Kreu Blog Faqe 252

Teologu Tim Shkupi thotë se edhe po të kishte thënë,siç ia mvesh Enver Robelli, Don Shan Zefi nuk ka thënë asgjë të keqe

0
Disa fjalë rreth deklaratës së priftit Don Shan Zefi për radion publike gjermane Deutschlandfunk “si mysliman nuk ke shpirt shqiptar”.
Nëse e ka thënë, nuk ka thënë asgjë të keqe, as nuk është ofenduese për një mysliman. Çdo mysliman, përfshirë 100% e Lirim Mehmetaj në Kosovë, pavarësisht nëse praktikojnë ritualin e sektit Hanefi të Bashkësisë Islame apo jo, të gjithë duan të shkojnë tek Allahu si mysliman, jo si shqiptar.
Ndihuni të lirë ta pyesni mullah Milazim Krasniqin, babanë e shtresimit të plehut në Kosovë: a doni të shkoni tek Allahu si shqiptar apo si mysliman?
Ose pyetni imamët e besimit religjioz islam në Kosovë!
I vetmi deri më sot që u ka dhënë lajmin se do që të vdesë si shqiptar, jo si mysliman, është imami i shqiptarëve Tim Shkupi!
Pyesni Zana Avdiun, Enver Robellin, Lirim Mehmetajn që janë pjesë e 100% të myslimanëve, a duan të vdesin si shqiptarë apo si myslimanë???
Unë kam të drejtë, diçka për të cilën kam folur tashmë, është se në Kosovë varrezat janë të ndara: varrezat myslimane dhe varrezat katolike, pavarësisht faktit se të vdekurit flisnin shqip dhe na lodhnin me broçkulla të sektit hanefi si Zana Avdiu, Lirimi Mehmetaj dhe Enver Robelli.
Një tjetër gjë. Psikologjia nuk e pranon Shpirtin. Nëse Enver Robelli thirret në shkencë, pse bëhet më sektar se Mullah Shefqeti për të mbrojtur Hanifizmin, ku që nga fëmijëria ia kanë shpëlarë trurin me përceptuar botën e tij si një mysliman i devotshëm!

“Kur hoxhallarët bëjnë miqësi me ish-pushtuesit: atëhere kemi Alarm Kombëtar për mbarë Shqiptarët”

0

Luan Dibrani, Prishtinë

Fotografia që flet më shumë se një mijë fjalë

Një fotografi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe disa hoxhallarë shqiptarë nuk është thjesht një moment protokolli. Ajo flet më shumë se një mijë fjalë. Është paralajmërim për historinë, që na kujton se buzëqeshjet e sotme mund të fshehin tradhti dhe bashkëpunim me ata që për shekuj kanë tentuar të shkatërrojnë identitetin kombëtar shqiptar.

Serbia nuk është një fqinj i zakonshëm. Ajo është shteti që për shekuj ka synuar dobësimin e kombit shqiptar – me dhunë, shpërngulje, ndalim gjuhe, masakra – por edhe me metoda më të heshtura: depërtim, ndikim, rekrutim bashkëpunëtorësh. Dhe sot, kjo vazhdon të shfaqet në forma të tjera, përmes personave që mendojnë se mund të zbusin historinë duke i buzëqeshur ish-pushtuesit.

Kur autoriteti fetar tradhton kombin

Figura fetare shqiptare, që duhet të jenë zë i moralit dhe ndërgjegjes kombëtare, shfaqen pranë një pushteti që historikisht ka dëmtuar popullin. A është kjo naivitet apo bashkëpunim i vetëdijshëm?

Në histori, qarqe serbe dhe ruse kanë depërtuar në jetën fetare shqiptare: mejtepet e para funksiononin vetëm në gjuhë të huaj, ndërsa shqipja – shtylla e identitetit – përjashtohej. Një popull që humb gjuhën, humb shpirtin.

Islamizmi politik sot: hoxhallarë spiunë dhe rrjete antikombëtare

Komunitetet islame të profileve dhe tubimeve antikombëtare, në pozicionin e islamizmit politik, edhe sot bashkëpunojnë si spiunë të UDBA-s serbe. Disa hoxhallarë janë arrestuar nga organet tona shtetërore dhe presin gjykimin.

Këta individë dhe rrjete kanë depërtuar në institucione, arsim dhe sektorë të ndjeshëm shoqërorë, duke bërë ndryshime perfide në oraret e mësimit dhe duke shkelur parimin e shtetit laik. Veprimet e tyre nuk janë thjesht çështje fetare – janë agjenda politike dhe antikombëtare.

Nysret Pllanen: figura e sakrificës dhe përplasjes

Populli shqiptar ka dhënë sakrifica të mëdha për liri, për shtet dhe për identitet. Nysret Pllanen është një figurë komplekse: ai ka kontribuar në aktivitete kombëtare, ka qenë pjesëmarrës në frontin e sakrificës dhe ka ndihmuar në zhvillimin e Radiokosovës së Lirë dhe mbrojtjen e identitetit kulturor.

Por, disa veprime të tij dhe lidhje me rrjete që promovojnë agjenda antikombëtare kanë ngjallur debate dhe kritika. Ky dimension i tij – mes kontributit dhe përplasjeve – e bën një shembull të një individi që pasqyron realitetin e sfidave shqiptare: sakrificat nuk janë gjithmonë të paprekura nga ndikime të brendshme ose kritika të padrejta.

Pse afërsia me ish-pushtuesit dhe figurat ndërkombëtare?

Lind pyetja: pse disa hoxhallarë ndihen kaq të afërt me ish-pushtuesit, siç tregon fotografia me Vuçiç? Pse shfaqin respekt dhe nderim për figura si Recep Tayyip Erdoğan apo shtete që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kanë qëndrim antikosovar?

Disa nga forcat e Bashkësive Islame në Ballkan shpesh fyejnë, përbuzin dhe sulmojnë figurat tona kombëtare, duke treguar se agjenda e tyre nuk është thjesht fetare, por politikë dhe ideologji antikombëtare. Kjo foto është “nga prerja e shiritit” pas përurimit neootoman të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, kur kjo vepër neootomane bëhet nga Rexhep Taip Erdogan, Ali Eshbar dhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë që sillet si mysafir në venditn e vet!  

Qeveria nuk mund të qëndrojë spektatore

Qeveria e tretë e Albin Kurtit nuk mund të rrijë spektatore pranë këtyre fenomenëve. Duhet të ndërhyjë sa më parë dhe të ndjekë çdo individ dhe strukturë që vepron kundër interesit kombëtar – në administratë, arsim dhe sektorë të ndryshëm shoqërorë.

Çdo përpjekje për të imponuar praktika fetare apo për të ndryshuar rregulla shtetërore bie ndesh me shtetin laik dhe është veprim destruktiv, i dëmshëm për unitetin kombëtar dhe të ardhmen e popullit.

Vigjilenca është detyrë qytetare

Historia ka mësuar një mësim të madh: rreziku më i madh nuk vjen gjithmonë nga jashtë. Ai vjen kur ndikimi i huaj gjen hapësirë brenda vetë strukturave të tij shoqërore.

Vigjilenca qytetare dhe përgjegjësia institucionale janë sot më të rëndësishme se kurrë. Shteti laik, identiteti kombëtar dhe orientimi evropian i shqiptarëve nuk janë çështje debati. Janë themel i së ardhmes.

Ky artikull është alarm kombëtar, reflektim i thellë dhe paralajmërim për brezat e ardhshëm: historia nuk fal lehtë, dhe populli që harron – rrezikon të përsërisë plagët e veta.

UÇK, Kosovë, Hero, shqiptar e atdhetar, kjo ishte biografia e Ilir Konushevcit-Mergimit

