Kreu Blog Faqe 251

Zgjidhja e presidentit nga populli e drejta e mohuar e qytetarëve të Kosovës

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Zgjidhja e deritashme e presidentit  në Kosovë nga ana e deputetëve në parlament, nuk është në favor të demokracisë pluraliste, sepse iu mohohet qytetarëve që ata ta zgjedhin me votën e tyre drejtpërdrejt, andaj është koha e fundit që në skenën politike të Kosovës të diskutohet një ide e tillë, duke respektuar vullnetin e popullit si në vendet me traditë demokratike

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në Kosovë me 28 dhjetor 2025, temë e ditës në skenën politike është zgjedhja e presidentit/tës, sepse afati për të vendosur për kandidatin përkatës është data 4 mars. Sipas Kushtetutës, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Por, në sajë të rrethanave egzistuese në skenën politike në Kosovë, dhe animozitetit nga ana e opozitës ndaj shumicës parlamentare, ka gjasa reale të dështoj  për zgjedhjen e presidentit brenda afatit të paraparë, sipas Kushtetutës. Dhe nëse një dështim i tillë ndodhë vendi do të shkojë  në zgjedhje të parakohshme, që nuk është në favor të qytetarëve dhe demokracisë parlamentare.

Heshtje për idenë që presidenti të zgjidhet nga populli

Kujtojmë se në vitin e shkuar, pas një takimi që pati zhvilluar me partitë politike  presidentja Vjosa Osmani pati deklaruar se zgjidhja me e drejtë  është zgjedhja e kreut të shtetit drejtpërdrejt nga populli. Ishte ky një propozim i qelluar për të eliminuar dilemat e përkrahjës nga ana e deputetëve në kuvend për presidentin e ardhshëm. Por, nga ai takim e deri më tash opinioni  nuk ka pasur ndonjë informatë së çka është punuar  në këtë drejtim. Ndërsa heshtja e partive politike për një nismë të tillë, dëshmon se ata ende nuk janë të përgatitur të vendosin për një çështje e cila është në favor të demokracisë pluraliste.

Të vendosin qytetarët e jo deputetët

Pasi për zgjedhjen e deputetëve vendosin qytetarët, nuk ka asnjë pengesë objektive që edhe presidenti të zgjidhet nga populli. Një vendim i tillë  do të ishte në favor të demokracisë, andaj kjo çështje është dashur të trajtohet më herët nga aktorët e skenës politike në Kosovë. Pa marrë parasysh se egzitojnë pengesa qoftë nga kushtetuta dhe mbeshtetja e komunitetit serb, kjo çështje ka merituar të debatohet, pa komplekse sepse imazhi pozitiv i Kosovës me ligjin zgjedhor  do të duhej të plotësohej me zgjedhjen  e presidentit nga qytetarët në vend të deputetëve, sikurse është bërë praktike deri me tani.

Ndryshimi i votimit të presidentit duhet kuptuar si proces në avancim të demokracisë, sikurse veprohet në vendet me traditë demokratike. Presidenti i votuar nga populli, nuk do të kishte obligim ndaj partive politike, sepse ai është produkt i votes popullore  nga del se do të ishte mbi partite politike në favor të integritetit e sovranitetit të Kosovës. do të ishte komod ndaj subjekteve politike. Është çështje tjetër së kandidimi i presidentit do të mbeshtetët nga parti të ndryshme politike, qofshin nga pozita apo opozita, dukuri e cila është e njohur në demokracinë pluraliste.

Populli peng i partive politike 

Moszgjedhja e presidentit nga populli  deri më tash pengohet nga partitë të cilat duan të përfitojnë  nga pazaret politike, si individë apo klanet  e tyre.

Në këtë aspekt duhet të marrim shëmbuj pozitiv  nga fqinjët ku presidentin e zgjedhin nga populli si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.  Ndërsa përjashtim në këtë drejtim paraqet Shqipëria, e cila vuan ende sot nga marrëveshja Berisha-Rama(2008) si për ligjin zgjedhor dhe zgjedhjen e presidentit. Andaj ka ardhur koha që edhe në Kosovë qytetarëve t´ iu mundësohet të zgjedhin vet presidentin  e jo  të jenë peng të deputetëve të partive politike në kuvend.

Nuk ka dilemë se ata të cilët i frigohen popullit do ta pësojnë prej tij, sepse vullneti dhe preferenca e votuesve është çështje  e tyre personale  e jo mundësi e mohuar si deri më tash nga ana  e partive politike.

Presidenti në dy mandate

Në sajë të përvojës përvojes pozitive të vendeve  me traditë demokratike presidenti i zgjedhur do të kishte mundësi të rizgjidhet edhe për një mandat, pra në dy mandate, një veprim i tillë do të ishte në favor të demokracisë dhe të qytetarëve të Kosovës.

Në rastin konkret  presidentja aktuale e Kosovës znj. Vjosa  Osmani  do të ishte  udhës që të mbeshtetej edhe për një mandat të dytë  nga shumica aktuale parlamentare, por edhe nga deputetë të tjerë në kuvend.

Presidentja Osmani e meriton mandatin e dytë

Duke marrë parasysh se në sajë të kushtetutës  në sallë duhet të jenë 80 deputetë, nuk do të thot se ata janë të obligueshëm për ta votuar, por mjaftojnë që të jenë në sallë, sepse për votim mjaftojnë 61 vota për ta zgjedhur presidentën, ku numri i votave të  tilla të deputetëve janë nga shumica parlamentare.

Ndërsa duke parë angazhimin, qendrimin dhe guximin  e shprehur deri më tash në mbrojtje të sovranitteit e integritetit të Kosovës ajo meriton të rizgjidhet për presidente, sepse për momentin ajo është kandidati ma i përshtatshëm dhe e kryen këtë funksion ma mirë se askush tjetër.

(Shkurt  2026)

