Kreu Blog Faqe 253

Sigurimi i Shtetit për legjendën e peshëngritjes shqiptare Aleksandër Kondos

0

Dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit për legjendën e peshëngritjes shqiptare: Ka sjellë me vete revistë pornografike, njeri i çrregullt pa princip

Dosja sekrete e Sigurimit të Shtetit për legjendën e peshëngritjes shqiptare: Ka sjellë me vete revistë pornografike, njeri i çrregullt pa princip

Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.

Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra  sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.

Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.

Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqsuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.

Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri  në vitin 2003.

Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.

Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.

Plani operativ i Drejtorisë së III-të Sigurimit të Shtetit, për survejimin dhe ndjekjen e Aleksandër Kondos në shtetet ku ai mund të shkonte

 MIRATOHET     SEKRET

ZV / DREJTORI DREJTORISË TË III                                         

Ekzemplar i vetëm

N. Z.                                                                                   

Tiranë, më 25.6.1985

PLAN – MASASH

AGJENTUROR – OPERATIV NË DREJTIM TË ALEKSANDËR KONDOS

Aleksandër Kondo ndiqet në përpunim 2/A si i arratisur, që ka refuzuar kërkesën për t’u kthyer në Shqipëri. Aktualisht ndodhet në Jugosllavi, ku me datën 28 maj, së bashku me Xhelal Sukniqin, u zhdukën në qytetin e Titogradit, në kohën që ishin duke kaluar transit nëpër Jugosllavi e ktheheshin nga Kampionati Europian i peshëngritjes që u zhvillua në Katovicë të Polonisë. Deri më tani ka mbajtur qëndrim armiqsor kundër vendit tonë dhe përgatitet të shkojë në vendet e perëndimt. Për këtë dhe për të zbuluar, dokumentuar e parandaluar veprimtarinë armiqësore që mund të zhvilloj Aleksandër Kondo kundër vendit tonë, do të merren këto masa:

  1. Do të njoftohen e udhëzohen rezidenturat e Beogradit, Romës dhe New Yorkut për marrjen e Aleksandër Kondos në përpunim 2/A e ndjekjen në dinamikë të qëndrimit e veprimeve të tij armiqësore. Kryen P.op. F. H. deri me 30.6.1985. Kontrollon Kryetari i Degës K. M.
  2. Rezidentura e Beogradit të shfrytëzojë të gjitha burimet e mundshme ilegale si dhe ato legale, me qëllim për të mësuar e grumbulluar të dhëna për qëndrimin e tij aktual në Jugosllavi, vendet që frekuenton, personat me të cilët shoqërohet e sidomos me të arratisur shqiptarë apo dhe kuadro e agjent të UDB-së etj.
  3. Të shfrytëzohen mirë rastet kur në seli vijnë miq të ambasadës, burime të tjera legale si dhe ndonjë të arratisur që mund të vijë në seli, me qëllim që në biseda me ta të mësojmë e grumbullojmë të dhëna për vend ndodhjen e tij, lëvizjet e ndryshme që mund të bëjë nëpër territorin e Jugosllavisë si dhe largimin e tij për në vende të tjera. Kryen Rez. e Beogradit detyrën vazhdim, kontrollon Kryetari i Degës K. M.
  4. Të punohet në dinamik për shfrytëzimin e të gjithë mundësive e burimeve për të mësuar dhe sqaruar të vërtetën e ngjarjes së datës 28 maj në Titograd, rrethanat e ndodhisë. Veprimet e mëpastajme pas largimit nga grupi sportistëve, çfarë kanë deponuar para organeve të vendit etj. – Kryen Rez. Beogradit detyrë në vazhdim, kontrollon Kryetar Degës K. M.
  5. Të ndjekin rregullisht shtypin e emisionet e televizionit jugosllav, për të mësuar se ç’ka flitet e thuhet për ta, në se mund të japin intervista në televizor, karakterin e intervistës, për qëndrimin e tyre në Jugosllavi, si dhe për largimin në vende të tjera të Perëndimit etj. – Kryen Rez. Beogradit detyrë në vazhdim, kontrollon Kryetari Degës K.M.
  6. Rezidentura e Romës të udhëzohet për të marrë masat e nevojshme paraprake e në perspektivë për të ndjekur e kontrolluar veprimtarinë armiqësore të Aleksandër Kondos, në rast se ai do të stabilizohet në Itali, ose qoftë edhe përkohësisht. – Kryen P. op. F. H. deri me 30.06.1985, Kontrollon Kryetari Degës K. M.
  7. Rezidentura e Romës të aktivizojë B.p. “5202”, “5209”, “5220”, “5247” e ndonjë tjetër që mund të bjerë në kontakt me Aleksandër Kondon, me qëllim për të grumbulluar të dhëna për figurën e tij, lëvizjet që mund të bëjë nëpër Itali, vendet që mund të frekuentojë, sidomos kampet në Latina e Kapua, kontaktet që mund të marrë me të arratisur të tjerë shqiptarë e veçanërisht kontaktet me krerët e emigracionit reaksionar shqiptar se………………………………..me kuadro ose agjent të organeve të vendit si dhe të Vatikanit etj. – Kryen Rez. Romës detyrë në vazhdim, Kontrollon Kryetari Degës K.M.
  8. Rezidentura e New Yorkut do të udhëzohet për punën që duhet të bëjë për të ndjekur e mbajtur në kontroll A. Kondon, në rast se do të vijë në SHBA. Për këtë të drejtohet B.p. “6120”, “6167”, “6103”, “6404”, “6412”, “6119”, “6131”, “6431” e “6440” për të grumbulluar të dhëna për A. Kondon, vendet që frekuenton, lëvizjet që bënë, kontaktet e tij me të arratisur të tjerë e krerë të emigracionit shqiptar………………………. –Kryen Rez. New Jorkut detyrë në vazhdim, Kontrollon Kryetari Degës K.M.
  9. Do të punohet për të evidentuar lidhjet e tij familjare, miqësore e shoqërore me interes operativ, me qëllim që në të ardhmen, mund të përdorim ndonjëri prej tyre për t’i bërë presion A. Kondos, për të hequr dorë nga veprimtarisë armiqsore, e për t’u kthyer në Shqipëri. – Kryen P.O. F.H deri me 30.12.1985, kontrollon Kryetari Degës K.M.
  10. Do të merret në kontroll postar me qëllim për të parë e mësuar lidhjet e reja me interes operativ të tij, karakterin e korespondencës dhe se mos zhvillon veprimtari armiqsore dhe nëpërmjet këtij kanali. – Kryen P.O. F.H deri me 30.6.1985, kontrollon Kryetari Degës K.M.

                   PUNËTORI OPERATIV                          KRYETARI DEGËS

                                  F.H.                                         K.M.

Informacioni i Drejtorisë së III-të të Sigurimit të Shtetit, lidhur me analizën e bërë për arsyet e arratisjes së dy sportistëve shqiptar në Jugosllavi

                                                                                                         SEKRET

                                                                                                      Ekzemplar nr 

                                                                                                     Tiranë më 20.6.1985

                                                      I N F O R M A C I O N

Nga analiza që i bëmë ngjarjes së ndodhur mbi zhdukjen e dy sportistave tanë në Titograd, mendojmë sa vijon:

  1. Rrethanat e çështjes të shpjeguara nga pjestarët e ekipit dhe kryesisht ato që kanë të bëjnë me kohën e shkurtër si dhe zhdukjen e papritur nga grupi, pa krijuar asnjë rrethanë për të tërhequr vëmëndjen, çojnë në konkluzionin se ata duhet të jenë arratisur. Ide të cilën mund ta kenë pasur që më përpara dhe e gjykuan për ta realizuar në atë mënyrë siç vepruan. Këtë e përforcon dhe personaliteti i tyre i dobët, pa hyrë në shpjegime për motivet që i kanë nxitur që të kryejnë këtë akt.
  2. Nuk përjashtohet mundësia që të ndodhemi përpara një kombinacioni të studiuar e me qëllime të caktuara politike të UDB-së. Jugosllavët me qëllim për t’ju kundërvënë gjëndjes së shëndoshë që manifestoi populli ynë, rreth Partisë pas vdekjes së shokut Enver Hoxha, qëndrimeve parimore të qeverisë sonë për marrdhëniet me këtë vënd fqinj, zgjidhjes së pengesave për zgjerimin e marrëveshjes në fusha të ndryshme, si dhe për të hedhur poshtë qëndrimet tona ndaj deklaratave armiqësore dhe nxitëse të kryeministres jugosllave, duke studiuar më parë e shfrytëzuar veset e dobëta të sportistëve tanë, mund të kenë organizuar rrëmbimin e tyre, gjë që përbën një akt të paramenduar për të shkaktuar pasoja të caktuara në marrdhëniet dypalëshe.