0
Epoka e UÇK-së, Ilir Konushefci – Mërgimi (20.6.1969-9.5.1998)
Heroi i Kombit Ilir Konushevci, është pjesë e debateve dhe shkrimeve të gjata, ngase jeta e tij ishte modeste…, bashkëshort i dalluar, i dashur dhe i ndershëm i gruas së tij Lules dhe babai i Nertilës, i dëshmuar me veprën e tij, kombëtarisht shumë të vlefshme, që duhet të paraqitet në mënyrën më dinjitoze, ashtu siç ishte vet ai. Ju me të drejtë mund të shtroni shumë pyetje, dhe të bëni çudi pse aq pak shkruhet për jetën e tij familiare, ku gjendet bashkëshortja e tij, dhe vajza e vetme Nertila, cili është përkushtimi i institucioneve të shtetit për familjen e tij të ngusht, a i ka takuar ata ambasadori i Kosovës në Zvicer, a ka pasur ndonjë korespondencë zyrtare të presidentes Jahjaga me te dhe vajzën Nertilen, dhe cilat janë beneficionet e shtetit, që i takojnë bashkëshortes së Ilirit, Lules, dhe vajzës së tyre, Nertiles? Aq pak dinë opinioni për këtë familje gjigande! Edhepse ka pak informata kam arritur të kuptoj se ajo ka qëndruar stoike në përcaktimet e saja si i shoqi, në idenë qindëvjeçare të Bashkimit Kombëtar, ajo me vajzën jetojnë në Zvicer.
A ka të bëjë çështja e shtruar, e “kujdesit” institucional-demokratik, me mentalitetin tonë tribal, apo fuqinë e patriarkalizmit të instaluar në institucionet e shtetit të Kosovës?
Më besoni se do të mbetemi të vegjël para historisë nëse institucionet dhe liderët institucionalë konsiderojnë se kanë kryerë detyrat e tyre të shërbyesëve të qytetarëve duke “belbëzuar”, shpeshherë, retorikë të ripësëritur militante, edhepse ai ishte njëri ndër militantët më të shquar të kombit, dhe së bashku me shumë bashkëluftarë-dëshmorë lufte tashmë qëndrojnë në paqe dhe të heshtur.
Pse deri më tash është ngurruar të flitet haptas, çka do të thotë të jesh hero lufte, dëshmorë, çlirimtarë… athua si është e formuluar dekorata për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, a mendohet pak më larg…, se jeta vazhdon dhe familiarët e tyre meritojnë shumë tepër, meritojnë të jetojnë me dinjitet, të kenë pagë mujore, banesë…, unë e di që vajza e Ilirit, hero, dhe bashkëshortes së tij, Nertila, ka shkuar për të vizituar prindërit e babait, axhallarët, dajët, ka shkuar të vizitojë Kosovën, për të cilën dha jetën heroi Ilir Konushevci-Mërgimi.
Pse organizatorët,presidenca, qeveria, nën protektoratin e të cilëve mbahen akademitë përkujtimore nuk ftonë gruan e tij burrërore Lulen dhe vajzën e shkëlqyeshme, në çdo aspekt, edhe në shkollim, Nertilën, apo këto organizime bëhen për të promovuar veten folësit e ndryshëm. Ato takime jubilare duhet të jenë vende takimi me familiarët e tyre, ngase domethënia e çdo takimi të tillë është nderimi i veprës heroike, në emër të të cilëve mbahen ato; apo edhe s’mund të jetë ndryshe…, ngaqë ato e kanë mbi shpinë, barrën e madhe dhe tepër të Lavdishme e Krenare: Të jenë grueja dhe vajza e ILIR Konushevcit – Mërgimit!
Dëshmori i Kombit, Ilir Konushevci-Mërgimi, Hero i Kosovës
Kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, më 20 qershor 2011, i ka dorëzuar familjes Konushevci, urdhrin ‘Hero i Kosovës’ me të cilin nderohet Dëshmori i Kombit, Ilir Konushevci. Gjatë takimit me familjen Konushevci, Jahjaga ka vlerësuar lart veprën e Ilirit, për të cilin tha se ai ishte udhëheqës, luftëtar që vetë projektonte dhe vetë realizonte projektet e qëndresës kombëtare. Ai do të jetë frymëzim për brezat që vijnë pas tij, siç ishte frymëzim i gjallë për bashkëluftëtarët e tij, theksoi më tej Jahjaga. ‘Urdhëri ‘Hero i Kosovës’ u jepet figurave historike shqiptare, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në ditët tona, për njerëzit që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Sipas mediave të shkruera /Kosovain.euro media online/ më 20 qershor 2011 Heroi i kombit Ilir Konushevci është dekoruar për vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urdhri “Hero i Kosovës” Ilir Konushevcit i është akorduar nga ish-Presidenti Fatmir Sejdiu më 12 maj 2009, ndërsa iu dorëzua familjes së tij nga Presidentja Jahjaga, në 42-vjetorin e lindjes së Ilirit. Gjatë takimit me familjarët e Ilirit, presidentja Jahjaga tha se Iliri ishte një udhëheqës, luftëtar që vet projektonte dhe vet i realizonte projektet e qëndresës kombëtare.
Ai është jo vetëm inspirim për brezat që vijnë pas tij, por ai ishte inspirim i gjallë për bashkëluftëtarët e tij. Ai kishte zgjedhur rrugën e luftës për çlirim, jo pse ajo ishte rrugë e lehtë, por se ajo ishte rrugë e drejtë, tha ajo. Sot, heroizmi i Ilirit, i bashkëluftëtarëve të tij, dhe i shumë vajzave e djemve të Kosovës, në faza të ndryshme të historisë sonë, shërben si bazë për shkuarjen përpara. E shkuarja përpara është mbështetje e vlerave të lirisë kolektive e individuale, të paqes, të pranimit dhe të krijimit të një shoqërie demokratike me mundësi të barabarta. Ky është rrugëtimi i drejtë i Kosovës dhe në këtë rrugëtim do ta përkrahim njëri-tjetrin, si dhe do t’i kujtojmë me mirënjohje ata që u flijuan për lirinë e atdheut tonë, theksoi Presidentja Atifete Jahjaga.
Vendimi për dekorimin e Ilir Konushevcit me Urdhrin “Hero i Kosovës” është marrë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 48, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidentja e Kosovës, dhe Procedurat e Dhënies së tyre, nenet 3, 5, 24 dhe 49. Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, të kohëve moderne, nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ky ishte arsyetimi i presidentes Jahjaga gjatë dorëzimit të urdhërit “Hero i Kosovës” i akorduar nga ish-Prseidenti Sejdiu më 12 maj 2009 vetëm tre ditë pas përvjetorit të 11-të të vrasjes së Ilir Konushevcit-Mërgimit, ishte ky fillimi i tregimit për rrugëtimin e gjatë të UÇK-së, të Ilir Konushevcit deri në përvjetorin e 14-të, në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe 4 vjet pas pavarësisë së Kosovës. Se sa e gjatë do të mbetet rruga e nisur e Ribashkimit, do të dëshmojë koha, por sa ishte e rëndë tregojnë heroizmat e brezit të Ilir Konushevcit…, e Jasharajve, Haradinajve, e Zahir Pajazitit, e Salih Çekut, Agim Ramdanit, Fehmi Lladrovcit…, e të gjithë atyre herojve dhe dëshmorëve që nuk hezituan asnjë çast për t’ia lënë porosi gjeneratë pas gjenerate gjakun e njomë, Kosovës.
Cila është e vërteta për vrasjen e Heroit Ilir Konushevci-Mërgimi ?
Si ndodhi që njëri nga figurat më ëmblematike të UÇK-së, në kohën kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm (rreth orës 2:00) të datës 9 maj 1998, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur hileçare e porositur e pushtuesit serb…, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.
Vrasja e Ilirit, atje ku më së paku pritej, shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra bashkatdhetarë, të cilët atë ditë kishin ardhur nga të gjitha anët e botës për t’i dhënë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të radhëve të para të UÇK-së.
Cila është e vërteta për vrasjen e “Mërgimit”, e porositur gjithsesi, atë që jep gazeta prestixhioze amerikane “New York Time” e datës 25 qershor 1999, që këto vrasje, akoma të pa investiguara nga drejtësia, ia ka ngarkuar Hashim Thaçit dhe dy prej bashkëpunëtorve të tij të ngushtë, Azem Sylës dhe Xhavit Halitit, atë të versionit të New York Times-it të autorit David Wallsh (http://www.wsws.org/articles/1999/jun1999/kla-j29.shtml; atë që jep Baton Haxhiu nga:“LUFTA NDRYSHE“–pjesë nga libri i BATON HAXHIUT, që e emëron si versioni zyrtar; apo atë të emisionit “Xhungël” i News 24 që solli fakte dhe detaje që publikohen për herë të parë, të cilat hedhin sadopak dritë mbi vrasjen e Ilir Konushevcit-Mërgimit, të përfshirë në “Dosjen Tropoja”, duke implikuar njërin prej protagonistëve të saj, familjen Haklaj; apo versionin e gazetës “Zëri i Kosovës” të interpretuar nga shoku dhe bashkëluftari i tij (emri i njohur për redaksinë e Gazetë “Zëri i Kosovës”), i bazuar në të dhënat e një dëshmitari të gjallë te kohës, dhe ky version i vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës është njëri ndër versionet me të besueshme deri sot. (http://zeriikosoves.org/index.php?option=com_content&view=article&id=491:si-u-vra-ilir-konushefci-komandant-mergimi)
Domosdoshmërisht duhen krahasuar versionet jo për të dhënë ndonjë konkludim të saktë, meqenësë aktorët e përmendur janë në spikamë të akuzave të ndryshme, të pajustifikuara, që do të zbehnin imazhin e luftës së UÇK-së, por edhe do të krijonin hapësirë për manipulim të opinionit, ngase deri më tash asgjë nuk është komentuar, as shkenctarisht, por as që ka pretendime të merret drejtësia me këtë rast, që do të lëkundëte balansin politik, duke krijuar një situatë të konfrontimit të brendshëm politik, e ky nuk duhet të ishte qëllimi i këtij shkrimi…, shumë nga hamendjet e mia do i lë të hapura për lexuesit, që në një kohë të përshtatshme do të shpalosen tërsisht. Nuk dua as të bie në sprovë që materialet e cituara t’i konsideroj si të paanëshme, apo ekzakte, ngase edhe ato mbështeten në deklarata të akterëve pjesëmarrës, por as që pretendoj që ky artikull të shërbejë si i saktë, më tepër ka karakter publicistik ekzagjerues, për të shfletuar në një vend materialet e grumbulluara, shumë nga to të publikuara, për të shërbyer për ndonjë studim të mëvonshëm, më dubioz.
I.
Versionin e parë e jep autori amerikan David Wallsh në New York Times, në artikullin “Udhëheqësi i UÇK-së urdhëron ekzekutimin e rivalëve, thonë komandantët rebelë” http://www.wsws.org/articles/1999/jun1999/kla-j29.shtml, nga Nga David Walsh, më 29 Qershor 1999 . Një artikull që u paraqit të Premten në New York Times jep dritë shtesë në karakterin e Ushtrisë Clirimtare të Kosoves, grupin që SHBA dhe NATO e kanë bërë partner në okupimin ushtarak të provincës Jugosllave. Pjesë e gjatë, nga Cris Hedges, bazuar në intervistat me komandantët e tanishëm dhe të mëparshëm të UÇK-së, zyrtare të mëparshëm të qeverisë Shqiptare dhe diplomatëve Perëndimorë, e përshkruan udhëheqjen e UÇK-së si brutale, të korruptuar dhe e uritur për fuqi. I reporton thënjet e pa vërtetuara se Hashim Thaçi dhe dy njerëzit e dorës së tij të djathtë – Azem Syla, ministri i mbrojtjes së UÇK-së, dhe Xhavit Haliti, ambasador i saj në Shqipëri – ka urdhëruar vrasjen e komandantëve më të lartë të organizatës së tyre dhe rivalët potencialë brenda lëvizjes këmbëtare të shqiptarëve të Kosovës.
Hedges ka intervistuar një ish anëtar të këtij grupi në Zvicër, Rifat Haxhiaj, i cili i tha atij se: “Kur lufta (kundër autoritetit serb) fillojë, secili dëshironte të behej shef. Për udhëheqjen kjo nuk ishte vetëm një luftë kunder serbëve – ishte po ashtu një perleshje për fuqi.” Një diplomat perëndimor, komentoi se, “taktikat e pa-mëshirshme te Z. Thaçit jane legjendare në rajon. “Diplomati shpjegoj: “Thaçi ka një reputacion për të qenurit mjaft i egër … Haliti dhe Syla nuk janë te njohur për temperamentet e tyre të ëmbëla. Kjo është një mahallë e ashpër, dhe kërcënimet dhe vrasjet ndodhin.”
Hedges reporton një incident nga viti 1997 në të cilin një reporter shqiptar i Kosovës, Ali Uka, ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Tiranë, kryqytetin Shqiptar, “fytyra e tij ishte disfiguruar nga therjet e përseritura me një kaçavidhë dhe tehet e shishes së thyer.” Uka ishte mbështetës i lëvizjes së Kosovës për pavarësi, por ai kishte kritikuar në shkrime. Shoku i tij i dhomës në kohën e vrasjes së tij ishte Thaçi, i quajtur me nofkën “Gjarpëri”, për të cilin, Hedges shënon se, “Dhuna ka lëvizje të gjatë…”
