeçovi, prifti, arkeologu, mbledhësi i folklorit dhe i Kanunit të Lekë Dukagjinit, që e vranë serbët se i pengonte dija e tij.

Fahri Xharra, Gjakovë

E vërteta është pak si më ndryshe , atë kohë unë e mendoj ndryshe dhe ju them që është ndryshe : ” Shtjefën Gjeçovi më 1905 se “ndër malet tona fshihet një thesar i paçmueshëm i epikës shqiptare”, ai së bashku me Donat Kurtin gjurmuan e mblodhën, sistemuan e botuan qindra kangë kreshnikësh, të cilat i botuan në revistën “Hylli i Dritës”, që çmohej si më e mira në Ballkan.

Të fillojmë me Gjeçovin :”…. Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 , ku gjatë verës, bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit këmbanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit .

Më 1926 emrohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Paliq OFM

Kush e vrau At  Gjeçovin ? Serbët , se nuk e donin zbardhjen e historisë shqiptare .

Jemi në vitin 1946 kur komunistët kishin marrë pushtetin dhe  mendonin se e arrijtën kohën e tyre për të bërë atë çka duan. Ishin të pa pjekur , të paarsimuar dhe më e keqja nën urdhërin apsolut të serbëve. Po e përsëris se duhej të bënin tërë atë që iu thonin serbët. Serbët kishin plane të cilit nuk ishin përgatitur gjatë kohës së luftës  por shumë e shumë më herët dhe shqiptarët e mashtruar pas ideve mashtruese bolshevike as që e mendonin thellë se çka bëni me inteligjencën shqiptare të kohës.

Duhej vrarë dhe zhdukur çdo njëri që fliste për të kaluarën shqiptare. Duhej zhdukur historia shqiptare dhe shkruesit e denj të saj.

Po kush e duronte apo si mundeshin serbët ta duronin Bernardin Palajn, mitologun e parë shqiptar, poetin ,prozatorin, profesorin e greqishtes e latninishtes dhe “njohësin më të mirë të maleve tona”. Bernardin Palaj , i tëri me trup  e me mendje ishte  (padashtas) kundër konceptit serb për shiptarin; këte ish partizanët e mjerë nuk e dinin , sepse nuk e kishin lexuar sepse ishin të dehur me marrinë më të madhe të kohës “internacionalizmin proletar” dhe nuk e dinin që me teoritë e imponuara bolshevike së pari e më së shumti ishin kundër vetvetës, kundër kombit , kundër ardhmërisë së ndritshme të tij.

Ma thuani , si mund ta duronte Serbia “Donat Kurtin që mbledhi  me  zellë folklorin shqiptar, të cilin e quajtën Anderseni shqiptar.  “ Serbët nuk mund të paramendonin që Donat Kurti i lauruar në Universitetin “San Antonio” të Romës me titull “doktor i shkencave”,  dhe njohës i shkëlqyer i 7 gjuhëve të huaja, dhe i vlerësuar nga Norbert Jokli “ndër prozatorët më të mëdhenj shqiptarë”., ai duhej likuiduar. Ai me trup e mendje ishte kundër planeve të përgatitura serbe antishqiptare . Këtë partizanët e mjerë nuk e dinin sepse nuk kishin lexuar kurrë dhe më kryesorja e fatkeqësisë shqiptare ishte se duhej zbatuar urdhëra e dreqit të mallkuar

Miq të nderuar është rrënqethëse :  Lazër  Santoja , arrestuar në shkurt të vitit 1945 u torturua kaq shumë sa luste zotin ta shpëtonte me vdekjen e tij. Kur e pa për herë të fundit e ëma duke u zvarritur pas hekurave me këmbët të gangrenizuara, iu lut rojeve ta vrisnin, që të mos vuante më. Dhe e pushkatuan pas një gjyqi farsë që i dha dënimin me vdekje.

I fundit që e pa trupin e tij të vrarë, dëshmon: “E kishin coptue. Ishte me kambë e me krahë të gjymtueme. Ia kishin pre me sharrë. Kofsha e djathtë ishte e ajun tej mase, sa dukej më e madhe se trupi, dhe dukeshin gjithkund gjurmë plagësh të bame me gjithfarë mjetesh. S’kishte mujtë me qindrue në kambë dhe e kishin pushkatue me një breshërimë plumbash brenda në varr. Gurë e dhé mbuluen trupin e tij të gjymtuem, për të mos u gjetur kurrë vorri i tij”.

Të mendojmë burrash dhe të pyesim veten , çka dinin komunistet për Lazër Shanton ?

Mjerimi mendor se vjen e rritet në kokat e dirigjuara nga serbët.

Pse Serbia nuk e donte Justin Rroten , autorin e sa studimeve në fushë të gjuhësisë, për dijetarin që solli në vendin tonë veprën e parë të shkruar në gjuhën shqipe, “Mesharin” e Gjon Buzukut, askush s’kujtohej nga zyrtarët e regjimit, prandaj vdekja e tij kaloi në heshtje, ashtu siç u la edhe vepra e tij, që bëri gjumin letargjik 50-vjeçar në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë.

Po si mund ta duronte Serbia “Mesharin” të qarkullonte nëpër brezat që do të vinin

Martin Camaj, Namik Resuli, Arshi Pipa, Karl Gurakuqi, Mustafa Kruja, Tajar Zavalani, Zef Valentini , cili ishte faji i tyre ? Shumë e lehtë ; kur pushtetin e marrin të pa diturit , të pa lexuarit , të pa dalurit, të zhveshurit nga çdo cilësi njerzore dhe të detyruarit që ta zbatonin urdhërin primar të Serbisë ;zhdukja e çdo gjëje shqiptare me vlerë.