Jugosllavët kërkojnë shkak dhe me këtë plan, mund ta kenë realizuar këtë veprim. Fakti që ata heshtin, mund të shpjegohet se ata shpresojnë se mund t’i thyejnë e t’i përpunojnë për t’i ekspozuar tek mjetet e propagandës, me qëllim diskretitimi ndaj vëndit tonë. Dhe nëse ata nuk i’a arrijnë një gjëje të tillë, për të mbuluar gjurmët e këtij akti të shëmtuar, mund të kryejnë edhe likujdimin fizik të tyre, duke i dhënë shpjegime të ndryshme edhe notës sonë me formula justifikimi. Çështjen e kemi në ndjekje.

                       DREJTORI I DREJTORISË SË III

                                             S.F.

Udhëzimet e Sigurimit të Shtetit dërguar rezidentit “Blerimi” në Beograd, me detyrat përkatëse për ndjekjen, kontrollin dhe survejimin e Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit

                                                                                                        SEKRET

                                                                                                  Ekzemplar i vetëm

                                                                                                  Tiranë më 20.6.1985

Beogradi me telin Nr. 131 datë 17.6.1985 njofton shokun………………….

Dy sportistët i kanë çuar në kampin e Padinska Skela.

Për dijeni V.

Teli është parë nga shoku Ministër dhe shoku………………………..dhe nuk ka shënime. Teli u nxorr në dy kopje për tu vendosur në dosjet formulare 2/A të secilit.

                    OFICERI I DREJTIMIT

                              F.H

                                                   Letër operative Nr 166/1

                                                          “A.Res Personal”

                                                         Ekzemplar i vetëm 

                    Pozitë më 22.6.1985

 LËNDA: MBI TË ARRATISURIT ALEKSANDËR KONDO E XHELAL SUKNIQI 

                     “BLERIMIT”

                       POZITË

Të arratisurit Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, u morën në përpunim 2/A. Qëndrimi i tyre në “Ferrë” dhe refuzimi për t’u kthyer në atdhe, si dhe qëndrimi armiqësor që mbajnë kundër vëndit tonë të cilin edhe e kanë shprehur duke thënë se “mezi e pritëm këtë ditë që të vinim këtu” dhe “do të jemi kundërshtar deri në fund të Shqipërisë”, “do të kthehemi një ditë por kur të përmbyset regjimi”, “sepse një ditë ai do përmbyset”, etj.

Këto e bëjnë të domosdoshme ndjekjen me dinamikë e me përparësi të aktivitetit të tyre armiqësor. Prandaj për këtë qëllim, nga ana juaj, të hartohet një plan masash i veçantë për secilin, ku përveç të tjerave, theksi të vihet në shfrytëzimin e mirë të burimeve ilegale dhe legale, për të mësuar mbi qëndrimin aktual që mbajnë, rrethin e tyre shoqëror, vëndin ku ndodhen, lokalet që frekuentojnë, shoqërimet me të arratisur të tjerë, kuadro e agjentë të UDB-së, apo edhe zbulimeve të tjera kundër vëndit tonë.

Ka të dhëna se Kondo dhe Sukniqi, në fund të qershorit apo në fillim të korrikut të 1985, do të emigrojnë në “Peshkaqen” prandaj të punohet sistematikisht për të mësuar në kohë largimin e tyre nga “Ferra”, për në “Peshkaqen”, apo në ndonjë vënd tjetër. Gjithashtu në shfrytëzimin e burimeve legale dhe ilegale, t’i kushtoni rëndësi dhe sqarimit të rrethanave të zhdukjes së tyre në 28.5.1985, në Titograd.

Veprimet e tyre pas largimit nga grupi i sportistëve dhe qëndrimin që kanë mbajtur para organeve të “Ferrës”. Për këtë mund të shfrytëzoni edhe rastet kur në seli, vijnë të arratisur shqiptarë për probleme të ndryshme. E midis të tjerave mësoni edhe për qëndrimet e A. Kondos e Xh. Sukniqit, çfarë thuhet e flitet në rradhët e të arratisurve për ta, kontaktet që mund të marrin me të arratisur të tjerë që vijnë në “Ferrë”, etj.

Po kështu gjatë përpunimit të tyre, të mësohet edhe interesimi që tregojnë për ta, organet e “Ferrës”, emigracioni reaksionar shqiptar e kosovar në Perëndim, si dhe zbulimet e tjera të huaja. Rregullisht ndiqni shtypin dhe emisionet e tjera televizive për të mësuar se çfarë flitet për ta, nëse mund të japin intervistë në televizion, në rast se çfarë dhanë në intervistë, qëndrimin e tyre në “Ferrë” si dhe largimin nga “Ferra” për në “Peshkaqen”.

Përpunimi i tyre paraqet interes, prandaj punoni sistematikisht për grumbullimin e të dhënave periodike për ta. Në drejtim të tyre, shfrytëzoni dhe “1740”.

“LUFTËTARI” 

Telegrami shifër i rezidenturës së Zbulmit Shqiptar në Beograd, drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme në Tiranë, lidhur me gjëndjen shpirtërore dhe qëndrimin që mbajnë Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi

SEKRET

                                                                              Ekzemplarë i vetëm

                                                                             Tiranë, më 29.7.1985

Rez. Beogradit me tel. Nr.172 datë 27.7.1985 njofton shokun………………..

I arratisuri Aleksandër Kondo, mban qëndrim të poshtër, kurse Xhelal Sukniqi ka shenja pendimi.

Teli është parë nga sh. Ministër dhe sh…………………………dhe nuk ka shënime. Teli u nxuarr në dy kopje për t’i vendosur në dosjen 2/A të Aleksandër Kondos………………………..

OFICERI I DREJTIMIT

              F.H.

                                                               SEKRET

                                                        Ekzemplar i vetem

                                                        Tiranë më 20.7.1985

RELACION MBI SHKAQET E ARRATISJES SË ALEKSANDËR KONDOS

Aleksandër Kondo ka qënë disa herë jashtë me ekipin e peshëngritjes. Para arratisjes ka qënë në Spanjë, dhe nuk ka mbajtur qëndrim të mirë. Kjo del dhe nga relacioni që ka bërë për këtë gjë p.op. D.L. që ka shoqëruar ekipin në Spanjë. Nga ana jonë duke njohur jo vetëm qëndrimin moralo-politik të familjes së tij, por edhe qëndrimin e tij si person, është dhënë mendim negativ për shkuarjen e tij në Kampionatin e Peshëngritjes që u zhvillua në maj të 1985. Ky mendim është bazuar në disa materiale e të dhëna që kemi pasur në ngarkim të tij. Sepse ai ka përdorur stimulues të ndryshëm gjatë garave, kur ka qënë në Spanjë, ka sjellë me vete një revistë pornografike, është shoqëruar me elementë jo të formuar mirë, e ka qënë njeri i çrregullt e pa princip. Pas përfundimit të kampionatit në Poloni, ekipi ynë, mbërriti në Titograd ku do ti priste autobuzi për ti marrë. Në këtë kohë gjithë shokët shpërndahen. Po kështu dhe Aleksandri largohet së bashku me shokun e tij Xhelal Sukniqin, dhe nuk u kthye më tek shokët. Sesi janë larguar, nuk dihet asgjë por vetëm dihet se kanë kërkuar strehim politik. Aktualisht ndodhen në Jugosllavi si Aleksandri ashtu dhe Xhelali. /Memorie.al

Athanas Gegaj, veprimtar dhe studiues shqiptar në Amerikë, i shquar për rolin e tij në çështjen kombëtare

Nga: Frank Shkreli

(Fjala e lexuar në aktivitetin e veçantë të organizuar nga Fondi Humanitar, “Trieshi” në Nju Jork, me 22 shkurt, 2026, për të nderuar veprimtarinë dhe kontributin e shquar të Dr. Athanas Gegajt në fushë të ndryshme të krijimtarinë së tij patriotike dhe publicistike).  Përfshir rolin e tij si editor i gazetës Dielli dhe bashkëpunëtor i ngushtë i revistës Hylli i Dritës; angazhimin e tij politik në mërgim dhe bashkëpunimin me figura të njohura të diasporës anti-komuniste shqiptare, si dhe kontributin e tij fetar si françeskan.

Falënderimet e mia Fondit Humanitar “Trieshi” dhe Kryetarit Gjon Gjokaj për ftesën në këtë tubim përkujtimor kushtuar jetës, veprimtarisë dhe kontributit të Dr. Athanas Gegajt në fushën e shkencës, gazetarisë, fesë dhe kulturës shqiptare. U kërkoj ndjesë për mos mundësinë e pjesëmarrjes me ju në këtë aktivitet me rëndësi për komunitetin shqiptaro-amerikan, për Malësinë e Madhe dhe për mbarë shqiptarinë.