Udhëheqësia e UÇK-së ka zhvilluar një marrdhënje të ngushtë me qeverinë shqiptare, “e cila ka reputacion për korrupsion dhe ka qenë e lidhur nga diplomatët perëndimorë në trafikimin e drogës.” Sipas zyrtarëve të mëparshëm dhe të tanishëm të UÇK-së, Thaçi drejtoj vrasjet në bashkëpunim me regjimin e Tiranës, i cili shpesh vendos anëtarët e regjimit të tij në polici të fshehtë “në përdorim të komandantëve rebele.” Së paku dy zyrtarë të policë së fshehtë shqiptare ishin pohuar të kenë luftuar me forcat e UÇK-së. Dy zyrtarë të ish UÇK-së dhe një ish zyrtar i Policisë shqiptare i tha Hedges-it se “Haliti ishte duke punuar në Kosovë me agjentë të policisë së fshehtë shqiptare nga Shqipëria që të formojnë një rrjet të sigurisë së brendshme që do të përdorej të qetësonte kundërshtarët në Kosovë.”
Thaçi dhe ndihmësit e tij ishin rregullisht të përfshirë në kontrabandimin e armëve nga Zvicra në tri vitet para se te fillojë kryengritja e UÇK-së në fillim të vitit 1998. Thaçi dhe Haliti kanë familjet në Zvicer, por më vonë, sipas pjesës së Hedges-it, “ka formuar një familje të re në Tiranë, ku ai ka një vilë të madhe dhe lidhje të ngushta me udhëheqësit e vjetër të Qeverisë. ” Artikulli i “Times” raporton se në prill të vitit 1998 një komandant rebel (është fjala për Ilir Konushevcin) i cili kishte transportuar shumicën e armëve akuzojë Halitin për përfitime. Komandanti akuzoj se dora e djathtë e Thaçit ishte duke blerë kuti me granata nga 2$ një pjesë, dhe duke ngarkuar të paguajnë lëvizjen 7$ për çdo granatë. Komandanti, Ilir Konushevci, ishte zënë në pritë dhe vrarë disa ditë më vonë në një regjion të kontrolluar nga UÇK-ja në Shqipërine veriore, vrasje në të cilën u fajësuan serbët.
Bujar Bukoshi, kryeministri në ekzil i Ibrahim Rugovës, një prej rivalëve më të moderuar të Thaçit, shënon se, “Kufomat kurrë nuk kanë qenë pengesë në karrieren e Thaçit.” Me sa duket UÇK-ja planifikojë një tentim-vrasje të pasuksesshme mbi Bukoshin majin e kaluar.
Thaçi dhe bashkëpunetorët e tij po ashtu pohohet të kenë eleminuar një rival të finacuar ushtarak nga grupi i Rugovës. Në verën e vitit 1998, gjersa UÇK-ja ishte duke përsuar tërheqje ushtarake, Ahmet Krasniqit, një koloneli të mëparshëm të armatës Jugosllave, i ishte dhënë $4.5 milionë dollarë nga fondet e ngritura nga administrata e Rugovës të ndërtojë një strukturë ushtarake rivale e njohur si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Pas tensioneve të ngritura nga grupi i Krasniqit dhe UÇK-ja, Thaçi dhe qeveria shqiptare vendosën që të eleminojnë Krasniqin, bazuar në ish komandantët e UÇK-se dhe zyrtarët e ish qeverise shqiptare. Më 21 Shtator Krasniqi ishte vrarë në Tiranë nga policia e fshehtë shqiptare, ose UÇK-ja, ose nga të dyja.
Sipas Hedges-it, “Pas vrasjes së Z. Krasniqi, ish komandatët rebelë thanë, vrasjet, spastrimet, dhe arrestimit u përshpejtuan. Policia rebele, e veshur në unformë të zezë dalluese, e vuri në arrestim çdonjërin që paraqitej armik tek Z. Thaçi. Shumë nga këta njerëz jane rrahur.” Pas fillimit të bombardime të NATO-së të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, “edhe komandantë të sinqertë, Agim Ramadani, një kapiten në ish Armatën Jugosllave, dhe Sali Çeku, ishin vrarë, të dy në një pritë të pretenduar serbe. Një ish zyrtar i vjeter i UÇK-së në Tiranë i tha Hedges-it se Thaçi ishte përgjegjës për vrasjet.
II.
Versioni i dytë…”zyrtar”. Cila është e vërteta, sipas versionit “zyrtar” të një zyrtari të lartë të Qeverisë së Shqiperisë, shumë thashetheme dhe nje kurth i pergatitur ? Kur dhe si ishte ndalur kamioni, qe barte arme per ne kufi? Cfarë kishte kërkuar në atë kohë Qeveria serbe prej Misionit te OSBE-se, i cili vëzhgonte zhvillimet në kufirin Kosovë-Shqipëri?
Por tash kanë kaluar shumë kohë për të pasur mundësi të thuhet e vërteta, të cilën autori pa asnjë hamendje thotë se e di…? Ka një distancë kohore nga ngjarja, prandaj ky rrëfim është i parë nga larg dhe i shkruar nga dikush, për vrasjen e Ilirit. Eshtë gati klithës “zbulimi” i Batonit, nuk dua të përmendë fakte tjera të cilat do të lëndonin dëshmitarët, njërin ndër ta edhe të përmendurin, si dëshmitarë në procesin histrorik të Hagës, ku i gjykohej Millosheviqit dhe pasuesve të tij, por edhe të tjerëve që kanë shkelur Ligjin e Luftës, edhe si aranzhues i takimeve të fshehta me zyrtarë serbë, gjatë kohës së luftës; nuk them që do të degradoj atë që ka hetuar autori, që pretendon t’ia mveshë substancën e versionit zyrtar, ngase këtë nuk mund ta thotë një njeri, as ai, ngase faktet duhet studjuar nga njerëz kompetent-ekspertë të fushave të ndryshme, dhe të njëjtat fakte duhet t’i pranoj gjyqësia si të vërteta.
OSBE-ja kishte dhënë urdhër që të kontrollohej kufiri Kosovë-Shqiperi. Autoritetet jugosllave ishin ankuar se armët po hyjnë ne Kosove nga Shqiperia. Ata kishin propozuar zonën 5-kilometërshe ne kufirin Kosovë-Shqipëri, nese nuk ndalet trafikimi i armëve nga ky vend. Sa është i saktë ky konstatim? Apo vetëm lakohet “përvjedhurazi” nga Marrëveshja Ushtarake e Kumanovës, pas kapitulimit të ushtrisë serbe. Bile së paku nuk kam ndonjë njohuri për miratimin e ndonjë marrëveshjeje në mes të Shqipërisë dhe Federatës Serbo-malazeze, në atë kohë, apo për ndonjë inciativë të tillë, ngase Qeveria shqiptare “botërisht” nuk ka pranuar asnjëherë se është e implikuar në ndonjë konflikt ndërshtetërorë…?!
Në vitin 1998, OSBE-ja kishte përfaqësues të shumtë në Shqipëri. Dhe vëzhguesit kishin dalë për ditë të tëra në kufirin Shqipëri-Kosovë. Ato ditë ishin të informuar të gjithë pjesëtarët e UÇK-se, që nuk guxojnë të lëvizin kah kufiri. Kështu më rrëfente njeriu kryesor i kabinetit të kryeministrit të Shqipërisë, thotë autori.
Komandant “Mërgimi”, nuk e kishte ditur se OSBE-ja ka dërguar vëzhguesit e vet në kufirin me Kosovën. Prandaj ishte nisur për të derguar armë. Ai kishte qenë i shkëputur nga vija tjetër furnizuese. Kurrë nuk e kisha dëgjuar një variant të vetëm për vrasjen e Ilir Konushevcit. Shumë variante kanë qenë në qarkullim. E para se vrasja ka ndodhur për shkak të konflikteve të brendshme, kurse varianti tjetër per shkak të kurthit, që i është kurdisur.
Rrëfimi për vrasjen e komandant Mërgimit, nëse duhet besuar krejtësisht në variantin e shtetit shqiptar, duket kështu: Ky variant është ndërtuar në bazë të rrëfimit të shoferit, i cili ka shpëtuar pasi që është plagosur rëndë.
Një kamion me armë me një shofer, që ka qenë qytetar shqiptar është nisur rrugës që shpie në veri të Shqipërisë. Udhëtimi është bërë naten. Rruga e vështire dhe me kthesa ka bërë që të udhëtohet ngadalë. Komandanti ka qenë vetë i treti në kamion me bindjen se meqë është i armatosur do ta kalonte lehtë rrugën. Dhjetëra herë kishin kaluar armë ato ditë. Furnizuesit kanë qenë mirë të përcjellë, kurse ndihma e shtetit shqiptar ka qenë e plotë. Jo rrallë edhe pse shteti ka qenë në përcjellje, konvoji ka pasur probleme.
Komandant Mërgimi e ka nisur rrugen pa askë. Me mikun e tij dhe me shoferin. Mund të ketë ndodhur që shoferi shqiptar e ka bindur apo mund t’i ketë thënë se nuk ka ndonjë rrezik. Rruga e gjatë, ndërkohë, i ka lodhur shumë. Kur kanë mbërritur te një kthesë me një tatëpjetë, në një rrugë krejtësisht malore, kanë parë një pengesë në rrugë. Menjëherë e kanë ditur se ky është një kurth. Së pari në rrugë ka dalë njëri prej plaçkitësve, kurse të tjerët kanë filluar të gjuajnë në ajër. Kanë filluar të shtënat edhe drejt kamionit. Qe të tre kanë dalë jashtë. Shoferi ka mbetur i plagosur dhe është ndalur te goma e parë e kamionit. Ai ka filluar të shtënat, kurse Iliri me mikun e tij kanë filluar ikjen rrugës teposhtë.
Shoferi ka filluar të gjuajë drejt plaçkitësve. Njëri prej tyre është goditur për vdekje. Kurse të tjerët janë kthyer në mal. Pas disa minutash të shtënat jane ndalur. Shoferi është rrokullisur dhe është fshehur. Plaçkitësit janë afruar për ta marrë të plagosurin. Por ishte dëgjuar një britmë: “Oh, ma kanë vrarë vëllanë”. Plaçkitësit kanë kërkuar përreth kamionit dhe kanë hipur edhe lart brenda çadrës. Nuk kane gjetur asgjë. Vrullshëm janë nisur rrugës. Sharjet e tyre kanë qenë të rënda. Dhe ka pasur edhe vajtim.
Nuk dihet se pas sa minutash ata kanë arritur te Iliri. Por dihet se ata jane zënë diku në rrugë. Sipas këtij varianti, Iliri nuk ka provuar të hyjë malit, sepse nuk e ka pasur të njohur rrugën. Ata janë zënë dhe janë ekzekutuar që të dy. Nga mënyra se si janë vrarë, me plumb nga afërsia, shihet se aty nuk ka pasur rrezistencë.
Po të njëjtën ditë, heret në mëngjes, është informuar policia e Kukësit. Nuk ka qenë e lehtë, për të gjithë njerëzit, të arsyetohet vrasja e komandant Mërgimit. Por kjo vrasje është bërë mollë sherri për një kohë ndërmjet pjesetarëve të UÇK-së.
Kanë kaluar tre vjet për të kuptuar vrasjen. Por të akuzuar për vrasje kanë qene figura publike në Kosovë dhe Shqipëri. Vrasësit e komandant Mërgimit dihen dhe jane gjalle. Ata jane të identifikueshem dhe sorollaten në Tiranë e Londër. Atyre askush nuk iu ka bere padi private për t’i arrestuar, kurse nuk e di arsyen pse nuk jane burgosur nga ana e shtetit.
III.
Versioni i tretë, emisioni “Xhungël” i News 24. Autori Artan Hoxha nuk shtjellon ngjarjet ndaras as që e ndan veçmas si ngjarje vrasjen e Heroit Ilir Konushevcit, por të tëra përfshihen në “Ngjarjet e Tropojes”, duke elaboruar njërën pas tjetrës.
Emisioni “Xhungel” i News 24 solli faktet dhe detajet që publikohen për herë të parë, të cilat hedhin sadopak dritë mbi “Dosjen Tropoja” dhe një prej protagonistëve të saj, familjen Haklaj. Vetëm kjo familje ka pësuar deri tani 14 të vrarë. Si nisi dhe pse ende nuk duket në horizont fundi i kësaj tragjedie, numri i viktimave të së cilës nuk dihet kur do të ndalojë? Cilat ishin shkaqet dhe shkaktarët? Pse u përfshinë në këtë tragjedi pesë vëllezërit Haklaj dhe shumë nga djemtë më të mirë të Tropojës? Pse sot pas kaq vitesh drejtësia dhe shteti shqiptar, qeveritë e majta apo të djathta, jo vetëm që nuk i kanë zbardhur ato që kanë ndodhur, por as e kanë marrë guximin të shfletojnë dosjet e përgjakura të kësaj fatkeqësie tragjike që ka mbajtur peng rrethin më të varfër të vendit? Kush fshihet pas atentateve të sofistikuara që do të konkuronin denjësisht dhe organizatat mafioze më prestigjioze të botës? Kush përfitoi prej përgjakjes së familjeve me të njohura të Tropojës dhe vazhdon ta shfrytëzojë këtë tragjedi për përfitime politike? Këto dhe shumë pyetje të tjera do të marrin një përgjigje nga “Xhungël”, që nuk synon të marrë tagrin e prokurorit apo gjykatësit, por nëpërmjet pamjeve, dëshmive dhe fakteve që paraqet do të kërkojë nga strukturat ligjzbatuese të përmbushin misionin e tyre, zbatimin e ligjit. Hetimin dhe dënimin e përgjegjësve të këtyre ngjarjeve tragjike. Jo vetëm për të qetësuar shpirtërat e të vdekurve, por për të parandaluar pasojat e këtij seriali të pafund krimesh në mënyrë që qindra të mbijetuar, fëmijë dhe të afërm të viktimave të jetojnë të qetë të ardhmen e tyre.
