Kreu Blog Faqe 254

Serbi me Plis i viti 1902 nga fshati Bugariq (sot Srbovac, Zveçan), apo Shqiptari i harruar?

Nga: Agim Kuqi
____
Kjo fotografi e vitit 1902 nga fshati Bugariq (sot Srbovac, Zveçan) nuk është thjesht një imazh i vjetër, por një dëshmi e gjallë e historisë së ndërlikuar të Ballkanit.
Në foto shihet familja e Bogdan Radenkoviqit, një prej themeluesve të organizatës famëkeqe serbe “Dora e Zezë” (Crna Ruka). Por, shikoni me kujdes veshjen e tyre:
• Plisi i bardhë në kokë.
• Tirqit me gajtanë (veshja tradicionale shqiptare).
• Qëndrimi dhe estetika e pastër e Rrafshit të Dukagjinit.
Pse një “serb i madh” do të fotografohej me rroba shqiptare?
Përgjigjja fshihet te procesi i asimilimit. Shumë familje në zonën e Rashkës dhe Sanxhakut ishin me origjinë të pastër shqiptare (shpesh nga fiset Kelmend, Shala apo Krasniqi).
Përmes kishës ortodokse dhe edukimit politik, ata u shndërruan në eksponentë të serbizmit, por kujtesa e trupit dhe tradita nuk u shlye dot menjëherë. Në vitin 1902, kjo familje “serbe” ende vishej si shqiptare, sepse ajo ishte rroba e tyre trashëgimore, jo një maskaradë.
Identiteti politik vs. Origjina etnike:
Ky imazh vërteton se asimilimi shpesh nis nga gjuha dhe feja, ndërsa veshja mbetet shenja e fundit që dorëzohet.
A janë këta shqiptarë të asimiluar? Gjithçka në këtë foto bërtet “PO”. Plisi nuk është thjesht kapelë, është deklaratë etnike që as propaganda e kohës nuk e fshehu dot.
Fotografia tregon:
1. Radenko, kryefamiljari
2. Zdravko
3. Zagorka-Zaga
4. Bogdan, shkrimtar i Statutit
shoqata sekrete Bashkimi ose
vdekja e njohur gjerësisht si “Dora e Zezë”
5. Damljan
6. Pauni
7. Filimoni, shërbëtor në këtë familje
8. Mara
9. Stanimirka

Dom Niksoni: Kur shpifja e merr dhenë dhe dënimi pa fakte i “gjykatësit” të fb-së

