Kreu Blog Faqe 250

Familja Jashari nuk guxon të bëhet mburojë e marrëveshjeve të dëmshme

0

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan 

  • Familja Jashari duhet të ketë kujdes të jashtëzakonshëm në këtë moment delikat për shtetin.

Të pranosh pozitën e Presidentit në kohën kur pritet të zbatohet Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit për Asociacionin, do të thotë të marrësh mbi supe një barrë historike, ndoshta më të rëndën pas shpalljes së pavarësisë.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, me kompetenca substanciale, për shumëkënd nënkupton një formë autonomie brenda shtetit të Kosovës.

Dhe nëse ky proces finalizohet gjatë mandatit të një përfaqësuesi nga familja emblematike Jashari, atëherë rreziku i komprometimit historik është real.

Shtrohet një pyetje e thjeshtë: nëse personi që ishte zëvendëskryeministër dhe kryenegociator nuk pranoi të vazhdojë në të njëjtin pozicion, pse u tërhoq?

Pse nuk mori përgjegjësinë për marrëveshjet që vetë i negocioi?

A është kjo shenjë se barra është tepër e rëndë për t’u mbajtur politikisht?

Dyshimi është legjitim: a po përgatitet një skenar ku përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve të dëmshme do t’i bartet Presidentit dhe kryenegociatorit të ri?

A po mundohet Albin Kurti të “vrasë dy zogj me një gur”, të shpërndajë përgjegjësinë dhe të ruajë veten nga pasojat politike? Nëse dialogu i besohet Glauk Konjufcës, atëherë lind edhe një dimension tjetër: a është kjo një mënyrë për ta konsumuar politikisht një figurë që shihet si alternativë brenda spektrit të njëjtë politik?

Historia politike njeh shumë raste kur përgjegjësitë e vështira u janë deleguar të tjerëve për t’i “djegur” në momentin e zbatimit.

Familja Jashari është simbol i sakrificës dhe i qëndresës. Ajo nuk duhet të bëhet ombrellë politike e askujt, as të përdoret si mburojë morale për procese që ndajnë thellë opinionin publik. Emri i Jasharëve është mbi kalkulimet ditore politike.

Prandaj, shmangia nga këto kalkulime të rrezikshme do të ishte akt mençurie dhe ruajtje e pastërtisë historike.

Sepse disa beteja politike janë të përkohshme, por dëmi ndaj simbolit është i përhershëm.

Hafir Hoxha e thekson atë që e dijnë të gjithë , por që se thonë, se Predidenti apo Presidentja nuk është pazar politik

0
Nga: Hafir Hoxha
____
PRESIDENTI NUK ËSHTË PAZAR POLITIK!
Sa e ulët, sa naive dhe sa e mjerueshme është kur procesi për zgjedhjen e Presidentit reduktohet në kalkulim mandatesh, ndarje postesh dhe interesa partiake.
Presidenti i Kosovës nuk është kryetar partie. Nuk është shpërblim politik. Nuk është “radhë” e askujt.
Ai ose ajo është garant i unitetit të popullit, përfaqësues i shtetit në arenën ndërkombëtare dhe figurë stabiliteti në kohë krizash.
Sot jetojmë në një realitet të ndërlikuar:
• tensione rajonale,
• sfida sigurie,
• procese të hapura diplomatike,
• lëvizje të mëdha gjeopolitike në Evropë dhe më gjerë.
Në këto rrethana, kriteri nuk mund të jetë:
• “a i ka votat?”
• “a i ruan balancat e koalicionit?”
• “a kënaq këtë apo atë parti?”
Kriteri duhet të jetë:
• Kush e përfaqëson më dinjitet shtetin?
• Kush ka pjekurinë për të vepruar mbi interesat ditore?
• Kush ka kredibilitet ndërkombëtar?
• Kush mund të bashkojë e jo të ndajë?
Politika shpesh mendon taktikisht – për mandatin e ardhshëm.
Shteti duhet të mendojë strategjikisht – për dekadat e ardhshme.
Presidenti nuk duhet të jetë produkt pazari.
Duhet të jetë zgjedhje e ndërgjegjes shtetërore.
Nëse nuk e ndryshojmë këtë logjikë, do të vazhdojmë të prodhojmë zgjidhje partiake për probleme shtetërore.
Dhe shteti paguan çmimin.

Kosova në udhëkryqe për president: Koha për një emër që bashkon kombin dhe tejkalon partitë

0
Ngërçi institucional nuk zgjidhet me emra partiakë, por me figura unifikuese që tejkalojnë ndarjet politike dhe rikthejnë besimin qytetar e ndërkombëtar.
Kosova në një ngërç politik të thellë
Kosova po përballet me një situatë politike të ndërlikuar, ku mungesa e konsensusit mes partive po e thellon krizën institucionale. Emra të përmendur deri më tani për pozita të larta shtetërore, si Ramush Haradinaj, Kolë Berisha apo figura të tjera të ngjashme, mbeten më shumë në nivel supozimesh sesa alternativa reale për zgjidhje.
Realiteti politik tregon se asnjë nga këta emra nuk gëzon mbështetje të plotë as brenda partive të tyre, e lëre më të sigurojnë 80 vota në Kuvend. Edhe pse Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhje, matematikat politike tregojnë se ky ngërç nuk mund të zgjidhet pa një konsensus të gjerë ndërpartiak.
Në këtë situatë, vendi ka nevojë për një zgjidhje që tejkalon interesat e ngushta politike.
Nevoja për figura unifikuese
Kosova sot nuk ka nevojë për një president apo lider që përfaqëson vetëm një parti. Ajo ka nevojë për një figurë që përfaqëson sakrificën, unitetin dhe historinë e përbashkët të shtetit.
Familja Jashari përfaqëson një simbol unik në historinë e Kosovës. Sakrifica e 53 anëtarëve të kësaj familjeje për lirinë e vendit është një ndër aktet më të mëdha të flijimit në historinë moderne të Evropës. Përfaqësimi i Kosovës nga një figurë e kësaj familjeje do të kishte një peshë të jashtëzakonshme morale dhe ndërkombëtare, pavarësisht nivelit formal arsimor apo përkatësisë politike.
Megjithatë, nëse një rol i tillë merret nga një përfaqësues i kësaj familjeje, është e domosdoshme një distancim i qartë nga çdo ndikim i grupeve të islamizmit politik, të cilat përpiqen ta paraqesin luftën e tyre si një kauzë fetare. Rezistenca e familjes Jashari ishte dhe mbetet një luftë për liri kombëtare dhe shtetësi, jo për ideologji fetare.
Roli i Vjosa Osmanit dhe nevoja për një fazë të re
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka qenë një figurë e denjë dhe përfaqësuese e shtetit të Kosovës në momente të rëndësishme. Kontributi i saj në ruajtjen e stabilitetit institucional dhe në përfaqësimin ndërkombëtar është i pamohueshëm.
Megjithatë, rrethanat aktuale politike kërkojnë një qasje të re dhe një emër që mund të shërbejë si pikë bashkimi përtej ndarjeve ekzistuese. Në këtë moment, më shumë se vazhdimësi individuale, vendi ka nevojë për një simbol të ri uniteti kombëtar.
Çfarë kërkon situata aktuale?
Për të dalë nga kriza politike, zgjidhja duhet të bazohet në disa parime thelbësore:
• Kandidat mbi partitë dhe interesat e ngushta politike
• Figurë me integritet moral dhe besueshmëri publike
• Mbështetje të gjerë ndërpartiake
• Përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare
• Distancim nga çdo ekstremizëm ideologjik apo fetar
• Mesazh bashkimi për shoqërinë dhe institucionee
Momenti për përgjegjësi historike
Kosova nuk mund të përballojë një krizë të zgjatur institucionale. Në një kohë sfidash të mëdha politike, ekonomike dhe gjeopolitike, vendi ka nevojë për stabilitet, unitet dhe vizion të përbashkët.
Ky është momenti kur liderët politikë duhet të tejkalojnë interesat partiake dhe të tregojnë përgjegjësi historike. Zgjedhja e një figure unifikuese nuk është kompromis politik — është 2domosdoshmëri shtetërore.
Kosova është ndërtuar mbi sakrificë dhe unitet. Vetëm duke iu rikthyer këtyre vlerave mund të kapërcejë krizën dhe të ecë përpara si një shtet i fortë dhe i respektuar. Shpërndanë artikullin pas leximit te nderuar miq.

Te lindet një shqiptar që e shkruan tē vērtetēn historike!

1
Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta..”… si mendojnë turqit e sotit që ashtu të dehur që janë në epopea t`veta ,të na ndërrojnë mendjen , bindjen dhe të shkruarën si me libra ashtu edhe me jetën tonë, ta ndërrojmë dhe të kërcejmë në vallën e tyre të lavdisë mbi ne? – Periudha e Perandorisë otomane ka qenë pushtim, nga fillimi e deri në fund. Ky është qëndrimi i historianëve shqiptarë. Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Beqir Meta, dhe historiani Romeo Gurakuqi, i kanë kundërshtuar historianët turq, me argumente dhe fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht të shtypur dhe të detyruar që të bëjnë luftëra të përgjakshme, 500 vjet radhazi.
Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!”… . “Turqit në Shqipëri dhe Ballkan kanë ardhur si pushtues. Shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre, si popull. Nuk mund të justifikohet pozitivisht fakti që disa nëpunës të Perandorisë paskan qenë shqiptarë, sepse ata ishin një pakicë e vogël. Ata nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar, por ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit, sigurisht që kanë qenë timoni drejtues, forca dhe pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush”, Ajo kohë ishte sipas Migjenit – liri e gaforrës !
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar……. “Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit që të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj, sa të sakta dhe sa të pasakta janë ato, do të del nga rezultatet e këtij debati”, tha Meta. Ndërsa Gurakuqi tha se e vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme, është zbatimi i kritereve shkencore.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re… e jo të zhveshë nga uni dhe identiteti ynë , e jo të na lind mjë komb të ri , një incest , një përbindësh të vetvetës që me kalimin e kohës ka për të përpirë tërë të kaluarën tonë. Nuk ka komb Kosovar e as gjuhë Kosovare. Nuk ka pjella të reja të rritura në inkubatorët e atyre që nuk munden me shekuj të na zhbënin , por që nuk ndalin së fabrikuari shiftarë , arbanas dhe tani kosovarë.
Historianët komentojnë se qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyj në historinë e një shteti tjetër, me qëllim zbutjen ngjarjeve që zgjatën 5 shekuj.

Pasaktësitë historike dhe qasjet e gabuara të kryeimamit të Prizrenit Orhan Bislimaj dhe përgjigja e Dom Nikson Shabanit

5
Simetria serbosllave e Shan Zefit…!
1.
Serbët e kanë në doktrinën e tyre sllave se nuk mund të jesh serb pa qenë ortodoks dhe anasjelltas.
Me deklaratën e tij, se “Shqiptarët kanë fillu të besojnë se mbetesh shqiptar vetëm si katolik”, Shan Zefi po flet me të njëjtën logjikë të serbëve, si një trashëgimi e përbashkët kristiane.
Në fakt kjo është logjika mesjetare e Dinastisë Serbe Nemanjice, që i pati sllavizuar të gjitha emrat dhe toponimet shqiptare (shek.XIII – XIV).
Në të njëjtën linjë, Pjetër Bogdani iu bashkua gjeneralit italian Eneo Pikolominit në masakrat e tmerrshme mbi shqiptarët myslimanë të Kosovës, në vitin 1689, duke bërë kërdi.
2.
Fatkeqësisht, me këtë logjikë mesjetare po funksionon Kisha Katolike në Kosovë.
Me 16 prill 2022, gjatë festës së Pashkëve, i pari i Kishës Katolike, z. Dodë Gjergji, ia pati uruar myslimanëve Ramazanin, njësoj: “U uroj vëllezërve tanë që janë konvertuar në islam gjatë kohës.”
Por jo vetëm këta, ai prifti tjetër gjigand Anton Kqira e pati mallkuar Millosheviqin se përse nuk i ka prerë e masakruar të gjithë shqiptarët muslimanë, e këta me vazhdu kumarinë me serbët…!?
Edhe më tej, përse asnjë prift katolik nuk e mori armën për të luftuar në UÇK, kundër serbëve, pse?
Unë me sytë e mi i kam pa kryqat në dyertë e shtëpive katolike gjatë bombardimeve të NATO-së, pse, për t’u thënë serbëve se na jemi një kryq, apo?
Po këta të Lëvizjes së Deçanit, që kanë gjetur strehë te kisha Katolike, si ndodhi që edhe 
këta dolën njerëz të afërt me serbët ‘buducnostë’ në Serbi, pse!?
Në fakt ajo është ‘Lëvizja Serbe e Deçanit’ (LSD).
3.
Fatmirësisht, tolerancën jemi duke e mbajtur na shqiptarët muslimanë.
Toleranca shqiptare është e jona dhe vetëm na e kemi mbajt, dhe përsëri jemi duke e mbajt, falë Islamit që na ndalon urrejtjen.
Me mbet për katolikët moti kishte marrë fund çdo gjë.
Sot, me të madhe njerëzit po hyjnë në Islam nga krishterizmi, në Evropë, Amerikë, Angli, e kudo tjetër, por jo e kundërta.
Po hapen xhami gjithandej, e po mbyllen kishat.
Në Kosovë, prej 2.2% sa kanë qenë në vitin 2011, në vitin 2024 katolikët kanë rënë në 1.75 %.
Don Shan, ky duhet të jetë shqetësimi yt, e jo ofendimi i muslimanëve, duke i quajtur ‘jo shqiptarë’…!
Prizren,
22 shkurt 2026
Ps!
* Orhan Bislimajt, është kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren
Nga: Dom Nikson Shabani, meshtar në Katedralen e Prizrenit
  • Përgjigja e priftit nga Prizreni…, ndaj qasjes përçarëse dhe pasaktësive historike të kryeimamit të Prizrenit Orhan Bislimaj

Në lidhje me shkrimin e fundit të z. Orhan Bislimaj, është e domosdoshme të sqarohen disa pika që nuk i shërbejnë as së vërtetës historike dhe as interesit të kombit shqiptar, i cili mbijetesën e tij e ka pasur pikërisht te aftësia për të qëndruar mbi ndasitë fetare.

Mbi historinë dhe Pjetër Bogdanin

Tentativa për të portretizuar Pjetër Bogdanin si “masakrues” është një shtrembërim i skajshëm.

Pjetër Bogdani ishte figurë qendrore e rezistencës anti-osmane në vitin 1689, duke mbështetur dhe nxitur kryengritjen në bashkëpunim me forcat austriake, në një kontekst ku aleancat ishin para së gjithash gjeopolitike e jo fetare.

Ai konsiderohet babai i prozës shqipe dhe një nga shtyllat e kulturës sonë.

Të krahasosh klerikët katolikë me doktrinat e Nemanjiçëve është paradoksale, pasi ishte pikërisht Kisha Katolike ajo që në mesjetë dhe gjatë Rilindjes ruajti gjuhën dhe shkrimin shqip kundër asimilimit sllav (shembulli i “Mesharit” të Gjon Buzukut apo i veprave të Budit e Bardhit).

Tani ti po sulmon një Bodgan të ri i cili gjatë gjithë jetës siç dihet hapur e publikisht ka mbrojtur qështjen shqiptare para gjithës diplomacies së së botës ku ju është dhënë rasti, pa asnjë frikë e me guxim bogdanian. Iu ka mbrojtur vëllezërit tanë të besimit islam, që në fakt qysh në vitin 1989 në Romë, para diplomacisë së lartë italine ka mbrojutur tezën se nuk bahet fjalë për islamizën fundamentalisht në Kosovë, por bëhet fjalë për kombin shqiptar që duhet të shpëtohet.