Deri në fillimin e viteve ’90 familja Haklaj ishte një nga mijëra familjet e thjeshta të Tropojës. I pari i saj Isuf Groshi, ishte një nga personat e njohur dhe të respektuar në Malësinë e Gjakovës, aq sa dhe sot bëmat dhe shprehjet e tij vazhdojnë të kujtohen, për urtësinë dhe zgjuarsinë e tyre. I biri, Muharrem Haklaj do të kishte shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza. Pothuaj të gjithë fëmijët do të arsimoheshin në shkolla profesionale. Pak muaj pas ardhjes në pushtet të kualicionit të djathtë, në verën e vitit 1992, Hamdi Haklaj dhe i vellai Halili do të arrestoheshin me akuzën e vrasjes me mjete të forta të një ekonomisti në Bajram Curri. Dy djemtë më të mëdhej të familjes do të qëndronin në burg per gjashte muaj rresht. Do te liroheshin per mungese provash, por pas ketij momenti besimi i tyre ndaj te sapoardhurve ne pushtet ishte thyer.
Konushevci dhe Mala janë vrarë pabesisht më 9 maj të vitit 1998, në Bajram Curri të Shqipërisë, në krye të detyrës. Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Konushevci ishte lidhja më e fortë e Haklajve për kalimin e arsenalit luftarak matanë kufirit. Vrasja e tij më 9 maj 1998, pranë fshatit të vogël Miliskaje, në aksin rrugor Qafe Mali-Bajram Curri ka mbetur ende nje mister.
Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala dhe një pjestar i UÇK-së që shërbente si shofer, ishin nisur me një kamion me armë në drejtim të Bajram Currit. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafe Malit. Rreth ores 02.00 pas mesnate, kamioni ka ndeshur në një pengesë që u kishte bllokuar rrugën sapo kalon fshatin Miliskaje. Një grup personash të armatosur ka qëlluar drejt kamionit, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës, duke plagosur shoferin e kamionit dhe kosovarin Ilir Konushevci. Si rezultat i zjarrit të hapur nga Konushevci është plagosur rëndë dhe më pas ka gjetur vdekjen një nga autorët e pritës, i cili më pas rezultoi se ishte ishte nga Tropoja. Shoferi i kamionit është tërhequr duke hapur zjarr në një pozicion më të sigurt dhe ka mundur ti mbijetojë prites. Ndërsa mjeku 60-vjeçar Hazir Mala ka hedhur mbi shpinë Konushevcin e plagosur dhe është nisur drejt fshatit më të afërt për të kërkuar ndihmë. Mala ka ecur për më shumë se një orë me Konushevcin e plagosur mbi shpine, deri sa ka ndeshur sërish në autorët e prites. Këtë radhë sulmi ndaj tyre ka qenë vdekjeprures dhe trupat u janë bërë shoshë nga plumbat.
Vrasësit jane munduar të fshehin gjurmët, duke i hedhur trupat e masakruar të dy dëshmorëve të UÇK-se poshtë një ure, dhe më pas i mbuluan me gurë. Fatmir Haklaj është njoftuar për vrasjen dhe ka shkuar në vendngjarje. Të vrarë ishin miku i familjes Ilir Konushevci, dhe mjeku Hazir Mala, babai i shoferit të tij, Arjan Mala. Kur merr vesh se në Bajram Curri po atë nate ka patur një tjetër të vrarë(Agim Demiri), atëherë Fatmir Haklaj bën lidhjen mes viktimës dhe prites së Miliskajes. Përpjekjet e familjes së viktimës për të justifikuar vdekjen e të afërmit të saj qenë të kota. Për Fatmir Haklajn nuk kishte më dyshim se Demiri kishte qenë autor i prites së Miliskajes, dhe për këtë shkak u hakmorr aty për aty, duke i vrarë dhe të vellain, Bislim Demirin shofer taksie në qytetin e Bajram Currit. Vrasja e dy dëshmorëve te UÇK-së, Konushevcit dhe Malës, vazhdon të jetë ende e pazbuluar nga organet e drejtësisë. Kush ishte vënë në dijeni për lëvizjen e kamionit me armë drejt Tropojës ate nate? Ke kishte takuar “Mërgimi” në kryeqytet përpara se të nisej drejt Bajram Currit? Dyshimet ishin për një pritë të paguar nga shërbimi serb UDB, ose nga vrasës të grupeve rivale që merreshin me trafikun e armëve drejt Kosovës?! Edhe pas 9 vitesh ngjarja e Miliskajes mbetet e mbuluar me mister, ndërsa fotoja e Konushevcit u bashkua me fotot e të vrareve në muret e kullës së Haklajve.
IV.
Versioni i katërtë i detajizuar në shkrimin “Si u vra Ilir Konushefci, Komandant “Mërgimi”, është bërë para nje viti dhe është botuar vetëm në Gazetën “Zëri i Kosovës”, informatat bashkëluftari i Ilirit i ka marrë qysh gjatë luftës në Maqedoni, nga një zyrtar i lartë i hirarkisë së lartë të SHIK-ut të Shqiprisë në vitin 2001, gjatë një takim-bisede për luftën në Maqedoni, që ishte gati nga mbarimi.
Si u vra Ilir Konushefci, Komandant “Mërgimi”
Një pritë e organizuar nga një grup personash të armatosur, i kushtoi jetën shefit të logjistikës së UÇK-së Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan Hazir Mala. Ilir Konushevci, i njohur me pseudonimin “Mërgimi” ishte furnitori kryesor i guerrilasve në Kosovë. Vrasja e tij më 9 maj 1998, në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curri ka mbetur ende një mister.
Mbrëmjen e 8 majit 1998 Ilir Konushevci, miku i tij, mjeku tropojan Hazir Mala ishin nisur me një makine private duke I prirë një kamioni me armë në drejtim të Bajram Currit nën përcjelljen e dy punëtorëve të SHIK-uk të Shqipërisë. Për të shmangur ekspozimin dhe kontrollet e policisë ata janë nisur sapo ka rënë nata dhe zgjodhën rrugën e vështirë të Qafë Malit. Vëllezërit Demiri të cilët edhe sot e kësaj dite edhe pa zbardhjen e vrasjeve njihen si autorët e pritës, kishin shkuar në Tiranë për të pritur vëllain tjetër që u vinte me pushime nga Anglia dhe në kthim kanë ndaluar e janë bërë bashkë me bandën e tyre për të zënë rrugën.Rreth orës 02.00 pas mesnate, afër fshatin Miliskajë, është qëlluar drejt Makines ku gjindeshin Ilir Konushevci dhe Doktori Hazir Malaj, nga një shkëmb i thepisur anës rrugës,me qëllim ndalimin e mjetit. Megjithëse automjeti ku ndodheshin doktor Haziri dhe Iliri u sulmua dhe të shtënat mund të dëgjoheshin deri shumë larg, kamioni me armë dhe me shoqëruesit e SHIK-ut në të nuk u duk asgjëkundi për ti përkrahur dhe mbrojtur ata. Një kamion me armë!!! Kur kriminelët kanë ndaluar makinën kanë parë se në të është Hazir Mala dhe i kanë kërkuar të largohet se ata kanë qenë shokë të Arianit djalit të Hazirit I cili ishte vrarë pak kohë më parë, për më tepër ata kishin urdhër të vrisnin vetëm njërin!!! Hazir Mala, jo vetëm që nuk është larguar por edhe ka qëlluar duke vrarë pikërisht emigrantin nga vëllezërit Demiri. Kur është vrarë vëllai ata e kanë humbur toruan dhe nuk kanë ditur më cfarë të bëjnë. I kanë marrë me vete në makinat e tyre Ilirin dhe Hazirin dhe në udhëtim e sipër kanë vendosur që të vrasin dhe Hazirin sepse ishte dëshmitar, por duke iu afruar me shumë fshatit Fierzë skanë pasur më shumë raste dhe I kanë zbritur nga makina duke I shtyrë drejt përroit të Poravës e aty kanë qëlluar barbarisht mbi ta!!. Mbaj mend si sot kur kam shkuar në Morgun e Spitalit që Iliri ka pasë 18 vrima dhe të gjitha në trup, asnjë në kokë apo këmbë, vetëm edhe dy vrima në krah të majtë. Nga vrimat në bark i dilnin zorrët jashtë. Hazir Mala i ka dalë përpara për ta mbrojtur dhe i ka pasë vrimat në të gjithë trupin, ndërsa Iliri më shumë ka pasë vrima në anën e majtë sepse e ka mbrojtur trupi i Hazirit.Të nesërmen u hap lajmi se njëri nga vëllëzërit Demiri kishte vdekur rrugës për në shtëpi.Si arsye e vdekjes u tha se I ndjeri kishte dale natën nga makina për të kryer nevojat personale dhe kishte qëlluar padashje duke vrarë veten. Me plumb pas koke!!?? Më vonë është marrë vesh se Hazir Mala dhe Ilir Konushevci kanë humbur rrugës sepse kamioni ishte kthyer në Tiranë. Tani vetëm budallenjtë nuk dinë ti japin zgjidhje kësaj pune sepse kamioni që u kthye si u kthye, pse nuk vajti në Bajram Curr? Në kamion ishin pjestarët e SHIK-ut dhe ata kishin armë, një kamion me armë, pse nuk ndërhynë? Pse nuk i mbrojten Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën? Nga të gjitha ato armë që u shkrepën për të ndaluar makinën e Hazir Malës pse nuk e kapi asnjë plumb kamionin apo ishte aq larg kamioni? Tani që Ilirin dhe Hazirin I vranë disa tropojanë që mereshin me prita e vrasje dihet po kush e beson se ata e bënë pritën për ti grabitur personat në fjalë? Ata po të kishin qëllime grabitqare do të ndalonin kamionin jo autoveturën me dy persona brenda. Për këtë kush ka përgjigje?? SHIK-u? Xhavit Haliti me Azem Sylën se bashku me Raif Gashin dhe Naim Hazirin-Dilaverin? Pastaj nga e dinin në Tiranë se kanë humbur Hazir Malaj dhe Ilir Konushevci dhe kamioni u kthye rrugës? U treguan SHIK-sat tradhëtarë që braktisën shokët në breshëri kallashinkovësh??? Sipas një dëshmitari të gjallë te kohës ky ështe versioni i vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës dhe është njëri ndër versionet me të besueshme deri sot. Ende ka shumë enigma për këtë vrasje, por me vullnetin e mirë të Raif Gashit, Naim Hazirit-Dilaverit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, e sa të tjerëve, enigma e vrasjes në pusi e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës do të zbërthehej tërësisht një ditë. Për hir të së vërtetës, në nder të atyre që i kushtuan jetën lirisë së Kosovës dhe për dhimbjen e atyre që lanë pas e kërkojmë një përgjigje që të na bindë kësaj here!
Përvjetorët…
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hyri në historinë më të re dhe më të lavdishme shqiptare. Së bashku me UÇK-në hynë në histori edhe ata që e formuan UÇK-në, ata që luftuan nën emblemën e saj dhe ranë për lirinë e Kosovës… Rënia e Ilir Konushevcit është shoqëruar me mijëra ngritje dhe këto ngritje janë bërë me një qëllim: atë të vazhdimit të rrugës së lënë nga ai me qëllimin dhe realizimin e porosisë së tij – çlirimin e trojeve etnike shqiptare. Këta përvjetorë do të duhej të shërbenin për mobilizimin tonë në luftën për liri. “Gjaku i derdhur i brezave të tërë liridashës të këtij populli jo rrallë gjatë historisë ka shpalosur para nesh këtë mësim: mësimin për ta fituar lirinë. Është mësim se si jetohet, ta përvetësojmë këtë mësim, të fitojmë kurajo se një populli të tërë nuk mund t’i mbyllen rrugët për të ecur drejt lirisë së tij” “Dëshmori Ilir Konushevci në radhët e UÇK-së shkroi rreshta të pashlyer në historinë tonë kombëtare. Në kohën kur Kosova përjetonte ditët më të vështira të saj, falë trimave si Iliri, falë shpirtit liridashës dhe qëndresës së tyre, për popullin tonë filloi një epokë e re, epoka e UÇK-së”. Konushevci ishte dhe mbetet një ndër nga figurat më emblematike të UÇK-së, ai ishte ushtar i radhëve të para të saj, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit, Luan Haradinajt etj. Ilir Konushevci është ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi.“Vepra e tij luftarake është një vepër e shumanshme. Çdonjëri nga ne e ka të vështirë ta shpjegojë, por mjafton të përkujtojmë se ishte njëri ndër luftëtarët e parë që u gjend pranë komandantit legjendar Zahir Pajaziti, Hakifit, Edmondit dhe shumë luftëtarëve të tjerë, të cilët kishin filluar fillet e para të UÇK-së në Llap..“Duke bashkëpunuar me shumë trima si me Adrian Krasniqin, Qerim Kelmendin, por edhe me qytetarët e Tropojës, Iliri arriti që të ndërtojë një sistem që ishte funksional për ato rrethana, ndërkaq njerëz si Hazir Mala kishte shumë në Shqipëri, që e kanë ndihmuar luftën e UÇK-së”. Kështu shprehen, bashkëluftarët e tij, në përvjetorët e rënieve të dëshmorëve, por më duket më së bukuri është shprehur vëllai i Heroit-Ilir Konushevcit-Mërgimit, Artan Konushevci. Ai ka thënë se si çdo familje dëshmorësh ndihen të fortë, “por do të ishim edhe më të fortë sikur ne të ishim të gjithë së bashku dhe ta realizonim atë për të cilën Iliri me shokët e tij ranë”