2

Dom Niksoni, Prizren

KUR SHPIFJA MERR DHENË, E VËRTETA DUHET TË FLASË
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një fushate linçuese ndaj Dom Shan Zefit, bazuar në një keqpërkthim dhe nxjerrje nga konteksti të një interviste në mediat gjermane. Akuzat janë fund e krye gënjeshtra. Dom Shani ka mbrojtur identitetin tonë shekullor duke kritikuar ndikimet e huaja kulturore që shpërfaqen përmes veshjeve që nuk janë tonat.
Manipulimet e tilla tendencioze synojnë vetëm përçarjen mes nesh.
Para se të akuzoni, dëgjojeni intervistën e plotë në Deutschlandfunk dhe kuptoni kontekstin. Ky është një shtrembërim i qëllimshëm i fjalëve të tij.
Shqiptaria nuk matet me besim fetar. Historia jonë është dëshmi e bashkëjetesës ndërfetare. Kush e përkthen qëllimisht ndryshe, synon përçarje, jo të vërtetën.
Të flasësh pa fakte është e papërgjegjshme. Të shtrembërosh me qëllim është manipulim. Opinioni publik meriton të vërtetën, jo fragmente të nxjerra nga konteksti për klikime apo urrejtje. Kush ka dyshime, le ta dëgjojë intervistën e plotë. Pastaj të flasim me fakte, jo me paragjykime.
Shqiptaria është më e madhe se propaganda e rrjeteve sociale.
📖 **Lexoni deklaratën zyrtare:**
Deklaratë për opinionin publik
Lidhur me intervistën time në radion gjermane Deutschlandfunk dhe interpretimet e saj të pasakta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në disa media, ndiej për detyrë morale dhe publike të sqaroj opinionin.
Pretendimi se unë kinse kam deklaruar se: “si musliman nuk ke shpirt shqiptari” është një shtrembërim i qëllimshëm dhe manipulim i fjalëve të mia. Një formulim i tillë nuk përfaqëson mendimin tim në intersvistë, dhe as qëndrimin tim publik, të cilin e kam dëshmuar për dekada të tëra përmes veprës sime meshtarake, shkencore dhe kombëtare.
Në intervistën në fjalë kam mbrojtur identitetin dhe traditën shqiptare, duke theksuar se shqiptaria është një vlerë historike, kulturore dhe shpirtërore që duhet ruajtur nga ndikimet e huaja që nuk përputhen me traditën dhe kulturën tonë kombëtare. Çdo interpretim tjetër është tendencioz dhe synon të krijojë përçarje ndërfetare dhe të dëmtojë figurën time publike.
Kjo nuk është hera e parë që përballem me manipulime dhe falsifikime publike. Edhe në të kaluarën janë krijuar materiale të rreme në emrin tim, për të cilat janë ndërmarrë veprime ligjore. Edhe në këtë rast do të ndiqen rrugët institucionale dhe ligjore për të zbardhur plotësisht të vërtetën.
Po bëhen përpjekje që intervista të publikohet e plotë dhe pa ndërhyrje, në mënyrë që opinioni publik të gjykojë mbi bazën e fakteve dhe jo të interpretimeve të pjesshme apo të manipuluara.
Gjatë gjithë jetës sime kam punuar pa ndërprerë për të mirën e popullit shqiptar, për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për bashkëjetesën ndërfetare, pa dallim besimi apo përkatësie. Kjo është një e vërtetë e njohur publikisht dhe e dokumentuar në veprimtarinë time shumëvjeçare.
Prandaj kërkoj nga ata që kanë shtrembëruar fjalët e mia dhe kanë përhapur interpretime të pavërteta që të ndalojnë këtë manipulim dhe të kërkojnë falje publike për dëmin e shkaktuar opinionit dhe harmonisë ndërmjet shqiptarëve.
Unë do të vazhdoj, si gjithmonë, të mbroj vlerat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare të popullit shqiptar me përkushtim dhe përgjegjësi.
Me respekt! Dom Shan Zefi
Dom Shan Zefi
Kur “Gjykatësi” i FB-së dënon pa fakte
____
Mbi fushatën linçuese të Enver Robellit ndaj Dom Shan Zefit
___
Në një botë ku informacioni lëviz me shpejtësi, pritet që një gazetar me përvojë si Enver Robelli të ketë durimin dhe etikën për të verifikuar të vërtetën përpara se të lëshojë “fetvatë” e tij virtuale. Fatkeqësisht, në rastin e Dom Shan Zefit, Robelli zgjodhi rolin e prokurorit, gjykatësit dhe ekzekutuesit, duke u bazuar mbi një keqpërkthim dhe një manipulim gjuhësor të një radioje të huaj.
1. “Talibanizmi” i vërtetë është linçimi publik, kjo nuk është gazetari
Të quash Dom Shan Zefin, një njeri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar dokumentimit të historisë shqiptare dhe bashkëjetesës, si “taliban antishqiptar”, nuk është kritikë, por është verbëri intelektuale. Robelli bën pikërisht atë që akuzon të tjerët: përdor gjuhë të skajshme për të goditur një autoritet shpirtëror, duke krijuar përçarje aty ku nuk ekziston. A e dini se çka është talibani? Talibanët vrasin, djegin shkolla, ndalojnë arsimin për vajza, shkatërrojnë trashëgiminë kulturore. A e keni parë Dom Shanin duke bërë ndonjë gjë të tillë? Apo thjesht po kërkoni klikime me tituj skandalozë?
2. Kur gazetari injoron audion origjinale
Robelli këmbëngul te citati i radios gjermane, duke e quajtur “korrekt”, ndërkohë që vetë audioja origjinale e vërteton se Dom Shani ka folur për “teshat dhe veshjet” (duke iu referuar tjetërsimit kulturor nga rrymat radikale) dhe jo për shpirtin e besimtarëve myslimanë. Një gazetar serioz do të duhej të analizonte burimin, jo ta merrte të gatshëm “përkthimin e lirë” të një gazetari gjerman që nuk e njeh as gjuhën e as nuancat e jetës sonë shoqërore. E megjithatë, titullin e ka lënë ashtu. Akuzën e ka përhapur. Dëmi është bërë. Kjo si gazetari profesionale? Në atë gazetari kjo do të konsiderohej „shkelje e rëndë etike“.
3. Konstatimi nuk është fyerje
Dom Shani ka përmendur një realitet: se në Kosovë ka filluar të besonet se identiteti shqiptar mbetet i paprekur vetëm përmes rrënjëve katolike. Ky është një “konstatim sociologjik” i një rryme mendimi që po rritet si reaksion ndaj radikalizmit, e jo një thirrje për përjashtim. Robelli e transformon këtë vëzhgim në një dogmë përjashtuese, vetëm për të pasur një “kokë turku” për t’u goditur.
  • 4. Demokracia e mbyllur me “lock”
Është ironike që z. Robelli shkruan për lirinë, demokracinë dhe etikën, ndërkohë që “kufizon komentet” në postimin e tij. Kjo është shenja më e qartë e dikujt që nuk kërkon debat, por kërkon monolog; dikujt që hedh helmin dhe nuk dëshiron të ballafaqohet me të vërtetën e atyre që e njohin veprimtarinë e Dom Shanit.
5. Një lëndim i qëllimshëm i personalitetit
Krahasimi i Dom Shan Zefit me Shefqet Krasniqin është një lëndim i rëndë dhe i qëllimshëm që i bëhet personalitetit të klerikut. Dom Shani nuk ka kërkuar kurrë t’i mbyllë portat e parrizit askujt, por ka kërkuar të mbrojë portat e identitetit shqiptar nga tjetërsimi oriental.
Zoti Robelli, përpara se t’i jepni këshilla Dom Shanit për adresa sqarimi, ndoshta duhet të sqaroni veten: Pse kaq shumë nxitim për të goditur një klerik shqiptar? Pse kaq shumë zhurmë mbi një citat që vetë e pranuat se ishte “interpretim i lirë”?
Dom Shan Zefi nuk ka nevojë për “mirënjohjen” tuaj që po e “ndihmoni” të përmirësohet. Vepra e tij kombëtare flet më shumë se çdo postim i juaji në FB. Ju mbeteni te “të qeshurat” dhe mbyllja e komenteve, ndërsa historia mbetet te e vërteta.
JU duhet të kërkoni falje: Për titullin poshtërues; Për manipulimin e citateve; Për nxitjen e urrejtjes ndërfetare; Për dëmtimin e figurës së një njeriu që ka shërbyer kombin për dekada.
Dom Shan Zefi ka jetën si dëshmi. Ju keni vetëm postime.
Me respekt për të vërtetën