Shpëtone një komb e etni shqiptare që është më e vjetra në Europë dhe që nga këndvështrimi i sotshëm është komb i Nënës Tereze.

“Mbi kontributin e katolikëve” në UÇK dhe luftën për liri

Pretendimi se asnjë prift apo katolik nuk mori armën për UÇK-në është një fyerje për gjakun e dëshmorëve. Historia e luftës së fundit në Kosovë “është e mbushur me emra luftëtarësh katolikë” që ranë për lirinë e atdheut (si psh., Mark Lleshi me familje, e shumë të tjerë).

Për më tepër, lëvizja e pajtimit të gjaqeve e udhëhequr nga Anton Çetta (një “intelektual katolik”) ishte themeli që bashkoi shqiptarët dhe mundësoi mobilizimin e UÇK-së.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë kombëtare dhe laike, dhe çdo tentativë për ta segmentuar atë në baza fetare është një shërbim që i bëhet propagandës së armiqve të shtetit tonë.

Mbi “Tolerancën” si monopol i njërës palë

Toleranca fetare ndër shqiptarë nuk është dhuratë e njërës fe ndaj tjetrës, por është një vlerë kuintesenciale e kodit tonë gjenetik, “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

Nëse dikush thotë se “tolerancën po e mbajmë vetëm ne”, ai në fakt sapo e ka thyer atë tolerancë, sepse e portretizon tjetrin si një barrë apo si dikë që “duhet toleruar” dhe jo si një vëlla me të drejta të barabarta.

Mbi gjuhën e urrejtjes dhe rastet individuale

Deklaratat e papërshtatshme apo të thëna në afekt të individëve të caktuar, nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për të stigmatizuar një institucion të tërë apo një komunitet të tërë besimtarësh.

Përgjegjësia është personale, jo kolektive.

Rasti i Dom Anton Kçirës është trajtuar gjerësisht në opinion. Ai është një figurë me kontribut të madh në historinë tonë të re, veçanërisht në organizimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, ku angazhimi i tij patriotik është i dokumentuar. Pikërisht për këtë arsye, fjalët e tij u pritën me tronditje dhe kundërshtim.

Deklarata e kontestuar u interpretua si e rëndë dhe e papranueshme. Në kontekstin në të cilin u tha, ajo duket të ketë qenë një reagim emocional, i dalë nga dhimbja dhe zhgënjimi, jo një qëndrim doktrinar apo thirrje reale për dhunë.

Megjithatë, emocioni nuk e përjashton përgjegjësinë publike. Fakti që Dom Antoni kërkoi falje publike dhe u tërhoq nga shërbimi i tij tregon pranimin e përgjegjësisë personale.

Kjo është mënyra e duhur për ta mbyllur një çështje të tillë: me pranim gabimi dhe me reflektim, jo me instrumentalizim për përçarje të mëtejshme.

Në fund, asnjë komunitet nuk duhet gjykuar mbi bazën e një deklarate individuale. Debati duhet të mbetet te faktet dhe përgjegjësia personale, jo te fajësimi kolektiv. Njësoj siç nuk mund të gjykohet i gjithë komuniteti mysliman për veprimet e disa individëve radikalë, nuk mund të gjykohet Kisha Katolike për deklarata periferike.

Deklaratat e pafat të individëve të caktuar (si rasti i Dom Anton Kçirës, i cili është dënuar gjerësisht nga vetë komuniteti katolik dhe opinioni publik) nuk mund të përdoren për të stigmatizuar një institucion të tërë apo një komunitet.

Njësoj siç nuk mund të gjykohet i gjithë komuniteti mysliman për veprimet e disa individëve radikalë, nuk mund të gjykohet Kisha Katolike për deklarata periferike.

Shqetësimi për statistikat dhe “konvertimet”

Fokusimi te përqindjet (1.7% apo 2.2%) tregon një qasje statistikore ndaj besimit, ndërkohë që feja duhet të jetë çështje shpirtërore dhe private.

Shqetësimi i vërtetë i një hoxhe apo prifti duhet të jetë edukimi moral i rinisë dhe jo “gara” se kush po shtohet e kush po pakësohet.

Ne jemi pak shqiptarë për t’u ndarë në grupe që numërojnë njëri-tjetrin.

Z. Bislimaj dhe çdo udhëheqës tjetër fetar duhet të kuptojnë se liria e Kosovës u fitua me ndihmën e botës perëndimore dhe me gjakun e të gjithë shqiptarëve pa dallim feje. Sulmet ndaj figurave historike të dikurshme si Pjetër Bogdani apo të sotshme si Don Shani Zefi, etiketimet e lëvizjeve si “serbe” pa asnjë bazë faktike, vetëm sepse ato nuk përputhen me një agjendë të caktuar fetare, dëmtojnë rëndë imazhin e Kosovës dhe harmoninë tonë kombëtare.

Armiku i vërtetë i shqiptarëve nuk është as kisha e as xhamia, por injoranca , përçarja dhe interesi.

Armiku ynë më i madh është pasiviteti, heshtja, andaj përgjigju vazhdimisht ndaj propagandës islamiste

0
Thirrje për riarmatim intelektual
Të nderuar bashkatdhetarë,
Tregohuni të sinqertë me vetveten: a nuk po ju dridhet shpirti duke parë se si Islami politik po tenton të pushtojë çdo hapësirë të jetës shoqërore? Si mund të qëndroni pasivë kur agjentët antishqiptarë po shkatërrojnë tullë pas tulle historinë tonë heroike dhe identitetin tonë kombëtar?
Të dashur bashkatdhetarë,
Që nga Nisma e Deçanit më 20 tetor 2023 dhe deklarata e famshme “Nga sot, ne nuk jemi më myslimanë”, pamë debate të zjarrta dhe përjetuam fyerje, kërcënime dhe sulme të panumërta! Megjithatë, ndodhi mrekullia dhe filloi shkëlqyeshëm ndërgjegjësimi i popullit: mijëra pagëzime që tronditën themelet e propagandës antishqiptare.
Por nuk mjafton me kaq! Armiku nuk është dorëzuar. Përkundrazi!
A po e shihni propagandën islamiste që pushton mediat me audiencë nacionale? A jeni dëshmitarë të varrosjes së ngadaltë të laicitetit në Kosovë dhe të grushtshtetit që po përgatitet për ta shndërruar në shtet sheriatik?
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë urgjente për forca të reja, për RIARMATIM INTELEKTUAL TOTAL!
Nëse jeni historian, flisni me zë të lartë për historinë tonë të lavdishme, mos lejoni që të rishkruhet nga agjendat e huaj!
Nëse jeni sociolog, tregoni me prova se si rrjetet dhe frekuentimet formojnë trajektoret individuale të të rinjve tanë drejt izolimit dhe radikalizmit!
Nëse jeni psikolog, publikoni artikuj shkencorë për rolin shkatërrues të frikës së mbjellë nga imamët në aftësitë e arsyetimit dhe vendimmarrjes së individëve!
Nëse jeni gazetar, kërkoni të vërtetën me ndershmëri.
Nëse jeni pedagog apo student, nxisni pyetje dhe debat të hapur.
Nëse jeni ish-mysliman, thuajeni publikisht dhe, pa i sulmuar besimtarët dhe pa shpifje, shkruani për tekstet absurde dhe mizore që gjenden në Kuran dhe në literaturën islame në përgjithësi.
Nuk mjafton të jemi patriotë në zemër; duhet të jemi ushtarë të fjalës së lirë në çdo platformë. Armiku ynë më i madh është pasiviteti, heshtja. Andaj, mos e nënvlerësoni peshën e fjalës suaj: çdo postim në rrjetet sociale ka ndikim në jetën reale.
Dhe në këtë luftë ideologjike të shekullit XXI, le të marrim shembull nga Ati i Kombit!
Ashtu si Gjergj Kastrioti, për 25 vjet me radhë, me një ushtri shumë më të vogël, i rezistoi perandorisë më të fuqishme të kohës duke përdorur lëvizshmëri ekstreme, goditje të befasishme, pritat në malet e pamposhtura shqiptare dhe bashkimin e princave në Lidhjen e Lezhës, duke iu shmangur përballjeve të drejtpërdrejta kur forcat ishin tepër të pabarabarta, edhe ne sot duhet të bëjmë guerilë intelektuale:
Goditni propagandën aty ku është më e dobët (tekstet islame dhe falsifikimi i historisë sonë).
Tërhiquni strategjikisht në “malet digjitale” të rrjeteve sociale (vëzhdoni propagandën në portalet islamiste për ta goditur në kohën e duhur dhe me forcën më të madhe).
Mbështetuni te populli (kurrë mos harroni se shumica dërrmuese e shqiptarëve na përkrahin, andaj, kurrë mos i shani besimtarët e sinqertë).
Zgjohuni! Shkruani, flisni, alarmoni popullin për rrezikun që po na kanoset.
Bashkohuni dhe mos u dorëzoni kurrë në këtë luftë ideologjike për mbijetesën tonë kombëtare në këtë mijëvjeçar!

Sulmet ndaj Nusret Pllanës dhe familjes së tij, burojnë nga qarqe që duan të zbehin dëshminë për krimet serbe dhe të relativizojnë historinë

0
Sulmet ndaj intelektualit, patriotit dhe veprimtarit të njohur Nusret Pllana shpërthyen pikërisht në ditët e promovimit të veprës së tij dokumentare e publicistike: “Fëmijë shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981–1999” (Hanëmshahe Ilazi & Nusret Pllana).
Ky përkim nuk është rastësi. Është manovër për ta zhvendosur fokusin.
Në vend që opinioni të përqendrohej te dokumentimi i krimeve serbe, vëmendja u devijua me qëllim drejt një polemike banale: një thirrje që të mos hidhen para aty ku s’ka vlerë “Xhamia e Hamamit” dhe përdorimi i një fjale të zakonshme të shqipes popullore – “hamam”, idiomë për diçka pa peshë. Ku nga kjo fjalë u prodhua një linçim publik. Qëllimi ishte i qartë: të mbulohej puna kolosale e Pllanës në dokumentimin e gjenocidit serb.
Reagimi i orkestruar tregon një sinkronizim të rrezikshëm të ekstremizmit ideologjik islamist me interesa që historikisht kanë qenë armiqësore ndaj shqiptarëve, pra interesat serbe. Reagimet e zhurmaxhinjëve nuk patën për qëllim me sulmua një fjalë e Nusret Pllanës, por me sulmua memorien historike që ai po ndërton.
Ku ishin këta zhurmaxhinj kur Nusret Pllana, për dy vite lufte, jetonte nën rrezik të përditshëm vdekjeje?
A e dinë se në gjashtë muajt e fundit ai hynte çdo ditë në redaksinë e Radio “Kosova e Lirë” nën raketa, avionë e artileri serbe, me vetëm një lutje:
“Zot, më jep edhe një ditë që ta transmetoj zërin dhe shpresën për liri.”
Ai që përballet me vdekjen për të dëshmuar të vërtetën nuk sulmohet për një idiomë. Sulmohet vetëm kur puna e tij ua prish planet dikujt – në këtë rast përpjekjet e Islamit politik dhe serbis për ta zhvendosur identitetin shqiptar dhe për ta relativizuar vetë lirinë tonë.
Prandaj sulmet ndaj Nusret Pllanës dhe familjes së tij nuk burojnë nga besimtarët e sinqertë myslimanë shqiptarë. Ato burojnë nga qarqe që duan të zbehin dëshminë për krimet serbe dhe të relativizojnë historinë.
Besimi i shqiptarëve nuk është problemi. Manipulimi i tij për propagandë është problemi.

Arsyet pse Ismail Kadare nuk e mori çmimin Nobel për letërsi

2

Nga: Flori Bruqi

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina 

Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel Një një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil Kadare foli pak, por shumë gjëra u kuptuan. Duke folur për AFP-në …

Ismail Kadare nuk e mori çmimin Nobel për Letërsi kryesisht për shkak të natyrës subjektive dhe politike të Akademisë Suedeze, e cila shpesh shpërblen autorë me ndikim aktual politik apo gjeopolitik, si dhe për shkak të konkurrencës së fortë ndërkombëtare. Megjithëse ishte kandidat i përhershëm, ai mbeti në listën e “munguesve të mëdhenj”, ku vlerësimi nuk ndikohej nga cilësia artistike, por nga kriteret e fshehta të juries “The Albanian  co.uk “, si dhe vetë shpifjeve që i bëshin atij nga vetë kolegët e tij dhe shpifësit e sistemit monist….

Disa nga arsyet e mundshme që diskutohen janë:
  • Politika e Çmimit: Çmimi Nobel shpesh nuk shkon për autorët më të mirë, por për ata që përfaqësojnë një rrymë apo moment të caktuar, duke e lënë Kadarenë në hije ndaj shkrimtarëve me ndikim më të madh gjeopolitik.
  • Konkurrenca: Në çdo edicion, shumë kandidatë të denjë konkurrojnë, dhe vetëm një zgjidhet, duke e bërë fitoren një çështje fati dhe shijeje të jurisë.
  • Kritika e Krijimtarisë: Disa opinione kanë sugjeruar se stili i tij mund të jetë parë si i vjetruar nga komisioni i Nobelit, i cili shpesh kërkon novacion të tepruar.

Pavarësisht kësaj, Kadare e konsideronte veten të nderuar që ishte përzgjedhur shumë herë si kandidat, duke theksuar se vepra e tij i përket letërsisë shqipe dhe pasurisë njerëzore, pavarësisht çmimeve

Për hire të korektësisë se lexuesve dhe redaksisë shqiptare dhe respektit për Editorin e Drini.us, bashkëvendasin tim zt.Bajram Kabashi po  theksojë sa vijon :

Ashtu siç ndodh që kriteri i vlerësimit të një Antologjie Letrare bëhet jo nëpërmjet autorëve që janë përfshirë në Antologji, sesa nga autorët që nuk janë përfshirë, po ashtu dhe çmimi “Nobel” do të duhej të gjykohej nga munguesit e mëdhenj të tij. Në vitin e hershëm 1901, për herën e parë çmimi “Nobel” i jepet Sully Prudhomme-it, një poet dhe eseist francez. Dhe të mos harrojmë që asokohe dy gjigantë të letërsisë botërore, që peshojnë sa 1000 Prudhomme të marrë së bashku- Lev Tolstoj dhe Anton Checkov- janë të gjallë dhe u mohohet çmimi. Jashtë çmimit “Nobel” kanë mbetur po ashtu dhe Henrik Ibsen, Mark Twain, August Strindberg (të cilit iu dha ironikisht një çmim anti-Nobel nga admiruesit e tij të shumtë), Marcel Proust, Franc Kafka, Cavafy, Ezra Pound, James Joyce, W.H. Auden, R.M.Rilke, L.F. Cèline, Pessoa, E. Waugh, Salinger, John Updike, R. Bolâno, Ismail Kadare…Më e drejtë se këta shkrimtarë të shquar kanë mbetur jashtë çmimit “Nobel”, do ishte të thuhej se në të vërtetë është çmimi “Nobel” që ka mbetur jashtë tyre…Fatkeqësisht, balanca e shkrimtarëve të shquar që nuk e kanë marrë çmimin “Nobel” peshon shumë më tepër nga shkrimtarët shpesh mesatarë, madje ndonjëherë edhe të panjohur, që janë nderuar me këtë çmim. Shumë pak e dinë se një shkrimtar finlandez i quajtur Frans Eemil Sillanpää, apo një shkrimtare amerikane e quajtur Pearl Buck, janë fitues të çmimit “Nobel”. Në vitin 1917, “Nobel”-i iu dha madje dy shkrimtarëve njëherësh, sikur Akademia të qe e vetëdijshme se asnjëri prej tyre veçmas nuk përbënte një shkrimtar me aq dinjitet sa të meritonte çmimin prestigjioz (Karl Adolp Gjellerup, poet dhe Henrik Pontoppidan, prozator danez). Kritikët e çmimit “Nobel” kanë folur për konjukturat politike në përzgjedhjen e fituesve të “Nobel”-it. Akademia suedeze, e cila shpeshherë është një refleks i psikës socialdemokrate suedeze të political correctness, ka refuzuar të përkrahë shkrimtarin e shquar Salman Rushdie në vitin 1989, pasi Ayatollah Khomeini lëshoi fatwa-në famëkeqe për vrasjen e shkrimtarit. Dy anëtarë të Akademisë, në shenjë proteste, patën dhënë dorëheqjen. Zgjedhja e vitit 2005 ndoshta mund të ketë qenë njëra ndër zgjedhjet më të këqija, së bashku me zgjedhjen e italianit Dario Fo. Harold Pinter është një dramaturg pa origjinalitet dhe pa forcë, një shkrimtar që, për nga format shprehëse, endet mes S.Becket-it dhe E. Jonescos, por pa patur imagjinatën dhe forcën e sarkazmës së asnjërit prej tyre. Shumëkush e shpjegoi zgjedhjen e tij për arsyen e kundërshtisë skenike që Pinter i pat bërë pushtimit të Irakut dhe politikës së jashtme amerikane. Ndërsa zgjedhja e artistit performativ italian, Dario Fo, vetëm e vetëm pse ai është kundër katolicizmit, është shpërblimi më i dyshimtë i mediokritetit artistik.