Jo, unë kurrë nuk do të kërkoj falje për të vënë qentë përpara sharia-s

0

Udhëheqësi i AUF, Gaute Skjervø, e quan Espen Teigen „racist“ dhe promovues të „urrejtjes“ për deklaratat e tij mbi qentë dhe sharian. Foto: Ole Berg-Rusten (NTB) / Privat

Espen Teigen / Document.no

Për këdo që mund të dyshojë në pretendimet e mia: Merrni qenin tuaj dhe dilni për një shëtitje në Grønland në Oslo. Pastaj do të shihni se njerëzit ecin në anën tjetër të rrugës për t’ju shmangur.

Ky është një artikull opinioni dhe shpreh mendimet e shkrimtarit.

Jam ngopur me kërkesat e veçanta të myslimanëve. Dhe kjo nuk ka të bëjë me “racizmin” apo “urrejtjen”, pavarësisht se sa herë e përsërit udhëheqësja e AUF-së, Gaute Skjervø.

Kohët e fundit kam shkaktuar një zemërim në shtypin norvegjez pasi thashë qartë dhe qartë se besoj se pronësia e qenve norvegjezë duhet të ketë përparësi mbi kërkesat e veçanta të myslimanëve. Tani po vërshojnë pretendimet për racizëm, urrejtje dhe më shumë. Sidomos nga udhëheqësja e AUF-së, Gaute Skjervø.

Por hiqni gjithçka nga retorika dhe shkoni te substanca e çështjes: Islami ka një marrëdhënie me qentë që është e papajtueshme me kulturën perëndimore.

Në Norvegji, njerëzit e verbër janë refuzuar nga taksitë sepse shoferi është mysliman dhe i konsideron qentë të papastër.

NRK dokumentoi në vitin 2022 se 6 nga 10 përdorues të qenve udhëzues në Oslo dhe Viken janë refuzuar nga shoferët e taksive. E verbra Inger Stokke iu refuzua një taksi nga Kirkeristen në Oslo – shoferi refuzoi edhe pasi shoferë të tjerë ia thanë se ishte e paligjshme. Avokati për barazinë ka vërtetuar se nuk është e arsyeshme të refuzohet një qen udhëzues për arsye fetare.

Shqiptarët e verbër diskriminohen. Jo nga unë. Nga praktikat islame në Norvegji.

A mendon Gaute Skjervø se është „racist“ të theksohet kjo?