Pika ku bashkohen islamistët me neoosmanët

0

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë

Mullah Milazimi për pak rrëshqet te vëllau i tij Mazlum lecka – Neo-otomanizmi me petk akademik !
Sa herë që zbehet zëri i islamit politik në opinion, Mullah Milazimi del si zëdhënës i një nostalgjie perandorake që nuk ka lidhje as me besimin, as me dinjitetin shqiptar.
Në shkrimin e tij, ai mundohet ta paraqesë çdo kritikë ndaj islamit politik si “racizëm ndaj turqve e arabëve”. Ky është manipulim i qëllimshëm. Sepse askush nuk ka problem me kombin turk apo arab. Problemi është me projektin ideologjik që përpiqet ta rikthejë ndikimin kulturor e politik të qendrave të huaja mbi identitetin shqiptar.
Po, Turqia është shtet i fuqishëm. Po, Stambolli është metropol i madh. Po, NATO ka pasur rol në çlirimin e Kosovës ku edhe Turqia ishte pjesë. Por këto fakte nuk janë argument për të heshtur përballë neo-otomanizmit kulturor që po promovohet në emër të fesë.
As madhështia e dikurshme e Perandorisë Osmane nuk është arsye që shqiptarët të ndihen trashëgimtarë të një pushtimi pesëshekullor. Historia nuk është broshurë turistike. Është përvojë politike.
Milazimi përpiqet ta zhvendosë debatin: nga islamizimi politik i hapësirës publike, në një narrativë për “urrejtje raciste”. Por kritika ndaj instrumentalizimit të fesë nuk është racizëm. Është mbrojtje e shtetit laik dhe e identitetit kombëtar.
Kur ai citon madhështinë e arabëve si bartës të “mesazhit final hyjnor”, ai në fakt po bën një gjë shumë të rrezikshme: po vendos autoritetin fetar mbi identitetin kombëtar. Dhe këtu del thelbi i problemit – për islamin politik, kombi është aksidental; feja është boshti politik.
Ne nuk kemi asnjë kompleks inferioriteti. Shqiptarët nuk maten me numrin e banorëve të Stambollit. As me rezervat energjetike të Lindjes së Mesme. Identiteti shqiptar është formësuar në përballje me perandori – jo në nënshtrim ndaj tyre.
Të quash kritikët “brekë që nuk i zë as qeni” dhe pastaj të predikosh kundër racizmit është hipokrizi intelektuale. Nëse vërtet beson se përkatësia kombëtare nuk e bën askënd më të mirë, atëherë pse e përdor madhështinë e turqve dhe arabëve si argument moral kundër shqiptarëve kritikë?
Kjo nuk është mbrojtje e turqve. As e arabëve.
Kjo është mbrojtje e një projekti ideologjik që kërkon ta zhvendosë boshtin identitar të shqiptarëve nga Tirana e Prishtina drejt Ankarasë e më tej.
Dhe këtu është pika ku Mullah Milazimi rrëshqet – jo te Mazlumi lecka si figurë groteske, por te logjika e një islamizmi politik që e sheh kombin si pengesë për umetin politik.
Shqiptarët nuk janë islamofobë.
Shqiptarët janë lodhur nga përdorimi i fesë si mjet presioni politik.
Ne nuk jemi kundër askujt për shkak të kombësisë së tij.
Por jemi kundër çdo ideologjie që kërkon të na bëjë satelit kulturor.
Sepse kombi ynë nuk është “produkt anësor” i ndonjë perandorie.
Është projekt historik i vetë shqiptarëve.
Dhe këtë projekt nuk e zhbën as retorika neo-otomane me diplomë profesori.

Shqiptar Shaljani: Jam kundër pushtimit, edhe kur ai vije “me tendë e sadaka!”

0
Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë
Unë nuk jam kundër besimit, jam kundër pushtimit !
Në Sheshin Adem Jashari, përballë shtatores së Adem Jasharit , një tendë e madhe për iftare qëndron në pronë publike.
Flamuri i Turqisë i vendosur krenarisht në ballë.
Flamuri kombëtar ? I varur në degë të drurit.
Kryetari i Mitrovicë mburret me “largimin e ndërtimeve pa leje” dhe “rikthimin e pronës publike”.
Atëherë: – Kjo tendë është pa leje? – Apo është me leje dhe me bekim politik?
Nuk jam kundër iftareve. Nuk jam kundër ndihmës. Nuk jam kundër besimit.
Por jam kundër nënshtrimit simbolik në zemër të qytetit tim.
Adem Jashari nuk luftoi për ta parë flamurin kombëtar në degë, e flamurin e huaj në ballë të pronës publike.
Heshtja e pushtetit është më e rëndë se vetë pamja.
Unë nuk jam kundër besimit. Jam kundër pushtimit — edhe kur ai vjen me tendë dhe me sadaka.

Për çfare iu duhet shqiptarëve flamuri turk në hapsinat e habitatit të tyne!