Deklaratë përfundimtare për opinionin publik e Don Shan Zefit

0

Foto e hershme e Don Shan Zefit me imamin tashmë të ndjerë Rexhep Boja

nga Don Shan Zefi, Prizren

Deklaratë përfundimtare për opinionin publik
Lidhur me intervistën time në radion gjermane Deutschlandfunk dhe keqinterpretimet që pasuan në disa media dhe rrjete sociale, ndiej për detyrë morale dhe publike të jap këtë deklaratë përfundimtare dhe sqaruese.
Pas komunikimit zyrtar me autorin e dokumentarit, z. Benedikt Schulz, dhe pas korrigjimit të përkthimit të diskutueshëm, tashmë është vërtetuar në mënyrë të qartë dhe të pakontestueshme se deklaratat e mia janë shtrembëruar dhe interpretuar gabimisht. Teksti i korrigjuar dhe konteksti i plotë në gjuhën shqipe dhe gjermane dëshmojnë pa asnjë dyshim se unë kam thënë të vërtetën dhe qëndroj edhe sot plotësisht pas saj.
Unë asnjëherë nuk kam deklaruar dhe as nuk kam menduar se përkatësia fetare e një shqiptari përcakton shpirtin e tij kombëtar. Pretendimi se kinse kam thënë se një shqiptar mysliman nuk ka shpirt shqiptari është një shpifje e pastër dhe një falsifikim i fjalëve të mia, i cili nuk ka asnjë mbështetje në intervistën origjinale.
Prandaj kërkoj që opinioni publik, brenda dhe jashtë Kosovës, ta njohë të vërtetën ashtu siç është. Ata që janë marrë me shtrembërime, shpifje dhe ofendime ndaj meje kanë detyrimin moral që t’i kërkojnë falje opinionit publik për keqinformimin e përhapur dhe për dëmin e shkaktuar ndaj së vërtetës dhe harmonisë ndërmjet shqiptarëve.
Megjithëse në këtë rast jam plotësisht i pafajshëm, kërkoj ndjesë nga të gjithë ata që mund të jenë ndier të lënduar ose të ofenduar nga mënyra se si është interpretuar intervista ime. Këtë e bëj në frymë përgjegjësie dhe mirëkuptimi, e jo për faj që nuk e kam. Në të njëjtën frymë kërkoj që edhe të tjerët të tregojnë përgjegjësi morale dhe qytetare.
Në këtë periudhë të shenjtë të Kreshmëve dhe të Ramazanit u shpreh urimet më të mira të gjithë besimtarëve, me dëshirën e sinqertë për mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet bijve të të njëjtit popull, të bashkuar nga gjaku, gjuha dhe tradita.
Të gjithëve u premtoj lutjet e mia, sidomos në këtë periudhë të rëndësishme shpirtërore, për paqe, mirësi dhe bashkim ndërmjet njerëzve.
Me këtë deklaratë kjo çështje konsiderohet përfundimisht e mbyllur. Nuk do të ketë reagime apo polemika të mëtejshme nga ana ime, sepse e vërteta tashmë është sqaruar plotësisht. Me këtë përfundon kjo shpifje gazetareske, me ose pa qëllim.
Me respekt,
Dr. Dom Shan Zefi
Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë
Më poshtë keni komunikimin tonë zyrtar me autorin e intervistës.
1. Kërkesa ime
Shan Zefi – donshanzefi@gmail.com 24. 02.2026 11:54
benedikt.schulz.fm@deutschlandradio.de
Sehr geehrter Herr Schulz,
ich grüße Sie herzlich und hoffe, dass es Ihnen gut geht.
Ich wende mich respektvoll an Sie bezüglich des Interviews, das wir in Prizren über die aktuelle Lage im Kosovo geführt haben. Nach der Veröffentlichung fand das Interview große Beachtung in den Medien und auf verschiedenen Portalen in Kosovo, und einige Kommentare haben meine Aussagen missverstanden, indem sie behaupteten, ich hätte gesagt, „als Muslim hast du keinen albanischen Geist“, was nicht zutrifft.
Aus diesem Grund bitte ich Sie, uns die vollständige Aufnahme des Interviews auf Albanisch sowie die von Ihnen ausgewählte Übersetzung ins Deutsche unverändert zukommen zu lassen, damit eine genaue Transkription erstellt werden kann.
In der Hoffnung, dass Sie meiner Bitte nachkommen, verbleibe ich mit freundlichen Grüßen,
Dr. Don Shan Zefi
Generalvikar der Diözese Prizren-Prishtina
shqip
I nderuari zotëri Schulz,
Ju përshëndes përzemërsisht dhe shpresoj që të jeni mirë.
Po ju drejtohem me respekt lidhur me intervistën që patëm në Prizren mbi gjendjen aktuale në Kosovë. Pas publikimit të saj, intervista pati jehonë të madhe në Kosovë, në mediat dhe portalet e shumta, dhe disa komente e keqinterpretuan duke thënë se unë kam deklaruar se “si musliman nuk ke shpirt shqiptari”, gjë që nuk është e vërtetë.
Për këtë arsye, ju lutem që të na dërgoni incizimin e plotë të intervistës në shqip dhe përkthimin në gjermanisht nga përkthyesi që keni zgjedhur, pa ndërhyrje, në mënyrë që të mund të bëhet transkriptimi i saktë.
Duke shpresuar se do të merrni parasysh këtë kërkesë, ju përshëndes me respekt,
Dr. Don Shan Zefi
Vikar Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë
2. Përgjigja e autorit
24. 02.2026 14:15
Schulz, Benedikt <Benedikt.Schulz.fm@deutschlandradio.de>
a: Shan Zefi <donshanzefi@gmail.com>
Sehr geehrter Herr Zefi,
ich hatte in den vergangenen Tagen bereits mehrfach an die Adresse des Bistums geschrieben, ich weiß nicht, ob diese Nachrichten Sie erreicht haben.
Nun habe ich inzwischen ein Korrekturverfahren veranlasst. Die umstrittene Übersetzung des Zitates habe ich ersetzen lassen durch eine wörtliche Übersetzung.
Kosovo – Radikalreligiöse Gruppen bedrohen den gesellschaftlichen Frieden
Anstatt der ursprünglichen Übersetzung heißt es an der entsprechenden Stelle nun: „Mit diesen Kostümen, dieser Kleidung, da gibt es keine albanische Seele.“
Und im Original lautet die Passage: „sepse me kostume, tesha, kostum, e me këto veshje, nuk ka shpirt… nuk ka shpirt shqiptari”
Auf dieser Seite finden Sie den Hinweis, dass wir den Beitrag an dieser Stelle korrigiert haben: Korrekturen und Richtigstellungen
Sie können gerne aus dieser Mitteilung zitieren und darauf verweisen.
Im Übrigen gilt mein Angebot, dass Sie mir eine Stellungnahme zukommen lassen, auf die wir dann ebenfalls bei kommender Gelegenheit verweisen.
In einer Mail an Ihr Bistum habe ich folgenden Satz geschrieben, bei dem ich nicht weiß, ob er Sie erreicht hat – daher wiederhole ich ihn hier, da er immer noch Gültigkeit hat: Ich bin von Herzen ein Freund Ihres Landes und hoffe, dass wir in einem guten Kontakt bleiben, sowohl mit Ihrer Kirche als auch mit Ihnen.
Herzliche Grüße, Benedikt Schulz
Përkthimi shqip:
I nderuari zoti Zefi,
Në ditët e kaluara ju kam shkruar disa herë tashmë në adresën e Ipeshkvisë; nuk e di nëse këto mesazhe kanë arritur tek ju.
Tani ndërkohë kam nisur një procedurë korrigjimi. Përkthimin e diskutueshëm të citatit e kam zëvendësuar me një përkthim fjalë për fjalë.
Kosova – Grupet radikale fetare kërcënojnë paqen shoqërore
Në vend të përkthimit të mëparshëm, në pjesën përkatëse tani thuhet:
„Me këto kostume, me këto rroba, nuk ka shpirt shqiptari.“
Ndërsa në origjinal pjesa është:
„sepse me kostume, tesha, kostum, e me këto veshje, nuk ka shpirt… nuk ka shpirt shqiptari”
Në këtë faqe mund të gjeni njoftimin se ne e kemi korrigjuar artikullin në këtë pjesë: Korrigjime dhe saktësime.
Ju mund të citoni lirisht nga ky njoftim dhe t’i referoheni atij.
Përndryshe, mbetet në fuqi oferta ime që të më dërgoni një deklaratë (qëndrim), të cilës ne do t’i referohemi gjithashtu me rastin e radhës.
Në një email drejtuar Ipeshkvisë suaj kam shkruar fjalinë e mëposhtme, për të cilën nuk e di nëse ju ka arritur – prandaj po e përsëris këtu, pasi vazhdon të jetë e vlefshme:
Unë jam nga zemra mik i vendit tuaj dhe shpresoj që të mbetemi në një kontakt të mirë, si me Kishën tuaj ashtu edhe me ju personalisht.
Përshëndetje të përzemërta,
Benedikt Schulz
***
Në foto:
Me vëllanë tim, dr. Rexhep Bojën,
ish-kryetarin e dashur dhe të nderuar të BIK-ut.

“Bota serbe”, shushuritje e pafund e neofashizmit serbian!

Shoqëria Historike Ruse, e themeluar nga Akademia Ruse e Shkencave dhe disa media shtetërore në atë vend, u themelua në Serbi, në Beograd, më 26 tetor 2025.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

1.Egersira e popave sibian po i mprehë dhëmbët për mizori

Seria edhe dje edhe sot dhe ska shenja se do të pushojë të hasmohet ende me të gjithë fqinjët, special me shqiptarë dhe kroatë.Serbia është e ngarkuar me shovinizëm, por shovinizmi dhe krimet monstruoze do të ia hanë kokën si nacizmi Hiterit! E vërteta, këto ditë Serbia është në prag të luftës civile. Lidhur me këtë, ai që i përcjell lëvizjet serbiane me seriozitet shkencor, mund të mësoi se poizita dhe opozita të konfrontuara në rrugë dhe në tërë godinën shoqërore, sa i përket qëndrimit ndaj shqiptarëve, nuk dallojnë fare. Nuk dallojnë sepse programi “Bota Serbe” dokument i kishës, partive, shtetit dhe Rusisë,bëjnë kujdestari që Kosovën ta mbajnë në maje të thikës. Prandaj, në çdo festë dhe ferkim politik, serbianët e kanë një parim: duan sërish luftë. E kësaj radhe, me që janë në hasmëri me të gjithë fqinjët, serbianët do të luftojnë në mes veti. Por, në kuptimin ekstrem, fronti serbian në luftën civile nuk do të dobësohet, sepse edhe Perendimi edhe Lindja janë në luftë për ta përfituar. Prandaj, me që bullgarët, maqedonët dhe shqiptarët së bashku me kroatë janë të rreshtimit që Serbia ta drejtojë makinën kah Perendimi, në anën tjtër, janë popat ata që nuk largohën dotë nga Rusia. Lidhur me këtë politikë fashiste po e shënojmë një dokument të kohës kurishin në luftë me kroatët. E pyet një gjeneral; Zotëri Kryetar (Milloshin), çka do të bëjmë me shqiptarët në Kosovë pasi ta okupojmë Kroacin? Hitleri i dytë përgjigjet: Shqptarët do t` i vrasim të gjithë pa dallim (Shipare pobiçemo ih sve bez razlike kao 1945).

“Bota serbe-ruse” u pa hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-s  se Rusia e kërkon nga Serbia një luftë të re në Kosovë, në mënyrë që ta zhvëndosë vëmendjen Bota e civilizuar nga lufta në Ukrainë, ku soldatët fashist rus po bëjnë krime monstruoze. Në lidhje me këtë Serbia neofashiste nuk  po e kupton se ka mbajtur të okupuara treva të hueja për dy shekuj, për faktin se në të gjitha kongreset dhe konferencat e paqës është mësuar të përkdhelet dhe t` i falen trevat shqiptare. Tash, pa i paguar Serbia dëmet e luftës për dy shekuj ndaj shqiptarëve, agresionin sidomos ndaj Kosovës nuk e ndal. E vërteta, Serbia nazifashiste duhet denohët sikurse Rajhu i Tretë gjerman pas Luftës Dytë Botërore. Vetëm atëherë do të kemi paqe dhe siguri në Ballkan. Por dëmet e luftës Serbia duhet t` ua paguaj edhe kroatëve dhe boshnjakëve. Prandaj, me këtë tretman ndaj Serbisë sot nga ana e BE dhe SHBA (përkdhelës), nuk vrehet se Serbia do të demokratizohet. Edhe më keq, Serbia me këtë tretman sot po stimulohet, pale mos po largohet nga “prehri” i Rusisë neofashiste, e ai realitet, për neve që e studiojmë shoqërinë serbiane qe 40 vjetë, e themi publikisht se nuk ka asnjë shansë të ndodhë.