Dy vite më parë çmimi iu dha shkrimtarit kinez Mo Yan. Është në nderin e shkrimtares gjermane, Herta Muller (edhe ajo fituese e “Nobel”-it) të tallej për këtë zgjedhje. Shkrimtari argjentinas Jorge Luis Borges ka qenë i nominuar disa herë për çmimin “Nobel”, por Akademia ia ka refuzuar dhënien e çmimit për shkak të përkrahjes që ai i paska dhënë të djathtës kiliane (e pavërtetuar kurrë), në një kohë që po kjo Akademi ka nominuar shkrimtarë që haptazi kanë përkrahur Stalinin dhe diktatura të majta (rasti i Sartre, Nerudës dhe Shollohov)…Krijimtaria e shkrimtarit Ismail Kadare e ka merituar prej vitesh çmimin “Nobel”, dhe kjo nuk përbën më asnjë sekret për njohësit e mirë të letërsisë. Por fakti se shkrimtarëve më të mëdhenj iu është mohuar ky çmim, shpjegon arsyet përse një shkrimtari si Kadare,vepra e të cilit i ka folur dhe vazhdon t’i flasë me një zë sa origjinal aq dhe të fuqishëm njeriut të sotëm modern, i mohohet përsëri çmimi “Nobel”. Kadare ka folur dhe vazhdon të flasë nga një vend dhe nga një gadishull i mbushur me tragjedi njerëzore, nga një vend që paragjykohet- me dashje dhe padashje- në mediat e botës, duke u bërë pre e ca stereotipeve të mendësisë së klasit të katërt. Dhe në krijimin e këtyre stereotipeve kemi kontribuar dhe vazhdojmë të kontribuojmë me një zell të frikshëm dhe ne shqiptarët, me snobizmin tonë provincial, tek besojmë se të gjitha fatkeqësitë ndodhin vetëm në shtëpinë tonë, dhe se vetëm shkrimtarët që marrin çmimin “Nobel” janë vërtet shkrimtarët më të mëdhenj, dhe se vetëm shkrimtarët që kanë emra të huaj janë shkrimtarët më të shquar

Ylljet Aliçka: Ne, jo Kadare, kemi nevojë për këtë çmim

Më duket e pamundur të gjejmë apo gjykojmë arsyen se pse Kadare apo çdokush tjetër kandidat nuk e fiton çmimin “Nobel”.

Por, nëse na duhet të kërkojmë anën pozitive të humbjes së radhës, them se kjo gjendet te fakti që për dekada me radhë, një autor shqiptar që shkruan në gjuhën shqipe është i pranishëm në listën e të nominuarve për çmimin “Nobel”.

Veçse për ne shqiptarët, zhgënjimi do ishte më i madh, nëse (është thjesht hamendësim) mosdhënia nuk buron nga vlerësimi estetik apo nga ajo që Komisioni Nobel nderoi shkrimtarin Modiano, pra “nga arti i kujtesës që zbulon universin e pushtimit” (nuk di që kjo vlerë t’i ketë munguar ndonjëherë veprës së Kadaresë), por nga ndonjë paragjykim i mundshëm.

Hamendje e tillë më vjen ndër mend kur kujtoj se çmimi “Nobel” i është dhënë dhe një shkrimtari që, as më shumë e as më pak, propozoi “ndarjen e Shqipërisë mes Italisë dhe Jugosllavisë dhe shpërnguljen e shqiptarëve myslimanë në Turqi” (Bogdan krizman:1977, L’analyse du Dr Ivo Andriç sur l’albanie de l’anne 1939, vol 2, Zagreb, P.77-89).

Vetë historia e çmimit “Nobel” është karakterizuar nga polemika dhe kontestime të nxehta, ku jo rrallë kriteri i “idealizmit”, i fiksuar në testamentin e Alfred Nobel-it, është kompromentuar nga konsiderata politike apo gjeografike.

Sipas shkrimtarit Philippe Roth, çmimi “Nobel” më shumë bazohet te “vlera e perceptuar e drejtësisë shoqërore, sesa te cilësia letrare”, ndërkohë që sipas kritikut të njohur Laroche “çmimi Nobel po merr një dimension të theksuar diplomatik”.

Vetë përfaqësuesit e Akademisë mbrohen se “ne mbështetemi te vlera letrare, por është opinioni publik e ai mediatik që bën interpretime të tilla politike”.

Sidoqoftë, njihet fakti se Akademia Nobel pranon që ka gabuar jo rrallë me disa monumente të letërsisë universale si: Prust, Lorka, Rilke, apo me motive jashtë sferës letrare, të tilla si: aksh shkrimtar është përkrahës i së djathtës, (Ezra Pound, Borhes), një tjetër përkrahës i së majtës (Gorki), dikush antisemit (Celine) apo një tjetër ithtar i eksentrizmit fetar (Tolstoi…).

Në mbyllje, them se ne s’kemi gjë në dorë të ndikojmë te komisioni gati hermetik i çmimit “Nobel”, as t’i themi Kadaresë shkruaj më mirë që t’i bindësh anëtarët e Komisionit, por të paktën kemi mundësi të mos e shajmë lart e poshtë, pasi më shumë se Kadare, jemi ne shqiptarët e tjerë që kemi nevojë për këtë çmim.

Visar Zhiti: Nobeli, nuk i jepet vetëm shkrimtarit…?

Nuk do të doja ta komentoja çmimin “Nobel” pasi shpallet, nuk ka kuptim, sipas meje, nuk ndryshon asgjë, edhe kur shkon atje ku nuk pritej. Është e drejta supreme e atyre që e japin, por meqenëse jam pyetur, po vazhdoj të them diçka, lidhen me të tjerë dhe, i mendoj më me interes se ajo që mund të thosha vetë.

Jam ndodhur në shtëpinë e akademikut, piktorit Ibrahim Kodra në Milano, kur atij i vjen letra akademike që të propozonte me shkrim një emër për Nobelin e atij viti. “Do propozoj dy, – tha maestro Kodra, – Ismail Kadare dhe Carbo Bo… Kadare është djalë i talentuar”, po shpjegonte gjithë dashamirësi dhe duke qenë i moshuar, i shkonte ajo e folur. Ishte viti 1991 dhe bëja një kurs specializimi në gazetën “Corriere della Sera”, mbaj mend kur e gjithë salla e “insertit kulturor” priste me padurim shpalljen e Nobelit të atij viti. Bënin si tifozët e sportit. Gazetari i njohur Cesare Medail, në çantën e tij të shpinës kishte futur libra të autorëve mëtues të çmimit, t’i kishte gati për ç’mund t’i duhej, kur të bënte shkrimin me ngut. Kishte dhe Kadarenë në çantë. – Hë, si thua, do ta merrni? – m’u drejtua mua me zë të lartë nga kreu i sallës, teksa po hapte kompjuterin e tij. – Ne, italianët, nuk kemi këtë vit…– E meritojmë, – i thashë.

Po prisnin orën, kur një gazetare e vjetër klithi: – Një grua më së fundi, pas kaq vitesh, Nadine Gordimer. Ndoshta ngaqë u trishtova që nuk iu dha Nobeli bashkatdhetarit tim, gazetari Cesare Medail më tha që ta zgjidhja unë fotografinë e shkrimtares jugafrikane Gordimer që do të shoqëronte artikullin. Zgjodha një ku ajo ishte me qenin e saj dhe i dukeshin gjunjët, kështu është botuar atëherë në “Corriere della Sera” dhe ai, Cesare Medail, duke u ndjerë mik me mua, më tha me zë të ulët: – Kadare e meriton, por aq sa i jepet shkrimtarit, i jepet dhe popullit të tij. Ju nuk jeni gati… Shtanga. Ai si italian ndoshta kishte parasysh ikjet masive të shqiptarëve në ambasada, me ato anijet-fantazma, stadiumet ku i mbyllën si në kampe përqendrimi. Arrita t’i them pak a shumë kështu që, sipas tij, ne qenkëshim gati vetëm për të mos e marrë Nobelin, por kjo është një lloj padrejtësie. Ai qeshi hidhur. S’e kam harruar, megjithëse kanë kaluar më shumë se 20 vjet e ne prapë nuk qenkemi gati?! Të jetë vërtet kështu? Që populli ka shkrimtarët që meriton dhe e anasjellta, që shkrimtarët kanë popullin që meritojnë? Të dy palët bëjnë njëri-tjetrin? Dëshpërohem nga mendime të tilla, por të gjithëve na duhet letërsia e mirë dhe me mundime, duke pritur me shekuj, po e kemi.

Në fund të fundit, çmimi “Nobel” paradoksalisht është dhe i padrejtë, se e meritojnë shumë e më shumë shkrimtarë nëpër botë, një pjesë e meriton më shumë se fituesit, sipas një pjese, por e merr vetëm njëri, i cili nuk ia “rrëmben” askujt dhe nuk mposht “kurrkënd”, siç ndodh dhe të trajtohet ndonjëherë.

Rishoh motivacionin e botuar për shkrimtarin e 2014, Patrick Modiano:“Për artin e të kujtuarit… O Zot, mos ne jemi popull që harrojmë më shumë?… ka evokuar fatet njerëzore më të vështirët për t’u kuptuar…pra letërsia është e atyre që e pësojnë historinë dhe jo e atyre që e bëjnë historinë. Jo në anën e më të fortëve, të fitimtarëve, të shtetit. Po letërsia është letërsi, ç’punë ka me halle të tilla? Është fjala për frymën e saj… dhe ka zbuluar universin e pushtimit… atë nazist të Francës, kështu po thuhet, por sipas meje të çdo pushtimi, dhe të atij nga vetvetja, më e keqe, nga diktaturat.

Agron Gjekmarkaj: Kadare, një klasik që bën edhe pa Nobelin

Të gjykosh Nobelin rrezikon të konsiderohesh delirant, diletant duke i siguruar vetes një shumicë absolute kundra. Pyetja ‘kush je ti?’ ‘kush është ky?’ të bie mbi kokë me lehtësinë e një shikimi!? Kjo gjithandej, ndërsa në Shqipëri pak më tepër për faktin se një shkrimtar shqiptar qysh nga fundi i viteve ‘70 diskutohet për këtë çmim. Fituesin e shpallur të enjten, një shkrimtar francez, nuk e njoh. E kisha dëgjuar si emër, por si shumë të tjerë që në momentin e parë nuk ke ndonjë interes t’i memorizosh dhe di që ka një libër të botuar në shqip. Natyrisht, kjo mosnjohje nga ana ime nuk e ka penguar atë të marrë Nobelin. Rastësi, paragjykim, mungesë informacioni apo të gjitha bashkë, nuk e kishin bërë të njohur për mua. Ky fakt nuk u heq asgjë cilësive të këtij shkrimtari, që më sa duket, Akademia e Nobelit ia ka njohur nëpërmjet aktit të saj. Stokholmi befasoi në zgjedhje sepse zakonisht ruan disa kritere gjeografike, kontinentale le t’i quajmë. Pak vite më parë një tjetër shkrimtar francez, Le Klezio ishte nderuar me çmimin e madh e të paktën për mua ishte shumë më i njohur sesa Modiano, ndonëse edhe për atë pat një ndjesi surprize. Pra Franca, dy herë në harkun e pak viteve. Natyrisht, vendimi i jurisë më nxit t’i gjej dhe t’i lexoj sa më parë veprat kryesore të këtij autori. Kam bërë të njëjtën gjë kur u shpall nobelist edhe shkrimtari kinez Mo Yan, i cili në gjykimin tim ishte një shkrimtar interesant, por jo në atë lartësi përfytyrimi që kemi për Nobelin. Enigmatike janë shfaqur ndonjëherë vlerësimet e jurisë së famshme suedeze. Tolstoi nuk e ka marrë për shembull çmimin “Nobel”, ndërsa Karduci e Grazia Deleda me shumë më pak peshë dhe ndikim, po. Prusti jo e Prudom po, një habi kjo për vetë francezët. Xhoisi, Kafka, jo e Curcill me kujtimet e tij po (kujtime të mrekullueshme, por çmimin e ka marrë në letërsi). Lui Borges, Kortasar, Fuentes, Sabato, shkrimtarë të përbotshëm jo, është gjetur gjithmonë një vjegë për të justifikuar mosdhënien, ndërsa Dario Fo, një dramaturg jo aq i rëndësishëm po, ndërkohë që italianët do kishin preferuar ku e ku më shumë Dino Buzatin, Alberto Moravian, Mario Luzin, Sanguinetin etj. Pritshmëria e lexuesve duke gjykuar nga çmimet ndërkombëtare, botimet, përkthimet, opinionet kritike, fama pse jo edhe bastet nëse duam, prej disa vitesh shkonte te Kadare, Kundera, Murakami, Filip Roth, Amos Oz, Adonis a ndonjë tjetër, por nuk mbërrinte te Modiano. Por ajo që ne shqiptarëve na intereson më tepër është raporti ynë me këtë çmim, dmth raporti i Kadaresë. Ky shkrimtar i përfolur qysh nga fundi i viteve ’70, pra prej disa dekadash, duket sikur çdo vit ka bërë “faj” që nuk e merr! Por harrojmë të mendojmë se gjatë këtyre dekadave kultura shqipe, letërsia e saj, më i rëndësishmi shkrimtar i saj është aty, prezent në tavolinën e vogël në majë të diskutimit. Cilat janë arsyet që kurora nuk mbërrin? Me siguri nuk mund ta dimë kurrë, por të hamendësojmë nuk e kemi të ndaluar. Një gjë është e qartë për çdo lexues të emancipuar: vepra e Ismail Kadaresë si cilësi letrare dhe si kontribut për mendimin njerëzor prej kohësh mund ta kishte fituar atë, e thënë kjo në raport me historinë e letërsisë, apo me fitues të ndryshëm. Gjuha shqipe si një gjuhë e vjetër e këtij kontinenti e meritonte Nobelin e saj. Por, ajme, gjuhë e vogël e një shteti të vogël shpesh ngatërrestar e të paorientuar qartë gjatë historisë, nga ato shtete të gjykuara si problematike, nëse referencë kemi kohën nga pavarësia e këndej. Shtetet e mëdha e kanë më efikase fuqinë e lobimit, për të mos folur se ndonjëherë lobojmë edhe kundër vetvetes me cicmicet tona pëshpëritëse. Një pyetje që mund të shtrohet: Nobeli, a e bën Kadarenë shkrimtar më të mirë? Sigurisht që jo, thjesht e bën pjesë të një liste më të veçantë. Eskili, Dante, Shekspiri, Balzaku apo Hygoi nuk jetuan në kohën kur harlisej Nobeli e me ç’duket, nuk ia ndiejnë mungesën e pavarësisht se nuk janë nobelistë, mendimi njerëzor nuk bën dot pa ta. Po letërsinë bashkëkohore, a kemi kurajë ta mendojmë pa Xhojsin dhe Borgesin? – Jo, ndonëse nuk janë nobelistë. Unë mendoj që Ismail Kadare është tashmë një klasik i letërsisë botërore, nuk e di nëse do ta marrë ndonjëherë Nobelin, ndonëse e dëshiroj, por as i lutem Zotit në ndonjë kishë, si Mira Meksi, që ta marrë, sepse ai gjithmonë besoj që do të lexohet si Kadare me apo pa “Nobel”, ashtu siç lexohen të gjithë shkrimtarët e mëdhenj të racës e siç harrohen edhe në vendin e tyre ata që nuk janë të tillë, qoftë edhe me Nobelin ngarkuar në kurriz. Pa mëdyshje që do të gëzohesha nëse Nobeli do të kishte mbërritur në Shqipëri. Për të kundërtën asnjëherë, e kundërta është mazokizëm, frustrim.