1
Për çfare iu duhet shqiptarëve flamuri turk në hapsinat e habitatit të tyne!
Për të dëshmu,kohërat e “arta” plot mjerim e dhunë të okupimit turko-osman!?Apo,për të përkujtu se kush ua solli islamin?
Çka nëse gjeneratat e ardhme ,fëmijë të prindërve që sot nderojnë flamurin e okupatorit turk,të nderonin flamurin e okupatorit të fundit,Serbisë?Për ne që kemi përjetue dhunën serbe në lëkurët tona,do ishte jo vetëm trathti,por edhe tragjedi.
Edhe kjo asht trathti,ndaj viktimave shqiptare të dhunës osmane dhe shkelje me kambë mbi gjakun e tyne!Këtu njerëzit bajnë shkelje edhe mbi gjakun e të afërmve të tyne ,që kanë vuejt me shekuj dhunën dhe sundimin turk.
Qëkur flamujt e okupatorëve janë simbole nderimi!Nuk di të ketë një shembull të tillë në botë,përveç tek shqiptarët dhe çeçenët!?
Ai mund të jetë i pranishëm në ndonjë rast ceremonial,por jo adhurim i përditshëm i një simboli që solli vuajtje e mjerim!

Histori e pa treguar, apo kush deshti ta vriste Ibrahim Rugovën (6)

1
Në foto: Ish Presidenti Ibrahim Rugova me Akademik Fehmi Aganin
Nga: Ismet M. Hasani, Suedi
Mensut Ademi: Ibrahim Rugova nuk është frikësuar asnjëherë, por kjo me atentatin e kanë “MONTUAR.”
”Mendje kriminale” mirë e organizuar…eliminimi i Ibrahim Rugovës dhe të gjthë atyre që kanë qenë afër Rugovës ka qenë për shkaqe ekonomike, që t’i eliminojmë këta të Rugovës, në mënyrë që të vazhdojmë me krimin e organizuar dhe ia kanë arrijtë qëllimit. Këto grupe të krimit të oraganizuar janë grupe- jo vetëm nacionale, por edhe nderkombëtare, bile edhe ato të Serbisë, sepse, jo larg vendit të kësaj ngjarje, ka qënë nji zyre e administratës se Serbisë. Pas lufte në Kosovë kanë ardhë edhe pjestarë të luftërave përpara, dhe të nacionaliteteve tjera; metodologjia dhe mënyra e vendosjes se eksplozivit, ka qenë në mënyrën më profesionale. Na në luftë kemi pasë “problem” me e hudhë me eksploziv ndonjé automjet të blinduar, e le jo mâ një automjet në levizje, siç ka qenë rasti me automjetin me të cilin ka lëvizur Ibrahim Rugova. Dmth, grupi i cili e ka organizuar këtë atentat ka qenë shumë profesional. Për këtë arse ky grup e ka arrit qëllimin, për qëllime ekonomike… Përçarjet që kanë qenë brenda në LDK-në, përçarja në krahun e Bujar Bukoshit, sepse Bujar Bukoshi e ka pasë tre përqindëshin, krahu në tjetrën anë krahu i Ibrahim Rugovës, ndërsa pjesa tjetër ka qenë vullnetare…atëherë as kompjuter s’kanë pas, pjesa ma e madhe e popullit kanë pasë probleme sociale, s’kanë pas ushqim, veshmbathje, s’kanë pasë ku të flejnë… jemi kah folim për një kohë kur Kosova ka pasë shumë rrezik ekonomik.
*
Refki Morina: Kur po flasim për atë kohë, na si polici e Kosovës s’kemi pasë kompetenca të plota, për arsye se UNMIK-u dhe EULEX-i kanë pasë kompetencat e plota e krejt të tjerat…. Pa dashur me prejudikuar gjërat, lënda për rastin është në UNMIK dhe në UELEX; duhet të shiqohen ato fotografi, vendi i ngjarjës, çfarë eksplozivi ka qenë, mënyra e përdorimit etj. që të gjitha janë fakte për të ditur për atentatin e organizuar nga grupi profesional. Ka pas grupe që nuk e kanë dëshiruar një Kosovë të lirë, demokratike; ka pasë grupe edhe jashtë Kosovës, që shpesh janë të lidhura në mes veti, ka pasë të interesuar për destabilizimin e Kosovës, mosformimin e institucioneve të Kosovës, që ka qënë pëngesë edhe e Serbisë demokratizimi i Kosovës, e cila (Serbia) na pengon edhe sot, por edhe elemente tjera që kanë qenë “të ushqyera” m’u nga shovenizmi serb; tash, edhe pas 25 viteve po shohim elemente të shovenizmit serb, që veprojnë brenda Kosovës, ende mundohet Serbia me e destabilizuar Kosovën. UNMIK-ut i ka interesuar “një qetësi” e jo zbulimi; i ka përgatitë lëndët…por në mënyrë që UNMIK-u t’ia “vazhdoi jetën vetes”; pa i prejudikaur gjërat, por në bazë përvojës shumëvjeçare që kam në polici, edhe në hetime edhe në tjera, Këto grupe të organizuara  nuk kanë qenë të interesuara që  në Kosovë të ketë qetësi, të ketë institucione të pavarura; edhe UNMIK-u s’ka qenë i interesuar, është frikësuar që na do t’ua marrim pushtetin, dhe në krye të pushtetit të jetë shqiptar, profesionist etj. Kjo, dmth ka qenë si pengesë për UNMIK-un dhe ka qenë element destabilizues edhe brenda edhe jashtë.