Ketu 23 II 2026

2.Serbia nazifashiste në peshojën e historisë Europiane dhe Ballkanike

Po mbushën katër dekada që shkruaj se Qeveritë e Serbisë nuk mund të mbushën mend për deri sa t` i paguajnë reparacionet (dëmet e luftës), që ua kanë bërë shqiptarëve, e të tjerëve, për dy shekuj. Sot Beogradi ka qitë fjalë se do ta publikojë programin e radhës, për të dëshmuar se ende qëndron në “vigun” e “Naçertanisë” 1844. Kuptohet se këtij plani do t` ia shtojë edhe Programin anti kroat: “Deri në shkatrrimin tonë ose të juajin” shkruar më 1902. Lidhur me këtë kam informata se çka përmban programi “Bota Serbe” , por në bazë të 37 programeve të njohura deri me tash që i posedojë, mendoi  se ofenziva neofashiste serbe do të përqëndrohet në dy pika agresive: 1. Si të zgjërohet Serbia në Bosnje, pasi që Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka aprovuar  rezolutën për gjenocidin në Sreberenicë . Serbia fashiste edhe më tutje do të përqëndrohet në lidhje më të ngushtë me Rusisnë, në mënyrë që Çështjën e Kosovës dhe Maqedonisë Veriore t` i mbajë në maje të thikës, për ta justifikuar agresionin latentë të anshllusit serbian, që planifikohet të ndodhë në Krahinat e  Mostarit dhe Banja Llukë. Lidhur me këtë, Serbia do të fokusohet në një krijim të situatës së re konfliktuoze serbo-malazeze, duke e peshuar tërë çështjën me rreligjion, por jo sikurse veproi Serbia më 29 Nëntor 1918 kur ia shuan Malit Zi: shtetësinë, mbretërinë, kombësinë, rreligjionin, gjuhën dhe historinë malazeze me fuqinë e ushtrisë franceze e përbërë nga mercenarët etiopian. E vërteta, ky realitet e ka avansuar politikën serbiane në një pozicion fatamorganë, të cilën shoqëria serbiane e ndjek si hieja trupin që prodhon shovinizëm, e prodhuesi dihet-KO Serbe. Prandaj është shumë detyrë delikate të largohet Serbia me llafe nga kjo rrugë. Po, nëse denohet Serbia ndërkombëtarisht, disi në fillim do të duket paksa si çështje prekëse, por ai denim është në esencë ndihmë që kombi serbian të largohet nga “fronti” i trillimeve rreligjioze dhe projektet imperialiste.

Lidhur me këtë, politika serbe lansoi një realitet se një kohë të gjatë: “Malazezët nuk martoheshin me serbiane, por edhe vajzat që martoheshin me serbian, malazezi i leçitëte dhe ato izoloheshin nga familjet”. Tash, një pjesë e madhe e vajzave shqiptare po martohën me serbianë, në vendbanimet fshatare. E këtë realitet popat e plasuan në Perendim se: “Me shqiptarë kemi miqësi, por politika shqiptare, mirësielljën dhe dashurinë tradicionale serbe, po e kthen në urrejtje”!

  1. Cila është filozofia politike e “Botës Serbe”

Sot janë nja 100 vende në Glob me kriza potenciale janë në luftë zingjiore. Një ndër vendet me kësi potenciali është padyshim siellja e pushtetit Serbisë me popullin Malazez  dhe me fqinjët, fakt ky  që bartë me veti pesë vatra krizash ku planifikon të përzihet “kapitali” i saj si në: Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe sidomos me Kroacinë, që do të thot sipas porosisë ruse, Serbia mbetet në pozicion lufte me NATO-n.E ky pozicion i duhet gjeopolitikës ruse dhe serbe për synime të “reja”. Nga ky pozicion e nxjerr aksiomën se Rusia e urren Serbinë, por e shfrytzon për tri përdorime shumë të ulta neokoloniale. Këtë fakt shkenctarët serbian pa ngaresa shoviniste e dijnë, por janë në mes dy zjarreve politike.

Me programin “BOTA SERBE”, nuk ka dyshim se do të ripromovohet që Serbia është shtet gjenocidal. Në lidhje me këtë, duhet theksohet për opinion se politika strategjike e NATO-s nuk do të lejojë një luftë të re në Ballkan, por shembulli i tragjedisë në Srebernicë e demanton këtë qëndrim se: “Ballkanisit duhet të flejnë me duar në gjepa”. Jo Ballkanasit duhet t` i ndihmojnë NATO-s në mënyrë që NATO  t` u ndihmojë Ballkanasëve.

Shqiptarët dhe serbët në këtë histori “magnetike” duhet ta themi për herë të parë dhe pse mos të dihet se e kanë një armik të përbashkët. Ai armik i përbashkët është Rusia, sidomos për Serbinë, të cilën po e shfrytëzon për karrem qe dy shekuj pa shkëputje nga veprimet. Në lidhje me këtë Radojçiqët nuk mund ta nxierrin Serbinë nga humnera ku vet populli i saj e ka palsuar vetëvetën, duke bërë mitingje, duke lejuar pushtetin që t` i nxjerr nga burgjet të gjithë kriminelët dhe t` i mobilizojë për luftë (1992-1999), plus edhe t` i paguaj për të bërë mizori të papara sidomos më 1995 në Bosnje dhe më 1999 në Kosovë përmes tri programeve: “Toka  diegur”; “ Koridoret përplasëse” dhe” Patkoi”, që të tira për ta shfarosur popullin shqiptar në tërësi, ashtu si ishin marr vesh Millosheviq- Tuxhamn në mars 1991 në Karagjorgjevë, ashtu si ishte folur me “alegori” në Kumrofc më vonë ku “zihe e përzihej” Çështja e Kosovës. E tërë kjo politikë, ka një prapavi, që Serbia të kualifikohët nepër Evropë se po e “lufton islamizmin”. Ndërsa ka miqësi të ngushtë ne Iranin dhe shtetet tjera agresive neofashiste.

4.Çka e veçon luftën e fundit serbiane me Luftëratë botërore 1914-1918 dhe 1939-1945

Në Luftën e Parë  Botërore muarën pjesë 36 shtetet; në të Dytën 61 shtete. Lufta e Parë Botërore zgjati 4 vjetë, 3 muaj e 15 ditë. Lufta e Dytë Botërore zgjati 6 vejtë.  Numri i ushtarëve në Luftën e Parë ishte 1, 7 milionë. Numri i ushtarëve në Luftën e Dytë ishte 6 milionë.Në luftën e Parë luftimet u zhvilluan në 14 shtete. Në Luftën e Dytë, luftimet u zhvilluan në 40 shtete. Siperfaqjq e përfshirë në luftë arrijti  në rastin e parë në 985 milionë . Kurse në Luftën e Dytë arrijti në 1315 milionë.  Madhësia ku u përfshi në luftë në rastin e parë ishte 4 milionë kilometra kator. Në rastin e dytë ishte 22 milionë kilometra katror. U mobilizuan 70 milionë ushtarë 1914/18, ndërsa më 1939/45 u mobilizuan 110 milionë ushtarë. Në Luftën e Parë Botërore u vranë 10 milionë njerëz.  Në Luftën e dytë u vranë 50 milionë njerëz. Në Luftën e Parë u plagosën 21 milionë njerëz. Në Luftën e dytë u plagosën 35 milionë njerëz.

Në Luftën e Parë Botërore në kampin që e shkaktoi luftën sepse kishte kapital po nuk kishte koloni siç ishin Gjermania, Austro Hungaria dhe Italia, shpërthyen armiqësitë (Italia tradhtoi më 1915). Në kampin e dytë që nuk ishin për luftë provizorisht sepse kishin koloni të maftuara ishin: Anglia, Franca dhe Rusia. SHBA hynë në luftë kah fundi më 1917 si borçli dhe dualën si huadhënës. Në luftën e Dytë Botërore ishin dy taborre kryesore ndërluftuese: Pakti Berlin-Romë-Tokio dhe Aleatët: SHBA- Anglia- Rusia dhe Lëvizjet antifashiste nepër botë me lëvizjet e rrezistencës.

Në Luftën e Parë muarën pjesë 190 000 avionë; në Luftën e Dytë muarën pjesë 710 000 avionë. Në luftën e Parë muarën pjesë 9000 tanke, në Luftën e Dytë muarën pjesë 287000 tanke.  U aktivizuan 140 000 mjete ushtarake në rastin e parë, ndërsa u angazhuan 1 041 000 mjetet ushtrake, në rastin e dytë.