Më 28 shkurt 2026 

Trump: – Iranit do t’i duhen shumë vite për t’u rimëkëmbur pas këtij sulmi

0

Kështu shkruan Reuters.

– Mund të shkoj larg dhe të marr kontrollin mbi gjithçka, ose ta mbaroj atë brenda dy ose tre ditësh, shton ai.

Trump pretendon se SHBA dhe Irani u afruan ndaj marrëveshjeve, por se Irani u tërhoq.

– Ajo që kuptova atëherë ishte se ata nuk duan vërtet një marrëveshje.

Fjala “Islamofob”: arma me të cilën islamistët kërkojnë nënshtrimin e shtetit dhe qytetarit

0

Kjo është stema e “Vëllazërisë Myslimane”, të themeluar nga mësuesi reformator i islamit, Hassan al-Banna në vitin 1928, tashmë jo vetëm e ndaluar në Egjipt , ku ështe themeluar, por e shpallur organizatë terroriste nga SHBA e një varg vendesh arabe.

Kjo organizatë është frymëzuesja kryesore e Al Kaedas, organizatës me terroriste islamike në botë.

Të gjithë islamistët politik shqipfolës, e përdorin fjalorin e saj!

Madje, pa e ditur fare kuptimin e shprehjeve të caktuara, e kanë përdorur edhe disa politikanë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoninë Veriore!

Termi “Islamofob/i” është i “Vëllazërisë Myslimane”, i menduar që t’i lëshohet rrugë dhe ta islamizojnë kombin që e synojnë.

Basri Beka, Prishtinë

Fjala “Islamofob”: arma me të cilën islamistët kërkojnë nënshtrimin e shtetit dhe qytetarit
Në Kosovë sot problemi nuk është “islamofobia”, por mbrojtja e qytetarisë dhe identitetit shqiptar.
Termi “islamofob” shërben sot islamistëve, xhihadistëve dhe klerikëve politikë për të heshtur kritikën dhe për të delegjitimuar debatin qytetar dhe civilizues. Ai nuk është një koncept juridik i konsoliduar dhe as kategori shkencore; është instrument ideologjik i ndërtuar për të zhvendosur vëmendjen nga përmbajtja e kritikës tek moralizimi i kritikuesit. Në praktikë, funksionon si etiketë ndëshkuese.
Ky term është promovuar dhe instrumentalizuar nga rrjete islamiste ndërkombëtare, i shpikur fillimisht nga Vëllazëria Myslimane, me një synim të qartë: të barazojë kritikën ndaj Islamit politik, indoktrinimit dhe xhihadit me urrejtje racore dhe, përmes kësaj barazie të rreme, të shpallë çdo kundërshtim si moralisht të papranueshëm.
Në Kosovë, kjo qasje është veçanërisht problematike, sepse termi “islamofob” përdoret kundër qytetarëve që mbrojnë rendin kushtetues dhe karakterin laik të shtetit, kundër shoqërisë civile që refuzon shndërrimin e shoqërisë në një model teokratik, dhe kundër intelektualëve që mbrojnë orientimin perëndimor dhe kulturën evropiane.
Sot, “islamofob” quhet çdo kush që: kundërshton politizimin e fesë, refuzon shndërrimin e normave fetare në ligje shtetërore, kundëtshton rishkrimin e historisë kombëtare sipas narrativave fetare, mbron parimin se Kosova është republikë demokratike, jo projekt fetar, mbron lirinë dhe qytetërimin.
Ky term nuk mbron myslimanët si qytetarë të barabartë. Ai mbron islamizmin si ideologji pushteti dhe kërkesën për imunitet nga kritika publike.
Duhet thënë qartë: kritika ndaj Islamit politik nuk është urrejtje ndaj besimtarëve. Ajo është ushtrim i së drejtës demokratike për debat, kritikë dhe vetëmbrojtje institucionale. Në çdo shoqëri të lirë, asnjë ideologji – fetare apo laike – nuk qëndron mbi kritikën.
Në këtë kuptim, ajo që sot etiketohet si “islamofobi” l është: vetëdije qytetare, mbrojtje e kulturës, gjuhës dhe identitetit kombëtar dhe mbrojtje e laicitetit, refuzim i dhunës, ekstremizmit dhe totalitarizmit fetar.
Etiketa “islamofob” aktivizohet kur: kërkohet ndalimi i radikalizimit para se të institucionalizohet, mbrohet gjuha, kultura dhe tradita nga uniformizimi ideologjik islamik, refuzohet sundimi i fesë mbi ligjin, arsimin dhe shtetin.
Nëse mbrojtja e këtyre parimeve quhet “islamofobi”, problemi nuk është tek ata që etiketohen, por tek keqpërdorimi i gjuhës për qëllime politike.
Zgjedhja është e qartë dhe duhet thënë pa ekuivok: ose republikë demokratike me shtet laik, ose rrëshqitje drejt një modeli teokratik, ku qytetaria rrënohet, rendi civil shkatërrohet dhe identiteti kombëtar tjetërsohet.
Mes këtyre dy vizioneve nuk ka kompromis terminologjik, por vetëm përballje politike dhe qytetare.
Ky debat nuk duhet mbytur me etiketa. Ai duhet zhvilluar hapur dhe me guxim qytetar.