Der politische Führer der Kosovo-Albaner, Ibrahim Rugova, aufgenommen ... Dr. Ibrahim Rugova
Rrahman Sylejmani: Mua më kujtohet, 2006 apo 2007-tën, në një takim në Gërmi, unë, Sheremet Ahmeti e disa të tjerë, dhe është diskutuar për kalimin e lëndëve prej UNMIK-ut në EULEX. dhe kanë qënë 90-të lëndë; unë kam folë dhe ju kam thënë që mos te bëhet kalimi (pranim-dorëzimi) i asnjë lënde nga UNMIK-u në EULEX pa praninë e policisë se Kosovës dhe kam kërkuar që të kam prezencë edhe unë, dhe t’i shfletojmë një nga një dhe ato lëndë që janë të një rëndësie të veçantë t’i marrin ata, por ka lëndë që mund t’i zgjidhim edhe na (policia e Kosovës), apo të paktën bashkarisht, por kurrë ato lëndë nuk i kemi marrë nga ata. UNMIK-u dhe EULEX-i, si dhe faktori ndërkombëtar, emisionet ndërkombëtare nuk kanë dashur që na te kemi një progres. Na e kemi njohur mentalitetin, logjikën, terrenin e t’i marrim ato lëndë e t’i zgjidhim më shpejt, sepse motivimi ynë ka qenë shumë më i lartë që t’i zgjidhim ato lëndë, por ata i kanë ndalur ato lëndë dhe si duket kanë marrë edhe lëndë nga Serbia e ia kanë dërguar Gjykatës speciale në Hagë, sepse UNMIK-u dhe EULEX-i kanë qënë të  interesuar  mos me u zgjidhë ato lëndë, në mënyrë që me ja “zgjatë jetën” vetës dhe qëndrimit të tyre në Kosovë.
*
Mensut Ademi: Unë mendoj ky rast  ka qenë akt terrorist, dhe se aq profesional ka qenë përdorimi i eksplozivit, vetëm nuk e kanë përcaktuar blindimin e automjetit në të cilin ka qenë Presidenti, e automjeti ka qenë ma i blinduar sesa që ata e kanë përcaktuar! Ibrahim Rugova, mbrojtësit e vet  i ka dekoruar me medale të arit, janë persona me emër e mbiemër, unë i ftojë ata që të flasin publikisht se i ka dekoruar Ibrahim Rugova për punën, angazhimin e tyre. Prap po theksoj se vendosja e ekzplozivit ka qenë aq profesional, sa që nuk besoj që ka shqiptar në Republikën e Kosovës, që ka dituri aq profesionale për vendosjen e eksplozivit ashtu siç e kanë vendosur ata. Nuk besoj që edhe urdhëruesi të ketë qenë shqiptar!? Për atë nuk e jep UNMIK-u lëndën. Me aktivzimin e policisë së Kosovës, është ndal kriminaliteti, është stopuar, sepse na kemi ekspert sot që nëse na jep lëndën faktori ndërkombëtar, na po e bëjmë një ekspertizë.
*
Rrahman Sylejmani: Tash po e publikoj një sekret: elementet janë dërguar në laborator për ekspertizë dhe me vërtetuar që a ka qenë prej kësaj ane a prej asaj ane, intervistat që janë zhvilluar me krejt stafin që  e kanë mbrojtë Rugovën, por prej  tyre nuk del se kanë dhënë ndonjë kontribut, ose të paktën me i demantuar disa  pista të hetimit, tash nuk po dihet se e kanë bërë prej frikës… shumë njerëz që unë i kam intervistuar, kanë thënë: “nuk di, nuk kam njohuri” kështu që ata nuk kanë dashtë të dhënë një kontribut, kështu që krejt ato pista kanë mbetë vetëm si dyshime.
*
Ferki Morina: Unë kam qenë në vend-ngjarje, por vetëm si shiques, se UNMIK-u e ka bërë fotografimin, gjurmat etj. dmth vetëm ato për të cilat ata kanë konsideruar se  janë të nevojshme. Të gjithë këto, duke filluar prej sigurimit – mbrojtjes se Presidentit Rugova, duhet të analizohën, duhet të faktizohën, të argumentohën, dmth. mund të janë disa verzione, por me metodën e eliminimit dhe vihet deri, psh. deri të tri verzionet që janë më të rëndësishme, po na nuk e kemi pasë lëndën. Lënda ka qenë të UNMIK-u dhe EULEX-i dhe na nuk e dijmë a e kanë bërë ekspertizën dhe tjerat prova relevante, përshkak se çdo gjë duhet t’i nënshtrohet një ekzaminimi, një laboratorimi dhe krejt ajo që është bërë në vendin e ngjarjës.
                                                                                           