Një fakt interesant i panjohur për oficerët e luftës

Në çdo 100 nerëz të vrarë në Luftën Ballkanike ishin 92% ushtarë ndrësa 8% ishin civilë. Në Luftën e Parë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 60% ishin ushtarë, kurse 40 % ishin civilë. Në Luftën e Dytë Botërore në çdo 100 njerëz të vrarë 40 % ishin ushtarë, kurse përqindja e civilëve arrinë në 60%. Në Luftën për shkatrrimin e Jugosllavisë 1992-1999, aporksimativisht 91%  nga numri i të vrarëve ishin civilë, kurse 9% ishin ushtarë të vrarë. Ky argumenti i fundit e veqon luftën jugosllave me luftërat tjera për kah vrasja e civilëve, e spjegon brendinë e definicionit të gjenocidit. Por luftën serbiane e dallon edhe një fenomen e që ka të bëjë me bartjën e kufomave të shqiptarëvepër të humbur gjurmë. Madje në luftën serbiane ka pasë edhe diegëje të kufomave dhe eksperimente të tipit : “Dr Resher” në kampet nazizte. Kjo do të thot matje “profesionale” sa mundet njeriu për të u qëndruar torturave të programuara, sa mundet njeriu për t` i qëndruar temperaturës minus dhe plus. Këto eksperimenete oficerët serbian i kanë bërë vetëm në Kosovë, dhe për mos me u zbuluar e montuan aferën e “trafikimit organeve njerëzore”, në koalicion me rus. Dhe kur u doli kjo aferë e montuar, atëherë Beogradi zyrtar filloi të instaloi skenar morbid u bë beseler për Gjyqsinë “dëshmitari i mbrojtur”. Ky lloj njerzish si gjallesa botës po i kushton, sidomos vendeve ku janëtë strehuar nepër Glob.Sot, Specialaja e Hagës kundër UÇK-ës, dhe shqiptarëve në përgjithësi e jo “kundër individëve” si është bërë zakon të thuhet e shkruhet, është kah ngritët në model ruso-iranian

  1. Çka duhet mësuar nga historia e gjykimeve dhe hetimeve sot

Në vitin 1946 në Nyrënberg u mbajt Procesi i denimit të krimeve të Luftës Dytë Botërore. Aty u denua Rajhstagu, SS trupat, ABVER trupat, Partia Nncional Socialiste dhe tërë kreu ushtrak dhe politik i shtetit. Gjermania u nda në katër zona të okupimit si dhe u detyra për t` i paguar reparacionet (dëmet e luftës). Nepër zonat e okupimit pati denime shtesë me burg: Në Zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në Zonën e okupuar nga Rusia u denuan me burg të rëndë 67000 persona; Në Zonën e okupuar nga Anglia u denuan me burgim 64000 persona; Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan me burgime 19000 perosona.

Gjithëashtu në nivel të Gjermanisë në zonën britanike u denuan pa të drejtë pune në profesion 320 000 persona. Në Zonën e okupuar nga Franca u denuan pa të drejtë pune në profesion 7000 persona. Në Zonat Amerikane dhe Ruse nuk ka të dhëna sa persona janë denuar, ose nuk është denuar askush, sepse legjislacioni i këtyre vendeve, nuk e parashihte një denim të tillë?

Shtrohet pyetja: ku është pozicioni i fajeve të Serbisë për krimet gjenocidale për dy shekuj ndaj shqiptarëve, sidomos në Luftën e fundit 1998-1999. E pse mos ta shtrojmë pyetjën: Nëse  nuk është denuar Qeveria e Serbis, nuk është denuar Gjneralshtabi Serbian, nuk është denuar Partia Socialiste Serbe, nuk është denuar Partia Radikale Serbe, nuk janë denuar disa parti tjera e që me krime kanë qenë të ekspozara, dhe bota për peshën e atyre krimeve dinë ose nuk dinë fare, sepse të gjitha i janë fakturuar shtetit dhe drejtuesit të saj, me të drejtë, por Serbia jo që nuk është denuar, por ka mbetë të zgjedhë cilit faktor politik do t` i takojë: Lindjës apo Perendimit (Ja ky është denimi më i rëndë për Serbinë, sepse ka kushte ta vazhdojë politikën e vjetër!). E ky pozicion po i ndihmon edhe sot, kur është në njëfar lufte qytetare. Mbi të gjitha, Serbia nuk është denuar për dëmet e lyftës, as që ia ka përmendur ndokush nga ndërkombëtarët reparacionin. Mu për këtë realitet politik, Serbia po sillet ende si xhandar i Ballkanit, sepse nuk e ka përfshirë pesha e përgjegjësisë penale, për asnjë periudhë të fajeve. Tani po e shtrojmë një pyetje para opinionit: Si është e mundur që Procesi i Nirbergut të zgjatë vetëm një vit, kurse Procesi i hetimit dhe Gjykimit të Kreut të UÇK-ës në Hagë të zgjatë mbi PESË vjetë!!!

6.Pse shqiptarët nuk krijuan miqë as në kohën e Gjergj Kastriotit në Evropë

Gjergj Kastrioti- Skenderbeu provoi për të krijuar miqë në Venedik, Vatikan dhe nepër Evropën e hallakatur sidomos pas vitit 1463. Por, Skenderbeu askund nuk gjeti as miqë as përkrahës të interesit. Përkundrazi, gjeti një lloj helmimi misterioz, prej të cilit edhe u pushua nga jeta-nga lufta e shenjët për çlirim nga osmanlia okupator.

Së dyti, shqiptarët provuan në kohën e Ali Pashë Tepelenës dhe të Buhsatlinjëve të dëshmojnë Evropieizim, por muarën urrejtëje dhe pezmatim pse ishin musliman. E ky fenomen, ndodhëte për faktin sepse Evropa e Kryqzatave, nuk kishte ndryshuar, as vese e as adete makiveliste. E kundërta shqiptarët në të gjitha kryengritjët kombëtare gjatë shekullit XIX dhe XX kundër osmanlisë drejtoheshin nga personalitetet shqiptare të rreligjionit islam. Por, kjo nuk do të thot se nuk ka pasë edhe turkofilë dhe tradhtarë nga ky rreligjion. E po të peshohen me peshojën e tradhtisë, atëherë hesapi del shumë i egër i rreligjioneve islame  E vërteta, shqiptarët vetëm një herë në histori gjatë shekullit XX e kanë pasur një gjysëm dobie nga Lindja,por jo rreligjioze por ideologjike. Parndaj më 1955 kur projektohej: deprotimi i shqiptarëve nga Jugosllavia; kur planifikohej ndarja e Shqipërisë në mes Jugosllavisë dhe Greqisë, posa Shqipëria u pranua në Paktin e Varshavës (më 1955) pushuan të gjithë skenarët e ndarjës Shqipërisë. Por shpërngulja e shqiptarëve nga Jugosllavia në Anadolli pushoi vetëm më 1966, me ndihmën e fuqisë SHBA-ve, të cilat e ndihmuan terthorazi në sigurinë e plotë për eliminimin e Aleksandër Rankoviqit në Brione. (shiqo: A. J. Brionski Plenum, “Tajna dokumentacija stoleça/66”).

7.Çka do të ngjanë në OKB  pasi u aprovua Rrezoluta për gjenocid në Srebernicë

Sot në Ist River (Nju Jork) ndërgjegja e njerëzimin është në peshojë. E kuptueshme se kundër drejtësisë do të provojnë të ngadhnjejenë Rusia, Serbia, Bellorusia, Irani, Kina dhe ndonjë shtet marionetë si këto. Por aprovovimi i Rrezolutës për gjenocidin në Srebernicë do t` i hapëte dy mundësi: 1.Që Serbia t` i paguaj dëmet e luftës në Bosnje. 2. Që Rusia një ditë të gjindet para peshës së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe t` i paguaj dëmet e luftës ndaj Ukrainës. Pra Rrezoluta për gjenocidin në Srebërnicë do të ishte një fitore e demokracië mbi tiraninë. Megjithë këtë tirania po dominon edhe sot .

E vërteta, auktalisht  shembulli i Gjermanisë për t` i paguar viktimat e kolonializimit në Namibi, (prill 2024) e venë çdo agresor para ÇEKANIT të drejtësisë. E në këtë nye Serbia fashsite ka filluar të dridhet, sepse një ditë do duhet paguar dëmet e luftës për Kroaci, për Bosnje dhe për Kosovë sidomos.

  1. Çka do të ngjan nëse Perendimi e lejon Rusisnë ta fitojë luftën në Ukrainë

Me aprovimin e ndihmës për Ukrainën për 61 miliardë dollarë nga Senati Amerikan, pothuej se është e sigurtë se Ukraina nuk është vetëm, prandaj nuk do ta humbi luftën, por nuk do të mundet as për ta fituar.  Kjo për faktin se për NATO-n është me interes politiko strategjik, që Rusia e Putinit të kompromitohet para opinionit botëror. Dhe, në këtë drejtim NATO nuk merr kurrfar përgjegjësie morale, sepse është organizatë ushtarake, armike e imperializmit rus në përgjithësi.

Nëse Rusia eventualisht do ta fitonte luftën në Ukrainë, atëherë turrin e saj (Rusisë) do ta ndalte vetëm një Luftë e Tretë Globale, e cila po zvillohet para syve tanë në forma të ndryshme, por me mënyra të tjera makiaveliste. I mjeri ai popull sot, që është para ndrydhjeve të fuqive agresive ushtrake  ruse. Në lidhje me këtë lufta Iraniano-izraelite tregoi se bota është pranë një apokalipse të mundëshme, ku SHBA besoi se do të mbesin kampion i paqës “dirigjuar”.

9.Serbia fashiste ka hy në një avanturë të re duke mos e ditur se Rusinë e ka armik

Në Serbinë  fashizuar sot, askush nuk ka fuqi si individ për ta ridrejtuar kah demokarcia godinën shtetërore. Përkundrazi, sepse këtë shtet e ka mbuluar psikologjia e “pafajësisë”-përkatësisht e urrejtjës, megalomanisë , madhësisë territoriale, madje pasi që i ka huq të gjitha rrugët, po provon përmes një tog fjalëshi rreligjioz të quajtur “BOTA SERBE”, për të krijuar një atmosferë misterioze, ala asaj formulës së viteve 1990 kur propogandohej se: “Nikolla Teslla e paska shpikur një formulë, me të cilin Serbia do ta sulmojë tërë botën, nga Tokio e deri në Londër, dhe atë luftë do ta fitojë”. (Lexone deklaratën e Enriko Josifit më 1990 në TV e Serbisë)!!