Për fat të keq, unë nuk e kam njohur Dr. Athanas Gegajn, por kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të, kryesisht, nga persona të komunitetit shqiptaro-amerikan që e kanë njohur mirë Dr Gegajn, disa prej të cilëve edhe kanë bashkpunuar me të.  Sipas tyre, ai ishte i lidhur ngusht me intelektualët dhe me patriotët më të dalluar shqiptarë në SHBA dhe më gjërë. Në kontekstin e diasporës, figura e tij shpesh përmendet krahas veprimtarëve më të dalluar të gazetës Dielli dhe të Federatës Pan-Shqiptare Vatra, e cila që në kohën e Nolit e të Konicës ka luajtur rol kyç në artikulimin e interesave kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara në Washington. Si redaktor i gazetës Dielli, Athanas Gegaj është dalluar me shkrime dhe studime në mbrojtje të çështjes shqiptare. Ka nga ata që thonë se me kalimin në amshim të Fan Nolit më 1965 dhe me largimin e Athanas Gegajt si Kryeredaktor i Diellit, Vatra dhe Dielli nuk kanë shkëlqyer më si në kohën e tyre. Publicistika e tij prej vitesh lidhej ngusht me përpjekjet për ndërgjegjësimin ndërkombëtar mbi të drejtat e shqiptarëve, në përputhje me misionin prej disa dekadash të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Të nderuar pjesëmarrës!  Në një kohë kur historia shqiptare shpesh relativizohet, e më shumë shtrembërohet për arsye politike, ose lihet në heshtje të qëllimshme, ne shqiptarët e lirë në botën e lirë, jemi të detyruar moralisht dhe kombtarisht të flasim qartë dhe shpesh për figura që regjimi komunist i kishte shpallur “armiq”, por që historia dal-nga-dal, për fat të mirë, po i rehabiliton si patriotë të vërtetë. por jo siç duhet dhe siç meritoinë.  Një ndër ta është edhe Athanas Gegaj.

Në vazhdën e figurave si Fan Noli dhe Faik Konica, si Kryeredkator i gazetës Dielli për nja një dekadë, ai e kishte kuptuar se diplomacia publike dhe ndikimi në opinionin amerikan ishin thelbësore për mbijetesën e Shqipërisë si shtet i pavarur. Por ajo që e bën figurën e tij të veçantë, është qëndrimi i tij i prerë kundër regjimit të vendosur nga Enver Hoxha pas vitit 1944 në Tiranë. Ndërsa Shqipëria u izolua pas prishjes me Yugoslavinë (1948), me Bashkimin Sovjetik (1961) dhe më pas edhe me Kinën, Gegaj e denoncoi publikisht shndërrimin e vendit në një shtet totalitar të izoluar edhe nga bota perëndimore.  Ai nuk e pranonte tezën se komunizmi ishte “mbrojtje e pavarësisë kombëtare”, siç e paraqiste regjimi.  Përkundrazi, ai argumentonte se izolimi ekstrem, shkatërrimi i elitës intelektuale dhe përndjekja e klerit dhe kundërshtarëve politikë të komunizmit, ishin goditje direkte ndaj identitetit historik të Kombit shqiptar. Në këtë kontekst, zëri i tij ishte pjesë e një rezistencë e fortë intelektuale në mërgim, e cila u përpoq të mbante gjallë narrativën e Shqipërisë perëndimore dhe demokratike.

Bazuar në disa prej shkrimeve të Dr. Athanas Gegaj, si Kryeredaktor i gazetës Dielli për pothuaj një dekadë, Gegaj dallohej si njëri ndër më anti-komunistët qqë ka shërbyer në atë post.  Një element thelbësor i rolit të tij politik dhe gazetaresk ishte kundërshtimi i hapur ndaj regjimit komunist të vendosur pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, Kosovë dhe dhe në mbarë trojet shqiptare. Si shumë intelektualë të mërgatës, ai e konsideronte komunizmin si një deformim të aspiratave kombëtare dhe si një izolim fatkeq të Shqipërisë nga Perëndimi dhe nga bota.  Me gojë dhe shkrime, Athanas Gegaj nuk heshti përballë padrejtësive të komunizmit. Ai mbrojti me bindje idenë se liria politike dhe dinjiteti kombëtar janë të pa-ndashme.  Në një periudhë kur Shqipëria u izolua nga regjimi komunist, ai zgjodhi të flasë, të shkruaj dhe të veprojë — duke e konsideruar heshtjen si bashkëfajësi me regjimin e krimeve në Shqipëri.

Është fakt historik se historiografia zyrtare e periudhës komuniste, por edhe e tranzicionit 35-vjeçar, “post-komunist”, pas shembjes së Murit të Berlinit, vazhdon të heshtë për figura si Athanas Gegaj.  Historiografia zyrtare në Tiranë dhe  në Prishtinë, në shumicën e rasteve, vazhdon të minimizojnë kontributet e figurave të diasporës, si Athanas Gegaj, ndërsa çdo kritikë ndaj regjimit komunist — nga figura të dalluara të diasporës anti-komuniste ndaj regjimit të Enver Hoxhës — e kanë etiketuar gjithmonë, si “propagandë armiqësore”, ndaj Shqipërisë.  Në disa qarqe të caktuara si Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Kosovës, kjo heshtje e turpshme institucionale vazhdon edhe sot pas “shembjes”, zyrtare të komunizmit duke lënë në harresë shumë prej atyre që për dekada punuan për çështjen shqiptare këtu në Shtetet e Bashkuara: nga Washingtoni, New York-u, Bostoni e Detroiti dhe anë e mbanë Amerikës. Edhe Athanas Gegaj i përkiste atij brezi të pas Luftës së II Botërore, që e kuptoi se beteja për Shqipërinë dhe për shqiptarët nuk zhvillohet vetëm brenda kufijve etnikë të saj, por duhej të zhvillohej edhe në qendrat e vendim-marrjeve globale, siç ishte Amerika.  Megjithse sot klasa politike shqiptare, kryesisht, e edukuar nën sistemin komunist – ndodh që gjithnjë shpreh nostalgji për regjimin komunist enverist – ndërsa, njëkohësisht, merr kredinë për zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe në Kosovë, pas shembjes së Murit të Berlinit me 1989.

Duhet bërë e qartë se kur flasim për orientimin euro-atlantik të Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të pranojmë  — ne këtu në Shtetet e Bashkuara dhe ata në Tiranë e Prishtinë — se themelet morale e politike të këtij orientimi perendimor nuk janë ata, por që idetë e lirisë e të demokracisë perëndimore janë mbajtur gjallë për dekada, me radhë të parë nga diaspora anti-komuniste e pas luftës në Amerikë – pikërisht, nga patriotë si Athanas Gegaj.  Ata ruajtën idenë e një Shqipërie të lirë, demokratike dhe të lidhur me Perëndimin, sidomos, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur brenda Shqipërisë komuniste, kjo ide ishte e ndaluar për pothuaj një gjysëm shekulli sundim të regjimit sllavo-komunist të Enver Hoxhës. Athanas Gegaj nuk ishte “armik i Shqipërisë”.  Por ai ishte kritik i zoti, i një regjimi të dështuar e kriminel që zhduku më të mirët dhe më të edukuarit e Kombit. Dhe sot, kur Shqipëria e Kosova synojnë konsolidimin demokratik, është e padrejtë që zëri i Athanas Gegajt dhe të tjerëve si ai, të mbetet në hije si në kohën e Enver Hoxhës.

Zemra më dhemb si shqiptaro-amerikan – që edhe pas 35-vjet tranzicion – përjetojmë një anashkalim zyrtar nga historiografia shqiptare të këtyre figurave të Kombit, si Athanas Gegaj të cilët për një gjysëm shekulli ia kushtuan jetën dhe veprën e tyre, një Shqipërie të lirë e Demokratike, i njohur edhe për rolin e tij në historiografinë shqiptare. Nga Frank Shkreli – Dr. Athanas Gegaj: Gjergj Kastrioti-Skënderbe shembull i pavdekshëm i popullit shqiptar | Gazeta Telegraf

Kjo deklaratë — e dij se thirrje të tilla bien në veshë të shurdhët — nuk është vetëm një akt kujtese për veprimtarinë dhe kontributin e Dr. Athanas Gegaj. Por është një thirrje për një rishikim serioz nga entet akademike e historike shqiptare, të figurave të diasporës antikomuniste shqiptare në përgjithsi: Hapje të plotë të arkivave dhe trajtim objektiv dhe të paanshëm të debatit historik mbi kontributin e tyre, duke bërë një vlerësim institucional të pa-anshëm për ata që mbrojtën çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.