Nuk është rastësi që kjo ka të bëjë me qentë.
Është themelore në mësimin islam që qenit janë të papastër. Në hadithet është e qartë si kristali. Në një pyetje nga një djalë 10-vjeçar, dijetarët myslimanë në IslamQA.no përgjigjen si më poshtë:

„Kafsha që mban nuk duhet të jetë qen, sepse islami ka ndaluar të mbahen qen përveç qenve roje dhe qenve të gjuetisë. Kjo është shpjeguar në përgjigjen e pyetjes nr. 69777. Profeti (paqja qoftë mbi të) tha: „Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi ku ka një qen.“ [Transmetuar nga al-Bukhari (3225) dhe Muslimi (2106)]

Në Sahih Muslim 1570a, profesori Muhamed urdhëroi vrasjen e qenve dhe dërgoi burra në të gjitha qoshet e Medinës për të zbatuar urdhrin. Në Sahih Muslim 1572 thuhet se ata “madje vranë qenin që shoqëronte një grua nga shkretëtira”. Qentë plotësisht të zinj duhej gjithmonë të vriteshin, sepse ishin “djaj”. Engjëlli Xhibril refuzoi të vizitonte Muhamedin sepse nën shtratin e tij gjendej një qenush. Më pas, Muhamedi urdhëroi një fushatë të gjerë për vrasjen e qenve.

Ai që mban një qen që nuk përdoret për gjueti ose ruajtje, sipas hadithëve humb veprat e mira për çdo ditë. Nëse një qen pi nga një enë, ajo duhet të lahet shtatë herë, përfshirë njëherë me rërë.

Ky është themeli teologjik për atë që ndodh në gjithë botën myslimane – dhe në taksitë norvegjeze. Nuk është “raciste” të dihet kjo. Kjo është e vërteta e pamaskuar.

Shih çfarë po ndodh në botë
Në Iran, tani është e ndaluar të dilni me qen në të paktën 18 qytete. Ayatollah Khamenei ka quajtur pronësinë e qenve «të neveritshme». Në vitin 2021, 75 ligjvënës iranianë propozuan që blerja dhe mbajtja e kafshëve shtëpiake – përfshirë qentë dhe macet – të bëhej e paligjshme. Dënimi: burgim tre muaj.

Në Arabinë Saudite, policia fetare më parë kishte ndaluar shitjen e qenve dhe maceve si «ndikim perëndimor». Listi i racave të qenve të ndaluara është kaq i gjatë sa që në praktikë është pothuajse një ndalim total.

Hamas ndaloi daljen me qen në zonat publike në Gaza në vitin 2017, pretenduar për të «mbrojtur gratë dhe fëmijët». Pronari i qenve u detyrua të mbante qentë në kulmet e shtëpive në temperaturë 40 gradë.

Dhe në New York, aktivistja Nerdeen Kiswani – bashkë-themeluese e Within Our Lifetime dhe këshilltare e kryebashkiakut mysliman – tha se «NYC është në rrugë të shndërrohet në islam» dhe se qentë janë «të papastër» dhe nuk duhet mbajtur brenda në shtëpi.

Kongresmeni amerikan Randy Fine iu përgjigj se zgjedhja midis qenve dhe kërkesave myslimane nuk ishte e vështirë. Unë u pajtova. Dhe tani media norvegjeze është e zemëruar.

Në Uells ka pasur propozime për zona pa qen si pjesë e një fushate „antirasiste“. Në Kanada, myslimanët kanë kërkuar nga fqinjët të tregojnë respekt dhe të mos lëshojnë qentë afër myslimanëve.

Për këdo që mund të dyshojë, mjafton të marrë qenin e tij dhe të bëjë një shëtitje në Grønland në Oslo. Aty do të merrni përgjigjen. Ata janë të gatshëm të kalojnë në anën tjetër të rrugës për të shmangur qenin.

Metoda e Skjervø
Udhëheqësi i AUF përdor një veprim të njohur mirë. Ai kaloi fundjavën me familje nga Utøya, dhe në atë kontekst më sulmon mua. Mesazhi është i qartë: Kritika ndaj Islamit çon në terror. Ai që kritikon kërkesat e veçanta islame, është në krah të masakruarve.

Është një lidhje e tmerrshme. Dhe është e qëllimshme.

Skjervø e quan atë që bëj unë, “normalizim të racizmit” dhe “arsim ekstrem të urryerjes ndaj të huajve”. Ai beson se Document kontribuon në “ndarje dhe armiqësi”.

Jo, Skjervø. Ai që krijon ndarje, është një ideologji që kërkon që të verbrit të mos mund të marrin taksi me qenin e tyre udhëzues. Ai që krijon armiqësi, është kërkesa që e gjithë kultura e qenve të një vendi të përulej përballë rregullave fetare të huaja.

Është gjithashtu jashtëzakonisht e pamatur nga ana jote të përdorësh një sulm terrorist që ishte i tmerrshëm, dhe që të gjithë njerëzit e arsyeshëm e marrin shumë seriozisht, si një lloj mburoje për të shmangur debatin mbi islamin.

Për ata që më kanë keqkuptuar me qëllim
Sigurisht që nuk po krahasoj myslimanët me qentë. E dini shumë mirë këtë. Nëse do të duhej të zgjidhja midis shpëtimit të një personi – pavarësisht fesë – ose një qeni nga një zjarr, natyrisht që do të shpëtoja njeriun.

Por nuk është kjo për çfarë bëhet fjalë.

Unë them: Kërkesat e veçanta të myslimanëve nuk duhet të kenë përparësi para kulturës norvegjeze të qenve. Jo në taksi. Jo në parqe. Jo në lagje. As diku tjetër.

Pronësia e qenve është pjesë e kulturës dhe jetës së përditshme në Norvegji. Mbi 500,000 qen jetojnë në shtëpitë norvegjeze. Ata janë pjesëtarë të familjes, qen pune, qen udhëzues për të verbërit, qen terapi për të sëmurët. Dhe ata ishin këtu shumë para kërkesave për përshtatjen me sharian.

Nëse komunitetet myslimane dëshirojnë të eliminojnë këtë shqetësim tonin, ata mund të dalin lirshëm publikisht dhe të thonë: «Po, ne mendojmë se qentë janë të papastër, por kemi respekt të thellë për kulturën norvegjeze dhe me siguri nuk do të bëjmë kërkesa të tilla». Por kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Jam kristal i qartë
Imigrimi në Norvegji do të thotë përshtatje me Norvegjinë. Jo e kundërta. Ditën që fillojmë të përshtatim ligjin norvegjez, parqet norvegjeze dhe taksitë norvegjeze në teologjinë islame, ne kemi humbur diçka që kurrë nuk do ta marrim mbrapsht.

Unë nuk dua të vë kërkesa të veçanta myslimane para qenve tanë. Dhe sidomos jo para qenit tim të mrekullueshëm golden retriever Fritz, i cili sapo mbushi dhjetë muaj. Ai do të duhet të vrapojë i lirë në Norvegji për pjesën tjetër të jetës së tij. Këtë ia premtoj atij.

Gaute Skjervø mund të më thërrasë si të dojë. Ai mund të thotë ‘racist’ njëqind herë të tjera. Kjo nuk ndryshon faktin. Dhe nuk më bën të hesht.

Nei, jeg kommer aldri til å beklage for å sette hunder foran sharia

Ngadhënjim Fetah Sheholli, një jetë mes idealit dhe tragjedisë

0

Një jetë mes idealit dhe tragjedisë

Nga dimrat migjenianë të viteve ’70 deri te dhimbja e një aksidenti fatal në mërgim

U rritëm me varfëri e mungesë të gjërave elementare.
Na mbante gjallë vetëm shpresa se pas stuhive vjen kthjellimi. U shkolluam me një racion buke, me opinga llastiku që digjnin lëkurën e dëmtonin ashtin. Por, vullneti i çeliktë mposhte vuajtjet dhe skamjen e dimrave migjenianë.

Në vjeshtën e vitit 1974, me gëzim e entuziazëm nisëm mësimet në Gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës. Ishte kohë ëndrrash. Arsimtarët tanë, të rinj në moshë e të mëdhenj në përkushtim, na dhanë jo vetëm dije, por edhe dinjitet. Atmosfera ishte familjare. Ndamë libra, ndamë bukë, ndamë ëndrra. Luajtëm futboll, hendboll e basketboll. Çdo gjë e kishim bashkë.

Pastaj erdhën vitet e zymta. Fillimi i viteve ’80 solli dhembje e lot. Autonomia u suprimua, shkollat u mbyllën, festat u ndaluan, ekzistenca jonë u mohua. Por edhe nën hijen e tytave, përpiqeshim të gatuanim kulaçin e mbijetesës.

Në këtë stuhi që përfshiu Kosovën, u goditën sidomos ata që mbanin gjallë dritën e dijes.

Ndër ta ishte edhe Fetah Rrustem Sheholli nga Hertica e Llapit, profesor shumëvjeçar në Gjimnazin “8 Nëntori”. Ai nuk e braktisi vendin për luks. E detyruan. E detyroi dhuna, sepse këmbëngulte që gjuha shqipe të jetonte – qoftë edhe në shtëpi-shkolla. Më 1 maj 1994 u keqtrajtua rëndë fizikisht.

Së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij 6-vjeçar, Ngadhënjimin, mori rrugën e mërgimit drejt Zvicrës.

Por mërgimi nuk ia ndërpreu misionin. Fetahu vazhdoi të punojë me fëmijët shqiptarë në kantonin Aarau deri në pension. U bë shtyllë e arsimit plotësues. Po ashtu, për dy mandate, udhëhoqi me sukses shoqatën bamirëse “Ali Ajeti” në Olten.

Ai besonte se arma më e fortë e një kombi është shkolla dhe solidariteti ndaj njëri-tjetrit.

Këtë besim ua përcolli edhe fëmijëve. Ngadhënjimi u rrit me librin në dorë dhe me amanetin se Atdheut i duhen njerëz të arsimuar e të përkushtuar ndaj tij. Kreu studimet për Jurisprudencë në Universitetin e Cyrihut dhe u bë ekspert në fushën e tij.

Ishte fryt i sakrificës prindërore. Ishte dëshmi se mundi nuk shkon kot. Por jeta, e paparashikueshme dhe e pamëshirshme, ndërpreu rrugëtimin e tij.

Në moshën 38-vjeçare, në rrugët e Austrisë, një aksident i rëndë komunikacioni i mori jetën Ngadhënjimit, në kulmin e pjekurisë. Ai la pas dy djem jetimë, bashkëshorten me dhembjen plumb në zemër dhe prindërit që do ta kujtojnë me lot e mall.

Jeta, me të fshehtat dhe të papriturat e saj, lëndoi rëndë prindërit e Ngadhënjimit, të cilët kishin përballuar varfërinë, represionin, rrahjen, mërgimin – e tani u përballën me goditjen më të rëndë: humbjen e djalit.