Sot, vetëm një shkrimtar ala Emil Zola (1895), mund ta shpëtojë Serbinë fashiste nga katastrofa. Ai shkrimtar në Serbi nuk mund të gjëndet. Ndoshta do të ishte ndonjë shkrimtar i ri, por si duket ende ka nevojë për autoritet civilizues të nivelit të një Dimitrije Tucoviq apo Kosta Novakoviq.

Sot si historian, mendoi se kapitali Evropian, duhet të jetë më agresiv ndaj Serbisë, sepse Ballkani si pasojë e sielljeve meskine serbiane është bërë vend i pasigurt për investime. E ky realitet nuk është shenjë i mirë për BE dhe për demokracinë Perendimore, sidomos për  Amerikën demokratike. Në anën tjetër tërë bota ngadal por sigurtë po e mëson se shqiptarët e kanë kthyer me të drejtë tërë orientimin-rreshtimin ekonomiko shoqëror gjithëkombëtar kah Washingtoni dhe Brukseli, pra hapsira e tyre jetësore është e sigurtë për investim.

  1. A ka kaluar koha e kolonizimeve barbare serbiane në Kosovë

Më 1912-1941 Serbia arrijtë ta ngritë përqindjën e serbëve në Kosovë nga 4% sa ishte më 1912 në 27% më 1941. Këtë përqindje të popullsisë Serbia komunisto-çetnike synonte pas vitit 1945 ta ngritë në 51% plus. Por realiteti tregoi  më 1991 se në Kosovë për shkak se serbët nuk mund ta duronin asnjë lloj barazie, të zbresin prap në 5,2% të tyre. Madje provuan qarqet fashiste përqindjën ta ngrisin me terror të programuar në 51% serbian më 1995. Por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e prishi atë planifikim, madje bombardime t e NATO-s jo vetëm që e prishën por e kthyen në një invalid që po derxhet në shovinizëm tërë Serbia edhe sot. E vërteta, pas çlirimit të Kosovës në qershor 1999, filloi njëfar epoke e negociatave, të cilat janë bërë njëfar mode politike, por ajo “modë” nuk ka as strategji e as taktikë të zgjedhjes, sepse vet serbët nuk po duan të integrohën në shtetin e Kosovës, të cilin e kanë pranuar 59% të shteteve në tërë globin. Lidhur me këtë e shtroi pyetjën: A u larguan vet serbianët nga institucionet e Kosovës; a u mbajtën dy palë zgjedhje dhe i bojkotuan. Tani çka kërkohet nga shqiptarët, pse mos të thuhet se: “Serbia po kërkon territore, po kërkon kthim të pushtetit saj kolonial ”.

Në fund e shtroi këtë aksiomë që mund të quhet në fillim edhe si theoremë që:  Kombin shqiptar dhe Kombin serbian duhet t` i drejtojë një psikologji “demokratike” e shembullit franko-gjerman. Pra shembulli i pajtimit është i zbuluar, vetëm që ai zbulim duhet të zbërthehet me argumentin se drejtuesit shtetëror serbian duhat t` i parnojnë fajet e bëra ndaj fqiut të parë; duhet ta njohin Kosovën shetet; duhet t` i paguajnë dëmet e luftës. Për ndryshe viktimat nuk do të na i falin gabimet politikaneske nëse do të ndodhin. Pra, shkurtë e shqip: nuk ka pajtim as paq të vërtetë në Ballkan, pa u demobilizuar imperializmi serbian. Tni për tani, sa më shumë që Serbia t` i afrohet Rusisë, e ky fenomen po ngjanë, Shqiptarët duhet t` i afrohën për tri herë më tepër Perendimit dhe NATO-s me SHBA në krye. Politikë pra po, por dhëmb për dhëmb. Madje, rinia shqiptare duhet shkojë me kulturë aq largë sa që zyrtarisht të kërkojë nga Stej Departamenti dhe Pentagoni për të shërbyer për një kohë në Ushtrinë Amerikane. Po medoi shqiptar, që nuk e urrej asnjë popull se vetëm kur Serbia ta pranoi Kosovën, vetëm atëherë bota serbiane do të mendoi ndryshe, do të mendohet se është larguar nga pesha e krimt. Prandaj, “Bota Serbe” që po promovohet nepër kisha dhe manstire, nepër parti dhe kazerma ushtrake, nepër shkolla dhe uzina, nuk është asgjë tjetër vetëm se një poltikë e re e Millosheviqit me një ambalazhë ngjyrë gjaku të njomë, të cilën e drejton nxënsi i V. Sheshelit i quajtur A. Vuçiq.

  • Shkrimi i kushtohët oficerit të lartë të UÇK-ës, deshmor Endrit Carës nga Kavaja!

Më 24 shkurt 2026

Të lindet një shqiptar që e shkruan të vërtetën !

0
Plisi tek perandori Tiberius
Nga Fahri Xharra, Gjakovë
____
Të lindet një  shqiptar që e shkruan të vërtetën !
“Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta..”… si mendojnë turqit e sotit që ashtu të dehur që janë në epopea t`veta ,të na ndërrojnë mendjen , bindjen dhe të shkruarën si me libra ashtu edhe me jetën tonë, ta ndërrojmë dhe të kërcejmë në vallën e tyre të lavdisë mbi ne? – Periudha e Perandorisë otomane ka qenë pushtim, nga fillimi e deri në fund. Ky është qëndrimi i historianëve shqiptarë. Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Beqir Meta, dhe historiani Romeo Gurakuqi, i kanë kundërshtuar historianët turq, me argumente dhe fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht të shtypur dhe të detyruar që të bëjnë luftëra të përgjakshme, 500 vjet radhazi.
“Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!”… . “Turqit në Shqipëri dhe Ballkan kanë ardhur si pushtues. Shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre, si popull. Nuk mund të justifikohet pozitivisht fakti që disa nëpunës të Perandorisë paskan qenë shqiptarë, sepse ata ishin një pakicë e vogël. Ata nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar, por ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit, sigurisht që kanë qenë timoni drejtues, forca dhe pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush”, Ajo kohë ishte sipas Migjenit – liri e gaforrës !
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar……. “Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit që të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj, sa të sakta dhe sa të pasakta janë ato, do të del nga rezultatet e këtij debati”, tha Meta. Ndërsa Gurakuqi tha se e vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme, është zbatimi i kritereve shkencore.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re… e jo të zhveshë nga uni dhe identiteti ynë , e jo të na lind mjë komb të ri , një incest , një përbindësh të vetvetës që me kalimin e kohës ka për të përpirë tërë të kaluarën tonë. Nuk ka komb Kosovar e as gjuhë Kosovare. Nuk ka pjella të reja të rritura në inkubatorët e atyre që nuk munden me shekuj të na zhbënin , por që nuk ndalin së fabrikuari shiftarë , arbanas dhe tani kosovarë.
Historianët komentojnë se qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyj në historinë e një shteti tjetër, me qëllim zbutjen ngjarjeve që zgjatën 5 shekuj. Por , edhe të dalë një njeri që i thot boll marrëzinave shmitiane dhe nexhmedinspahiane.
Të lindet një njeri!
Me hyll në ball dhe që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë… dhe të tregoj se : Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme ,dhe të na lerë të qetë në ardhmërinë tonë që na gëdhiu ashtu si nuk e kemi besuar kurr por punuar dhe ëndërruar gjithmonë. . Boll mo! “Shqipëria ka qenë për pesë shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjëja e parë që e kemi bërë ishte ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual ,sepse për atëherë bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,”
Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, … për një vazhdimësi historike ashtu si na ka hije , ashtu si e kemi përjetuar dhe ashtu si do ta kapim të ardhmën si vendas mijëra vjeçar , ashtu si do ta mbjellim farën tonë të re në gjuhën shqipe me një gjuhë që edhe perënditë flisnin.
“Shqipëria dhe të gjitha tokat shqiptare kanë qenë për pesë shekuj të pushtuara nga perandoria osmane. Gjëja e parë që duhet bërë është ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual. Bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,” …. Të lindet një njeri që na e mbushë mendjen së pari neve.
(Migjenit dhe lajmeve të reja tronditëse ; falëmnderit për këtë që e shkrova)
Më 21 qershor 2014

Kur rruga bëhet mort

1

Kur rruga bëhet mort

Poezi elegjiake

Ishe nisur për në Atdhe,
më gëzueshëm se asnjëherë,
me zemrën plot përshëndetje
për familjarë, shokë e miq.

Fluturoje si zogu
drejt folesë.

Por një orë e ligë,
mbështjellë me pëlhurë katrani,
të përpiu.

Kulla në Hertizë
të pret me trinën hapur,
me rrëfimet e gjyshit
mbi të bëmat e Azem Makollit.

Mijëra njerëz,
me dorën në zemër,
luten për shpirtin tënd të bardhë
që nuk e priti Nëntorin e tridhjetë e nëntë.