Uroj që ky tubim sot këtu në Nju Jork të shënojë fillimin e një interesimi më serioz se deri tani të akademikëve dhe historianëve shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, jo vetëm për Dr Athanas Gegaj por edhe për të tjera figura të njohura politike e kulturore të mërgatës antikomuniste shqiptare të pas Luftës së II Botërore, të harruar dhe të përjashtuar nga historiografia zyrtare shqiptare. Ata duhet të jenë të ndërgjegjëshëm se heshtja e deritanishme zyrtare e tyre dhe e enteve shqiptare akademike që ata përfaqësojnë, por edhe e universiteteve në Shqipëri e Kosovë, d nuk është asgjë tjetër veçse një vazhdimësi e shëmtuar e padrejtësisë historike dhe bashkfajsi që ato ente ndajnë me ish regjimin komunist.

Për ata atje në Atdhe, ashtu siç është edhe për ne këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kujtesa e këtyre burrave të Kombit, si Dr Athanas Gegaj, është një akt drejtësie dhe detyrim kombëtar!  Urimet e mia Fondit Humanitar, “Trieshi”, për oganizimin e këtij tubimi në kujtim të njërit prej burrave më të nderuar të Malësisë së Madhe dhe të Kombit shqiptar, Dr Athans Gegajt. Qofshi të nderuar ju bashkvendas të tij për këtë përkujtim dhe ju pjesëmarrës aty në këtë përkujtim historic për jetën dhe veërimtarinë e Dr Athanas Gegajt. U lumtë!

Kisha e Shën Triadhës, i kushtohet prej nënës Kirana Muzaka, djalit Teodor Muzaka, i rënë në luftë kundër Perandorisë Osmane

Kisha e Shën Triadhës
Në heshtjen e maleve të Oparit, në fshatin Tudas, ngrihet një dëshmi guri që flet për gjak, besim dhe kujtesë. Monument Kulture i kategorisë së parë, kjo kishë nuk është thjesht një objekt kulti — është një amanet.
E ndërtuar në vitin 1470 nga Kirana Muzaka, ajo u kushtua në nder të birit të saj, Teodor Muzaka, i rënë në luftë kundër Perandorisë Osmane. Një kishë si dhimbje e kthyer në përjetësi. Një nënë që ngriti mure për të mos lejuar që emri i të birit të tretet në harresë.
Sipas dëshmisë së Gjon Muzaka në vitin 1510, rrënjët e familjes Muzaka lidhen pikërisht me Tudasin e Oparit. Të parët e kësaj dere fisnike preheshin pranë kësaj kishe, duke e kthyer atë jo vetëm në vend lutjeje, por edhe në vend kujtese familjare.
Madje, mendohet se vetë emri “Tudas” buron nga Teodori — një fshat që mban në tingullin e tij emrin e një luftëtari.
Kisha e Shën Triadhës është më shumë se histori. Është dëshmi se në Opar, guri ruan kujtesën, dhe kujtesa ruan identitetin.

Deklarimi i dekanit të FSI-së, Fahrush Rexhepit, se në luftën e UÇK-së ranë “37 dëshmorë hoxhallarë” është gënjeshtër

0
PËRGENJESHTRIM PUBLIK
Drejtuar: dr. Fahrush Rexhepi, dekan i FSI-së, dhe zyrtarëve të lartë të BIK
Ka kohë që nga BIK dhe kleri islam po udhëhiqet një fushatë të paprecedentë, me të cilën synohet t’i identifikojnë vetveten si pjesëmarrës dhe faktor kryesor në organizimin dhe luftën e UÇK-së. Kjo fushatë nuk është thjesht propagandë e pafajshme; ajo është një manipulim i egër, i verbër dhe i mbushur me gënjeshtra të ulëta mbi rolin e klerit islam në luftë. Tashmë kjo narrativë po përhapet edhe nga ata që pretendojnë se janë intelektualë dhe dijetarë islam, duke dalë nga niveli i imamëve lokalë dhe hoxhallarëve sharlatanë, dhe duke u mbështetur nga kreu i BIK dhe ideologët e tij.
Deklarimi i z. Fahrush Rexhepi se në luftën e UÇK-së ranë “37 dëshmorë hoxhallarë” është një gënjeshtër e qartë dhe tregon mungesë të thellë të kuptimit të nocionit “dëshmor”. Nuk bëhet dallim mes viktimave civile dhe dëshmorëve të luftës. Dëshmor është ai që bie në luftë si pjesëtar i organizuar i një force çlirimtare. Viktimat civile nuk mund të paraqiten si dëshmorë të luftës.
Raste konkrete, si Mulla Hajdini nga Rezalla apo hoxha i Llaushës, i cili u vra në gjumë bashkë me një të moshuar të lagjes Babaj në hyrje të Skenderajt, nuk kanë të bëjnë me organizim të UÇK-së. Ata ishin qytetarë civilë, të pafajshëm, të cilët regjimi pushtues i serbëve nuk i kursente. Paraqitja e tyre si pjesë e një strukture të organizuar ushtarake është një mashtrim i qëllimshëm.
E vërteta është e thjeshtë dhe e pathyeshme: në luftë frontale ranë vetëm 3-5 imamë apo hoxhallarë i kujtoj Farush Rexhepit se vetëm në komunen e Gjakovës u vranë mbi 60 arsimtarë, prej tyre shumë në vijat e para të frontit. Çdo përpjekje për t’i shndërruar ata në “strukturë ushtarake” është manipulim dhe narrativë që synon komprometimin e luftës për liri dhe përfitimin personal nga lavdia dhe madhështia e UÇK-së. Kjo nuk është fantazi; është një ripërsëritje e asaj që ndodhi në luftën për liri të shqiptarëve në Maqedoni, ku presionet mbi liderët ushtarakë dhe politikë të UÇK-së në atë vend i detyruan të ndërprenë luftën pa arritur qëllimin e saj, sepse individë dhe grupe filluan të penetrojnë strukturat me interesa fetare, jo kombëtare.
Prandaj, u bëj thirrje të gjithë komandantëve dhe veteranëve të vërtetë të luftës së UÇK-së të reagojnë publikisht, të shprehin qartë dhe të kundërshtojnë këtë narrativë të rremë dhe të dëmshme, e cila është një tentativë për të deformuar historinë kombëtare. Të gjithë që luftuan në UÇK e bënë këtë për liri dhe të drejta kombëtare. Bashkësitë fetare, përfshirë BIK-un, dhanë mbështetje materiale dhe morale, por jo ideatorët ose organizatorët e luftës, ashtu siç e bëri gjithë populli i Kosovës.
Një shembull konkret është Kisha e Shna Ndout në Gllogjan të Pejës, e cila gjatë luftës u kthye në strehë dhe shpresë për qindra mijëra shqiptarë të përndjekur nga regjimi i Millosheviçit. Madje, edhe mbështetja materiale që pretendon BIK se ka dhënë nuk i afrohet kontributit të individëve si familja Humolli.
Është e qartë se as BIK, as Ipeshkvia, as bashkësitë e tarikateve, as kisha protestante nuk kanë qenë ideatorë, organizatorë apo bartës të luftës. Infrastrukturat e tyre u përdorën sepse i përkisnin qytetarëve të besimtarë të popullit.
Në luftën për liri u dalluan klerikë patriotë me edukatë kombëtare si Rexhep Boja, Nikë Prela, Mark Sopi, Shejh Myhedin Shehu dhe të tjerë, të cilët u rreshtuan krah popullit për liri ( ndryshe nga disa që në Çegran të Maqedonis komplotonin kunder UÇK-së).
Unë personalisht do të shqyrtoj mundësinë e sfidimit ligjor të këtyre narrativeve dhe gënjeshtrave. Ata që abuzojnë me humbjet dhe plagosjet e luftës do të paditen, sepse UÇK ka pasur kujdes të jashtëzakonshëm për evidentimin dhe trajtimin e çdo rasti të plagosjes apo amputimit në spitalet e saj.
Historia e luftës së UÇK-së nuk mund të rishkruhet me deklarata propagandistike dhe nuk është pronë e askujt. Çdo përpjekje për të paraqitur luftën si projekt fetar është një ofendim ndaj sakrificës së atyre që ranë dhe ndaj historisë kombëtare të popullit të Kosovës.

Shënime jetësore për priftin dhe shkencëtarin Don Shan Zefi

0

Shënime për Shan Zefin

Curriculum vitae

Dr. Don Shan Zefi lindi në Dunav (Gjilan), më 24 korrik 1959. Shkollën  fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Suboticë (1979). Stufimet filozofike e teologjike i vazhdoi te jezuitët në Zagreb dhe më parë diplomoi nga filozofia (1983), e pastaj edhe nga teologjia (1987).