Prishtinë, 24.shkurt 2026

Rusia fashiste do ta humbasë luftën me Ukrainën

0
Prof. Dr. Eshref Ymeri

Gjatë katër vjetëve (24 shkurt 2022 – 24 shkurt 2026) në Ukrainë, sipas faqes së internetit “Fakti”, janë vrarë 1,262,340 ushtarë dhe oficerë rusë

Që nga fillimi i sulmit të ushtrisë ruse në shkallë të gjerë kundër Ukrainës plot katër vjet më më parë (24 shkurt2022), Kremlini pati parashikuar një fitore të shpejtë, nisur nga epërsia numerike, fuqia ushtarake dhe rezervat e konsiderueshme të armatimeve. Por, pasi kanë kaluar katër vjet operacionesh ushtarake,  bëhet e qartë se strategjia e Moskës s’po sjell rezultatet e dëshiruara. Lufta me objektiv rraskapitjen e kundërshtarit, kërkon jo vetëm rezerva njerëzore, por edhe stabilitet ekonomik, potencial inovativ dhe frymë të lartë adaptimi të ushtrisë, për çka Rusia nuk mund të krahasohet me Ukrainën dhe aleatët e saj. Le të ndalemi në arsyet themelore se pse Rusia nuk mund ta fitojë luftën me Ukrainën.

Së-pari, mungesa e stabilitetit ekonomik të Rusisë. Lufta rezultoi një barrë e rëndë për ekonominë ruse. Rreth 40% e buxhetit shpenzohet për nevojat e ushtrisë, çka reflektohet negativisht në sferat e tjera të jetës së vendit. Përqindjet e larta të kredive, të cilat e kalojnë masën prej 20%, e bëjnë të pamundur financimin e plot të ekonomisë, kurse ulja e çmimit të naftës, sanksionet perëndimore dhe goditjet që jep Ukraina nëpër infrastrukturën e naftës dhe të gazit, bëjnë që Moska të humbasë të ardhura me rëndësi jetike. Në kushtet e izolimit, Rusia po kalon gjithnjë e më shumë vështirësi për të futur në vend teknologjitë më moderne, çka ndikon në ngadalësimin e prodhimit të armatimeve.

People carry flowers to the rubble of a destroyed house where three children were killed by a Russian strike in Korostyshiv, Zhytomyr region, Ukraine, Sunday, May 25, 2025. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Së-dyti, dobësia e ushtrisë ruse dhe e kompleksit ushtrako-industrial. Pavarësisht nga mobilizimi dhe prodhimi i shtuar i teknikës, Rusia nuk mund të kompensojë dot humbjet në frontin e luftës. Kompleksi ushtarako-industrial rus nuk është llogaritur për zhvillimin e një lufte të gjatë me intensitet të lartë. Deficiti i armatimeve me teknologji të lartë dhe varësia nga importi i komponentëve të tyre, kanë çuar në uljen e cilësisë së teknikës luftarake. Në të njëjtën kohë, sasia numerike e ushtrisë ruse pati arritur maksimumin në vitin 2024 (650 mijë ushtarë dhe oficerë), por mandej ky numër filloi të bjerë. Humbjet vazhdojnë të rriten: në qoftë se në dhjetor të vitit 2022 humbjet arrinin në 500 të vrarë në ditë, në dhjetor të vitit 2024 u shtuan deri në 1500. Vetëm gjatë vitit 2025, Risia pati pësuar një humbje prej 430 mijë të vrarë dhe të plagosur, pothuajse dy herë më shumë sesa në vitin 2023.

In this photo provided by the Ukrainian Emergency Service, smoke rises from a fire at the Cabinet of Ministers building after a Russian strike in Kyiv, Ukraine, on Sunday, Sept. 7, 2025. (Ukrainian Emergency Service via AP)

Së-treti, sukseset teknologjike të Ukrainës. Ukraina u mbështet në inovacion dhe kjo strategji po e justifikon veten. Prodhimi masiv i vetëfluturakëve (dronëve) i ka krijuar avantazhin ushtrisë ukrainase ta ndryshojë në një mënyrë radikale taktikën e operacioneve ushtarake. Në vitin 2024 Ukraina prodhoi 1,2 milionë dronë, kurse në fund të vitit 2025 arriti ta shtojë prodhimin e tyre edhe me 4 milionë. Dronët i shërbejnë Ukrainës si një forcë kryesore goditëse, duke zëvendësuar artilerinë dhe tani ata përbëjnë arsyen kryesore të më shumë se 70% të humbjeve të trupave ruse. Mobiliteti dhe efektiviteti i lartë i dronëve i krijojnë mundësinë ushtrisë ukrainase të japë goditje jo vetëm kundër pozicioneve të avancuara të ushtrisë ruse, por edhe në prapavijat e thella, duke shkatërruar logjistikën dhe objektet e infrastrukturës kritike.

            Së-katërti, mbrojtja e sukseshme e Ukrainës. Strategjia ruse e goditjeve kundër objekteve energjetike dhe industrisë, nuk po sjell efektin e  dëshiruar. Mbrojtja kundërajrore ukrainase i përballon sulmet, duke mbrojtur objektet më të rëndësishme dhe duke ulur humbjet në radhët e popullsisë civile. Në të njëjtën kohë, Ukraina shfrytëzon me sukses dronët e vet për sulme kundër objekteve ushtarake ruse dhe infrastrukturës së naftës dhe të gazit, duke minuar ekonominë e kundërshtarit.

            Së-pesti, epërsia e rezervave të Perëndimit. Përveç përpjekjeve të veta, Ukraina merr një ndihmë të konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian. Rreth 30% të furnizimeve ushtarake ia sigurojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 30% ia siguron Bashkimi Europian, kurse 40% të armatimit Ukrina e prodhon vet. Industria europiane ka kapacitete për prodhimin  e komponentëve të rëndësishëm të armatimt, duke përfshirë motorë dronash dhe raketa me kapacitete të larta saktësie. Krahasimi i prodhimit të brendshën global të Rusisë dhe të vendeve perëndimore, nxjerr ne pah një çekuilibër të konsiderueshëm: prodhimi i brendshën global i Bashkimit Europan është 10 herë më i madh sesa podhimi i brendshën global i Rusisë, kurse po të marrim parasysh Britaninë e Madhe dhe Norvegjinë, ky çekuilibër bëhet edhe më i madh. Në këto kushte, Moska nuk mund të shpresojë për fitore në një luftë të gjatë për rraskapitjen e kundërshtarit.

Rutte: Ushtria e Moskës

nuk është më e shpejtë

se një kërmill kopshti

Portali “Bota Sot”

13 shkurt 2026

Ofensiva e madhe e Rusisë në Ukrainë ka filluar prej katër vitesh – me sukses të kufizuar, sipas shefit të NATO-s, Rutte. Holandezi e krahason ritmin e trupave të Kremlinit me atë të një kërmilli nga kopshti. Ai, gjithashtu, thekson humbjet e rënda që pësoi ushtria e Putinit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e krahasoi ritmin e përparimit të Rusisë në  Ukrainë me atë të një kërmilli nga kopshti. “Ky i ashtuquajtur ariu rus (simbol i fuqisë ruse) nuk ekziston”, tha ai në Konferencën e Sigurisë në Mynih. “Në fund të fundit, nuk lëviz më shpejt se një kërmill kopshti”.

Rutte vuri në dukje gjithashtu humbjet e mëdha që pësuan forcat e armatosura ruse në luftën e agresionit. Vetëm në dhjetor, u vranë 35,000 ushtarë rusë dhe në janar, 30,000. “Këto janë faktet. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta mbajmë Ukrainën të fortë, sepse shohim se ajo po e përdor më së miri mbështetjen tonë”, – tha ai. Ai synon ta bëjë të qartë në Konferencën e Sigurisë në Mynih se rusët nuk po fitojnë, siç besojnë disa.

Më herët këtë javë, një zyrtar i lartë i NATO-s vlerësoi se numri i ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur vitin e kaluar ishte rreth 400,000. Kjo e çon numrin total të humbjeve në afërsisht 1.3 milion, duke përfshirë rreth 350,000 ushtarë rusë të vrarë. “Moska po sakrifikon më shumë burra dhe gra sesa në çdo konflikt evropian që nga Lufta e Dytë Botërore”, – tha ai.

Megjithatë, zyrtari i NATO-s e përshkroi situatën për forcat e armatosura ukrainase si “ende të vështirë”. Forcat ruse vazhduan të bënin përparime graduale territoriale përgjatë disa seksioneve të frontit, – shpjegoi ai. Përveç ekuilibrit të favorshëm të fuqisë ruse, sukseset e kufizuara ruse muajin e kaluar ishin shumë të mundshme edhe për shkak të motit të keq, i cili uli efektivitetin e droneve ndërprerës ukrainas.

“Trupat ruse po ushtrojnë presion mbi forcat ukrainase përmes përdorimit masiv të dronëve dhe artilerisë, duke shfrytëzuar taktika të dobësimit”, – tha zyrtari. Megjithatë, efektiviteti i tyre operacional është i kufizuar nga cilësia e personelit, kufizimet logjistike dhe rregullimet e bëra nga forcat kundërshtare. Prandaj, një shembje e plotë e mbrojtjes ukrainase këtë vit mbetet mjaft e pamundur, pavarësisht rezervave të kufizuara dhe linjave të holla mbrojtëse.

Ukrainë - luftë

            Por ekziston edhe një tjetër arsye, jo më pak e rëndësishme, për dështimin e luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës. Është fjala për trashëgiminë sovjetike të aftësive luftarake të kuadrit komandues të ushtrisë ruse në frontin  e Ukrainës. Në materialin në vijim del më së miri në pah se trashëgimia në fjalë, e cila zë fill që nga Lufta e dytë botërore, është për të vënë duart në kokë. Le ta ndjekim materialin në vijim:

10 mareshalë-idiotë,

që patën marrë në qafë

miliona ushtarë

(Arkiva të çsekretuar)

Youtube-kanali “cccp за ширмой истории” (Bashkimi Sovjetik  prapa perdes së historisë) 06 dhjetor 2025

“Ndaloni! Mos u largoni! Ato gjëra që do të merrni vesh tani, kanë për ta përmbysur përfytyrimin tuaj për çka ju kanë mësuar gjatë 70 vjetëve. Mareshalët e Bashkimit Sovjetik, yjet e artë të heronjve në lartore (pjedestale), monumente prej bronzi nëpër sheshet e qyteteve, emra nëpër pllaka përkujtimore në shkolla dhe rrugë, gjeni të artit ushtarak, shpëtimtarë të atdheut, strategë të pamposhtur. Mbarë vendi përulej para tyre, në vepra historike rrëfehej për heroizmat e tyre, kinematografia pati ngritur lart urtësinë e tyre. Por arkivat e çsekretuar, protokollet e botuara të marrjeve në pyetje dhe, së fundi, kujtimet e botuara të gjeneralëve, të cilët i patën detyruar të ruanin heshtjen, kanë zbuluar një të vërtetë të përbindshme. Dhjetë mareshalë të Bashkimit Sovjetik patën rënë në sy për një miopi të tillë, saqë vendimet e tyre u patën kushtuar jetën jo mijëra, por miliona ushtarëve. Ata i patën taksur vdekjen ushtrisë për shkak të kokëfortësisë së tyre, patën humbur beteja, të cilat mund t’i fitonte çdo maturant i një shkolle ushtarake. Ata e patën katandisur vendin në një humnerë gjaku për shkak të paaftësisë, frikës dhe budallallëkut të tyre elementar. Sistemi e pati mbajtur të fshehtë një gjë të tillë gjatë shtatëdhjetë vjetëve, sepse, të pranoje publikisht budallallëkun e mareshalëve, do të thoshte të pranoje se mbarë makina ushtarake sovjetike qe ndërtuar mbi themelin e gënjeshtrave. Sot ju do të mësoni të dhëna për dhjetë emrat e gjeneralëve, për dhjetë tragjedi, për dhjetë katastrofa, atëherë kur yjet e arta mbi spaleta maskonin boshësinë në kokat e tyre, ndërkohë që mareshali i fundit në këtë listë ka për t’ju befasuar deri në thellësi të shpirtit. Atë e patën vlerësuar si strategun më të shquar të shekullit XX. Atij i patën ngritur katërqind shtatore, fytyra e tij prej bronzi ju shikon nga sheshi i kuq, por dokumentet vërtetojnë se ai paskej qenë një kasap kokëtrashë, i cili fitoret i arrinte jo me mendje, por me numra, duke e mbuluar armikun me male kufomah të ushtarëve sovjetikë. Shikojeni deri në fund, sepse të dhënat faktike për këtë general kanë për ta ndryshuar përfytyrimin tuaj për luftën e madhe patriotike. Fillojmë.

            1. Klement Voroshillov. Ministër i  mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik prej vitit 1925 deri në vitin 1940. Gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve, ky njeri përgjigjej për gatishmërinë luftarake të ushtrisë së kuqe. Portreti i tij varej në çdo degë ushtarake të vendit. Tanku “KV” mbante emrin e tij, qyteti Llugansk mbante emrin e tij që prej vitit 1935, atij i qenë kushtuar këngë, si një komandanti ushtarak të paepur. Stalini e pati quajtur bashkëluftëtar të vetin besnik. Por ja se çfarë thuhet në dokumentet e çsekretuara: “protokolli me nr. 8417/k i datës 23 mars 1940. Mbledhja e Byrosë Politike të Komitetit Qaendrot të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Çështja për dikutim – dështimi i fushatës finlandeze. Në stenogram ruhen fjalët e Stalinit:

“Voroshillovi nuk ka haber nga lufta e sotme, nuk ka haber absolutisht”.