Dashnia prush për Atdhe
ty dhe shumë të tjerë
në rrugët serpentine të Evropës
tinëzisht u ka marrë.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 24 shkurt 2026

Besueshmëria e Vjosës, ndryshoi qasjen e botës vendimmarrëse për Kosovën

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
______
     Para një ngjarje të shënuar, siç është zgjedhja e presidentit/es të vendit, amatorë dhe specialistë të çështjeve politike, japin propozime dhe bëjnë parashikime, sipas analizave të tyre. Por, kush i ka gjasat për ta merituar postin e krye shtetarit, nganjëherë ka dilema objektive, kur kandidatët/et janë të një niveli apo të përafërt në simpati apo meritokraci. Por, në rastin konkret, duke njohur kandidaturën e parë dhe me provën e dhënë përgjatë mandatit të parë, nuk ka arsye për hamendje. Sepse Vjosë Osmani është objektivisht më e pranueshme për shqiptarët e kudondodhur.
     Ndërkohë, kundërshti subjektive, edhe pse të pakët në numër, do të këtë. Presidentja aktuale, besoj edhe në pritje, për hirë të parimeve të hekurta, duke qenë sovrane në qëndrimet e saj, nuk e mbështeti të ardhmen e saj tek asnjë parti politike. Dhe, vetëm ky element, edhe pse fisnik, plus zilia me tepri e politikanëve partiakë, mund t`ia zvogëloi gjasat e vazhdimit të mandatit të dytë. Kjo nuk do të ishte humbje personale, sa do të ishte humbje për shtetin e brishtë të Kosovës, në procesin e konsolidimit.
     Edhe pse më lartë trajtuam figurën dhe personalitetin shumëdimensional të presidentes Osmani, megjithatë po bëjmë edhe disa plotësime. Historia ka dëshmuar se e ardhmja u përket reformatorëve. Të tilla janë binomi Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, të cilat kanë hyrë në historinë e kohës më të re të Kosovës, natyrshëm, me qëndresë dhe vendosmëri, njëmendësisht për ta bërë ndryshimin e madh, në Kosovën tonë, të lodhur nga krimi vrastar, hajnia zyrtare, haraçi, kontrabanda dhe të gjithë katalogun e veseve, të një shoqërie të zënë fryme dhe bjerrje të shpresës, për një perspektivë të afërme. Prandaj, bazuar në opinionin tërësisht pozitiv, Vjosë Osmani është uragan i papërballueshëm, madje nga kushdo qoftë, e pakonkurrencë.
     Vendosmëria e kryeministrit Albin Kurti dhe e LVV të tij, me aleatët Guxo, Alternativa, për ta shtrirë sovranitetin “cep me cep” në veriun e Kosovës, ngjalli kundërshti dhe nervozizëm. Boshti Prishtinë-Tiranë-Beograd, përkatësisht, Hashim Thaçi, Edvin Rama, Aleksander Vuçiq, ishin pajtuar që veriu i Kosovës, si “tokë e askujt”,, sipas Ramës, ose “Kosova t`i lihet Serbisë”, siç do ta përçonte në opinion porosinë e Hashimit, këshilltari i trefishtë, Baton Haxhiu!
     Çmontimi i Institucioneve paralele të Serbisë në veriun e Kosovës, nga Qeveria Kurti, nxiti reagimin koral të Serbisë, Rusisë, BE-së dhe të disa ndërkombëtarëve të tjerë. Kësaj kampanje ogurzezë, iu bashkua edhe opozita kundra-kombëtare e Kosovës, duke kërkuar kthimin e gjendjes në veri, ku e ka lënë shelegia e Hashimit, Editë Tahiri, tej një dekade më parë, kur mashtronte se me Thaçin po bëjmë vetëm dialog teknik. Ndërkohë, i gjithë dialogu ishte puro politik dhe i tëri në favor të Serbisë! Sepse i shantazhuari me dosje penalizuese, Hashim Thaçi, tashmë, i ishte dorëzuar Vuçiqit, Serbisë, me premtimin se do ta shpëtonin nga burgu i Hagës.
     Lobistët e paguar pro serbë, Christopher Hill dhe Richard Grenell, bënin punën e tyre në Amerikë. Me intrigimet e tyre, në Administratë amerikane, Dialogu Strategjik Kosovë-SHBA u pezullua. Një zyrtar amerikan shënjestroi kryeministrin Kurti, duke akuzuar për gjithçka. Opozita, palë me Serbinë, për çështjen e veriut, i gëzohej goditjes dhe ishin në pritje të shpalljes “non grata” të kryeministrit Kurti nga DASH amerikan. Nga Administrata deklaruan hapur se të vetmen lidhje komunikuese që ka mbetur në mes të SHBA dhe Kosovës , është presidentja Vjosë Osmani,
     Ndërkohë presidentja Osmani bëri disa vizita radhazi në Amerikë. Nga Shtëpia e Bardhë filloi një reagim ndryshe. Shefi i NATO-s, Rutte, do të thoshte se “Vjosa Osmani është presidentja ime e preferuar”. Takimi i presidentes Vjosë, në “Bordin e Paqes” me presidentin Donald Trump dhe pritja e veçantë e saj, të shoqëruar me një deklaratë dashamirësie unike: “E shihni këtë zonjë të ulur këtu, para meje, meriton të gjithë respektin tonë, sepse ajo po lufton dhe punon  për  mbrojtjen e Atdheut të saj”. Ndonëse të njëjtën gjë ka bërë dhe vazhdon ta bëjë edhe Albin Kurti, tërthorazi, ky mesazh vlente edhe për kryeministrin. Kështu, presidentja Vjosë rehabilitoi, madje njëkohshëm, Kosovën dhe kryeministrin e saj Albin Kurtin.
     Edhe pse ka pasur zëra, deklarata dhe përfolje për disa kandidatë të tjerë, ende nuk ka shpallje publike të kandidaturave të tjera, për president/e të Republikës të Kosovës. Pra, në tavolinë është kandidatura e vetme e presidentes aktuale, Vjosë Osmanit.
     Megjithatë, deri me tani, as një subjekt politik apo grup deputetësh, nuk është deklaruar për ta propozuar Vjosë Osmanin për presidente të vendit. Partia fituese, LVV, e cila ka parësinë e propozimit të kandidatit/es për president/e, është deklaruar se janë disa procese të ngutshme në radhë, për t`u kryer dhe pastaj i vjen radha zgjedhjes për postin presidencial. LVV, si parti e centralizuar, nuk praktikon deklarime vetjake paushalle, por i përmbahet deklaratës fillestare të liderit Kurti.
     Kjo ka ngjallur dyshime se mos Kurti ka ndërmend të kalkulojë me parti tjera, për dy arsye: E para, për ta lehtësuar zgjedhjen e presidentit. E dyta, ngritjen e mëtejme të figurës të Vjosë Osmanit, mund ta shikojë si një konkurrente serioze në perspektivë. Megjithatë, kalkulime të tilla në këtë fazë të proceseve konsoliduese të shtetit të Kosovës, nuk i shërbejnë vendit.bukëshkalë e të pafisëm
     Megjithatë, nuk dua ta besoj se shqiptarët janë kaq bukëshkalë e të pa fisëm, sa kjo opozitë destruktive e hiçe, sa të mos e shpërblejnë presidenten Vjosë Osmanin, për përgatitjen supreme intelektuale dhe kontributin unik, tashmë, e provuar në mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Në veçanti, në ripërtëritjen e lidhjeve dhe të miqësive, me Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, si dikur Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili nuk ka ndërmjetës në historinë kombëtare, që nga Gjergji ynë lavdiplotë.

Ballafaqimi me sfidat rajonale dhe globale, domosdoshmëria e armatosjes sa më moderne

0

Gjergj – Skender Jashari, Preshevë

  • Ballafaqimi i Kombit tonë, me sfidat rajonale dhe globale

Ku është Republika e Kosovës dhe e Shqipërisë, si dhe ku jemi ne Shqiptarët, në relacion me zhvillimet politike, të sigurisë etj, në rajon dhe më gjerë, sipas mendimit tim lë shumë për të dëshiruar-për të mos thënë jam thellësisht i zhgënjyer.

Një a dy dekada më parë, në vendin tonë, nuk ke mundur të dëgjosh, të flitet diç në lidhje me forcimin dhe profesionalizimin e ushtrive tona, krijimin e aleancave ushtarake, zhvillimin e industrisë ushtarake etj. Madje shpesh është injektuar ide e qarqeve armiqësore, që ” Atdheu yn, është i mbrojtur nga NATO dhe ne mund të flejmë rehat” apo “ nuk duhet të investojmë në ushtri e armatime” apo fjali të ngjajshme patetike. Fatkeqësisht fjali të tilla dëgjonim edhe nga të tillë gjoja ushtarak. Sot, flasim për vrapim galopant pas forcimit të mbrojtjes, që bënë secili vend në botë. Ne akoma flejmë. Sot të gjithë në vendet perëndimore, flasin për përgatitje praktike dhe reale, për një konflikt real në një të ardhme. Nesër do jenë vonë! Sërish pseudoekspertë do dalin prej “Stankovecëve”, “Bllacave” etj, do na tregojnë për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes. Pas vitit 2024, kur Terror-rusia filloi agresionin kundër Ukrainës, rrjedhimisht kundër Perëndimit, edhe shtetet më pacifiste Europiane, u zgjuan-por akoma jo ne.

Do duhej seriozisht këto 25 vitet e fundit të vepronim, në krijimin e “Mbrojtjes Adekuate”. Serbia vazhdimisht bëri “luftë speciale” kundër Kombit tonë dhe forcoi ushtrinë e saj.