Pas studimeve shugurohet meshtar në Ferizaj (1987) dhe, në të njëjtin vit, emërohet Vikar i famullisë po në atë vend, ku ishte edhe bashkëpunëtor i revistës “DRITA”. Pas një viti shërbimi pastoral ipeshkvi Imzot Nikë Prela e dërgoi në studime post-diplomike në Romë, në Universitetin Papnor Urbaniana dhe në vitin 1990 magjistroi nga e drejta kanonike me temën: Vlerësimi juridik i Kuvendit të Arbërit ndaj laramanëve në fillim të shek. XVIII-të (La valutazione giuridica del Concilio Nazionale Albanese verso i criptocattolici nel sec. XVIII). Dy vite më vonë, më 1992 e mbrojti temën e doktoranturës më suksesin më të lartë me titull: Kërkime historiko-juridike mbi islamizimin e shqiptarëve (nga shek. XV-XX (Ricerca storico-giuridica sull’islamizzazione degli Albanesi (dal  sec. XV- al XX); në vitin 2000 e botoi në shqip veprën “Islamizimi i shqiptarëve gjatë shekujve, Drita-Prizren 2000; Prania e Kishës Katolike (shqiptare) në Kosovë (përbledhje historike) në www.kisha katolike.org.; Fenomeni i laramanizimit ndërshqiptar në dritën e relacioneve kishatre, në “Krishterimi ndër shqiptarë “(Simpozium Ndërkombëtar), Tiranë 2000; Kuvendi i III – të i Arbërit (1993); Shkodër 1995 (me rastin e 100-vjetorit); Deri kur shqiptarët konsideroheshin katolikë (studim), Prizren 1994; etj.

Më të kthyer në Ipeshkvinë e lindjes emërohet Kancelar (e Sekretar: 1993-2019) dhe Kryetar i gjyqit kishtar (Vikar i gjyqit: 1993-2007)me seli në Prizren, pastaj Vikar ipeshkvnor (2012-2019) dhe Vikar gjeneral (2019-) ku edhe tani i kryen këto detyra të larta dhe me përgjegjësi në Kishën katolike. Gjatë kësaj kohe, përveç misionit të tij meshtarak, merret edhe me dialogun ndërfetar dhe ekumenik (1993-2023), sidomos me intelektualët jo të krishterë. Mbetet promovues i krishterimit te shqiptarët në frymën e Kishës Katolike.

Veprimtaria e tij shkencore e Dr. Don Shan Zefit, përveç veprave që përmendën sipër,  është mjaftë e pasur. Ai ka shkruar një numër të mirë të artikujve shkencorë e publicistikë, i ka botura nëpër shumë revista e gazeta, trajtesa këto kryesisht nga historia e krishterimit, që zë fill me Shën Palin e Apostujt tjerë e deri më largimin e perandorisë osmane(1912) nga tokat shqiptare, gjë që ka kontribuar në hedhjen e driçimeve (veçorive) të reja historiografike-shqiptare, sidomos të asaj kishtare, por edhe asaj nacionale, e cila histori më parë ishte falsifikuar dhe ideologjizuar qëllimisht, ishte politizuar nga regjimi i egër ateist i kohës. Rëndësia e argumenteve që ka trajtuar deri më tani, padyshim Vepra e Dr. Shan Zefit mban shkallën e lartë kritike përballë atij “segmenti” të historiografisë opurtuniste, e cila për shkaqe krejtësisht subjektive të ngarkesave fetare dhe ideologjike, relativizon natyrën dhe katrakterin e Kulturës Shqiptare, rrënjën e saj, traditën dhe trashëgiminë, gjuhën dhe shkrimin, pasi që dihet se kultura është atributi i parë i krijimit të kombit. Rëndësia e argumenteve i hedh poshtë “të vërtetat logjike”, të cilat fragmentarizojnë historinë shqiptare, atë pjesë të saj që u shkrua në bazë të supozimeve e jo fakteve konkretë, datave, ngjarjeve dhe kronikave.

Paraqitja e Dr. Don Shan Zefit nëpër seminare e tribuna shkencore ndëkombëtare, akademi e ligjërata…., “rëndësinë e argumentit” nuk e polemizon me qëndrimet e “shkencës logjike”, argumenti ofrohet për vete, argumenti sikur nuk lodhet fort t’i luftojë ata që e kanë fshehur (atë), duke e lustruar me Makinën ideologjike.

Prifti, tashmë i njohur si i Popullit, përveç punës së tij shkencore është marrë vazhdimisht me çështjen e Kosovës që nga vitet ’89 e deri më sot, për të drejtat e shqiptarëve për vetëvendosjen, për autoktoninë e tyre në këtë pjesë të Europës, për kulturën e strëlashtë dymijë vjeçare të krishterimit. Ngjashëm si paraadhësit e tij, atdhetari Dr. Don Shan Zefi, me argumente bindëse orvatet që Atdheut t’i kthehet identiteti i ndritshëm historik, kombëtar e fetar. Dhe për këtë Kisha dhe kombi u është falënderues (Teki Dervishi)

***

Nb. Merita e tij e veçantë është ideja e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, duke qenë edhe promotori i saj nga vitet 1993 e këndej;

Një meritë tjetër është restaurimi i Kompleksit të Kishës Katolike në Prizren, zbulimet e para arkeologjike brenda dhe jashtë saj ( nga periudha paleokristiane, mesjetare, osmane), restaurimi i Kompleksit shkollor në oborrin e katedrales, kthimi i të gjitha objekteve kishtare…, por iniciativa tjera, si ndërtimi i kishës në Kravaseri, ndërtime të shumta objektesh (shtëpive) për të varfër e shumë të tjera që i di vetëm Zoti. Një humanist i madh i Dioqezës dhe Kosovës.

Një prift besnik e në linjen e Kishës që nga dita e parë meshtarake dhe këtë frymë e mban edhe sot e, ndoshta edhe më shumë. Një meshtar shembull për të gjithë, pavarësisht religjionit, kombit, racës…

Curriculum Vitae

Dr. Don Shan Zefi was born in Dunav (Gjilan) on 24 July 1959. He completed his primary education in his hometown, while his classical secondary education was pursued in Subotica (1979). He continued his philosophical and theological studies with the Jesuits in Zagreb, earning first a degree in Philosophy (1983) and later in Theology (1987).

After completing his studies, he was ordained a priest in Ferizaj (1987) and, in the same year, was appointed Vicar of the parish in that city, where he also served as a contributor to the magazine Drita. After one year of pastoral service, Bishop Nikë Prela sent him for post-graduate studies in Rome, at the Pontifical Urbaniana University. In 1990 he earned his Licentiate in Canon Law with the thesis: The juridical evaluation of the Albanian National Council (Council of Arbër) concerning the Crypto-Catholics at the beginning of the 18th century (La valutazione giuridica del Concilio Nazionale Albanese verso i criptocattolici nel sec. XVIII). Two years later, in 1992, he defended his doctoral dissertation with the highest distinction, entitled: A Historical–Juridical Study on the Islamization of the Albanians (15th–20th century) (Ricerca storico-giuridica sull’islamizzazione degli Albanesi (dal sec. XV al XX)). In the year 2000 he published in Albanian the monograph Islamization of the Albanians Through the Centuries, Drita–Prizren 2000. Other publications include: The Presence of the (Albanian) Catholic Church in Kosovo (a historical overview) on www.kishakatolike.org; The Phenomenon of Crypto-Catholicism among Albanians in Light of Ecclesiastical Relations, in Christianity among the Albanians (International Symposium), Tirana 2000; The Third Council of Arbër (1993); Shkodër 1995 (on the occasion of the 100th anniversary); Until When Were Albanians Considered Catholics? (a study), Prizren 1994; and several others.

Upon returning to his native Diocese, he was appointed Chancellor (and Secretary: 1993–2019) and President of the Ecclesiastical Tribunal (Judicial Vicar: 1993–2007) with his seat in Prizren. Later he served as Episcopal Vicar (2012–2019) and has served as Vicar General (2019–present), positions of high responsibility which he continues to hold within the Catholic Church. During this period, in addition to his priestly ministry, he has been actively engaged in interreligious and ecumenical dialogue (1993–2023), particularly with non-Christian intellectuals. He remains one of the principal promoters of Christianity among Albanians in the spirit of the Catholic Church.