Lufta  finlandeze pati filluar më 30 nëntor 1939. Ushtria e kuqe numëronte 1,2 milionë ushtarë, 3 mijë tanke, 2 mijë aeroplanë kur filloi sulmin kundër Finlandës. Ushtria finlandeze numronte 270 mijë ushtarë, 30 tanke, 114 aeroplanë. Pra, raporti i forcave ishte dukshëm në favor të ushtrisë së kuqe. Çdo komandant mendjekthjellët do ta kishte korrur fitoren brenda dy javëve. Kurse Voroshillovi e vazhdoi luftën gjatë katër muajve, nga të cilët 105 ditë ishin një tmerr i vërtetë. Ushtarët sovjetikë ngrinin nëpër pyje në një temperaturë – 40º, sepse nuk i kishin pajisur me veshje dimërore. Voroshillovi hamendësonte se lufta do të përfundonte para fillimit të motit të acartë. Tanket ngecnin në dëborë, sepse askush s’kishte menduar për mundësinë e kalimit të teknikës ushtarake në kushte dimërore. Këmbësoria vazhdonte sulmet ballore drejt blindazheve finlandeze, ndaj dhe ishin me qindra ushtarët e vrarë, sepse Voroshillovit nuk ia kapte truri se si duhen sulmuar pozicionet e blinduara. Viktor Astavjevi, ushtar i divizionit të mitralierve me nr. 324, në kujtimet e veta, me titull “I mallkuar dhe i vrarë”, përshkruan një episod:

“27 dhjetor 1939. Sulmi në lartësinë 65, pranë liqenit Llopajarni. Komandanti i batalionit pati marrë urdhrin për ta pushtuar lartësinë para mëngjesit, pa të dhënat e zbulimit, pa përgatitje me artileri, pa mbështetjen e tankeve, thjesht duke u hedhur në sulm ballor drejt mitralozëve. Dhe rezultati: nga 800 ushtarë të batalionit, u kthyen vetëm 112. Lartësinë nuk e pushtuan dot, finlandezët madje nuk u tërhoqën. Gjatë luftës finlandeze, ushtria e kuqe humbi gjithsej 126 875 ushtarë të vrarë dhe 264 000 të plagosur dhe të ngrirë në dëborë. Ky numër ishte më i madh sesa popullsia e Finlandës në atë moment. Një vend i vogël përballoi mbrojtjen kundër një ushtrie të madhe, sepse ushtrinë e kuqe e komandonte një idiot. Hitleri po e ndiqte me kujdes nga Berlini këtë mishmash. Ai shikonte kinokronikat: tanket sovjetike ishin të përfshirë nga flakët, këmbësoria ia kishte mbathur me vrap. Fyreri pati arritur në përfundimin: Bashkimi Sovjetik qenka një kolos me këmbë argjile, ushtria e tij qenka e dobët, komanda e saj qenka pa tru, ushtrinë e kuqe mund ta shpartallosh brenda një muaji. Voroshillovi, me paaftësinë e vet, e pati bindur Gjermaninë për ta sulmuar Bashkimin Sovjetik. Më 22 qershor 1941 filloi lufta e madhe patriotike. Voroshillovin e patën emëruar komandant të frontit veriperëndimor, fronti i Leningradit, i Priballtikut, sektori kyç i mbrojtjes. Gjatë dy muajve ai humbi Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe gjysmën e qarkut të Leningradit. Gjermanët patën dalë në rrethinat e Leningradit dhe e patën mbyllur unazën e bllokadës. 872 ditë vazhdoi  periudha e skëterrës pikërisht për arsye se Voroshillovi s’kishte qenë i aftë të organizonte mbrojtjen. Më 13 shtator 1941, Stalini e pati thirrur në Moskë. Biseda qe e shkurtër: “ti dështove në front, largohu!”. Voroshillovin e shkarkuan nga detyra. Në përputhje me ligjet ushtarake, ai duhej hedhur në gjyq ushtrak dhe duhej pushkatuar. Por Stalinit i pati ardhur keq për mikun e vjetër. Voroshillovit i ngarkuan një detyrë të lehtë në prapavijë, larg frontit të luftës, ku nuk mund të shkaktonte fatkeqësi të reja. Voroshillovi vdiq më 02 dhjetor 1969, në moshën 88 vjeç, në shtratin e vet, i rrethuar me nderime, me disa medalje në gjoks. Një idiot, pa kurrfarë aftësish, marrëzitë e të cilit u kushtuan jetën 200 mijë ushtarëve, e mbylli jetën si hero i Bashkimit Sovjetik. Por ka qenë edhe një tjetë mareshall edhe më kokëkungull.

2. Semjon Budjonni. Komandant i armatës së parë të kavalerisë, legjenda e luftës civile (1918-1922), njeriu me mustaqe legjendare dhe me shpatën në brez. Atij i patën kushtuar këngë, atë e patën nderuar me ngritje shtatoresh ende sa ishte gjallë. Ai ka qenë simbol i kavalerisë së kuqe, i goditjes së lehtë kavaleriste, i trimërisë revolucionare. Por ka pasë ekzistuar një problem katastrofik: Semjon Budjonni pati ngecur në mendësinë e vitit 1918, prej së cilës nuk kishte mundur të çlirohej. Sipas bindjes së tij, lufta qenkej reduktuar përgjithmonë vetëm te goditjet e kavalerisë me shpata gjatë një sulmi të rrufeshëm. Tanket, aeroplanët, taktika bashkëkohore e luftës me manovrime të shkathëta – të gjitha këto nuk i kapte dot mendja e tij. Protokolli i mbledhjes së këshillit ushtrak në ministrinë e mbrojtjes i datës 12 maj 1939. Diskutimi i çështjes së mekanizimit të ushtrisë. Në stenogram është ruajtur diskutimi i Semjon Budjonnit:

“Tanku është tank, por kali është kalë. Një sulm i organizuar mirë i kavalerisë ka për të shkatërruar çdolloj tankesh. Motori shkatërrohet, kurse kali do të të çojë gjithmonë deri në fund”.

Gjeneralët e pranishëm vështruan njëri-tjetrin, por nuk folën. Të debatoje me legjendën ishte punë me zarar. Budjonni besonte çiltërsisht  se kavaleria na qenkej forca kryesore goditëse e ushtrisë. Ai kërkonte të shtohej numri i divizioneve të kavalerisë, ngulte këmbë për blerjen e dhjetra mijëra kuajve, në vend të tankeve. Kur atij i shpjeguan taktikën gjermane të sulmit rrufe, pykëzimin me tanke, kalimin anash kundërshtarit, rrethimin e tij, ai qeshte dhe thoshte se të gjitha këto qenkeshin gjepura hesapi, se fitoren e siguruakej shpirti luftarak dhe trimëria e jo teknika. Atë e dëgjonin, sepse Budjonni ishte heroi i luftës civile, i përkëdheluri i Stalinit, idhulli i milona njerëzve. Para luftës, në ushtrinë e kuqe numëroheshin 32 divizione kavalerie. Ndërkohë që Gjermania po krijonte divizione tankiste, Bashkimi Sovjetik pillte regjimente kavalerie. Më 22 qershor 1941, Gjermania filloi sulmin. Budjonin e patën emëruar kryekomandant të frontit jugperëndimor. Ukraina, një front gjigand, miliona ushtarë, mijëra tanke dhe aeroplanë. Budjoni pati marrë gjithçka të domosdoshme për mbrojtjen, por e menderosi gjithçka brenda dy muajve. Divizionet tankiste gjermane të Guderianit dhe të Kleistit e anashkaluan ushtrinë e tij, e rrethuan dhe e shfarosën. Budjoni s’ishte në gjendje ta kuptonte se si mund të luftohej me një taktikë të tillë. Ai jepte urdhra në frymën e luftës civile: të mbahemi deri në vdekje! asnjë hap prapa! sulm ballor! Trupat e tij ushtarake u shfarosën me dhjetramijë, të kyçur në rrethim. Rrethimi i Kievit qe shndërruar në një katastrofë nga më të tmerrshmet për ushtrinë e kuqe gjatë tërë periudhës së luftës, Prej 21 gushtit deri më 26 shtator të vitit 1941, gjermanët patën rrethuar katër armata sovjetike në afërsi të Kievit, 665 mijë ushtarë patën përfunduar në darën e rrethimit. Kjo shifër ishte baras me numrin e popullsisë së një qyteti të tërë. Budjoni kishte dhënë urdhër për ndalimin e tërheqjes së trupave. Ai besonte se trupat e tij do ta çanin rrethimin, se goditja e kavalerisë do ta përmbyste situatën. Gjeneralleitënant Mihail Kirponos, që komandonte frontin jugperëndimorv, i qe lutur për të lejuar tërheqjen. Ai dërgonte telegramë:

“Armiku po e mbyll rrethimin, kërkohet tërheqja e menjëhershme e trupave, përndryshe katastrofa është e pashmangshme”.

Budjonni përgjigjej: “mbahuni, qëndroni, mos u tërhiqni!”. Më 20 shtator Kirponosi u vra në rrethim, duke u përpjekur për të nxjerrë nga rrethimi pjesën e mbetur të trupave ushtarake. Nga 605 mijë të rrethuar, rrethimin mundën ta çajnë vetëm 26 mijë, të tjerët qenë vrarë ose patën rënë robër. Ky ishte një numër më i madh sesa numri i humbjeve të krejt ushtrisë amerikane gjatë Luftës së dytë botërore. Dhe fajin e kishte kavaleristi idiot Semjon Budjoni, i cili s’ia kishte haberin luftës bashkëkohore. Më 13 shtator, Stalini e pati thirrur Budjonin në Moskë dhe e pati shkarkuar nga detyra e komandantit. Sipas ligjeve të kohës së luftës, ai duhej pushkatuar, por Stalini e mëshiroi përsëri mikun e vjetër. Budjonin e dërguan në prapavijë të komandonte kavalerinë, sa më larg frontit, ku nuk mund të vriste më njerëz me idiotizmin e vet. Ai vdiq më 26 tetor 1973, në moshën 90-vjeçare. Budallai i kavalerisë, që u bë shkak i vrasjes së 700 mijë ushtarëve, e pati mbyllur jetën si një mareshal i nderuar i Bashkimit Sovjetik. Por mareshali tjetër jo vetëm që s’merrte vesh nga punët e luftës, por edhe pati çarmatosur ushtrinë pikërisht mu në fillim të luftës.

3. Grigor Kuliku. Shef i drejtorisë qendrore të artilerisë së ushtrisë së kuqe prej vitit 1937 deri në vitin 1941. Mareshal, i cili vendoste për ushtarët sovjetikë se me ç’lloj armësh do ta prisnin armikun kur të fillonte lufta. Dhe Grigor Kuliku pati marrë një vendim të tillë, i cili i pati çuar drejt vdekjes qindra mijë ushtarë. Kuliku jo vetëm që s’kishte tru në kokë, por ishte edhe kokëshkëmb, hundëpërpjetë, nuk ua vinte veshin specialistëve. Kur i thoshnin se po gabonte, ai bërtiste me zërin në kupë të qiellit, se ai ishte mareshal dhe i dinte më mirë këto punë. Viti 1939. Organet e zbulimit raportojnë:

“Gjermania po armatoset me tanke. Vermahti tashmë ka në zotërim 3 mijë tanke. Dhe ky është vetëm fillimi. Duhen topa antitankë, shumë topa antitankë. Konstruktorët propozojnë të organizohet prodhimi masiv i topave kundërtankë dyzetëpesëmilimetërsh”.

Kuliku dëgjon raportimet dhe qesh me ironi:

“Panik dhe ekzagjerim, gjermanët nuk kanë kaq shumë tanke. Topat kundërtankë janë shpenzime të tepërta”. Urdhër i 18 nëntorit të vitit 1939, lëshuar me firmën e Kulikut:

“Të shkurtohet tri herë prodhimi i armëve kundërtanke”.

Tri herë. Inxhinierët ushtarakë mundohen të argumentojnë me shifra, tregojnë të dhënat e organeve të zbulimit për divizionet tankiste gjermane. Kuliku nuk bindet. Ai është i sigurt se ka të drejtë, se ai është gjeni, se të gjithë të tjerët i ka kapur frika dhe paniku. Por kjo atij i dukej pak. Kuliku vendos, që, mortajat, gjithashtu, janë të panevojshme. Ai i konsideronte mortajat armë jo serioze, lojëra kalamajsh. Urdhër i 23 janarit të vitit 1940:

”Të shkurtohet prodhimi i mortajave, të evidentohet sasia e tyre nëpër depo”.

Mijëra mortaja çohen për t’u shkrirë, si hekurishte hesapi. Oficerët e artilerisë janë të befasuar: kryemareshali i artilerisë po shfaros artilerinë. Por urdhri është urdhër. Më 22 qershor 1941 filloi lufta, kur trupat sovjetike vunë re se armë kundërtnke pothuajse nuk kishte. Tanket gjermane e shtypnin këmbësorinë me zinxhirë, pozicionet e saj i mitralonin ballazi, pykëzoheshin drejt prapavijave, s’mund t’i ndaloje dot me asgjë. Nëntogeri Nikollaj Orllov, komanant i një toge mitralierësh të divizionit mitralier 128, në kujtimet e veta, në ditët e para të luftës, ka përshkruar një episod:

“24 qershor. Vazhdojnë luftimet në rrethinat e Grodnit. Tanket gjermane mësyjnë drejt pozicioneve të togës. Ushtarët sulmojnë më kot me granata, armatura e tankut nuk çahet, mundohen t’u vënë flakën me shishe me benzinë. Kjo është vetëvrasje. Duhet afruar dhjetë metra nën zjarrin e mitralozëve. Nga 22 ushtarë të togës, vetëm shtatë prej tyre mbetën gjallë, të tjerët i shtypën tanket. Mortaja s’ka, ndërkohë që gjermanët i përdorin mortajat me shumë sukses, mbulojnë me zjarr llogoret sovjetike, shfarosin këmbësorinë”.

Ushtria e kuqe nuk mund të përgjigjet, sepse mortajat i patën zhdukur me urdhër të mareshalit Kulik. Tre muajt e parë të luftës ishin një katastrofë. Ushtria tërhiqet drejt Lindjes, duke humbur milona ushtarë. Dhe njëra nga aryet kryesore ja cila ishte: Mareshali Grigor Kulik e pati çarmatosur ushtrinë para luftës. 7 nëntor 1941. Stalini e pati thirrur Kulikun për ta vënë para përgjegjësisë:

“Cila është arsyeja që ushtria nuk ka në dispozicion armë kundërtanke, pse nuk ka mortaja?”.

Kuliku filloi të mashtrojë, të justifikohet, t’ua hedhë fajin të tjerëve. Stalini dëgjonte në heshthje. Mandej u shpreh me një fjali: “ti e çarmatose ushtrinë në prag të luftës. Largohu!”. Kulikun e shkarkuan nga të gjitha postet që mbante, ia hoqën gradën e mareshalit, e dërguan të komandonte ushtrinë në front, le ta lante me gjak. Por edhe atje ai pati vazhduar madje të bënte budallallëqe. I humbiste betejat, vriteshin ushtarë për faj të tij. Në vitin 1946 e patën arrestuar me akuzën për çarmatimin e ushtrisë para luftës. Më 24 gusht të vitit 1950, Grigor Kulikun e pushkatuan në oborrin e burgut të Lefortovit. Një budalla kokëshkëmb, që pati marrë në qafë qindramijë jetë ushtarësh, e pësoi ashtu siç e meritonte. Por mareshali tjetër pati qenë edhe më i rrezikshëm, sepse ai pati vrarë jo vetëm gjermanë, ai pati vrarë të vetët.