Vdekja është gjithmonë e rëndë.
Por vdekja larg Atdheut – është plagë që nuk mbyllet kurrë.

Ngadhënjimi iku, por mbeti dëshmia e një brezi që besoi në dije, në punë dhe në ideal.
Mbeti kujtimi i një jete që u rrit mes sakrificës dhe u ndërpre padrejtësisht në kulmin e saj.

Ky mort që prek deri në palcë na imponon edhe pyetjen:

Sa shumë duhet të paguajë një familje shqiptare për të jetuar me dinjitet?

ARIF EJUPI
Gjenevë, 23 shkurt 2026

Shqiptar Shaljani i Shalës së Bajgorës për neo-otomanizmin e maskuar si patriotizëm fetar !

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
____
Shkrimi i Milazim Krasniqi nuk është analizë historike.
Është manifest ideologjik.
Kur ai thotë se kush kritikon islamizimin politik “bën punë për Serbinë”, ai nuk po mbron harmoninë fetare — ai po shpall luftë ndaj mendimit ndryshe.
Ky është mentalitet përjashtues, jo akademik.
Fetarizimi i kombit – projekti i Milazimëve !
Rilindja Kombëtare Shqiptare ishte revoltë kundër sundimit perandorak, jo projekt për ruajtjen e identitetit fetar osman.
Rilindësit e zhvendosën boshtin nga feja tek gjuha dhe kombi.
Pikërisht për këtë arsye formula e Pashko Vasa ishte revolucionare:
“Feja e shqiptarit është shqiptaria.”
Sot, kur dikush përpiqet ta paraqesë Islamin si shtyllë identitare kombëtare, ai po e përmbys filozofinë e Rilindjes.
Kjo nuk është mbrojtje e kombit.
Kjo është rikthim prapa në kornizë perandorake.
Shantazhi me “armikun”!
Të thuash se kush kritikon islamin politik “bën punë për Serbinë” është propagandë klasike.
Kjo është metoda:
Etiketo.
Frikëso.
Mbylle debatin.
Askush nuk po sulmon besimin e askujt.
Po kritikohet instrumentalizimi politik i fesë, ndikimi neo-otoman kulturor dhe tentativa për ta shndërruar shumicën fetare në argument politik.
Barazimi i kritikës me tradhti është simptomë e ideologjisë autoritare.
Manipulimi me viktimizim kolektiv !
Pretendimi se “çrrënjosja e shumicës muslimane do të thotë çrrënjosje e kombit” është alarmizëm i kalkuluar.
Kombi shqiptar nuk është projekt teologjik.
Ai ka mbijetuar si bashkësi gjuhësore, kulturore dhe historike.
Në momentin që kombi përkufizohet me fe, ai bëhet i cenueshëm dhe i përçarë.
Ironikisht, kjo është pikërisht ajo që do ta dobësonte kombin.
Harmonia fetare nuk ka nevojë për roje ideologjikë .
Harmonia fetare shqiptare është fakt historik.
Ajo nuk u krijua nga frika, por nga vetëdija kombëtare.
Nuk ka nevojë të shpallet Islamin si “kala identitare” për ta ruajtur atë.
Sepse në momentin që një fe shpallet si mburojë kombëtare, të tjerat vendosen në periferi.
Kjo është rrëshqitje e rrezikshme.
Përfundim pa ekuivoke !
Kombi shqiptar nuk është pronë e asnjë feje.
As i shumicës, as i pakicës.
Çdo përpjekje për ta fetarizuar identitetin kombëtar — qoftë në emër të shumicës — është projekt ideologjik që bie ndesh me frymën e Rilindjes.
Patriotizmi që mbështetet mbi frikësim dhe etiketime nuk është patriotizëm.
Është aktivizëm ideologjik me petk akademik.

India hap një muze kombëtar të kulturës së lopëve

0

Lopë qyteti. Mund të gjesh lopë kudo në Indi. E takuam këtë në periferi të Mumbait. Foto: Arnt Jensvoll

Arnt Jensvoll / Document.no

Autoritetet indiane kanë miratuar planet për të ndërtuar muzeun e parë kombëtar në vend kushtuar kulturës së lopëve. Projekti Gau Sanskriti Rashtriya Sangrahalaya u njoftua nga Ministri i Kulturës Gajendra Singh Shekhawat dhe do të ndërtohet në Mathura, shtetin Uttar Pradesh.
Muzeu është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ruajtur dhe promovuar lopën si një simbol të shenjtë në Hinduizëm. Ai do të vendoset në tempullin Krishna Janmabhoomi, i ndërtuar aty ku besohet se ka lindur perëndia Krishna, dhe do të mbulojë një sipërfaqe prej 10 deri në 15 hektarësh.
Kërpudhë e shenjtë!
Vizitorët do të zbulojnë ekspozita rreth rolit të lopës në letërsinë vedike, mjekësinë ayurvedike, bujqësi dhe ekologji. Objektet historike, pikturat dhe skulpturat që përshkruajnë dhe dokumentojnë vendin e lopëve në artin dhe religjionin indian, si dhe ekspozita interaktive rreth gau-raksha (mbrojtja e lopës), gau-mutr (urina e lopës) dhe gau-ghrita (ghee, gjalpi i lopës) në mjekësinë tradicionale. Gjithashtu do të ketë një seksion të veçantë rreth vendit të lopëve në Indi moderne, duke përfshirë gau-shalas (shpërngulje për lopët) dhe legjislacionin kundër përdorimit të lëkurave të lopëve dhe therrjes së tyre.

Kryeministri Narendra Modi e quan lopën “nënën e kombit” dhe “themelin e kulturës dhe progresit të Indisë”, ndërsa kritikët e shohin projektin si një shembull të “politikës hindute” nacionaliste.

Ndërtimi është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm dhe të hapet në vitet 2029-2030.

Nëna e kafshëve
Në hinduizëm, lopës i jepet shenjtëri si «kafsha nëna» – gau-mata – ajo jep qumësht që simbolizon qumështin e gjirit dhe ruajtjen e jetës. Në tekstet vedike, lopa përshkruhet si «aghnya» (ajo që nuk duhet të vritet) sepse ajo jep jetë pa kërkuar asgjë në këmbim – si një nënë. Ajo përfaqëson dhunën ultimate ndaj të gjitha qenieve të gjalla. Të mbrosh një lopë simbolizon epërsinë morale dhe respektin për çdo jetë.

Kolonët izraelitë i vunë flakën një xhamie në Bregun Perëndimor

0

Xhamia në Tell u vandalizua të hënën në mëngjes, për të cilën dyshohet se qëndrojnë kolonët izraelitë. Foto: Majdi Mohammed / AP / NTB

Erling Marthinsen / Document.no

Kolonët izraelitë spërkatën me fjalë të pista një xhami në Jude dhe Samari të hënën, pastaj i vunë flakën, thonë autoritetet palestineze.

NTB, ​​sigurisht, përdor termin Bregu Perëndimor, termi politikisht korrekt për zonat biblike të Judesë dhe Samarisë.

Platforma e lajmeve i përgjigjet menjëherë incidentit, edhe pse zakonisht injorojnë faktin se Krishterimi është praktikisht i ndaluar në shumë vende myslimane dhe mijëra kisha në Evropë janë subjekt i vandalizmit dhe, më keq akoma, nga pushtuesit myslimanë.

Kjo nuk do të thotë që duhet të mbrohet fakti se xhamia Abu Bakr Al-Siddiq, e vendosur në qytetin Tell, pranë Nablusit, iu nënshtrua të njëjtit lloj vandalizmi që përjetojnë kishat në Evropë dhe të krishterët në zonën islame.

Vandalizmi ndodhi ndërsa myslimanët fillojnë muajin e agjërimit të Ramazanit.

Kamerat e sigurisë tregojnë dy persona që ecin drejt xhamisë me një bidon benzine dhe një bidon me bojë spraj. Disa minuta më vonë, ata ikin me vrap, sipas Munir Ramdan, i cili jeton pranë xhamisë.

Ministria Palestineze e Çështjeve Fetare thotë se kolonët ishin pas 45 rasteve të vandalizmit dhe sulmeve ndaj xhamive në Bregun Perëndimor të pushtuar vitin e kaluar.

Ushtria izraelite thotë se dënon çdo dëmtim të institucioneve fetare. (NTB-AP)

Në vitin 2025, Regjistri Kombëtar Katolik regjistroi 322 akte antikristiane në Francë – një rritje prej 13% nga e njëjta periudhë në vitin 2024. Vjedhja e objekteve liturgjike është rritur gjithashtu me më shumë se 20% në dy vjet, me 820 raste të raportuara në vitin 2024, krahasuar me 633 në vitin 2022.

Rreth 50 kisha u vandalizuan dhe disa prej tyre u dogjën. Ka pasur gjithashtu disa vrasje në vitet e fundit, duke përfshirë priftërinj gjatë shërbesave kishtare dhe të krishterë të tjerë, si në zonën islame ashtu edhe këtu në Evropë.

Shumica e të krishterëve norvegjezë mbështesin lirinë e fesë. Fatkeqësisht, liria e fesë nuk është përparësi për Islamin.

Megjithatë, ka shumë për të bërë midis dënimeve serioze të kësaj nga qarqet politike në Evropë. Këtu përjetojmë se traditat e krishtera injorohen, ndërsa Ramazani festohet si festë kombëtare, me transmetime të drejtpërdrejta në NRK dhe politikanë të buzëqeshur që vizitojnë xhamitë.

Israelske bosettere satte en moské på Vestbredden i brann

18 vjetori i pavarësisë me nipat e Feriz Krasniqit në Treviso!

0

Fotoreportazh nga Italia

Për dy netë rresht, të shtunën më 21.02.2026 në Biancade (TV) dhe të dielën më 22.02.2026 në Spresiano (TV) u organizuan dy mbrëmje të hareshme festive për nder të pavarësisë së Kosovës me nipat e legjendës së folklorit burimor shqiptar, Feriz Krasniqi.

Vazhdimësia e zërit të Feriz Krasniqit

Ne që jemi rritur me këngët epike të legjendës së folklorit burimor shqiptar, e pritëm me padurim të dëgjojmë zërin e nipave të tij me këngët e përzgjedhura të gjyshit të tyre. Dhe vërtetë ndodhi ajo që e prisnim, nipat e Feriz Krasniqit, Petrit e Feriz Krasniqi e dëshmuan në vepër se janë trashëgimtarë të denjë të gjyshit të tyre.