The scholarly activity of Dr. Don Shan Zefi, in addition to the works mentioned above, is notably rich. He has authored numerous scientific and publicistic articles, published in a wide range of journals and newspapers. His studies focus primarily on the history of Christianity—beginning with St. Paul and the Apostolic era, extending to the departure of the Ottoman Empire from Albanian territories in 1912. His work has contributed significantly to shedding new historiographical light, especially on the ecclesiastical but also on the national dimension of Albanian history—fields which had long been falsified, ideologically manipulated, or politically distorted by the former atheist regime. The relevance of the arguments he has advanced positions Dr. Zefi’s scholarly contributions at a high critical level vis-à-vis that segment of opportunistic historiography which, due to subjective ideological and religious burdens, tends to relativize the nature and character of Albanian Culture—its roots, tradition, heritage, language, and early literary development—despite the fact that culture is the primary attribute in the formation of a nation. His arguments effectively refute “constructed logical truths” which fragment Albanian history and its essential components, often written on speculative assumptions rather than concrete facts, dates, events, and chronicles.

In his presentations at international scientific seminars, symposia, academic forums, and lectures, Dr. Don Shan Zefi does not engage in polemical confrontation with “logical science”; rather, he allows the weight of the argument to stand on its own. The argument does not exhaust itself in combating those who have deliberately obscured historical truth by cloaking it in ideological frameworks.

A priest widely recognized as “the Priest of the People,” Dr. Zefi has been deeply engaged in the question of Kosovo since the late 1980s—defending the right of the Albanian people to self-determination, their autochthony in this part of Europe, and their millennia-long Christian cultural heritage. Following in the footsteps of his predecessors, the patriot Dr. Don Shan Zefi, through compelling evidence, strives to restore to the Homeland its luminous historical, national, and religious identity. For this, both Church and nation are profoundly grateful (Teki Dërvishi).

Note

His outstanding merit includes the original idea and continuous promotion (since 1993) of constructing the Cathedral in Prishtina.

Another significant contribution is the restoration of the Catholic Church Complex in Prizren, including pioneering archaeological discoveries inside and outside the site (from the paleochristian, medieval, and Ottoman periods); the restoration of the school complex within the cathedral courtyard; the return of all ecclesiastical properties; as well as many other initiatives, such as the construction of the church in Kravaseri, numerous homes for the poor, and many other projects known only to God. He is regarded as a great humanist of the Diocese and of Kosovo.

A faithful priest, steadfast in the Church’s teaching from the first day of his priesthood—an example for all, regardless of religion, nationality, or race.

SHBA-të dërgojnë trupa në Nigeri për të ndaluar gjenocidin mysliman ndaj të krishterëve

0

Në qershor 2025, Pete Hegseth njoftoi se Gjenerali Dagvin R.M. Anderson ishte kandidati i Presidentit Donald Trump për të qenë komandant i Komandës së Afrikës së Shteteve të Bashkuara. Ai është komandanti i shtatë i AFRICOM, selia e së cilës është në Stuttgart, Gjermani. Foto: Foto e Korpusit të Marinës Amerikane nga Gunnery Sgt. Donato Maffin

Arnt Jensvoll / Document.no

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar specialistë ushtarakë në Nigeri për të mbështetur luftën e vendit kundër grupeve myslimane si Shteti Islamik Provinca e Afrikës Perëndimore (ISWAP) dhe Boko Haram. Kjo u konfirmua zyrtarisht nga Gjenerali Dagvin R.M. Anderson, komandant i AFRICOM, Komanda Amerikane e Afrikës, më 3 shkurt 2026.

Sipas Anderson, vendosja u krye pas disa muajsh takimesh me autoritetet nigeriane dhe bashkëpunimit me Presidentin nigerian Bola Tinubu. Grupi amerikan sjell me vete “aftësi unike”, kryesisht në inteligjencë, mbikëqyrje dhe mbështetje për operacione precize – të cilat synojnë të forcojnë përpjekjet kundër grupeve terroriste në Nigerinë veriore.

Gjenocidi ndaj të krishterëve
Ky është konfirmimi i parë publik i një pranie amerikane në Nigeri që nga pragu i Krishtlindjeve 2025, kur Presidenti Donald Trump autorizoi sulme ajrore kundër objektivave të ISIS në Sokoto në Nigerinë veriperëndimore.
Sulmet, të kryera në bashkëpunim me autoritetet nigeriane, janë përshkruar si një përgjigje ndaj përvojës së përgjithshme të gjenocidit të të krishterëve në rajon – diçka që administrata Trump e ka theksuar.

  • Që nga viti 2009, Nigeria është përballur me dhunën xhihadiste, ndër të tjera, nga Boko Haram dhe ISWAP. ISWAP ka sulmuar fshatra, konvoje ushtarake dhe civilë në veriperëndim.
  • Prania amerikane është e kufizuar. Fokusi është në inteligjencën dhe ndërtimin e kapaciteteve, jo në operacione të drejtpërdrejta luftarake.
  • Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin mbi Nigerinë dhe e kanë shpallur vendin si një “Vend me Shqetësim të Veçantë” për shkeljet e lirisë fetare, ndërsa në të njëjtën kohë kanë ndërtuar bashkëpunim ushtarak.
  • Nigeria ka mohuar akuzat për persekutim sistematik të të krishterëve, por ka mirëpritur bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.

USA har sendt tropper til Nigeria for å stanse muslimsk folke­mord på kristne

Policia Islamike në Nigeri i arreston myslimanët që se agjërojnë Ramazanin

0

Besimtarët myslimanë luten gjatë një lutjeje tradicionale të xhumasë jashtë një xhamie të vogël në Kano të Nigerisë. Foto: Sunday Alamba, AP-NTB.

Peter Jensen / Document.no

Në shtetin verior të Kano-s në Nigeri, një grup i madh myslimanësh u arrestuan për shkak se kishin ngrënë në ditën e parë të agjërimit të Ramazanit të këtij viti, raporton BBC.

Kano ka shumicë myslimane dhe sistemi ligjor fetar islamik – sheriati – vepron së bashku me ligjin laik.

Policia islamike, e njohur si Hisbah, kontrollon kafene, restorante dhe tregje çdo vit gjatë Ramazanit për t’u siguruar që myslimanët po e respektojnë agjërimin. Disa institucione mbeten të hapura në zonat e Kano-s ku jetojnë shumë të krishterë.

Myslimanëve u ndalohet të hanë midis lindjes së diellit dhe perëndimit të diellit. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit, të cilat formojnë bazën e mënyrës se si myslimanët duhet të jetojnë jetën e tyre.

Zëvendëskomandanti i Hisbahut, Gjenerali Mujahid Aminudeen, i tha BBC-së se nëntë të arrestuarit – shtatë burra dhe dy gra – ishin bërë sikur nuk e dinin që kishte filluar Ramazani.

“Ne i kemi arrestuar ata dhe ata janë me ne, ku do t’u mësojmë rëndësinë e agjërimit, si të luten, të lexojnë Kuranin dhe të bëhen myslimanë më të mirë”, tha ai.

Nuk është e qartë se kur Hisbah planifikon t’i lirojë ata. Në raste të ngjashme në të kaluarën, policia ka kontaktuar familjet e të arrestuarve për t’u siguruar që ata do të ndiqen pas lirimit të tyre, në mënyrë që ata të agjërojnë deri në fund të muajit.

BBC shkruan se pak më shumë se njëzet vjet më parë, ligji i Sheriatit u fut së bashku me ligjin laik në 12 shtete veriore të Nigerisë, të cilat kanë një popullsi me shumicë myslimane.

Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit islamik dhe ka një rëndësi të veçantë në Islam.

Është gjatë këtij muaji që myslimanët besojnë se vargjet e para të Kuranit iu zbuluan themeluesit të Islamit, Muhamedit.

Ramazani pritet të zgjasë midis 29 dhe 30 ditëve çdo vit. Në Nigeri, agjërimi filloi të mërkurën, më 18 shkurt, dhe pritet të përfundojë ose më 21 ose 22 mars.

Islamsk politi i Nigeria arresterer muslimer for ikke å faste under ramadan

Dinjiteti njerëzor dhe kundërshtimet morale rreth abortit

0

Don Fran Sopi, Pejë

Në këtë reflektim analitik bazuar në literaturat të titujve të mëposhtëm, flas si meshtar i Kishës Katolike “Shën Katarina e Aleksandrisë” në Pejë, pra, edhe nga përvoja ime shumëdekadëshe meshtarake, për një pyetje që na prek thellë si besimtarë dhe si njerëz: “A e shkel aborti dinjitetin njerëzor?” Dinjiteti i njeriut nuk është thjesht një nocion juridik apo filozofik, por themel i çdo jete dhe i çdo rendi shoqëror të drejtë. Ai prek ndërgjegjen tonë, besimin tonë dhe mënyrën se si e shohim tjetrin. Edhe në Ligjin Themelor Gjerman thuhet qartë: “Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm. Respektimi dhe mbrojtja e tij është detyrë e të gjithë pushtetit shtetëror.” (shih: GG, neni 1, paragrafi 1)

Kjo fjali vendoset në krye të Kushtetutës, si themel i çdo të drejte tjetër. Para lirisë së shprehjes, para të drejtës së pronës apo të drejtave politike, qëndron dinjiteti i njeriut. Por çfarë do të thotë saktësisht kjo fjalë – dinjitet? Dhe çfarë lidhjeje ka ajo me abortin? Nëse aborti e shkel dinjitetin e njeriut, atëherë a vihet në pikëpyetje legjitimiteti i tij? Unë si meshtar, dëshiroj t’i trajtoj këto pyetje jo me zemërim apo paragjykim, por me një ndërgjegje të kthjellët dhe me dashuri për të vërtetën.