F   U   N   D

PAN-i e ka në axhendë bllokadën e zgjedhjes së Presidentit/es

1
Presidentja Dr. Vjosë Osmani me – U.A. Army War College
Idriz Zeqiraj, Gjermani   
_____
Pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, Kuvendi i Kosovës i zgjodhi organet kuvendore, ndërsa qeverinë e formoi e vetme partia fituese LVV, me aleatët e saj Guxo Alternativa, PSHDK. Radha i ka ardhur zgjedhjes të Presidentit/es të vendit. Deri tani është bërë e njohur vetëm kandidatura e presidentes aktuale, Dr. Vjosë Osmani. Opozita kërkon figurë konsensuale, për të parin e Kosovës. “Përndryshe nuk votojmë asnjë kandidaturë të pozitës. Ne nuk kemi çfarë të humbasim më shumë, shkojmë serishmi në zgjedhje”, – thonë nga opozita PAN! Realisht, subjekteve PAN-iste kurrë nuk u ka interesuar shteti, por vetëm pushteti. Këtë e kanë dëshmuar për një çerek-shekulli radhazi, me krime vrastare, hajni zyrtare, kontrabandë galopante, haraç të përgjakur dhe “të bëma” të tjera.
     Për afro një vit opozita destruktive, përkatësisht, subjektet politike PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN-in e kriminalizuar, përdori të gjithë arsenalin propagandistik, në koordinim me lukuninë e gazetarëve mercenarë, të prirë nga agjenti i Serbisë, Baton Haxhiu, se bllokadën 9 mujore, për konstituimin e institucioneve shtetërore të Kosovës, e bëri pozita e kryesuar nga Albin Kurti me LVV dhe aleatët Guxo dhe Alternativa.
     Por, populli në Kosovë dhe Mërgatë, brenda një dite të vetme, pikërisht, më 28 dhjetor 2025, me votën e tij të lirë demokratike, vërtetoi se bllokadën e bëri opozita e bashkuar dhe jo pozita. Prandaj e ndëshkoi opozitën me humbjen e thellë dhe tërësisht meritore. Qëllimi i bllokadës të opozitës ishte që humbjen e saj, me votën në kuti, ta kompensonte me fitoren në tavolinë!
     Pra, vota demokratike e popullit demantoi bindshëm të gjitha akuzat se, kinse, pozita bëri bllokadën, duke e turpëruar dhe kriminalizuar opozitën të dyshuar se është bërë palë me Serbinë, në bllokadën e krijimit të institucioneve shtetërore të Kosovës!
     Ndërkohë, pas përfundimit të tri fazave: Zgjedhja e organeve të Kuvendit dhe të qeverisë; miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare; miratimin e buxhetit shtetëror, në agjendë është zgjedhja e presidentit/es. Dhe, kjo i tejkalon mundësitë e pozitës aktuale, pasi nuk posedon 80 votat e nevojshme, pa një koncensues apo koalicion paraprak me ndonjë nga partitë e opozitës, për ta zgjedhur presidentin/en.
     Akuzat e bëra nga lukunia kundërshtare dhe rrugaçërore, nga të gjitha nivelet, se presidentja Osmani është karrieriste dhe kalkulante, janë lehtësisht të demantueshme. Fenomeni Dr. Vjosa Osmani është super specifik në Kosovë. Ajo ka një qëndrueshmëri klasike. Sa më shumë e kemi njohur, na ka bindur për karakterin e fortë të saj. Ishte përcaktuar për ta bërë ndryshimin në Kosovë, sepse krimet e përgjakura, vjedhjet zyrtare, kontrabandimet bashkëpunuese me kriminelët serbë dhe pisllëqet tjera, kishin tejkaluar çdo normë njerëzore. Dhe, realizoi qëllimet e saj fisnike, natyrisht, e ndihmuar çiltërisht nga njerëz të mirë dhe atdhedashës si ajo.
     E gjithë kjo forcë përkushtuese për punë të mbara e Vjosë Osmanit, “nuk ka pikur nga qielli”. Përkundrazi, është rezultat i një vullneti të hekurt, duke u përgatitur përgjatë një shkollimi të bollshëm dhe cilësor. Ajo është juriste e diplomuar dhe e doktoruar, profesoreshë dhe eksperte në lëmin e drejtësisë: kontribuese në Komisionin Kushtetues dhe angazhimin në përmbylljen e Pavarësisë të Kosovës; me përvojë të shkëlqyer në njohjen e ligjeve dhe të  funksionimit të shtetit; përzgjedhja e orientimit perëndimor dhe aftësi komunikimi me partnerë botërorë.
     Vjosa është shquar në diplomaci dhe në takimet ndërkombëtare, për trajtesa të çfarëdoshme, madje në të gjitha nivelet; e guximshme në kërkesa për reforma, sidomos në drejtësi dhe ekonomi, si ndryshime të disa ligjeve ekzistuese, të cilat janë bërë pengesë, deri në ngërçe dhe ngufatje të shtetit.
     Ta akuzosh Vjosë Osmanin se ka treguar anshmëri në mbështetjen e Kurtit, pse ajo është konsultuar dhe ka aprovuar të gjitha nismat dhe veprimet të Qeverisë Kurti, për shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, duke mbyllur institucionet paralele serbe në territorin e Kosovës, është më shumë se marrëzi, është krim dhe poshtërsi, mbrojtje e politikave të Beogradit në Kosovë.
     Presidentja Vjosë Osmani ka shkëlqyer në detyrën e saj fisnike presidenciale, duke përmbushur detyrimet brenda shtetit dhe në diplomacinë e Jashtme, me cilësitë e kompletuara që posedon, në një shtet të emancipuar dhe demokratik, as që do të vihej në votë, për ta vazhduar mandatin e dytë.
     E keqja e madhe është pse zgjedhja e presidentit është lënë peng e pazarllëqeve politike të Kuvendit. Në çfarëdo votimi të drejtpërdrejtë nga populli fitoren do ta kishte të garantuar.
Raportimet spekulative se postin e Presidentit të Republikës të Kosovës e synojnë edhe kandidatë të tjerë, përcveç Dr. Vjosë Osmanit. Njëri nga të lakuarit, edhe pse ende nuk ka shpallur kandidaturën, është Dr. Lumir Abdixhiku. Pavarësisht se nuk i shkoi për mbarë në drejtimin e LDK-së, meqë e mori partinë të ngulfatur nga klane, brenda e jashtë saj, dhe nuk ishte sovran në vendime, kandidatura e tij do të ishte serioze. Por, nuk besoj ta provojë përballjen me Vjosën, për disa arsye. Lehtësuese për atë është se e favozizon përgatitja solide intelektuale dhe mosha e re, favorizuese për t`i arritur majat.
     Kandidaturat tjera të përfolura, edhe pse jo zyrtare, nuk do ta rrezikonin, as për së afërmi, Vjosë Osmanin, ngaqë karizma e saj, pas Presidentit Rugova, ka admirim masiv tek shqiptarët vendorë dhe të përbotshëm. Mungesa e shtetit ligjor, u jep mundësi të abuzimit brenda anashisë, paradiksalisht, të quajtur liri, për të livadhisur të lirë, madje edhe për të pretenduar për t`u ngritur në kupolë të shtetit! Të mençurit ia dinë “hallin vetit” dhe frenojnë lakminë për një post kulmor.
     Prishja e koalicionit LVV-LDK, në Qeverinë Kurti 1, edhe pse e dinin urdhrin e Richard Grenell, pas konsultimit mes tyre: Grenell-Thaçi-Rama-Vuçiq-Mustafa, u përpoqën t`ia faturojnë fajësinë Kurtit dhe LVV, për prishjen e koalicionit! Por, dështuan turpshëm, sepse shefi  i Grupit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, e denoncoi komplotin, duke cituar bisedën porosi-urdhër të Grenell, për afatin e prishjes të atij koalicioni, duke i numëruar ditët: “8,7,6,5,….”!
     Tani kemi prishjen e koalicionit lokal në Mitrovicë, në mes të LVV dhe LDK-së, që duket goxha i dyshimtë? Nga Intrigimi i PDK-së, gjithnjë në ujdi me klanin Mustafa brenda LDK-së, donin ta pengonin një koalicion të mundshëm në mes të LDK-së dhe LVV.
     Kryetari i LDK-së nuk e besoj të pretendojë, të paktën aktualisht, postin e presidentit. Sepse ka ca punë më të meçme dhe, ndoshta më lehtë të realizueshme, afrimi i gatishmërisë për koalicion me LVV dhe aleatët e saj, në Qeverinë Kurti 3. Paraprakisht, duhet pranuar se koha e babëzive dhe e dallavereve të Pacollit, kur kushtëzonte me 3 deputetë, të merrte 4 ministri ka ikur, ka kaluar. Fajësia e parë është ligji për pragun e ulët 5 %, ndërkohë që duhet të jetë, të paktën 10 %, për të shmangur partizat zhvatëse dhe kalkulatore e korruptive.
     Në koalicione përveç pazareve duhet respektuar edhe disa parime dhe rregulla bazike ligjore e morale. Përqindja e votave të fituara në zgjedhje, është barometër përcaktues për hisen, kuotën e posteve qeverisëse. Palët e dëgjuara, për prishjen e koalicionit në Mitrovicë, lënë tym dhe mjegullnajë pas.
     Faji i përsëritur rëndon më shumë se ai fillestar. Kryetar Lumiri duket se ka mësuar nga humbja. Andaj, lënia e hapur e mundësisë të përafrimit, pse jo, edhe të koalicionit me LVV, është në dobinë reciproke të dy subjekteve të cituara. Dominon opinioni gjithë shqiptarë se pavarësisht numrave të bollshëm të LVV, një bashkëqeverisje me LDK-në do të ishte i shëndetshëm dhe prfofesional.