“Mbrojtja Adekuate” e Republikave tona dhe të Kombit tonë si tërësi, sepse  të ndara nuk mund të bëjmë, sepse as armiqët tonë( Serbia, nuk tenton të veproj ndaras nga aleatët e saj kundër Atdheut tonë, p.sh: në rastin e agresionit terrorist në Banjskë, ishte drejtëpërdrejtë në kordinim me Rusinë, pastaj më herët paktet e saj sekrete me Iranin etj). Prandaj shtetet tona( Republika e Shqipërisë, Kosvës dhe e Maqedonisë së Veriut etj), ndaras dhe sidomos njëzëri( të bashkuara), do duhej:

  1. Forcimin e aleancave, thellimin e bashkëpunimit dhe veçmas zhvillimin e teknologjive modern ushtarake etj, me shtetet perëndimore veç e veç( e mbi gjitha me SHBA-në) si dhe me shtete miqësore të rajonit. Aleanca Strategjike me SHBA, e shteteve tona do duhej thellu edhe më tej. Poashtu Aleanca Strategjike me Britani, Gjermani, Francë, Itali, Izrael, Austri etj.

Aleanca ushtarake mes Shqiperisë-Kosovës dhe Kroacisë, është shumë veprim i duhur, por është i vonuar për së paku 20 vjet, si dhe nuk është i mjaftuar dhe do duhej zgjeruar edhe në aspektet e tjera. Nuk ka as Mini-NATO Shqiptare( Shqipëri-Kosovë-Maqedoni e Veriut-Mal i Zi), as NATO- Balkanike( Shqipëri-Kosovë-Kroaci-Hungari-Maqedoni e Veriut-Mal i Zi, Slloveni-Bullgari-Turqi etj), as NATO-Mesdhetare, as Aleanca Strategjike( si me SHBA, Gjermani, Britani, France, Austri, Itali, Izrael, etj), e shumë e shumë opsione të tjera. Veçmas do duhej kushtuar rëndësi të veçantë krijimit të lidhjeve special informative, ushtarake, të sigurisë etj, dhe atë si Front të Bashkuar, të Vendeve të Baltikut, Ukrainës, Gjeorgjisë, Japonisë etj, në kordinim me ta dhe  me vendet Ballkanike( që rrethojnë “Rusinë e Ballkanit-Serbinë”), për t’iu kundërvënë Terror-rusisë dhe satelitëve të saj- si Serbisë.

  1. Forcimi i Mbrojtjes, që do përfshinte sidomos: mbrojtjen tokësore, mbrojtjen ajërore dhe antiajrore.

Mbrojtja tokësore:

  • Porositja e raketave anti-tank FGM-148 Javelin, është veprim brilant, pavarësisht që në medie ka shumë dezinformata për tytat lëshuese dhe numrin e raketave të tilla. Gjithashtu edhe kontraktimi i raketave antitank turke OMTAS-at, gjithashtu është shumë e mirë. Në këtë drejtim ajo që është më normale për një ekspert ushtarak, është që të vazhdohet në ideimin e mundësisë që prodhimi i raketave të tilla antitank, me kosto sa më të ultë, në kuadër të Industrisë Ushtarake Kombëtare Shqiptare, a edhe në bashkëpunim me atë Kroate a Perëndimore( përfshirë edhe atë Izraelit) do ishte ideale. Një hap i tillë është në procedim në Republikën e Shqipërisë, me Elbit të Izraelit( vendim fantastik), por do duhej menduar edhe për hapa konkret të tjerë me vende të tjera perëndimore.
  • Dronët, kanë një vend tepër të rëndësishëm, kjo tashmë u dëshmu në Ukrainë, që më shumë se 80% të asgjësimit të këmbësorisë dhe blindave bëhet nga ta. Natyrisht FPV-it dhe pothuajse të gjithë dronët deri në disa qindëra kg, mund të prodhohen edhe në vend. FPV-kamikaze dhe shumë lloje të tjera, për fat të mirë, shumë lehtë mund të prodhohen, e që janë poashtu tepër efikas, që të bëhen si të programuar për të ndjekur një objektiv, të programuar për të goditur cakun( lësho-e harro), apo edhe për të dirigjuar dhe për të ndryshuar komandimin gjatë fluturimit, për të goditur objektiva specifike( blinda a edhe oficer me grada të caktuara), me fibër optike, me RC, me video, për të goditur në distancë shumë të mëdha, për t’iu shmang mbrojtjes antiajtore të kundërshtarit, për t’u bërë të padetektueshëm nga radarët, për t’u përdorë si artileri, për të ingranu në ta armë të ndryshme, për luftë antitokësore dhe antiajrore etj. Duke qenë se kam tash e 27 vite që merrem me ideimin, modelimin, zhvillimin dhe prototipimin e dronëve, mund të them se ka edhe shumë gjëra që do lënë njerëzimin gojëhapur.
  • Më prioritare do duhej të ishte furnizimi me makineri të rëndë ushatarake, për Vijën e parë të Luftimit( për fushëbetejë), e në rast të tillë do duhej zgjedhur me kujdes. Më e përkryera do ishin njëra nga: M2/M3 Bradley Fighting Vehicle– 25 mm chain gun( përfshirë edhe municione air-burst); BOXER – APC/IFV modulare super e mbrojtur; e më e mira do ishte PUMA – IFV. Sidomos kjo e fundit, e paisur edhe me raketa antitank, me supermbrojtje, me top automatik( përfshirë edhe fishekë ajër-plasës dhe ideale për mbrojtje edhe kundër dronëve), mobilitet e manovrueshmëri të lartë, do e bënte super-ideale për sulm, mbrojtje dhe kundërsulm. Madje edhe Bradley në Luftën në Ukrainë, ka treguar që me topin automatik, ka shkatërruar në shumë raste tanket ruse. Gjë që e bënë të panevojshme, nevojën për tanket ekzistuese, përjashtimisht në të ardhmen me zhvillimin e tankeve të gjeneratës së re, do duhej rishqyrtu. Edhe pse për vijat e para të fronteve, UGV-të( dronët tokësor), janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishëm. Natyrisht në të ardhmen do shohim që UGV-të do jenë makineritë kryesore të luftës të vijave të para të kontaktit.

Artileria:

  • Kontrata e Republikës së Kosovës me HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howtzer Systems, nuk mund ta marr si të rëndësishme. Uroj të jenë trampolinë për të kaluar në artilerinë e rëndë moderne, gjegjësisht në përdorimin e M777 apo Cesar etj. Nuk ka akoma asgjë tjetër më serioze në këtë drejtim. Ajo që do ishte më minimalja, për t’iu kundërpërgjegj kërcënimit serioz të Serbisë, do ishte kontraktimi i raketave MLRS (M270 / HIMARS) me aftësi goditëse 300km.

Mbrojtja ajrore dhe antiajrore:

  • Një dhe i pazëvendësueshëm do ishte implementimi i një plani të njejtë të mbrojtjes ajrore, të ngjajshme që posedon Izraeli. Natyrisht as Republika e Kosovës, nuk është në nivel të njejtë të rrezikut, sa është Izraeli, prandaj mbrojtja ajrore e Republikës së Kosovës do përqëndrohej kryesisht në drejtim të Serbisë.
  • Dronët Bajraktar dhe të tillë analog me ta, nuk janë superior në këtë fushë, por natyrisht janë në një nivel të rëndësishëm, e që për shkak të mundësisë së lehtë të prodhimit, kostos së ultë, lehtësisë së përdorimit-pilotimit, mundësisë së modifikimit dhe perfeksionimit do duhej zhvilluar dhe prodhuar në vend.

Në këtë drejtim do duhej kushtuar rëndësi kontraktimit të kontratave të reja, për dronët superior, madje të gjeneratave të tilla që do mund zëvendësojnë avionët me pilot.

Për të mos vazhdu më tej e më në detaje në këtë drejtim. Por ajo që është më shqetësuese, është fakti që agresioni i Serbisë kundër Kosovës dhe Trojeve Shqiptare, është i vazhdueshëm dhe vazhdimisht i intensifikuar. Edhe në këtë aspekt më ka bërë që të jem tepër i dëshpëruar, me situatën e sigurisë, politike, ekonomike, kulturore etj.

Serbia pas humbjes së luftës më 1999, vazhdoi “luftën speciale” kundër Kombit tonë dhe forcoi ushtrinë e saj. Sesa Serbia financon në ushtrinë e saj, tashmë është trajtuar në një masë edhe në instanca të ndryshme të vendit tonë. Kam dëgjuar disa herë disa agjentë të Serbisë, që flasin me  terma të tillë që arsyetojnë se Serbia armatosjen e bëri për qëllime të tjera, e jo për kërcënim real dhe shfrytëzim të një rasti për agresion dhe ripushtim të Kosovës. Natyrisht armatimi nuk blehet për parada, për parade qytetarin mund ta mashtrosh me replica a prop ëeapons.