Para së gjithash, duhet të kuptojmë se çfarë është dinjiteti njerëzor. Dijetarët shpjegojnë: “Termi dinjitet njerëzor përshkruan vlerën e brendshme të çdo individi njerëzor, i cili, si njeri, meriton respekt të pakushtëzuar në të njëjtën mënyrë, pra pavarësisht nga vetitë, karakteristikat apo arritjet e veçanta. Termi thekson se nuk ekziston jetë njerëzore e pavlefshme dhe se çdo njeri vlen njësoj. Në fund të fundit, thirrja ndaj dinjitetit njerëzor shpreh idenë se të gjithë njerëzit janë persona dhe se ata kanë të drejtën të kenë të drejta.” (Andorno, Christensen, Gunnar, Fangerau & Lenk, 2014, f. 197)

Kjo do të thotë se çdo njeri – i vogël apo i madh, i shëndetshëm apo i sëmurë, i drejtë apo kriminel – ka dinjitet. Nuk ka njeri me më shumë vlerë se tjetri: as i pasuri, as i fuqishmi, as i dituri. Kushti i vetëm për të pasur dinjitet është të jesh njeri. Nëse fillojmë ta lidhim dinjitetin me cilësi të caktuara – si vetëdija, aftësia mendore apo pavarësia – atëherë rrezikojmë të përjashtojmë disa njerëz nga kjo vlerë themelore. Edhe fjala gjermane Menschenwürde rrjedh nga “wirdi”, që lidhet me “wert”, që do të thotë “vlerë” (Weigl, 2017, f. 99). Pra, kur flasim për dinjitetin, flasim për vlerën e qenies njerëzore – dhe kjo vlerë është e barabartë për të gjithë, pa dallim dhe pa përjashtim.
Ligji gjerman thotë: “Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm.” (GG, neni 1, paragrafi 1)
Kjo nënkupton se askush – as shteti, as individi – nuk ka të drejtë ta cenojë, ta zvogëlojë apo ta mohojë dinjitetin e tjetrit. Dinjiteti nuk është një e drejtë që jepet nga shteti; ai vetëm njihet dhe mbrohet prej tij. Shteti ka detyrimin ta mbrojë atë në çdo rrethanë, edhe kur kjo është e vështirë ose krijon tension me të drejta të tjera. Por kur vijmë te aborti, lind pyetja: a e mbron shteti me të vërtetë dinjitetin e fëmijës së palindur?
Në Gjermani, aborti në parim është i ndaluar (StGB, neni 218, paragrafi 1), por lejohet në disa kushte: këshillim paraprak, ndërhyrje nga mjeku dhe brenda dymbëdhjetë javëve të para (StGB, neni 218a, paragrafi 1 kjo strukturë ligjore tregon një tension: aborti konsiderohet i paligjshëm, por në rrethana të caktuara përjashtohet nga ndëshkimi. Në nenin 219 thuhet se gruaja duhet të informohet se fëmija i palindur, në çdo fazë të shtatzënisë, ka një të drejtë të vetën për jetën. Pra, vetë ligji e pranon se fëmija i palindur ka të drejtë për jetë. Nëse ai ka të drejtë për jetë, atëherë ai konsiderohet njeri. Dhe nëse është njeri, ai ka dinjitet. Megjithatë, ligji civil gjerman thotë se aftësia juridike fillon me përfundimin e lindjes (BGB, neni 1, paragrafi 1). Këtu shfaqet një tension: një ligj pranon të drejtën për jetë të fëmijës së palindur, ndërsa një tjetër e lidh personalitetin juridik me lindjen. Kjo tregon se sistemi juridik përballet me një dilemë të thellë: kur fillon njeriu?

Për ta kuptuar më mirë dramën e një shtatzënie të padëshiruar, mund të imagjinojmë një situatë: ju zgjoheni një ditë dhe gjeni veten të lidhur me tuba me një burrë që po vdes. Ju jeni i vetmi që mund ta shpëtoni. Nëse shkëputeni, ai vdes. Duhet të qëndroni të lidhur për nëntë muaj që ai të jetojë.
Çfarë do të bënit? A do ta shkëputnit tubin për të ruajtur lirinë tuaj, apo do të sakrifikonit për jetën e tij?
Kjo situatë është përdorur shpesh në debatet etike për abortin. Ajo paraqet konfliktin midis të drejtës për vetëvendosje dhe të drejtës për jetë. Në rastin e shtatzënisë së padëshiruar, jeta e fëmijës varet nga nëna. Pyetja është: cila e drejtë ka peshë më të madhe?
Mbështetësit e abortit theksojnë autonominë e gruas dhe të drejtën e saj për të vendosur për trupin dhe jetën e saj. Amnesty International kërkon dekriminalizimin e abortit dhe garantimin e qasjes së sigurt në të (Amnesty International, 2018).

Njëkohësisht, kjo organizatë mbron të drejtat e njeriut dhe thekson se ato u përkasin çdo individi për shkak të qenies së tij njerëzore. Pra, unë meshtar, shtroj një pyetje: nëse të drejtat e njeriut i përkasin çdo individi për shkak se është njeri, a përjashtohet fëmija i palindur nga ky përkufizim? Nëse ai është njeri, atëherë edhe ai ka të drejtë për jetë dhe për dinjitet. Nëse nuk konsiderohet njeri, atëherë duhet të jepet një kriter i qartë për këtë përjashtim – dhe ky kriter duhet të jetë i qëndrueshëm edhe për raste të tjera, si të sapolindurit apo personat me aftësi të kufizuara.

Në përfundim, nga shqyrtimi i mësipërm del se si shteti gjerman, ashtu edhe mbështetësit e abortit, përballen me tensione të brendshme në argumentimin e tyre. Nëse pranojmë se fëmija i palindur është njeri, atëherë ai ka dinjitet. Dhe nëse ka dinjitet, ai duhet të mbrohet.
Prandaj, në dritën e këtij kuptimi të dinjitetit njerëzor, përgjigjja ndaj pyetjes “A e shkel aborti dinjitetin njerëzor?” është pohuese.

Megjithatë, kjo nuk është thirrje për të gjykuar gratë. Shumë vendime merren në kushte frike, presioni, varfërie apo vetmie. Për këtë arsye, mbrojtja e jetës duhet të shoqërohet me mbështetje konkrete për nënën dhe fëmijën: me solidaritet, drejtësi sociale dhe dashuri. Një shoqëri që respekton dinjitetin njerëzor duhet të gjejë mënyra për të mbrojtur njëkohësisht jetën e të palindurit dhe dinjitetin e gruas. Vetëm atëherë dinjiteti nuk mbetet një parim abstrakt, por bëhet realitet i gjallë në jetën e përditshme.

Literaturë:

Amnesty International. (2021). Menschenrechte. Marrë nga
https://www.amnesty.ch/de/themen/menschenrechte

Amnesty International. (August 2018). Schwangerschaftsabbruch. Marrë nga
https://www.amnesty.ch/de/themen/frauenrechte/sexuelle-und-reproduktive-rechte/schwangerschaftsabbruch/frauenrechte-schwangerschaftsabbruch

Andorno, R., Christensen, B. (2014). Në: Gunnar, D., Fangerau, H., & Lenk, C. Handbuch Ethik und Recht der Forschung am Menschen. Heidelberg.

BGB. (pa datë). Deutsches Bürgerliches Gesetzbuch.
GG. (pa datë). Deutsches Grundgesetz.
StGB. (pa datë). Deutsches Strafgesetzbuch.
Weigl, A. (2017). Der preisgegebene Mensch. Überlegungen zum biotechnischen.

Më 23 shkurt 2026

Kisha Ortodokse Serbe, KOS, nuk e ka pasur pronësinë – juridiksionin, përpara se të krijohej në vitin 1830

Nga: Fahri Xharra

Kisha Ortodokse Serbe si organizatë unike me emër kombëtar nuk ka pasur pronësinë apo juridiksionin që ka sot mbi këto objekte përpara periudhës së paskrijimit të tyre ne vitin 1830

Goran Shariq , prift katolik kroat : “ Pa elementin shqiptar nuk mund të shpjegohet as historia e Kroacisë e as ajo e Serbisë”. Ai thotë : “disa kisha që sot konsiderohen ortodokse në Dalmaci, Likë dhe Kordun kanë qenë fillimisht katolike dhe janë ortodoksuar
më vonë dhe përpiqet ta vërtetojë kryesisht nga arkitektura.”