Ndryshimi i orarit në shkolla – ndërhyrje në pavarësinë e arsimit !

1
Shkolla shqipe në Republika e Kosovës është institucion publik që funksionon mbi bazën e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe ligjeve që rregullojnë sistemin arsimor. Ajo është konceptuar si hapësirë laike, e pavarur nga ndikimet religjioze dhe nga çdo presion tjetër politik apo ideologjik. Në këtë frymë ndërtohet edukimi i brezave të rinj, në përputhje me parimet e shtetit laik dhe me rendin juridik që garanton barazi dhe neutralitet institucional.
Ndërhyrjet në organizimin e brendshëm të shkollës, veçanërisht kur motivohen nga interesa jashtë arsimore, përbëjnë cenim të autonomisë së saj. Rasti i fundit në Prishtina, ku u ndryshua orari mësimor për shkak të muajit të Ramazanit, ka hapur debat të gjerë publik. Çështja nuk lidhet me respektin ndaj besimit fetar, që është e drejtë individuale e garantuar, por me parimin themelor se institucionet publike nuk duhet të përshtaten sipas kalendarëve fetarë në mënyrë selektive, sepse kjo rrezikon të krijojë precedent institucional.
Kur politika ndërhyn në vendimmarrje arsimore me arsyetime që perceptohen si kalkulim elektoral, lind dyshimi për instrumentalizim të shkollës për përfitime politike.
Në një shoqëri demokratike, çdo vendim që prek arsimin duhet të mbështetet në analiza profesionale, konsultime me ekspertë dhe në interesin më të mirë të nxënësve, jo në logjikë votash. Përndryshe, krijohet perceptimi i një forme të butë korrupsioni institucional: përdorimi i kompetencave publike për përfitim politik.
Reagimet qytetare që e kundërshtuan këtë vendim u interpretuan nga përfaqësues të klerit islam si “islamofobi”. Një etiketim i tillë e zhvendos debatin nga thelbi juridik dhe institucional drejt një polarizimi të panevojshëm shoqëror. Mbrojtja e karakterit laik të shkollës nuk është sulm ndaj fesë; përkundrazi, është mbrojtje e barazisë së të gjitha bindjeve brenda një shteti që nuk identifikohet me asnjërën prej tyre.
Mungesa e një reagimi të qartë nga Ministria përgjegjëse për arsimin ngre pikëpyetje shtesë. Heshtja institucionale në raste kur kontestohet përputhshmëria e një vendimi me kornizën ligjore mund të interpretohet si miratim i heshtur. Nëse vendime të tilla merren me dakordim të niveleve qendrore dhe lokale pa transparencë të plotë, atëherë është e domosdoshme të sqarohet baza ligjore mbi të cilën janë marrë.
Debati për drejtimin që po i jepet shkollës sonë është legjitim. Arsimi nuk është fushë eksperimentesh politike, as arenë për demonstrim ndikimesh të jashtme. Ai është themel i shtetit dhe i identitetit qytetar. Kur lind dyshimi për shkelje të parimeve kushtetuese, duhet të ketë mekanizma përgjegjësie dhe transparence, në mënyrë që ligji të mos mbetet formalitet, por garanci reale.
Në fund, çështja nuk është Ramazani, as feja. Çështja është ruajtja e sovranitetit institucional të shkollës publike dhe respektimi konsekuent i rendit kushtetues. Një shtet laik matet pikërisht në momente të tilla: në aftësinë për të mbrojtur neutralitetin e institucioneve të veta pa cenuar të drejtat individuale. Vetëm kështu sigurohet që arsimi të mbetet hapësirë e përbashkët e të gjithëve dhe jo instrument i askujt.