4. Lev Mehlisi. Kryeshef i edukimit politik të ushtrisë së kuqe, përfaqësues i komandës së lartë në frontet e luftës, mareshal, i cili nuk kishte komanduar madje as edhe një kompani të vetme, por Stalini i pati dhënë tituj dhe pushtet. Mehlisi ishte një funksionar partiak, ideolog, i prirur për dhunë. Ai nuk merrte vesh absolutisht nga arti ushtarak, absolutisht. Por kjo nuk e pati penguar për të zënë posto komanduese, për të dhënë urdhra, për të kërkuar hedhjen në mësymje. Por kur gjeneralët mundoheshin t’i shpjegonin se urdhrat e tij janë idiotizma, se ato kanë pasoja katastrofike, Mehlisi i akuzonte si frikacakë, për frymë disfatiste, për tradhti dhe i pushkatonte. Që prej vitit 1937 derri në vitin 1939, në vitet e terrorit të madh, Mehlisi pati shfarosur qindra komandantë me përvojë. Çdo gjeneral që guxonte ta kundërshtonte, ai e vlerësonte si armik të popullit. Mareshal Tuhaçevski qe shpallur armik i popullit dhe qe pushkatuar, Jakir – komandant armate, armik i popullit, qe pushkatuar, Ubarjeviç – komandant korpusi, armik i popullit, qe pushkatuar. Brenda dy vjetëve qenë pushkatuar, burgosur ose nxjerrë në lirim gjithsej 40 mijë oficerë. 40 mijë oficerë përbënin palcën e ushtrisë. Mehlisit ia kishin më shumë frikën sesa gjermanëve. Shfaqja e tij në vijën e frontit nënkuptonte arrestime, pushkatime, spastrime. Gjeneralët e dinin: nëse do të pësohej disfatë në front, Mehlisi do t’i gjente fajtorët dhe fajtorë do të ishin jo gjermanët, fajtorë do të ishin komandantët sovjetikë. Katastrofa më e tmerrshme, të cilën e pati organizuar Mehlisi, pati ndodhur në Krime, në pranverën e vitit 1942. Stalini e pati dërguar atje si përfaqësues të komandës së përgjithshme për të kontrolluar frontin  e Krimesë. Dhe Mehlisi pati filluar të bënte marrëzira. Ai pati shmangur nga komanda gjeneralleitënantin me përvojë Dhimitër Kozllov, pati emëruar njerëzit e vet, pati ndaluar hapjen e llogoreve dhe ndërtimin e fortifikatave. Sipas mendjes së Mehlisit, llogoret janë shenja frike dhe disfatizmi, ushtria e kuqe duhet të sulmojë dhe jo të fshihet nëpër llogore. Kur oficerët mundoheshin t’i shpjegonin se ushtarët, pa llogore, do të vriten nga zjarri i artilerisë, Mehlisi bërtiste me zë të lartë se kjo na qenkej sabotim. Urdhër i 17 prillit 1942:

“Të ndalohet hapja e llogoreve në vijën e parë të fronit”.

Ushtarët kishin zënë pozicione në fushë të hapur, nën zjarrin e armikut. Mehlisi pati dhënë urdhër:

“Të ndalohet tërheqja në çdo rrethanë qoftë, edhe sikur gjermanët ta mbyllnin darën e rrethimit, edhe sikur municionet të kenë mbaruar, edhe sikur ndërlidhja të ndërptitet, asnjë hap prapa, deri në vdekje, pikë. Çdo orvatje për tërheqje do të thotë tradhti, pushkatim në vend”.

Më 08 maj 1942, gjermanët u hodhën në sulm. Armata e njëmbëdhjetë e Manshtejnit, prej 100 mijë ushtarësh, me 450 tanke, 600 aeroplanë, u dha një goditje të fortë pozicioneve të frontit të Krimesë. Trupat sovjetike nuk kishin pozicione të blinduara, sepse Mehlisi e pati ndaluar ndërtimin e tyre. Artileria gjermane i batërdisi me zjarr pozicionet e zbuluara, këmbësoria dhe tanket u hodhën në sulm. Ushtria e kuqe filloi të tërhiqej me humbje të tmerrshme. Mehlisi pati dhënë urdhër për ndalimin e tërheqjes. Trupat vazhdonin të rezistonin, por qenë rrethuar dhe shfarosur njëri divizion pas tjetrit. Gjeneral Kozllovi lutej për tërheqje. Mehlisi i ktheu përgjigje me një telegram:

“Mos u tund, përndryshe të pret pushkatimi!”.

Më 19 maj, gjermanët pushtuan Kerçin, qytet në ngushticën e Krimesë. Fronti i Krimesë pushoi së ekzistuari. 176 mijë të vrarë, robër, të zhdukur pa lënë gjurmë Brenda 11 ditëve. Kjo ishte katastrofë e përmasav të rrethimit të Kievit dhe fajin e kishte Lev Mehlisi, një drejtues politik idiot, i cili e përfytyronte veten strateg. Stalini qe bërë bishë. Ai e thirri Mehlisin në Moskë dhe i dha një dajak të mirë. Sipas ligjeve të kohës së luftës, ai duhej pushkatuar, por Stalini qe mjaftuar vetëm me shkarkimin e tij nga detyra e përfaqësuesit të komandës së lartë dhe me uljen në detyrë, deri te komisar korpusi. Mehlisi mbeti në radhët e ushtrisë, vazhdoi të merrej me punë politike, vazhdoi të kërkonte armiq. Gjatë gjithë luftës u pati bërë gjëmën trupave me idiotizmin e vet, por nuk e preku kush, sepse ishte qen besnik i Stalinit. Lev Mehlisi vdiq nga një atakë në zemër më 13 shkurt 1953, pa arritur ta kuptojë se sa njerëz pati groposur me idiotësinë, paranojën dhe egërsinë e vet. Por në qoftë se Mehlisi pati besuar në drejtësinë e vet, atëherë mareshali në vijim ishte një hajdut cinik i lavdisë së të tjerëve.

5. Andrea Jeremenko. Komandant i fronteve, mareshal i Bashkimit Sovjetik, njeri që kishte aftësi të bënte më shumë karrierë sesa të luftonte. Ishte dhelparak, hileqar, dinte të servilosej para shefave dhe të injoronte kokurrentët. Talentin ushtarak e kishte zero, por këtë e kompensonte me arrogancë dhe me aftësinë për t’i veshur vetes meritat e të tjerëve. Fitorja më e njohur që Jeremeko ua pati vjedhur të tjerëve, ishte beteja e Stalingradit. Ai pati komanduar frontin e Stalingradit gjatë betejës dhe mandej, gjatë gjithë jetës, pati rrëfyer se paskej qenë pikërisht ai qe na e kishte shpartalluar Paulusin, se na paskej qenë plani i tij për rrethimin e Stalingradit. Por e vërteta ka qenë krejt ndryshe. Planin e operacionit “Uran” – rrethimin e grupimit gjerman në rrethinat e Stalingrdit – e pati përgatitur Georgi Zhukov, së bashku me Aleksandër Vasilevskin. Ky fakt është i vërtetuar me dokumente. Planin e pati aprovuar komanda e lartë më 13 nëntor 1942. Firmat: Zhukov, Vasilevski, Stalin. Operacionin e pati kordinuar Vasilevski. Goditjet kryesore i dha fronti jugperëndimor, nën komandën e Vatutinit, dhe fronti i Donit, nën komandën e Rokоsovskit. Fronti i Stalingradit i Jeremenkos pati luajtur një rol ndihmës, e pati bllokuar kundërshtarin nga fronti, ndërkohë që frontet e tjera jepnin goditje në shkallë të gjerë. Jeremenko ndodhej atje dhe thjesht zbatonte urdhrat. Por pas luftës pati shkruar kujtime me titull “Stalingrad”, në të cilat e prezantonte veten si heroin kryesor të betejës. Ai bënte një përshkrim të tillë, se si, personalisht, paskej pëpunuar planin e operacionit, se si paskej dhënë udhra me rëndësi vendimtare, se si gjermanët dridheshin nga frika para gjenisë së tij. Mareshali Konstantin Rokosovski, pasi pati lexuar ato kujtime, u pati thënë kolegëve:

“Jeremenko na e paska vjedhur Stalingradin. Ai atje ka qenë spektator, kurse tani na e shet veten për regjisor”.

Por ishte e kotë të diskutoje me të. Jeremenko qe dekoruar me titullin hero i Bashkimit Sovjetik për Stalingradin, shkroi një libër, qe bërë i famshëm. Meritat luftarake konkrete të Jeremenkos kishin qenë modeste. Ai pati komanduar disa fronte, por askund nuk kishte pasur rezultate të dukshme. Për më tepër, ai mbajti një qëndrim prej dredharaku kur bëri që të dështojnë operaionet, kurse në raportet që shkruante, theksonte se gjithçka paskej shkuar me sukses. Gënjeshtra ishte arma e tij kryesore.

Fronti i Brjanskut

Vjeshtë e vitit 1941. Jeremenko komandon. Gjermanët rrethojnë dy armatat e tij. Pesëdhjetë mijë ushtarë në rrethim. Jeremenko i raporton komandës së lartë:

“Situata është nën kontroll, trupat vazhdojnë luftimet”.

Në të vërtet, trupat po vriteshin në masë, ndërlidhja qe ndërprerë, komandimi mungonte.
Fronti i Kalininit
Dimër i vitit 1942. Jeremenko bënte plane për t’u hedhur në sulm. Operacioni dështoi. Humbjet ishin të mëdha. Objektivat nuk ishin arritur. Jeremenko shkruan raportin:

“Sulmi vazhdon me sukses, armiku po pëson humbje të mëdha”.

Stalini beson, sepse Jeremenko ka aftësi të  flasë dhe të shkruajë bukur, Mareshalët e tjerë e përbuznin Jeremenkon. Rokosovski e quante maskara. Konjevi fliste hapur se Jeremeko e kishte vjedhur lavdinë e Stalingradit. Zhukovi, përgjithësisht, nuk komunikonte me të, duke e konsideruar të papërshtatshëm për dinjitetin e vet. Por Jeremenkos nuk i  bëhej vonë. Ai vazhdonte t’i bënte ysmet karrierës së vet, merrte dekorata, shkruante artikuj dhe libra, në të cilat e reklamonte veten strateg të madh. Pas përfundimit të luftës e patën emëruar komandat të disa qarqeve ushtarake, i patën dhënë tituj dhe medalje të gjithfarllojshme. Jeremenko, i rrethuar me nderime, ndërroi jetë më 19 nëntor 1976, në moshën 83-vjeçare, karrierist mashtrues, i cili grabiti lavdinë e të tjerëve, e mbylli jetën si hero. Mareshali tjetër nuk e pati grabitur lavdinë e të tjerëve, ai thjesht pati marrë në qafë armatat që patën miliona të vrarë.

6. Semjon Timoshenko. Komisar i popullit për mbrojtjen e Bashkimit Sovjetik, në prag të luftës mareshal, njeriu që përgjigjej, për përgatitjen e ushtrisë së kuqe për luftë me Gjermaninë, për të vepruar në atë mënyrë, që ushtria të ishte e gatshme për një luftë bashkëkohore. Por Timoshenkoja pati dështuar plotësisht për kryerjen e kësaj detyre. Ai kishte qeanë një ushtar trim, kishte marrë pjesë në luftën e parë botërore, në luftën civile, në luftën kundër Finlandës. Por trimëria nuk do të thotë zgjuarsi. Timoshenkoja nuk kishte haber nga lufta moderne, nuk kishte aftësi të planifikonte operacione të gjera, nuk dinte të kordinonte masën e trupave ushtarake. Nën udhëheqjen e tij, ushtria qe përgatitur për luftë në një mënyrë të gabuar. Trupat kishin zënë pozicione gjatë gjithë kufirit perëndimor, pa një vijë të qartë mbrojtjeje. Korpuset tankiste qenë pozicionuar kaq larg nga njëri-tjetri, saqë e kishin të pamundur ta ndihmonin njëri-tjetrin. Aviacioni qe bazuar nëpër aerodrome fare pranë kufirit, ku ushtria gjermane e pati shfarosur që në ditën e parë të luftës. Ndërlidhja mes shtabeve pati funksionuar në një mënyrë skandaloze. Më 22 qershor 1941 pati filluar lufta. Rezultoi se ushtria, përgjithësisht, nuk ishte gati për luftë. Gjatë tre muajve të parë, ushtria e kuqe pati pësuar një humbje prej tre milionë ushtarë të vrarë, të plagosur dhe të rënë robër. Tre milionë për tre muaj – kjo ishte një katastrofë e përmasave të papara. Një faj shumë i madh binte mbi Timoshenkon, i cili nuk e kishte përgatitur ushtrinë për luftë.  Por ai pati dështuar jo vetëm me përgatitjen, por edhe me komndimin e saj në front. Atij i patën ngarkuar si detyrë të komandonte frontin perëndimor, mandej drejtimin jugperëndimor. Por gjithandej pati dështime. Katastrofa e Harkovit e vitit 1942 shënoi kulmin e paaftësisë së tij. Maj i vitit 1942. Timoshenkoja planifikon  një sulm në rrethinat e Harkovit. Objektivi: të rrethonte dhe të shpartallonte grupimin gjerman. Plani qe hartuar keq, zbulimi punonte për ibret, forcat qenë dislokuar gabimisht. Më 12 maj filloi sulmi. Ditët e para të luftës u dukën të suksesshme për trupat sovjetike. Ndërkohë, komanda gjermane përgaiti kundërgoditjen. Më 17 maj, grupi i armatës “Jug”, nën komandën e feldmareshalit Bok, ndërmori një sulm nga krahët. Formacionet tankiste të Kleistit dhe Gotit i rrethuan repartet sovjetike që ishin hedhur në sulm, duke krijuar një rreth të mbyllur. Mareshali Timoshenko, pa qenë i vetëdijshëm për përmasat e situatës së krijuar, vazhdonte të ngulte këmbë për vazhdimin  e sulmit, pavarësisht se armatat e tij qenë katandisur në darën e rrethimit. Gjenerali Kostjenko, që komandonte grupimin mësymës, telegrafonte me dëshpërim për domosdoshmërinë e tërheqjes së menjëhershme, duke nënvizuar mbylljen e darës së rrethimit nga jugu. Në përgjigjen e vet, Timoshenkoja kërkonte vetëm vazhdimin  e sulmit, Më 23 maj, trupat gjermane e patën mbyllur plotësisht darën e rrethimit. Më 29 maj u ndërpre rezistenca e trupave në rrethim. Humbjet llogariteshin me të vrarë, të plagosur dhe robër. Armata tjetër qe shfarosur si pasojë e një komandimi prej njeriu të paaftë.. Stalini e thirri Timoshenkon në Moskë dhe e shkarkoi nga detyra e komandantit. E dërguan në një drejtim të dorës së dytë – në frontin veriperëndimor, sa më larg nga operacionet kyesore të luftimit. Pjesën e mbetur të luftës Timoshenkoja e kaloi në hije, pa marrë emërime të rëndësishme. Pas luftës e patën vlerësuar me detyra dhe grada plot nderim, por, faktikisht, e patën lënë në harresë. Semjon Timoshenko ndëroi jet në 31 mars 1971, në moshën 76 vjeç. Njeriu që mori në qafë miliona ushtarëve si pasojë e paaftësisë së tij, kaloi një jetë të gjatë dhe të qetë. Gjenerali i radhës pati rezultuar jo vetëm i paaftë, por pati vuajtur edhe nga alkolizmi.