Duhet permendur edhe anëtarin e tretë të grupit, vilonistin e talentuar Fitim Gegaj, i cili, përveqse bënte mrekulli me telat e violinës, i jepte shije magjepse zërit të çiftelisë dhe sharkisë në duart e dy folkloristëve të shkëlqyeshëm.

Vlen për të theksuar, se në të dyja mbrëmjet, për zërimin u përkujdes DJ Albi, emër tashmë i njohur në mërgatën tonë.

Përmes folklorit burimor i kemi ruajtur ndër shekuj traditat dhe zakonet e bukura popullore, e kemi mësuar historinë e heronjve të vërtetë të kombit tonë nga ajo që na ka mësuar historia nën regjimet antikombëtare dhe antipopullore të kohës së shkuar. Si bie fjala, përmes rapsodëve popullor e kemi mësuar historinë e vërtetë të Oso Kukës, Selman Kadrisë, Tahir Mehës, Imer Berishës e shumë e shumë trimave dhe tribunëve popullor.

Ishte nder dhe kënaqësi që isha prezent në mbrëmjen e së dieles në lokalin “DEA CAFFE” në Spresiano, por fakti pse isha aty, ishte jehona e një nate më parë lokalin “BAR HOSTARIA LOVA” në Biancade, në të cilin ishte krijuar një atmosferë madhështore, në frymën e pastër kombëtare.

Florim Zeqa, 23.02.2026

Feja nuk është më vetëm besim, ajo është shndërruar në mekanizëm, në industri, në platformë imazhi dhe fitimi

0
Propaganda islamike nuk ka mundësi të jetë ndryshe…Pamje nga “iftari politik” në shkollën e muzikës në Prizren.
Nga : Lirim Gashi, Prizren
____
FEJA SI SPEKTAKËL, BAMIRËSIA SI INDUSTRI
(Iftari i kamerave dhe tregu i shenjtërisë)
Në Shqipërinë dhe Kosovën e sotme, feja nuk është më vetëm besim. Ajo është shndërruar në mekanizëm, në industri, në platformë imazhi dhe fitimi.
Në vend të qetësisë shpirtërore kemi spektakël; në vend të përulësisë – marketing; në vend të sakrificës – luks të pashpjegueshëm.
Çdo Ramazan, i njëjti ritual i zbrazët përsëritet:
tryeza të gjata, pjata luksi, protokoll, logo, kamera.
Iftare që duken më shumë si evente korporatash sesa si akte besimi.
Në fotografi shfaqen gjithmonë të njëjtit njerëz: me kollare, me pozita, me buzëqeshje të ushtruara për kamera. Shpesh të ngopur qysh para se të thirret ezani.
Dhe njeriu që ende nuk e ka humbur ndjenjën e turpit kolektiv, pyet:
Ku janë ata që s’kanë bukë?
Ku janë ata që iftarin e presin duke parë nga dera, jo nga menyja?
Ku janë të varfrit që librat e shenjtë i përmendin më shpesh se të pasurit – por që nuk i sheh askush në fotografi?
Nuk po flasim për sofrën familjare.
As për mikpritjen mes miqsh.
Po flasim për organizime publike, të bëra në emër të fesë dhe bamirësisë.
Aty ku duhet të ulet nevoja, ulet privilegji.
Aty ku duhet të jetë i urituri, është i pushtetshmi.
Aty ku duhet të flasë heshtja e dinjitetit, flet protokolli.
Dhe kjo nuk është rastësi. Është model.
Sepse, varfëria është kthyer në skenografi.
Një nënë që qan.
Një fëmijë i sëmurë.
Një familje pa bukë.
Të gjitha skena të montuara me muzikë sfondi dhe fjalë patetike.
Pastaj shfaqet figura fetare – jo për të heshtur, por për të filmuar.
Rezultati është i parashikueshëm: klikime, ndjekës, donacione. Dhe lavdia nuk shkon te qytetari që dha nga xhepi i tij, por te ai që e “solli” varfërinë në ekran.
Kështu, hoxhallarë e priftërinj shndërrohen në influencues, dhe feja në algoritëm: kush nxjerr më shumë lot, kush prek më shumë emocione, kush grumbullon më shumë ndjekës – bëhet më i fuqishmi.
Miliona në emër të Zotit.
Raste konkrete e bëjnë këtë tablo edhe më shqetësuese. Figura publike si Elvis Naçi, përmes fondacioneve bamirëse si Firdeus, kanë menaxhuar miliona euro donacione. Investime të shtrenjta, pasuri, aparatura me vlera marramendëse – ndërkohë që transparenca mbetet e mjegullt dhe pyetjet publike pa përgjigje.
Nga ana tjetër, figura si Baba Mondi, nga një autoritet shpirtëror janë shndërruar në faktorë ekonomikë dhe politikë, me prona, ndikim dhe pasuri të padeklaruara. Kritikat ekzistojnë, por heshtja sundon – sepse kush flet, anatemohet.
Kur bamirësia zëvendësohet me imazh
Libri i shenjtë nuk e njeh sadakanë me foto.
Nuk e njeh iftarin si EVENT.
Nuk e njeh bamirësinë si reklamë.
Agjërimi nuk është stomak bosh.
Është ndërgjegje e zgjuar.
Është sy që sheh padrejtësinë.
Është dorë që shkon te ai që s’ka zë.
Por kur Ramazani keqpërdoret për të ndërtuar imazh, për të forcuar pozita dhe për të dalë bukur në kamera, atëherë thelbi ka vdekur. Dhe kur institucioni fetar braktis bamirësinë reale, krijohet një zbrazëti morale.
Mirëpo, zbrazëtitë nuk mbesin bosh.
Ato mbushen.
Nga feja e zbrazur lind rreziku
Historikisht, varfëria e pambrojtur bëhet terren manipulimi.
I riu pa perspektivë nuk kërkon dhunë – kërkon kuptim.
Dhe kur kuptimi nuk vjen nga drejtësia sociale, vjen nga interpretimi ekstrem.
Kështu, në vend të një rrjeti solidariteti, krijohet terren për radikalizëm. Jo sepse feja e kërkon, por sepse humanizmi braktiset. Paratë që duhej të ushqenin, shndërrohen në mjete ndikimi; veprimi human zëvendësohet me retorikë.
Kjo është tragjedia e heshtur:
kur feja nuk ushqen trupin dhe shpirtin njëkohësisht,
ajo pushon së qeni strehë
dhe bëhet terren i rrezikshëm.
Pyetja që s’duan ta dëgjojnë
Si ka mundësi që dhjetëra figura fetare janë milionerë të shumëfishtë?
Nga cili burim moral vjen kjo pasuri?
Nga cili justifikim etik?
Pasuria nuk është mëkat.
Por pasuria e pashpjeguar, e grumbulluar në emër të Zotit, është skandal moral.
Ky nuk është sulm ndaj fesë.
Është mbrojtje e saj.
Sepse feja nuk u shpall për të krijuar kasta shpirtërore me pasuri tokësore, por për përgjegjësi, përulësi dhe drejtësi që zbret poshtë – jo që ngjitet lart.
Kur feja mbetet njerëzi, dhuna mbetet e huaj.
Kur buka shkon te i urituri, ekstremizmi nuk ka audiencë.
Por kur feja shndërrohet në biznes, lind errësira.
Dhe nga errësira, kurrë nuk lind shenjtëri.
Ky model nuk është as ekskluzivisht shqiptar dhe as i izoluar. Në Kosovë, ai ka marrë një formë edhe më të mbyllur dhe më të rrezikshme, përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila nga një vatër e bamirësisë së shpërndarë dhe solidaritetit social, është shndërruar gradualisht në mekanizëm të centralizuar pasurimi për një rreth të ngushtë imamësh të pushtetshëm.
Në krye të kësaj strukture qëndron Naim Tërnava, pasuria e të cilit – ashtu si ajo e rreth dyzet imamëve më të fuqishëm të hierarkisë fetare – ka kaluar çdo kufi moral dhe çdo standard shpjegimi etik.
Bëhet fjalë për pasuri të paimagjinueshme, të papërputhshme me çdo logjikë jetese fetare, të ndërtuara jo mbi punë personale apo transparencë institucionale, por mbi kontrollin e donacioneve të bamirësisë.
Donacionet që besimtarët i japin me bindjen se po ndihmojnë të varfrit, jetimët dhe nevojtarët, nuk shpërndahen në mënyrë të barabartë, por përfundojnë të kanalizuara në xhepat dhe ndikimin e një elite fetare, e cila e ka kthyer institucionin në pronë private shpirtërore dhe financiare.
Kështu, Bashkësia Islame e Kosovës nuk funksionon më si shërbim për komunitetin, por si strukturë pushteti, ku bamirësia përdoret si instrument lojaliteti dhe pasurimi.
Por dëmi nuk ndalet te grabitja morale e bamirësisë.
Kur institucionet fetare braktisin humanizmin real dhe drejtësinë sociale, ato krijojnë zbrazëti morale.
Dhe kjo zbrazëti, siç e tregon historia, nuk mbetet bosh. Në rastin e Kosovës, kjo zbrazëti është mbushur me radikalizëm, ekstremizëm dhe lidhje me narrativat e terrorizmit global.
Bashkësia Islame e Kosovës, nën drejtimin e kësaj elite të pasuruar, është shndërruar nga pengesë natyrore ndaj ekstremizmit në terren pjellor për të.
Jo domosdoshmërisht përmes thirrjeve të drejtpërdrejta, por përmes neglizhimit kriminal të varfërisë, përmes monopolizimit të fondeve, dhe përmes heshtjes ndaj rrjeteve ideologjike radikale që gjejnë strehë aty ku mungon drejtësia sociale.
I riu i varfër, i përjashtuar dhe i zhgënjyer nuk radikalizohet sepse feja e kërkon.
Ai radikalizohet sepse institucioni fetar e ka tradhtuar.
Paratë që duhej të ushqenin, të edukonin dhe të mbronin, u shndërruan në pasuri personale dhe mjete pushteti.
Aty ku duhej të kishte bukë dhe dinjitet, u la terren për ideologji të errëta që premtojnë kuptim përmes dhunës.
Dhe kështu, feja – e zhveshur nga humanizmi – pushon së qeni strehë dhe bëhet rrezik i paimagjinueshëm për shoqërinë, kombin dhe shtetin.