Mendime për librin e Ardita Lajqit-Gjocajt, “Hijet që mbesin”

0

Ragip Rugova thotë se nëse Qeveria e Kosovës vazhdon me xhamizimin e mëtejmë të vendit, nuk do të jetë më anëtar i LVV-së

1
Nëse kjo qeveri përfshihet në xhamijizim të mëtejmë të vendit, qoftë edhe nën pretekst të kinse rindërtimit të trashëgimisë kulturore (fjala është për xhami te Ura e Ibrit në Mitrovicë), unë do të pushoj së qeni antar i LVV-së!!!
Albin Kurti do të jet përgjegjësi numër një për këtë shafitje tutje në mesjetë. Sepse ky është mandati i tij i tretë gjatë fushatës për të cilin e ka ripërseritur premtimin për rindërtim të këtij koteci të një ideologjie të kalbur – të mesjetës së hershme madje, ashtu si është edhe logjika dhe aftësia e gjykimit të shëndoshë për çfarëdo, e atyre që i frekuentojnë këto kampe kultivimi të mykut mendor. Albini është përgjegjës (potencial) sepse gjatë mandatit të tij sipas të gjitha gjasave do të ndërtohet edhe një tjetër celulë e rikapjes neo otomane të vendit tonë.
Albin Kurti është përgjegjës sepse shtrirja e vizioneve për të ardhmen nga ata para tij u pa deri ku arrijnë dhe cilat janë caqet finale të tyre, ndërkaq që nga Albini kam pritur të jet më i emancipuar, më progresiv, më vizionarë dhe më largëpamës; kam pritur të mos jet pak a shumë edhe një tjetër tugjarë serik në vazhdë i premtimeve politike çfarëdo për vota gjithfare; kam pritur që mos ta vë votën mbi çdo parim dhe çdo kriter zhvillimor të këtij vendi dhe këtij populli.
Kam pritur që të jet lider që tërhjekë përpara qoftë edhe duke u viktimizuar, i vetëdijshëm se popullit pa një lider të denjë i nevojiten dyfish e trefish më shumë kohë të del nga labirintet dhe kurthet e ideologjive dhe doktrinave religjioze mesjetare…
Nuk kam pritur çudira, por s’paku të vëhët në krye të hapjes së rrugës përpara, dhe jo një prapakthim dhe rishkelje të sokaqeve të së kaluarës, kohë kjo të cilën do të duhej ta kishte lënë pas vetës qe nga koha e “flokëve të gjata” tridhjet vite më parë.
Kam pritur të jet (si) një Kemal Ataturk i kohës sonë i cili një shekull para Albinit ia doli t’ia shkundë popullit turk blozen islamiste shekullore.
Dhe jo të koketojë me te duke iu laritur pjesës më të prapambetur të kombit të kapur nga ngërçi fatal i kësaj dergje doktrinare metafizike… Të kapur nga kjo ideologji dogmatike dhe nekrofile që predikon ekzistencë sa për të ekzistuar sot; nënshtrim të përkohshëm sot dhe këtu për një premtim të përjetshëm “nesër dhe atje” që vetëm trutredhurit besojnë…
Mu për çfarë (s)kanë bërë të tjerët është arsyeja që jam përkrahës i Kurtit. Ndërkaq që ky po tregohet oportunist mu si këta para tij, duke flirtuar me këtë shtresë të popullatës, krejt për një grusht vota, gjegjësisht për premtime fushatash të pamenduara mirë për të cilat po i postohen faturat nga shumë anë.
E përseris…!
Ditën që filojnë punimet në ndërtim të kësaj xhamie – unë pushoj së qeni përkrahës i një jo gurëthemeli por një gurëvarri të një katakombe, të një varreze të mendjes së lirë dhe të përparimit të kombit tim.
Puna e mbrapsht pa mua.
E mbrapsht, sepse unë në këtë nuk shoh asgjë të mbarë. Kush sheh nuk mund ta ketë besimin tim as nuk mund të jam krah i angazhimit të tyre! Isha, por me gurë themel në këtë kotec nuk do të jam më, mbështetës i këtij lideri potencialisht të huqur.
Ngelë për t’u parë… Për t’u parë ajo që tashmë sa herë u paralajmërua në deklarime të tij oportuniste të këtij konteksti.