“Lufta special,është diskutuar në diskursin politik publik të vendit tonë, për përfshirjen e agjenturave serbe, në radikalizimin dhe ekstremizimin e kategorive të caktuara të besimtarëve musliman shqiptar, tek të cilët kanë gjetur shtrat të pllehshëm ideologjitë e tilla. Kjo për fat të keq, është bërë me shumë vonesë( vetëm pas 2014-2016). Prandaj pas viteve 2014, Serbia e arriti qëllimin në terren-fitoi betejën në “luftën speciale” : dobësimin e orientimit pro-perëndimor dhe forcimit të isislamizmit;  “shpresa” për të ardhme më të mirë në atdhe, ka vdekur; që është krijuar një “masë kritike” e radikalizuar, ekstremizuar e terroristëve isislamik; që poste të larta në Institucionet tona janë kapur nga agjentët isislamik të Serbisë; të “terrorit publik” të agjentëve isislamik të Serbisë, Turqisë si dhe të radikalëve e ekstremistëve isislamik etj,që  ushtrojnë kundër Shqiptarëve është duke u shtuar në vazhdimësi( p.sh: ndryshimi i orarit mësimor për nxënës; ndryshimi i rutinës së punës për ditën e premte; krijimi i gjoja hapësirave publike në vende publike për shërbime fetare; përligjëja e akteve terroriste islamike dhe akteve kundërkushtetuese e kundërligjore, të tilla si bllokimi i shesheve dhe rrugëve publike gjoja për ceremoni fetare etj). Pastaj gjykime tipike isislamike, me porosi të Serbisë, si rasti i gjoja mësuesit që kreu akt terrorist islamik dhe antikushtetues e antiligjor, duke hedhë Flamurin Kombëtar dhe Plisin në shportën e mbeturinave, derisa gjyqtar në rastin e tillë caktohet një farë “katoliku”- përfundimi dihej saktë, e raste të tilla janë disa!

Tashmë matrapaz; agjentë të Serbisë, Turqisë e Rusisë; agjentë isislamik të Serbisë, ish-UDB-ash, mashtrues ordiner, kriminel e terrorist isislamik etj, luajnë me “masën kritike” isislamike. Këta tentojnë të materializojnë, si fuqi politike, sociale, financiare etj, përmes isislamizmit, palestinizmit, turkofilizmit, prorusizmit, antiamerikanizmit, antieuropianizmit, antishqiptarizmit, antisemitizmit etj

Pastaj hapja e hetimeve për rastin e përdhosjes së Kuranit( në Gjakovë), një akt tipik i agjentëve të Serbisë( pasiqë edhe në vitet 1908 e më pas), në atë rajon ka pasur disa akte të ngjajshme. Natyrisht, djegëja e Kuranit në shenjë proteste do duhej organizu në Sheshin Skenderbe apo në Sheshin Ibraim Rugova( përballë Kuvendit të Kosovës), si shenjë që Kombi yn shkëputet njëherë e mirë nga çdo lidhje ideologjike, kulturore, fetare islamike.

Mos të flasim për mërgatën, e cila është më së shumti e atakuar nga agjenturat isislamike armiqësore, si dhe nga matrapaz; agjentë të Serbisë, ish-UDB-ash, mashtrues ordiner, kriminel e terrorist isislamik etj,

Natyrisht, nuk mund askush ta parashikoj se kur do filloj një konflikt i ri, por është e sigurtë që në drejtim të radikalizimit të veprimeve shumica e shteteve janë duke shkuar. Natyrisht oficerë të lartë të ushtrive perëndimore, të bazuar edhe në informacionet që disponojnë prej shërbimeve të tyre inteligjente, parashohin mundësinë e konfrontimit me Rusinë, brenda disa viteve.

Më 24 shkurt 2026

Gjergj Jashari , është master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

“Pjella e keqe”, sipas Afrim Cakës

0
PJELLA E KEQE.
O Zoti madh, s’munda të duroj pa shpërthyer. Që jemi të vdekur, kjo ngjan e “natyrshme?”. Koha tregonë, kështu siç shpresoj se do ta vërtetojë edhe ky popull, se kam qenë i pagabuar në shkrimet e mija të sinqerta. Dihet se krimi nuk është larg nga historitë e tyre. Qysh kur erdhëm mjekërzinjtë, si vargan i gjatë arabësh, këta janë veç dhe kanë qenë pjellë e vdekjes. S’na lanë të qetë këty ku jemi, për të na detyruar të braktisim historinë dhe kulturën tonë dhe të marrim udhët, për të mbushur këtë Kosovë me të huaj… Ende sot e kemi të vështirë të tregojmë tmerret e luftës që përjetuam ato çaste. Dilni burra…
Mosë të mbetemi si në kurth…
Ndonjë natë do të na mbyllin portat dhe do të na therrin si berrat. Duhet dalim që këndej…. Dyhet të ngrihemi me çdo kusht, sa s’është bërë vonë. Ne çka, të përgjumur. Kosova ynë ështe pushtuar. Kjo do të thotë se në Kosovë ka ushtarë të huaj gjakprishur arabë mjekërzinj. – Ne nuk mund ta kuptojmë dot se ç‘do të thotë Kosovë e lirë, sepse ne po rritemi në robëri. Në asnjë mënyrë s’e kuptoja dot se si mund të sëmurej një shtetë, një qytet, një popull i tërë. Domethënë s’ka as shqiptarë, as gjak shqiptari? Sidoqoftë kjo duket si një kështjellë. Është mesjetë. Mesjetë. Më dëgjoni? Errësirë si në vitin një mijë. Asgë s’ka ndryshuar.
Duket sikur… por në thellb asgjë nuk ka ndryshuar e zbutur.

Prof. Dr. Mehdi Hyseni: Zëri akademik shqiptar në “American Diplomacy” dhe përtej saj

0
Agim Vuniqi, Vashington
____
Në hapësirën intelektuale shqiptare dhe në diasporën akademike në SHBA, emri i Prof. Dr. Mehdi Hysenit zë një vend të veçantë. Ai përfaqëson një tipologji të rrallë studiuesi: i rrënjosur në traditën kombëtare, por i artikuluar me standardet më të larta të diskursit anglo-sakson të marrëdhënieve ndërkombëtare. Shkrimet e tij në anglisht, duke filluar nga platforma prestigjioze si American Diplomacy, e deri te analiza të thelluara në shqip për opinionin publik shqiptar, dëshmojnë një koherencë metodologjike dhe një vizion strategjik që rrallë haset.
Një mendje strategjike mes dy botëve
Prof. Hyseni ka arritur të ndërtojë një urë të fortë mes diskursit akademik amerikan dhe debatit politik shqiptar. Në “American Diplomacy” ai trajton çështje të sigurisë ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare dhe arkitekturës së paqes me një gjuhë të saktë konceptuale, duke përdorur referenca teorike nga realizmi klasik, institucionalizmi liberal dhe qasjet bashkëkohore të sigurisë kolektive.
Në shkrimet e tij në shqip, ai ruan të njëjtin rigorozitet, por i përkthen konceptet komplekse në gjuhë të kuptueshme për publikun shqiptar. Kjo aftësi për të qenë njëkohësisht studiues i nivelit të lartë dhe komunikues publik e bën figurë të veçantë në diasporë.
Njohës i thellë i marrëdhënieve ndërkombëtare
Profili i tij dallohet për disa elemente kyçe:
• Analizë strukturore e sistemit ndërkombëtar – ai e lexon rendin global jo si seri ngjarjesh episodike, por si ndërveprim i fuqive të mëdha, interesave strategjike dhe normave juridike.
• Qasje normative ndaj çështjes shqiptare – në trajtimin e Kosovës dhe të drejtës për vetëvendosje, ai kombinon argumentin juridik me atë historik, duke e vendosur çështjen shqiptare në kontekst të së drejtës ndërkombëtare publike.
• Kornizim amerikan i politikës së jashtme – si njohës i mirë i politikës së jashtme amerikane, ai analizon rolin e SHBA-së jo vetëm si superfuqi, por si arkitekt i rendit liberal ndërkombëtar.
Zëri i diasporës me kredenciale akademike
Në SHBA, ku konkurenca akademike është e ashpër dhe standardet janë të larta, prania e një studiuesi shqipfolës që publikon dhe debaton në gjuhën angleze me kredibilitet është e jashtëzakonshme. Prof. Hyseni përfaqëson një model të intelektualit që nuk mbetet brenda komunitetit etnik, por depërton në diskursin më të gjerë amerikan.
Ai është ndër të paktët – në mos i vetmi – studiues shqiptar që ka arritur të artikulojë në mënyrë sistematike çështjet shqiptare në platforma ndërkombëtare me terminologji dhe argumentacion të standardit perëndimor. Ky fakt e bën jo vetëm përfaqësues të dijes shqiptare, por ambasador intelektual të saj.
Rëndësia për hapësirën shqiptare
Për një komb të vogël, por me sfida të mëdha gjeopolitike, prania e studiuesve të tillë është thelbësore. Ata:
• formësojnë narrativën ndërkombëtare mbi Kosovën dhe rajonin;
• kundërshtojnë me argument shkencor deformimet historike;
• ofrojnë platformë për dialog ndërkulturor dhe ndërakademik.
Në një kohë kur debati publik shpesh dominohet nga retorika e shpejtë dhe opinioni i pakualifikuar, figura e Prof. Dr. Mehdi Hysenit përfaqëson qasjen e kundërt: analizë e thellë, referencë teorike dhe përgjegjësi akademike.
Prof. Dr. Mehdi Hyseni është shembull i studiuesit që i shërben njëkohësisht akademisë dhe çështjes kombëtare, pa e sakrifikuar objektivitetin shkencor. Duke filluar nga “American Diplomacy” e deri te analizat e tij në shqip, ai ka ndërtuar një profil të qëndrueshëm si njohës i shkëlqyer i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në një epokë të turbulencave globale, zërat e tillë janë jo vetëm të çmuar – por të domosdoshëm.