7. Rodion Malinovski, komandant i disa fronteve dhe ministër i mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik prej vitit 1957 deri në vitin 1967. Ka mbajtur titullin e mareshalit të Bashkimit Sovjetik. Jetëshkrimi i tij në letër dukej mbresëlënës, por ata që kanë punuar me të kanë ditur të vërtetën. Malinovski vuante nga alkolizmi kronik, duke u dhënë pas pijes, madje edhe në kohën e luftës. Pasi kishte filluar të pinte që para luftës, ai e thelloi gjendjen e vet me aksione luftarake. Ai mund të largohej për disa ditë, duke u zhdukur nga shtabi dhe duke mos iu përgjigjur telefonatave. Zëvendësit e tij i bëheshin mburojë, duke njoftuar se mareshali ndodhej në vijën e parë të luftimit ose në një takim, ndërkohë që, në të vërtetë, ai ishte i dehur dhe i paaftë për të vepruar. Gjeneralkolonel Shtemenko, shef i drejtorisë operative të shtabit të përgjithshëm, në kujtimet e veta për vitet e luftës, ka pasë bërë aluzion me kujdes për këtë problem, duke theksuar se Rodion Malinovski herë-herë ndiente vështirësi për shkak të gjendjes shëndetësore, çka e pengonte të kontrollonte personalisht të gjithë sektorët e frontit. Të gjithë e kishin të qartë se për çfarë bëhej fjalë. Duke u kthyer në vendkomandë pas pijes alkolike, Malinovski jepte urdhra, pa e njohur situatën konkrete në front. Oficerët e shtabit ishin të detyruar të bënin korrigjime në urdhëresat e tij, t’i rishkruanin për t’u dhënë kuptim, kurse nganjëherë edhe për t’i injoruar, duke vepruar sipas këndvështrimit të tyre. Veçanërisht i mprehtë pati qenë problemi me gjeografinë. Malinovski nuk ishte në gjendje të jepte orientime me saktësi për dislokimin  e trupave të veta në hartë, ngatërronte drejtimin, nuk e kuptonte dallimin mes krahëve, qendrës dhe prapavijës. Në takimet operative ai mund të interesohej për divizionin që ndodhej njëqind kilometra larg nga vendi që ai kishte parasysh. Gjeneralët shikonin njëri-tjetrin, por rrinin në heshtje, se para tyre ndodhej një mareshal. Se si Malinovski arriti me dredhi të komandonte disa fronte në një gjendje të tillë, kjo vazhdon të mbetet enigmë. Ka më shumë mundësi që, luftën, në këmbë të tij, e drejtonin zvendësit e tij dhe shefat e shtabeve, të cilët planifikonin operacionet, jepnin urdhra dhe organizonin kordinimin e trupave, ndërkohë që Malinovski shfaqej në publik kur ishte jashtë ndikimit të aklolit dhe paraqitej si komndant. Frontet e tij, në një mënyrë të çuditshme, patën arritur suksese. Fronti i dytë i Ukrainës, të cilin ai e pati komanduar prej vitit 1944, pati marrë pjesë në operacionin e Jasko-Kishinjevit, në operacionin për çlirimin e Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë. Ka mundësi që kjo të ketë pasur lidhje me dobësinë e ushtrisë gjermane me afrimin e fundit të luftës ose me faktin që vartësit e tij ishin të talentuar, të cilët përballonin gjithë punën. Pas luftës, Hrushovi e pati emëruar Malinovskin ministër të mbrojtjes të Bashkimit Sovjetik, çka ishte një çmenduri. Një pijanec që nuk merrte vesh nga gjeografia, përgjigjej për sigurinë e vendit. Në takime të ndryshme, ministrin e mbrojtjes mund ta zinte gjumi mu në tryezë dhe gjeneralëve u duhej që ta zgjonin. Pasi hapte sytë, ai vazhdonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Të gjithë ishin në dijeni të gjendjes së tij të alkolizuar, por rrinin në heshje, se ishte punë me rrezik të kritikoje ministrin e mbrojtjes. Mareshali Ivan Bagromjan, në një bisedë private me kolegët, ka theksuar:

“Malinovski është njeri i mirë, por ai e ka mendjen te pijet alkolike, prandaj nuk duhet të jetë ministër i mbrojtjes. Po çfarë mund të bëjmë. Atë e ka emëruar Hrushovi”.

Rodion Malinovski ndërroi jetë nga ceroza e mëlçisë më 31 mars 1967, në moshën 68 vjeç. Alkolisti që nuk ia kishte haberin gjeografisë, ka qenë ministër i një fuqie të madhe për dhjetë vjet. Por mareshali, për të cilin do të flitet në vazhdim, pati bërë krime edhe më shumë. Ai ka qen fajtor për dështimin e forcave të zbulimit para fillimit të luftës.

8. Filip Golikov. Shef i drejtorisë qëndrore të zbulimit të ushtrisë së kuqe prej korrikut të vitit 1940 deri në korrik të vitit 1941, ka pasë qenë njeriu që duhej të informonte Stalinin për planet e Hitlerit. Nga informacioni i tij varej nëse Bashkimi Sovjetik do të ishte gati për të përballuar sulmit gjerman. Nga sa rezultoi, Filip Golikovi bëri të dështojë puna e tij në një mënyrë katastrofike. Zbulimi sovjetik pati funksionuar në një mënyrë të përkryer. Agjentët në Gjermani, në Evropë dhe në mbarë botën, patën njoftuar: ”Hitleri po përgatitet për luftë kundër Bashkimit Sovjetik”. Ata patën raportuar për zhvendosjen e trupave gjermane drejt kufirit, për grumbullimin e tankeve dhe të aviacionit, si edhe për afatet e sulmit. Informacioni vinte pa ndërprerje. Dhjetra informime çdo javë. Rikard Zorge, agjent i drejtorisë qendrore të zbulimit në Tokio, pati dërguar një telegram më 15 maj 1941: ”Gjermania do ta sulmojë Bashkimin Sovjetik në periudhëm mes 15 dhe 20 qershorit. 150 divizione janë dislokur pranë kufirit”. Data e saktë, numri i saktë i divizioneve. Më 4 qershor, një agjent raportonte nga Berlini: “Sulmi do të fillojë më 22 qershor, në orën 4 të mëngjesit”. Data e saktë, ora e saktë. Gjatë gjithë muajit maj. Gjatë periudhës maj-qershor 1941, në drejtorinë qendrore të zbulimit patën ardhut 84 informacione për përgatitjen e sulmit. Por Golikovi ose nuk u besonte atyre informacioneve, ose nuk donte t’u besonte. Ai i pati raportuar Stalinit se të gjitha ato na paskeshin qenë provokime, dezinformime, orvatje për të futur në grindje Bashkimin Sovjetik me Gjermaninë. Në informacionet përmbledhëse, ai shkruante: “Llafet që qarkullojnë për përgatitjen e një sulmi, nuk përputhen me realitetin. Gjermania nuk është përgatitur për luftë kundër Bashkimit Sovjetik”. Po cila ishte arsyeja që Golikovi vepronte në këtë mënyrë? Ekzistojnë disa variante: Së-pari, ai ishte idiot, i cili nuk qe në gjendje të kuptonte se çfarë po ndodhte. Së-dyti, kishte frikë nga Stalini. Stalini nuk donte të besonte në mundësinë e sulmit nga ana e Gjermanisë, duke menduar se Hitleri nuk do të hapte luftë në dy fronte. Golikovi bashkohej me mendimin e Stalinit, duke raportuar për ato gjëra, të cilat Stalini dëshironte t’i dëgjonte. Së-treti, ai merrej me sabotazh. Golikovi, në një mënyrë të vetëdijshme ose jo, i pati dhënë Stalinit një informacion të pavërtetë. Rezultati është i njëjtë: Stalini nuk e dinte të vërtetën, ai lexonte të dhënat informuese të Golikovit dhe e ndiente veten të qetë: përderisa organet e zbulmit thonë se luftë nuk do të ketë, atëherë mund të mos nxitohemi me punën e mobilizimit. Më 22 qershor 1941, në orën 4 të mëngjesit, Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik. Tre milionë ushtarë gjermanë, 3800 tanke, 5 000 aeroplanë kaluan kufirin. Ushtria e kuqe qe zënë në befasi. Trupat s’qenë vënë në gatishmëri luftarake, nuk patën zënë pozicione mbrojtëse, nuk qenë furnizuar me municione dhe lëndë djegëse. Gjatë javëve të para të luftës qenë vrarë qindra mijë ushtarë, të cilët mund të shpëtoheshin, sikur ushtria të kishte qenë e përgatitur. Dhe faji binte mbi Filip Golikovin, për faj të të cilit pati dështuar zbulimi dhe qe mashtruar Stalini. Më 23 qershor Stalini pati thirrur Golikovin dhe i pati dhënë një dajak të mirë. Ai bërtiste se për faj të atij idioti po vriteshin miliona dhe se ai duhej pushkatuar, por mandej pati ndërruar mendje. Golikovin e shkarkuan nga detyra e shefit të drjtorisë qendrore të zbulimit dhe e dërguan të komandonte një armatë në front, në mënyrë që ta shlyente fajin me gjak. Në front Golikovi e tregoi veten se ishte një komandant mediokër. Ai më shumë pati humbur beteja sesa pati fituar, i qenë vrarë ushtarë se nuk kishte qenë i aftë për ta përmbysur situatën. Por, çuditërisht, arriti të mbetej gjallë deri në fund të luftës dhe e shmngu pushkatmin. Pas luftës pati shkruar kujtime, në të cilat justifikohej, fajin ua hidhte të tjerëve, pohonte se informacionet e zbulimit paskeshin qenë kontradiktore dhe se paskej qenë e pamundur të përcaktohej me saktësi data e sulmit. Filip Golikovi ndërroi jetë më 29 korrik 1982, në moshën 81 vjeç, një njeri ky që s’qe në gjendje të parashikonte fillimin  e luftës dhe u bë shkaktarë për vrasjen e miliona ushtarëve, jetoi gjatë, por me mundësi të pashfrytëzuara.

9. Leonid Govorov, që pati komanduar frontin e Leningradit, mareshal i Bashkimit Sovjetik, një njeri ky, të cilit i patën veshur rolin kryesor për heqjen e bllokadës së Leningradit, ishte mjeshtër për përvetësimin e meritave të të tjerëve. Atë e patën quajtur shpëtimtar të qytetit, hero, strateg gjenial. Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Pra, siç u theksua më lart, ai ishte mjeshtër për të përvetësuar meritat e të tjerëve dhe për të grabitur lavdinë e komandantëve të tjerë. Bllokada e Leningradit qe çarë më 18 janar 1943, gjatë operacionit “Shkëndia”. Bllokada, përfundimisht, qe çarë më 27 janar 1944, gjatë operacionit novgorodo-leningradas. Që të dyja operacionet i pati planifikuar dhe kordinuar Georgi Zhukov. Si përfaqësues i komandës së lartë të trupave të frontit të Volhovit nën komandën e Mereckoit, gjatë atyre dy operacioneve u dha goditja kryesore nga lindja. Trupat e frontit të Leningradit, nën komandën e Govorovit, mbështetën sulmin nga perëndimi. Govorovi komandonte njërin nga frontet. Roli i tij ishte i rëndësishëm, por jo kryesor. Ai zbatonte urdhrat e Zhukovit dhe të komandës së lartë, por, pas heqjes së bllokadës, Govorovi pati shkruar raporte në atë mënyrë, sikur gjoja ai e paskej bërë gjithçka. Ai pati bërë një përshkrim të tillë, sikur ai personalisht e paskej planifikuar sulmin, se si paskej komanduar trupat, se si gjenia e tij pati sjellë fitoren. Stalini i pati lexuar ato raporte dhe pati besuar. Govorovit i qe dhënë titulli mareshal më 21 qershor 1944. Atë e patën dekoruar me medalje, e patën shpallur hero të Leningradit. Komandantët e tjerë kërcisnin dhëmbët, por s’flisnin. Zhukovi e pati përbuzur Govorovin për këtë grabitje të lavdisë. Ai e dinte kush, në të vërtetë, e kishte çarë bllokadën, kush i kishte planifikuar operacionet luftarake, por ishte e kotë të diskutoje. Govorovi i pati marrë të gjitha medaljet. Pas luftës, Govorovi pati shkruar kujtime për luftimet në qytetin e Leninit, në të cilat e pati prezantuar veten si hero kryesor të mbrojtjes dhe të heqjes së bllokadës. Ai pati përshkruar beteja, të cilat i patën fituar të tjerët, operacione që nuk i kishte planifikuar ai, gjithçka ia pati veshur vetes. Mareshali Kirill Mereckov,  kishte komanduar frontin e Volhovit, në një bisedë private me disa kolegë, kishte thënë: “Govorovi ka grabitur heqjen e bllokadës, trupat e mi patën çarë darën e rrethimit nga lindja, Zhukovi pati planifikuar operacionin, kurse Govorovi ka përvetësuar gjithçka. Por Govorovi nuk ishte thjesht një grabitës i lavdisë, ai ishte një komandant mediokër. Meritat e tij konkrete janë modeste. Ai nuk pati pësuar disfatë në frontin e Leningradit, kjo është e vërtetë, por as edhe nuk pati kryer asgjë të shquar, thjesht pati treguar qëndresë gjatë mbrojtjes, duke zbatuar urdhrat e komandës së lartë. Leonid Govorovi ndërroi jetë nga një goditje në zemër më 19 mars 1955, në moshën 58 vjeç, duke marrë me vete lavdinë e grabitur të meritave të të tjerëve dhe mbeti në histori si hero i Leningradit. Por mareshali i fundit do t’i errësojë të gjithë të tjerët, sepse atë e patën konsideruar si më të madhin, ndërkohë që ai ishte thjesht një kasap mendjetrashë. Pra, ja ku arritëm te mareshali i fundit, te e vërteta më shokuese.

10. Georgi Zhukov, mareshali i fitores, strategu më i madh i shek XX, njeriu legjendë. Atij i patën ngritur katërqind shtatore. Emrin e tij e mbajnë rrugë në çdo qytet të Rusisë, për të janë shkruar mijëra libra, janë xhiruar dhjetra filma. Gjithë vendi ka besuar dhe vazhdon të besojë: “Zhukovi ishte gjeni, ai pati shpëtuar Bashkimin Sovjetik, po të mos kishte qenë ai, ne do ta kishim humbur luftën”. Por e vërteta është së Georgi Zhukov ishte një kasap mendjetrashë, i cili i arrinte fitoret jo me mendje, por me numra ushtarësh të vrarë, duke i mbuluar trupat gjermane me kufoma ushtarësh sovjetikë. Taktika e tij ishte primitive deri në idiotizëm: sulm ballor, ushtrim i presionit mbi armikun me mori ushtarësh mish për top, kurrfarë manovrimi, kurrfarë dhelpërie, kurrfarë kursimi jetësh njerëore, thjesht për t’i vënë ushtarët përpara, vargan pas vargani, derisa trupat gjermane të vriten deri tek i fundit ose të tërhiqen. Kalhingoll, 1939. E para fitore e madhe e Zhukovit. Ai pati shpartalluar armatën e shtatë japoneze në Mongoli. Ishte një fitore e vërtetë, por me çfarë çmimi qe arritur: 26 mijë ushtarë sovjetikë, të vrarë dhe të zhdukur pa lënë gjurmë gjatë katër muaj luftimesh kundër ushtrisë japoneze, të armatosur keq, e cila nuk kishte as tanke, ss artileri normale. Çdo komandant me mend në kokë do ta ishte fituar luftën me humbje dy herë më pak. Por Zhukovi nuk ia kishte haberin kursimit të jetës së njerëzve. Ai thjesht i shtynte drejt pozicioneve japoneze formacionet e këmbësorisë dhe tanket, derisa t’i mbulonte me kufomat e ushtarëve të vet. Stalini, në këtë rast, pati pikasur një plus: “Ky mareshal nuk ka frikë nga humbjet, nuk i vjen keq për ushtarët, do t’i përmbahet linjës së vet deri në fund, një komandant ideal për një luftë për jetë a vdekje. Viti 1941. Mbrojtja e Leningradit. Zhukov pati ardhur në qytet me avion më 10 shtator. Kur gjermanët kishin dalë tashmë në periferi, Zhukovi i hodhi divizionet drejt thertores njërin pas tjetrit për të mbrojtur qytetin. U vranë dhjetra mijë ushtarë, por qyteti mbeti i papushtuar. Fitore, po. Por me çfarë çmimi. Gjeneraleitenant Ivan Fedyninski, që komandonte armatën 41 në rrethinat e Leningradit, në kujtimet e veta shkruante. “Zhukovi kërkonte të hidheshim në kundërsulm, vazhdimisht në kundërsulm, madje edhe atëherë kur kjo ishte marrëzi. Ai kërkonte të hidhnim në sulm rezervat, ndërkohë që ne po i humbisnim batalionet njërin pas tjetrit. Gjermanët na qëllonin e mitraloza, por urdhri ishte urdhër”. Vitet 1942-1943. Thertorja e Rzhovit Seria e operacioneve sulmuese në rrethinat e Rzhovit. Objektivi: dëbimi i gjermanëve nga rethinat e Moskës, çlirimi i Rzhovit. Zhukovi i kishte planifikuar dhe kordinuar këto operacione. Ai e hidhte ushtrinë në sulm muaj pas muaji. Operacioni i parë Rzhov-Vjazem në periudhn janar-prill 1942. 272 mijë të vrarë dhe të zhdukur pa lënë gjurmë. Operacioni i dytë Rzhov-Sëjçev. Korrik-gusht i vitit 1942. 193 mijë të vrarë. Operacioni i tretë “Mars”. Nëntor-dhjetor i vitit 1942. 107 mijë të vrarë. Gjatë një viti luftimesh në rrethinat e Rzhovit, ushtria e kuqe humbi rreth dy milionë ushtarë të vrarë, të plagosur dhe të rënë robër. Dy milionë për një liqen dhe për një qytet të vogël, i cili nuk kishte ndonjë rëndësi të theksuar strategjike. Gjermanët u tërhoqën vet nga Rzhovi në mars të vitit 1943, kur situata në frontet e tjera që bërë krtitike për ta. Dy milionë jetë të humbura kot. Shprehja e famshme e Zhukovit, që e kujtojnë veteranët, – “gratë do të pjellin të tjerë”, – qe përdorur prej tij kur u përgjigjej oficerëve, të cilët i luteshin t’i mbronte njerëzit, t’i ulte ritmet e sulmit, t’i linte ushtarët ta merrnin veten. Për Zhukovin ushtarët shërbenin si material inert, si mish për top, të cilin mund ta flakësh në zjarrin e luftës pa hesap. Operacioni i Berlinit. Prill-maj 1945. Operacioni i fundit i luftës. Gjermania tashmë ishte shpartalluar, Berlini ishte mbyllur në darën e rrethimit. Qyteti mund të pushtohej. Me manovrën e bllokadës mund ta detyroje të kapitullonte. Por Zhukovi pati dhënë urdhër të pushtohej me sulm ballor. Një sulm ballor i një qyteti të përforcuar, në të cilin çdo pallat ngjan me një kështjellë. Gjermanët luftonin me dëshpërim. Fanatikët ss folksshturm hitlerygend, kushdo që ishte në gjendje të mbante një armë në dorë. Trupat sovjetike po pësonin humbje të tmerrshme. Mësymja drejt lartësive Zeil më 16-19 prill u shoqërua me 30 mijë të vrarë për katër ditë. Mësymja drejt vet Berlinit vazhdoi edhe me 50 mijë të vrarë. Gjatë krejt operacionit të Berlinit, u vranë gjithsej 80 mijë ushtarë sovjetikë. 80 mijë për një qytet, i cili edhe kështu mund të ishte dorëzuar pas disa javësh. Pse ky ngut kaq i madh? Zhukovi kishte qejf ta pushtonte qytetin para se aleatët perëndimorë të hynin aty të parët. Prestigji, lavdia, politika u paguan me 80 mijë jetë njerëzish, një çmim ky i pranueshëm për flori, vetëm e vetëm për të hyrë të parët në Rajstag. Pas përfundimit të luftës, Zhukovi u mor me grabitje pasurish. Ai pati transportuar nga Gjermania gjithçka që mundi të grabiste: mobilie, piktura, flori, sende me vlerë, qilima, pellush, të cilat i pati ngarkuar nëpër vagonë dhe i pati nisur për në Moskë. Zhukovi e pati grabitur Gjermaninë si bandit. Ai i pati mbushur vilat e veta me trofe. Të gjithë e dinin, por askush nuk kishte guximin të fliste. Stalini ishte në dijeni për ato grabitje. Në vitin 1946 ai gati sa nuk e pushkatoi Zhukovin për ato grabitje dhe për një frymë partiake, por e mëshiroi. Vetëm e pati shkarkuar nga të gjitha postet dhe e pati dërguar të komandonte qarkun ushtarak të Odesës, si internim. Hrushovi e pati kthyer Zhukovin në vitin 1953, e pati bërë hero, i pati dhënë porosi të shkruante kujtime. Zhukovi pati shkruar librin me titull “Kujtime dhe përsiatje”, në të cilin e përshkruante veten si një gjeni. Të gjitha dështimet e tij, të gjitha malet me kufoma nuk figurojnë në faqet e librit të tij, figuronte vetëm lavdia. Georgi Zhukov ndërroi jetë më 18 qershor 1974, si strategu më i madh i epokës. Por e vërteta është se ai ishte një kasap mendjerashë, fitoret e të cilit patën kushtuar miliona jetë ushtarësh, mareshali më mendjetrashë nga të gjithë mareshalët e tjerë, por edhe më i famshmi. Dhjetë mareshalë, dhjetë idiotë, të cilët patën komanduar armatat e një fuqie të madhe: Voroshillovi që nuk kishte haber nga lufta bashkëkohore dhe e pati katandisur Leningradin në gjendje bllokade. Budionni – kavalerist rrotë mulliri, i cili besonte se kuajt do t’i mposhtnin tanket. Kuliku – idiot kokëshkëmb, i cili pati çarmatosur ushtrinë në prag të luftës. Mehlisi – xhelat me spaleta, i cili vriste më shumë të vetët sesa gjermanët. Jeremenko – grabitës i lavdisë së të tjerëve, i cili pati përvetësuar Stalingradin. Timoshenko – i paaftë, fajtori kryesor i katastrofës së Harkovit, e cila u kushtoi jetën 300 mijë ushtarëve. Malinovski – pijanec, i cili s’merrte vesh nga gjeografia, paçka se ishte ministër i mbrojtjes. Golikovi, i cili u gjend i papërgatitur në fillim të luftës dhe pati mashtruar Stalinin. Govorovi, i cili i pati veshur vetes heqjen e bllokadës së Leningradit dhe Zhukovi – mareshali i fitores dhe kasapi mendjetrashë. i cili i arrinte fitoret me kufoma ushtarësh. Sistemi i pati mbuluar bëmat e tyre gjatë 70 vjetëve, sepse të pranoje idiotizmat e mareshalëve, do të thoshte të pranoje se mbarë makina ushtarake sovjetike qe ngritur mbi gënjeshtra, mbi mungesë kompetence dhe mbi gjakun e milionave. Por më e tmerrshmja nuk qëndron në faktin se kështu kishte ndodhur me të vrtetë, më i tmerrshëm është fakti se një gjendje e tillë vazhdon edhe tani, në vitin 2025. Është po ajo ushtri ruse, janë po ato metoda dhe po ato sulme ballore, po ajo taktikë e mishit për top, po ato humbje, të cilat i mbajnë të fshehta nga populli. Komandantët që nuk janë të aftë të luftojnë, por janë të aftë të raportojnë për suksese, gjeneralë që i veshin vetes meritat e të tjerëve, marshalë që marrin në qafë jetën e ushtarëve për shkak të paaftësisë së vet. Historia përsëritet, sepse sistemi nuk ka ndryshuar, sepse të vërtetën deri tani vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë, sepse shtatoret që u kanë ngritur mareshalëve idiotë, vazhdojnë të qëndrojnë nëpër sheshe deri tani. Një pyetje për ju, lexues: a ka ndryshuar gjësend gjatë 80 vjetëve, apo deri tani ne vazhdojmë të jetojmë në një vend, në të cilin yjet në spaleta nuk janë në përputhje me trutë e kokës?”.

Kaliforni, 24 shkurt 2026

Cilët “drenicakë” e tradhëtuan Adem Jasharin?! (1)

Do të shkruaj për një ngjarje që historia nuk mban në mendjën e saj këso tragjedie të paimagjinueshme, që as në tragjeditë e Shekspirit  nuk është parë një tragjedi si ajo e marsit të vitit 1998-të. Bëhet fjalë për tragjedinë në familjën Jashari në Prekaz të Poshtëm të Drenicës ku Adem Jashari me familjën e tij përjetuan një tragjedi të tmerrshme, e të paimagjinueshm e dridhëruese; që ka ndodhur në marsin e vitit 1998, për qëndresë aq heroike të Adem Jasharit dhe të familjës se tij.
Adem Jashari & Hamëz Jashari
*Ai shqiptar që lën vëllezërit e tij e bashkohet me armiqt e Kosovës, i hequr prej besës e burrnis’ ai është tradhëtar i shqiptarëve!
*Tradhëtia nuk ka ndryshuar vetëm (pa) fate njerëzish…ka ndryshuar rrjedhën e gjithë historisë…!
Po, vaji i burrit është kënga!
Ç’ka Prekazi që kallet flakë
Hej ç’ka Prekazi që digjet flakë?
Del prej Kullës o ty i zi,
Bacë Ademi o nuk nuk o plakë
Lufton Baca o për Liri!
Hej, mori Kulla e larë në gjak
Gurt e tua mbrojnë Kala,
Lufton Baca, o me Serbi
Për liri, o trimi ka ra!
Hej, le të digjet o flakë kjo votër,
Tymi i saj le të shkoi zi
Le t’shkoi zani, o n’mal e n’kodër,
Kjo Kosovë, kërkon Liri!
Hej, le ta din, o mirë TRADHËTARI
Për liri, o s’i lëshojmë armët,
Kem dhanë besën e shqiptarit
Do të mbrojmë çdo pëllamb’ t’Vatanit!
*
Prapa çdo heroi qëndron NJË TRADHËTAR, i cili gjurmon kurthë pabesie.
Kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin – heroin e Kosovës.
Beteja e Prekazit mori përmasa të një legjende – gëdhendur me shkronja gjaku.
Pse?!
Çfarë kishte ndodhur?
Cila është e vërteta trondiste?
Shumë autorë kanë thurë mendimet e tyre, ndoshta faktet e tyre, bindjet e tyre?!
Familja mbi 50 anëtarshe, e familjës Jashari, mbetën të vrarë – e pafajshme, nga urrejtjet serbe.
Vetëm një fëmij i vogël mbeti i gjallë, në atë betejë të pabarabart, për ta rrëfyer tmerrin që kishte parë e përjetuar në moshë 10 vjeçare. Kjo vajzë ka rrëfyer për BB-sinë, se Adem Jashari u vra më 7 mars 1998 pas një sulmi brutal nga forcat serbe.
E ende mbetet pyetja e pa përgjigje:
– Ku ishin bashkëluftëtarët tjerë kur filloi lufta të Adem Jashari?!
– Pse e lan’ vetëm, në fatin e tij?!
Agjensitë e huaja raportuan për asgjësimin e Adem Jasharit dhe civilëve tjerë në Prekaz, ku forcat ushtarake e policore serbe po luftojnë kundër shqiptarëve dhe se kanë vra zemrën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇk-ës), kanë vra Liderin e tyre – Adem Jasharin. Sipas tyre ishte ndëshkim për kryengritësit e tyre, ishte paralajmërim për mbështetësit e tyre, se ata (serbët) kanë marrë një askcion për spastrimin etnik të shqiptarëve.
Beteja e Prekazit ishte paralajmërim për të gjithë ata burra shqiptar që kishin ardhë të kulla e Jasharëve.
Lajmet, me pamjet tronditëse nga kulla u përhapen shpejt nga Agjensitë e huaja dhe vendëse.
Opinioni ndërkombtar – zyrtarët, ndërmoren një kthesë të menjëhershme, sepse, panë me sytë e tyre atë kasaphanë të paimagjinueshme.
Mirëpo, kush e ndihmoj dhe kush e tradhëtoi Adem Jasharin?!
Idhëtarët e LDK-së u referohen intervistave të Xhavit Halitit dhe pjesëtarëve tjerë, sikurse ato intervista kishin të bëjmë për Fondin ”Vendlindja thërret”. Hidhen dyshime se 3% i grumbulluar për Luftën, s’ka shkuar atje ku duhet, Nuk e kanë mbuluar qëndresën e 43 vjeçarit Adem Jasharit”
Atëherë ku shkuan të gjitha ato mjete financiare prej 3%, pasi nuk shkuan atje ku duhej?!
Kush e sabotoi këtë nismë atdhetare?!
Ka ndër ata që Adem Jasharin ta quajnë bashkëpunëtor i Serbisë, sepse nuk ishte në strukturat e LPK-së!
Pas rrënimit të kësaj familje, ata që Ademin e quanin bashkëpuntorë të Serbisë, i shitnin portretet e Ademit me nga 200 franga!
Simbolet (Portreti) i Ibrahim Rugovës shihej mbi Kullën e Jasharajve, shka do të thotë se Adem Jashari e ka dashtë Ibrahim Rugovën.
Sipas shkrimit të Mehdi Hysenit, në Gazetën Shekulli, është turp për shtetin e Kosovës, që s’ka ndermarrë asgjë për zbulimin e kollaboracionistve shqiptarë – serbo fil, që kanë spiunuar UÇK-në dhe Adem Jasharin si bashkëpunëtor i Serbisë. Sipas pohimit të gjeneralit serb Stefan Gjuroviq, shef i Shtabit të ushtrisë në Prishtinë del se Adem Jasharin e ka spiunuar një ish – ministër dhe tre kusherinjtë e tij. Ky ka thënë se né Adem Jasharin mund ta vrisnim ku do dhe kurdo që donim, ose ta kapnim të gjallë, por ne e vramë bashkë me anëtarët e familjës së tij, për t’iu dërguar një mesazh ndërkombëtarëve…
Më 24 mars 1999 forcat e NATO-s filluan bombardimet në caqet e caktuara ushtarake të Serbisë, për të bombarduar forcat ushtarake e policore të Sllobodan Millosheviqit, duke e dëtyruar që të tërhiqte të gjitha forcat ushtarako-policore dhe paramilitare nga Kosova e okupuar. Ky ishte një efekt i arritur diplomtik, politik dhe ushtarak, si dhe përgjigjëja e faktorit ndërkombëtar, si dhe mesazhi përshkak të vrasjeve të popullatës shqiptare dhe torturave të shqiptarëve si dhe dëbimin me dhunë të një milion shqiptarve nga trojet e tyre, dhe me këtë rast Serbia humbi përgjithmonë koloninë e vet që e kishte nën sundim që nga viti 1912-të.
(V i j o n)