Mitropolia e Karlovcit: Para vitit 1920, kishat ortodokse në territoret e Austro-Hungarisë funksiononin nën Mitropolinë e Karlovcit, e cila ishte autonome dhe nuk varej nga Beogradi. Bashkimi i këtyre kishave nën një autoritet të vetëm serb ndodhi vetëm pas krijimit të Jugosllavisë.
Trashëgimia e Përbashkët: Historianë si Goran Shariq argumentojnë se shumë manastire në Dalmaci kanë elemente arkitekturore që lidhen me traditën katolike vendase apo edhe me praninë e elementit shqiptar ortodoks që lëvizi drejt veriut gjatë invazionit turk.
Kisha Ortodokse Kroate: Ka pasur iniciativa historike (edhe pse të debatuara politikisht) që argumentojnë se këto objekte duhet t’i përkisnin një Kishe Ortodokse Kroate autoqefale, duke pretenduar se ortodoksia në Kroaci nuk ishte serbe.

Pra, “zotërimi” serb mbi këto kisha është vërtet një proces i institucionalizimit politik dhe kombëtar të vonshëm, që kulmoi në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX.

Sipas Shariqit dhe hulumtimeve të tij, historia e kishave ortodokse në Kroaci (sidomos në Dalmaci) është tjetërsuar për qëllime politike. Ja pikat kryesore të argumenteve të tij:
1. Origjina para-serbe e kishave
Shariq argumenton se manastiret e famshme si Krka, Krupa dhe Dragoviqi nuk janë ndërtuar nga serbët në shekullin XIV, siç pretendon historiografia zyrtare serbe. Ai thotë se Këto objekte ishin fillimisht katolike ose u përkisnin komuniteteve ortodokse vllaho-shqiptare.
Arkitektura e tyre origjinale është romane/gotike (stili perëndimor), gjë që nuk përputhet me stilin bizantin që përdornin serbët në atë kohë.
2. Roli i Shqiptarëve dhe Vllahëve
Një nga tezat e tij më guximtare (dhe që ka bërë bujë në media) është se një pjesë e madhe e popullsisë “ortodokse” në Dalmaci dhe Krajinë ishin me origjinë shqiptare dhe vllahe.Sipas tij, këta njerëz ishin pasardhës të Ilirëve që lëviznin me kopetë e tyre.
Ai përmend se mbiemrat dhe toponimet në këto zona kanë rrënjë që lidhen më shumë me shqipen dhe vllahishten sesa me sllavishten e vjetër.
3. Tjetërsimi pas vitit 1866
Shariq shpjegon se:
Deri në mesin e shekullit XIX, njerëzit në këto zona identifikoheshin si “ortodoksë”, por jo domosdoshmërisht si “serbë”.
Me marrëveshjet politike dhe rritjen e nacionalizmit (pas vitit 1866 dhe sidomos me ndikimin e projektit të Garashaninit “Naçertanije”), Kisha Ortodokse Serbe filloi t’i regjistronte të gjithë besimtarët ortodoksë si serbë etnikë.
Ai thotë se “serbizimi” i këtyre kishave ishte një proces administrativ dhe politik i financuar nga Beogradi për të krijuar një bazë territoriale në Kroaci.
4. Kritika ndaj “Gënjeshtrës së madhe”
Shariq shpesh citon se historia e Ballkanit është shkruar në dëm të popujve autoktonë (si shqiptarët dhe kroatët) dhe në favor të planeve ekspansioniste. Ai kërkon që të bëhen analiza të ADN-së dhe hulumtime në arkivat e Vatikanit, të cilat sipas tij vërtetojnë se ortodoksia në Kroaci nuk ka qenë serbe deri vonë

1. Identiteti i “Vllahëve” dhe Shqiptarëve
Shariq argumenton se popullsia që sot quhet “serbe e Kroacisë” është në fakt pasardhëse e Vllahëve dhe Shqiptarëve ortodoksë. Sipas tij, këtë e vërtetojnë arkivat e Venedikut dhe të Vatikanit, ku këta njerëz përshkruhen si “Maurovlasi” (Morlakë) që flisnin një gjuhë të ndryshme nga sllavishtja. Ai shkruan se këta njerëz ishin autoktonë ilirë dhe jo të ardhur nga Shqipëria e sotme apo Serbia.
2. Grabitja e Trashëgimisë (Pas vitit 1866)
Shariq thekson se viti 1866 (koha e marrëveshjes mes peshkopit Strossmayer dhe qeverisë së Beogradit) shënon fillimin e fundit të ortodoksisë josllave. Ai shkruan:
Emërtimi: Deri atëherë, kishat quheshin thjesht “greko-lindore” (Grko-istočna).
Politika: Me financimin e principatës serbe, priftërinjtë filluan t’u thonë besimtarëve: “Nëse je ortodoks, je serb”.
Kishat: Ai përmend manastirin e Krkas si shembullin kryesor ku mbetjet e stilit roman dhe mbishkrimet e vjetra tregojnë se kisha ishte aty shumë përpara se të vinte administrata serbe.
3. “Kujtesa e fshirë”
Në shkrimet e tij në rrjetet sociale dhe portalet si Logično (ku ai shpesh publikon opinione), Shariq pohon se:
Shumë kisha ortodokse në Dalmaci janë ndërtuar mbi bazilika paleokristiane të kohës së Ilirisë.
Historiografia serbe ka “shpifur” data themelimi (si ato të shekullit XIV) për të krijuar një të drejtë historike mbi tokën.
4. Shqiptarët si element kyç
Shariq shpesh shkruan se pa elementin shqiptar nuk mund të shpjegohet as historia e Kroacisë e as ajo e Serbisë. Ai pretendon se fiset e Malësisë kanë lëvizur drejt veriut dhe kanë mbajtur gjallë ritet ortodokse në Dalmaci, të cilat më vonë u përvetësuan nga Kisha Serbe.

Më 22 shkurt 2026

Identiteti Europian i Shqiptarëve, sipas Isamjl Kadares

2

Nga: Flori Bruqi

Prishtinë, më 22 shkurt 2026

Libri që hapi debat “Debati Ismajl  Kadare – Rexhep Qose”, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi “Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve”:ISBN: 978-99943-32-91-0
 Debati nisi nga një “sprovë”, një libërth i  shkrimtarit tashmë të ndjerë Ismajl Kadaresë që arsyetonte rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve.

Ndonëse nuk pati ndonjë arsye konkrete dhe se gjuha e përdorur nga Ismajl  Kadare ishte shumë e butë, Akademik prof.dr.PHD. Rexhep Qosja iu përgjigj me një seri shkrimesh në gazetën “Shqip” të Tiranës duke e akuzuar shkrimtarin për rracizëm ndaj muslimanëve shqiptarë dhe muslimanëve në tërësi. Pas kësaj vijuan akuzat për pandershmëri, për konformitet përballë rregjimeve etj.

Debati I .Kadare-R. Qose u shoqërua në të njejtën kohë nga rigjallërimi i diskutimit publik mbi rolin e I.Kadaresë në persekutimin e ish- të dashurit të vajzës së saj gjatë kohës së rregjimit politik, ku kryesisht për arsye tregtare, media e Tiranës u nda në mbështetëse të I.Kadaresë dhe sulmuese të saj.

Për rrjedhim, “TV Klan,” gazetat “Shekulli “e “Korrieri,” mbështetën shkrimtarin.
Pozicioni i TV Klan u kondicionua nga pragmatizmi komercial, pra I. Kadare dha intervistën ekskluzive të sqarimit në këtë televizion.
Për rrjedhojë, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare dhe Top Channel, zunë pjesën anti-Kadare të tregut të medias.

Gjatë intervistave të mëvona, shkrimtari I. Kadare kërkoi falje në një farë mënyre për deklaratat e tij për “identitetin europiano-kristian të shqiptarëve”, duke thënë se kur i pati propozuar presidentit shqiptar Ramiz Alisë rihapjen e kishave, nuk e kishte menduar se Islami do të vazhdonte të ekzistonte në Shqipëri pas rënies së komunizmit shqiptar.

 Fragment nga libri

Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit evropian, popull themeltar në rrafshin e tij, ashtu siç është pranuar gjuha shqipe nga gjithë gjuhëtarët e mëdhenj, si një ndër dhjetë a dymbëdhjetë gjuhët bazë të kontinentit.

Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.

Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trakoilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën.